Skip to main content

RTSH: “Hahn këshillon opozitën të hyjë në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë për reformat” plus 9 more

RTSH: “Hahn këshillon opozitën të hyjë në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë për reformat” plus 9 more


Hahn këshillon opozitën të hyjë në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë për reformat

Posted: 31 Mar 2017 12:20 PM PDT

Komisioneri për Zgjerimin Johanes Hahn duket se i ka kërkuar kreut të opozitës së djathtë Lulzim Basha, që partia e tij ta vazhdojë debatin politik në parlament, të marri pjesë në zgjedhje dhe të kontribuojë në reformat thelbësore që janë në rend të ditës në Shqipëri. Pas takimit mes zotit Hahn me kreun e PD-së, zotin Basha në Maltë, Arta Tozaj e RTSH kontaktoi dhe me kabinetin e Komisionerit . "Komisioneri përsëriti se debati politik nuk duhet të bëhet jashtë, por brenda parlamentit" tha zëdhënësja Maja Koçijançiç. "Bashkëpunimi i qeverisë dhe opozitës është vendimtar për ambicien e vendit për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian. Komisioneri përsëriti gjithashtu rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje" shtoi ajo. "Është me rëndësi të madhe që të ruhet vazhdimësia parlamentare në një kohë kur reformat thelbësore janë në rendin e ditës së parlamentit, të tilla si ngritja e organeve të verifikimit për reformën në drejtësi dhe reforma zgjedhore, përfshirë ndjekjen e rekomandimeve të vëzhguesve zgjedhor të OSBE / ODIHR-it, të cilat janë të domosdoshme për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme, më pas, këtë vit," vijon qëndrimi i zyrës së zotit Hahn. "Siç ështe shprehur Komisioneri: Këto reforma janë vendimtare për Shqipërinë për të ecur përpara në rrugën e saj të integrimit në BE", përfundon reagimi i Maja Koçijançiçit.
Lidhur me këtë takim zoti Basha shkruan në Fejsbuk se me Komisionerin e Zgjerimit Johannes Hahn, “diskutova gjerësisht për zhvillimet politike në vend dhe propozimin për krijimin e një qeverie teknike e cila do të sigurojë zgjedhje të lira e të ndershme, duke zbatuar dekriminalizimin, duke luftuar krimin, drogën dhe paratë e pista që janë kërcënim i hapur ndaj votës së lirë”.

Vllaznia mund Tiranën 2-1 në Selman Stërmasi

Posted: 31 Mar 2017 11:56 AM PDT

JAVA 27

 

DATA QYTETI ORA NDESHJA REZ
31.03.2017 Tiranë 19:00 Tirana – Vllaznia 1 – 2
Gocaj 53′ (0-1 penallti), Cisse 79′ (1-1), Gurishta 82′ (1-2)
01.04.2017 Durrës 16:00 Teuta – Laçi
01.04.2017 Vlorë 19:00 Flamurtari – Korabi
02.04.2017 Kukës 16:00 Kukësi – Luftëtari
02.04.2017 Tiranë 19:00 * Partizani – Skënderbeu

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kukësi 26 13 13 0 33 11 22 52
2. Partizani 26 14 10 2 28 10 18 52
3. Skënderbeu 26 14 8 4 27 13 14 50
4. Luftëtari 26 9 9 8 25 30 -5 36
5. Vllaznia 27 8 11 8 22 21 1 35
6. Tirana 27 6 12 9 23 23 0 30
7. Teuta 26 7 7 12 17 23 -6 28
8. Laçi 26 6 7 13 12 24 -12 25
9. Flamurtari 26 7 7 12 26 30 -4 22
10. Korabi 26 2 6 18 9 37 -28 12

Flamurtari -6 pikë

Kategoria e Parë: Programi për javën e 4-rt të fazës së tretë

Posted: 31 Mar 2017 09:20 AM PDT

FAZA E TRETË – JAVA 4

GRUPI A

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
01.04.2017 16:00 Shënkolli – Beslidhja
01.04.2017 16:00 Burreli – Erzeni

Pushim: Kamza

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Kamza 3 2 1 0 4 2 2 31
2. Beslidhja 2 2 0 0 2 0 2 26
3. Erzeni 2 0 0 2 0 2 -2 19
4. Shënkolli 2 0 2 0 2 2 0 14
5. Burreli 3 0 1 2 2 4 -2 14

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
01.04.2017 16:00 Besa – Kastrioti
01.04.2017 16:00 Adriatiku – Tërbuni

Pushim: Iliria

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Besa 3 2 0 1 4 2 2 15
2. Kastrioti 2 1 0 1 1 1 0 14
3. Iliria 3 2 0 1 4 4 0 13
4. Tërbuni 2 1 0 1 1 1 0 8
5. Adriatiku 2 0 0 2 1 3 -2 7

 

GRUPI B

Play-off

DATA ORA NDESHJA REZ
01.04.2017 16:00 Shkumbini – Bylis
01.04.2017 16:00 Tomori – Pogradeci

Pushim: Lushnja

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Lushnja 3 3 0 0 6 2 4 30
2. Bylis 2 2 0 0 5 0 5 25
3. Pogradeci 2 0 0 2 1 5 -4 15
4. Shkumbini 2 1 0 1 3 4 -1 14
5. Tomori 3 0 0 3 1 5 -4 12

Play-out

DATA ORA NDESHJA REZ
03.04.2017 14:00 * Dinamo – Elbasani
03.04.2017 16:00 Turbina – Apolonia

Pushim: Sopoti

*RTSH

NR. SKUADRA NDE. FIT. BAR. HUM. GSH. GPË. + / – PIKË
1. Apolonia 2 1 1 0 5 1 4 15
2. Turbina 3 1 0 2 4 5 -1 14
3. Dinamo 2 1 1 0 1 0 1 13
4. Elbasani 2 1 0 1 3 5 -2 11
5. Sopoti 3 0 2 1 2 4 -2 10

Bruksel, samiti i NATO-s, diskutohen tema kushtuar sigurisë globale

Posted: 31 Mar 2017 07:47 AM PDT

Ministrat e jashtëm të 28 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën sot në Bruksel në një samit kushtuar temave të sigurisë globale, si shteti islamik, gjendja në Afghanistan dhe marrëdhëniet me Rusinë. Prania e sekretarit amerikan të shtetit Reks Tilleron në takim shihet si një shenjë e mbështetjes 100% të NATOs nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por nëse ministrat janë përgatitur të dëgjojnë fjalë të ngrohta nga kolegu amerikan, ekspertët thnë se ata do të zhgënjehen. Kjo sepse Zoti Tillerson ka hapur përsëri temën e kontributit të vendeve anëtare në buxhetin e NATO-s dhe në shpenzimet ushtarake. Amerika akuzon vendet e tjera anëtare se nuk kontribuojnë aq sa duhet dhe se pesha është e shëprndarë në mënyrë jo të drejtë, duke ia lënë Amerikës shumicën e saj. Aktualisht vetëm 5 vende anëtare shpenzojnë 2% të produktit kombëtar bruto për mbrojtjen, një kufi ky i pranuar teorikisht nga të gjithë, por i pazbatuar deri tani. Takimi i ministrave të jashtëm shihet si parapërgatitor për samitin e kryetarëve të shteteve dhe qevrive të vendeve anëatre të NATOs të caktuar për më 25 Maj.

Guvernatori Sejko takohet me përfaqësues të BERZH

Posted: 31 Mar 2017 07:10 AM PDT

Në kuadër të vizitës në Shqipëri, përfaqësues të Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) zhvilluan sot një takim me Guvernatorin, z. Gent Sejko në ambientet e Bankës së Shqipërisë. Në këtë takim merrnin pjesë edhe Zëvendësguvernatorja e Parë e Bankës së Shqipërisë, zj. Elisabeta Gjoni, Zëvendësguvernatorja e Dytë, zj. Natasha Ahmetaj, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Genci Mamani dhe përfaqësues të tjerë të Bankës së Shqipërisë. Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend. Guvernatori theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive zhvillimi dhe balancat kryesore ekonomike do të forcohen gjatë viteve të ardhshme. Për sa i përket sistemit bankar, Guvernatori u shpreh se sot sistemi shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë. Disa nga çështjet më të rëndësishme që u diskutuan ishin nxitja e kreditimit, reduktimi i kredive me probleme si dhe nisma më e fundit në drejtim të deeuroizimit të ekonomisë. Guvernatori Sejko nënvizoi se trajtimi i këtyre çështjeve ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e cila ka marrë masa në vazhdimësi, duke përfshirë një sërë përmirësimesh ligjore dhe rregullatore. Këto masa kanë dhënë efektet e tyre graduale dhe të qëndrueshme, të cilat pritet të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt. Zhvillimi i tregjeve të kapitalit me qëllim zgjerimin e mëtejshëm të sistemit financiar, përputhshmëria me direktivat ndërkombëtare në aspekte të tilla si ai i pastrimit të parave, si dhe fokusimi te edukimi financiar më i gjerë i publikut dhe aktorëve të tjerë, ishin disa çështje të tjera të cilat u pritën me mjaft interes. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve të BERZH-it vlerësuan Bankën e Shqipërisë për politikat dhe rolin e saj, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe kanë stimuluar rritjen ekonomike të vendit. Më tej, përfaqësuesit e Bordit të Drejtorëve u shprehën se BERZH-i do të vazhdojë të japë kontributin e tij në Shqipëri lidhur me projekte të rëndësisë së veçantë, në fusha të tilla si: stabiliteti financiar, agrobiznesi, energjia, etj. Gjithashtu, u diskutua lidhur me disa nga prioritetet e BERZH-it në Shqipëri përfshirë rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit privat, mbështetjen në një frymë të fortë sipërmarrëse në ekonomi, forcimin e lidhjeve rajonale infrastrukturore, promovimin e energjisë së qëndrueshme dhe investime të shëndosha për mjedisin. Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit nënvizuan se trajtimi i sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, si ruajtja e stabilitetit politik dhe vazhdimi e thellimi i mëtejshëm i reformave strukturore, mbeten të një rëndësie të veçantë për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja në Shqipëri. Në përfundim, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera të vendit tonë me BERZH-in. Ai e falënderoi BERZH-in për kontributin e rëndësishëm që ka dhënë për Shqipërinë dhe theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit me të mbetet mjaft i rëndësishëm, jo vetëm për mbështetjen konkrete me investime financiare, por edhe për sigurinë dhe seriozitetin e projekteve që financon.

Krujë: ADISA hap qendrën me një ndalesë One Stop Shop në Krujë

Posted: 31 Mar 2017 07:04 AM PDT

Një tjetër One stop shop, si qendër e unifikuar shërbimesh të standartizuara publike, është inauguruar në Krujë. 240 shërbime nga 6 institucione janë tashmë në dispozicion të qytetarëve. Organizimi i shërbimeve me qendër vëmendjeje qytetarin, shmangia e korrupsionit e transparenca, efikasiteti dhe performanca janë risitë e kësaj qasjeje. Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, në fjalën e saj shtoi: “Të gjithë komponentët e sipërpërmenduar janë tejet të rëndësishëm, por do të ndalesha tek lehtësimi i dhënies së këtyre shërbimeve për gratë dhe minoritete, e rëndësishme vlerësohet ndërtimi e konsolidimi i besimit mes qytetarëve e qeverisë” .

Ministrja Harito, vlerësoi se performanca e sistemit ndikon drejtëpërdrejtë në cilësinë e jetës së qytetarit: Ajo tha se “përmirësimi i shërbimeve publike është një sfidë në të gjithë botën dhe nuk matet me GDP por është tregues i cilësisë së jetës së qytetarëve dhe i nivelit të zhvillimit të vendit”. Admirim për mënyrën e organizimit e funksionimit të zyrave të ADISA-ses, ministri Shalsi, i pranishëm, gjykon që organizimi i administratës së pushtetit vendor, duhet të ndjekë të njëjtin model, ku gjithçka funksionon zinxhir e në mënyrë të ndërvarur: Shalsi tha se “reforma territoriale ishte një hap i jashtëzakonshëm përpara dhe sfida jonë është që këto shërbime One Stop të shërbejnë edhe si modele për tu ndjekur pranë bashkive të shqipërisë. Çdo hallkë të funksionoje, të jetë e lidhur dhe të jetë e koordinuar me gjithë të tjerët”. Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, si dhe Koordinatori i Përhershëm i OKB-së dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i PNUD, Brian J. ëilliams, , si përfaqësues të institucioneve partnere në zbatimin e këtij projekti, e cilësuan gjithashtu zbatimin e shtetit ligjor e besueshmërinë e qytetarëve ndaj tij si elemente kyç të integrimit të vendit. Gjatë Majit pritet të hapen edhe qendrat e Fierit e Gjirokastrës, për t`u shtrirë më pas në të gjithë Shqipërinë.

Plani anti-kanabis, zbardhet strategjia e qeverisë për ta luftuar

Posted: 31 Mar 2017 06:39 AM PDT

Lufta kundër kanabisit nuk parashikon vetëm masa shtrënguese ligjore për kultivuesit. Strategjia antikanabis e bërë publike pak ditë më parë ofron dhe anën tjetër të medaljes, masa sociale dhe ekonomike për të zbutur fenomenin. Sipas dokumentit, kategoria e punëtorëve të krahut, që rekrutohen nga radhët e qytetarëve të zonave periferike apo rurale, kryesisht të papunë dhe me kushte ekonomike e sociale të vështira përbën dhe numrin më të madh të individëve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndaj synohet parandalimi i përfshirjes së tyre përmes trajtimesh të veçanta për këta banorë. Strategjia parashikon 15 masa lehtësuese për këtë kategori. Nxitja e vetëpunësimit përmes lehtësimit të skemave të financimit dhe krijimit të alternativave të ligjshme të punësimit në zonat e evidentuara si me risk është një ndër masat kryesore. Ndërsa ata banorë që nuk mund të angazhohen në programin e vetpunësimit do të përfshihen në programet e ndihmës ekonomike. Po ashtu, do të krijohen lehtësira fiskale për banorët e këtyre zonave, duke falur detyrime të prapambetura nga taksat mbi tokën si dhe duke i lehtësuar nga barra e disa taksave të tjera që në strategji vlerësohen si të papërshtatshme. Një tjetër masë e rëndësishme në aspektin social të kësaj strategjie është dhe angazhimi i qeverisë për të shtrirë programet e strehimit edhe në zonat rurale, duke marrë përsipër ndërtimin e shtëpive për ato familje që rezultojnë në pamundësi për ta zgjidhur vetë çështjen e strehimit. Nga ana tjetër, ka një sërë masash që synojnë të nxisin shkollimin e fëmijëve në zonat e gjetura si me risk të lartë të kultivimit të kanabisit. Paketa e masave parashikon edhe programe të posaçme për të nxitur kultivimin e bimeve mjekësore, apo kulturave të tjera të ligjshme bujqësore, prej të cilave sigurohen po aq përfitime sa edhe nga kultivimi i kanabisit.

Një fondacion që kremton lidhjet Bosnje-Shqipëri

Posted: 31 Mar 2017 06:28 AM PDT

Në Shqipëri ndodhen rreth 10 mijë boshnjakë të ardhur në kohëra të ndryshme trazimi e 12 mijë shqiptarë ndodhen në Bosnje. Lidhjet e hershme të dy popujve tanë janë kurorëzuar sot në Tiranë edhe me çeljen e degës shqiptare të fondacionit bamirës Merhamet. Një prej fondacioneve bamirëse më të vjetra në Europen juglindore me një jetë prej 105 vitesh fondacioni Mëshira është një organizatë që shkon përtej kufijve racorë, fetare dhe kulturore duke dhënë asistencë edhe në zona lufte siç ka qënë kohë më parë ndihma në Gaza. Pikërisht për çeljen e këtij fondacioni në Tiranë ishin të pranishëm ambasadorë, diplomatë dhe shkrimtarë të njohur boshnjakë. Mes anëtarëve të këtij fondacioni ka vullnetarë të njohur siç është edhe ish këshilltari i parë i presidentit boshnja Ilija Izetbegoviq apo edhe ambasadori Muharrem Fejzullahu.

"Unë personalisht edhe i gjithë populli boshnjak janë mirënjohës dhe nuk e harrojnë at përkrahje të popullit shqiptar. Shumë refugjat boshnjak kanë kaluar nëpër shqipëri, është pak të thuhet është marredhënie miqësore pavarësisht se sot dy shtetet nuk kanë ambasada në Tiranë edhe në Sarajevë por ajo nuk ka penguar që sot qytetarët e njërit apo tjetrit shtet të mund të kalojnë kufirin vetëm me karta identiteti" tha ambasadori Muharrem Fejzullahu. Fondacioni Merhamet që ditëlindjen e ka në epokën e Europës së trazuar pak para luftës së parë botërore përveçse në Sarajevë ku ushqen çdo ditë të paktën 10 mijë boshnjakë ndikimin e vet bamirës e ka shtrirë në të gjitha vendet e Europes juglindore.

Ermonela Jaho nga ROH në 1500 kinema me Butterfly

Posted: 31 Mar 2017 06:08 AM PDT

"E gjithë darka është në fakt, e jashtëzakonshme. Ermonela Jaho, një nga interpretueset e mëdha të verizmit, sjell një vërtetësi të pakompromentueshme në rolin kryesor, dhe kombinimi midis brishtësisë dhe emocionit gurgullues të copëton më dysh."

Kjo është veç një nga kritikat e shkëlqyera që sopranoja shqiptare Ermonela Jaho ka nxitur në Londër me rolin e Cio-Cio San në operan Madame Butterfly. The Guardian por edhe gazeta të tjera prestigjioze evidentojnë intepretimin lirik dhe aktorial të sopranos shqiptare e cila që prej premieres së 20 marsit në Royal Opera House po korr një sukses të jashtëzakonshëm me ovacione dhe vlerësim të lartë të publikut. Konsideruar një nga veprat më të shkëlqyera të Puccinit Madame Butterfly drejtuar nga Antonio Papano na sjell tragjizmin e Lindjes së largët dhe pasionin e mesdheut në personin e Jahos. E pajisur me një ndjeshmëri të lartë mbi rolet që merr përsipër të realizoje Ermonela Jaho edhe një herë tjetër akoma ka magjepsur publikun londinez pasi e kishte lënë në lot në vitin 2011 kur luajti Suor Angelica. Ndërkohë që performanca e mbrëmjes së të entjes është transmetuar direkt nga Royal Opera House në Londër në mbi 1,500 kinema. Edhe një poll reagues që faqja zyrtare e Royal Opera House ka çelur reagimi i publikut ka qënë entuziast për operan Madame Butterfly në tërësi dhe për interpretimin e thellë të sopranos Ermonela Jaho e cila konkuron me lulet e qershisë në lulëzim për delikatesën e shpirtit të saj në petkat e Cio Cio San dhe të mallëngjen deri në konsum të krejt shamive të lotëve.

Rama, vizitë zyrtare në Zvicër

Posted: 31 Mar 2017 05:53 AM PDT

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Zvicër, ku ka biseduar me autoritetet më të larta për vijimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Në terma konkrete janë nënshkruar disa marrëveshje, përmes të cilave Zvicra mbështet konsolidimin e qeverisjes vendore dhe strategjitë për nxitjen e punësimit në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama u prit me një ceremonial nderi në vilën qeveritare Manor-Lohn në Bern nga Presidentja e Konfederates Doris Leuthard. Marrëdhënia mes dy vendeve gjatë 25 viteve ishte në qendër të bisedës që kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi me presidenten e Zvicrës. Palët diskutuan për vijimin e bashkëpunimin, duke përqëndruar në çështje konkrete si konsolidimi i qeverisjes vendore dhe strategjitë për nxitjen e punësimit në Shqipëri. Në sallën Churchill ministrja e zhvillimit urban Eglantina Gjermeni nënshkroi marrëveshjen e fazës së tretë të programit të zhvillimit rajonal për shqipërinë dhe ministrja e arsimit Olta Xhaçka nënshkroi marrëveshjen për fazën e parë të projektit të aftësimit për punë. Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Edi Rama pritet të zhvilloje një takim edhe me kreun e kuvendit të zvicrës, z.Jurg Stahl.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more