Skip to main content

“Qysh me i ditë aplikacionet e domosdoshme për Android?” plus 5 more Qysh me

“Qysh me i ditë aplikacionet e domosdoshme për Android?” plus 5 more Qysh me


Qysh me i ditë aplikacionet e domosdoshme për Android?

Posted: 22 Mar 2017 03:04 PM PDT

  1. Pocket për Android

    Pocket për Android, më herët i njohur si Read It Later, është një aplikacion digjital për etiketim që ju mundëson të "përvetësoni" artikujt, faqet dhe videot që i gjeni në Ueb në mënyrë që t'i lexoni më vonë. Pocket, është gjithashtu i disponueshëm edhe për kompjuter dhe tablet, prandaj ju mund të ruani një artikull me përdorimin e smartfonit tuaj Android dhe pastaj t'i çaseni më vonë nga kompjuteri apo tableti. Dhe më e mira e këtij aplikacioni është se ai mund të ruaj shumicën e përmbajtjes në pajisjen tuaj, dhe ju mund t'i çaseni asaj përmbajtjeje më vonë pa pasur nevojë për një lidhje Interneti—një veçori që është jashtëzakonisht e dobishme për fluturimet e gjata.

2.Watchdog Task Manager për Android

Të gjithë përdoruesit entuziastë të Android, kanë nevojë për një menaxher të mirë detyrash për të monitoruar dhe përshtatur performansën e pajisjes së tyre, dhe për të identifikuar aplikacionet që mund të funksionojnë në prapavijë. Watchdog Task Manager ju mundëson të shihni cilat aplikacione përdorin më së shumti memorje dhe t'i fikni ato nëse nuk ju duhen. Watchdog, ju lajmëron nëse një aplikacion fillon të përdor shumë burime të pajisjes. Versioni i plotë fshinë të gjitha reklamat dhe ju mundëson të fusni në "listë të zezë" cilindo aplikacion kur ai të arrij nivelin e lartë të shfrytëzimit të memorjes.

  1. Instagram për Android

    Për vite me radhë, shfrytëzuesit e iPhone kanë përdorur aplikacionin për ndarje të fotove Instagram. Por tani edhe shfrytëzuesit e Android e kanë mundësinë ta përdorin këtë aplikacion. Softueri është shumë i thjeshtë: Bëni foto, importojini ato në Instagram, zgjedhni një filtrues të caktuar, shtoni një kornizë apo efekt, dhe ndajeni atë me miqtë tuaj. Do të mahniteni se çfarë do të jeni në gjendje të bëni me një imazh.
  2. PicSay Photo Editor për Android

    Aplikacioni PicSay Photo Editor për Android është një vegël editimi për foto që çdo smartfon duhet ta ketë. Versioni falas është i mrekullueshëm për editim themelor, dhe ju mundëson të shfletoni dhe rrotulloni fotot, të shtoni tekst, vendosni "afishe" dhe të aplikoni një gamë filtruesish apo efektesh. Versioni i plotë ofron edhe më shumë veçori, përfshirë mundësinë për të zmadhuar, zvogëluar dhe korrigjuar imazhet.
  3. WeatherBug për Android

    Duke iu falënderuar WeatherBug për Android, kurrë nuk do të ju zë shiu, bora apo breshëri. Versioni falas ofron informacione themelore në kohë reale për më shumë se 10,000 lokacione. Me këtë aplikacion keni çasje në parashikimin e motit, hartat interaktive, mëse 2000 kamera direkte e më shumë. Versioni i plotë heq të gjitha reklamat dhe ju ofron veçorinë e lokacionit tuaj dhe automatikisht azhurnon të dhënat e sakta të motit gjersa udhëtoni nga një lokacion në tjetrin.

The post Qysh me i ditë aplikacionet e domosdoshme për Android? appeared first on Qysh Me.

Qysh me përgaditë krem pasticerie?

Posted: 22 Mar 2017 02:50 PM PDT

Përbërësit:

  • 500 ml qumësht
  • 6 të verdha vezësh
  • 200 gram sheqer
  • 60 gram miell
  • 1 sheqer vanille.

Vlohet qumështi me sheqer vanillë.

Largohet nga zjarri dhe ftohet 10 minuta.

Veqmas tunden vezët me sheqer dhe miell.

Në masën e vezëve shtohet qumështi duke e tundur vazhdimisht.

Masa kthehet në enë ku do të vihet në zjarrë të ulët që të vlohet disa minuta duke e përzier vazhdimisht.

Kremi i përgaditur mbulohet me folie plastike që të mos krijoj kore.

The post Qysh me përgaditë krem pasticerie? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i ditë vlerat ushqyese të domosdoshme për fëmijë?

Posted: 22 Mar 2017 01:40 PM PDT

Kalciumi: Ndërton eshtra dhe dhëmbë të fortë, nxit nerva të shëndetshme dhe funksionin e muskujve, ndihmon mpiksjen e gjakut dhe ndihmon trupin të konverton ushqimin në energji.
Acidet esenciale yndyrore (EFAs): Ndihmojnë në ndërtimin e qelizave, rregullojnë sistemin nervor, forcojnë sistemin kardiovaskular, ndërtojnë imunitetin, dhe ndihmojnë trupin në absorbimin e gjërave ushqimore.

Të rëndësishme për funksionim të shëndetshëm të trurit dhe vizionit.
Hekuri: I rëndësishëm për krijimin e hemoglobinës, për oksigjenin – mbajtjen e pigmentit të kuq në gjak dhe mioglobinës, pigmentin që rruan oksigjenin në muskuj.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë aneminë, e cila mund të rezultojë me lodhje, dobësi dhe irritim.
Magnezi: Mban eshtrat e fortë dhe rritmin e zemrës të qëndrueshëm, përkrahë sistemin imunitar dhe ndihmon në ruajtjen e muskujve dhe funksionimin e nervave.

Kaliumi: Punon me natrium për të kontrolluar ekuilibrin e trupit me ujë, i cili ndihmon në ruajtjen e presionit të gjakut.

Ndihmon në funksionimin e muskujve dhe të ritmit të zemrës dhe, në vitet e mëvonshme, mund të ulë rrezikun e gurëve në veshka dhe osteoporozën.

Vitamina A: Luan një rol të rëndësishëm në vizionin dhe rritjen e eshtrave, ndihmon për të mbrojtur trupin nga infeksionet, promovon shëndetin dhe rritjen e qelizave dhe indeve në trup, duke përfshirë edhe flokët, thonjtë, dhe lëkurën.

Vitamina C: Ndihmon në krijimin dhe riparimin e qelizave të kuqe të gjakut, eshtrave, dhe indeve, ndihmon për të mbajtur nga mishrat e dhëmbëve të fëmijës tuaj të shëndetshme dhe forcon enët e gjakut, ndihmon ne shërimin, nxit sistemin imunitar, dhe mban infeksionet larg.

Gjithashtu ndihmon trupin në absorbimin e hekurit nga hekuri i pasur.

The post Qysh me i ditë vlerat ushqyese të domosdoshme për fëmijë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e parandalu sëmundjen makulare të syve?

Posted: 22 Mar 2017 01:30 PM PDT

Dëmtimi makular është shkaku kryesor i përkeqësimit të shikimit mes amerikanëve të moshës mbi 65 vjeç.

Shkencëtarët thonë tani se gratë e reja mund ta pakësojnë 50 përqind rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje nëpërmjet një diete të pasur me vitaminë D.

Dorrette White, e cila sapo është diagnostikuar me dëmtim makular, ndjek këshillat e mjekut, duke ngrënë çdo mëngjes perime.

Dëmtim makular është një sëmundje që lidhet me moshën dhe quhet shkurtimisht AMD (Age-related Macular Degeneration).

Personat me këtë sëmundje mund të shikojnë mirë në periferi ndërsa në qendër shohin njolla të verdha.

Vitamina D është e njohur prej kohësh për të mirat shëndetësore, por tani një studim tregon se kjo vitaminë gjithashtu mund të pakësojë edhe rrezikun e prekjes nga dëmtimi makular tek gratë nga mosha 40 deri në 74 vjeç.

Studimi u krye nga shkencëtarë në qendrën mjekësore të Universitetit të Nju Jorkut. Doktor Shantan Reddy, një nga autorët e studimit, thotë se ulja më e madhe e rrezikut u vu re tek pacientët që konsumonin çdo ditë 720 njësi të vitaminës D.

Marrja e vitaminës D aktualisht rekomandohet 600 njësi në ditë.

Njeriu merr vitaminë D nëpërmjet rrezeve të diellit, por mjekët thonë se në këtë drejtim ndihmojnë edhe ushqimet e pasura me vitaminë D, si qumështi, nëprodhimet e drithrave dhe veçanërisht peshku.

Vetëm 100 gram peshk tuna përmban 720 njësi vitamine D.

The post Qysh me e parandalu sëmundjen makulare të syve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me hidratu lëkurën?

Posted: 22 Mar 2017 01:27 PM PDT

Moti më i ftohtë dhe me më pak lagështi, fërkimi i rrobave, abuzimi me rrezet e diellit gjatë ditëve të bukura të verës, të gjitha këto shkaqe mund të ndikojnë në dehidratimin e epidermës.
Për të luftuar dehidratimin e lëkurës, ndryshoni disi zakonet tuaja gjatë dhe pas larjes me dush.

P.sh., fshini lëkurën duke e thithur ujin me peshqir dhe jo duke e fërkuar.

Pastaj, menjëherë pas fshirjes së trupit, lyeni me një krem hidratues.
Mund të përdorni edhe vajra të buta.
Këto produkte do të krijojnë një shtresë mbrojtëse për lëkurën.

Duart
Duart janë në kontakt të vazhdueshëm me ambientin e jashtëm, prandaj ato kërkojnë më shumë kujdes. Por edhe nëse përdorni kremin më të mirë, ai do të hiqet nga larja me sapun, prandaj është mirë të përdorni kremra rezistentë ndaj larjes.

Fytyra
Përsa i përket fytyrës, ka disa shenja të qarta.

Ndjehet një gjendje e përgjithshme e pakëndshme, lëkura tërhiqet dhe duket më e zbehtë.

Shihen edhe disa rrudha, të cilat nuk kanë lidhje me moshën…

Një serum i mirë, i ndjekur nga një krem i mirë mund të ndryshojnë gjithçka.

Gjithashtu, bëni edhe një maskë ultra-hidratuese të paktën një herë në javë.
Mos harroni konturin e syve, ku lëkura është më e hollë.

Ajo ka tendencë të dehidratohet më shpejtë.

Flokët
Ashtu si lëkura, edhe flokët kanë nevojë për hidratim.

Nëse nuk hidratohen, ata humbasin shkëlqimin, bëhen të zbehtë dhe këputen. Ata duhet të hidratohen deri në thellësi.

The post Qysh me hidratu lëkurën? appeared first on Qysh Me.

Qysh me mbajtë dietë me lakra?

Posted: 22 Mar 2017 01:20 PM PDT

Me dietën me lakra turshi mund të humbni madje edhe 2 kilogramë për katër ditë.

Për këtë dietë më të preferuarat janë sallatat, mirëpo, duke pasur parasysh që dieta zgjat vetëm 4 ditë, ia vlen ta provoni – nëse për asgjë së paku e dini që keni bërë diçka të dobishme për shëndetin tuaj.

Dita e parë
Mëngjesi: 175 gr djathë të payndyrshëm dhe një fetë bukë integrale
Dreka: garniturë të bërë nga 200 gr lakër turshi dhe 100 gr mish gjedhi + një dardhë
Darka: sallatë prej 150 gr lakër turshi, 4 rrepanë të mëdhenj, ½ e rrepanit të bardhë dhe ½ e kastravecit.

Dita e dytë
Mëngjesi: sallatë nga një banane (e prerë në rrathë), 15 ml jogurt i payndyrshëm dhe 1 lugë. Gjatë natës kokërrza të njomura tërshëre
Dreka: supë prej 200 gr lakre turshi, 100 ml çorbë nga perimet dhe 50 ml lëng molle. Shtoni 2 speca të kuq (jo djegës) 5 minuta para se të bëhet gati supa
Darka: sallatë prej 200 gr lakre turshi dhe 15 gr peshk të zier të cilin ju e preferoni dhe në tërë këtë e hidhni në lëng limoni.

Dita e tretë
Mëngjesi:
 sallatë prej 1 portokalli dhe 15 gr djathë të payndyrshëm në të cilin duhet të jenë të shpërndarë farëra luledielli (1 lugë)
Dreka: 150 gr peshk të fërguar dhe 15 gr. lakra turshi
Darka: krepa nga mielli integral dhe një patate e zier dhe sallata të jetë e përgatitur nga 100 gr lakër turshi të prerë në katrorka dhe mbi të shpërndani vaji ulliri.

Dita e katërt
Mëngjesi:
 një fetë bukë integrale, 50 gr djathë + një mollë
Dreka: 200 gr mish viç i pjekur në skarë (mund të jetë edhe mish gjeldeti) dhe 150 gr lakër turshi – të zier pak + rrathë ananasi (2-3)
Darka: sallatë nga domatet, 100 gr lakër turshi.

The post Qysh me mbajtë dietë me lakra? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more