Skip to main content

Ora News: “Godet mjekun e Urgjencës brenda spitalit, arrestohet 32-vjeçari” plus 9 more

Ora News: “Godet mjekun e Urgjencës brenda spitalit, arrestohet 32-vjeçari” plus 9 more


Godet mjekun e Urgjencës brenda spitalit, arrestohet 32-vjeçari

Posted: 24 Mar 2017 12:21 AM PDT

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi ka ushtruar dhunë ndaj një mjeku roje në Urgjencën e Spitalit Kirurgjik të këtij qyteti.

Në pranga ka rënë Andrea Vogli, banues në Cërrik. Policia thotë se "i riu dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës mjekun roje të Urgjencës në Spitalin Kirurgjik Elbasan, A.H 39 vjeç, banues në Elbasan".

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e Urgjencës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës".

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Rreth 240 emigrantë dyshohet të jenë mbytur në brigjet libiane

Posted: 24 Mar 2017 12:05 AM PDT

Një tjetër tragjedi është regjistruar në ujërat e Mesdheut, pranë brigjeve të Libisë ku më shumë se 200 emigrantë kanë humbur jetën teksa dy gomonet me të cilat udhëtonin janë gjetura të përmbysura në det.

Media raportojnë se mëngjesin e së enjtes janë rikuperuar 5 trupa të pajetë pranë gomoneve të mbytura.

Secila nga gomonet mund të mbajë rreth 120 persona, por zakonisht trafikantët i mbushin gjithmonë mbi kapacitet për përfitimet e tyre.

Megjithatë dyshohet se në bordin e dy gomoneve mund të ketë pasur të paktën 240 njerëz.

Organizata spanjolle nuk ka treguar se kur ka ndodhur tragjedia, por tha se trupat u gjetën 21 km në veri të Sabrathas.

Pesë viktimat që u nxorën nga deti janë të gjithë të moshave 16-25 vjeç dhe dyshohet të kenë humbur jetën si pasojë e mbytjes, pasi në trupat e tyre nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkaq po vijojnë kërkimet dhe për një gomone të tretë.

Lajmi për tragjedinë e rradhës në ujërat e Mesdheu vjen në kohën kur një gjykatë libiane ka bllokuar marrëveshjen midis Italisë dhe Libisë për të ndaluar rrjedhjen e emigrantëve.

Marrëveshja midis Italisë dhe Libisë ishte arritur në fillim të shkurtit për të ndihmuar autoritetet libiane për të luftuar trafikantët që transportojnë emigrantë të paligjshëm drejt brigjeve italiane.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Aktorja e Titanik pranon se e kanë tallur kur ishte fëmijë

Posted: 23 Mar 2017 02:42 PM PDT

Kate Winslet, aktorja e njohur për rolin e saj në Titanik ka pranuar se kur ishte fëmijë e kanë tallur për peshën dhe pamjen e jashtme.

"Ata më quanin balenë. Më tallnin sepse doja të aktroja. Më mbyllnin në dollap dhe qeshnin me mua. Ata më thonin se do isha e lumtur nëse do të luaja role vajzash të shëndosha dhe kjo sjellje më bëntë të ndihesha shumë keq," – ka rrëfyer Ëinslet duke shtuar se ka luftuar shumë që ta harrojë këtë gjë.

Vetëbesimi i saj ka qenë shumë i ulët, por pavarësisht këtyre nuk është dorëzuar dhe jepte audicione në shkollë edhe për rolet më të dobëta. Kjo gjë duket se e ka ndihmuar shumë aktoren, e cila arriti të luajë një karakter shumë të rëndësishëm në Titanik, që i dha asaj rëndësinë që meritonte në fushën e aktrimit.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkon në 5 numri i viktimave nga sulmi në Londër

Posted: 23 Mar 2017 02:39 PM PDT

Ka shkuar në 5 numri i viktimave nga sulmi në Londër. Një 75 – vjeçar ka ndërrur jetë në spital, pasi nuk ka arritur ti mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë që numri i të plagosurvë është rreth 40.

Njeriu i cili kreu sulmin terrorist në Westminster është identifikuar  nga policia si Khalid Mesudit.

Autori i cili u qëllua për vdekje nga policia, nuk kishte qenë objekt i ndonjë hetimi aktual të policisë, por ka pasur një sërë dënimesh të mëparshme.

Hetuesit besojnë se kohët e fundit, ai jetonte në West Midlands dhe se ishte i njohur për numër pseudonimesh.

Grupi i Shtetit Islamik ka deklaruar se qëndron prapa këtij sulmi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Këngëtarja kosovare publikon foto të shtatzënisë

Posted: 23 Mar 2017 02:31 PM PDT

Këngëtarja e njohur kosovare, Adelina Ismaili ka publikuar foto të shtatzënisë së saj në profilin e saj në Facebook. "Nuk ka bizhu më të bukur sesa duart e fëmiut rreth qafe…" – shkruajti 37-vjecarja.

Ajo duket shumë seksi me një fustan të zi ndërsa e mban barkun me dorë. Këngëtarja ka pozuar para pasqyrës dhe ndihet shumë e lumtur për statusin e ri që do të ketë. Adelina i është përkushtuar shumë shtatzënisë së saj, pasi nuk ka publikuar asnjë projekt të ri për karrierën e saj.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shqiptari drejtonte nga burgu rrjetin e prostitucionit

Posted: 23 Mar 2017 02:19 PM PDT

Një shtetas shqiptar drejtonte një rrjet prostitucioni nga burgu në Frosinone në Itali. Rasti është publikuar në mediat italianë, të cilat thonë se pjesë e këtij rrjeti prostitucioni ishin motra dhe e dashura e shqiptarit.

E gjitha puna koordinohej me anë të një telefoni iPhone, të cilin shqiptari e kishte siguruar dhe e përdorte në ambientet e qelisë.

I burgosuri jepte urdhra në kohë reale nëpërmjet telefonit, se si prostitutat të menaxhonin klientët dhe pagesën që do u kërkonin atyre.

Shqiptari, falë bashkëpunimit të Rinaldo Neccia-s, njërit prej oficerëve të burgut arriti të siguronte një telefon të kohëve të fundit, me të cilin arriti të menaxhonte aktivitetin e prostitucionit.

Hetimet për këtë rast po vijon pasi ende nuk dihet sesi një person i arrestuar për krime që lidhen me prostitucionin mund të vijojë të drejtojë të njëjtën aktivitet nga burgu.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

‘Gruaja-gjarpër’ vuan nga sëmundja e rrallë e lëkurës

Posted: 23 Mar 2017 02:16 PM PDT

Një vajzë ka lindur me një sëmundje të lëkurës që rritet 10 herë më shpejt se normalisht dhe bie si e gjarprit. Nusrit Shaheen, e njohur si Nelly është e mbijetuara më e vjetër në botë që ka arritur të jetojë me sëmundjen 'Harlequin Ichtyosis,' duke arritur 35 vjeç.

Ajo ka marrë mjekime të ndryshme, por doktorët i kanë thënë se rasti është shumë i rrallë dhe nuk ekziston asnjë kurë për të. Vetëm 25 njerëz vuajnë nga kjo sëmundje, e cila të bën të humbasësh rreth 40kg lëkurë në vit. 'Është tmerr. Unë dua të jem si të gjithë,' – thotë ajo duke shtuar se mundohet të kujdeset për lëkurën, por nuk ka sukses.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Harxhi: Rusët gjetën bllokadë në Shqipëri për projektet e tyre

Posted: 23 Mar 2017 02:09 PM PDT

Ish-zv/ministrja e Jashtme, Edith Harxhi thotë në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, thotë se Rusia është përpjekur vazhdimisht të hynte në Shqipëri me projekte ekonomike dhe kanë gjetur në vijimësi një lloj bllokade në Shqipëri.

Ajo deklaron se rusët janë për përpjekur të hyjnë me Gazpromin dhe një sërë projektesh të tjera. Edhe ish-ambasadorit Shaqir Vukaj përmend një sërë projektesh që rusët kanë tentuar të hyjnë në Shqipëri siç janë për gazsjellës.

Pjesë nga biseda: 

Harxhi: Mbas '90-s e këtej, ne kemi pasur atë dominimin e fortë ideologjik që gjithçka e keqe nga komunizmi kishte ardhur nga Rusia. Gjitha qeveritë nga ajo periudhë kanë pasur një politikë të jashtme standarde. Kanë qenë të larguara, por edhe të frikësuara pasi mendohej se mund të dëmtoheshin marrëdhëniet me Perëndimit.

Hila: A ka një lloj interesi ekonomik Rusia?

Harxhi: Rusët tentuan dy tre herë të hynin me Gazpromin. Ata nuk arritën, por gjetën një lloj bllokade në Shqipëri. arsyeja është e brendshme. Gabimi i tyre i madh për interesat e tyre në Ballkan ishte South Stream. Ky projekt do të siguronte një influencë për ta në disa zona jo sllave. Ata vazhduan të insistonin deri në fund derisa Putini e kuptoi dhe e tërhoqi edhe për arsye të bllokadës.

U munduan që të influenconin në projektin tjetër që kalonte nga Bullgaria, me idenë se mund të bënin një lidhje direkte me South Stream, por panë që Shtetet e Bashkuara insistuan shumë fort derisa bullgarët e ndërprenë edhe linjën e tyre një nga projektet më strategjike të gazit. Ata janë munduar të ndikojnë edhe nëpërmjet Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi. Janë mundur të bllokojnë edhe disa kërkesa që janë bërë.

Ne kërkonim që të anëtarësohej Maqedonia dhe rusët ishin kundër, sepse do të krijonte atë lidhjen e drejtpërdrejt.

Unë shkova në Moskë për Organizatën e Detit të Zi. Ishte zyrtarja e parë që kam shkuar në Rusi pas pavarësisë së Kosovës në kuadër të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi.

Vukaj: Pas 92-sh, Rusia ka qenë shumë e interesuar për marrëdhëniet me Shqipërinë. Kemi lidhur disa marrëveshje, etj, etj. Në '98-n kam shkuar me propozimin konkret për lidhjen e traktatit të miqësisë, e cila nuk është nënshkruar.

Harxhi: Është përafruar..nuk është nënshkruar.

Vukaj: Ata kanë shfaqur interes për burime natyrore, për kromin, bakrin tonë. Për të depërtuar politikisht fillohet ekonomikisht. Përmendet gazsjellësi. Unë kam shkuar me Aleksandër Meksi dhe jemi pritur nga zv/kryeministri i parë. Kemi lidhur disa marrëveshje.

Ai na ka propozuar që ne kemi një kantier për gazsjellësin në Shkup. Ne ju propozojmë që të fillojmë ndërtimin e gazsjellësit në Shqipëri. Do të paguani paratë nga fitimet që do të nxirrni.

Propozimi i dytë, në pikun e ngjarjeve të Kosovës, zv/ministri i parë i Jashtëm i Rusisë më ka propozuar për ndërtimin e gazsjellësit dhe nga Shqipëria të kalojmë nga Shqipëria në Mal të Zi dhe në Serbi. Ishte një hap shumë i madh për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë në vitetet 1995-1996.

Kemi pasur kërkesa për zhvillimin e resorteve në Shqipëri dhe ne prapë nuk kemi pranuar.

Harxhi: Kur diskutohet hidrocentrali i Skavicës, kanë sjellë edhe inxhinierët e parë që kanë ndërtuar hidrocentralet e parë.

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sinjali i Gjermanisë: Më pak eksport armësh drejt Turqisë

Posted: 23 Mar 2017 02:02 PM PDT

Qeveria gjermane ka refuzuar në disa raste miratimin për eksportet e armatimit në Turqi. Arsyeja: Armët mund të përdoren për represione të brendshme, si në konfliktin turk me kurdët.

Qeveria gjermane ka refuzuar në muajt e fundit disa herë aplikimet për eksporte armësh në Turqi, raporton “Süddeutsche Zeitung” duke u bazuar në një përgjigje të Ministrisë së Ekonomisë ndaj kërkesës së deputetit të partisë E Majta, Jan van Aken. Normalisht si vend anëtar i NATO-s, Turqia nuk i nënshtrohet kufizimeve të mëdha në eksportin e armëve, por që nga përpjekja për puç ushtarak në vend vitin e kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan vepron me dorë të fortë kundër të gjithë kundërshtarëve politikë.

Rëndësia e të drejtave të njeriut

Ndalimi nuk duhet kuptuar si reagim i drejtpërdrejt ndaj tensioneve aktuale gjermano-turke për tubimet elektorale të politikanëve turq në Gjermani. Vendimet e qeverisë gjermane janë më të vjetra, pas përpjekjes për puç, ku u vu re kufizimi i lirisë së shtypit, arrestime masive dhe largimi nga vendet e punës të shumë nëpunësve shtetërore, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ekonomisë.

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Matthias Machnig shkruan në përgjigjen për deputetin e Bundestagut, Jan van Aken, se “respektimi i të drejtave të njeriut ka një rëndësi të posaçme në vendimet për eksportin e armëve”, citon gazeta “Süddeutsche Zeitung.” Një nga shqetësimet është se armët e importuara nga Gjermania mund të përdoren për represione kundër kurdëve në konfliktin e brendshëm turk.

Nga viti 2010-2015 janë refuzuar vetëm 8 aplikime për eksporte armësh në Turqi. Por nga nëntori 2016 ka pasur 11 raste të refuzuara, një shtim i dukshëm i numrit. Megjithatë qeveria gjermane thekson, se nuk do të ketë një ndalim të përgjithshëm për eksportin e armëve drejt Turqisë./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kur babai të spiunon te i dashuri

Posted: 23 Mar 2017 01:58 PM PDT

Një baba polic ka filmuar momentin kur vajza e saj po ngacmonte një djalë tjetër dhe ia ka treguar të dashurit të saj. Ai ka futur një aktor për të bërë rolin e flirtimit me të gjatë 5 minutave.

Në videon me 250 mijë klikime dallohet aktori që i aftohet asaj duke i thënë se është shumë e bukur dhe e fton në shtëpinë e tij, e cila ndodhet vetëm pak minuta larg. Në fund shkëmbyen numrat dhe lanë takim në darkë.

I dashuri habitet nga veprimet e saj pasi mohon që ka të dashur dhe flirton hapur me djalin.  Babai i vajzës i dha atij disa këshilla shumë arrogante duke i thënë se ai nuk ka gjithcka që ajo ka nevojë, prandaj ndodhi një gjë e tillë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more