Skip to main content

RTSH: ““Legjendat shqiptare në Novelat Grafike”” plus 9 more

RTSH: ““Legjendat shqiptare në Novelat Grafike”” plus 9 more


“Legjendat shqiptare në Novelat Grafike”

Posted: 29 Mar 2017 06:51 AM PDT

12 novela grafike, të cilat trajtojnë jo vetëm balada si Amaneti i Kostandinit, por edhe histori të ditëve të sotme, janë prezantuar në ekspozitën Strip Art Al, çelur në Qendrën Rinore në Tiranë. Gerta Oparaku, David Kryemadhi, Rei Pema janë disa nga artistët e kësaj ekspozite ku prezantohet kultura e zhanrit të noveles grafike, jo shumë i njohur dhe i shfrytëzuar pak në Shqipëri. Sipas organizatorëve, krahas anës figurative përdorimi i noveles grafike është një mënyrë e përparuar për t’u drejtuar problematikave kulturore, ekonomike, fetare dhe politike. Ekspozita vjen pas tri edicionesh të konkursit "Legjendat shqiptare në Novelat Grafike".

Paloka: Këmbanat bien për Edi Ramën!

Posted: 29 Mar 2017 06:16 AM PDT

Të pyesësh përfaqësues të opozitës nëse kanë apo jo mbështetje në kauzën e tyre, ata të tregojnë deklaratat e bëra nga senatorë dhe kongresmenë amerikanë në takimet e zhvilluara me kryetarin Basha së fundmi në Uashington, si dhe vetë letrën e drejtuar atij nga përfaqësuesi i CDU-së. Nënkryetari i demokratëve Edi Paloka në një intervistë dhënë RTSH, argumenton se faktori ndërkombëtar është i shqetësuar për rrezikun e standarteve të zgjedhjeve nga qeveria aktuale. Sipas tij pavarësisht lajmeve që serviren nga selia e qeverisë ka vetëm një të vërtetë. “Jemi të bindur që të gjithë sinjalet dhe të gjitha këmbanat bien për Edi Ramën. Nga Uashingtoni janë sinjalet e para. Mos mendoni se ato sajesat nëpërmjet mediave të tij për gjoja dështim të vizitës së Bashës në Uashingon, apo sajesat e tjera, janë thjesht efekt i këtij reaksioni” tha zoti Paloka.
Jo vetëm komentet mbi vizitën e zoti Basha në Uashington, por edhe letra e parlamentarit gjerman apo përfaqësuesve të lartë të Brukselit, u përollën në publik si kritizerë të qëndrimit të opozitës, veçanërisht sa i takon bojkotit parlamentar. Por për zotin Paloka ka rëndësi leximi korrekt i çdo mesazhi. “Letrën duhet ta lexojëmirë kushdo, i pari Rama” tha zoti Paloka. “Sepse në atë letër shprehet shqetësimi për zgjedhjet. Jemi shumë, shumë të shqetësuar, thotë edhe parlamentari gjerman për zgjedhjet në Shqipëri të cilat cënohen” kujton zoti Paloka. Ndonëse pranon që faktori ndërkombëtar gjithnjë inkurajon dialogun parlamentar, zoti Paloka shpjegon se çvendosja e opozitës në çadër u kushtëzua nga arroganca e maxhorancës. Opozita është e vendosur që të vojojë bojkotin kuvendosr dhe protestat deri kur të krijohet qeveria teknike. Të djathtët kanë bindje se vendi do të shkojë në zgjedhje pa Ramën kryeministër. “Ka vetëm një përfundim: Shqiptarët do të ikin të votojnë me një qeveri teknike, sepse vetëm qeveria teknike garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme” tha zoti Paloka.

Çako: 2017-ta do të jetë viti i ç’rrënjosjes së fenomenit të kanabizimit!

Posted: 29 Mar 2017 05:47 AM PDT

Gjatë një takimi me strukturat e policisë dhe ato vendore në Vlorë, Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, deklaroi se 2017-ta do të jetë viti i ç’rrënjosjes së fenomenit të kanabizimit. Ndërsa e bëri të qartë se policia ka të gjithë informacionin për zonat dhe personat e përfshirë në veprimtarinë kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, paralajmëroi ndëshkim ligjor jo vetëm për kultivuesit e lëndëve narkotike, por dhe për ata që nuk kallëzojnë një vepër të tillë kriminale. Çako shprehet kështu: "Monitorimi ka filluar në mënyre intensive dhe po kontrollohen zonat në të cilat ka kushte të përshtatshme për kultivimin e bimëve narkotike." Vlora mbetet një nga zonat më problematike të kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve. Vetëm sot, policia njoftoi se ka sekuestruar 1 323 kilogramë Cannabis Sattiva, në aksin rrugor drejt Zvërnecit.

Rafineria e naftës në Fier, sërish në protestë

Posted: 29 Mar 2017 05:39 AM PDT

Edhe trajtimi i punonjësve të rafinerisë së naftës në Fier, është një tjetër dëshmi, se sa të pambrojtur janë punonjësit, sidomos në sektorin privat. Që prej nëntorit të shkuar nuk kanë marrë paga, e prej 21 muajsh nuk i janë paguar sigurimet shoqërore e shëndetësore. Me 19 shkurt u arrit një marrëveshje, por dhe kjo u shkel: "Pikat ishin për likuidimin e pagave të cilat nuk janë likuiduar plotësisht. Mbyllja e sigurimeve shoqërore brenda 10 ditëve kanë kaluar më shumë se një muaj. Dhe e treta vazhdimësia e punës së uzinës" tha njëri nga punëtorët e rafinerisë së Fierit.

Por këta punonjës që vazhdojnë të përballojnë përditshmërinë, tej çdo kushti, duket se tashmë do të përballen edhe me një tjetër vendim, sipas tyre absurd.Verbalisht u është komunikuar se do të tranferohen në uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh: "Është bërë presion psikologjik nga ana e tyre ndaj punëtorëve. Të vijnë këtu të paguajnë rrogën e nëntorit se nuk ia fal dhe të paguajnë sigurimet shoqërore për 22 muaj. Nesër do jemi në Tiranë nëqoftëse nuk vjen një përfaqësues i firmes këtu" u shpreh një nga punëtoret e rafinerisë.

Krerët e LIBRA-s takohen me ambasadorë

Posted: 29 Mar 2017 05:32 AM PDT

Në selinë e partisë LIBRA në Tiranë për rreth 90 minuta u zhvillua një takim mes eksponentëve kryesorë të saj dhe ambasadorëve të SHBA dhe Bashkimit Evropian. Deputetja Mimoza Hafizi tha se kishin diskutuar rreth zgjedhjeve të ardhshme dhe mundësive për përmirësimin e procesit zgjedhor, mundësive që LIBRA të vazhdojë të bëjë opozitë më konstruktive siç po e bën aktualisht në parlamentin shqiptar. Temë e diskutimit ishte edhe rreth mundësive që ka LIBRA për të dialoguar në kapërcimin e krizës aktuale politike për të çbllokuar procesin e vettingut. “Sigurisht patëm një bisedë shumë miqësore për ecurinë e forcës sonë politike” tha zonja Hafizi.

Basha takohet me Kryeministrin hungarez Orban

Posted: 29 Mar 2017 05:22 AM PDT

Në Kongresin e Partive popullore Europiane që po zhvillohet në Maltë, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me Kryeministrin e Hungarise Viktor Orban. Orban deklaroi se Partia simotër FIDESZ i jep mbështetje të plotë aksionit të opozitës që synon garantimin e votës së lirë e të ndershme në vend. Ata diskutuan në takimin kokë më kokë si edhe mes dy delegacioneve për shqetësimin e shprehur nga Basha për kërcënimin e zgjedhjeve të lira nga krimi i organizuar dhe paratë e drogës me lidhje qeveritare. Kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, është e lidhur pazgjidhshmërisht me integrimin europian të Shqipërisë, theksoi kryeopozitari Basha teksa e informoi Orban mbi rrugëzgjidhjen përmes Qeverisë teknike që do të zbatojë dekriminalizimin, luftojë drogën dhe paratë e pista dhe do të krijojë sipas tij kushtet për zgjedhjetë ndershme. Në punimet e PPE-ve Basha do të mbajë fjalën në séancë si edhe do të zhvillojë takime të veçanta me liderë europianë.

Peleshi: Ushtria dhe shërbimet inteligjente do të angazhohen kundër kanabisit

Posted: 29 Mar 2017 05:17 AM PDT

Ushtria dhe shërbimet inteligjente do të përfshihen në krah të policisë, pushtetit vendor dhe ekspertëve të fushave të tjera, në një operacion të gjerë dhe të kombinuar kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në vend. Kjo në kuadër të një plani kombëtar, përfundimi i hartimit të të cilit u njoftua sot nga zëvëndëskryeministri Niko Peleshi. "Në shërbim të këtij operacioni në përbërje të taskforcës qëndrore dhe të taskforcave lokale do të jenë kapacitetet e policisë së shtetit, të shërbimeve inteligjente, të ushtrisë, të bujqësisë, të mjedisit, të shëndetësisë, të pushtetit vendor, partnerët tanë ndërkombëtarë.Ky vit është në objektivin e planit të jetë viti me nje kulminacion pozitiv në frenimin apo reduktimin e kultivimin e kanabisit në vendin tonë" tha Peleshi.

Sipas Peleshit, plani parashikon edhe marrjen e masave ndaj zyrtarëve qëndorë dhe atyre lokalë të cilët nuk arrijnë të mbajnë nën kontroll administrativ territoret për të cilat janë përgjegjës. Proçesi i zbatimit të planit do të shoqërohet edhe me vlerësimin e figurës së zyrtarëve përgjegjës në këtë fushë. Një kriter i rëndësishëm për vlerësimin e shkallës së suksesit së këtij operacioni, sipas Peleshit, do të jetë identifikimi dhe sekuestrimi i aseteve të krijuara nga aktivitetet kriminale. Për situatën aktuale të kultivimit dhe trafikimit të kësaj lënde bimë narkotike, zëvëndëskryeministri Peleshi fajësoi modelin e Lazaratit, i cili u tolerua dhe u mbështet politikisht nga qeveria paraardhëse. Peleshi tha se " modeli negativ i krijuar në Lazarat ndikoi shumë jo vetëm në fuqizimin e shumanshëm të grupeve dhe rrjeteve kriminale por edhe në inkurajimin e kultivimit e kanabisit në rajonet e tjera të vendit. Goditja e suksesshme kundër grupeve dhe rrjeteve kriminale në Lazarat në vitin 2014 solli si pasojë që energjitë kriminale të përqëndruara në këtë rajon të shpërndahen në drejtime të tjera të vendit" .

Plani do të fokusohet edhe në ndërgjegjësimin publik, mbështetjen e ekonomisë së ligjshme në zonat e prekura, lehtësimin e barrës fiskale dhe mbështjetjes sociale për individët dhe komunitetet në risk .

AIDA në Kongresin e Investimeve të Huaja në Dubai

Posted: 29 Mar 2017 05:10 AM PDT

Shqipëria përfaqësohet për herë të parë me anë të Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, AIDA, në Kongresin e përvitshëm për Investimet e Huaja që mbahet në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe në datat 2-4 prill. Tema kryesore e edicionit të 7-të të Kongresit është "Investimet ndërkombëtare dhe zhvillimi i mëtejshëm i konkurrueshmërisë". Në këtë konferencë investimesh marrin pjesë 140 shtete, mbi 100 zyrtarë të niveleve më të larta dhe 15,000 investitorët më të mëdhenj në nivel ndërkombëtar. Me ane te kesaj pjesemarrjeje synohet që të tërhiqet vëmendja e investitorëve potencialë kryesisht në tyre fusha kryesore: ndërtimin e veprave të mëdha në infrastrukturën rrugore, turistike si dhe në sektorin e energjisë.
AIDA do të jetë e pranishme, me nje ekspozitë ndërkombëtare ku Shqipëria do të ketë edhe stendën e saj, si dhe do të ketë prezantime të vendeve pjesëmarrëse dhe mundësive që ofrojnë për investime, seminare, tryeza të rrumbullakëta ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, etj.

Seanca konstitutive e Kuvendit të Maqedonisë

Posted: 29 Mar 2017 04:51 AM PDT

Kuvendi i Maqedonisë vazhdoi sot në orën 11 seancën konstitutive të nisur para dy ditësh, seancë e cila nuk po arrin të realizojë zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit të kuvendit. Edhe gjatë seancës së sotme u vu re taktika e deputetëve të VMRO-së për të vonuar proçedurat përmes diskutimeve të gjata dhe replikave mes tyre. Burime nga kjo parti thonë se në këtë mënyrë puna e Kuvendit mund të bllokohet edhe për ditë të tëra, sepse kohëzgjatja e diskutimeve dhe replikave nuk ka kufizime. Kryesuesi i seancës konstitutive, Trajko Veljanovski i ka ndërprerë punimet pas seancave të gjata të dy ditëve të shkuara, ndërsa debati kryesor përqëndrohet te kandidatura e kryetarit të ri Talat Xhaferi, një kandidaturë e kundërshtuar nga VMRO-ja por e mbështetur nga partitë shqiptare dhe Lidhja Socialdemokrate. Në diskutimet e tyre, deputetët e partisë VMRO të Nikolal Gruevskit shprehen kundër platformës shqiptare dhe kundër zgjedhjes së kryetarit të parlamentit nga partitë që kanë marrë më pak vota se ajo.

Kryeministri Rama nderohet me dekoratën e lartë të Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit

Posted: 29 Mar 2017 04:51 AM PDT

Kryeministri Edi Rama u nderua nga Presidenti francez Fransua Holland me dekoratën e lartë të Komandantit të Urdhrit të Legjionit të Nderit. Ky dekorim krejt surprizë u krye jashtë kushteve normale të reciprocitetit, gjë shumë e rrallë në protokollin e Presidencës Franceze që në rastin e figurave shtetërore akordohet vetëm si njohje meritash të veçanta. Pikërisht për meritat e posaçme në forcimin e marrëdhënieve franko-shqiptare dhe politikën rajonale të Edi Ramës, si edhe për një inkurajim personal për Kryeministrin shqiptar në dinamikën euro-integruese të Shqipërisë e në drejtimin e duhur të nisur 4 vite më parë, Presidenti i Francës ka vendosur t’i akordojë shefit të ekzekutivit shqiptar titullin e lartë.
Edi Rama është i pari Kryeministër shqiptar që nderohet me këtë dekoratë që nga vitet ’30 dhe i vetmi që dekorohet jashtë kushteve të reciprocitetit, me iniciativë të vetë Presidentit francez. E njëjta praktikë jo reciprociteti u ndoq para pak muajsh edhe për Sekretarin e Shtetit John Kerry, të cilit i’u akordua i njëjti titull i lartë nga Presidenti i Republikës së Francës.
Dekorata e lartë iu dorëzuar Kryeministrit Rama gjatë një ceremonie nga Homologu i tij francez Bernard Cazeneuve. “Dëshiroj të përfitoj nga ky rast për t'ju shprehur, Zoti Kryeministër, në emër të Presidentit të Republikës dhe në emrin tim personal, vlerësimin dhe mirënjohjen tonë të gjithanshme për rolin që ju keni luajtur në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve midis Francës dhe vendit tuaj” tha zoti Cazeneuve.
Ai kujtoi praninë e zotit Rama gjatë manifestimit të 11 janarit 2015, në krah të popullit francez, duke valëvitur, në homazh të karikaturistëve të vrarë disa ditë më parë të "Charlie Hebdo-së", lapsat me ngjyrën blu, të bardhë e të kuqe. “Përmes këtij simboli, ju shprehnit, si prirjen tuaj të dyfishtë prej artisti dhe politikani të angazhuar, ashtu edhe marrëdhënien vetjake që ju lidh me vendin, me gjuhën dhe me kulturën tonë” tha kryeministri francez.
Zoti Cazeneuve çmoi lart personalitetin e zotit Rama si artist, kryebashkiak i Tiranës dhe kryeministër i Shqipërisë, kontributin e tij kudo dhe raportet e tij me Francën. “Ju jeni një mik i madh i Francës. I bindur për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve tona dypalëshe, ju keni mbështetur gjithmonë projektet ekonomike dhe kulturore që kanë kontribuar në këtë afrim. E di që tashmë ato janë të shumta, duke filluar me Trans-Adriatic Pipeline, këtë projekt madhor infrastrukture, realizimi i të cilit iu besua vitin e shkuar një sipërmarrjeje franceze” tha zoti Cazeneuve.
Më tej zoti Cazeneuve nënvizoi se “… Franca ju është mirënjohëse për rolin aktiv që ju luani në favor të paqes dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit”. “Ju jeni i pari shef i Qeverisë shqiptare që e keni angazhuar, me kurajë, vendin tuaj në rrugën e pajtimit me Serbinë; dhe sidomos ia keni dalë, në marrëveshje me homologun tuaj serb, të ngrini një Zyrë Rajonale të Rinisë që bashkon gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor. Dëshiroj t'ju përgëzoj për këtë nismë të bukur, themeluar mbi modelin e Zyrës franko-gjermane të Rinisë që kishin krijuar në kohën e tyre Gjenerali De Gaulle dhe Kancelari Adenauer’ tha kryeministri Francez.
“Duke ju pranuar sot në gjirin e Urdhrit Kombëtar të Legjionit të Nderit, Republika i bën kësisoj homazh një burri shteti, një miku të madh të Francës dhe një europiani të bindur, që punon në mënyrë të palodhur për t'i dhënë Shqipërisë vendin që i takon në gjirin e Eurpës, ashtu siç edhe ne e dëshirojmë, të fortë, të begatë dhe paqësore” tha në fjalën e tij kryeministri francez Bernard Cazeneuve. Ai bëri të ditur se Presidenti Hollande është në një vizitë zyrtare në Indonezi, por në një bisedë telefonike i ishte lutur ti transmetonte zotit Rama se “është një krenari e madhe për të që të dekorojë sot një kryeministër të madh shqiptar dhe një artist të madh francez”.
I befasuar kryeministri Edi Rama tha: “Ju falënderoj me gjithë zemër juve, dhe gjithashtu edhe zotin President. Nuk e di nëse e meritoj, por është pa dyshim një nder i jashtëzakonshëm për dikë që mbërriti në Francë si një artist i cili nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do të mbërrinte në sallonet e Francës së politikanëve dhe njerëzve të shquar. Dhe marrja e kësaj medaljeje është vërtet një ëndërr. Një ëndërr, në fakt, që ende nuk e kisha parë” tha zoti Rama.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more