Skip to main content

Ora News: “Vidhnin lokale në Tiranë, 3 në pranga, procedohet dhe një 19-vjeçare” plus 9 more

Ora News: “Vidhnin lokale në Tiranë, 3 në pranga, procedohet dhe një 19-vjeçare” plus 9 more


Vidhnin lokale në Tiranë, 3 në pranga, procedohet dhe një 19-vjeçare

Posted: 27 Mar 2017 11:52 PM PDT

Tre persona janë arrestuar, ndërsa një vajzë 19 vjeçe është proceduar penalisht pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin këta personi vidhin lokale në Tiranë.

Policia sqaron se “në kuadër të operacionit "Blow" u arrestuan Ilir Rrasa, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare, Elirjan Rrasa, 23 vjeç dhe Agim Hajdari, 45 vjeç i dënuar më parë , pasi në lokalin e tij të marrë me qera në rrugën Shyqyri Ishmi është gjetur dhe sekustruar në cilesinë e provës materiale një televizor i markës “SAMSUNG 42”, i cili rezultoi se ishte televizori i vjedhur në lokalin e shtetasit A. D.

Ndërsa nisi procedimi për shtetasen M. Rr., 19 vjeçe, banuese në Tiranë ,proçeduar për veprën penale të "Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale,fshehja  dhe mbulimi i tyre”

Janë dokumentuar tre vjedhje

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshoheshin se kryenin vjedhje të lokaleve në qytetin e Tiranës. Në bazë të hetimeve proçeduriale është arritur të dokumentohet me prova ligjore se këta shtetas janë autorë të ngjarjeve si më poshtë:

1- Më datë 27.03.2017, në lagjen Çollakë, në pronësi të shtetasit A. G., ku kanë marrë një televizor të markës SAMSUNG 42'', disa pije të ndryshme dhe shumën monetare prej 10.000 mijë lek të reja.

2- Më datë 09.01.2017, në “Qytet Studenti”, pranë Godinës Nr.23, kanë vjedhur motorrin tip "Lifan", në pronësi të shtetasit E. P.

3.-Më datë 09.02.2017, në fshatin Ibë e Sipërme, është vjedhur me thyerje lokali në pronësi të shtetasit D. M., ku janë marrë tre televizor plazma të markës "Samsung" 37 polsh.

Gjatë kontrollit fizik te kryer dhe në banesat e shtetasve të lartpërmendur janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– Një pistoletë Bloë Mini me tre fishekë të kalibrit 6.35.

– Një televizor i markës Samsung 42″

Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale të  "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim" të parashikuar nga Neni 134 e 25 i Kodit Penal, dhe "Përvetësimit të sendeve të vjedhura" të parashikuar nga Neni 287 i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Majlinda Bregu në Tonight: PD nuk ka interes për bllokimin e vettingut

Posted: 27 Mar 2017 11:40 PM PDT

Reforma në drejtësi duhet të shkojë përpara dhe sipas deputetes Majlinda Bregu, Partia Demokratike nuk ka asnjë interes politik për të mosm i shkuar deri në fund kësaj reforme. E ftuar në Tonight Ilva Tare, Bregu tha se vettingu po përdoret si alibi për të justifikuar dështimet e qeverisë ndërsa theksoi se procesi është bllokuar për shkak të mungesës së kandidaturave. Ndërkohë  Deputeti socialist, Ervin Bushati tha se nëse kjo reformë do të kryhej përpara 2 viteve, sot nuk do të ekzistonte as problemi i manipulimit të votave.

Në studion e Tonight Ilva Tare, deputetja, Majlinda Bregu tha se nuk është Partia Demokratike që nuk e do reformën në drejtësi, por megjithatë nuk ka asnjë interes politik që kësaj reforme të mos i shkohet deri në fund. Bregu tha se Vettingu po përdoret për të justifikuar dështimet e qeverisë, ndërsa theksoi se procesi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së kandidaturave

Bregu: Vettingu po përdoret për të harruar të gjitha problemet e tjera që janë në këtë vend. Sot ne nuk kemi mbërritur tek dita për të votuar komisionet të cilat do të jenë përgjegjëse për kontrollin e figurave të vettingut. Ju e mbani mend se kur u diskutua dhe kur do të ngriheshin komisionet e përbashkëta të cilat janë barazi mes opozitës dhe mazhorancës…

Tare: …PD bojkotoi

Bregu: Jo vetëm, kryetari i grupit parlamentar zoti Ruci tha janë 29 kandidatura për 29 vende. Pra e rikthehu edhe njëherë procesin e përzgjedhjes së atyre që do të hyjnë në listën e kontrollit, se fjala vetting është bërë që shumë njerëz nuk e dinë për çfarë përdoret, që është kontrolli i gjyqtarëve dhe prokurorëve, e ktheu dhe njëherë duke e nisur nga e para tek avokati i popullit. Ende në këto moment deri në orën 12 është e hapur gara, për ata që do të kandidojnë për të qenë pjesë e këtij kontrolli. Që do të thotë pas këtij momenti pas orës 12:00 të natës së sotme kemi ligjërisht edhe tre javë kohë. Ne kemi votuar reformën në drejtësi, nuk është PD kundër reformës në drejtësi. Nuk ka asnjë interes që reformës në drejtësi të mos i shkohet deri në fund nga PD, nga i gjithë parlamenti. E përsëris që kjo është një kohë me ngjarje dhe zhvillim. Nuk flas në emër të askujt por nuk do të doja që vendi të hynte në një impas dhe asnjëherë nuk do të doja që të manipulohej reforma më e rëndësishme për shqiptarët, sikur dëshira e madhe qëndron nga ana e mazhorancës dhe kundërshtia nga opozita.

Bojkotin e demokratëve, deputeti socialist, Ervin Bushati e quajti taktikë të gabuar. Bushati theksoi se nëse reforma në drejtësi do të votohej 2 vjet para, tashmë do të kishim rezultatet e saj dhe askush nuk do të guxonte të manipulonte zgjedhjet.

Bushati: Ne do të kishim fituar dy vjet kohë nëse të gjithë bashkë si në datë 21 korrik do të ishim çuar dhe të votonim në atë format që na është dhënë. Do të kishim fituar dy vjet kohë dhe sot do ta kishim parë të zbatuar, do të kishte frikë çdo kush të manipulonte zgjedhjet. Ajo që ndodh në Shqipëri është që nëpërmjet një "katarsis"  apo një larje në lumin Jordan, politikanët mjafton që të bëjnë rotacione dhe nuk shkojnë në burg për abuzimet financiare, vjedhjet apo manipulimin e zgjedhjeve që bëjnë, thjesht shkojnë aty dhe bëhen parlamentarë dhe nuk futet farë në funksion ligji, pra giotina e ligjit nuk funksionon.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sekuestrohet 1 ton kanabis, trafikantët braktisin gomonen

Posted: 27 Mar 2017 11:20 PM PDT

Një gomone e mbushur me kanabis është sekuestruar në Vlorë, tek Gjiri i Petrunës pranë Karaburunit, e gatshme për ta transportuar drejt brigjeve të Italisë.  Burimet bëjnë me dije se në gomone kishte rreth 1 ton kanabis ndërsa trafikantët sapo kanë pikasur policinë janë larguar.

Operacioni është bërë i mundur në sajë të një bashëkpunimi të policisë shqiptare me Guardia Di Financa e vendosur në Vlorë. Mbi bazën e informacionit paraprak është bllokuar mjeti lundrues.

Në bazë të këtij operacioni, shërbimet e përbashkëta kanë bërë konstatimin dhe bllokimin e mjetit lundrues me gjatësi rreth 7 m. Vazhdojnë kërkimet nga toka dhe deti me qëllim krehjen e zonës dhe kapjen e autorëve të përfshirë në këtë ngjarje.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

AAK- NISMA: Do ta godasim koalicionin qeverisës në zgjedhje

Posted: 27 Mar 2017 11:04 PM PDT

Koalicioni parazgjedhor AAK-NISM do të ketë rezultat tejet të mirë në zgjedhjet e parakohshme.

Kështu së paku deklarojnë përfaqësuesit e këtyre subjekteve, të cilët për "Zeri.info" thonë se, forca e bashkuar mes këtyre dy partive, do ta godasë ashpër koalicionin qeverisës PDK-LDK.

Ata madje, synojnë se do të dalin si subjekti i parë pas zgjedhjeve.

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Dushica-Bajrami, ka vlerësuar se vendi duhet të shkojë në zgjedhje te parakohshme. Sipas saj, Nisma një gjë të tillë e ka kërkuar qysh moti.

“Nisma për Kosovën ka kërkuar zgjedhje të parakohshme që nga dhjetori i 2015, pra që nga momenti i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin, vendim që e dëshmoi se z.Mustafa ka bërë shkelje të aktit më të lartë të shtetit", ka deklaruar ajo për "Zeri.info".

Ajo më tej, ka thënë se Nisma do ta godasë koalicionin qeverisës, ashtu si e goditur PDK-në në Drenas.

"Se sa jemi të përgatitur ne, unë mund t’iu them se Nisma për Kosovën ashtu siç e dërgoi  në balotazh PDK-në në Drenas, ashtu fuqishëm do t’iu japim goditje si në nivel lokal ashtu edhe atë nacional, partive që tash po qeverisin", ka shtuar ajo.

Bajrami gjatë bisedës, është shprehur e bindur se koalicioni Nisma- AAK do ta qeverisë vendin pas zgjedhjeve.

"Pra, kurdo që do të mbahen zgjedhjet Nisma për Kosovën së bashku me AAK-në do të qeverisin me vendin, sepse fundi po iu vjen atyre që për 3 vjet e shkatërruan vendit dhe për 3 vjet dëmtuan jetën dhe mirëqenien e qytetarëve", ka potencuar ajo.

Ndërkohë, tashmë të gjitha partitë janë shprehur të gatshme për zgjedhje, pavarësisht se ato në pushtet ende nuk janë deklaruar se vendi do te shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Nga ana tjetër, edhe deputetja e AAK-së, Teuta Haxhiu, ka thënë se koalicioni me Nismën është i gatshëm të hyjë në zgjedhje te parakohshme.

"Ne si koalicion AAK-Nisma, jemi gati kurdo që zgjedhjet të mbahen. Për vendin është më mirë sa më parë të shkohet në zgjedhje", ka deklaruar ajo për "Zeri.info".

Ajo më tej, ka vlerësuar se AAK dhe Nisma, tashmë kane një përkrahje të fuqishme prej qytetarëve.

"Natyrisht presim fitore ngase përkrahjen që po e vërejmë tek qytetarët është mjaft bindëse, dhe se ky është koalicioni që do të jetë faktikisht interes i qytetarëve,duke drejtuar vendin në mënyrë të përgjegjshme dhe duke qenë llogaridhënës siç nuk ka ndodhur deri më tani", ka shtuar Haxhiu tutje. 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Një stuhi “përbindëshe” pushton Australinë

Posted: 27 Mar 2017 10:33 PM PDT

Një ciklon i fuqishëm me erëra të forta që shkojnë deri në 263 km/h ka përfshirë Queensland në Austraeli

Cikloni Debbie, një stuhi e kategorisë katër, ka lënë të paktën 45.000 shtëpi pa energji dhe ndërtesa të dëmtuara, edhe pse është shumë herët për të bërë një bilanc.

Kryeministri Malcolm Turnbull i tha parlamentit se ai e kishte aktivizuar një plan për t'iu përgjigjur fatkeqësive të këtij fenomeni natyror.

Ai u bëri thirrje njerëzve që të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Vuçiç: Nuk kam njoftim për kushtet e Kosovës, për të vizituar Leposaviçin

Posted: 27 Mar 2017 10:08 PM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se nuk ka marrë njoftim zyrtarë nga Prishtina për kushtet e vizitës së tij të paralajmëruar në Kosovë për të mërkurën, raporton Tanjug.

RTK2 raportoi se Prishtina zyrtare ka kërkuar që në delegacion të mos jenë Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanovic dhe ai i mbrojtjes, Zoran Gjorgjevic të cilëve edhe më herët iu ishte ndaluar hyrja në shtetin e Kosovës.

Kandidati presidencial i Serbisë, Vucic ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta vizitojë për disa orë Leposaviçin, gjatë kohës sa në Serbi po zhvillohet fushata për zgjedhjet presidenciale./Indeksonline/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Basha rikonfirmon mbështetjen e Uashingtonit: Në çadër pa na bërë syri tërrt

Posted: 27 Mar 2017 01:56 PM PDT

Në një dalje në orët e vona të mbrëmjes pas presionit të shtuar ndërkombëtar, Lulzim Basha, konfirmoi edhe njëherë nga çadra e protestës se ka mbështetjen e Uashingtonit për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Basha tha se zgjidhja e vetme është largimi i Ramës dhe krijimi i qeverisë teknike.

"Ora e fitores po afron" tha Basha, duke inkurajuar mbështetësit "le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare".

Basha: Mesazhet që kam sjellë prej Amerikës i keni dëgjuar të gjithë, paniku dhe tmerri që ka kapur kundërshtarin tonë nga mesazhet e mbështetje totale për këtë protestë e shëron dhe çliron vetëm një ilaç: Largimi i tij një orë e më parë nga zyra që ka zaptuar me krimin e organizuar dhe hapja e rrugës për një qeveri teknike që do garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Besnikërisht ju them se për zgjedhje të lira dhe të ndershme mbështetja do të jetë e pakursyer.

Beteja është futur në fazën e vetë vendimtare. Le të qëndrojmë këtu pa na bërë syri tërrt deri sa të realizojmë fitoren tjetër të madhe dhe vendimtare, që është fitorja e demokracisë së vërtetë. Ju jap fjalën se nuk tërhiqem, do jemi bashkë këtu derisa beteja të përfundojë me fitoren totale.Hilet e mëdha, hilet shumëkatëshe i bën ai atje(Rama) edhe për pak kohë se nuk do ketë shanse të tërheqë këtë popull prej hunde.Zgjedhjet e lira po afrojë, ora e fitores po afron.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Trump shkurton fondet federale për shtetet që mbrojnë emigrantët e paligjshëm

Posted: 27 Mar 2017 01:39 PM PDT

Të gjitha ato shtete apo “qytet i shenjtë” në SHBA që do të vazhdojnë të mbrojnë emigrantët e paligjshëm duke shkelur ligjet e emigracionit mund tu reduktohen ose eleminohen fare disa fonde federale.

Lajmin e komunikoi Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së, Jeff Sessions. Një listë përfshihen San Francisco, Nju Jork, por edhe shteti i Kalifornisë.

“Ligjet e emigracionit janë për të mbajtur qytetarët të sigurt. Ne nuk mund të mbrojmë kriminelët”, tha Sessions.

Në rrezik janë miliarda e miliarda dollarë që mund të dëmtojnë funksionin e shumë zonave metropolitane, jo vetëm në sektorin e shërbimeve sociale.

Presidenti amerikan që prej fushatës zgjedhore kishte bërë të qarta pikëpamjet e tij mbi shtetet dhe komunitetet lokale që njohin vendbanimin e emigrantëve të paligjshëm, duke shmangur riatdhesimin e tyre të detyruar në vendin e origjinës.

Qëndrimi vlen edhe për aksesin në shërbimet shëndetësore, sociale dhe arsimore për të miturit.

“Shumë amerikanë do të ishin ende gjallë në qoftë se do ti ishte dhënë fund politikës së qyteteve të shenjta" tha Sessions duke iu referuar viktimave të disa ngjarjeve kriminale.

Ai përmendi qytete si Çikago dhe Atlanta, ndër shembujt më negative.

“Dështimi për të dëbuar të huajt të dënuar për krime, vë komunitete të tëra në rrezik, veçanërisht ato të emigrantëve në juridiksionet e këtyre "shenjtorëve" që përpiqen të mbrojnë autorët,” theksoi Sessions në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bregu: Rama përdor Vettingun edhe për tragjedinë e Otrantos

Posted: 27 Mar 2017 01:33 PM PDT

Kryetarja e Komisionit të Integrimit Majlinda Bregu  thotë në “Tonight Ilva Tare” në Ora News, se Vettingu po përdoret për manipulim dhe si justifikim për mos mbajtjen e premtimeve.

Ajo thotë se Vettingu u përdor nga kryeministri Rama edhe për tragjedinë e Ontrantos. Duke folur për zgjedhjet, ajo deklaron se për herë të parë shkohet në votime pa plotësuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-t, ndërsa bën edhe një apel.

Pjesë nga diskutimet: 

Bregu: Jam e bindur se reforma në drejtësi do të ndajë dy kohë; me kulturën e mos ndëshkimit dhe të mos respektimit të ligjit, me kohën e zbatimit të ligjit. E di se kjo nuk do të ndodhë për 1 vit apo dy vjet. Ka gjasa të mos ndodhë as për 5 vite. Apo atë masivitetin e firmosjeve që të them të drejtën është manipulim i pastër i ngjarjeve të ditëve të fundit me Vettingun.

Kam përshtypjen që edhe në këtë rast, rastin e debatit të shtuar gjatë gjithë kësaj kohe, por mënyra se si e kemi manipuluar së brendshmi, duke ia lënë më shumë efektit të bërjes përshtypje tek qytetarët. Po të dëgjoni çdo artikulim publik, Vettingu zëvendëson temën për papunësinë, Vettingu justifikon mos mbajtjen e premtimeve për punësimin. Vettingu justifikon dështimet në sistemin shëndetësor.

Vettingu kam dëgjuar dje në Vlorë nga kryeministri se ishte fajtor për tragjedinë e Otrantos 20 vite më parë sepse gjyqtarët nuk kanë çuar fajtorët përpara drejtësisë. Vettingu është përgjegjës për 2 km rrugë që nuk shtrohen.

Tare: Po thua se po përdoret Vettingu si alibi?

Bregu: Po them që Vettingu po përdoret për të harruar të gjithë problemet e tjera në këtë vend. E dëgjoj çdo ditë të thuhet se PD-ja nuk do ta votojë Vettingun. Askush nuk shkon për ta sqaruar deri në fund. Ligji i Vettingut është votuar një herë në Parlament. Është votuar në shtator.

Tare: Ku PD nuk e ka votuar…

Bregu: PD nuk e ka votuar për qëndrimet tona dhe tani votohen komisionet. Në këtë periudhë ku jemi nuk kemi mbërritur tek dita për të votuar për komisionet, të cilat do të jenë përgjegjëse për kontrollin e figurave të Vettingut. Në seancën parlamentare kur u diskutua, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Ruçi u ngrit dhe tha se janë 29 kandidatura për 29 vende. Pra e riktheu edhe një herë procesin, duke e nisur nga e para tek Avokati i Popullit. Mbas orës 12 të natës së sotme, kemi edhe tre javë kohë për të shqyrtuar kandidaturat në proces.

Tare: Mund të shkojë PD në Parlament?

Bregu: Po ua jap këtë detaj teknik për të shmangur zhurmën. Të jemi shumë të qartë; Shqipëria ka një problem madhor që ne nuk e shohim realitetin në sy. Nuk kemi një vend me standarde demokratike dhe këtë nuk mund t'ia kërkojmë atij që nuk ka bukë në shtëpi. Në shkelje të këtyre standardeve kush më shumë e kush më pak ka lënë gjurmën e vet. Unë besoj se nuk mund të anashkalohet vullneti realizimit të një pale zgjedhjesh ku ne të mos na vijë turp. Kur unë të shkoj në garë në një zonë elektorale të mos kemi përpara ata që fryhen se kanë pushtetin e parasë. Mund të jetë më pak e dhimbshme pasi mund të kemi persona me precedentë penalë. 

Është për herë të parë që hyjmë në zgjedhje pa plotësuar rekomandimet e OSBE/ODIHR-t.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Gruevski nuk figuron në listën e të ftuarve të Kongresit të PPE

Posted: 27 Mar 2017 01:15 PM PDT

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk është në listen zyrtare të të ftuarve në Kongresin e Partive Popullore Evropian që do të mbahet në Malta.

Pikërisht sot Gruevski u pa duke udhëtuar me avion në aerportin e Stambollit, duke hapur dilemën se ku po shkonte.

Më pas është bërë e ditur se ai po udhëtonte në Kongresin e partive simotra. Por në listën e të ftuarve nuk figuron emri i Gruevskit, por i kryeministrit nga radhët e VMRO-DPMNE, Emil Dimitriev.

Kongresi i këtyre partive zyrtarisht fillon nga 29 deri 30 mars. /INA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more