Skip to main content

Ora News: “Mos e shoqëro më Molliqajn! Sulmohet me shufra hekuri aktivisti i VV” plus 9 more

Ora News: “Mos e shoqëro më Molliqajn! Sulmohet me shufra hekuri aktivisti i VV” plus 9 more


Mos e shoqëro më Molliqajn! Sulmohet me shufra hekuri aktivisti i VV

Posted: 23 Mar 2017 12:04 AM PDT

Aktivisti i Vetëvendosjes, Agron Kabashi, është sulmuar fizikisht me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:35 të mbrëmjes së mërkurës në rrugën ‘Muharrem Fejza’.

Kabashi mësohet se kishte shoqëruar me veturë Sekretarin Organizativ, Dardan Molliqaj, në studiot e Klan Kosovës, për xhirimin e një emisioni.

Pas largimit nga emisioni ai kishte dërguar në shtëpi Dardan Molliqajn dhe ndërsa shkonte në banesën e tij me veturë është goditur me shufra metalike, nga persona ende të paidentifikuar.

Aktivisti i VV mësohet se ka marrë lëndime trupore dhe ka marrë mjekim në Qendrën Emergjente të QKUK’së.

Në njoftimin e saj në faqen zyrtare të fb, VV thotë se këta persona e kanë kërcënuar aktivistin Kabashi dhe i kanë thënë që të mos e shoqërojë më asnjeherë Molliqajn.

"Kjo tregon se sulmi ka motive politike dhe ëshë sulm ndaj Sekretarit Organizativ të Lëvizjes VETËVENDOSJE!"

Policia ka nisur hetimet për rastin ndërsa gjendja shëndetësore e Agronit paraqitet e mirë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

E gjithë bota me Londrën

Posted: 22 Mar 2017 02:42 PM PDT

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker tha se nuk kishte fjalë për ngjarjen që vjen në përvjetorin e sulmeve terroriste në Bruksel.

Kancelarja gjermane Angel Merkel tha se ishte e tronditur nga sulmi. Mendimet dhe solidariteti shkojmë për Britaninë, theksoi ajo, ndërsa rivali i saj për kancelar tha se terrorizmi nuk do të fitojë.

Presidenti Francez Francois Hollande shprehu solidaritet dhe dënoi aktin e cilësuar terrorist.

Shtëpia e Bardhë ne emër të Donald Trump shprehu mbështetjen për Britaninë e Madhe në përgjigje të sulmit terrorist që la 4 viktima dhe mbi 20 të plagosur. Sulmi u dënua edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Krasniqi: Partia që ka më shumë para është partia e tretë politike

Posted: 22 Mar 2017 02:40 PM PDT

Analisti Afrik Krasniqi thotë në Tonight Ilva Tare në Ora News se Lëvizja Socialiste për Integrim është partia e parë më e pasur, por shton se ndryshe nga partitë e tjera është e vetmja që ka deklaruar donatorët e saj publikë.

Pjesë nga biseda:

Krasniqi: Kur partitë janë në pushtet kanë gjithmonë të ardhura më të mëdha, jo për shkak të parave që marrin nga buxheti i shtetit, por shkak të aseteve që krijojnë nga përdorimi i pushtetit. Së dyti, Partia më e pasur del partia më e tretë politike, e cila ka deputetë në numër më të vogël se opozita. Ndryshe nga partitë e tjera, ka deklaruar një listë njerëzish donatorësh publikë, ndërkohë që partitë tjera nuk e kanë deklaruar.

Tare: Kështu që i bie se është me fejr (fair) se partitë e tjera…?

Krasniqi: Nëse janë të dhënat e sakta po. Të gjitha ato duhen verifikuar.

Tare: Megjithatë edhe kjo është e lavdërueshme sepse ka deklaruar më shumë se të gjithë partitë e tjera.

Krasniqi: Po, por nuk e dimë nëse e kanë bërë me qëllim sepse asnjëra prej tyre nuk e ka ditur se çfarë deklaron tjetri. Është një lloj tenderi. Partitë deklarojnë në KQZ nga 100-104 mijë anëtarë, por njëra thotë se anëtarët e mi nuk kanë paguar asnjë lek kuota, që është rasti i opozitës dhe pala tjetër jep një shifër shumë të lartë. Nuk kemi një sistem unik nëse anëtarët paguajnë apo jo.

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmi terrorist në Londër, deputeti “hero” i dha ndihmën e parë policit

Posted: 22 Mar 2017 02:27 PM PDT

Një deputet britanik i quajtur Tobias Ellwood është konsideruar "hero" nga mediat vendase pasi është fotografuar duke i dhënë ndihmën e parë një prej viktimave të sulmit terrorist në Londër, që i mori jetën 4 vetëve.

Deputeti konservator është përpjekur për të frenuar rrjedhjen e gjakut që rridhte nga trupi i oficerit të plagosur që ndërroi jetë më vonë. Deputeti tha se ai kishte "humbur shumë gjak".

Ish-oficeri priti derisa erdhi stafi mjekësor dhe një helikopter për ta shoqëruar të plagosurin në spital. Ai u pa me duar të përgjakur duke folur me punonjësit e policisë në afërsi të vendit të ngjarjes para se të shkonte tek Zyra e Jashtme e Parlamentit britanik.

"Kjo është një tragjedi e madhe. Unë kam qenë në vendin e ngjarjes. Pasi kuptova shpejt se çfarë po ndodhte u nisa drejt vendit të ngjarjes. Unë u përpoqa për të frenuar rrjedhjen e gjakut, teksa po prisnim mjekët për të ardhur. Unë mendoj se ai kishte humbur shumë gjak. Ai kishte plagë të shumta nën krah dhe në shpinë", tha deputeti.

Sulmi terrorist në parlamentin britanik, 4 të vdekur, 20 plagosen

Identifikohet autori i sulmit terrorist në Londër, 4 të vdekur

 

/Ora News/

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

22.03.1992: Një votë popullore për ndryshimin e sistemit

Posted: 22 Mar 2017 02:21 PM PDT

Më 22 mars 1992, u jetësuar de facto rotacioni politik dhe ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri. Mbi 1 milion zgjedhës më shumë sesa votë për koalicionin PD-PR-PSD (Berisha-Godo-Gjinushi) votuan kundër PPSH dhe sistemit komunist, duke i dhënë praktikisht mazhorancës së re shumicën absolute të vendeve. Fotot flasin vetë, por edhe detajet tregojnë shumë: drejtues kryesor të PS së sotme ishin votues të PD kundër PS më 1992 madje bënin apel për shkrirjen e saj, pjesë të rëndësishme të elitës së sotme publike ishin gjithashtu pjesë e opozitës më 1992, me tezën "bashkëvuajtës e bashkëfajtor" u pamundësua ndarja me drejtësi e moralitet me të kaluarën.

Krahasuar me parlamentin aktual: më 1992 nuk kishte "të fortë" në parlament. 6 deputetë ishin juristë, 35 deputetë ishin arsimtarë e pedagogë, 3 deputetë janë artistë, 74 deputetë ishin ekonomistë, 25 deputetë ishin inxhinierë, 8 deputetë agronomë, 12 deputetë mjekë, 11 deputetë punonjës shkencorë, dhe 11 të tjerë shkrimtarë e gazetarë, pjesa tjetër zooveterinerë, studentë, nëpunës.

Ia vlen ta kujtojmë jo si dita kur dikush erdhi përkohësisht në pushtet dhe dikush iku përkohësisht prej tij, apo se ata që erdhën dhe që ikën janë përsëri në politikë edhe pas 25 vitesh, por si dita simbol e ëndrrave dhe pritshmërive të mëdha, dita që duhej të sillte ndryshimin e madh dhe që ndryshe nga sa pritej, solli edhe zhgënjime të mëdha. Pas 25 vitesh jemi më të pasur, më të veshur, më të ngopur me parti e pushtet, media e beton, por na mungon diçka e jashtëzakonshme që e kishim më 1992, – besimi dhe shpresa!

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Tatimet: Bllokuam llogari e pasuri, mblodhëm 13.5 mln lekë

Posted: 22 Mar 2017 02:13 PM PDT

Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve ka përdorur forcën dhe masat shtrënguese për të mbledhur detyrimet e papaguara fiskale përgjatë 2016. Kështu, 13.5 mln lekë janë akumuluar nga këto masa, kryesisht urdhër sekuestrimi pasurie, bllokim të llogarive bankare apo në doganë. Mosha e këtyre detyrimeve llogaritet 2-5 vjet ndërsa detyrimet rrjedhin nga mospagesa e TVSH, tatim fitimi, sigurimet shoqërore dhe nga TAP.

Mbledhja e borxheve të subjekteve ndaj shtetit për vitin 2016 është arritur të realizohet  në nivelin më të lartë përmes urdhërave të bllokimit të llogarive të banakve. Drejtoria e mbledhjes me forcë ka arritur të mbledhë 13.5 mln lekë detyrime gjatë vitit 2016 përmes masave shtrënguese. Në përdorimin e masave shtrëngeuse në 47 % të rasteve janë lëshuar udhër bllokimi të llogarive bankare apo pasurive, në 34 % është dërguar njoftim për tatimpaguesit për vendosjen e masave të sigurisë dhe në 7 % janë njoftimeve të kërkesës për të paguar dhe njoftimet e përgjithshme për vendosjen e masave.

Nga bllokimi i llogarive bankare jane mbledhur 6.2 mln lekë, nga sekuestrimi i pasurisë mbi 1 mln lekë, nga sensibilizimi për të paguar 4.5 mln lekë, nga urdhrat  bllokimit në doganë u mblodhën 462.202 lekë. Stoku i borxhit sipas DPT deri në dhjetor 20146 përbëhet nga detyrime tatimore të lindura në 2 deri 5 vjet.

Detyrimet më të mëdha vijnë nga TVSH në 52 mln, tatim fitimi në 35 mln lekë dhe sigurimet shëndetësore 14 mln lekë, por borxhe rezulton edhe TAP. Në fund të vitit 2016 për shkak edhe të rrtijes së boxheve, drejtorisë së mbledhjes me forcë të detyrimeve iu ofrua asistencë edhe nga FMN në aspektin organizativ dhe menaxherial. Totali i detyrimeve të papaguara për 2016 është 147 mld lekë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Statusi i minatorit, shpërblim financiar pas ndërprejes së punës për 5 vjet

Posted: 22 Mar 2017 02:04 PM PDT

Pas punonjësve të industrisë së naftës, janë minatorët ata të cilët do të përfitojnë status të ri dhe të drejta ligjore. Projektligji i ri i mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë përcakton se pas ndërprerjes së punës minatorët përfitojnë shpërblim financiar deri në 5 vjet dhe në rast aksidenti, pension familjar në masën 100 % të pagës. Po ashtu parashikohen 5 % kontribute shtetsë nga punonjësit në process pune nga të cilat 2% paguhen nga punëmarrsi dhe 3% nga punëdhënësi.

Një projekligj i ri për statusin e minatorit dhe punonjësve të nëntokës ka mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë. Qëllimi i projekligjit është të përcaktojë pozitën juridike, ekonomike financiare dhe shoqërore të kësaj kategorie, të drejtat dhe detyrime.

Në nenin 8 të këtij drafti përcaktohet se personat që gëzojnë statusin e minatorit me vjetërsi pune mbi 20 vjet nga të cilat jo më pak se 63 vjet nëntokë që humbin vendin e punës pas hyrjen në fuqi të këtij ligji përfitojnë shpërblim financiar pas ndërprejrjes së punës i cili nuk mund të jetë më i vogël e paga miniame neto e minatorit për një kohë 5 vjet në rast se nuk ripunësohet. Ky përfitimi financiar përballohet  3 vjet nga punëdhënësi dhe 2 vjet nga buxheti i shtetit.

Po ashtu familja  në ngarkim të përfituesit të këtij statusi kur ky aksidentohet me vdekje gjatë punës përfiton pension familjar në masën 100% të pagës së tij referuese, pavarësisht nga periudha e sigurimit dhe pensionin indeksohet njëllojë si pensionet  e tjera. Për ish punonjësit e nëntokës të cilët kanë përfituar sipas ligjit për trajtimin e veçantë, mjaftojnë 23 vite punë gjithsje ntë të cilat 11 vjet e gjysëm nëntokë për të dalë në pension.

Për personat që kanë punuar më shumë sesa 12 vjet e 6 muaj nëntokë për cdo vit mbi këtë kufi do të kenë shtesë pensioni mbi 3% të pensionit bazë. Për ata që kaën përfituar pension të plotë ose invaliditeti dhe ata që janë pa punë pas mbylljes së minierave deri në vitin 2000 kanë dy variante, përfitim e 85% të masës së pensionit që llogaritte sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe të llogaritur sipas kategorive të punës së nëntokës  dhe varianti dytë, pensioni i llogaritur  sipas ligjit të sigurimeve shoqërore plus 60% shtesë mbi bazën e llogaritur. Përfitimet nga kontributet përballohen nga buxheti i shtetit.

Personat që dotë kryejnë procese në industrinë minerare nëntokë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do të paguajnë contribute shtesë në masën 5% të pagës bruto për efekt kontributi. Kontributi shtetsë paguhet në masën 2% nga punëmarrësi dhe 3% nga punëdhënësi. Po ashtu për çdo sëmundje ilaçet e përfitueseve të këtij statusi janë 100% të rimbursueshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Papa puth vogëlushen, ajo i “vjedh” kapelen

Posted: 22 Mar 2017 01:52 PM PDT

Një vajzë e vogël u filmua duke i marrë kapelen për një moment Papës, teksa ai po i jepte asaj një puthje.

Mediat e huaja shkruajnë se videoja u realizua nga kumbari i vajzës, i cili e përshkruan momentin me këto fjalë: "E mora që të takonte Papën, ajo i vodhi kapelën".

Shikoni reagimin që bën Papa dhe të pranishmit që ndodheshin aty…

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Regjistri elektronik i shëndetësisë, një histori dështimi

Posted: 22 Mar 2017 01:52 PM PDT

Identiteti i çdo qytetari shqiptar dhe diagnozat e tyre shëndetësore duhet të ishin të digjitalizuara që prej dhjetorit të vitit 2016 në një regjistër të unifikuar elektronik, për të cilin u shpenzuan 14 milionë euro.

Shqiptarët tashmë duhet t`i kishin të dhënat e tyre shëndetësore të ruajtura në një regjistër elektronik, ku me lehtësinë e një kliku diagnozat do mund të shfaqeshin në çdo ekran kompjuteri në të 88 institucionet shëndetësore të vendit. Kjo pritej të realizohej përmes projektit "Regjistri mbarëkombëtar i Shëndetësisë elektronike".
Një nga synimet kryesore të projektit ishte zëvendësimi i regjistrave të vjetër me shkrim dore nëpër spitale dhe qendra shëndetësore me një regjistër të ri, të unifikuar, elektronik. Të dhënat për shëndetin e qytetarëve priteshin të përditësoheshin me lehtësi dhe të shkëmbeheshin mes institucioneve të kujdesit shëndetësor në kohë reale.
Projekti nisi në fundin e vitit 2014 dhe në dispozicion të tij u vendos një shumë prej rreth 14 milionë eurosh, nga një marrëveshje e lidhur mes Ministrisë së Financave dhe Unicredit Bank Austria AG për përfitimin e një huaje të butë në qershor të atij viti. Përgjegjëse për zbatimin e tij u caktua Ministria e Shëndetësisë dhe afati, kur nisma duhet të përfundonte, ishte dhjetori i vitit 2016.

Tashmë, kur kanë kaluar tre muaj nga koha e përfundimit të projektit, ministria e konsideron atë sukses dhe shuma prej 14 milionë eurosh është e gjitha e disbursuar.

Ndërkaq, PSE, nga një vëzhgim i detajuar në shtatë institucione shëndetësore në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd, intervistat me qytetarë, drejtuesit e këtyre qendrave dhe raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, zbulon se projekti ende nuk është plotësisht funksional. Pesë nga këto qendra shëndetësore dhe spitale ishin pjesë e fazës pilot të projektit dhe puna duhet të kishte përfunduar brenda vitit 2015.

Të dhënat flasin për mosfunksionimin e plotë të regjistrit elektronik edhe në institucionet e tjera shëndetësore të vendit.
Mungesa e investimeve në teknologji dhe mospajisja e këtyre qendrave shëndetësore me staf shtesë që duhet të zbatonte projektin e regjistrit elektronik, duket se janë arsyet kryesore që kanë sjellë dështimin e projektit që synonte digjitalizimin e sistemit shëndetësor në vend.

Projekti nuk nisi me këmbë të mbarë

Krijimi i regjistrit elektronik, mbarëkombëtar të shëndetësisë ishte një projekt i planifikuar të zhvillohej në dy faza. Faza e tij, e parë pilot me një vlerë prej afërsisht 7.5 milionë eurosh nisi zbatimin në gjysmën e dytë të vitit 2014 dhe ishte parashikuar të përfundonte brenda gjashtë muajsh. Në fazën e parë projekti pritej të zbatohej në të gjitha qendrat shëndetësore të Tiranës, si dhe rrethinave të saj.

Por, ndërkaq, dokumentet tregojnë se kjo fazë nuk përmbushi synimin për të cilin u lançua. Kjo evidentohet edhe në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit, KLSH, i publikuar në qershor të vitit 2016.

"Konstatojmë se në këtë fazë janë përfunduar vetëm tetë site. Kredia është disbursuar në masën 93%, ndërsa instalimi i sistemit është bërë gradualisht. Edhe pse pajisjet dhe programet i janë disbursuar kompanisë, nuk ka përfunduar implementimi i projektit në të gjitha sitet", – shkruhet në raport.

Por, edhe pse këto mangësi për projektin janë evidentuar nga KLSH, ky institucion nuk ka kërkuar masë administrative apo ndjekje penale për shkeljet e gjetura në zbatimin e kontratës së projektit.

"Janë konstatuar përgjegjësi të ish-projekt-menaxheres dhe ish-drejtorit të projektit, për të cilët nuk rekomandojmë masa disiplinore, për arsye se këta persona nuk janë në marrëdhënie pune me Ministrinë e Shëndetësisë", – theksohet në raport.

Pavarësisht mos-implementimit të projektit në pjesën dërrmuese të institucioneve shëndetësore, të përcaktuara në fazën e parë, Ministria e Shëndetësisë vijoi e pashqetësuar disbursimin e fondit për realizimin e fazës së tij të dytë. Në fazën e dytë të projektit regjistri elektronik i shëndetësisë kërkohej të ishte një realitet në të gjitha institucionet shëndetësore të Shqipërisë. Zyrtarisht projekti u mbyll në dhjetor të vitit 2016 dhe përfaqësuesit e ministrisë nuk nguruan ta konsideronin atë një sukses.

PSE kontaktoi me drejtuesin e projektit, Tomi Thomo, dhe ai tha: "Projekti është zbatuar pa asnjë problem në 88 institucione në të gjithë vendin. Në sistem janë hedhur të gjitha të dhënat e pacientëve, përfshi këtu edhe diagnozën."

Ndërkaq, PSE gjatë muajve janar dhe shkurt kreu edhe një vëzhgim në shtatë institucione shëndetësore në Tiranë, Elbasan dhe Librazhd dhe konstatoi se regjistrimi elektronik i të dhënave të pacientëve është një proces që vetëm sa ka nisur, shumë larg nga të qenit i përfunduar.

Kështu, në Poliklinikën numër 3, në Tiranë është krijuar një zyrë e posaçme nga ku do të bëhej regjistrimi i pacientëve, por, siç shihet nga fotografitë e siguruara, aty janë vetëm disa kompjuterë dhe askush që punon në ta. Ndërkohë, punonjësit përdorin ende regjistrin me shkrim dore, teksa shënojnë diagnozat e pacientëve. Drejtoresha e kësaj poliklinike, Valdete Malaj, i tha PSE se, institucioni që ajo drejton, për shkak të fluksit të madh të pacientëve, e ka të pamundur të bëjë regjistrimin e çdo pacienti në kohë reale.

"Pacienti regjistrohet përmes një formulari që e printon sporteli. Me atë formular ai shkon te mjeku përkatës, i cili hedh në të diagnozën. Më pas, kur mbaron turni, nga dreka, ne i hedhim të dhënat në kompjuter. Këtu bëhen qindra vizita në ditë dhe për momentin nuk arrijmë t`i regjistrojmë dot të gjitha elektronikisht; nuk kemi shumë që kemi filluar me këtë proces", – u shpreh Malaj.

Por, ky institucion nuk është pajisur ende me infrastrukturën e duhur, ndonëse projekti i ministrisë e parashikonte këtë. Malaj thekson se, me të ardhurat dytësore të vetë poliklinikës do të blihen disa kompjuterë që do të vendosen në dispozicion të mjekëve për të kryer regjistrimin.

"Ne kemi blerë një pjesë të laptopëve, të cilët iu janë shpërndarë mjekëve, duhen instaluar programet dhe të fillojë të punojë direkt mjeku dhe mos plotësojë më ato fletët që i shkruajnë me dorë", – theksoi ajo.

Ndërkohë, të njëjtat ritme projekti ka ndjekur edhe në Poliklinikën e Specialiteteve numër 2 dhe në Poliklinikën numër 10 të kryeqytetit. Drejtoresha e Poliklinikës 10, Rudina Gjini, shprehu gatishmërinë për të na vendosur në dispozicion të dhënat mbi ecurinë e projektit, por theksoi se në sistem janë regjistruar vetëm të dhënat bazë të pacientëve, në një kohë kur projekti parashikonte dhe digjitalizimin e diagnozave të tyre.

"Emrat e pacientëve i kemi të gjithë në regjistrin elektronik. Kemi vendosur emrin, mbiemrin, ID-të e tyre dhe adresat, jo diagnozat. Vizitat dhe diagnozat nuk i kemi hedhur, i kemi manuale të gjitha", – u shpreh për PSE Gjini.

Ndërsa drejtoresha e Poliklinikës së Specialiteteve numër 2, Mirela Hasanaj, tha për PSE se, sistemi tashmë funksionon dhe mund të shkëmbehen informacione me institucionet e tjera, por jo të gjithë pacientët regjistrohen.

"Në sistem hedhim vetëm të dhënat e pacientëve që janë të sëmurë kronikë. Rëndësi unë u jap sëmundjeve kronike, jo atyre akute", – u shpreh ajo. Por, të dhënat mbi ecurinë e projektit Mirela Hasanaj nuk pranoi t`i bënte publike pa marrë më parë autorizim nga Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori i maternitetit, "Mbretëresha Geraldinë", Blenard Nonaj, nuk iu përgjigj interesit të PSE-së për projektin.

"Kam tri operacione, nuk kam kohë", – tha Nonaj, ndërsa na drejtoi në Ministrinë e Shëndetësisë, te përgjegjësi i projektit, Tomi Thomo.

Ndërkaq, PSE ka vëzhguar ecurinë e projektit në qytetin e Elbasanit dhe në qytetin e Librazhdit. Projekti në këto dy qytete u implementua që në fazën e parë në fundin e vitit 2014, por, që prej gati dy vitesh e gjysmë nga ajo kohë, regjistri elektronik përsëri nuk është plotësisht funksional.

Në Spitalin Rajonal Elbasan, në sistem hidhen vetëm të dhënat bazë të pacientit dhe jo diagnoza dhe kjo pohohet nga punonjës të këtij institucioni pa dashur të identifikohen.

"Diagnozat e pacientëve nuk i hedhim, në sistem hedhim vetëm emrin, mbiemrin, datëlindjen dhe vendbanimin. Pasi përcaktohet diagnoza, ajo hidhet në kartelë nga mjeku, por jo në kompjuter", – shprehet një infermier i këtij spitali.

Ndërkohë, në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, stafi nuk mund t`i regjistrojë pacientët elektronikisht për shkak të fluksit të madh.

Mungesat në personel, si dhe numri i madh i pacientëve i detyron ata që të përdorin vetëm regjistrin manual, ndërsa të dhënat në sistem thonë se i hedhin në një moment të dytë ose ditë të dytë.

"Të dhënat duhet të hidhen në moment, por, kur ka shumë fluks, ne i hedhim më vonë, pasi parësore për ne është që pacienti të marrë shërbimin sa më shpejt", – shprehet njëri nga dy infermierët që hedhin të dhënat në sistem, pa dashur të identifikohet.

"Më shumë probleme kemi në urgjencë, ku ka shumë fluks. Aty përdorim edhe regjistrin manual,sepse nuk arrijmë dot t`i regjistrojmë të gjithë pacientët elektronikisht", – shprehet kryeinfermieri i kësaj poliklinike.

Sipas tij, sistemi shpesh shfaq probleme, interneti është i dobët, kompjuterët prishen dhe kjo i detyron ata që për ditë me radhë të mos regjistrojnë asnjë pacient.

"Kur ka probleme, kompjuterët i çojmë në Elbasan, dhe rrimë dy-tri ditë pa i regjistruar fare pacientët. Ministria na ka thënë ta heqim fare regjistrin manual, por ne e përdorim ende, sepse ai elektronik nuk funksionon mirë", – u shpreh ai për PSE.

Por, edhe në këtë rast institucionet private të kujdesit shëndetësor janë një hap para. M.B., 44 vjeç, pacient në njërin prej spitaleve private të vendit, tregon për PSE se, të dhënat e tij shëndetësore janë tashmë në sistemin elektronik të institucionit.

"Mjafton të shkruajnë emrin dhe mbiemrin tim dhe në sistem dalin të gjitha të dhënat", – thotë ai, teksa shton se në spitalet publike nuk e ka hasur këtë procedurë.

Qytetarët, të paqartë për nismën

E. Rrapo, për shkak të problemeve shëndetësore, është një frekuentues i rregullt i Poliklinikës së Specialiteteve numër 2 në kryeqytet dhe në duar mban një volum të madh dokumentesh.

Kur e pyet se, a është në dijeni se të dhënat e tij duhet të ishin të regjistruara elektronikisht, ai përgjigjet se nuk e beson se kjo ka ndodhur.

"Unë kam jetuar dhe jashtë, në Kanada, dhe andej të gjithë pacientët janë të regjistruar në kompjuter, këtu nuk më kanë regjistruar as mua dhe as bashkëshorten time", – thekson ai.

Edhe pse Ministria e Shëndetësisë si pjesë e projektit duhet të kishte ndërmarrë një fushatë të gjerë sensibilizimi e informimi për qytetarët, duket se nga dëshmitë e këtyre të fundit kjo nuk ka ndodhur.

Shkëlqim Barjami, një tjetër pacient i Poliklinikës së Specialiteteve numër 2 në kryeqytet, tregon se, sa herë që i drejtohet një institucioni shëndetësor, duhet të marrë me vete gjithë dokumentacionin e nevojshëm.

"Jemi të regjistruar vetëm te mjeku i familjes, te regjistri i dorës. Me vete kam dokumentet dhe gjithë analizat. Deri tani nuk kanë arritur të na regjistrojnë", – shprehet ai për PSE.

"Vetëm në regjistrin me shkrim dore jemi të regjistruar, si në rastin e mjekut të familjes, edhe në poliklinikë. Në kompjuter nuk di të jemi regjistruar. Asnjë nga mjekët nuk më ka informuar, as unë vetë nuk jam interesuar", – shprehet një tjetër pacient me inicialet E. D., frekuentues i Poliklinikës numër 10, në Tiranë.

Të paqartë dhe të painformuar janë mijëra pacientë, të cilët hyjnë çdo ditë në dyert e spitaleve të vendit dhe pranojnë se pas vizitave te mjeku përkatës diagnoza e tyre përfundon në regjistrin me shkrim dore dhe kurrsesi në kompjuter.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Arrestohet shqiptari, tenton të djegë makinën e ish-gruas

Posted: 22 Mar 2017 01:51 PM PDT

Një 45-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi ka tentuar të djegë makinën e ish-gruas së tij. Ngjarja ka ndodhur në komunën Luserna San Giovanni, Torino në Itali.

Mediat italiane raportojnë se Festim Syziu i hodhi makinës benzinë dhe me pas ka tentur ti verë edhe zjarrin, por është vënë re nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar menjeherë policinë.

Edhe më parë 45-vjeçari Syziu është denoncuar nga gruaja për akte dhune dhe kërcënime. Raportohet se ai ka probleme me alkoolin.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more