Skip to main content

“Rusi: Patriarku Kirill i fajëson intelektualët për krime kundër vendit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Rusi: Patriarku Kirill i fajëson intelektualët për krime kundër vendit” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Rusi: Patriarku Kirill i fajëson intelektualët për krime kundër vendit

Posted: 29 Mar 2017 09:10 AM PDT

Patriarku ortodoks rus, Kirill, i ka fajësuar intelektualët për të gjitha fatkeqësitë që e kanë goditur Rusinë në shekullin e 20-të. Duke folur sot në Moskë, Kirill tha se shekulli i 20-të ishte i keq për shkak të "pasojave të tmerrshme të krimeve, që intelektualët i kanë bërë kundër fesë, kundër Zotit, kundër popullit të vet, kundër vendit të vet". Ai, po ashtu, është shprehur i pikëlluar për "luftën me argumente historike", që po vazhdon, për ngjarjet e vitit 1917, kur monarkia ruse ishte përmbysur në muajin shkurt të atij viti, ndërsa një grup i vogël i bolshevikëve e mori pushtetin me grushtshtet në tetor. "Është e domosdoshme të bëhet çdo gjë e mundshme për të siguruar se këto dallime nuk nxisin konflikte të reja civile", tha Kirill. Gjatë një fjalimi të tij në muajin shkurt të këtij viti, ai tha se ngjarjet me të cilat ishte përmbysur cari ishin "krim i madh".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poloni: 11 vetë të akuzuar për ngjarjen në Aushvic

Posted: 29 Mar 2017 08:49 AM PDT

Prokurorët e Polonisë thonë se 11 vetë (4 femra e 7 meshkuj)  të përfshirë në një ngjarje bizare në Aushvic, javën e kaluar, janë akuzuar. Ky grup i njerëzve e kishte therrë një dele afër ish-kampit nazist të vdekjes, më 24 mars, e pastaj e kishte shpalosur një mbishkrim me fjalën "dashuri", me ç'rast pjesëtarët e grupit ishin zhveshur dhe ishin lidhur në formë zinxhirore me njëri-tjetrin. Mariusz Slomka, zëvendësprokuror rajonal në Osveçim, tha sot se kryerësit, në mesin e tyre 6 polakë, katër bjellorusë dhe një gjerman, janë akuzuar për fyerje të vendit përkujtimor. Personi nga Bjellorusia, i cili e kishte therrë delen, ballafaqohet me akuza shtesë në harmoni me ligjin për mbrojtjen e shtazëve. Pjesëtarët e këtij grupi nga zoti Slomka janë përshkruar si aktivistë të paqes, që protestojnë kundër luftërave në gjithë botën. Ata e kishin organizuar këtë veprim në Aushvic nëpërmjet Internetit. Në kampin e përqendrimit në Aushvic gjatë Luftës së Dytë Botërore janë vrarë më se një milion njerëz, shumica prej tyre hebrenj.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Asociacioni, zbatim i marrëveshjes apo “pazar” politik

Posted: 29 Mar 2017 08:12 AM PDT

Qeveria e Kosovës është e gatshme që të nis procesin e hartimit të statutit të asociacionit të komunave me shumicë serbe, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit të vendit. Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, thotë për Radion Evropa e Lirë se pas kthimit të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët e ekzekutivit presin që javën e ardhshme të diskutojnë me përfaqësuesit e kësaj liste edhe për kthimin e tyre në ekzekutivin e vendit. Gjithashtu, sipas tij, pritet të diskutohen edhe mundësitë e ndryshimeve të kuadrove apo të individëve që do ta përfaqësojnë Listën Serbe në qeverinë e vendit. "Sapo të ndodhë kjo, ne i kemi emrat e Grupit menaxhues, të katër serbëve, të cilët duhet të koordinohen me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, ku unë punoj si zëvendësministër, me ministrin e ri, të cilin do ta vendosë Lista Serbe. Pastaj, ky koordinim duhet të bëhet edhe me OSBE-në dhe Bashkimin Evropian, në mënyrë që ne të fillojmë punën në përpilimin e statutit (të Asociacionit), e cila punë, besoj që do të marrë një kohë. Pastaj, nëse ka nevojë, kur ta kemi një draft të statutit, atëherë këtë draft mund ta diskutojmë gjithashtu edhe në Bruksel". Më 23 dhjetor 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës, pati vlerësuar se parimet e përgjithshme të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës dhe se këto parime duhet të jenë në pajtueshmëri me standardet kushtetuese të Republikës së Kosovës. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese pati marrë vendim, që Asociacioni të themelohet ashtu siç është paraparë me Marrëveshjen e parë të Brukselit, të arritur në prill të vitit 2013, ndërmjet të Kosovës dhe Serbisë. Por, njohësit e aspekteve juridike në vend, e kanë ngritur dilema rreth mundësisë së zbatimit të marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Vigan Qorolli, profesor i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë Gjykata Kushtetuese, në rastin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka dështuar të instalojë doktrinën juridike që dy asociacionet, siç thotë ai, i shqiptarëve dhe ai i serbëve, të jenë të veçanta, por të barabarta. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin nuk ka arritur të zbatohet deri më tash dhe siç thotë ai, gjykata Kushtetuese nuk e ka denoncuar ekzekutivin në Prokurorinë e Shtetit për një gjë të tillë. "Moszbatimi për 15 muaj, që nga dhjetori i vitit 2015, nënkupton që Qeveria e Kosovës nuk është në gjendje - për shkak se është peng i një pazari politik me Listën Serbe, me qeverinë e Beogradit dhe me një dialog, i cili është jo proporcional me Qeverinë e Serbisë - për ta zbatuar këtë aktgjykim dhe për ta lejuar krijimin e asociacionit në fjalë. Meqenëse nuk kemi zbatim, atëherë kjo nënkupton se që, të dyja, Gjykata Kushtetuese dhe Qeveria e Kosovës, kanë dështuar që ta përcaktojnë se çka është fryma kushtetuese e Republikës së Kosovës nëse dy asociacione të komunave janë monoetnike". Megjithatë, sipas Gjykatës Kushtetuese, çdo hartim i statutit të Asociacionit duhet të jetë në përputhje me vendimin e saj dhe mund të bëhet vetëm pasi ta ketë vlerësuar sërish vetë kjo Gjykatë. Zëvendësministri Gecaj, konfirmon se në fund të procesit, statuti i Asociacionit do t'i dërgohet sërish Gjykatës Kushtetuese. "Pasi të përpilohet komplet statuti, ai statut, me një dekret të Qeverisë së Republikës së Kosovës do të shkojë në Gjykatën Kushtetuese . Fjala përfundimtare në të do të jetë e gjykatës Kushtetuese". Por, profesor Qorolli konsideron se do të jetë e pamundur që hartim i statutit të Asociacionit të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe njëkohësisht edhe në përputhje me kërkesat e Listës Serbe për kompetencat e Asociacionit. "Do të jetë një mision i pamundur, sepse kjo përcakton një lindje të re të një entiteti kushtetues në rendin tonë juridik, për shkak se ai aktgjykim dhe vet statuti do të ketë defektet e saj në frymën kushtetuese. Prandaj, këtu po duhet një pazar i ri politik që duket se do të negociohet në Berlin ose gjetiu, në mes të Kosovës dhe Serbisë, për ta lejuar ndoshta edhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, për ta lejuar edhe lirinë e lëvizjes së Kosovës. ky është një karrem më tepër politik". Përfaqësuesit e Listës Serbe, thonë se do ta vazhdojnë punën në Kuvendin e Kosovës, por ata nuk kanë dashur të japin ndonjë përgjigje lidhur me atë se a do të kthehen në qeverinë e vendit në javën e ardhshme, ashtu siç presin zyrtarët e ekzekutivit. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump: Urdhër ekzekutiv që e shfuqizon nismën e Obamës për klimë

Posted: 29 Mar 2017 08:10 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv, me të cilin shfuqizohen shumë prej përpjekjeve të ish-presidentit, Barack Obama, për luftimin e ndryshimeve klimatike. Zoti Trump mbrëmë e ka publikuar urdhërin me të cilin ka shpallur se "lufta kundër thëngjillit ka përfunduar" dhe se kjo masë shnon "fillimin e një periudhe të re" në prodhimin e energjisë. Me këtë urdhër tërhiqet ndalesa për depozitimin e thëngjillit në tokën federale të Shteteve të Bashkuara dhe e autorizon rishqyrtimin e Planit të energjisë së pastër, që ishte një nismë për kufizimin e emisioneve të gazrave nga centrralet e thëngjillit për energji. Në të kaluarën, zoti Trump kishte vlerësuar se ndryshimet klimatike ishin "tallje" që kishte për qëllim t'i mundësonte përfitime Kinës. Më 23 të këtij muaji, sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i tha një forumi të Asamblesë së Përgjithshme se "ndryshimi klimatik është një kërcënim i paprecedent dhe kërcënim në rritje" dhe se "ne duhet tash të veprojmë në mënyrë urgjente dhe të vendosur".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hoyt Yee përcjell shqetësimet e Uashingtonit rreth transformimit të FSK-së

Posted: 29 Mar 2017 07:17 AM PDT

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka pritur në një takim zëvendës ndihmësin e sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike,Hoyt Brian Yee. Aty, diplomati amerikan, thuhet se ka shprehur shqetësimin e Uashingtonit rreth paralajmërimeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, përmes ligjit. Sipas një komunikate të lëshuar për media, ministri Demolli e ka falënderuar zyrtarin amerikan për ndihmën që SHBA-të po japin për FSK-në. Po ashtu, ai e ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e dy shteteve dhe në veçanti Partneritetin e Bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Tutje thuhet se ministri Demolli e njoftoi diplomatin Yee edhe me bashkëpunimin rajonal dhe atë ndërkombëtar dhe me pjesëmarrjen e FSK-së në shumë trajnime me karakter rajonal. Ministri i FSK-së e njoftoi diplomatin amerikan edhe për bashkëpunimin në procesin e planifikimit të transformimit të FSK-së, si edhe me ecurinë e zhvillimit të procedurave për projektligjin për zgjerimin e misionit të FSK-së. Nga ana e tij, zëvendës ndihmësi i Sekretarit amerikan të shtetit për çështje evropiane dhe euro aziatike, Hoyt Yee, sipas komunikatës përcolli mesazhin se Uashingtoni zyrtar është i shqetësuar rreth procesit të transformimit të FSK-së me ligj. Në takim ka marrë pjesë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama. Kurse diplomati Yee është shoqëruar aty nga atasheu ushtarak i SHBA-ve, në Prishtinë, kolonel Jeffrey H. Fisher dhe këshilltari ushtarak Joshua Rubin.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Delawie: Krijimi i Armatës me ligj i dëmton raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë

Posted: 29 Mar 2017 06:21 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka theksuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës vetëm përmes ligjit dëmton marrëdhëniet e Kosovës me partneret ndërkombëtarë. Këto komente, ai i ka bërë në forumin "Fol Hapur", organizuar nga Lëvizja "Fol". Shtete e Bashkuara të Amerikës ka thënë Delawie kanë investuar kohë dhe resurse amerikane në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në këtë nivel të lartë të profesionalizmit. "Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është qëllimi ynë ashtu siç është edhe qëllimi i kosovarëve, por ky krijim duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme në pajtim me rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe në pajtim më këtë që udhërrëfyes përmes ndryshimit kushtetues pas konsultimeve më të gjitha komunitetet", ka theksuar Delawie. Ai ka theksuar se Qeveria duhet të koordinojë hapat për transformimin e FSK me shtete e Bashkuara me partnerët e saj NATO-n dhe shtetet tjera të Evropës që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës. "Kuptojmë frustrimin i cili lidhet me ndjekjen e kësaj nisme përmes ndryshimit kushtetues, kemi mirëkuptim për këtë, megjithatë, shqetësohemi se krijimi i një armate vetëm parme ligjit do të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë me NATO-n dhe me të tjerët", ka thënë ai. (REL)    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bob Dylan e pranon Çmimin Nobel gjatë fundjavës

Posted: 29 Mar 2017 06:03 AM PDT

Këngëtari amerikan Bob Dylan do të pranojë diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi, në Stokholm gjatë fundjavës, ka njoftuar academiae Nobelit. Në këtë ngjarje nuk do të jetë e pranishme asnjë media por vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë. Kështu ka njoftuar Sekretarja e Përhershme e Akademisë, Sara Danius, e cila ka shtuar se kjo ka qenë dëshirë e vet Dylanit. Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2016 për "krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane". Ai është këngëtari dhe kompozotori i parë që ka fituar këtë çmim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Partitë kundër propozimit të VMRO-së, plani e thellon krizën

Posted: 29 Mar 2017 05:06 AM PDT

Partitë politike të shumicës së re parlamentare kanë hedhur poshtë propozimin e VMRO DPMNE-së së Nikolla Gruevskit për kapërcimin e krizës institucionale. Plani i paralajmëruar javën e kaluar nga Gruevski përmbanë pesë pika dhe si e para parasheh formimin e qeverisë së tanishme, por edhe të qeverive në të ardhshmen vetëm se nga partitë fituese të komunitetit maqedonas dhe shqiptar. "Ne duhet të harmanizojmë qëndrimet nëse rëndësia e praktikës politike, ajo e formimit të koalicioneve "fituesi me fituesin", është faktor i stabilitetit të shtetit dhe nëse ky parim duhet të ekzistojë apo të hidhet poshtë. Nëse hidhet poshtë atëherë kjo do të barazonte peshën e çdo deputeti, pa marrë parasysh pasojat logjike nga një hap i tillë", ka thënë deputeti i VMRO-së, Antonio Milloshoski duke prezantuar pikat e planit partiak. Pika e dytë, sipas tij ka të bëjë me përjashtimin e siç thuhet, agjendave të huaja në problemet e brendshme të Maqedonisë ndërsa e treta i kushtohet zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe partitë duhet të deklarohen se a pranojnë që ai të jetë nga partia fituese apo të zgjidhet në bazë të kompromiseve dhe mbështetjes që merr nga votimi në Kuvend. Pika e katërt shtron dilemë nëse partitë pajtohen me modelin multikulturor të shoqërisë në Maqedoni, i cili i vendos në pozitë të barabartë të gjitha bashkësitë etnike, apo me modelin dy kombesh në dëm të etniteteve tjera. Si pikë të pestë, plani i VMRO-së kërkon nga partitë të deklarohen nëse për to më me rëndësi është stabilizimi i vendit, ekonomia dhe reformat evropiane apo ridefinimi dhe rendi i ri kushtetues në vend.  Por, LSDM-ja kundërshtoi ashpër këtë plan të VMRO-DPMNE-së duke theksuar se populli në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka vendosur se në cilin drejtim duhet të ecë Maqedonia. "Qytetarët tani më kanë vendosur. Politikanët si Gruevski dhe drejtuesit e VMRO DPMNE-së që i shkaktuan problemet nuk mund të jenë pjesë e zgjidhjes. VMRO DPMNE-ja duhet të pranojë se është opozitë dhe të ndalojë së frenuari proceset demokratike. Në Maqedoni do të ketë qeveri reformuese të qytetarëve, pa Nikolla Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në", ka deklaruar zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov. Edhe partitë shqiptare janë shprehur kundër një propozimi të tillë të VMRO-së. Nga BDI-ja thonë se "pikat e programit nuk qëndrojnë në veçanti ajo që bënë thirrje për mos përzierjen e faktorëve të jashtëm pasi deklarata e partive shqiptare të cilës i referohet VMRO-ja nuk është arritur jashtë vendit dhe si e tillë nuk rrënon karakterin unitar të shtetit, por janë pika që burojnë nga programet e partive politike shqiptare." Nga lëvizja politike Besa, thonë se zgjidhje nuk mund të ofrojnë partitë që janë shkaktarët kryesor të krizës. "Ata që e sollën vendin në këtë gjendje duke mos harruar këtu edhe partnerin e tyre shqiptarë, ata që e larguan vendin nga integrimet euro-atlantike dhe e afruan me Rusinë dhe ata që edhe sot e kësaj dite po e mbajnë peng shtetin, nuk mund të ofrojnë zgjidhje për dalje nga kjo situatë. Mendoj që ofertat e tyre nuk duhet të merren seriozisht, pasi që ata tani kanë hallin se si të shpëtojnë vetveten", thotë zëdhënësi i lëvizjes BESA, Orhan Murtezani. Kriza politike tani është zhvendosur në Kuvendin e Maqedonisë ku për shkak të ndërhyrjeve të shumta procedurale nga VMRO DPMNE-ja, shumica e re parlamentare nuk po arrin të zgjedh kryetarin e ri të Kuvendit, përmes të cilit më pas do të kërkojnë edhe një herë nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov të dekretojë liderin Social-Demokrat, Zoran Zaev si mandatar për formimin e qeverisë së re. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britania dorëzon në BE letrën zyrtare për fillimin e Brexit-it

Posted: 29 Mar 2017 05:00 AM PDT

Britania e Madhe ka dorëzuar letrën zyrtare të nënshkruar nga kryeministrja Theresa May, për të nisur procesin e daljes nga Bashkimi Evropian. Ambasadori i Britanisë në BE, Tim Barrow,sot në Bruksel ia dorëzoi personalisht letrën presidentit të Këshillit Evropian Donald Tusk. "Pas nëntë muajsh Mbretëria e Bashkuara ka dorëzuar Brexit-in", ka shkruar Tusk në Twitter. Kryeministrja May u tha sot ligjvënësve britanikë se "tani është koha që ne të bashkohemi në këtë institucion dhe në mbarë vendin, që të sigurohemi që të punojmë për marrëveshjen më të mirë për Mbretërinë e Bashkuar dhe për të ardhmen më të mirë të mundshme për të gjithë ne". Para nëntë muajsh, britanikët vendosën në referendum që të dalin nga blloku, në të cilin, ky shtet u anëtarësua më 1973. Britania është shteti i parë që thirret në Artikullin e 50, të Traktatit të Lisbonës për të dalë nga BE-ja. Përpara se të nënshkruante letrën, May ka folur në telefon me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me atë të Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker si dhe me Kancelaren gjermane Angela Merkel. Liderët janë "pajtuar me rëndësinë e fillimit të negociatave në frymë pozitive dhe kontruktve, duke siguruar që procesi i daljes së Britanisë nga BE-ja të jetë i qetë dhe i rregullt", thuhet në njoftimin e kryeministrisë britanike. Negociatat për daljen e e Britanisë nga Bashkimi Evropian do të zgjasin dy vjet. Ato mund të zgjaten por kjo gjë paraprakisht duhet të aprovohet nga 27 vendet e tjera anëtare të bllokut. Pasi pranimit të letrës së May,Tusk pritet që brenda 48 orësh t'ju dërgojë 27 vendeve anëtare, një draft me udhëzime për negociata. Ambasadorët e BE-së më pas do të mblidhen dhe do të diskutojnë për këtë gjë. Në samitin e liderëve të BE-së më 29 prill, vendet anëtare u pajtuan që Komisioni Evropian të ketë mandatin për të negociuar me Londrën.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Pas sulmit në Londër, rishikim i sigurisë

Posted: 29 Mar 2017 04:17 AM PDT

Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik, ka njoftuar sot se do të bëhen dy rishikime të sigurisë, pas sulmin terrorist të javës së kaluar, ku një person vrau katër persona, përfshirë një polic në portat e parlamentit. Khalid Masood goditi me makinën e tij, turmën e njerëzve në urën Westminister dhe më pas theri për vdekje me thikë një policë pranë parlamentit. Ai më pas u vra nga policia britanike. "Është normale pas ngjarjeve të tilla që ne të kërkojmë që të sigurohemi që të mësojmë më shumë gjatë këtyre dy rishikimeve", ka thënë kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit, John Bercoë. Rishikimi i parë i ngjarjeve, do të jetë i pavarur dhe do të analizojë se si perimetri i parlamentit është i siguruar dhe i mbrojtur, duke i dërguar një raport parlamentit në fund të prillit. Rishikimi i dytë do të fokusohet në mësimet që janë nxjerr nga përgjigja e oficerëve policorë pas sulmit në Parlament. Raporti për këtë çështje pritet të përfundoj në fund të qershorit.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protestë një orëshe e punonjësve të shëndetësisë

Posted: 29 Mar 2017 03:51 AM PDT

Punëtorët shëndetësorë kanë nisur të mërkurën një protestë një orëshe, të cilësuar paralajmëruese, me kërkesën për rritjen e pagave dhe krijimin e kushteve të punës. Protesta u shtri në gjithë Kosovën dhe punonjësit e sektorit të shëndetësisë paralajmëruan se në rast të mospërmbushjes së kushteve do të futen në një protestë të përgjithshme. Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, pak kohë më parë, i dha afat prej dy javësh Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që të përmbushë një varg kërkesash, përfshirë edhe rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë, në të kundërtën 'kërcënoi me grevë të përgjithshme'. Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tha se kjo protestë është 'paralajmëruese për qeveritarët'. "Sot në gjithë Kosovën, në tri nivele po mbahet protesta paralajmëruese për qeveritarët, që të reflektojnë. Kërkesat janë kushtet e punës, rritjen e pagës etj. Koeficienti në ligjin e pagës na kishte lënë në fund të listës, por me tërheqje besoj se do të rangohemi më lart. Në gjithë botën përgjegjësia e mjekut është më e larta në shoqëri dhe uroj që kërkesat të na plotësohen", tha Selmani. Selamani tha se veç tjerash, kërkesa e protestës është edhe zgjidhja e çështjes së specialistëve të rinj. "Këtu kemi edhe specialist të rinj e që besoj që do t'iu bëhet zgjidhja. Ne po plakemi dhe shëndetësia ka nevojë për njerëz të rinj. Edhe ashtu mosha mesatare është 52-55 vjeç, mjekët e rinj po ikin jashtë vendit dhe do të vie koha kur do të kemi mungesë", është shprehur Selmani. Në protestën e organizuar morën pjesë edhe mjekë nga Qendra Emergjente. Afërdita Gjigoli, përfaqësuese e sindikalistëve të Qendrës Emergjente, ka thënë se po e përkrahin protestën, ndonëse klinika emergjente asnjëherë më parë nuk ka qenë pjesë e protestave dhe bojkotit të punës, për shkak të natyrës emergjente. "Edhe ne e kemi përkrahur protestën, ndonëse ligjërisht nuk na lejohet të dalim në protesta gjatë orarit të punës. Në qoftë se nuk përmbushen kërkesat gjatë kohës sa është caktuar, sërish do të dalim. Kushtet e punës edhe degradimi që i është bërë shëndetësisë na ka detyruar të dalim në protestë ndonëse ndihemi shumë keq", ka thënë Gjigoli. Njëri nga mjekët specialist Amir Veseli, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se arsyeja pse ai po proteston sot është rritja e pagës si dhe sistematizimi i specialistëve të rinj, e që kanë qenë deri tash të angazhuar me kontratë mbi vepër. "Në konkursin e fundit nuk janë paraparë kriteret për sistematizim, ashtu si është paraparë dhe ashtu si klinikat kanë vendosur. Ne mendojmë se ky konkurs nuk përfshin nevojat e specialistëve dhe një grup do të mbetë jashtë sistemit. Mendojmë se duhet të rishikohet konkursi dhe ndryshohet. Ne kemi filluar të marrim masa, e që do të lajmërojmë edhe Qeverinë, ndryshe do të shihet mundësia e marrjes së vendimeve për protesta", ka thënë Veseli. Sidoqoftë, mjekët specialist kohë më parë kishin kërkuar që pagat e tyre të ngriten në një nivel me deputetin e Kuvendit të Kosovës. Paga e një deputeti në Kosovë sillet në 1500 euro derisa mjeku specialist paguhet rreth 600 euro në muaj. Ndërkaq në Ligjin për pagat që është paraparë të kalojë në Kuvend, ishte paraparë që mjekët specialist të radhiten në koeficientin 2.7 në një shkallë prej 1 deri në 11. Por me kundërshtimin e mjekëve ligji u tërhoq, për t'u rishikuar. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Luftimi i terrorizmit: Deradikalizimi fillon nga familjet, shkollat, lagjet deri te burgjet

Posted: 29 Mar 2017 03:24 AM PDT

Kosova ka demonstruar vullnet dhe unitet për të luftuar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një ligjërate para studentëve të Universitetit Amerikan në Kosovë. Ministri Hyseni tha se Kosova nuk mund të konsiderohet si përjashtim nga fenomeni i terrorizmit dhe luftëtarëve të huaj. Kosova, tha ai, ka një polici të shkëlqyeshme, por askush nuk mund të garantojë se nuk do të ketë sulme terroriste, sepse këtë nuk mund ta garantojnë as shtetet tjera. Ai tha se vendi ndodhet në fazën e post-radikalizmit. Sipas tij, tani puna më e madhe duhet të jetë, jo vetëm në parandalimin e pjesëmarrjes në luftërat e huaja, por edhe në parandalimin e njerëzve që kanë marrë pjesë në ato luftëra, që të ndikojnë negativisht te pjesa tjetër e popullatës. Në vazhdim, Hyseni tha po ashtu se ka disa faktorë që ndikojnë në radikalizmin e popullatës, sidomos të rinjve. Gjendja e rëndë sociale por edhe ligjëratat e disa imamëve, janë veçuar si faktorë me rendësi që kanë ndikuar në radikalizim. "Unë jam kundër mënyrës së predikimeve që bëjnë disa imamë, qoftë në Kosovë apo jashtë saj. Ne në Kosovë, për dekada kemi kultivuar një islam tradicional, i cili bazohet në tolerancë dhe paqe", tha Hyseni.  Një numër i kosovarëve u ishin bashkuar fronteve të huaja të luftës në Siri e Irak, duke u vënë në krah të organizatave të shpallura terroriste. "Por, edhe institucionet kanë ndërmarrë disa veprime, përfshirë edhe miratimin e Ligjit që sanksionon pjesëmarrjen në luftërat e huaja", tha Hyseni. Ai përmendi me këtë rast edhe strategjinë kundër radikalizmit dhe ekstremizmit. Bazuar në këtë strategji, Kosova kishte ndërtuar edhe planin për deradikalizimin e këtyre njerëzve. Deradikalizimi, vijoi ai, përfshinë të gjitha fushat, nisur nga familjet, shkollat dhe gjithë komunitetin. Kurse, një aktivitet i veçantë, sipas tij, zhvillohet edhe nëpër burgjet e Kosovës. "Po, ne në Kosovë kemi radikalizim edhe nëpër burgje, gjithashtu", tha Hyseni, duke shtuar se jo të gjithë të radikalizuarit nëpër burgje, u takojnë veprave për terrorizëm, ngase ka persona që janë dënuar për vepra tjera, por radikalizmi i tyre ka ndodhur pikërisht gjatë qëndrimit në burg. Për këtë arsye, ai tha se strategjia e deradikalizimit po zbatohet edhe nëpër burgjet e vendit. Ndërkohë, Burim Ramadani nga Qendra Kërkimore për Politikat e Sigurisë tha për Radion Evropa e Lirë se Kosova ndodhet në fazën fillestare të qartësimit të programit të deradikalizmit, ku nuk duhet të përfshihen vetëm ata që njihen si luftëtarë të huaj, por edhe ata që mund të jenë ndikuar nga rrymat radikale. "Definitivisht duhet të ketë program të qartë dhe të detajuar për punën e përbashkët me komunitetin, duke përfshi, familjen, shkollën, shoqërinë e shkollës, shoqërinë e fëmijërisë, komunitetin e besimtarëve praktikues respektivisht të xhematit, komunitetin e imamëve, përkatësisht rolin e Bashkësisë Islame dhe komunitetin në tërësi, lagjen, vendbanimin, deri te niveli i përgjithshëm komunal", ka thënë Ramadani. Po ashtu, ka nënvizuar Ramadani, institucionet e Kosovës, shoqëria civile dhe partnerët ndërkombëtarë, duhet të angazhohen në fuqizimin e rolit të forumeve lokale të sigurisë. "Ashtu siç ka ndodhë radikalizmi në komunitet, duhet të ndodhë tash edhe deradikalizimi në komunitet", ka theksuar ai. Të paktën 300 shtetas të Kosovës u janë bashkuar luftimeve në Lindjen e Mesme që prej fillimit të krizës në atë rajon. Autoritetet e sigurisë thonë se edhe rreth 140 persona kanë mbetur në vatrat e krizës, përfshirë gra dhe fëmijë. Një numër prej mbi 100 pjesëmarrësish në luftëra janë rikthyer në Kosovë, një pjesë e të cilëve janë arrestuar dhe dënuar, ndërkohë që një pjesë tjetër ende po përballen me drejtësinë. Autoritetet në Kosovë thonë se rehabilitimi i të radikalizuarve nuk mund të bëhet përmes amnistisë, por përmes "programeve rehabilituese dhe të risocializimit", pa përjashtuar edhe masat ligjore. (REL)  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vizita e Hoyt Brian Yee në FSK

Posted: 29 Mar 2017 03:15 AM PDT

Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Brian Yee gjatë qëndrimit në Kosovë, ka zhvilluar takime edhe me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe komandantin e FSK-së.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sulmohet konsullata e Polonisë në perëndim të Ukrainës

Posted: 29 Mar 2017 02:46 AM PDT

Sulmues të paidentifikuar raportohet se kanë hapur zjarrë në konsullatën e Polonisë në qytetin veriperëndimor Lutsk në Ukrainë, mëngjesin e sotëm. Nga sy sulm është dëmtuar çatia e konsullatës dhe janë thyer xhamat. Duke cituar dëshmitarë nga vendi i ngjarjes, portali Volyn24 ka raportuar se incidenti ka ndodhur në orët e hershme të 29 marsit, menjëherë pas mesnatës. Nga ky incident nuk raportohet për të lënduar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një granata hedhës, raporton një televizion ukrainas. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Pavlo klimkin ka shprehur indinjatën e tij për këtë sulm, duke e quajtur "akt të shëmtuar i atyre që kundërshtojnë miqësinë tonë me Poloninë". Klimikin po ashtu ka shkruar në Tëitter se autoritetet ukrainase janë të përkushtuara për të gjetur dhe dënuar sulmuesit.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Një eksperte për Rusinë raportohet se do të marrë post kyç në Shtëpinë e Bardhë

Posted: 29 Mar 2017 02:27 AM PDT

The Washington Post ka raportuar se Fiona Hill, analiste për Rusinë dhe eksperte për presidentin Vladimir Putin, do të marrë postin e drejtores së lartë për Evropë dhe Rusi në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë. Për këtë çështje, Washington Post ka raportuar më 28 mars, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar nga Shtëpia e Bardhë. Në fillim të marsit, mediat kishin raportuar se presidenti Donald Trump dëshiron ta emërojë Hillin në këtë pozitë por kjo gjë nuk është konfirmuar. Hill prej vitit 2006 deri 2009, kishte shërbyer si zyrtare e inteligjencës kombëtare për Rusi dhe Euroazi në Këshillin Kombëtarë të Inteligjencës.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyrtarët turq do të bisedojnë me Tillersonin për Sirinë dhe Gulenin

Posted: 29 Mar 2017 01:15 AM PDT

Turqia do të bisedojë me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson për Sirinë dhe për ekstradimin e klerikut turk, Fetullah Gulen, që Ankaraja e akuzon për grushtshtetin e vitit të kaluar. Kështu ka thënë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu në intervistën për rrjetin televiziv TRT Haber. Sekretari Tillerson këtë javë do të vizitojë Turqinë. Cavusoglu ka thënë se gjatë vizitës së Tillersonit në Stamboll, zyrtarët turq do të diskutojnë me të edhe për arrestimin në Nju Jork të shefit të bankës turke Halkbank nën akuza se ka qenë i përfshirë në shkeljen e sanksioneve të SHBA-së për Iranin.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Komandanti i SHBA-së: Koalicioni “ndoshta” ka pasur rol në vdekjen e civilëve në Mosul

Posted: 29 Mar 2017 12:43 AM PDT

Një komandant i lartë i SHBA-së në Irak, ka thënë se koalicioni ajror i udhëhequr nga SHBA-ja, "ndoshta" ka pasur rol në sulmet ajrore, që kanë vrarë dhjetra njerëz në qytetin irakian të Mosulit. Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se forcat e koalicionit qëndrojnë prapa sulmeve ajrore të 17 marsit në Mosul, ku janë vrarë mbi 150 civilë por nuk kanë konfirmuar se nga këto sulme ka pasur viktima në mesin e civilëve. Gjenerali Stephen Townsend ka thënë në një konferencë për shtyp në Petangon se vlerësimi i tij fillestar "është se ndoshta ne kemi pasur rol në shkaktimin e këtyre viktimave". Ai ka mohuar akuzat e ogranizatës Amnesty International më 27 mars, se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja kishte ulur masat e mbrojtjes së civilëve, teksa luftimet ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Mosul po përshkallëzohen. Më 28 mars, OKB ka thënë se mbi 300 civilë janë vrarë në Mosul, që prej nisjes së ofensivës për rimarrjen e kontrollit të pjesës perëndimore të qytetit, një muaj më parë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zhbllokohen rrugët pas protestave, BE-ja kritikon Prishtinën

Posted: 29 Mar 2017 12:20 AM PDT

Bashkimi Evropian ka shprehur 'keqardhjen për mosrealizimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, në frymën e dialogut të Brukselit dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që t'iu mundësojnë pjesëmarrjen qytetarëve që duan të marrin pjesë në tubimet në Kosovë', për zgjedhjet presidenciale në Serbi. Një zëdhënëse e përfaqësuses së lartë të BE-së për politikë ta jashtme, Maja Kocijançiq, tha se Brukseli 'po i përcjellë me vëmendje zhvillimet në veriun e Kosovës për shkak të vizitës së zyrtarëve serbë për zgjedhjet presidenciale në Serbi'. "Përshëndesim vizitat e tilla që janë të caktuara në bazë të marrëveshjes në dialog", tha Kocijançiq. "Kemi marrë njoftimet për bllokadën e rrugëve, që ndalon njerëzit të marrin pjesë në tubimet e tilla në veri sot", tha ajo. Kocijançiq tha se OSBE-ja duhet të ndërmjetësojë në mbledhjen e votave në Kosovë për zgjedhjet presidenciale në Serbi, bazuar në praktikat e mëhershme dhe në përputhje me marrveshjet në Bruksel.  Lidhur me bllokimin e rrugëve në Kosovë, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka thënë se ky veprim është "bllokim i rrugëve të Kosovës në botë". Shumë rrugë magjistrale në Kosovë, sot ishin bllokuar nga dhjetëra protestues, të cilët po kundërshtonin fushatën zgjedhore të Serbisë në Kosovë. Megjithatë, këto rrugë raportohet se janë zhbllokuar, pasi që protestuesit kishin kuptuar se kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte anuluar vizitën e paralajmëruar. "Shumica e rrugëve të bllokuara, tashmë janë liruar", ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i policisë Baki Kelani. Qytetarët që kishin dalë në rrugë, për të bllokuar qarkullimin e makinave, bartnin në duar parulla me porositë: "Na leni të qetë në vendin tonë", Kosova është e të gjithëve" e të tjera. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, anuloi të martën vizitën e tij në Kosovë, vetëm pak orë pasi qeveria në Prishtinë i dha dritën jeshile për vizitë disa orëshe. Vuçiq tha se nuk pranon "shantazhe nga Prishtina". "Nuk vjen në shprehje ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina", tha Vuçiq, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug. Qeveria e Kosovës tha më herët se ka marrë vendim që t'i lejojë Vuçiqit të shkojë në Kosovë, në vizitën e paralajmëruar për fushatë zgjedhore. Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se "pas kushteve të shumta të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe pas diskutimeve të fundit në lidhje me vizitën, është marrë vendimi për lejimin e tij (Vuçiqit) që të vijë në Kosovë". "Kjo do të jetë edhe hera e fundit që lejohen të hyjnë zyrtarë serbë me qëllime të bërjes fushatë", tha Hoxhaj. Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill dhe Vuçiq është njëri nga kandidatët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjeorgjia pa viza drejt Bashkimit Evropian

Posted: 29 Mar 2017 12:11 AM PDT

Kryeministri i Gjeorgjisë Giorgi Kvirikashvili, ishte një nga udhëtarët e parë pa viza drejt Bashkimit Evropian, më 28 mars. Ai u bë bashkë me studentë, ministra të kabinetit, për të fluturuar drejt Athinës, pas liberalizimit të vizave. Dy ditë festime janë mbajtur në kryeqytetin e Gjeorgjisë, pas liberalizimit të plotë drejt Bashkimit Evropian.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson do të kërkojë nga NATO që të rrisë presionin ndaj Rusisë

Posted: 28 Mar 2017 11:45 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në takimin e ministrave të jashtëm të NATO-s do të diskutojë për nevojë që aleanca t'i bëjë presion Rusisë mbi "agresionin ndaj fqinjëve" dhe që të përmbushë obligimet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Kështu ka thënë një zyrtar i Departamentit të Shtetit, teksa ka komentuar përmes telefonit me gazetarët, vetëm disa ditë përpara se Tillerson të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel. Në takimin e 31 marsit, Tillerson do të "konsultohet me aleatët për përkushtimet tona të përbashkëta për të përmirësuar situatën e sigurisë në lindje të Ukrainës dhe nevojën që NATO të vazhdojë t'i bëjë presion Rusisë për t'i dhënë fund agresionit ndaj fqinjëve, dhe të respektojë marrëveshjen e Minskut", ka thënë ky zyrtar që ka folur në kushte anonimiteti. Tillerson kishte planifikuar që të mos marrë pjesë në takimin e NATO-s, që fillimisht ishte paraparë të mbahej më 5-6 prill. Por më pas ky takim u planifikua që të mbahet më 31 mars. Gjatë fushatës zgjedhore më 2016, Donald Trump e kishte përshkruar NATO-n si organizatë të "vjetruar". Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të gjithë anëtarët e aleancës të paguajnë pjesën e tyre për shpenzimet e mbrojtjes.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more