Skip to main content

Ora News: “Protesta kundër Vuçiç, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan” plus 9 more

Ora News: “Protesta kundër Vuçiç, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan” plus 9 more


Protesta kundër Vuçiç, bllokohet rruga Prishtinë-Gjilan

Posted: 29 Mar 2017 12:22 AM PDT

Dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, respektivisht vendin e quajtur Llabjan për të kundërshtuar ardhjen e një delegacioni serbë në Kosovë, raporton Indeksonline.

 Ndonëse ishte parashikuar që sot të vinte edhe kandidati për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ndërkohë, kryeministri Vuçiç deklaroi se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, siç tha, shantazhe nga Prishtina.

“Nuk vjen në konsideratë ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, ka deklaruar ai.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Automjeti del nga rruga në Sarandë, humb jetën shoferi

Posted: 29 Mar 2017 12:07 AM PDT

Një person është aksidentuar për vdekje në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në fshatin Janjar rreth orës 08:05.

Policia sqaron se "për shkak të daljes nga rruga të automjetit tip Toyota me targë SR 2939 B, ka humbur jetën drejtuesi i mjetit shtetasi E.M., rreth 50 vjeç, banues në këtë fshat."

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet hetimore në lidhje me aksidentin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Senati amerikan ratifikon anëtarësimin e Malit të Zi në NATO

Posted: 28 Mar 2017 11:55 PM PDT

Senati amerikan mbështeti me shumicë votash anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, me shpresë se ka dërguar një mesazh të qartë se Shtetet e Bashkuara do t’u kundërvihen përpjekjeve të Rusisë për të shtuar ndikimin e saj në Evropë.

Nëntëdhjeteshtatë senatorë votuan në favor të anëtarësimit të Malit të Zi, ndërsa dy ishin kundër. Ratifikimi kërkonte dy të tretat e votave të 100 anëtarëve të senatit.

Ende nuk dihet se kur mund të pritet nënshkrimi i presidentit Donald Trump, që është hapi i fundit për ratifikimin e anëtarësimit nga Shtetet e Bashkuara.

Administrata e presidentit Trump e ka mbështetur anëtarësimin e vendit të vogël ballkanik, ndonëse gjatë fushatës për zgjedhjet presidenciale, presidenti Trump kishte akuzuar anëtarët e NATO-s se kishin dështuar të paguanin detyrimet e tyre. Por, si president ai kishte premtuar mbështetje për aleancën.

Më herët gjatë këtij muaji, sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, i dërgoi një letër senatit që të miratojë traktatin para takimit të lartë të NATO-s në muajin maj, në të cilin do të marrin pjesë presidentët dhe kryeministrat e vendeve anëtare.

"Pjesëmarrja e Malit të Zi në takimin e NATO-s si anëtar i plotë dhe jo si vëzhgues, do të dërgonte mesazhin e fuqishëm për unitetin transatlantik dhe që asnjë palë e tretë nuk mund të ketë fuqinë e vetos mbi vendimet e NATO-s.” shkruante sekretari Tillerson. Sipas tij, anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, do të përcaktonte një kufi të ngjeshur të NATO-s, përgjatë bregut të Detit Adriatik.

"Kjo është më shumë se sa çështja e anëtarësimit apo jo të një kombi me 650 mijë banorë”, tha kryetari i komitetit për forcat e armatosura, republikani John McCain nga Arizona. ” Kjo është një provë në këtë garë në të cilën jemi përfshirë me presidentin rus, Vladimir Putin”, tha ai

"Mali i Zi po përpiqet të bëjë tërë atë që Putini e urren”, tha republikani nga Karolina e Jugut Lindsey Graham. "Aleancat e demokracisë janë makthi i tij më i keq”.

"Miratimi do të përmirësonte sigurinë. Ai do të forconte aleancën dhe do të dërgonte një mesazh të vendosur tek Rusia”, tha senatori demokrat nga Maryland Ben Cardin.

Vetëm dy vota kundër ishin nga senatorët republikanë Rand Paul dhe Mike Lee, të cilët edhe kishin vonuar votimin.

Senatori Paul kishte vënë në pikëpyetje maturinë e një akti që zemëron Rusinë, ndërsa theksoi se taksapaguesit amerikanë nuk duhet të dëtyrohen të paguajnë nëse Mali i Zi sulmohet.

Mali i Zi është në mes të përplasjeve ndërmjet perëndimi dhe Rusisë mbi ndikimin në Ballkan. Rezultati mund të përcaktojë orientimin e rajonit: drejt NATO-s e Bashkimit Evropian apo prapa në sferën ruse të ndikimit. Rusia kundërshton zgjerimin e NATO-s në Ballkan.

Anëtarësimi i Malit të Zi duhet të ratifikohet nga 28 vendet anëtare të NATO-s para bashkimit formal të tij në aleancë, Vetëm tri vende anëtare nuk e kanë përmbyllur miratimin./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shtatë muaj tortura, ja si trajnohen fëmijët për tu bërë pjesë e ISIS

Posted: 28 Mar 2017 11:40 PM PDT

Celulat e Shtetit Islamik janë shtrirë edhe tek fëmijët. Rrjeti Sky News në Britani ka arritur të të marrë një dëshmi në një qendër të ndaluar burgimi në Irbil, të Irakut që është nën kontroll të autoriteteve kurde.

Aty ndodhen 236 fëmijë të cilët janë trajnuar nga militantët e Shtetit Islamik, e më pas janë larguar, kapur ose kanë arritur të lirohen dhe të arratisen.

Qui Mahmood, 12 vjeç i cili kishte vendosur ti bashkohët ISIS në këmbim të premtimi për të marrë një makinë, një grua dhe armë tregon se çfarë ofronte trajnimi, i cili zgjaste 6-7 muaj.

Djali tregon se në burgjet e ISIS e kanë rrahur, troturuar duke mos i dhënë as ushqim dhe ujë.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lushnje, 500 euro eksplozivi, kapen 2 trafikantët e tritolit

Posted: 28 Mar 2017 11:21 PM PDT

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Lushnjës pasi akuzohen për trafik të lëndëvë plasëse. Në kuadër të operacionit të koduar "Çerma", u arrestuan Sokol Isufaj 35 vjeç dhe Ahmet Myftari 23 vjeç të dy nga Elbasani.

Policia sqaron se: "Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi pas një hetimi 1 mujor , në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Çermës" Lushnje, j’u gjet dhe bllokua në cilësinë e provës materiale 1 kallëp eksploziv, i dyshuar tritol. Të dy këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u siguronin personave të ndryshëm sipas kërkesave sasi eksplozivi, kundrejtë shumave deri në 500 euro."

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Trafikimi i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese e radioaktive” parashikuar nga Neni 282/a i Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

May nënshkruan letrën për daljen e Britanisë nga BE-ja

Posted: 28 Mar 2017 11:05 PM PDT

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May ka nënshkruar letrën që zyrtarisht nis daljen e vendit nga Bashkimi Evropian.

Zyra e May ka publikuar një fotografi të kryeministres duke nënshkruar dokumentin historik, i cili pritet t'i dërgohet sot presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Tim Barrow, ambasadori britanik në BE, do t'ia dorëzojë letrën personalisht Tuskut sot në orën 12:30 , përmes së cilës, Britania thirret në Artikullin e 50-të të Traktatit të Lisbonës, për të nisur procedurën e daljes nga BE-ja. Ky proces do të zgjasë dy vjet.

Nënshkrimi i këtij dokumenti vjen nëntë muaj pasi britanikët votuan në referendum për të dalë nga BE-ja.

Zyra e May ka thënë përmes një deklarate për media, ka njoftuar se pas kryesimit të kabinetit në mëngjesin e sotëm, kryeministrja do t'i adresohet Parlamentit britanik dhe do t'ju tregojë ligjvënësve se ajo dëshiron të përfaqësojë "çdo person në Britani të Madhe", duke përfshirë shtetasit e BE-së në negociatat e Brexit.

"Kjo është vendosmëria ime që të arrijë marrëveshjen e duhur për çdo person në këtë vend", citohet të ketë thënë May.

Britania iu bashkua Bashkimit Evropian më 1973 dhe është vendi i parë që thirret në Artikullin e 50-të./REL/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Cikloni Debbie, Australia aktivizon planin për përgjigje ndaj fatkeqësive

Posted: 28 Mar 2017 01:48 PM PDT

Kryeministri i Australisë, Malcolm Turnbull, aktivizoi planin për përgjigje ndaj fatkeqësive, pasi një ciklon i fuqishëm goditi bregdetin verilindor.

Cikloni Debbie shkaktoi dëme të mëdha materiale, shira të furishëm dhe ndërprerje të energjisë elektrike në mijëra shtëpi.

Helikopterët e forcës mbrojtëse dhe anijet detare do të shpërndajnë ndihma në Kuinsllend, rajonin e goditur.

Kryeministri Turnbull tha se është konfirmuar një person i vdekur, por shtoi se ekipet e emergjencës pritet t'i vlerësojnë dëmet.

Cikloni Debiie ka zbarkuar midis qytetit Bouen dhe plazhit Airlie si stuhi e kategorisë katër, duke shkaktuar erëra deri në 263 kilometra në orë.

Fuqia e tij është zvogëluar tashmë, por autoritetet thonë se ka ende rrezik për dëme.

"Kushtet janë përkeqësuar me shpejtësi. Kini kujdes dhe qëndroni të sigurt deri të mërkurën", tha Turnbull para parlamentit.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Nicole rrëfen: Bashkëshorti u shokua nga shenjat në trup

Posted: 28 Mar 2017 01:45 PM PDT

Aktorja e njohur, Nicole Kidman ka rrëfyer se bashkëshorti i saj është shokuar kur ka parë shenjat në trupin e saj, të shkaktuara nga realizimi i filmit 'Big Little Lies.'

Ajo luan rolin e Celeste, një grua që është e martuar me një burrë agresiv dhe përjeton sjellje seksuale abuzive. Në një intervistë për Vogue, Nicole ka rrëfyer fjalët e Keith Urban pasi pa shenjat. "Në një moment, Keith më tha – Unë do të bëj foto të kurrizit sepse është i mbuluar në shenja të thella abuzive. Ai u shokua kur i pa por më pas shtoi – Por, unë kam një grua artiste!"

49-vjeçarja shtoi se për të realizuar skena sa më të mira, ajo ka patur dëmtime aq të rënda sa duhet të përdorte ilace në darkë që të qetësohej nga dhimbjet. Pavarësisht të gjitha shqetësimeve, Kidman u shpreh se ishte shumë krenare që kishte luajtur këtë rol.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Hoxha i Librazhdit dhe puritanët e Tiranës

Posted: 28 Mar 2017 01:37 PM PDT

Në vitin 1936, Indro Montanelli ishte ende një i ri entuziast që besonte tek fashizmi, dhe ndoqi udhën e kolonizatorëve italianë të Afrikës.

"Nuk do të jemi kurrë dominues, nëse nuk do të kemi të ngulitur në mendje superioritetin tonë racor. Me të zinjtë nuk mund të ketë vëllazërim. Nuk mundet, nuk duhet. Të paktën derisa të jenë civilizuar"". Këto jënë fjalët ekzakte të shkruara në periodiken "Qytetërimi fashist", pikërisht nga njeriu që më vonë do të quhej ikona e gazetarisë italiane të shekullit të XX-të.

Në Afrike, Montanelli u martua me një vendase 12 vjeçare të quajtur Fatma. Në fakt nuk ishte martesë, por një blerje për 500 lira të kohës, plus një kali dhe një pushke që i dha babait të Fatmës. Ishte më shumë një skllavëri.

Kur më vonë në vitin 1969 në programin televiziv "Ora e të vërtetës" të Xhani Bisak e tregoi këtë fakt dhe u sulmua nga publiku, Montanelli u mbrojt se "në ato zona kjo moshë e Fatmas, ishte e zakonshme për martesë". Madje ishte i bindur se nuk kishte asgjë të keqe në sa kishte bërë. Dhe nuk mund të thuash se Montanelli nuk e njihte se çfarë ishte pedofilia, pavarësisht se fenomeni nuk kishte sensibilitetin që ka sot.

Ky fakt është një ilustrim sesi ngjarje të tilla skandaloze, nuk janë të përqëndruara në një kulturë si ajo islame, siç po kërkohet të demonizohet sot një hoxhë nga Librazhdi i cili ka thënë që nuk ka problem martesa në moshën 12 vjeç e një fëmije femër. Edhe në kulturën pagane dhe tek kristiani Montanelli ndodhin.

E vërteta është që gjithçka duhet parë në kontekstin historik dhe gjeografik. Edhe në hapësirën ku mbizotëron islami, për shkak të injorancës, kushteve ekonomike ose edhe fenomeneve sociale të njohura edhe në civilizime të tjera, kanë ndodhur fenomene të tilla. Por kjo është për faj të prapambetjes dhe mizerjes dhe jo për të shërbyer si një shkak që të ngrihet një fushatë anti-islam.

Ndërsa duke ardhur në Shqipëri, me siguri kemi të bëjmë vetëm me faktin se hoxha i Librazhdit është një injorant i cili ka mbetur në shekullin e shtatë. Dhe në këto kushte është mirë që nëse nuk ka ligje, të bëhen dhe zotëria në fjalë të gjendet pas hekurave për nxitje të pedofilisë. Kjo do të ishte një sjellje e përgjegjshme e politikanëve që po përpiqen të kalërojnë mediatikisht rastin dhe e publikut i cili eksitohet në rrjetet sociale.
Por nuk ka pse akuzohet një besim i tërë.

Sepse sa për kujtesë, bota sot po përjeton një valë të frikshme të fenomenit të pedofilisë, sidomos online, mes të krishterëve dhe madje vetë priftërinjve. Ky nuk është faji i doktrinës së krishterë dhe as i Jezu Krishtit. Por ajo pse vihet theksi dhe fryhen raste të ndodhura nga rradhët e klerit islam, ka lidhje edhe me një lloj fushate e cila po bëhet e modës në botë dhe kërkon krijimin e një armiku ndaj të cilit perëndimi duhet të mobilizohet që të kompaktësohet, dhe ky është islami. Është një modë që ky vend me dy besime dhe dhjetëra sekte, nuk ia ka nevojën.

/dritare.net

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptari mes organizatës kriminale që do grabisnin eshtrat e Enzo Ferrarit

Posted: 28 Mar 2017 01:34 PM PDT

Një bandë kriminale e dedikuar në trafikun e drogës dhe armëve mes Sardenjës dhe Italisë Veriore, është goditur nga policia italiane.

Hetuesit kanë zbuluar prova se banda kishte pandikuar "grabitjen" e trupit të prodhuesit të makinave, Enzo Ferrari, i ruajtur në varrezat monumentale e Modena.

Për këtë arsye, janë realizuar edhe disa vizita për të realizuar planin. Drejtësia italiane ka lëshuar 34 urdhër-arreste dhe midis tyre është edhe shqiptari Gentijan Tusha, gjithashtu i arrestuar. Organizata ishte e angazhuar edhe në krime kundër pasurisë.

Synimi i grabitjes së eshtrave që t'i vendosej një gjobë e majme familjes. Enzo Ferrari vdiq në Modena në gusht të vitit 1988 në moshën 90 vjeçare dhe u varros në krah të djalit të tij, Alfredo, i cili u nda nga jeta në moshën 24-vjeçare.

Banda sipas ANSA, ishte përfshirë edhe në organizimin e plaçkitjeve të bankave dhe të bizneseve.

Arrestimet kanë nisur që në vitin 2013, kur janë arrestuar disa prej anëtarëve të organizatës, por veprimtaria e tyre ka nisur shumë më herët.

Në tetor të vitit 2007, ata kanë grabitur 50 mijë euro në një bankë.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more