Skip to main content

RTSH: “Kryeministri Rama nis vizitën në Zvicër” plus 9 more

RTSH: “Kryeministri Rama nis vizitën në Zvicër” plus 9 more


Kryeministri Rama nis vizitën në Zvicër

Posted: 30 Mar 2017 07:58 AM PDT

Kryeministri Edi Rama gjendet në Zvicër i ftuar nga Presidentja e Konfederatës së Zvicerës, zonja Doris Leuthard. Ai shoqërohet në këtë vizitë nga tre zonja ministre të kabinetit të tij, ministrja e mireqënies sociale dhe rinisë, Olta Xhaçka, ministrja e arsimit Lindita Nikolla, ministrja e zhvillimit urban, Eglantina Gjermeni,  si dhe disa të zgjedhur vendorë.
Në takimin me mikpritësen e tij presidenten e Konfederatës se Zvicerës, Doris Leuthard, Kryeministri Rama pritet të diskutojë mbi mbështetjen e dhënë nga Zvicera për vendin tonë për më shumë se 25 vite, por edhe për vijimin e kësaj ndihme veçmas në konsolidimin e qeverisjes vendore dhe strategjitë për nxitjen e punësimit në Shqipëri. Tre marrëveshje do të nënshkruhen në sallën Churchill, ndërsa një tjetër takim i rëndësishëm pritet të jete ai me kreun e kuvendit zotin Jurg Stahl.

“Të mbrojmë gratë dhe të kundërshtojmë dhunën dhe diskriminimin”

Posted: 30 Mar 2017 07:16 AM PDT

Në përballjen me dhunën, një fenomen që prek çdo ditë mijëra gra në mbarë globin , ka me qindra mijëra histori që dëshmojnë se gjithmonë ka një rrugëdalje nëse ke guximin për të ndryshuar . Në të ashtuquajturat vatra, femrat e dhunuara mund të gjejnë strehë dhe mb¥shtetje psikologjike. Fotina, vazja nga Berati që zgjodhi të mos heshtte ia doli: ” Gjatë kësaj kohe që kam jetuar në vatër, jam futur në një kurs rrobaqepsie. Pas zhvillimit të kursit jam futur në një traqjnim pune ku me kanë vlerëuar dhe kanë mundësuar hapjen e një mikrobiznesi në të cilin unë sot punoj.” Ekspozita e fotografive – dëshmi e grave që ashtu si Fotina ia kanë dalë , është apeli dhe kurajoja ndaj çdo gruaje që vuan dhunën. ” Është e pabesueshme që ne të gjithë, burra dhe gra të mos jemi në gjendje të dalim në mbrojtje të grave dhe vjzave dhe të kundërshtojmë dhunën diskriminimin dhe paditurinë.”-  këto ishin fjalët e ambasadorit Lu në lidhje me këtë çështje delikate.

 

ELBASANI MUND TURBINËN 3-1, SHPRESON PËR MBIJETESË

Posted: 30 Mar 2017 07:08 AM PDT

Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot pasdreke takimin e prapambetur të javës së saj të 21-të, që është edhe java e 3-të e fazës së 3-të. Takimi që u zhvillua në Stadiumin "Elbasan Arena" dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ishte ai Elbasanit dhe Turbinës, është i vlefshëm për grupin B, apo grupin e Jugut. Siç dihet, në bazë të formulës së këtij sezoni, në këtë fazë të 3-të, janë ndarë në dy nëngrupe të tjera secili. Pesë skuadrat e gjysmës së sipërme të rendites në përfundim të dy fazave të para vijojnë betejën midis tyre për ngjitjen në Kategorinë Superiore, kurse 5 të tjerat për të shmangur rënien në Kategorinë e Dytë. Përballja midis Elbasanit dhe Turbinës ishtë e vlefshme për luftën për mbijetesë në grupin A, dhe vendasit kanë fituar me shifrat 3-1, duke marrë 3 pikë mjaft të çmuar në përpjekjet për të shmangur rënien në nivelin e 3-t të Kampionatit Kombëtar. Lleshi dhe Kasa kanë realizuar brenda 3 minutash, përkatësisht në të 30-tën dhe në të 33-tën, duke bërë që Elbasani ta mbyllë pjesën e parë me këtë epërsi dygolëshe. Luta e ka gjetur sërish rrugën e rrjetës për vendasit në fillimin e pjesës së dytë, duke e bërë të pavlefshëm golin e vetëm të cërrikasve. Pas kësaj fitoreje, vendasit ngjiten në kuotën e 11 pikëve dhe braktisin vendin e fundit, ku tanimë ka zbritur Sopoti, me 10 pikë.

Berisha paralajmëron Ramën : Fundi yt është ose burgu ose fataliteti!

Posted: 30 Mar 2017 06:59 AM PDT

Ish kryeministri Sali Berisha apelon për revolucion demokratik për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama, të cilin e konsideron dhunuese të institucionit të votës së lirë, si edhe shkatërrimtare e vendit përmes trafikut të drogës. Ndërsa i sugjeron Ramës të përfitojë këto ditë të cilat i quan të mëshirës, e paralajmëron për fatin e tij politik. “Merri këto ditë, si ditë mëshire që ti nuk e meriton! Duhet ta kesh të qartë se fundi yt është ose burgu ose fataliteti!” tha zoti Berisha mes përkrahësve të tij entuziastë.
Ish Kryeministri Berisha në akuzat e tij për lidhje qeveritare me trafikun e lëndëve narkotike, tha se në dispozicion të mbajtjes së tyre janë ministria e brendshme dhe ajo e mbrojtjes. Sipas tij mbi 100 mijë tonë kanabis nuk janë asgjësuar. “Ku është droga Edi Rama? Ku janë 10 mijë tonë drogë? Keni parë kund të digjet drogë?” pyeti zoti Berisha, duke u përgjigjur: “E tëra është bërë silazh në bunkerë në tynelet dhe magazinat e ushtrisë, policisë dhe rezervave shtetërore”.
Zoti Berisha apeloi që punonjësit e administratës, policisë si edhe të ushtrisë, të mos bien pre e presioneve politike.
Këto deklarata, ish Kryeministri i bëri në ditën e 41-të të protestës, ku depuetët opozitarë për shkak të bojkotit parlamentar, morën fjalën në çadrën e pagëzuar prej tyre si “Çadra e lirisë”.

AKU: Mishi i Brazilit brenda standarteve

Posted: 30 Mar 2017 06:54 AM PDT

Mishi i importuar nga Brazili është brenda normave të lejuara. Kështu ka konfirmuar sot Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pas analizave që janë zhvilluar në laboratorët e saj. Megjithatë, AKU thekson se pavarësisht se mostrat e marra në analizë, nuk nxorrën problematikë, përsa i përket cilësisë së mishit, sërish do të priten edhe rezultatet e analizave që është duke kryer edhe Instituti i Sigurisë Ushqimore. Sipas Autoritetit të Ushqimit, deri në daljen e rezultatit të analizave të dyta, mishi i importuar nga Brazili, do të qëndrojë i bllokuar.

Parlament, me 88 vota maxhoranca miraton ligjet plotësuese të Reformës në Drejtësi

Posted: 30 Mar 2017 06:38 AM PDT

Ndryshe nga përplasjet e politikës së ditës, në parlament PS dhe LSI i bashkuan votat duke dhënë kuorumin e tyre maksimal. Me 88 vota socialistët e PS dhe dhe ata të LSI votuan të gjitha ligjet plotësuese të Reformës ne Drejtësi dhe disa akte të tjera që ishin pjesë e rendit të ditës. Votat pro për Reformën në Drejtësi i dhanë edhe dy deputetët e Partisë Libra, Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi, të cilët po në seancën e sotme votuan kundër amnistisë për detyrimet tatimore. Kjo ishte seanca e fundit plenare per muajin Mars. Javen e ardhshme kuvendi hyn në pikën më të nxehtë të axhendës së tij, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, Avokatit të Popullit dhe komisioneve të Vettingut.

LSI: Nuk bëhemi pjesë e zgjedhjeve në Kavajë. Rama replikon me Tahirin

Posted: 30 Mar 2017 06:37 AM PDT

Lëvizja socialiste për integrim nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për kryetarin e ri të bashkisë së Kavajes, pozicion ky që ngeli bosh pas heqjes së mandatit nga KQZ të Elvis Roshit. Në një prononcim për mediat, Luan Rama u shpreh se arsyeja për këtë qëndrim është mënyra e njëanshme sesi është vepruar për zgjedhjen e kandidatures atje, duke theksuar se nuk është marrë parasysh mendimi i LSI-së për këtë kandidaturë si dhe duke zbuluar gjithashtu se LSI nuk ishte dakord as me kandidaturën e Roshit në zgjedhjet e shkuara. "Nuk jemi trajtuar si partner në këtë proçes nga njëra anë, dhe nga ana tjetër ne që në zgjedhjet e kaluara kemi qenë kundër kandidaturës që u bë kryetar Bashkie atje për ato probleme që ju të gjithë i dini. Dhe nga këto pikëpamje e konsiderojmë këtë një çështje të PS dhe nuk bëhemi pjesë e këtij proçesi" tha Luan Rama kryetari grupit parlamentar të LSI-së.

Ndërsa deklaratave të Saimir Tahirit se LSI sulmon Partinë Socialiste, duke i shkelur syrin PD-së, Luan Rama iu kundërpërgjigj duke i kujtuar ish-ministrit të brendshëm sipas të cilit gjashtë muaj më parë nuk ishte e nevojshme përfshirja e ushtrisë në luftën kundër kanabisit. "Po t'i referohet Sajmirit, ai edhe para 6 muajsh tha që nuk është e nevojshme përfshirja e ushtrisë në luftën kundër kanabisit, ndërkohë që qeveria dje reflektoi dhe me shumë përgjegjshmëri dhe seriozitet ridimensionoi përgjegjësitë në funksion të kësaj siç është lufta kundër kanabisit" tha Rama. Mungesa e LSI në zgjedhjet lokale të Kavajes shënon në njëfarë mënyrë edhe krisjen e parë zyrtare të partive në përbërje të koalicionit qeverisës.

Itali, shkatërrohet celula xhihadiste me kosovarë

Posted: 30 Mar 2017 06:14 AM PDT

Policia dhe karabinieria italiane arrestuan gjatë natës pjestarë të një celule xhihadiste në qytetin e Venecias. Në pranga përfunduan tre të rritur dhe një minoren, të gjithë shtetas kosovarë, me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Drejtoria për luftën kundër terrorizmit kreu 10 bastisje e kontrollë në qendrën hsitorikë të qytetit . Sipas pjestarëve të kësaj celule planifikonin të kryenin një sulm në një nga simbolet më të njohura të qytetit italian të Venecias, Urës së Rialtos. Dy nga të arrestuait punonin si kameriere në lokale në Venecia. Kryetari i bashkisë së Venecias Luixhi Brunjaro falenderoi policinë për operacione të shkëlqyer ndaj grupit tepër të rrëzikshëm. Gjykatësi që shqiptoi masën e paraburgimit për tre të rriturit tha se ata ishin përfshirë në veprimtari kriminale dhe terroriste, ndërkohë që stërviteshin duke parë video të shtetit islamik e duke lavdëruar sulmet terroriste, si ai i 22 marsit në Londër. Operacioni u zhvillua rreth orës 4 të mëngjesit dhe hetimet për lidhje të mundshme të tyre me organizata të tjera radikale po vazhdojnë, mbështetur edhe në përgjimet telefonike dhe shqyrtimin e materialeve të kapura nëpër banesat e të arrestuarve.

Ankara, Erdogan pret Tillerson

Posted: 30 Mar 2017 06:09 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, priti sot ne Ankara Sekretarin amerikan te Shtetit, Reks Tillerson, i cili po kryen vizitën e tij të parë zyrtare në këtë vend. Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në pallatin presidencial kurse zoti Tillerson është përfaqësuesi më i lartë i adminitratës Tramp që viziton Turqinë.
Më herët, sekretari Tillerson u takua me kryeministrin e Turqisë, Binali Jellderem në selinë e qeverisë. Në takime dy palët biseduan për përpjekjet në operacionet spastruese kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, si dhe theksuan përforcimin e bashkëpunimit në çështje dypalëshe dhe rajonale. Tillerson ndodhet për vizitë në Ankara me ftesë të ministrit të Jashtëm të Turqisë, Çavushoglu. Gjatë qëndrimit në kreqyetitn turk, autoritetet vendase lajmeruan se temë bisede është edhe çështja e ekstradimit të udhëheqësit të organizatës FETO, Fetullah Gylen.

Banorët e Tiranes, të detyruar të përdorin depozitat

Posted: 30 Mar 2017 06:06 AM PDT

Banorët e kryeqytetit pohojnë se përpiqen të kufizojnë sa të munden përdorimin e ujit të depozitave e se zgjedhja e tyre është e kushtëzuar nga pamundësia për të patur ujë 24 orë. "Nuk ndjehemi fare të sigurt nga uji por e përdorim për të gjitha skemi ça të bëjmë. E pastrojmë një herë në vit depoziten. Ne e blejmë ujin dhe e paguajmë gjithashtu" u shprehen disa qytetarë. Ndërkohë që në pallatet ekzistuese depozitat janë individuale, ashtu si edhe kujdesi për higjenën e tyre, në pallatet e reja banorët nuk mund të thonë me siguri se kur janë pastruar për herë të fundit depozitat kolektive. "Nuk pastrohen se ska kush ti pastroje. Duhet përgjegjësi i pallatit patjetër që të përgjigjet për atë punë" thanë qytetarët e pyetur. Pastrimi i depozitave kolektive në pallatet e reja është një ndër përgjegjësitë e administratorëve të pallateve. Por ndonëse ligji për bashkëpronësinë është miratuar që në 2009-en, vetëm pak muaj më parë ka nisur të gjej zbatim në bashkinë e Tiranës.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more