Skip to main content

“Parkingu me pagesë edhe jashtë qendrës së qytetit” plus 9 more Ferizaj Press

“Parkingu me pagesë edhe jashtë qendrës së qytetit” plus 9 more Ferizaj Press


Parkingu me pagesë edhe jashtë qendrës së qytetit

Posted: 23 Mar 2017 09:34 AM PDT

Ferizaj.23.03.2017. Ndërmarrja ''Ambienti'' e themeluar këtë vit, ka zgjeruar veprimtarinë e saj. Përveç rrugëve që ka menaxhuar deri më tani, kjo kompani nga dje ka filluar të kujdeset edhe për parkingjet tjera publike që ndodhen nëpër qytet. Drejtori i kësaj ndërmarrje, Izet Rushiti, tha se tashmë shumicën e rrugëve i kanë nën menaxhim dhe qytetarët janë të obliguar të paguajnë për shfrytëzimin e hapësirave publike.

"Nga muaji shkurt kemi bërë shumë njoftime se do të jetë me pagesë secila rrugë paraprakisht dhe janë të njoftuar qytetarët, mirëpo këto janë hapësira publike, Kuvendi Komunal na i ka dhënë nën menaxhim neve dhe askush nuk e ka të drejtën ta liroj dikën ose të lirohet dikush nga hapësirat publike, kompania jonë i ka në menaxhim këto parkingje dhe qytetarët natyrisht duhet të paguajnë për atë që e shfrytëzojnë",tha Rushiti.

Parkingjet me pagesë po i kundërshtojnë qytetarët ferizajas, duke thënë se kjo është bërë për interesa të komunarëve.

"Këtë çka e ka bërë komuna është katastrofë, as nuk kanë ardhë me u konsultua me banorë, vetëm kur i kemi pa punëtorët, plus 40 cent me ba orën, ne e kemi lokalin këtu, i paguajmë komunës të gjitha obligimet si biznes, atëherë pse jemi duke i paguar këto obligime kur nuk po na u ofrohen kushte, tash ku të mundemi duhet me u parku ose me hy në parkingje të banesave  pasi që nuk ja vlen me pagu, kjo që janë duke bërë është marri, a janë duke punuar për popull a për interesa të veta", tha Kreshnik Rexhepi.

"Ne jemi punëtorë të spitalit, spitali nuk ka parking të vetin kështu që ne sa herë që të vijmë në punë duhet me pagu parking, ka edhe banorë që jetojnë këtu duhet të paguajnë edhe ata, kjo është një keqmenaxhim, keqqevrisje që tregon se sa mendojnë për qytetarët", tha Driton Ferizi.

E, në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Ferizaj, thonë se ndërtesave që nuk kanë praking, komuna nuk e ka për obligim t'ua siguroj atë.

 "Ato ndërtesa ku janë të ndërtuara me siguri kanë parkingje të veta, ne i kemi sugjeruar kësaj ndërmarrjeje që kur të lidhin kontrata me biznese të jenë 5 vende që t'u japim mundësi edhe qytarëve tjerë për parking, ndërsa për qytetarë secila ndërtesë ka parkingjet e veta le t'i shfrytëzojnë ndërsa ato që nuk kanë komuna nuk është e obliguar me i sigurua askujt vend parking",tha Hajrush Leka.

Për të shfrytëzuar parkingjet publike, qytetarët duhet të paguajnë 40 centë për një orë, transmeton Televizioni Tema.

Kryetari Svarqa anëtarësohet në tifozerinë “Dardanët”

Posted: 23 Mar 2017 09:24 AM PDT

Një grup i tifozëve të Kosovës, të njohur si "Dardanët", ia dorëzuan sot kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa kartelën e anëtarit të kësaj tifozerie.

Kryetari Svarqa u shpreh i gëzuar për këtë nder, pasi është simpatizues i flaktë i sporteve. Ai falënderoi tifozët dhe u premtoi mbështetje e solidarizim, për të ndjekur ndeshjet sportive, sidomos ato me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar.

Këto vende, nesër dhe pasnesër, do të kenë ndërprerje të planifikuar të rrymës

Posted: 23 Mar 2017 09:18 AM PDT

Ferizaj.23.03.2017.  KEDS-i njofton se të premten dhe të shtunën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në qytet dhe në fshatra të Ferizajt për shkak të punimeve në mirëmbajtjen e rrjetit.

Më 24.03.2017 në NS 110/35/10 kV Bibaj do të shkyçet:

Dalja 10 kV Ujëvara (40041011) prej orës 09:15 deri në orën 09:30 dhe nga ora 15:45 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Rruga e Nerodimes, ''Ujëvara'', ''Frigoriferi'' dhe ''Barakat''.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ormanit të tensionit të ulët në stabilimentin shpërndarës.

Më 24.03.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj ll do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drejtimi i Sillosit (40041001) prej orës 11:00 deri në orën 14:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Ferizaj (një pjesë), Talinoci i Muhaxherëve, Sazlia, Papazi, Pojata, Rahovica, Softaj dhe Fusha e Madhe.

Arsyeja e ndërprerjes: Dislokimi i përhershëm i linjës 10 kV si dhe demontimi i shtyllave nga traseja e Autostradës.

Më 25.03.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj lll do të shkyçet:

Dalja 10 kV Jezerci (40042003) prej orës 09:15 deri në orën 09:30 dhe nga ora 15:45 deri në orën 16:00.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Nerodimja, Manastirci, Jezerci dhe Balaj.

Arsyeja e ndërprerjes: renovimi i trafo-shtyllës në fshatin Manastirc, Lagjja e Re.

Më në fund realizohet dëshira e shqiptarëve të Malit të Zi

Posted: 23 Mar 2017 08:50 AM PDT

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur Nazif Cungu, kryetar i partisë Forca dhe njëherësh kryetar i Ulqinit.

"Të dashur miq sot qeveria kaloi ligjin për Organizimin Territorial i cili formon Komunën e shumëpritur të Tuzit. Në këtë mënyrë ne po ia dalim që të përmbushim një ndër kërkesat kryesore të shqiptarëve të Malit të Zi duke realizuar gjithashtu një premtim të kamotshëm të Forcës së Re Demokratike. Unë ju falënderoj për mbështetjen e vazhdueshme që na keni dhënë, fal votave tuaja ne kemi mundësuar që të vëmë në jetë aspiratën e popullit tonë për të pasur komunën e dytë me shumicë shqiptarë në Mal të Zi", ka shkruar Cungu.

Kujtojmë se që nga viti i kaluar është paraparë që Tuzi të jetë sikur të gjitha komunat tjera në Mal të Zi. Do ta kontrollojë buxhetin e vet për pagesa të të punësuarve në administratë dhe vet do t'i përcaktojë prioritetet në rajonin e Malësisë.

Rasti Dehari: Kamerat e sigurisë janë dërguar për analizë në Austri

Posted: 23 Mar 2017 08:49 AM PDT

Kështu ka bërë me dije për Gazetën Express, të enjten, prokurori i rastit, Metush Biraj. Rezultatet e këtyre analizave pritet që shumë shpejt të kthehen në Kosovë dhe të përmbyllet i gjithë hetimi lidhur me këtë rast.

Prokurori i lëndës, Biraj, bën me dije se hetimet lidhur me këtë rast ende nuk kanë përfunduar dhe se për momentin po pritet arritja nga Austria analizat e pamjeve që janë filmuar nga kamerat e sigurisë."Ende nuk kanë përfunduar hetimet lidhur me rastin Dehari. Jemi thuajse në fund. Për momentin jemi në pritje të një raporti të ekspertizës për rastin e kamerave. Ato janë dërguar për në Austri për ekspertizë. Ne jemi në pritje të tyre", ka thënë Biraj për Express.Më 5 nëntor të vitit të kaluar, në qendrën e paraburgimit në Prizren ka vdekur aktivisti i Lëvizjes

Kështu ndërtohet tribuna e re e stadiumit në Ferizaj

Posted: 23 Mar 2017 06:33 AM PDT

Po bëhet më mirë, një pamje më atraktive dhe ashtu si i ka hije stadiumit me një tribunë të re. Sepse ajo e vjetra nuk binte fortë mirë në sy, pak ishin shkallët e shkatërruar dhe jo të rregulluara deri në fund ashtu si e do rendi i një stadiumi. Stadiumi i vjetër i Ferizajt po bëhet me tribunë të re.

Punohet me përkushtim dhe i japin një ngjyrë sportive, të një stadiumi të paktën të futbollit. Kjo fotografi është postuar nga Shemsi Bejtullahu, ish-futbollist dhe të cilit i qan zemra për të parë një stadium të modelit perëndimor, pasi që është shumë i lidhur me futbollin në përgjithësi.

Prezantohet projekti për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive për komunitete pakicë në Ferizaj

Posted: 23 Mar 2017 05:57 AM PDT

Ferizaj.23.03.2017. Një projekt i përbashkët i komunës së Ferizajt, organizatës Zëri i romëve, ashkalive dhe egjiptianëve dhe qeverisë së Kosovës do të bëjë me shtëpi të reja dhe të rindërtuara familje të këtyre komuniteteve në komunën e Ferizajt.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa tha se pushteti që e drejton do të përkrahë të tilla projekte, që komuniteteve pakicë u sigurojnë zgjidhje të hallit të banimit dhe mirëqenie sociale.
"Ky projekt është tepër i rëndësishëm, ku unë shpresojë që do të përfitojnë të gjithë qytetaret dhe do t'i hapim rrugë për zgjidhjen e problemeve të mirëqenies ekonomike dhe sociale, por edhe infrastrukturore për komunitet pakicë në Ferizaj. Komuna e Ferizajt, është e interesuar që t'ja lehtësojë jetën qytetarëve të vet dhe në këtë drejtim ky nuk do të jetë projekti i fundit sepse ne kemi filluar që të hartojmë paramasat për asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe rrugicave në qytet ku jetoni ju por në të njëjtën kohë edhe për fillimin e procedurave për destinimin e një pronë tek lagja Sallahane janë 20 ari për ata që nuk e kanë zgjedhur problemin e banimit dhe për të gjithë ata kanë një dokumentacion legjitim për kthimin e tyre që përkohësisht jetojnë jashtë Kosovës, por të cilët nuk janë në konflikt me ligjin, qoftë për të kaluarën e tyre gjatë luftës ose para luftës",ka thënë kryetari Svarqa.

Edhe nënkryetari i komunës së Ferizajt nga komuniteti ashkali, Asllan Kryeziu tha se përpjekjet e institucioneve për të investuar në infrastrukturë etj, do të jenë të vazhdueshme.
"Komuna e Ferizajt, është duke bërë përpjekje maksimale së bashku me kryetarin Svarqa dhe me të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, që t'ju dal në ndihmë të gjitha komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në komunën e Ferizajt", ka thënë Kryeziu, duke shtuar se ky është projekti i parë që po implementohet në komunën tonë.
Bashkëfinancuese e projektit për infrastrukturë për komunitetet është edhe qeveria e Kosovës. Përfaqësues të ministrive thanë se mbeten të përkushtuar që në forma të ndryshme të përmirësojnë jetën e komuniteteve.
E, teksa prezantoi projektin e infrastrukturës para qytetarëve, Violeta Thaçi nga organizata "Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve" shpalosi fushat e ndërtimit, ku do të investojnë, kriteret e përfitimit etj.
E pjesëtarë të komuniteteve e mirëpritën projektin. Thanë se kanë shumë nevojë për kushte më të mira banimi.

U mësua se për këtë projekt të vitit 2017, Komuna e Ferizajt do të participojë me 30 mijë euro, organizata "Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve" me 40 mijë euro, ndërkaq Ministria e Punës dhe mirëqenies sociale me 20 mijë euro.
Deri më tani në zyrat përkatëse të komunës, kanë arritur 122 kërkesa për ndërtim e rindërtim shtëpish.
Fundi i bashkëbisedimit

Në Viti konfiskohen 600 kilogramë mish me afat të skaduar

Posted: 23 Mar 2017 05:52 AM PDT

Në Viti janë konfiskuar 600 kilogramë mish me afat të skaduar të cilat brenda disa ditëve pritet të asgjësohen.

Këtë e ka konfirmuar edhe Skender Ahmeti, drejtori i Inspektoratit në Viti i cili ka thënë që qytetarët nuk kanë nevojë që të shqetësohen pasi mishi me afat të skaduar në Viti do të asgjësohet.

"Është bërë inspektimi për konfiskimin e mishit dhe ka hasur në disa lloje të mishrave që kanë qenë me afat të skaduar".

"Është urdhëruar që të bëhet asgjësimi në mënyrë që të mos ketë pasoja për njerëzit", ka thënë Ahmeti në një lidhje direkte në Klan Kosova.

Ahmeti ka thënë që qytetarët nuk kanë nevojë të shqetësohen.

Divorc në familjen e aktorit të njohur (Foto)

Posted: 23 Mar 2017 05:22 AM PDT

Vëllai më i madh dhe njëkohësisht menaxheri i aktorit të njohur turk, Kıvanç Tatlıtug, Cem Tatlıtug, është divorcuar nga bashkëshortja Burcu Ozsoy, e cila është soliste në orkestrën ENBE, në Stamboll.
Në prill të 2013-ës, ҫifti u martuan në Besiktas në 'World House', ndërsa në vitin 2015 u bënë prindër të një djali.

Cem Tatlıtug, i cili vazhdon të punojë si menaxher, ka firmosur për "ndarje të papajtueshme", pasi bashkëshortja i kishte dorëzuar dokumentin për divorc.

Cem Tatlıtug, me vendimin e fundit, duket se ka surprizuar edhe vëllanë. Mediat turke nuk raportojnë për arsyet e vërteta të këtij divorci, por me siguri Kivanc ndihet keq për këtë ndarje. Kur Cem u martua, në vitin 2013, në atë kohë Kivanc ishte ende beqar. Dhe si porosi, ai i tha aktorit të njohur që të priste edhe disa vjet: "Kivanc, të presë të paktën edhe 5-6 vjet, mua nuk më vjen më kjo mundësi, sepse mosha ime po ikën…"

Kivanc me vëllanë dhe babanë

 

Kivanc me motrën

Më vonë, Kıvanç Tatlıtug u martua me Basak Dizer më 19 shkurt 2016 në Paris./

Hani Elezit: Realizohet projekti ”Përkujdesja shëndetësore, shtëpiake dhe ambulatore”

Posted: 23 Mar 2017 05:15 AM PDT

Komuna e Hanit të Elezit, Caritas Kosova, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale realizojnë projektin "Përkujdesja shëndetësore, shtëpiakë dhe ambulator.

Me marrëveshje të bashkëfinancimit ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit, Caritas Kosova, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale do të realizohet projekti "Përkujdesja shëndetësore, shtëpiakë dhe ambulatore.
Kjo marrëveshje parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor ambulator dhe shtëpiake për tё gjitha familjet nё nevojë (familjet me gjendje tё rënd shëndetësore dhe ekonomike) të Komunës së Hanit të Elezit, të cilët kanë persona të sëmur dhe të moshuar në familje dhe që kanë nevojë për përkujdes shëndetësor permanent si dhe rritjen e standardit të jetesës, duke përmirësuar cilësinë e shërbimeve mjekësore në familjet e tyre.
Marrëveshja parasheh edhe përkujdesjen shëndetësore ambulatore, duke i dhënë në shërbim Drejtorisë të Shëndetësisë, përkatësisht QKMF-sё në Han të Elezit rritjen e numrit të stafit mjekësor dhe teknik medicinal me qëllim të ngritjes së shërbimeve shëndetësore edhe në nivelin ambulantor.
Drejtoria e shёndetёsisё pёrkatsisht QKMF-ja do të menaxhojë dhe do të përcjell nga afër tërë veprimtarinë e kuadrit profesional, të punësuar në këtë projekt në mënyre që të veprojnë në bazë të planit të veprimit dhe orareve të vendosura nga QKMF-ja dhe të gjithë përfituesve te projektit t'u ofrojnë një shërbim mjekësor të specializuar në familjet e tyre në teren si dhe nё QKMF-nё nё Han të Elezit.
Sipas kësaj marrëveshje të bashkëpunimit projekti "Përkujdesja shëndetësore, shtëpiakë dhe ambulator" do të bashkëfinancohet me vlerë prej 65.000.oo euro.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more