Skip to main content

RTSH: “Basha: Mercenarë shqiptarë dhe të huaj, kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri!” plus 3 more

RTSH: “Basha: Mercenarë shqiptarë dhe të huaj, kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri!” plus 3 more


Basha: Mercenarë shqiptarë dhe të huaj, kundër zgjedhjeve të lira në Shqipëri!

Posted: 26 Mar 2017 12:07 PM PDT

Kreu i opozitës së djathtë Lulzim Basha i ka shtuar edhe më tej akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe atyre që ai i ka quajtur “mercenarëve të tij shqiptarë dhe mercenarëve të tij të huaj” që sipas tij janë kundër zgjedhjeve të lira. Duke folur para protestuesve të opozitës në ditën e 37 të protestës, zoti Basha tha se “dua t’i them Edi Ramës dhe mercenarëve të tij që paguhen me paratë e drogës dhe narkomafias shqiptare, mercenarëve të tij shqiptarë dhe mercenarëve të tij të huaj, zyrtarë të shkarkuar për korrupsion nga qeveritë e tyre, që me paratë e drogës shqiptare lehin kundër zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, se Shqipëria dhe shqiptarët kanë vetëm një armik dhe ky armik është tirania e krimit, tirania e korrupsionit, tirania e drogës”. “Ne jemi të vendosur ta mundim, ta shporrim dhe ta çlirojmë Shqipërinë nga kjo tirani” tha kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Zoti Basha nuk ka dhënë spjegime se kë kishte parasysh me këto akuza, por media të ndryshme kujtojnë se zyrtarë të lartë të PD kanë formuluar akuza të ashpra ndaj miliarderit dhe filantropit amerikan Xhorxh Soros, disa zyrtarëve të lartë europiane, si dhe disa diplomatëve në Tiranë përfshirë ambasadorin amerikan Donald Lu dhe ambasadoren e BE Romana Vllahutin.

FSHF: Tifozët e ILLYRIAN ELITE veprime ekstremiste në “Renzo Barbera”

Posted: 26 Mar 2017 11:51 AM PDT

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar ndjesë dhe ka dënuar me forcë ato që i ka cilësuar “akte të shëmtuara dhe aspak sportive” të ndodhura të premten në mbrëmje në stadiumin “Renzo Barbera”” gjatë takimit Itali- Shqipëri e vlefshme për eleminatoret e Rusi 2018. Sipas saj këto akte sollën ndërprerjen e ndeshjes dhe rrezikuan ndjeshëm pezullimin e saj. FSHF e ka vënë gishtin e fajit ndaj grupimit të tifozëve ILLYRIAN ELITE. “Këto veprime tërësisht ekstremiste nga grupimi ILLYRIAN ELITE nuk kanë aspak lidhje me tifozët e shkëlqyer shqiptarë” reagon FSHF. Sipas saj “ajo ngjarje cënoi rëndë imazhin fantastik të tifozëve tanë të cilët gjithmonë kanë qenë në mbështetje të skuadrës duke ndjenjur afër saj me korrektesi dhe si një lojtar i 12-të për këtë ekip” vlerësohet në deklaratë. “FSHF nuk pajtohet kategorikisht me një anti-sportivitet të tillë në stadiumin e Palermos dhe njëherësh i transmeton skuadrës, kolegëve, tifozëve dhe mbarë qytetarëve italianë ndjesën e saj të sinqertë për incidentin e shëmtuar duke cënuar standartet, duke garantuar që episode të tilla të izoluara nuk mundet kurrsesi të lekundin raportet e miqësive tona të përbashkëta mes dy popujve”, vazhdon më tej deklarata e FSHF.
Duke kujtuar se tifozeria shqiptare ishte tifozeria më e paqtë e Evropianit dhe kudo që kishte shqiptarë kishte festë, Federata Shqiptare e Futbollit duke u distancuar tërësisht nga veprimet e ndodhura në stadiumin “Renzo Barbera”, që ajo i konsideron “krejtësisht të papranueshme” ka vendosur të mos japë dhe të mos shpërndajë më asnjë biletë për në stadium, anëtarëve të grupimit ILLYRIAN ELITE, të cilët goditën imazhin e mrekullueshëm që prodhoi në Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare. FSHF ka vendosur që të gjithë ata tifozë që janë rregjistruar në emër të këtij grupimi në FAN CLUB-in Tifozët e Kombëtares në FSHF, nuk do të jenë më pjesë e këtij Fan Club-i. “Askush nuk mund ta njollosë këte imazh as tani dhe në asnjë moment. Nderi dhe emri i mirë i Shqipërisë dhe shqiptarëve vlejnë më shumë se çdo gjë tjetër” përfundon deklarata e FSHF.
Ndërkohë, skenat e shëmtuara që çuan edhe në ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes midis Italisë dhe Shqipërisë, kanë patur padyshim autorë dhe autoritetet italiane kanë nisur të arrestojnë dhe të ndalojnë tifozët që prishën ndeshjen. Sipas mediave italiane, është arrestuar menjëherë gjatë ndeshjes një tifoz shqiptar, i cili po hidhte fishekzjarrët, ndërsa më pas janë identifikuar edhe 77 mbështetës të tjerë të Shqipërisë të cilët janë në kërkim pasi ndiqen penalisht.

Rama opozitës: Harroni qeverinë teknike dhe shtyrjen e zgjedhjeve, hajdeni të bisedojmë!

Posted: 26 Mar 2017 11:15 AM PDT

Kryeministri socialist Edi Rama ka hedhur poshtë sërish kërkesën e PD për krijimin e një qeverie teknike, si dhe mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve të përgjithshme të 18 qershorit, ndërsa i ka bërë thirrje opozitës për dialog. Duke folur në komunikimin e përjavshëm në Fejsbuk, zoti Rama fillimisht ka komentuar vendimin më ë fundit të PD për të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme në Kavajë më 7 maj. “PD ka deklaruar menjëherë se nuk do të hyjë në zgjedhjet e 7 majit, në qytetin që ajo qeverisi me një bilanc katastrofik për 21 vite me radhë. Uroj të rimendohen dhe të mos i lënë demokratët e thjeshtë pa alternativën e tyre” tha zoti Rama.
Lideri dhe kryeministri socialist këmbënguli se “Reformat tona duhet të ecin përpara edhe më shpejt dhe as nuk bëhet fjalë që të humbasim kohë dhe energji në fushë betejën e improvizuar ku na thërret më kot Partia Demokratike. Shqipëria që duam është Shqipëria e së ardhmes, jo Shqipëria e së shkuarës me rrëmujë dhe sherr politike” tha ai.
Zoti Rama si edhe më parë i bëri thirrje opozitës për dialog. “Bujrum! Të dialogojmë dhe të votojmë së bashku çdo ndryshim që sipas tyre forcon ligjin e zgjedhjeve. Të votojmë së bashku për çdo mekanizëm që i duhet Partisë Demokratike që të ndjehet plotësisht e garantuar në zgjedhje” tha zoti Rama. Ai përsëriti se “PD duhet ta harrojë qeverinë teknike dhe shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Zgjedhjet i takojnë popullit jo partive. Qeveria zgjidhet nga populli dhe jo çadrat e partive” tha zoti Rama në komunkimin e tij javor në Fejsbuk.

Njohja e diplomave të shqiptarëve të Preshevës në Serbi, polemizojnë Basha me Ramën

Posted: 26 Mar 2017 06:08 AM PDT

Njohja e diplomave për shqiptarët e Preshevës në Serbi, ka qenë një tjetër rast për shkëmbim replikash mes kreut të opozitës dhe Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe kryeministrit socialist Edi Rama.
Zoti Basha ndërsa ka pritur të dielën në çadrën e protestës disa të ardhur nga Lugina e Preshevës, u ka kujtuar se “para tre vjetësh, kryeministri Rama premtoi njohjen e diplomave për shqiptarët e Preshevës dhe ndihmë të drejtëpërdrejtë për ta”. Por sipas zotit Basha “asnjë prej tyre nuk është bërë realitet”. “Një Shqipëri jodemorkatike, e bërë zap nga krimi, nuk mund të kujdeset as për veten e vet dhe jo më të përmbushë detyrimet kushtetuese për shqiptarët jashtë kufijve” tha zoti Basha.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit Edi Rama. “Njohja e diplomave shqiptare në Serbi është kry ka kohë Lulëzim! Aman mbaje kufirin e rrenave brenda Shqipërisë se na turpërove botërisht!” shkruajti zoti Rama në Fejsbuk.
Polemikat e sotme shihen si pjesë e marrëdhënieve shumë të acaruara mes maxhorancës dhe opozitës. Kjo e fundit prej më shumë se pesë javësh qëndron e ngujuar në një çadër të ngritur në mes të bulevardit para selisë së qeverisë. Ajo akuzon zotin Rama se ka ngritur krimin në sistem, kërkon dorëheqjen e tij dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por zoti Rama e ka hedhur poshtë një gjë të tillë dhe e ka ftuar opozitën për bisedime.
Një test i rëndësishëm pritet të jenë zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kavajës më 7 maj. Kreu i saj Elvis Roshi, i propozuar nga PS, u shkarkua pasi u prek nga ligji për dekriminalizimin. Opozita ka deklaruar se nuk do të marri pjesë në këto zgjedhje pa u plotësuarkushtet e saj, ndërsa zoti Rama ka shprehur keqardhjen.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more