Skip to main content

“Qysh me përgaditë kaçamak?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me përgaditë kaçamak?” plus 5 more Qysh me


Qysh me përgaditë kaçamak?

Posted: 29 Mar 2017 02:55 PM PDT

Përbërësit:

  • 5 gota ujë
  • 1 gotë miell kaçamaku
  • 2 thelpinjë hudhër
  • 1 lugë kripë
  • 2 lugë margarinë
  • 2 lugë ajkë

Ujin, kripën dhe thelpinjtë e grimcuar të hudhrës vendosen në tenxhere dhe lejohet të vlojnë.

Pastaj ngadalë shtohet mielli i kaçamakut dhe përzihet gjatë gjithë kohës.

Ulet temperatura dhe lejohet kaçamaku të vlojë ngadalë.

Zihet për 45 minuta duke përzier herë pas here.

Nëse gjatë zierjes kaçamaku fillon të ngjitet shtoni pak ujë.

Në 3-4 minutat e fundit të zierjes shtohet ajka dhe margarina.

The post Qysh me përgaditë kaçamak? appeared first on Qysh Me.

Qysh me kriju shporta me litar?

Posted: 29 Mar 2017 02:26 PM PDT

Nevojitet:

  • Ngjitës
  • ½ metre litar
  • Enë keramike
  • gërshërë.

1.Filloni me fundin e litarit.

Vendosni një sasi të vogël të ngjitësit në njërën anë të litarit, afërsisht 5 cm dhe mbështilleni litarin rreth vetes.

2.Vazhdoni procedurën e njejtë duke shpërndarë ngjitës në njërën anë të litarit, dhe duke e mbeshtjellur litarin rreth vetës derisa të keni një sipërfaqe të gjërë e të rrafshët aq sa ena e keramikës.

Kur të vini tek kjo pikë filloni të shkoni poshtë sipas formës së enës së kthyer mbrapsht.

3.Vazhdoni derisa të keni arritur deri tek fundi i enës.

Në fund lejoni 10 cm hapësirë të litarit dhe ngjitni atë, njësoj si në foto.

4.Përsëritni edhe në anën tjetër dhe lejoni të thahet ngjitësi.

The post Qysh me kriju shporta me litar? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i zhvillu aftësitë e fëmijëve?

Posted: 29 Mar 2017 01:56 PM PDT

Të gjithë prindërit kanë dëshirë që fëmijët e tyre të realizojnë ëndrrat e tyre.

E tani shkencëtarët besojnë që kanë gjetur një mënyrë për t'i ndihmuar në këtë aspekt.

Fëmijët të cilët kanë konsumuar tableta të vajit të peshkut kanë përmirësuar aftësitë e tyre për të lexuar në vetëm tre muaj.

Studimi suedez për acidet yndyrore Omega 3, është i pari që konfirmon se të gjithë fëmijët përfitojnë nga këta përbërës.

Studimi është zhvilluar me 154 fëmijë, të cilët ishin ndarë në dy grupe.

Njëri grup kishte marrë tableta të vajit të peshkut ndërsa grupi tjetër placebo.

Pas kësaj janë zhvilluar disa teste për lexim për të vlerësuar aftësitë e fëmijëve.

Fëmijët të cilët kishin përdorë tableta kanë treguar përmirësim rreth 64% në të kuptuarit në përgjithësi, përderisa ishin pesë herë më të shpejtë në dekodimin e fjalëve të ngatërruara.

Ky studim do të prezantohet në konferencën për edukim në Birmingham në fund të muajit.

The post Qysh me i zhvillu aftësitë e fëmijëve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e përdor limonin e ngrirë për përfitime shëndetësore?

Posted: 29 Mar 2017 01:47 PM PDT

Limoni mund të sjellë shumë përfitime në shëndetin e njeriut. Për shkak të përmbajtjes së lartë me flavonoide të cilët njihen për vetitë e tyre antioksidante, ata mund të bëjnë mrekulli, për të trajtuar një sërë problemesh dhe shqetësimesh në shëndet.

Por do të donit të dinit dhe çfarë mund të bëjë konkretisht limonët e ngrirë? Ata janë akoma më të mirë, madje janë testuar dhe kanë rezultuar të efektshëm.

Ja pse duhet të ngrini limonët

Ajo që duhet të bëni është të lani dhe dezinfektoni limonët, të cilët duhet të jenë organikë me uthull molle ose sodë buke.

Shpëlajini mirë.

Vendosini të ngrijnë gjatë natës në frigorifer.

Në momentin që kanë ngrirë plotësisht, duhet t'i grini, me gjithë, tulin, lëkurën, apo farat.
Hidhini në kubat e akullit dhe futini në ngrirje sërish, duke i përdorur në çdo kohë.

Kjo mënyrë e përdorimit të lëkurave të limonit do të sjellë më shumë shije dhe do t'i bëjë gatimet tuaja më të shëndetshme. Ato mund të shtohen në sallata, supa, salcat e makaronave.

Madje, shtoni një lugë gjelle me limon të grirë edhe në çajin që pini çdo ditë, apo në lëngun tuaj të frutave.

Është provuar se lëkura e limonit rrit sistemin imunitar, normalizon nivelin e kolesterolit.

Ai madje mund të bëjë mrekulli edhe për të parandaluar zhvillimin e tumoreve, për shkak të efektit anti-mikrobial.
Madje, limonët janë pjesë përbërëse në çdo metodë detoksi.

Dihet tanimë, se lëkurat e limonit kanë rreth 5 deri në 10 vitamina më shumë se sa lëngu që del prej tyre.

DISA PËRFITIME SHËNDETËSORE:

  • Parandalimi i kancerit
  • Trajtimi i inflamacionit
  • Rritja e sistemit imunitar
  • Kundër simptomave të astmës
  • Kundër baktereve të rrezikshme
  • Parandalim dhe trajtim i depresionit dhe stresit
  • Pastimi i veshkave dhe mëlçisë

The post Qysh me e përdor limonin e ngrirë për përfitime shëndetësore? appeared first on Qysh Me.

Qysh me mbajtë dietën anti-celulit?

Posted: 29 Mar 2017 01:40 PM PDT

E Hena

Mengjesi: nje filxhan qumesht pjeserisht te skremuar (200 ml); 1 copë bukë; 150 g di kumbulla te thata

Pas mengjesit: nje gote me leng boronice pa sheqer (150 ml)

Dreka: 80 g makarona (penne) jo shume te ziera me vaj, 2 luge salce domate te fresket dhe nje luge djathe te grire; sallate mikse (perime dhe gjethe jeshile (jeshilleqe tip spinaq, sallate jehsile, rukola, etj), domate, piper, kastravec, karrota); Caj bishtmithi.

Zemra: Fruta pylli me leng limoni (150 gr)

Darka: sallate mikse me marule, domate, karrota dhe 2 veze te ziera, nje panine soje (50 g); 150 gr Kivi, Caj bishtmithi.

 

E Marta

Mengjesi: Nje filxhan kafe elbi, nje tas kos I skremuar (125 g); 4 biskota te thata; 150 gr dardha.

Pas mengjesit: Nje gote me leng ananasi pa sheqer (150 ml)

Dreka: 80 gr oriz me vaj, kunguj te njome te skuqura ne tigan me qepe, (te copetuara) dhe nje luge djathe I sallate mikse, Caj lule murrizi.

Zemra: Nje molle (1509)

Darka: 200 gr fileto merluci ose plaice e zier me avull, ose 100 gr gjize lope ; miks perimesh (fasule, kunguj,) te ziera me avull ; nje fete buke integrale (30 g); 150 gr kivi, Caj lule murrizi.

 

E Merkura

Mengjesi: nje filxhan qumesht pjeserisht te skremuar (200 ml); 4 biskota te thata me tershere; 150 gr sallate me fruta te stines.

Pas mengjesit: 150 gr boronica.

Dreka: 80 gr spageti pak te ziera, me molusqe dhe vaj; kunguj te zier; tisana geshtenje kali (ose indie).

Zemra: Nje tas kos natyral (125 gr)

Darka: 120 gr mish viqi; speca djeges, kunguj dhe patellxhane zgare ; nje panine soje (50 g); nje molle (150 g); Caj geshtenje kali.

 

E Enjtja

Mengjesi :-nje filxhan qumesht pjeserisht te skremuar me pake kafe elbi 200ml, dhe 2 luge me drithera , 150 gr ananas

Mbas mengjesit :-nje lenge molle i ber vet me pake uje 150 gr

Dreka :- 50 gr thjereza te zjera me ndonje erez sipas deshires , sallate jeshile me pake leng limoni ,dhe se fundmi nje caj.

Zemra :nje gote me leng qitroje 150 ml

Darka :120 gr risoto me mish pule ,sallate mikse me fara soje, speca dhe karrota, nje fete buke me drithera te ndryshme 30gr, 150 gr kumbulla , Caj Lule radhiqe.

 

E Premtja

Mengjesi:-nje filxhan kafe elbi,nje gote kos pa yndyrne 125 gr, 4 feta buke te thekur, nje qitro 150 gr.

Mbas mengjesit 150 gr ananas.

Dreka:-80 gr makarona flutur te gatuar me copeza domatesh (qershi), dhe ca gjethe laker dhe 50 gr gjize, sallate me lakra domate dhe leng limoni,dhe caj.

Zemra:-150 gr rrush i eger (fruta pylli)

Darka:-200gr peshk i pjekur ;sallate me fara soje dhe kokrra misri,nje panine me mjell soje 50gr,dhe nje gote me leng agrumesh 150ml, nje molle ne furre (e pjekur) 150gr, Caj Bliri.

 

E Shtuna

Mengjesi:-nje filxhan qumesht gjysem te skremuar 200 ml,4 feta buke te thekur, nje molle 150 gr.

Mbas mengjesit :-leng rrushi te eger pa i shtuar sheqer 150 ml

Dreka:-120 gr me brinje vici, nje sallate mikse ,nje molle ne furre 150 gr ,dhe nje caj Bliri.

Zemra :-nje gote me leng qitroje 150 ml

Darka:-nje pice vegjetarjane ( me spinaq )me gjize dhe pa djalle mocarele ,speca kungulleshka patellxhane te pjekura ne gril ,150 gr fruta pylli, Caj Meshtekne.

 

E Diela 

Mengjesi:-nje filxhan kafe elbi , nje gote kos pa yndyrne 125 gr ,4 feta buke te thekur ,150 gr kiëi

mbas mengjesit :-nje gote me leng rrushi te eger 150 ml

Dreka:-200gr kallamar (oktapod) te gatuar me pake leng dhe me bizele, nje panine me mjell soje 50 gr, nje filxhan caj

Zemra :-lengun e nje qitroje 150 ml

Darka:-100 gr proshute , me ca lakra te grira dhe ca grimca djath, nje sallate mikse, nje fete buke me drithera te ndryshme 30 gr , 150 gr dardhe , Caj Bishta qershie.

The post Qysh me mbajtë dietën anti-celulit? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i largu rrudhat me majdanoz?

Posted: 29 Mar 2017 01:31 PM PDT

Shumë prej tyre harxhojnë shuma të mëdha të parave në kremëra të shtrenjta, e madje disa kanë edhe guximin të bëjnë ndërhyrje kirurgjike të cilat pos që kushtojnë shumë, kanë edhe rreziqe për shëndetin.

Por a e dini në fakt se ekziston një krem që ju mund ta bëni në shtëpi dhe që largon rrudhat shumë shpejt?

Ky krem përbëhërt nga dy përbërës, limon dhe majdanoz.

Çfarë ju duhet?

  • 1 lugë gjelle lëng limoni
  • 2 lugë gjelle të gjetheve të prera të majdanozit
  • 200 ml ujë mineral

Zieni ujin në një tenxhere, dhe më pas shtoni edhe majdanozin e grirë dhe lëreni të vlojë edhe për 15 minuta, duke u kujdesur që temperatura të mos jetë shumë e lartë.

Më pas këtë lëng lëreni të ftohet, e më pas shtoni edhe lëngun e limonit dhe përzieni mirë.

Këtë lëng më pas vendoseni në një shishe ose enë qelqi dhe vendoseni në frigorifer.

Këtë losion vendoseni në fytyrën tuaj çdo mëngjes dhe mbrëmje.

Shumë shpejt, lëkura juaj do të jetë shumë më e butë, më e freskët dhe me më pak rrudha.

The post Qysh me i largu rrudhat me majdanoz? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more