Skip to main content

RTSH: “Berisha : Rama! Nuk të falim as votën as jetën!” plus 9 more

RTSH: “Berisha : Rama! Nuk të falim as votën as jetën!” plus 9 more


Berisha : Rama! Nuk të falim as votën as jetën!

Posted: 22 Mar 2017 01:47 PM PDT

Ish-kryeministri dhe udhëheqësi historik i PD Sali Berisha, është përpjekur të mërkurën të mbajë lartë frymën e protestës së opozitës kundër kryeministrit socialist Edi Rama, ndërsa ajo po kalon javën e pestë të saj në një çadër para selisë së qeverisë. Duke evokuar edhe fitoren  historike të opozitës antikomuniste në zgjedhjet e 22 marsit 1992,  kur ajo mundi thellë Partinë e Punës, ish komuniste, zoti Berisha i ka bërë thirrje zotit Rama të largohet, pasi siç u shpreh ai “nuk do t'i falin as votën as jetën”. “Rama mësojë mirë, po të falëm votën të kemi falur jetën! Nuk të falim as votën as jetën! Ne jemi njerës paqësore, besojmë të liria, por jemi pastaj të gatshëm të mbrojmë me çdo çmim atë që është thelbi i lirisë. Në e pranuam një herë diktaturën, për herë të dytë jo! Ndaj jep dorëheqje! Hapi rrugë qeverisë teknike!” tha zoti Berisha. ” 22 marsi është pra dita e kushtrimit, dita e frymëzimit, e apelit për të gjithë shqiptarët. Të gatshëm për çdo gjë, për çdo sakrificë që të votojmë të lirë, të votojmë me dinjitet, të votojnë për të sotmen dhe të ardhmen” shtoi ai.
Opozita e djathtë shqiptare po këmbëngul në dorëheqjen e qeverisë Rama, të cilën e akuzon se ka kriminalizuar jetën e vendit dhe votën e lirë. Ajo po kërkon krijimin në vend të një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme më 18 qershor.
Por zoti Rama ka deklaruar se nuk ka ndërmend të japi dorëheqje, madje se është i gatshëm të shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën. Megjithatë kryeministri dhe lideri socialist i ka bërë opozitës jo pak ftesa për dialog.

Londër, 4 të vdekur dhe 20 të plagosur në një sulm të dyshuar si terrorist

Posted: 22 Mar 2017 12:35 PM PDT

Katër persona, përfshirë një oficer të armatosur të policisë dhe një njeri që besohet të jetë sulmuesi, kanë vdekur në një incident terrorist pranë Dhomave të Parlamentit të Britanisë së Madhe, njoftoi “Scotland Yard”.
Një nga viktimat ishte në mesin e disa kalimtarëve kur u godit nga një makinë në Westminster Bridge, para se ajo të rrëzohej.
Një oficer mbrojtjen e Parlamentit u godit me thikë nga një sulmues, i cili më pas u qëllua nga policia. Të paktën 20 vetë u plagosën, duke përfshirë edhe tre oficerë të tjerë.
Zëvendës komisionerit dhe kreu kundër terrorizmit në Policinë Metropolitane, Mark Rowley, tha se ka nisur një hetim për terrorizëm. Ai tha se sulmi filloi pak para 15:00 GMT, kur makina u drejtuar mbi Westminster Bridge, goditi dhe plagosi një numër qytetarësh dhe tre policë. Sipas Rowley pasi makina u rrëzua, një njeri i armatosur me thikë doli prej saj dhe vazhdoi sulmin duke u përpjekur të hyjë në parlament.
Dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar britma paralajmërim dhe më pas tre ose katër të shtëna, përpara se sulmuesi të rrëzohej në dysheme.
Gjatë incidentit kryeministrja Theresa May ndodhej në Parlament, por ajo është transportuar me një "Jaguar" në mënyrë të sigurtë. Një zëdhënës i Downing Street tha: “Mendimet e kryeministrit dhe qeverisë janë me ata që u vranë dhe u plagosën në këtë incident të tmerrshme, dhe me familjet e tyre”. Kryetari i Federatës Policia Metropolitane Ken Marsh ka thënë: “Ne ofrojmë ngushëllimet tona më të thella familjes së zyrtarit që ka vdekur. Ky incident tregon rreziqet kolegët tanë ballafaqohen çdo ditë”.
Godina e parlamentit, rrugët dhe stacioni i metrosë në Westminister janë vënë nën masa të rrepta të sigurisë nga policia.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë dënoi me forcë sulmin e ndodhur në Londër. Ajo i shpreh solidaritetin dhe mbështetjen autoriteteve dhe popullit britanik në luftën kundër çdo forme terrorizmi. Sipas saj nga verifikimi paraprak i policisë londineze nuk ka shtetas shqiptarë midis viktimave apo të plagosurve.

Festa e Sulltani Novruzit, Nishani uron nga teqeja e Baba Aliut në Përmet

Posted: 22 Mar 2017 07:53 AM PDT

Presidenti Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani morën pjesë në kremtimet e festës tradicionale të Sulltan Novruzit, duke uruar përzemërisht këtë ditë të shenjtë të besimtarëve bektashinj. Me këtë rast Presidenti i Republikës dekoroi me Titullin "Naim Frashëri" klerikun dhe udhëheqësin e shquar shpirtëror të bektashinjve, Baba Hekuran Nikollari me motivacionin: "Për kontributin e rëndësishëm në ringritjen, ruajtjen dhe përhapjen e besimit bektashian. Me vullnetin e Zotit si dhe talentin e përkushtimin e tij u ka ofruar besimtarëve bektashianë paqen fetare, dorën e ngrohtë, karakterin atdhetar, dashurinë hyjnore si edhe shpresë e besim tek mendimi filozofik që përfaqëson".
Në fjalën e përshëndetëse, zoti Nishani tha se,”shpreh mirënjohjen e nderimin për punën e përkushtimin e klerikëve bektashinj, të cilët me aq pasion, me dashuri, me përunjësi dhe me besim, përpiqen çdo ditë për të lehtësuar vështirësitë, problemet e njerëzve tanë dhe për t'i orientuar ata drejt rrugës më të mirë, drejt rrugës së parimeve për të cilat në çdo kemi e do të kemi gjithnjë nevojë". “Sot ne festojmë ditën më të rëndësishme të besimit bektashian, ditën e ringjalljes dhe shpresës dhe të gjithë ne lutemi për një të ardhme më të mirë për veten tonë, për familjet tona, për fëmijët tanë, por ne lutemi për një të ardhme më të mirë edhe për të gjithë shqiptarët” tha zoti Nishani.

Uashington, Bushati takohet me Stoltenberg: Të përmirësojmë mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve destabilizues në Ballkanin Perëndimor

Posted: 22 Mar 2017 07:41 AM PDT

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati është takuar në Uashington me  Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Sikurse njofton vetë zoti Bushati nëpërmjet rrjetit social Fejsbuk, gjatë takimit që është zhvilluar në ambientet e Ambasadës shqiptare në Uashington, sekretari Stoltenberg i ka kushtuar vëmëndje të posaçme zhvillimeve të fundit në rajon, përfshirë marrëdhënieve Kosovë-Serbi, situatës aktuale në Maqedoni dhe përfundimit të procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO. Sipas njoftimit “Është tepër e rendesishme që të bashkërendojmë përpjekjet për konsolidimin e stabilitetit demokratik dhe për të përmirësuar mjedisin e sigurisë në rajon, në përgjigje të faktorëve destabilizues në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst, lipset që Aleanca të thellojë bashkëpunimin me vendet e rajonit, dhe veçanërisht të vijojë institucionalizimin e marrëdhënieve të NATO-s me Kosovën, si një menyrë për të adresuar kërkesat e saj legjitime për më shumë siguri” shkruan rreth takimit zoti Bushati.

Senati amerikan, riaktivizohet grupi mbështetës për çështjet shqiptare

Posted: 22 Mar 2017 07:33 AM PDT

Ministri i jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, bëri të njohur riaktivizimin e grupit mbështetës për çështjet shqiptare në senatin amerikan. Zoti Bushati i cili gjendet për vizitë në SHBA e bëri të ditur këtë lajm pas takimeve me senatorët Peters nga Miçigani dhe Ernst nga Ajoua. Senatorët republikanë dhe demokratë,janë pjesë e këtij grupi që synon mbështetjen, promovimin dhe favorizimin e dialogut në Senatin Amerikan mbi Shqipërinë dhe çështjet thelbësore, jo vetëm të komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit.
"Shqipëria është një aleate kyçe e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe një anëtare e vlerësuar e komunitetit ndërkombëtar, e cila është e angazhuar në konsolidimin e demokracisë dhe zbatimin e reformave kyçe", është shprehur senatori Peters gjatë takimit me ministrin Bushati.

“The economist”: Bota rrezikon të përballet së shpejti me shterimin e ujit

Posted: 22 Mar 2017 07:24 AM PDT

Prestigjozja “The economist” në Ditën Ndërkombëtare të Ujit ngre alarmin se bota rrezikon të përballet së shpejti me shterimin e tij. Në një shkrim të posaçëm, studiuesit e “The economist” vlerësojnë se krizat më të mëdha të ujit do të vijnë prej keq menaxhimit të tij. Shqipëria edhe pse e pasur me burime të shumta ujore (det, lumenj, liqene dhe burime të shumta nëntokësore) ndodhet në zonën e lartë të rrezikut duke u renditur në vendin e 62-të nga 167 vende të analizuar.
Uji mbulon rreth dy të treta e sipërfaqes së botës. Nuk shteron kur konsumohet, por vazhdon dhe riciklohet. Por pse parashikojne studiuesit nga MIT se deri në mesin e këtij shekulli, më shumë se gjysma e njerëzimit do të jetojnë në zona të thara, nga të cilat njerëzit po nxjerrin sasi të paqëndrueshme nga burimet në dispozicion me ujë të pijshëm? Një prej arsyeve është se popullsia globale po shtohet dhe po pasurohet, duke përdorur më tepër ujë. Një tjetër është ndryshimi i kushteve klimatike, e cila përshpejton ciklin hidrolitik, duke bërë që dhe vendet e pasura me burime ujore dhe ato pa burime, t'ju shterojnë rezervat ujore. Instituri i Burimeve Ujore renditi 167 vende dhe gjeti se 33 prej tyre do të përballen me thatësira në 2040-ën. Por, pjesa më e madhe e problemeve burojnë prej keqmenaxhimit të ujit. Pjesa më kritike e përshtatjes me një klimë më të ngrohtë është shpërndarja e burimeve ujore me efikasitet.

“La gazzetta dello sport”, “Itali – Shqipëri, fqinjë, miq, rivalë”

Posted: 22 Mar 2017 07:11 AM PDT

Prestigjozja italiane, “La gazzetta dello sport”  i ka kushtuar një artikull kryesor ndeshjes Itali-Shqipëri, duke vënë në dukje jo vetëm futbollin, por edhe marrëdhëniet midis dy popujve. Itali-Shqipëri, e programuar për t’u luajtur të premten më 24 mars në Palermo, nuk do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. Jo vetëm se luhet për të siguruar vendin e parë në grupin G, por edhe sepse në drejtim të skuadrës shqiptare ndodhet një trajner italian si Xhani de Biazi. Në kryeartikull, gazetari Luca Bianchin tregon historinë e një marrëdhënie speciale që ekziston midis Shqipërisë dhe Italisë. Në këtë histori, 1991 është viti kyç. Kur nga muaji mars e deri në gusht, mijëra shqiptarë mbërritën në brigjet e Puglias e Barit me anije. Në kërkim të një jete më të mirë, të gjithë u ngujuan në Stadiumin “Fitorja”, për ditë me radhë. Në Shqipëri sapo kishte rënë sistemi komunist dhe bota po ndryshonte. Pastaj në futboll, në vitin 2000, Erjon Bogdani nënshkruan me Rexhinën. Për t’u ndjekur nga të tjerë si: Tare, Cana, Hetemaj, Berisha, Hysaj, Manaj, Ajeti, Strakosha. Ndërsa tani në 2017 është kanë ndryshuar shumë gjëra. Bëhet fjalë për një provë integriteti. Itali-Shqipëri, miqësorja e luajtur në Xhenova, çertifikoi se kohët kanë ndryshuar. Kur 25 mijë tifozë shqiptarë kënduan himnin italian dhe Tare tha se për të kjo ishte gjëja më e bukur që kishte parë. Të gjithë presin që një shfaqje e bukur futbolli dhe miqësie të tregohet edhe në Palermo.

Dita Botërore e Ujit, shqiptarët jo shumë të ndërgjegjshëm

Posted: 22 Mar 2017 06:59 AM PDT

Dita Botërore e Ujit e gjen Shqipërinë me një ndërgjegjësim jo të mjaftueshëm në lidhje me trajtimin e ujit si pasuri kombëtare. Një pjesë e konsiderueshme e popullatës ende nuk e trajton ujin si diçka me vlerë duke e shpërdoruar atë, ndërsa në shumë rajone të vendit uji nuk ofrohet në sasinë dhe cilësinë e duhur. Shumë familje shqitare, prej vitesh përjetojnë furnizimin me ujë me orare dhe sasi të kufizuar. Nndonëse konsiderohet si vendi i dytë në Europë për pasuritë ujore për frymë, koha e furnizimit me ujë në Shqipëri është 12 orë, ndërsa përsa i përket cilësisë jo gjithmonë ai ofrohet higjenikisht i pastër. Shkaku kryesor është rrjeti i amortizuar dhe ndërhyrjet e paligjishme. Në disa zona, kryesisht ato nformale, banorët kanë hapur puse dhe furnizohen me ujë të pakontrolluar.
Në mesin e vitit 2015 kryeministri i vendit Edi Rama paralajmëroi nisjen e një reforme të thellë në sektorin e furnizimit me ujë që sipas tij, do të ishte reformë strukturore dhe do të bazohej në avantazhin e madh që krijoi reforma administrative territoriale në 61 njësive të reja vendore.  Megjithë rezultatet e kësaj reforme, o[pinioni vlerëson se to nuk janë mbresëlënëse si reforma e ndërmarrë në energjitikë.

Shqipëria – një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë në rajon

Posted: 22 Mar 2017 06:29 AM PDT

Një tjetër valë shtrenjtimi karburantesh ka përfshirë tregun shqiptar. Për të tretën herë në pak muaj nafta në tregun me pakicë është rritur me 3-4 lekë për litër. Aktualisht, në pikat e trëgtimit me pakicë të karburanteve një litër naftë tregtohet me mesatarishjt 170 lekë për litër, ndërsa benzina pak më shumë. Edhe pse çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare është ulur gjatë dy javëve të fundit, Shqipëria mbetet një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë në rajon. Në Maqedoninë fqinje çmimi i naftës është ulur gjatë kësaj jave në 52 denare apo 0.91 dollare për litër si rezultat i zhvillimeve në tregjet boterore edhe pse vendi është i përfshirë në krizë politike.  Ndërkaq edhe sipas “Global Petrol Price”, një nga sitet që monitoron çmimet me pakicë të karburanteve në botë, Shqipëria renditet si një nga vendet me karburantin më të shtrenjtë edhe krahasuar me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë- Hercegovinën dhe Bullgarinë. Sipas agjencisë ndërkombëtare, një litër naftë në Shqipëri tregëtohet me të njëjtin çmim si Danimarka, një nga 10 shtetet me nivelin më të lartë të jetesës në botë.  Operatorët në tregun e brendshëm thonë se shkak për çmimin e lartë të karburantit është barra e lartë e taksave e cila llogaritet deri në 70 përqind të kostos.

Goditet një rrjet prostitucioni

Posted: 22 Mar 2017 06:13 AM PDT

Policia shqiptare njoftoi se ka goditur një rrjet prositucioni. Në ambjentet e një hoteli në Tiranë janë arrestuar 6 persona të cilët ofronin shërbime seksuale në grup me prostituta eskort, kundrejt pagesave nga 50 deri në 250 euro. Policia ka publikuar dhe pamjet e operacionit të koduar "Free Time". Gjatë operacionit janë sekuestruar dhe disa doza kokainë, aparate telefonike dhe para. Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre shtetas mes tyre dhe një vajzë e cila rekrutonte studente dhe vajza të papuna në vështirësi ekonomike për të ushtruar prostitucion.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more