Skip to main content

“Qysh me përtëri lëkurën e këmbëve?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me përtëri lëkurën e këmbëve?” plus 4 more Qysh me


Qysh me përtëri lëkurën e këmbëve?

Posted: 28 Mar 2017 03:26 PM PDT

Pas rrobave të rënda të dimrit dhe mungesës së lagështisë, këmbët pa dyshim kanë nevojë për një përtëritje të shpejtë.

Ja disa këshilla të dobishme:
Mungesa e lagështisë e bën lëkurën e këmbëve të thatë dhe të ashpër.
– Zvogëlimi i qarkullimit e bën lëkurën të thatë, sidomos në ekstremitetet e poshtme – thotë dermatologu Michael Prager, i cili preferon përdorimin e pilingëve me vitaminë E. Lëkurën duhet lyer me losion të lagësht për trup.

Koha për një depilim të detajuar
Përpos metodave klasike – zhiletit, dyllit dhe depilimit egjiptian – provoni edhe depiluesit e rinj. Në fakt, gjenerata e re e depiluesve mundëson përdorimin e tyre në ujë. Ata janë idealë, meqë uji i nxehtë relakson lëkurën, hapë poret dhe liron endorfinat. Depilimi është më i këndshëm, e lëkura më e butë.

Thuaji "jo" celulitit!
Disa studime tregojnë se 90% e femrave kanë celulit. Në mënyrë që ta largoni paksa, pini deri dy litra ujë në ditë, hiqni nga menyja karbohidratet e përpunuara dhe hani sa më shumë pemë dhe perime. Për ata që përtojnë, preferojmë një banjë të njelmët. Në ujin e nxehtë qitni dy gota kripë dhe qëndroni në ujë për 20 minuta, tri herë në javë.

The post Qysh me përtëri lëkurën e këmbëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë kofshë pule pikante?

Posted: 28 Mar 2017 03:12 PM PDT

Përbërësit:

  • 1 kg kofshë pule
  • 2 limonë
  • 3 lugë mustardë
  • miell
  • vegetë
  • vaj
  • kripë
  • piper.

Kofshët spërkaten me lëng limoni.

Shtohet kripë, piper, vegetë dhe lyhen me mustardë.

Kalohen kofshët në miell dhe fërgohen nga të gjitha anët në yndyrë të nxehtë derisa të skuqen dhe të zbutet mishi.

Shërbehen me salcë.

The post Qysh me përgaditë kofshë pule pikante? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë shenjat e para të çrregullimit të zemrës?

Posted: 28 Mar 2017 03:01 PM PDT

Shenjat e para të çrregullimit janë:

-Frymëmarrje të shkurtra.
-Ndjenja e dobësisë.
-Ndjenja e marramendjes.
-Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme.
-Dhembje në kraharorë, grykë dhe në krahun e majtë.
-Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit).
-Nauze (të vjella).
-Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekut tuaj ose të drejtoheni menjëherë te shërbimi më i afërt i emergjencës.

The post Qysh me i ditë shenjat e para të çrregullimit të zemrës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i trajtu flokët e yndyrshme?

Posted: 28 Mar 2017 02:38 PM PDT

Flokët e yndyrshme janë problemi numër një  për çdo femër.

Nëse keni dëshirë të keni flokë të shëndetshëm dhe jo që bëhen direkt me yndyrë.

Merrni disa pika lëng limoni dhe i përzieni me një gotë kos natyral me 0% yndyrna.

E përzieni masën, dhe e aplikoni vetëm mbi rrënjën e flokut.

E mbani për 15 minuta.

Pastaj e lani kokën si zakonisht me shampo dhe me krem.

Këtë maskë duhet ta përdoni çdo tre ditë për 4 javë rresht.

The post Qysh me i trajtu flokët e yndyrshme? appeared first on Qysh Me.

Qysh me parandalu goditjen në tru?

Posted: 28 Mar 2017 02:15 PM PDT

Konsumi i ushqimeve të caktuara është i lidhur ngushtë me parandalimin ose mbajtjen nën kontroll të sëmundjeve të ndryshme.

Rezultatet që vijnë nga bota e shkencës janë gjithmonë e më mbresëlënëse.

Studiuesit e EdipStat Intitute, Michigan (USA) kanë arritur në konkluzionin që konsumi i një veze në ditë ul me 12% rrezikun e goditjes në tru.

Sipas tyre, një vezë me madhësi mesatare përmban plot 6 gramë proteina, vitamina A, E dhe D, si dhe antioksidantë shumë të dobishëm si luteina dhe zeaksantina.

Studiuesit rianalizuan vëzhgimet e bëra gjatë viteve 1982-2016, ku pjesë e studimeve kanë qenë thuajse 2.760.000 persona.

Vezët kanë shumë vlera ushqyese përfshirë këtu antioksiduesit, të cilët ulin stresin oksidativ dhe inflamcionin, si pasojë pengojnë shfaqjen e hemeroragjisë cerebrale. 

The post Qysh me parandalu goditjen në tru? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more