Skip to main content

“SHBA: Seancë dëgjimi në Senat për përzierjen ruse në zgjedhje” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“SHBA: Seancë dëgjimi në Senat për përzierjen ruse në zgjedhje” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


SHBA: Seancë dëgjimi në Senat për përzierjen ruse në zgjedhje

Posted: 30 Mar 2017 09:34 AM PDT

Komiteti i Inteligjencës i Senatit të Shteteve të Bashkuara do ta mbajë sot dëgjimin e parë publik lidhur me përzierjen e Rusisë në fushatën për zgjedhjet presidenciale amerikane gjatë vitit të kaluar. Ky është vetëm njëri prej dëgjimeve që janë pjesë e hetimeve në Dhomën Përfaqësuese dhe në Senatin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara. Hetimet në Kongres, së bashku me ato të agjencisë FBI, e kanë vënë nën hije administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe kanë shkaktuar dyshime për marrëveshje të fshehtë të mundshme për vitin zgjedhor me zyrtarët rusë. Kryesuesit e komitetit të Senatit, republikani Richard Burr, dhe demokrati Mark Warner, u thanë dje reporterëve se do të bëhen hetime nëse votuesit në shtetet kryesore amerikane ishin të ndikuar nga propaganda dhe lajmet e rrejshme të prodhuara nga Rusia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Protesta antikorrupsion e Navalnyt – promovim personal

Posted: 30 Mar 2017 08:41 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka hedhur poshtë kritikat ndaj goditjes së policisë kundër protestuesve, duke thënë se çdokush që nuk e respekton ligjin do të ndëshkohet dhe ka sugjeruar se lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, po i shfryzëon tubimet për ta promoviuar vetveten para zgjedhjeve presidenciale. Deklarata e sotme e Putinit ishte komenti i parë publik i tij për tubimet antikorrupsion, në të cilat kanë marrë pjesë dhjetëra mijëara njerëz në disa qytete në gjithë Rusinë, para katër ditësh. Këto ishin protestat më të mëdha kundër qeverisë së tij në gati pesë vitet e fundit. Duke iu referuar qartas organizuesit të protestave, Aleksei Navalnyt, por pa e përmendur emrin e tij, Putin tha se është "gabim kur dikush, disa forca politike përpiqen ta shfryzëtojnë këtë për interesin e tyre të pistë, jo për ta përmirësuar situatën në vend, por për promovim të vetëvetes në arenën politike para fushatave zgjedhore".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në zgjedhje për besnikëri ndaj Serbisë

Posted: 30 Mar 2017 08:30 AM PDT

Në zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat pritet të mbahen më 2 prill, të drejtën për të votuar e kanë edhe serbët që jetojnë në Kosovë. Kjo vlen edhe për serbët që jetojnë në Graçanicë, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Këtë të drejtë, ata pritet ta realizojnë duke e shfrytëzuar dyshtetësinë.  Por, Goran Marinkoviq, ish deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, thotë se nuk e ka të qartë nëse serbët do të mund ta realizojnë këtë të drejtë. "Pavarësisht që zgjedhjet këtu në Kosovë janë vënë në pikëpyetje, po megjithatë, nëse mbahen, sigurisht që do të dalim dhe do ta mbështesim kandidatin më të mirë. Presim që ai kandidat të punojë për të mirën e bashkësisë serbe në Kosovë, por edhe për interesin e të gjitha bashkësive që jetojnë në Kosovë", theksoi Marinkoviq. Njohësi i zhvillimeve politike, Nenad Maksimoviq nga Qendra për Tolerancë dhe Paqe, thotë se serbët e Kosovës dalin në votime për të dëshmuar lojalitetin ndaj shtetit të Serbisë. "Serbët tradicionalisht tregojnë lojalitet ndaj shtetit të Serbisë duke votuar për kandidatin në pushtet. Kjo është pasojë e presionit të madh mbi popullatën, i gjithë sistemit, përmes një kushtëzimi subtil për përkrahje", tha Maksimoviq. Por, disa qytetarë të Graçanicës thonë se janë të lodhur nga zgjedhjet. Radojka Deniq, qytetare e Graçanicës, thotë se nuk e ka ndërmend të dal të votojë për zgjedhjet presidenciale serbe. "Nuk më shkon ndër mend të votoj. Për kë të votoj? Nuk do të votoj për askënd", tha Deniq. Miroslav Jorgiq, qytetar i Graçanicës, vlerëson se është e pakuptimtë situata në të cilën gjenden serbët. "Në zgjedhje do të dal. Por nuk do të votoj për askënd. Nuk më duhet kjo, sepse nuk mund kjo të jetë 'nëna Serbi', ndërkaq unë jetoj në Kosovë", tha Jorgiq. Megjithëkëtë, ish deputeti Marinkoviq, vlerëson se serbët duhet të pajtohen me këtë situatë. "Duhet të pajtohemi me faktin se jetojmë në Kosovë, por mund të votojmë për presidentin tonë në Serbi, që do të punonte për interesin e bashkësisë serbe në Kosovë", tha Marinkoviq. Por, si mund të shihet marrëdhënia e serbëve të Kosovës me shtetin e Serbisë dhe me shtetin e Kosovës, në të cilin jetojnë? Maksimoviq e vlerëson si marrëdhënie jonormale. "Kjo është ndoshta një marrëdhënie goxha skizofrenike, kur funksionon në një sistem dhe je i kushtëzuar nga ligjet e atij sistemi. Në anën tjetër, ekziston një lojalitet tradicional ndaj sistemit nën të cilin ti më nuk funksionon", theksoi Maksimoviq. Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbia ka marrë vendim që për zgjedhjet presidenciale serbe, të 2 prillit, serbët e Kosovës të votojnë në 90 vendvotime. Lehtësimin e procesit, siç është thënë, do ta bëjë misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Gjykata e refuzoi ankesën e Navalnyt

Posted: 30 Mar 2017 08:19 AM PDT

Gjykata e Qytetit të Moskës e ka refuzuar ankesën e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny, lidhur me dënimin e tij prej 15 ditësh burg për rezistencë ndaj një oficeri të policisë. "Propozimi i mbrojtjes së Navalnyt është refuzuar", tha sot një gjyqtar në Moskë. Ky politikan opozitar, që është edhe aktivist i paepur kundër korupsionit në Rusi, para tri ditësh është arrestuar afër vendit ku janë mbajtur protesta të paautorizuara kundër korrupsionit në qendër të Moskës. Gjykata, po ashtu, e gjobiti Navalnyn me 20 mijë rubla (afro 350 dollarë amerikanë) për organizimin e asaj që autoritetet thanë se ishte një protestë ilegale. Qeveria e Rusisë thotë se protesta ishte ilegale pasi autoritetet e qytetit nuk kanë dhënë leje për tubim në qendër të qytetit dhe sipas qeverisë, në këtë mënyrë është shkelur rendi publik. Po ashtu, 12 pjesëtarë të organizatës antikorrupsion të Aleksei Navalnyt janë dënuar me dënime të shkurtëra me burg pas protestave të 26 marsit. Një zëdhënëse e Fondacionit Antikorrupsion tha se arrestimet ishin "përpjekje e qartë për shkatërrimin e punës së organizatës". Më 26 mars, dhjetëra mijëra njerëz kanë marrë pjesë në demonstratat antikorrupsion në dhjetëra qytete në Rusi. Aktivistët besojnë se me këtë rast, vetëm në Moskë ishin arrestuar 1 mijë vetë. Aleksei Navalny ka paralajmëruar se do të garoj në zgjedhjet presidenciale ruse në vitin 2018, megjithqë ai mund të jetë i diskualifikuar për shkak të disa proceseve gjyqësore kundër tij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Itali: Tre kosovarë janë arrestuar të dyshuar se janë xhihadistë

Posted: 30 Mar 2017 07:56 AM PDT

Policia e Italisë i ka arrestuar tre kosovarë dhe një person të mitur në Venedik, të dyshuar se ishin pjesë e një celule xhihadiste. Kryetari i Venedikut, Luigi Brugnaro, tha se të gjithë të arrestuarit sot në mëngjes, kishin lejeqëndrim të rregullt në Itali. Kombësia e personit të mitur nuk është e njohur, raporton agjencia AP. Zoti Brugnaro tha se pos arrestimeve, janë kryer edhe 12 bastisje në qendër të Venecias, në Mestre dhe Treviso. Gjatë viteve të fundit, policia italiane i ka bërë disa arrestime të ekstremistëve të dyshuar islamikë, të akuzuar se kishin rekrutuar luftëtarë për xhihad në Siri dhe Irak, duke i radikalizuar të tjerët ose duke bërë sulme të brendshme në vendet e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në zgjedhje për besnikëri ndaj Serbisë

Posted: 30 Mar 2017 06:21 AM PDT

Nëse mbahen zgjedhjet presidenciale në Kosovës, banorët serbë do të marrin pjesë në votime, thonë disa serbë të Graçanicës. Megjithatë, ka qytetarë të kësaj komune me shumicë serbe që thonë se janë lodhur nga zgjedhjet dhe nuk do të votojnë për askë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ku mbeti premtimi që Portin e Shëngjinit ta shfrytëzojë Kosova?

Posted: 30 Mar 2017 05:55 AM PDT

Porti i Shëngjinit, ishte një nga "dhuratat" që ish-qeveria e Shqipërisë ia kishte premtuar Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Që atëherë, çështja e këtij porti detar ishte temë diskutimi mes dy vendeve. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, këtë port ia kishte premtuar Kosovës për shfrytëzim, siç ishte thënë, "për nevojat e bizneseve kosovare dhe ekonomisë së përgjithshme". Edhe më vonë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar që ky port të administrohet nga Kosova, por përveç deklaratave, asnjë marrëveshje zyrtare nuk ekziston. Lorik Fejzullahu, në atë kohë Drejtor i Departamentit për Partneritet Publiko - Privat në Ministrinë e Financave, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se disa herë i kanë dërguar kërkesa zyrtare Qeverisë së Shqipërisë për mundësinë e shfrytëzimit të Portit të Shëngjinit nga autoritet kosovare, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje zyrtare. Për këtë çështje, thotë ai, ishte krijuar edhe një komision i veçantë. "Ne kemi dërguar letër tri - katër herë palës së Shqipërisë dhe kishim themeluar një komision për t'u marrë me negociata. Mirëpo nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në kërkesat tona", ka thënë Fejzullahu. Edhe ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari - Lila, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2013 ka pasur diskutim, por jo trajtim formal, zyrtar, për Portin e Durrësit apo Shëngjinit. "Së pari është diskutuar në kuadër të unifikimit të procedurave, kështu që përpjekjet aso kohe kanë qenë, jo për bartje apo administrimin fizik, por për ofrimin e mundësisë që shërbimet për mallrat që vijnë dhe kanë destinim Kosovën në Portin e Durrësit, t'u nënshtrohen procedurave të thjeshtësuara. Apo, të këtë një lloji unifikimi të procedurave që zhdoganimi të bëhet edhe atje, në mënyrë që të mos kishte nevojë të ndalet në kufi", ka thënë Kusari – Lila. Ndërkaq, zëvendësministri aktual i Financave në Qeverinë e Kosovës, Isni Kilaj, shprehet se nuk ka ndonjë iniciativë apo kërkesë konkrete për këtë çështje nga ana e ministrisë kohët e fundit.  "Nuk ka pasur ndonjë kërkesë apo ndonjë veprim në këtë drejtim, qoftë nga pala shqiptare, qoftë nga pala e Kosovës. Unë mendoj se ato (premtimet) kanë qenë thjeshtë pjesë e fushatës dhe jo diçka konkrete që ka mund të ndodh". "Unë mendoj se nuk mund të falet Porti, ose nuk mund të bëhet me deklarime politike. Ato janë procedura tjera, siç është privatizimi apo dhënia më koncesion apo forma tjera që zbaton shteti", ka deklaruar Kilaj për Radion Evropa e Lirë. Ndryshe, mbi 60 për qind e mallrave të huaja që hyjnë në Kosovë shfrytëzojnë transportin detar, konkretisht Portin e Durrësit dhe të Shengjinit në Shqipëri, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës. Shfrytëzimi i transportit detar për mallrat e importuara është rritur pas përfundimit të rrugës se kombit, që lidh Kosovën më Shqipërinë, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës. Sipas Stavilecit, shumica e produkteve në tregun e Kosovës që importohen, përdorin rrugët detare, duke filluar nga, nafta, veturat, kurse më pak produktet ushqimore . "Kryesisht ato që vijnë nga vendet aziatike, mallrat nga Kina, Japonia përdorin transportin detar për shkak se transporti është më i lirë. Po ashtu, edhe për shkak se në momentin e shkarkimit në portin e Durrësit deri në arritjen e destinimit të tyre finale në Kosovë, ka dallim prej tri orëve", ka theksuar Stavileci. Sidoqoftë, në vitin 2015, gjatë përurimit të tranzitit të pёrbashkёt në pikën doganore në Vërmicë, kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Isa Mustafa dhe Edi Rama, patën thënë se "është vendosur që porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura tjera në kufi. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Stoltenberg: NATO do ta hapë zyrën ndërlidhëse në Moldavi

Posted: 30 Mar 2017 05:47 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i mbrojti planet për hapjen e zyrës ndërlidhëse në Moldavi, duke thënë se ajo mund të ndihmojë në lehtësimin e partneritetit praktik midis dy palëve. NATO do ta hapë shpejt zyrën në Kishinev, tha Stoltenberg, pas bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Moldavisë, Pavel Filip. Stoltenberg tha se zyra do të jetë si "mision i vogël diplomatik, me vetëm staf civil". Ai tha se aktivitetet e bashkëpunimit midis NATO-s dhe Moldavisë janë kërkuar nga Kishinevi dhe se neutraliteti i vendit është respektuar. "Është absolutisht e mundur të forcohet tutje bashkëpunimi ynë me Moldavinë, duke respektuar neutralitetin e Moldavisë", tha Stoltenberg. Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë ka nënshkruar marrëveshjen me NATO-n për zyrën ndërlidhëse në muajin nëntor. Por, presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, i cili ka marrë detyrën në dhjetor, e ka kundërshtuar planin. "Zyra e NATO-s në Kishinev, në një vend neutral, është provokim", i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë në muajin shkurt.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Seanca për kryeparlamentarin mund të zgjas me muaj

Posted: 30 Mar 2017 05:40 AM PDT

Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, në bazë të ritmeve si po zhvillohet, mund të zgjas me muaj të tërë. Vetëm për pikën e parë të rendit të ditës nga katër sa janë gjithsej deri në përfundimin e konstituimit të institucionit ligjvënës, për diskutim janë paraqitur mbi 50 deputetë, ndërsa gjatë katër ditëve sa po zgjatë debati kanë diskutuar vetëm se dy deputet pasi i gjithë debati tjetër është përcjellë me polemika të nxitura nga replikat mes vet deputetëve të VMRO-së, si formë që po praktikohet nga ana e tyre për zgjatjen e debatit. Nga VMRO-ja kanë thënë se debati i tyre bazohet në rregulloren mbi punën e Kuvendit, por nga LSDM-ja dhe partitë tjera shqiptare të shumicës parlamentare të cilat për kryeparlamentar kanë propozuar Talat Xhaferin e BDI-së, thonë se qëllimi i partisë së Nikolla Gruevskit është vazhdimi i bllokimit të zgjedhjes së qeverisë nga presidenti Ivanov, por se tani procedura është zhvendosur në Kuvend. Ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov thotë për Radion Evropa e Lirë se problemi qëndron tek mos definimi i qartë i rregullores, por edhe tek kryesuesi i seancës, i cili po tregohet i "shurdhër" para pengesave të VMRO-së. "VMRO-ja ka vendosur të përdorë të gjitha procedurat e mundshme për të bllokuar seancën. Disa vet i ka shpikur, por këtë po i'a mundëson edhe kryesuesi i seancës Trajko Veljanovski duke mos ndërhyrë në fjalimet e pafundme të deputetëve të VMRO-së. Disa gjëra që ata bëjnë nuk parashihen askund në rregulloren mbi punën e Kuvendit", thotë ish kryetari i Kuvendit, Stojan Andov por duke e vlerësuar pozitivisht vendimin VMRO-së, që kriza sipas tij të zgjidhet në kuadër të institucioneve pavarësisht pengesave të shumta që mund të bëjë deri në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. "Për atë se si do të punojë Kuvendi, nuk vendos kryesuesi i seancës, por shumica parlamentare. Në këtë rast, Veljanovski është i barabartë me të gjithë deputetët e tjerë dhe nuk mund të sjell asnjë vendim, prandaj i takon shumicës që të propozojë zgjidhje drejt përshpejtimit të procedurës dhe kryesuesi është i detyruar që të merr në konsideratë të gjithë propozimet", thotë Andov. Osman Kadriu, njohës i çështjeve kushtetuese, thotë se qëllimi i VMRO-së është që përmes pengesave procedurale të bllokojë zgjedhjen e kryetarit. "Partitë politike që janë në pushtet që janë edhe shkaktarët e krizës politike, vazhdojnë edhe më tej me obstruksione që vendi të mos mund të del nga kriza. Kjo flet se këto parti në asnjë mënyrë nuk duan të pranojnë realitetin dhe të bëjnë transferimin e pushtetit tek partitë që tani kanë formuar shumicën e re parlamentare", thotë Kadriu duke mos parë zgjidhje tjerë për dalje nga kjo situatë përveç një marrëveshjeje mes partive politike pasi sipas tij, rregulloja aktuale mbi punën e Kuvendit nuk parashikon asnjë mundësi për përshpejtimin e procedurës për zgjedhjen e kreut të Kuvendit. Edhe gjatë seancës sotme nga deputetët e partive politike pati edhe propozime për zgjedhje të reja. Nga VMRO-ja thanë se mund të zhbllokojnë Kuvendit, por vetëm me kusht që kryetari i ri të ketë mandat vetëm sa për shpalljen e zgjedhjeve të reja. Nga LSDM-ja u përgjigjen se për zgjedhje të reja mund të bisedohet por vetëm pas konstitucionit të organeve të reja. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Numri i refugjatëve sirianë kalon 5 milionë

Posted: 30 Mar 2017 05:12 AM PDT

Numri i sirianëve që kanë ikur nga vendi i tyre pas gjashtë vjetësh luftë civile, ka kaluar mbi 5 milionë, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara. UNHCR publikoi shifrat një vit pasi komuniteti ndërkombëtar është zotuar se do të rivendosë 500,000 refugjatë, për t'iu lehtësuar barrën vendeve fqinje të Sirisë. Në deklaratën e UNHCR-së thuhet se vetëm gjysma e tyre janë rivendosur. Turqia vazhdon të ketë numrin më të madh të refugjatëve sirianë - afro 3 milionë. Përveç 5 milionë burrave, grave dhe fëmijëve që kanë ikur nga lufta në Siri, UNHCR tha se edhe 6.3 milionë të tjerë janë zhvendosur brendapërbrenda shtetit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson bisedon me zyrtarët turq për luftën kundër IS-it

Posted: 30 Mar 2017 04:21 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, bisedoi me zyrtarë të lartë turq në Ankara për luftën kundër grupit militant Shteti Islamik (IS). Agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar burime të Presidencës turke, tha se Tillerson dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan biseduan për hapa të mundshëm të përbashkët kundër Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera në Irak dhe Siri. Erdogan theksoi rëndësinë e të punuarit me aktorë "legjitimë" në luftën kundër terrorizmit, thanë burimet. Tillerson po ashtu takoi kryeministrin turk, Binali Yildirim, me të cilin bisedoi për rritjen e sigurisë dhe për lidhjet ekonomike në rajon, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit. "Tillerson theksoi rolin e rëndësishëm të Turqisë, si lidere rajonale dhe aleate e NATO-s, për t'i përmbushur këto synime", tha zyrtari. Ankaraja po i bën presion Uashingtonit që të nisin një luftë të përbashkët, për rikthimin e kotrollit të qytetit Raka, që është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Siri. Turqia do që kurdët sirianë, që gëzojnë mbështetjen e SHBA-së, të përjashtohen nga operacionet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shefi i OKB-së arrin në Irak

Posted: 30 Mar 2017 03:33 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka arritur në Irak për të rishikuar, siç tha ai, "situatën e tmerrshme humanitare", derisa forcat e sigurisë vazhdojnë betejën për të rikthyer qytetin e Mosulit nga grupi militant Shteti Islamik. "Mbrojtja e civilëve duhet të jetë prioritet absolut", shkroi Guterres në Twitter. Shefi i OKB-së pritet të takojë kryeministrin irakian, Haidar al-Abadi, në Bagdad dhe të udhëtojë në Irbil, kryeqytetin e rajonit kurd të Irakut. Në muajin tetor, forcat qeveritare, me mbështetjen amerikane, kanë nisur një ofensivë masive për rikthimin e Mosulit, bastionit kryesor të Shtetit Islamik në Irak. Forcat e kanë rikthyer pjesën lindore të qytetit, ndërsa janë duke luftuar për anën perëndimore, e cila është më shumë e populluar.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Jemi gati të nisim ndryshimet kushtetuese për ushtrinë, do t’i bind serbët

Posted: 30 Mar 2017 03:06 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se 'pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese'. Thaëi tha se transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura "duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës vendor dhe i partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së dhe NATO-s". Ai tha se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës "për të shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës". Në intervistë me Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi tha se asgjë "nuk mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës", meqë siç tha "është një e drejtë e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran". Në intervistë presidenti Thaçi flet edhe për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe edhe në territorin e Kosovës. Radio Evropa e Lirë: Zoti President, zyrtarët amerikanë që kanë vizituar Kosovën kanë shprehur shqetësimin e Washingtonit zyrtar lidhur me procesin e transformimit të FSK-së me ligj. Ata kanë thënë se e përkrahin transformimin por vetëm me ndryshimet kushtetuese në një proces gjithëpërfshirës dhe transparent. A është kjo temë tani 'jashtë tavolinës' kur flasim për transformimin me ligj? Hashim Thaçi: Ideja për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është ide e sotme, është në kuadër të projektit për rishikimin e sektorit të sigurisë. Ndërsa, ne kemi pajtueshmëri të plotë si Kosovë me SHBA-në dhe NATO-n që nga fillimi i vitit 2014 për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Unë edhe dje jam takuar me zotin Hoyt Yee gjithashtu edhe me ambasadorin e SHBA-së zotin Delawie. Ajo që është me shumë rëndësi është se kemi qëllimin e njëjtë, objektiven e njëjtë që Kosova të ketë Forcat e veta të Armatosura, të jetë një proces gradual, gjithëpërfshirës, me praninë e të gjitha komuniteteve, përfshirë këtu edhe serbët. Ata janë të përfshirë edhe tani, por jemi që të marrin rol edhe më aktiv që të kemi Forca të Armatosura të Kosovës si Forcë multietnike, e standardeve të NATO-s. Dakordohemi plotësisht që ky proces të ndodh përmes ndryshimeve kushtetuese. Tani edhe koha që ka mbetur është një mundësi e re, në veçanti pas kthimit të Lista Sërpska në institucionet e Kosovës, që të diskutojmë me ta, t'i dëgjojmë sërish shqetësimet në mënyrën më serioze të mundshme, vullnetin e tyre dhe që të gjithë të jenë pjesë e këtij procesi, pra gjithëpërfshirës vendor dhe partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë në veçanti të SHBA-së dhe NATO-s. Radio Evropa e Lirë: A do të thotë kjo se ngadalë duhet të bëhen përpjekje për ndryshime kushtetuese për transforimimin… Hashim Thaçi: Definitivisht, ne jemi gati të nisim këto ndryshime kushtetuese. Do të vazhdojmë në ditët dhe javët e ardhshme me komunitetin serb të flasim me Lista Sërpska dhe me të gjitha komunitetet e tjera, që të jetë një proces i koordinuar dhe mirë i organizuar. Unë nuk besoj se dikush mund të rezistojë, kësaj të drejte të institucioneve të Kosovës për themelimin e ushtrisë, deri në pafundësi apo të pretendojë të vë veto sepse askush nuk ka veto. Ne duam që të themelojmë ushtri të Kosovës për të qenë pjesë e integruar në NATO dhe jo ushtri të Kosovës për të qenë e izoluar. Prandaj do të punojmë gjithanshëm edhe në rrafshin koordinues vendor me të gjithë por edhe në rrafshin ndërkombëtar që të jetë një angazhim i pranueshëm nga të gjithë dhe i mirëpritur nga të gjithë. Radio Evropa e Lirë: Por a ka Lista Serbe ndonjë kusht që t'I japin mbështetje FSK-së? Hashim Thaçi: Realisht deri më tani nuk kanë prezantuar ndonjë platformë se si ata do të mund të inkuadroheshin në këtë proces, apo ndonjë ide. Me përjashtim të refuzimit që e kishin të nxitur, inkurajuar dhe të urdhëruar nga Beogradi. Unë nuk dua të besoj se pas kthimit në institucione ata do të vazhdojnë të jenë refuzues në kuptimin absolut. Do ta kuptojnë se themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është i drejtuar kundër askujt përkundrazi është në shërbim të qytetarëve pa dallim etnie, do të jetë një forcë multietnike e kritereve dhe vlerave të NATO-s. Në ditët e ardhshme planifikoj që të takohem edhe personalisht, të bisedoj me ta në mënyrën më të sinqertë dhe të përgjegjshme dhe në kuadër të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të lëvizin përpara. Unë e theksoj se ne do të jemi shumë serioz në këtë proces. Ka filluar, do të përmbyllet suksesshëm, do ta themelojmë ushtrinë e Kosovës dhe do ta ruajmë partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare. Me rëndësi është shumë që tani agjenda e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës nuk është më vetëm një agjendë lokale por është agjendë e nivelit më të lartë botëror që do të përfshijnë edhe SHBA-në edhe NATO-n. Ky ka qenë edhe synimi edhe qëllimi im. Është një proces i pakthyeshëm. Radio Evropa e Lirë: E keni një plan si t'i bindni serbët, meqë kanë qenë kategorik se nuk do ta votojnë, siç thonë, kurrë ushtrinë? Hashim Thaçi: Në politikë nuk ka kurrë, kurrë! Nuk mund të thuhet kurrë se një proces nuk mund të ndodh. Nuk ka forcë që do të mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Është një e drejt e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran. Tani hapat duhet të koordinohen që të jetë një proces inkluziv, I dëgjimit edhe të opinioneve të ndryshme dhe në të njëjtën kohë unë dua të besoj fuqishëm se serbët e kanë kuptuar që ideja jonë nuk është e drejtuar kundër askujt përkundrazi është në interesin e të gjithëve që vendi ynë të faktorizohet dhe forcohet. Radio Evropa e Lirë: A duhet qeveria ta tërheqë ligjin? Hashim Thaçi: Mendoj se koha që ka mbetur është e mjaftueshme që të ndodhin bisedimet e hapura me komunitetin serb, prej bartësve të institucioneve dhe e thash se do të udhëheqë vet me këtë proces të diskutimeve me ta. Do të jetë një proces plotësisht i koordinuar me qeverinë dhe Kuvendin, pasi vetë kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa kanë qenë ndër të parët që janë informuar me idenë time që nëse serbët shkojnë deri në pafundësi me propozimin për ndryshime kushtetuese atëherë Kosova ka të drejtën e vet edhe ligjore për themelimin e ushtrisë. Kështu që agjenda nuk do të ndalet. Do të respektohen hapat e domosdoshëm. Do të shterim të gjitha mundësitë e koordinimit me serbët. Të bëjmë gjithçka që është e mundur për integrimin e tyre në proces dhe unë shpresoj dhe besoj se përvoja ime në këto vite që kam bashkëpunuar me ta më thotë se diçka e tillë është e mundshme dhe serbët do të jenë pjesë e procesit. Radio Evropa e Lirë: Pse ky insistim tash për krijimin e ushtrisë? Hashim Thaçi: Në fakt ne jemi vonuar. Por, duke u vonuar dhe shpresuar tema e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës sikur filloi të qitet në harresë edhe prej partnerëve tanë ndërkombëtar dhe ky ishte shqetësimi. Prandaj, ideja për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës është përgjegjësi kushtetuese dhe ligjore. Është e drejtë e jona. Ne nuk themelojmë ushtri për të sulmuar asnjë vend, përkundrazi ne duam vetëm që ta kemi ushtrinë tonë, të standardeve të NATO-s, të integruar në NATO. Natyrisht të kemi ushtrinë tonë mbrojtëse në shërbim të të gjithë njerëzve, në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Kështu që ideja jonë për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk ndërlidhet fare me zhvillimet në rajon. Kosova nuk mund të paguaj çmimin, gjoja të destabilitetit rajonal, me themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, sepse kjo është injorancë totale e vlerësimit politik prej kujtdo qoftë dhe është plotësisht e pa qëndrueshme sepse Kosova nuk është fajtore për forcimin e Rusisë në Republikën Srpska (në Bosnjë e Hercegovinë). Kosova nuk është fajtore për fuqizimin e Rusisë në Serbi dhe sjelljen e MIG-ve (aeroplanë ushtarakë) rus atje dhe teknologjisë tjetër ushtarake dhe bazave ruse në Serbi. Gjithashtu, Kosova nuk mund të paguaj çmim për pretendimet e rrezikshme të Rusisë në Mal të Zi apo të bllokadave politike në Maqedoni. Kosova ka rrugën e vet. Ka ndërtuar raporte të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe jemi në proces të rëndësishëm të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Andaj, përkundrazi, unë mendoj se themelimi i Forcave të Armatosurat ë Kosovës e ndihmon edhe dialogun politik, e lehtëson edhe normalizimin e raporteve me Serbinë. Prandaj, mendoj që duhet kuptuar që këtë të drejtë tonën, me përjashtim të Serbisë, të gjitha vendet e rajonit e përkrahin unanimisht. Radio Evropa e Lirë: Dje kemi parë një revoltë të qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës, të cilët dolën të protestojnë, të bllokojnë për disa orë rrugët në shenjë kundërshtimi të mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe dhe fushatës zgjedhore. I shpejtë ishte edhe reagimi i Brukselit. Por, a duhet Kosova të lejojë fushatën zgjedhore të një shteti tjetër brenda territorit të saj? Hashim Thaçi: Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin e drejtë, që kryeministri Vuçiq t'i vizitoj serbët e Kosovës. Mendoj se nga lëvizja e lirë dhe vizitat e ndërsjella nuk humb askush, përkundrazi sjellin normalitet dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Ne jemi përcaktuar që të respektojmë veprimet të cilat kanë qenë edhe më herët të qendrave të grumbullimit për votuesit serb, sepse ata kanë të drejtën e dyshtetësisë sikurse edhe të gjithë qytetarët tjerë të Kosovës. Prandaj edhe pjesëmarrja në tubime elektorale nuk do të ishte fundi i botës. Unë e kam mbështetur plotësisht vendimin e Qeverisë së Kosovës. Ndërsa kufizimi kohor është i diskutueshëm. Kurse e potencoj fuqishëm se bllokadat e rrugëve nuk janë zgjidhje. Përkundrazi ne kemi dialoguar, kemi punuar që të kemi lëvizje të lirë të njerëzve, të mallrave, të zyrtarëve, kështu që është diçka plotësisht e papranueshme që rrugët të bllokohen. Radio Evropa e Lirë: A është dakorduar Kosova në Bruksel për këto vizita, siç thuhej në qëndrimet e djeshme të BE-së? Hashim Thaçi: Këto çështje nuk diskutohen në Bruksel. Por, mendoj se ky është definitivisht vendim autonom i vendeve tona, sepse jemi të pavarura e sovrane. Kryeministri Vuçiq ka paraqitur kërkesën e rregullt institucioneve të Republikës së Kosovës, që në një formë a tjetrën është edhe njohje për shtetin e Kosovës. Kështu që mendoj se gjithçka ka qenë në suaza të praktikave të mëhershme. Nuk ka pasur ndonjë risi. Radio Evropa e Lirë: Por, Vuçiq nuk erdhi. Tha se nuk i pranon kushtëzimet e Prishtinës? Hashim Thaçi: Është vendimi i tij, mendoj përsëri që kushtëzimi kohor për mua ka qenë i diskutueshëm, sepse tek e fundit, si tri orë si pesë orë, njësoj. Radio Evropa e Lirë: Sa keni informata, a do të mbahen zgjedhjet serbe të dielën në Kosovë? Hashim Thaçi: Tani është në autoritetin e institucioneve përkatëse të sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet e OSBE-së. Kështu që gjithçka do të jetë në suazat e praktikave të mëhershme.  Radio Evropa e Lirë: Tani, meqë serbët janë kthyer në Kuvendin dhe institucionet e Kosovës. A mund të pritet fillimi i punës për krijimin e Asociacionit dhe a jeni në dijeni nëse ata do të përkrahin demarkacionin, apo edhe ushtrinë në një pako, bashkë? Hashim Thaçi: Kosova është vonuar me themelimin e Asociacionit, në veçanti pas opinionit të Gjykatës Kushtetuese. Duhet të filloj sa më shpejt hartimi i statutit të këtij Asociacioni. Ndërsa sa i përket demarkacionit, mendoj që të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se pa kalimin e këtij kushti, si i vetmi për liberalizimin e vizave, Bashkimi Evropian nuk ndryshon qëndrim dhe qytetarët e Kosovës do të mbeten të izoluar. Prandaj, mendoj që rikthimi i serbëve është një mundësi e mirë që të punohet drejt një votimi në Kuvend. Kjo do të ishte e shëndetshme për shoqërinë kosovare, për konsolidimin e shtetit tonë dhe të drejtën për lëvizje të lirë të qytetarëve. Në të kundërtën, duke mos themeluar Asociacionin, duke mos kaluar demarkacionin, duke mos e fituar të drejtën për liberalizim të vizave, do të mbetemi si vend, si shoqëri, si shtet të bllokuar, padrejtësisht, por edhe me fajin tonë. Radio Evropa e Lirë: Prisni të hapet debati rreth këtyre çështjeve në Kuvend? Hashim Thaçi: Mendoj që debati ka përfunduar tash e tri vite kurse ne sillemi në një vend duke diskutuar, debatuar këto tri çështje. Kosova duhet t'i jap drejtim vetvetes. Dëshiron drejtimin e duhur apo dëshiron një vendnumërim edhe në të ardhmen. Nuk guxojmë të lejojmë vendnumërim. Duhet të marrim vendime përkatëse – jemi të gatshëm t'i kalojmë këto sfida apo duhet të ndodhë një fillim i ri. Radio Evropa e Lirë: Nëse nuk kalojnë këto sfida, a janë zgjedhjet zgjidhje? Hashim Thaçi: Kjo çështje u takon partive politike. Unë si president i vendit do të respektoj kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, do të thotë për zgjedhjet e rregullta, por nëse ka marrëveshje politik mes spektrit politik, atëherë unë do të respektoj vullnetin e tyre.  (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump dhe Xi takohen javën e ardhshme

Posted: 30 Mar 2017 02:24 AM PDT

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara javën e ardhshme, për të takuar presidentin Donald Trump. Ministria e Jashtme e Kinës tha se takimi i parë i presidentëve do të zhvillohet në Florida, më 6-7 prill. Marrëdhëniet e ardhshme midis dy ekonomive më të mëdha në botë kanë qenë të paqarta pas zgjedhjes së Trumpit, i cili është inauguruar më 20 janar. Gjatë fushatës, ai e ka akuzuar Pekinin për politika të padrejta të tregtisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Bruksel mblidhet Këshilli NATO-Rusi

Posted: 30 Mar 2017 01:40 AM PDT

Ambasadorët e vendeve të NATO-s dhe të Rusisë janë mbledhur në selinë e aleancës në Bruksel, për sesionin e parë të Këshillit NATO-Rusi për vitin 2017. Bisedimet e sotme pritet të përqendrohen në konfliktin në lindje të Ukrainës, situatën e sigurisë në Afganistan dhe mënyrat për reduktimin e rreziqeve ushtarake në Evropë. "Për mua, ky është një hap i rëndësishëm drejt gjërave më të parashikueshme, drejt transparencës më të madhe, e cila është veçanërisht e nevojshme tani, kur kemi rritje të aktivitetit ushtarak përgjatë kufijve tanë", tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. Sesioni i Këshillit NATO-Rusi pason tri mbledhje të ngjashme vitin e kaluar. Ai vjen një ditë para takimit të ministrave të Jashtëm të aleancës, ku do të marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson. NATO ka pezulluar gjithë bashkëpunimin praktik me Rusinë pasi Moska ka aneksuar Krimenë në vitin 2014, porse kanalet politike kanë mbetur të hapura përmes Këshillit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson në vizitë zyrtare në Turqi

Posted: 30 Mar 2017 01:25 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, arriti në Ankara për të biseduar për luftën kundër grupit ekstremist Shteti Islamik (IS). Departamenti i Shtetit tha se bisedimet e Tillersonit me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë do të fokusohen në hapat përpara të fushatës për mposhtjen e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak. Ankaraja po i bën presion Uashingtonit që të nisin një luftë të përbashkët, për rikthimin e kotrollit të qytetit Raka, që është bastioni i fundit i Shtetit Islamik në Siri. Turqia do që kurdët sirianë, që gëzojnë mbështetjen e SHBA-së, të përjashtohen nga operacionet. Bisedimet e sotme pritet të prekin edhe kërkesën e Ankarasë për ekstradimin nga SHBA-ja të klerikut fetar, Fethullah Gulen. Autoritetet turke e kërkojnë atë nën dyshimet se ka organizuar përpjekjen për grushtshtet në Turqi, korrikun e kaluar. Gulen i mohon akuzat.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Qeveria nuk preferon t’i ketë me vete deputetët në lobim

Posted: 30 Mar 2017 01:16 AM PDT

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Punë të Jashtme, kërkojnë një përfshirje më aktive në fushën e diplomacisë parlamentare dhe lobuese që zhvillohet nga Ministria e Jashtme. Kryetari i këtij komisioni, Elmi Reçica, tha për Radion Evropa e Lirë se aktivizimi i diplomacisë parlamentare dhe i mekanizmave të tjerë lobues, do të ndihmonte Kosovën për njohje të reja. Sipas tij, diplomacia parlamentare ka pasur aktivitete të cilat i ka koordinuar vet komisioni në bashkëpunim me kryesinë e Kuvendit. "Kemi kërkuar nga Ministria e Jashtme që bashkë, ashtu siç parashihet edhe me rregullore të punës dhe ligjet përkatëse, të ekzistojë një bashkëpunim më i thellë edhe me i gjithanshëm mes këtyre dy institucioneve, pra Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Ministrisë së Jashtme. Realisht deri tash në asnjë udhëtim nuk kemi qenë së bashku. Kemi bërë planifikim, janë shtyrë disa agjenda, por nuk i kemi realizuar", tha Reçica. Ndërkohë, zëvendësministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Valon Murtezaj, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Jashtme janë të gatshme për bashkëpunim me të gjithë mekanizmat të cilët mund të kontribuojnë në diplomaci dhe në të mirën e vendit. Por, edhe Murtezi thotë se diplomacia e Kosovës ka nevojë që të jetë sa më unike dhe e koordinuar. "Në disa ambiente dhe në disa aktivitete është e mundur dhe është e nevojshme që të jenë të pranishme të gjitha palët. Mirëpo, janë disa punë që janë përgjegjësi ekskluzive e një dikasteri shtetëror. Pra, qeveria është diçka tjetër, parlamenti është diçka tjetër. Megjithatë kjo nuk nënkupton që këto gjera nuk duhet të jenë të koordinuar. Kosova, për aspektet e diplomacisë dhe punëve të jashtme duhet të jetë e koordinuar në të gjitha instancat brenda për brenda", tha Murtezaj. Në anën tjetër, deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Puhie Demaku, anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme, duke folur për Radion Evropa e Lirë,thotë se puna e Kuvendit të Kosovës sa i takon diplomacisë parlamentare ka ngecur që një kohë të gjatë. "Qeveria nuk është e interesuar të ndaj, qoftë përpjekjet, qoftë sukseset që i ka në njohje, edhe pse ato mungojnë, por synon që gjithmonë vetëm fajin ta bashkë-ndaj me Kuvendin". "Kjo është ajo që po e shohim në realitet, kjo është ajo që po shohim në punën e Kuvendit dhe për pasojë në kemi mbetur absolutisht të paangazhuar në këtë drejtim", tha Demaku. Deputetja Demaku, thotë po ashtu se koordinimi me ekzekutivin do të ishte i mirëseardhur dhe do të nënkuptonte kursim në kohë, energji e para. "Do të thotë ta kemi një koordinim më të mirë. Absolutisht unë mendoj që Kuvendi ka treguar gatishmërinë në këtë drejtim, por mungesa e iniciativës dhe mungesa e gatishmërisë nga ana e qeverisë ka qenë shkaktari dhe pengesa kryesore", tha Demaku. Njohësit e rrethanave në Kosovë, në disa raste kanë deklaruar se diplomacia parlamentare duhet të aktivizohet sa më parë, pasi që, sipas tyre, Kosova nuk ka arritur numrin e mjaftueshëm të njohjeve dhe ka nevojë për përmirësimin e imazhit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ivanka Trump zyrtarisht i bashkohet administratës

Posted: 29 Mar 2017 11:47 PM PDT

Ivanka Trump zyrtarisht i është bashkuar administratës së babait të saj si punonjëse e papaguar, me titullin Asistente e Presidentit, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë. Zonja Trump tha se do të shërbejë pa pagesë, pasi planet e saj për të shërbyer në një kapacitet më joformal janë vënë në pyetje nga ekspertët e etikës. "I kam dëgjuar shqetësimet që kanë pasur disa me këshillimin e presidentit në kapacitetin tim personal", tha zonja Trump. Ekspertët e etikës kanë dalë me kritika javën e kaluar, pas raporteve se zonjës Trump do t'i jepet Zyra e Krahut Perëndimor në Shtëpinë e Bardhë, pa iu bashkuar zyrtarisht administrtaës. Kritikët kanë thënë se roli i zonjës Trump duhet të bëhet zyrtar, në menyrë që ajo të ketë detyrime si punonjëse federale dhe me standarde të etikës. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, është këshilltar i lartë i presidentit Donald Trump.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Bagdad

Posted: 29 Mar 2017 11:05 PM PDT

Ka arritur në 15 numri i të vdekurve në një sulm vetëvrasës, i cili ka ndodhur të mërkurën në një postbllok të policisë në Bagdad. Zyrtarët irakianë thanë se sulmuesi ka shpërthyer një kamion të madh, të mbushur me eksplozivë, kur i është afruar postbllokut. Së paku tre nga të vrarët dhe shumë të plagosur janë policë, ndërsa të tjerët janë civilë. Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët e Shtetit Islamik kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën. Tani, ata po ashtu janë nën presion, pasi bastioni i tyre në qytetin e Mosulit është sulmuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga SHBA-ja.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoyt Brian Yee: Qeveria ta tërheqë nga tryeza ligjin për ushtri

Posted: 29 Mar 2017 10:55 PM PDT

Zëvendësndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, u bëri thirrje liderëve kosovarë që të mos miratojnë projektligjin që do të krijonte ushtri të rregullt nga Forca aktuale e Sigurisë, e armatosur lehtë. Zyrtari amerikan tha se liderët e qeverisë duhet të konsultohen me pakicat etnike dhe të punojnë bashkë drejt ndryshimeve kushtetuese. "Do të donim që qeveria të bëjë një hap prapa dhe ta tërheqë ligjin nga tryeza", tha Yee në një intervistë për RTK-në, gjatë qëndrimit në Prishtinë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar në parlament një projektligj për krijimin e ushtrisë së rregullt. Ligji nuk do të kërkonte votat miratuese nga pakicat, ashtu siç i kërkojnë ndryshimet kushtetuese. Yee po ashtu u bëri thirrje partive politike në Kosovë të miratojnë marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more