Skip to main content

RTSH: “Basha protestuesve: Uashingtoni na mbështet !” plus 9 more

RTSH: “Basha protestuesve: Uashingtoni na mbështet !” plus 9 more


Basha protestuesve: Uashingtoni na mbështet !

Posted: 25 Mar 2017 02:04 PM PDT

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se ka marrë mbështetje të jashtëzakonshme në Uashington lidhur me protestën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. I sapo kthyer nga vizita në SHBA zoti Basha është gjetur mes përkrahësve të tij në çadrën para selisë së qeverisë, e cila të shtunën mbylli javën e pestë. “Në takimet me përfaqësuesit më të lartë të Partisë Republikane, të Kongresit Amerikan dhe të bashkëpunëtorëve të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë, mora mesazhin e përgëzimit për qëndresën tonë të jashtëzakonshme për kauzën e madhe që i ndan kombet në të civilizuara dhe të pacivilizuara, në të lira dhe në të robuara, në të forta dhe në të dobëta, në liridashëse dhe të nëpërkëmbur, kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, kauzën e demokracisë, kauzën e lirisë” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.
Sipas tij “Mesazhi i dytë, i cili buron nga vetëdija historike e brezit të sotëm të politikanëve në Kongres dhe në Shtëpinë e Bardhë, është ai i mirënjohjes për qytetarët e qëndresës sonë, jo thjesht si njerëz që janë ngritur për të drejtën për zgjedhje të lira e të ndershme, por si një armatë që lufton për liri, këtu ku liria është e kërcënuar nga krimi i organizuar, nga droga, nga paratë e pista që mund të financojnë terrorizmin, si dhe nga nomeklatura e ish-komunistëve anti-amerikanë dhe stalinistë të Tiranës”.
Ndërsa “Mesazhi i tretë është mesazhi i mbështetjes totale të miqve tanë, mbështetjes politike, mbështetjes parimore dhe morale jo vetëm për zgjedhje të lira e të ndershme, me një qeveri teknike, por edhe drejtpërdrejt për Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare nga ekipi fitues i Presidentit Trump” shkruan zoti Basha në Fejsbuk.

Rama: Opozita po shfrytëzon kompromisin që i ofruam për të penguar reformën në drejtësi

Posted: 25 Mar 2017 07:13 AM PDT

Vettingu do të kryhet, pavarësisht se opozita po shfrytëzon kompromisin e ofruar gjatë hartimit të reformës, për ta bllokuar atë. Gjatë një bisede me disa pensionistë në një kafene të Tiranës, kryeministri Edi Rama u shpreh se megjithëse shumica i mundësoi kompromis opozitës në lidhje me këtë çështje, ata po bllokojnë reformën. “Kërkuan 50% me 50% të komisioneve. Komisioni i parë është 12 veta dhe komisioni i dytë 6 veta. Nëse ata nuk vijnë, anëtarët e komisioneve nuk zgjidhen. Kjo ka qenë pika që ne i'a dhamë për kompromis dhe që po e përdorin për të bllokuar” tha zoti Rama. “E këtu janë zbuluar edhe me partnerët. Sepse partnerët, qoftë amerikanë, qoftë gjermanët kanë negociuar këtë kompromis dhe me kompromisin që kanë marrë, – që s'e ka pasur kurrë 20 e ca vjet opozita me qeverinë, – ata abuzojnë e thonë nuk vijmë” shtoi ai.
Sipas kryeministrit, rezistenca ndaj Vetting-ut është e madhe, pasi është pjesa më delikate e Reformës në Drejtësi, që do të pastrojë sistemin e drejtësisë nga abuzuesit dhe të korruptuarit brenda sistemit. “Ata Reformën në Drejtësi e kanë pasur alergji që më parë. Janë përpjekur ta shtyjnë dhe e vërteta është që pa mbështetjen shumë të fortë të amerikanëve dhe të europianëve, reformë nuk bëhej. Problemi është tek pjesa më delikate, që është Vetting-u. Vetting-u do i ndajë ata që nuk vërtetojnë dot pasurinë e tyre, që thonë kam 18 apartamente që mi ka dhënë kunata, vjehrra. Të gjitha do verifikohen dhe nëse deklarata rezulton e rreme, ata shkojnë në burg për mashtrim" tha zoti Rama.
I pyetur nga një prej bashkebiseduesve në lidhje me zgjedhjen e presidentit te ri, Kryeministri u shpreh se ndonëse mazhoranca i ka votat për ta zgjedhur që në raundin e parë, do tentohet që presidenti apo presidentja të jetë një figurë që të ketë një mirëkuptim dhe mbështetje.

Turkish Airlines: Laptopët dhe tabletet vetëm në valixhe!

Posted: 25 Mar 2017 06:51 AM PDT

Turkish Airlines nisi zbatimin e masës së ndalimit të laptop-ëve, tabletëve e çdo mjeti tjetër të madh elektronik nëpër avione, duke lejuar vetëm telefonat celularë, siç është kërkuar nga qeveria amerikane dhe ajo britanike. Pasagjerëve në aeroportin "Ataturk" u është lejuar t'i përdorin kompjuterat e tyre portabël deri në momentin përpara ngjitjes në bord, e më pas u është kërkuar t'i vendosin në valixhe. Nisma amerikano-britanike prek disa vende nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, por ajo godet në mënyrë të veçantë Stambollin e pozicionuar prej vitesh tashmë si nyje e rëndësishme ndërkombëtare e transportit ajror. Urdhri ishte pasojë e informacioneve të shërbimeve të inteligjences dhe paralajmërimeve të tyre mbi një sulm të mundshëm të Shtetit Islamik. Lëvizja e fundit konsiderohet mjaft e logjikshme nga nismëtarët e saj, megjithatë ka ngjallur dyshime përsa i takon sigurisë. Mjaft zëra janë ngritur e përmendin rrezikun që mund të barte në vetvete grumbullimi në një vend i dhjetëra mjeteve teknologjike, shumë prej të cilave përdorin bateri me jone litiumi, që në disa raste kanë marrë flakë.

Vajgël për Maqedoninë: Në rast se nuk ka përmirësim të gjendjes, do të përdoren edhe sanksione

Posted: 25 Mar 2017 06:38 AM PDT

Rritja e presioneve nga bashkësia ndërkombëtare mund të ndihmojë në kapërcimin e krizës qeveritare në Maqedoni, e cila tani ka marrë edhe dimensionin e krizës etnike dhe ndëretnike, vlerësojnë njohësit e çështjeve ndërkombëtare. Komentet vijnë pas mesazheve të fundit në Shkup të komisionerit Johanes Hahn, i cili kërkoi respektimin e shumicës së re parlamentare dhe lejimin e formimit të qeverisë. Sipas analistëve Maqedonia ka shansin e fundit për të evituar pasojat nga kriza e gjatë politike dhe masat ndëshkuese do të nisin që nga zyrtarët nëse vazhdojnë të shpërfillin thirrjet për kapërcimin e krizës institucionale. Europarlamentari Ivo Vajgl, në një deklaratë për mediat maqedonase tha se VMRO-ja duhet të respektojë rrethanat e reja dhe të mos e pengojë kalimin e pushtetit te shumica e re. Ai tha se në rast se nuk ka përmirësim të gjendjes, do të përdoren edhe sanksione, ku bën pjesë edhe ndihma financiare. Por aplikimi i sanksioneve, sipas njohësve të çështjeve ndërkombëtare mund ta përkeqësojë gjendjen në Maqedoni, pasi pasojat do të bien edhe mbi qytetarin e thjeshte. Partitë e shumicës së re parlamentare, LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët që kanë 62 deputetë, të premten kanë njoftuar se kandidati tyre për kryetar të Kuvendit është Talat Xhaferi nga BDI, por kandidatura e tij duhet të kalojë në Komisionin për zgjedhje dhe emërime që drejtohet nga VMRO.  Ajo ka bërë të ditur se do ta kundërshtoje çdo nismë që nuk e respekton fituesen e zgjedhjeve apo VMRO-në, ndërsa këtë e kanë paralajmëruar edhe protestuesit, por me arsyetimin se do të kundërshtojnë zgjedhjen e çdo kryeparlamentari, i cili, sipas tyre nuk dënon deklaratën e partive politike shqiptare, me të cilën, sipas tyre, federalizohet Maqedonia dhe rrënohet karakteri i saj unitar.

Kumbaro: Gjirokastra, shumë shpejt një imazh i veçantë për turistët!

Posted: 25 Mar 2017 06:30 AM PDT

Gjirokastra do të nxjerri shumë shpejt në dritë vlerat autoktone të këtij qyteti muze. Projekti më i fundit ai i rehabilitimit të fasadave të banesave, synon ti ktheje lagjet, banesat e vjetra, në stilin dhe arkitekturën origjinale. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka inspektuar nga afëri e ecurinë e punimeve. Fillimisht ajo është ndalur në zbatimin e punimeve për rikonstruksionin e fasadave të godinave në pjesën e poshtme të qytetit. Ky projekt është një bashkëpunim i qeverisë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, i financuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, në vlerën e rreth 200 milion lekëve. Ai synon rehabilitimin e fasadave të 140 godinave të ndërtuara përpara viteve 90-të. "Falë zbatimit të këtij projekti godinat masive në Gjirokastër, do të ofrojnë një  imazh të veçantë të qytetit për turistët", u shpreh ministrja Kumbaro.
Gjatë inspektimit të sotëm ministrja e kulturës, është ndalur edhe në kantierin e restaurimit të ngritur në Pazarin karakteristik. Ajo ka parë nga afër ecurinë e punimeve për zbatimin e projektit të qeverisë dhe Fondit Shqiptaro-amerikan për zhvillim në vlerën e 3 milion eurove. Gjatë bashkëbisedimeve me banorët dhe bizneset e zonës historike ministrja Kumbaro garantoi përfundimin sa më të shpejtë të punimeve restauruese.

Lejuan kamionin me 8 ton drogë, ndalohen policët në Qafë Thanë

Posted: 25 Mar 2017 06:15 AM PDT

Gjykata ka lënë në burg katër punonjës të policisë të Doganës së Qafë Thanës, të akuzuar nga prokuroria e krimeve të rënda se kanë lejuar të hyjë në Shqipëri nga Maqedonia një kamion i cili pasi ka kaluar në Portin e Durrësit, është ndaluar në Itali me 8 ton drogë. Sipas prokurorisë në Portin e Durrësit kamioni ka kaluar pa ju nënshtruar regjimit të kontrollit në skaner. Kamioni i cili kishte si destinacion final Belgjikën ka udhëtuar në linjën Durrës- Ankona. Në Ankona, drejtuesi i kamionit, shtetasi maqedonas Z.S. është munduar që ta shkëpusë karrocerinë e kamionit për ta lënë tek një parking. Por policia italiane ka ndërhyrë, e ka arrestuar dhe sekuestruar kamionin së bashku me sasinë e lëndës narkotike prej tetë ton.

2017 të rinj futin Shqipërinë në Guinnes

Posted: 25 Mar 2017 05:02 AM PDT

2017 të rinj nga Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Gjirokastra, kanë arritur të hyjnë në Librin e Rekordeve Guinnes përmes një performance realizuar mesditën e kësaj të shtune në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të rinjte e ulur në shesh teksa kanë formuar fjalën ALBANIA, kanë kënduar njëzëri këngën "Cup Song Albania" nën ritmet e mbajtura përmes përplasjes së duarve dhe gotave. Soliste ka qene 16-vjecarja Vivian Kokeri.
Performanca u mbikqyr nga 45 vezhgues. E dërguara e rekordeve Guinnes, Lina Kultman, e cilësoi performancen impresionuese dhe frymëzuese."Performanca juaj ishte impresionuese dhe frymëzuese. Dje dëgjova se është e vështirë të bësh dy shqiptare në një mëndje, por jo, sot ju vërtetuat të kundërtën. 2017 persona luajtët në mënyrë perfekte në të njëtjën kohë" tha ajo.
Ndërsa organizatori i këtij rekordi Leonard Bombaj u shpreh se mesazhi i tij është paqja dhe dashuria. “Ky ishte një rekord që Shqipëria e ka patur prej shekujsh. Ne u bashkuam dhe ja treguam botës! Dhe për ju fëmijë që performuat sot: Mbajeni mend këtë çast! Mbajeni mend se secili prej jush sot ka shënuar një rekord botëror! Dhe jetën tuaj nesër në mëngjes fillojeni duke thënë: Unë kam bërë një rekord dhe tani kam të tjerë” tha Bombaj.
Performanca masive e të rinjve shqiptarë, transmetuar drejtperdrejtë nga RTSH, theu një rekord të mëparshëm, realizuar në Belgjikë me rreth 349 persona.

Atletika shqiptare nderon figurat e saj ndër vite

Posted: 25 Mar 2017 04:40 AM PDT

Atletika shqiptare ka nderuar të premten në kryeqytet më të mirët e vitit 2017 dhe disa prej figurave të saj ndër vite. Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj, njëra nënkampione e Evropës në 3000 metra me pengesa në korrikun e vitit të kaluar në Amsterdam dhe tjetri Kampion Ballkani dhe Evrope në salla të mbyllura këtë vit në Beograd, janë më të mirët e atletikës shqiptare për vitin 2017. Madje për Smajlajn, pas ardhjes së përgjigjes negative të analizës antidoping, tashmë ka mbërritur dhe shpërblimi prej 4 milionë lekësh, që i takon sipas Ligjit të Sportit për vendin e parë në Evropë. Ndërkohë, me për kontributin e tyre ndër vite për mbretëreshën e sporteve shqiptare, me titullin "Nderi i atletikës shqiptare" janë nderuar Elisabeta Morina, Dashamir Sherja, Fran Curani e Zhuje Bajko. Emocionues ka qenë edhe nderimi që i është bërë, pas vdekjes, një tjetër figure të atletikës shqiptare ndër vite. "Nderi i atletikës shqiptare" u është dorëzuar familjarëve të Sugar Ahmetit, ish-kampionit të hedhjes së shtizës. Për presidentin e atletikës shqiptare, Gjergj Ruli, mirënjohja dhe vlerësimi nuk do të mungojë për këdo që kontribuon për këtë sport me rezultatet e tij.

Bombat tymuese në “Renzo Barbera”, ndalohet një shqiptar dhe identifikohen të tjerë

Posted: 25 Mar 2017 04:31 AM PDT

Skenat e shëmtuara që çuan edhe në ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes midis Italisë dhe Shqipërisë mbëmjen e së premtes në "Renzo Barbera" të Palermos, kanë patur padyshim autorë. "DIGOS", polica e specializuar në Itali që zakonisht merret me ngjarjet e dhunshme në stadiume, ka filluar menjëherë punën për të ndalur elementët e dhunshëm. Sikundër mësohet, ndërsa kontrolloheshin nga larg tifozët, zyra operative kontrollonte kamerat e sigurisë duke identifikuar të gjithë personat e dhunshëm apo ato që ndezën e hodhën fishekzjarrë e flakadanë në stadium. Sipas mediave italiane, është arrestuar menjëherë gjatë ndeshjes një tifoz shqiptar, i cili po hidhte fishekzjarrët, ndërsa më pas janë identifikuar edhe 77 mbështetës të tjerë të Shqipërisë të cilët janë në kërkim pasi ndiqen penalisht.

Të dielën ora shkon 60 minuta para

Posted: 25 Mar 2017 04:11 AM PDT

E diela e fundit e muajit mars shënon ndërrimin e akrepave të orës dhe zhvendosjen e tyre një orë përpara. Ky ndryshim i orës do të ndodhë në orën 02:00 të mëngjesit të datës 26 mars, kur akrepat do të zhvendosen dhe ora do të shënojë 03:00. I quajtur numërimi i orës verore, ky ndryshim do t'u japë mundësi të gjithë njerëzve të shijojnë më shumë ditën dhe rrezet e diellit. Në vende të tjera, ky ndryshim do të ndodhë sipas orëve përkatëse lokale. Për vendet e Bashkimit Europian, ora e gjithë zonës do të ndryshojë në të njëjtin çast. Ndryshimi i orës më parë në Europë ka qenë jo i njëtrajtshëm, por ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974, pas krizës së parë të naftës dhe kur disa vende vendosën të çojnë përpara orën në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj europian nga viti 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ato shkojnë 1 ore pas.Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetor. Këtë vit ora dimërore kthehet në 28 tetor.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more