Skip to main content

Ora News: “Kandidati për president: Kosova nuk është e Serbisë” plus 9 more

Ora News: “Kandidati për president: Kosova nuk është e Serbisë” plus 9 more


Kandidati për president: Kosova nuk është e Serbisë

Posted: 29 Mar 2017 11:44 PM PDT

Kandidati për president të Serbisë, Nenad Çanak, gjatë një interviste për gazetën "Zëri" në Kosovë ka thënë se retorika aktuale politike në Serbi nuk dallon shumë nga ajo e Millosheviçit. 

Ai premton se nëse zgjidhet në krye të shtetit serb do ta iniciojë ndryshimin e kushtetutës, në të cilën Kosova nuk do të ishte e pranishme sepse, sipas tij, nuk është pjesë e Serbisë. Çanak po ashtu synon t'i japë autonomi Vojvodinës, Shumadisë dhe Sanxhakut

Është shumë e rëndësishme që të futet në kokën e njerëzve në Serbi se Kosova është e humbur për ta dhe kjo ka ndodhur për dy arsye.

E para, për shkak të politikave të gabuara të shtetit serb ndaj shqiptarëve për vite me radhë dhe e dyta, sepse Serbia e ka humbur luftën më 1999-n.

Madje sipas bashkëthemeluesit të partisë së qendrës së majtë, Liga e Social-Demokratëve të Vojvodinës, një ndër tri prioritetet e tij nëse do të zgjidhet president i Serbisë do të ishte ndryshimi i kushtetutës së shtetit serb, në të cilën Kosova nuk do të ishte pjesë e saj.

Në mesin e prioriteteve ai ka edhe krijimin e një samiti me të gjithë presidentët dhe kryeministrat e rajonit për të gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet "pezull" dhe "pyetjet e hapura" të cilat i kanë shtetet në mes vete.

I pyetur  nëse kundërkandidati i tij për president, kryeministri aktual Aleksandër Vuçiç, zgjidhet në krye të shtetit serb, a do të njohë pavarësinë e Kosovës, ai ka thënë se si një politikan pragmatik që është, Vuçiç do të bëjë gjithçka përveçse ta thotë haptazi se Kosova është e pavarur.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Lushnjari kapet në banesë me 1.3 kg kanabis dhe 8550 fara

Posted: 29 Mar 2017 11:26 PM PDT

Një 37-vjeçar nga Lushnja është arrestuar nga policia pasi në banesën e tij iu gjetën 1.3 kilogramë kanabis sativa, 8550 fara kanabis, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete.

Në kuadër të operacionit "Koria", u bë arrestimi i shtetasi Gëzim Goga, 37 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtëme, Lushnje.

"Në bazë të informacioneve të mara më parë në rrugë operative për posedim të lëndëve narkotike, është shkuar në fshatin Krutje e Poshtëme dhe është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Gëzim Goga ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e  tij, u gjetën 1.3 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, 8550 fara bime të dyshuara Cannabis Sattiva, 1 ndezës unifikues granat dore si dhe 7 copë fishekë pistolete të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale", sqaron policia e Lushnjes.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat  penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", Trafikim i lëndëve narkotike" dhe  "Prodhimi dhe mbajtja pa leje i armëve dhe municionit luftarak" parashikuar nga Nenet 283, 283/a dhe 278/2 të Kodit Penal.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkatërrohet celula xhihadiste, arrestohen 4 kosovarë, një i mitur

Posted: 29 Mar 2017 10:45 PM PDT

Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qëndër të qytetit të Venecias. 4 shtetas kosovarë janë arrestuar mes të cilëve dhe një minoren.

Të personat e arrestauar janë me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria Rajonale e Antimafais e Antiterrorizmit të qytetit të Venecias.

Gjatë natës janë kryer dhe kontrolle në 12 banesa,  10 prej të cilave në qëndrën historike të Venecias, një banesë është kontrolluar në qytetin e Mestre e një në Trevizo.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Përplaset autobusi, vdesin 13 besimtarë të kishës

Posted: 29 Mar 2017 10:23 PM PDT

Të paktën 13 persona të moshuar kanë humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga një aksident në Teksas.

Ngjarja ka ndodhur në qarkun Uvalde, ku një autobus me besimtarë të një kishe u përplas kokë më kokë me një kamionçinë.

Viktimat ishin pjesë e kishës Baptist, ndërsa dy të plagosurit ishin shoferi dhe një prej pasagjerëve.

Një dëshmitar i cili ishte në vendin e aksident tha se menjëherë njoftoi autoritetet.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

A shpëton Shqipëria po u zhduk PD-ja?

Posted: 29 Mar 2017 01:46 PM PDT

Në prag të fushatës elektorale dhe të polarizimit që ka marrë ajo, është e vështirë ruajtja e gjykimit të ftohtë. Ca më e vështirë kur tashmë vihen realisht në balancë përfitimet që sjell pushteti nga njera anë, dhe rreziku për katër vjet të tjera opozitë nga ana tjetër.

Dhe në këtë vorbull është e kuptueshme rritja e presionit mbi Lulzim Bashën. Ndërkohë që pozicioni i tij ka mbetur intrasigjent, dhe nuk bën hap pas, vetëm se me qeveri teknike.
Ndërkohë mesa u kuptua, heqjen e Saimir Tahirit, qeveria as u lodh ta shiste si shenjë kompromisi, dhe ajo është në llogoren e saj pa bërë pas asnjë centimetër. Të gjithë presin lëvizjen e LSI, duke menduar se ajo është çelësi i zgjidhjes, dhe jo pa të drejtë. Por ndërkohë vetë Meta nuk mund t'i lejojë vetes një veprim të pamenduar i cili mund ta shuajë nga harta politike.

Ajo që bie më shumë në sy është presioni në rritje ndaj Bashës. Lulzim Basha e ka gjithë erën kundër. Ashtu si në të shkuarën, kur PS ishte në opozitë, edhe tani ndërkombëtarët janë me pushtetin. Atëhere PS doli nga çadrat pa marrë asnjë kompensim. Të njëjtën gjë mendojnë se mund të ndodhë me Bashën. Njerëzit mendojnë se Bashës nuk do t'i ofrohet as kafe, jo më darkë, nga ndërkombëtarët. Madje kërcënohet se do të shkohet në zgjedhje me apo pa Bashën pjesëmarrës.

Edhe zërat që mundoheshin të ruanin ekuilibrin e kanë humbur qetësinë dhe kërkojnë raprezalje ndaj PD-së. Madje urojnë shuarjen e PD-së.

Janë jo vetëm armiqtë e betuar të saj, por edhe njerëzit e thjeshtë, që janë lodhur nga Berisha. Por kjo nëse nuk është e stimuluar nga pushteti në rrafshin e luftës psikologjike, mbart në vetvete një rrezik të madh. Shqipëria nuk e ka luksin të humbasë një parti të madhe. Një vend ku gjërat shihen bardh e zi dhe njerëzit janë të prirur për të qenë konformistë, eleminimi i një force politike që ka 600 mijë e kusur votues, e ka shumë të vështirë të ngrejë një forcë të re opozitare të rëndësishme.

Një dalje e PD jashtë sistemit do të mbillte një krizë të re dhe daljen e revoltave jashtë kontrollit. Do të ishte çudi edhe për një popull të nënshtruar si shqiptarët që kriza mos shfrynte diku. Sepse emigracioni nuk është valvul shkarkimi për të gjithë. Mos harrojmë se '97-ta nuk ishte një revoltë e krijuar nga PS. Ishte fat që më vonë u përdor nga ajo.

Por edhe në rastin më të mirë, që mospjesëmarrja në zgjedhje do të sillte shuarjen e PD-së dhe mundësinë e lindjes së një force të re, është infantile. Në hapësirat e lindjes evropiane dhe ca më shumë në Ballkan, e vetmja perspektivë e sigurtë është autoritarizmi. Dhe nëse nuk kemi kuptuar se demokracia nuk është punë njerëzish, po punë institucionesh, ku më i rëndësishmi është opozita, atëhere nuk kemi kuptuar asgjë në këto 25 vjet./dritare.net

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Ja si e reklamojnë luksin këta fëmijë të pasur

Posted: 29 Mar 2017 01:44 PM PDT

Fëmijët e pasur në Tunizi kanë hapur një faqe në Instagram ku reklamojnë jetën e pasur që bëjnë. 'Rich Kids of Tunisia' ka arritur deri në 17 mijë ndjekës, të cilët shohin vazhdimisht jetën e këtyre fëmijëve të privilegjuar.

Ata publikojnë çdo gjë që ka të bëjë me luks, si pushimet apo makinat e fundit që dalin në treg. Shumë njerëz janë cuditur nga pamjet pasi Tunisia është një vend islamik, por ata mund të veshin bikini dhe të ekspozojnë fytyrën kur janë në plazhe apo hotele luksoze. Falë pasurisë së prindërve të tyre, ata ia arrijnë të shijojnë luksin që përfshin bizhuteritë e shtrenjta, veshjet më të fundit e deri te festat e çmendura me miqtë e tyre.

Llogaritë e fëmijëve të pasur po përhapen në shumë vende të botës, madje edhe në Shqipëri pasi ekziston edhe një Instagram me emrin 'Rich Kids of Albania' ku promovohen të rinjtë e pasur shqiptarë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Deputetja e PD, Jorida Tabaku do bëhet nënë e dy vajzave binjake

Posted: 29 Mar 2017 01:26 PM PDT

Një lajm i mirë vjen nga deputetja demokrate Jorida Tabaku. Së shpejti ajo do të bëhet nënë e dy vajzave binjake.

Ora News mëson se deputetja është gati 5 muajshe shtatzënë.   

Deputetja Tabaku eshte mjaft aktive ne politike. 

Reagimi i fundit i saj eshte sot lidhur me reformen ne arsimin e larte dhe qendrimin e LSI-se

Reagimi i plote ne facebook

Duke ndjekur debatin per reformen e arsimit te larte!

Deputetja e LSI deklaroi sot se nëse PD do ta çonte në Gjykatën Kushtetuese ligjin e Arsimit, forca politike e LSI do ta mbështeste.

Përse LSI priste ta çonim ne ligjin në Kushtetuese kur ajo mund ta votonte kundër që në seancen plenare?

Nëse LSI paska qenë kundër ligjit, pse ndërhyri në ligj për të ndryshuar nenin për të përzgjedhurit? Përse ndërpreu seancën plenare për të rakorduar me PS se cilët do jenë rektorë dhe dekanët? Mos vallë vetëm për të pasur akses në universitete që t’i përdorin si hambar votash?

Nëse Zv/ministrja ka qenê kundër përse nuk dha dorëheqjen?

Përse LSI nuk foli asnjë fjalë përgjatë protestave të pedagogeve edhe studentëve? Përse heshti deri tani ne diten e zgjedhjeve duke ardhur si kofini pas te vjelave?

Ky eshte morali i LSI, bashkefajtore ne krimin e arsimit te larte qe sot hiqet si disidente e mazhorances. Nuk ka nje fajtor per cdo takse te rritur, per reformen ne arsim, per krimin, per drogen, per infrastrukturen e munguar po ka bashkefajtore te gjithe ato qe jane sot ne qeverisje!

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shakira realizon ëndrrën, ja çfarë ndodhi me jetën e saj

Posted: 29 Mar 2017 01:20 PM PDT

Këngëtarja Shakira ka realizuar ëndrrën e saj pasi ka hapur një shkollë në vendin e saj të lindjes, Barranquilla, Kolumbi.  Ajo ka nënshkruar një marrëveshje me drejtuesin e klubit të Barcelonës për ndërtimin e shkollës së shtatë në veriun e Kolumbisë.

Shkolla do të ndërtohet në një nga rrethet më konfliktuale, në të cilin Shakira ka krijuar institucione të ndryshme. Ajo është themeluesja e fondacionit 'Pies Desclazos' që ka të bëjë me arsimimin e fëmijëve kolumbianë, të cilët nuk kanë mundësi financiare për të kryer studimet. Në këtë marrëveshje është bashkuar edhe banka La Caixa duke cuar fondet në 1.2 milionë euro.

Shakira, njëkohësisht e fejuara e lojtarit të Barcelonës, Gerard Pique është shumë e emocionuar për këtë realizim që do të bëjë shumë fëmijë të lumtur. Në një konferencë për shtyp ajo ka thënë se formimimi i shkollave do ti sjellë vendit arsimim dhe nivel tjetër edukimi.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Denar Biba: Hetimi ndaj KQZ herët a vonë do të shfryhet

Posted: 29 Mar 2017 01:14 PM PDT

Kryetari i KQZ-se  Denar Biba në një intervistë për Tonight Ilva Tare deklaron se herët a vonë hetimi që ka nisur prokuroria lidhur me KQZ do të shfryhet.

Denar Biba: Nuk ka ndodhur ndonjëherë që jemi në hetim 4- 5 muaj para zgjedhjeve. Është një hetim që herët a vonë do të shfryhet. Asnjëherë nuk kam dashur të besoj se ka konflikt mes KQZ e Prokurorisë, pasi prokuroria ëhstë i vetmi partner që kemi në këtë proces. Ne të dy kemi qëllim të përbashkët pastrimi i politikës nga elementë kriminalë. Ky nuk është qëllim personal por institucional. Nuk besoj se ka konflikt por ne jemi përballur në këndvështrime të ligjit

Më 16 shkurt 2017 Prokuroria e Tiranës regjistroi procedimin penal  ndaj KQZ-së duke e akuzuar për  shkelje ligjore si për rastin e deputetit socialist Armando Prenga ashtu dhe për dy kryetarë bashkie.

Përmes një deklarate për mediat mw pas  Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve iu përgjigj akuzave të opozitës për dekrimalizimin. Sipas KQZ dy deputetët e lakuar Artan Gaçi dhe Armando Prenga nuk preken nga ligji i dekriminalizimit.

Lexoni intervisten e plote:  Biba në Tonight Ilva Tare: Më 18 qershor do ketë proces. Kavaja, paratest

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dafina Zeqiri arrin majat e suksesit

Posted: 29 Mar 2017 12:50 PM PDT

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri po arrin majat e suksesit pasi kënga e saj është promovuar në Worldstarhiphop.com, një nga website-t më të njohura për muzikën hip hop.

Që kur publikoi këngën 'Four Season' në bashkëpunim me kompani amerikane, ajo filloi të merrte vëmendjen e duhur nga të gjithë mediat. Edhe pse kënga e saj nuk i përket rrymës hip hop, faqja ka zgjedhur që ta bëjë pjesë të playlistës së saj dhe duket se po merr shumë klikime.

Ndërkohë, në Youtube ka arritur mbi 1 milionë klikime, ku një rol të rëndësishëm kishte edhe reperi i njohur, French Montana.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more