Skip to main content

“Qysh me e shëru alergjinë me ujë?” plus 4 more Qysh me

“Qysh me e shëru alergjinë me ujë?” plus 4 more Qysh me


Qysh me e shëru alergjinë me ujë?

Posted: 23 Mar 2017 04:36 PM PDT

Elementi natyral më i bollshëm mbi sipërfaqen e Tokës, po bëhet një ilaç efikas për shumë tipe problemesh fizike.

Është zbuluar që uji mund të jetë një aleat i vlefshëm kundër alergjive dhe sëmundjeve të smogut.

Për të parandaluar rrufat, teshtitjet, lotët e bezdisshëm, por edhe dëmet e mushkërive të shkaktuara nga ndotja e qyteteve të mëdha ose nga tymi i cigares, kurat termale me bazë ujin sulfurik po tregojnë që janë një ilaç efikas.

"Janë gjithmonë e më të shumta studimet shkencore, që tregojnë sesi ujërat sulfurikë janë idealë për parandalimin e alergjive nga pjalmet e luleve dhe nga ato të pluhurave.

Aktiviteti i squfurit, nën formën e hidrogjenit sulfurat, nxit në fakt proceset e mbrojtjes imunitare, bromi ushtron një veprim qetësues, jodi kundër tharjes dhe kloruri i sodiumit kundër infeksionit dhe rigjenerimit të mukozave.

The post Qysh me e shëru alergjinë me ujë? appeared first on Qysh Me.

Qysh me shmangë shfaqjen e akneve?

Posted: 23 Mar 2017 04:29 PM PDT

Megjithëse aknet nuk mund të parandalohen në tërësi, më poshtë do të ju japin disa hapa konkret, të cilët mund t'i praktikoni në shtëpi dhe që ndihmojnë aknet të mos përkeqësohen.

– Pastrojeni dhe kujdesuni për lëkurën tuaj çdo ditë. Shmangni fërkimin e ashpër dhe larjen shumë të shpeshtë.
– Shmangni djersitjet e tepërta nëse mendoni se kjo mund t'i përkeqësojë aknet. Pastrohuni shumë shpejt pas aktiviteteve që ju shkaktojnë djersitje.
– Pastroni shpesh flokët tuaja nëse janë të yndyrshme. Përpiquni t'i mbani flokët larg fytyrës.
– Shmangni produktet për kujdes të flokëve, si xhelet, kremrat, pomadat dhe produktet tjera që përmbajnë yndyrë.
– Mundohuni ta shmangni në maksimum prekjen e fytyrës.
– Shmangni ekspozimin ndaj vajrave dhe lëndëve të vrazhda kimike, si për shembull naftës.
– Përpiquni në maksimum të shmangni edhe periudhat e gjata të qëndrimit në diell, pasi që kjo ndihmon aknet dhe mund të rrisë rrezikun e prekjes nga kanceri i lëkurës. Përdorni produkte për mbrojtje nga dielli.

The post Qysh me shmangë shfaqjen e akneve? appeared first on Qysh Me.

Qysh me i shëru flokët e dëmtuar me uthull molle?

Posted: 23 Mar 2017 04:11 PM PDT

Të gjithë kemi dëgjuar për vetitë shëruese të uthullës së mollës, por ka vlera të larta edhe për bukurinë. Në mënyrë që t'i shëroni flokët e dëmtuara, atëherë i shpëlani me uthull molle. Uthulla e mollës ekuilibron nivelin e pH-së së flokëve, duke eliminuar zbokthin.

Përgatitja: Merrni gjysmë gotë uthull të mollës dhe e tretni me gjysmë gotë ujë.

Aplikoni një shishe me sprej për ta aplikuar në flokë.

Lihet për 15 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.

The post Qysh me i shëru flokët e dëmtuar me uthull molle? appeared first on Qysh Me.

Qysh me e testu partnerin para bashkëjetesës?

Posted: 23 Mar 2017 03:48 PM PDT

Pikat më të ndjeshme në martesë apo në një lidhje serioze janë financat, marrëdhëniet në familje, fëmijët, planet dhe pritjet nga jeta, që zakonisht sjell deri te ndarja apo shkurorëzimi.

Prandaj, britanikëve u ra ndërmend të mendojnë se para hyrjes në jetë të përbashkët ta testojnë kompatibilitetin e partnerit.

Para jetës së përbashkët kontrolloni nëse ju dhe partneri juaj keni pikëpamje të njëjta, nëse e dëshironi një familje tradicionale apo bashkëkohore dhe a planifikon ai që punët e shtëpisë t'i kryeni së bashku.

Paraja

Sa janë të ardhurat e gjysmës tjetër dhe a e di ai sa ju fitoni?

A i ndani kursimet, apo ai dëshiron të blejë një veturë të re, gjersa ju do donit të kurseni?

A qëndron paraja në një vend të përbashkët, apo secili mban kuletën e tij? Planifikoni të hapni një llogari të përbashkët? A keni diçka kundër që t'i mbuloni borxhet e partnerit tuaj me paratë me të cilat keni planifikuar t'i investoni në shtëpi?

Shpenzimet

Nuk mund të hiqni dorë nga këpucët e shtrenjta apo rrobat më të reja? A e fshihni nga partneri minusin në kartelë? A luani bixhoz? A jeni të varur nga diçka dhe a është në dijeni partneri juaj për një gjë të tillë?

Lidhjet familjare

Cilat janë marrëdhëniet tuaja me farefisin – të afërm dhe të largët? A jeni në kontakt me familjen dhe a planifikoni që këtë lidhje ta forconi edhe më? A përzihen ata në jetën tuaj? A jeni në marrëdhënie të këqija me familjen tuaj apo të partnerit?

Fëmijët

A dëshironi fëmijë dhe sa? Si mendoni t'i edukoni? A pajtoheni të investoni në edukimin e tyre?

Religjioni

A jeni religjioz? A pajtoheni që fëmijët t'i edukoni në këtë frymë? A ju pengon nëse partneri juaj është ateist, nëse ju jeni fetar dhe e kundërta?

Zbavitja

Si dëshironi ta kaloni kohën e lirë – ndaras apo së bashku? A do të thotë pushim që pushoni edhe nga njëri-tjetri?

Stili i jetës

Çfarë është stili juaj i jetës? Ku do të dëshironit të jetonit? A mendoni që një ditë të zhvendoseni në një vend të qetë, jashtë qytetit?

Puna

A është karriera e partnerit tuaj e rëndësishme sikur e juaja apo njëri prej jush duhet të bëjë kompromis? A jeni të gatshëm për një gjë të tillë?

A planifikoni ta ndërpritni karrierën pas lindjes së fëmijës së parë? A mund njëri prej jush të kujdeset për familjen?

Familje tradicionale apo moderne

A keni pikëpamje tradicionale rreth familjes – gruaja amvise, e mashkulli siguron të ardhurat? Kush duhet të kujdeset për të hollat? Kush i paguan llogaritë? A planifikoni t'i ndani punët e shtëpisë?

Couple meeting in a cafe ejoying a coffee together

The post Qysh me e testu partnerin para bashkëjetesës? appeared first on Qysh Me.

Qysh me kriju plane të suksesshme udhëtimi?

Posted: 23 Mar 2017 03:32 PM PDT

Udhëtimi është forma më e mirë për të kaluar kohën e lirë me shoqërinë apo familjen.

Shumica udhëtojnë dhe shkojnë në pushime për tu larguar nga rutina e përditshmërisë.

1.Për të vendosur vendin së pari shikoni se si do të jetë moti, cilat janë eventet e tanishme.

2.Mos harroni të rezervoni hotelin apo shtëpinë private në të cilën do të vendoseni, duke shmangur kështu humbjen e kohës si dhe shpenzimet e paparashikuara.

3.Bëni një listë për vendet që dëshironi të vizitoni, duke kontrolluar së pari buxhetin që të mos shpenzoni më shumë se sa keni planifikuar.

The post Qysh me kriju plane të suksesshme udhëtimi? appeared first on Qysh Me.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more