Skip to main content

“Qysh me shmangë elektrizimin e flokëve?” plus 3 more Qysh me

“Qysh me shmangë elektrizimin e flokëve?” plus 3 more Qysh me


Qysh me shmangë elektrizimin e flokëve?

Posted: 30 Mar 2017 01:55 PM PDT

Keni flokë të thatë dhe të hollë dhe gjithmonë shqetësoheni nga elektrizimi që bëjnë flokët tuaj sa herë i krihni?

Është shumë e rëndësishme të mos përdorni një krëhër me dhëmbë plastik, pasi plastika gjithmonë i bën të elektrizohen flokët tuaj, përdorni një krëhër me dhëmbë metalik ai kurrë nuk do t'i elektrizojë flokët tuaj.

Një sekret tjetër është nëse flokët tuaj janë shumë të elektrizuar kur doni të dilni hidhni disa pika ujë mbi duar dhe lagini, ose me pak spraj flokësh i lyeni.

Duhet të tregoni kujdes në zgjedhjen e shampos, gjithmonë të zgjidhni shampo që është kundër elektrizimiz të flokëve, lexojini mirë detajet e shampos kur ta blini.

Produktet dhe maska hidratuese për flokët tuaj me doemos duhet të përdoren.

Në këtë mënyrë do të keni flokë më të shëndetshëm.

The post Qysh me shmangë elektrizimin e flokëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me ditë cilat erëza shkrijnë kaloritë?

Posted: 30 Mar 2017 01:49 PM PDT

A i keni bërë pyetje vetes suaj se si duhet ta shpejtoni punën e metabolizmit tuaj?

Marrë parasysh mënyrën e jetesës, teknologjinë, shumicën e kohës e kalojmë duke ndenjur ulur para ekranit të kompjuterit apo duke shikuar televizor.

Megjithëse nuk ka ndonjë tretman mrekullibërës për të humbur në peshë, është e mundshme ta përshpejtoni punën e metabolizmit, trupit tuaj t'i ofroni më shumë energji, të shkrini yndyrën dhe dhjamin me ndihmën e këtyre erëzave

Specat e kuq: Duke u shtuar pluhur të specave të kuq ushqimit, kjo është e mirë, pasi që mund të pakësoni kaloritë për një shujtë deri në 70 për qind.

Për më shumë, specat e kuq mund t'ju largojnë dëshirën për ëmbëlsira.

Kapsiacina e pranishme në specat e kuq është përgjegjëse për rritjen e temperaturës së trupit, që shkakton shkrirjen e kalorive.

Qimnoni: Një tjetër erëz për të cilën besohet se e përshpejton punën e metabolizmit.

Nëse e shtoni në shujtën ditore, atëherë pa kurrfarë mëdyshje se do të keni një metabolizëm të shpejtë.

Po ashtu, qimnoni përmban edhe hekur, mineral ky që shton nivelin e energjisë.

Kjo do të thotë se do të keni më shumë energji për të punuar për të humbur në peshë. 

The post Qysh me ditë cilat erëza shkrijnë kaloritë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me qetësu dhimbjen e stomakut?

Posted: 30 Mar 2017 01:38 PM PDT

Dhimbja e stomakut krahasohet shpesh me një zjarr që djeg edhe nga brenda.

Rritja e aciditetit dhe ulja e mbrojtjes së murit të stomakut që shkaktojnë gastritin, mund të krahasohen lehtë me shpërthimin e një zjarri, i cili nuk gjen vrima të tjera për të vepruar.

Më poshtë po rendisim disa këshilla si të lehtësoni problemin.

Vakte të vogla për të reduktuar aciditetin. Ushqimet kuruese

Ata që vuajnë nga aciditeti dhe djegia duhet të konsumojnë vakte të vogla, duke preferuar më tepër ushqimet e forta.

Pra mund të konsumoni një vakt duke e shoqëruar me bukë shumë të thekur apo me pak djathë të freskët, fruta të pjekura mirë, sidomos banane.

Perimet më të përdorshme duhet të jenë patatja dhe karota.

Mund t'i konsumoni sipas dëshirës, të ziera ose të gjalla, me vaj ulliri dhe piper.

Lejohet rigoni dhe borziloku.

Ndalohen ushqimet acide dhe yndyrat shtazore

Ndër perimet më "problematike" është qepa, që nuk duhet konsumuar në asnjë mënyrë e gjallë; po ashtu stomakun e ngacmojnë edhe goca e detit, molusku, tartufi, kërpudhat, hudhra, lakra.

Duhen shmangur sa më shumë sallamet, sidomos ato të tymosura, mishrat e zier dhe supat me lëng mishi (përjashtohen vetëm ato me lëng perimesh); të skuqurat nuk duhet të përdoren fare, po ashtu edhe raguja, piperi dhe erëzat në përgjithësi.

Ekstrakti i fikusit dhe jamballit parandalojnë "shpimet"

Për sa u përket derivateve qetësuese të stomakut, më i këshilluari është fikusi, i dobishëm në të gjitha çrregullimet, përfshi këtu gastritin, ulcerën gastrike.

Ekstrakti i fikusit kryen veprim riekuilibrues në "terren", ose në vendin që është i predispozuar të sëmuret.

Preparati mund të përdoret tri herë në ditë deri sa të përmirësohen simptomat.

Kamomili, që njihet për aktivitetin antispazmolitik dhe analgjezik, është i përdorshëm në rast djegieje dhe gastriti, si në formë infuzioni ashtu edhe ekstrakti të lëngshëm (20 pika 2-3 herë në ditë).

Akoma më specifike për shqetësimet e stomakut mund të konsiderohet jamballi, rrënjët e së cilës përdoren për vetitë antinflamatore, antispazmolitike dhe shëruese për mukozën e stomakut.

Mjafton të thithni rrënjët e njoma në momentin që filloni të ndieni dhimbjen klasike ose djegie dhe do të shikoni që dhimbja do t'ju kalojë si me dorë.

Vaji që ndihmon në tretjen e ushqimit, me portokall të ëmbël i thoni lamtumirë gastritit

Antispazmatik dhe qetësues i sistemit neurovegjetativ, vaji esencial i portokallit të ëmbël ka një shumëllojshmëri indikacionesh: rregullon rrahjet e zemrës, në rastin e takikardive nervore, favorizon gjumin te personat e shqetësuar.

Aroma e saj ka veti qetësuese.

The post Qysh me qetësu dhimbjen e stomakut? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë maskë për fytyë me puçrra?

Posted: 30 Mar 2017 01:10 PM PDT

Përbërësit:

  • Një lugë çaji kos
    Një lugë çaji qumësht pluhur
    1/2 lugë çaji niseshte
    1/2 lugë çaji miell
    disa pika limon

Përzihen të gjithë përbërësit deri sa të përfitohet një masëë e butë.

Më pas masën e përfituar e përhapni në fytyrë dhe lëreni deri sa të thahet për rreth 15 minuta.

Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë.

The post Qysh me përgaditë maskë për fytyë me puçrra? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more