Skip to main content

Ora News: “Dështimi i Donald Trump” plus 9 more

Ora News: “Dështimi i Donald Trump” plus 9 more


Dështimi i Donald Trump

Posted: 26 Mar 2017 11:58 PM PDT

Mosmiratimi i ligjit për shëndetësinë është një dështim i hidhur për presidentin amerikan. Donald Trump. Por fillimisht nga ky dështim përfitojnë miliona amerikanë, mendon Miodrag Soric.

Shfuqizimi i „Obamacare”, reformës në shëndetësi të iniciuar e bërë realitet nga presidenti i mëparshëm, Barack Obama, ishte premtim elektoral i Donald Trump. Para çdo tubimi elektoral ai betohej, se do ta eliminonte këtë „katastrofë”. Dukej atëherë se edhe republikanët ishin të një mendimi. Tani ata e kontrollojnë kongresin dhe mund t’i bëjnë vepra premtimet. Por ata dështuan keqazi, sepse nuk janë të një mendimi, se çfarë duhet ta zëvendësojë „Obamacare”.

Kjo nuk është një situatë e re: Në 30 vitet e fundit republikanët nuk kanë rënë kurrë dakord për një reformë të sistemit të shëndetësisë. Pse duhet të jetë tani ndryshe? Vetëm sepse Trump kërcënon disa prej tyre? Kjo nuk i impresionon shumë deputetët, që janë të sigurtë për rizgjedhjen e tyre për shkak të situatës në qarqet e tyre zgjedhore. Kështu funksionon politika. Donald Trump duket se ngadalë po e kupton.

Padituria e presidentit amerikan të tremb

Nuk ka shumë kohë, që presidenti amerikan deklaroi, se askush nuk e kishte marrë me mend, se sa e komplikuar ishte reforma në sektorin shëndetësor. Një pohim i hapur, që vë në dukje një përmasë të frikshme të paditurisë. Trumpi është krenar që nuk është politikan. Edhe votuesit e tij shpresonin, se pikërisht një njeri i tillë që vinte nga jashtë do mund ta afronte Uashingtonin me qytetarët. Një dëshirë qëllimmirë.

Premtimin e tij kryesor anulimin e reformës „Obamacare” Trump nuk e mbajti. Ajo që të bie në sy është mospërfillja, me të cilën ai do ta kalojë këtë dështim të rëndë, ose përpjekja për mospërfillje. Sikur përgjegjësinë e qeverisjes e kanë demokratët opozitarë, dhe jo ai. Sikur detyrimin për uljen e kostos në shëndetësi e kanë kundërshtarët politikë dhe jo ai. Sikur e gjitha kjo nuk ka të bëjë shumë me presidentin.

Gërvishtje në autoritetin e Donald Trumpit

Administrata e tij do të përqëndrohet tek reforma tatimore. Tek kjo  detyrë gjigande kanë thyer dhëmbët disa presidentë. Ka mundësi, që tek kjo temë biznesmeni Donald Trump të ndjehet më i sigurtë. Por dështimi për shfuqizimin e “Obamacare" nuk kalon pa lënë gjurmë. Vezullimi i triumfuesit po dobësohet. Në këto kushte republikanët do ta ndjekin më me hezitim, se deri tani presidentin.

Nga ana tjetër demokratët ndjehen të inkurajuar. Ata kanë paralajmëruar që më parë nga mungesa e kompetencës së këtij presidenti dhe ndjehen të konfirmuar. Ata ndjejnë „momentin”, si thonë amerikanët, kthimin e drejtimit të erës politike. Gatishmëria e tyre për të bërë kompromis me këtë president do të ulet edhe më shumë. Partitë do të vazhdojnë të bllokojnë njëra-tjetrën. Sidoqoftë miliona amerikanë që kanë përfituar sigurim shëndetësor, falë “Obamacare", do të mbeten të siguruar. Dështimi i Donald Trump është fitore për ta./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Në prill do të rihapet Parku i Apollonisë, i restauruar

Posted: 26 Mar 2017 11:36 PM PDT

Parku Arkeologjik i Apolonisë do të rihapet i restauruar në muajin prill. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në profilin e tij në Facebook, të shoqëruar me një imazh ikonik të këtij Parku.

Postimi i kryeministrit Rama

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj, se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse”.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Japoni, orteku i dëborës kap grupin e nxënësve, dyshohet për 8 viktima

Posted: 26 Mar 2017 11:26 PM PDT

Tetë nxënës të shkollave të mesme dyshohet se kanë vdekur pasi janë zënë nga një ortek dëborë në Japoni, në një qendër skijimi. Ngjarja ka ndodhur këtë të hënë, ka thënë zëdhënësi i departamentit të zjarrfikësit.

Moti i keq ka vështirësuar punën e ekipeve emergjente në përpjekjen e tyre për t'i kërkuar nxënësit.

Nasu Onsen Family – zona e skijimit gjendet në malin e Nasu rreth 200 kilometra në veri të Tokios.

Gjashtë studentë të tjerë besohet se janë të lënduar, sipas njërit prej mësuesve që po shoqëronte ata. Ndërsa 32 nxënës dhe mësues të tjerë kanë arrit që të shpëtohen nga ekipet e zjarrfikësve.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA kërkon lirimin e protestuesve në Rusi

Posted: 26 Mar 2017 11:05 PM PDT

Shtetet e Bashkuara dënuan arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe thanë se janë “të tronditura” me paraburgimin e aktivistit anti-korrupsion, Aleksei Navalny.

“I bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë që t’i lirojë menjëherë të gjithë protestuesit paqësorë”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner.

“Arrestimi i protestuesve paqësorë, vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve është fyerje e vlerave themelore demokratike”, shtoi Toner.

Të dielën, mijëra njerëz protestuan në Rusi, duke bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev, nën dyshimet për korrupsion.

Shumica e marshimeve u organizuan pa leje zyrtare. Policia ruse arrestoi së paku 500 protestues./Rel/

Protesta kundër Putin në Rusi, arrestohet lideri i opozitës ruse

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kokainë e fshehur në banane, dy të arrestuar

Posted: 26 Mar 2017 10:54 PM PDT

Policia spanjolle ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se transportonin një sasi kokaine duke e fshehur në banana.

Arrestimet u bënë të dielën pas një hetimi që ka filluar qysh prej muajit nëntor, kur agjentët e policisë zbuluan drogën në një ngarkesë me banana.

Siç raportojnë mediat spanjolle mes bananeve të vërteta janë zbuluar edhe 57 banane të rreme të cilat ishin mbushur me 15.4 kg kokainë. Po ashtu në disa kuti karoni ku ishin të fshehura bananet ishin fshehur edhe 10 kg të tjera.

Policia arrestoi dy burra spanjolle të dyshuar për kontrabandë të drogës dhe si pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Ata po hetojnë edhe një person të tretë, një italian.

Vitet e fundit trafikanët kanë përdorur metoda gjithënjë e më të zgjuara për të trafikuar drogën nga vendet e Amerikës Latine, drejt Europës.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Sulmi në Westminster, autori pjesë e një komploti për të hedhur në erë një bazë ushtarake

Posted: 26 Mar 2017 10:28 PM PDT

Islamisti që kreu sulmin terrorist në Westminster ka qene hetuar si pjesë e një komploti për të hedhur në erë një bazë të ushtrisë duke përdorur një makinë bombë.

Adrian Ajao 52 vjeç i cili vrau katër persona mes të cilëve edhe një oficer policia në sulmin e të mërkurës, është hetuar 6 vjet më parë mbi lidhjet e tij të dyshimta me 4 terroristë të frymëzuar nga Al Kaeda.

Bëhet fjalë për Zahid Iqbal, Mohammed Ahmed Sharfaraz, Syed Hussain dhe Umar Arshad të cilët u burgosën në total me 44 vjet burg në vitin 2013, pas pranimit për nisjen e një sulmi me bombë në ushatarake në Luton.

Nëntë persona të tjerë të cilët ishin arrestuar si pjesë e hetimeve tani janë lënë të lirë.

Dedektivët kanë qenë duke punuar për të kuptuar sesi Ajao u transformua nga një nxënës inteligjent në një terrorist gjakatar islamik.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mesazhi amerikan dhe ata që s’duan të dëgjojnë

Posted: 26 Mar 2017 03:55 PM PDT

Misioni diplomatik i kreut të opozitës përtej Atlantikut nisi dhe mbaroi pa sjellë me vete asnjë mesazh publik për protestën e çadrës dhe bojkotin e parlamentit, reformës në drejtësi dhe zgjedhjeve, që ajo mbart me vete si objektiva parësorë. Lulzim Basha nuk qe në gjendje të citojë asnjë burim konkret në Uashington, që të ketë duartrokitur qoftë dhe indirekt atë që po ndodh sot në bulevardin qëndror të Tiranës.

Dhe kjo ka një motiv qëndror, të cilin ambasada amerikane e nënvizonte më së miri edhe në deklaratën-replikë të saj me zotin Basha. Demokracitë liberale e konsiderojnë thjesht një tabu, ndryshimin e qeverisjes jashtë kutive të votimit. Prej vitit të largët 1996, kur Shqipëria kaloi në kaos total, ato e kanë refuzuar me insistim idenë se njëra nga palët politike në Tiranë, mund të përdorë kur t'i teket mekanizmin e bojkotimit të institucioneve dhe zgjedhjeve. Së dyti, kur kësaj situate i bashkohet edhe sabotimi de facto i reformës në drejtësi – një investim strategjik afatgjatë i amerikanëve e europianëve në Shqipërinë e korruptuar të tranzicionit, atëhere shanset për një sukses diplomatik pranë kancelarive të Perëndimit merren lehtë me mend.
Abuzimi verbal dhe mendjelehtësia me të cilën kreu i opozitës Basha e komentoi para përkrahësve të tij produktin e vizitës së fundit në SHBA, mesa duket e ka detyruar ambasadën amerikane në Tiranë që të dalë e të sqarojë edhe një herë atë që në fakt ka qenë e qartë si drita e diellit, gjatë gjithë periudhës kohore të protestës: që nuk përkrahet asnjë veprim që synon të krijojë procese paralele politike, me ato që ndodhin brenda institucioneve. Që nuk përkrahet bojkoti i zgjedhjeve dhe nuk mund të shihet kurrsesi si i pranueshëm bllokimi me pasoja i reformës në drejtësi. Më së pari i Vetingut, që do të startojë pastrimin e klasës së gjyqtarëve e prokurorëve.

Mesazhi i fundit i ambasadës së SHBA me shumë gjasë do të bjerë në vesh të shurdhët brenda çadrës. Pasi kjo është strategjia e vërtetë e opozitës sot. Pra, që ta nxjerrë atë vetë, opozitën, jashtë sistemit dhe jashtë kontrollit të të gjitha filtrave e siguresave. Ndër të cilat, partnerët ndërkombëtarë, janë ndër garantët kryesorët. Situata politike bëhet kështu edhe më e rrezikshme, pasi njëra nga palët ka vendosur thjesht të mos dëgjojë dhe të mos shikojë. Të shohim edhe për sa kohë. Nuk ka shurdh më të keq, sesa ai që nuk ka dëshirë të dëgjojë, thotë proverbi.

*/Javanews.al/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Bulgaria center-right Prime Minister Boyko Borisov set for return to power

Posted: 26 Mar 2017 03:52 PM PDT

Bulgarians have appeared to back Boyko Borisov for the third time in an early snap election held on Sunday. Preliminary official results put his pro-European Union center-right party in first place, winning around 32 percent of the vote.

The 57-year-old head of Citizens for European Development of Bulgaria (GERB) party must now form the country's fourth government in as many years. Borisov has resigned from the post twice before, once in 2013 after nationwide protests against poverty and corruption, and again after last year's presidential election. The former firefighter's most recent resignation and the following failure of Bulgarian parties to form government triggered the country's third parliamentary elections in just four years.

Sunday's vote, which was originally due to be held in 2018, tested the divided loyalties of the EU’s poorest country, pitting GERB against the Bulgarian Socialist Party (BSP), which came in second with around 28 percent.

The BSP conceded defeat late on Sunday, with the party’s leader saying it would look at options for forming a government should GERB find it cannot do so.

“We want to congratulate winners GERB,” party leader Kornelia Ninova told reporters after party doubled its popular support from the last parliamentary vote in 2014. “If they fail to form a government and we receive a mandate, we will try to form a Bulgarian government” to ensure stability in the country, which takes over the presidency of the EU on Jan. 1, 2018.

BSP, the successor to the Communist Party, promised to improve Bulgaria's ties with Russia, but GERB has remained cautious of upsetting the country's EU partners.

/DW/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Protesta kundër Putin në Rusi, arrestohet lideri i opozitës ruse

Posted: 26 Mar 2017 03:29 PM PDT

Lideri  i opozitës ruse Alexei Navalny është njëri prej 500 protestuesve të arrestuar sot në kryeqytetin e Moskës ku mijëra njerëz dolën në rrugë në protestë kundër korrupsionit

Mijëra persona iu bashkuan tubimeve në mbarë Rusinë dhe bënë thirrje për dorëheqje të kryeministrit Dimitri Medvedev duke e akuzuar atë për korrupsion

Shumica prej tubimeve ishin organizuar pa marrë leje.

Televizionet tregojnë imazhe të demonstruesve që thërrasin "Poshtë Vladimir Putin" "Një Rusi pa Putin" dhe "Putin është hajdut"

Korrespondentët e BBC raportojnë se flitet për marshimet më të mëdha që nga koha e demostratave kundër qeverisë në 2011/ 2012 ndaj manipulimit të zgjedhjeve parlamentare.

Alexei Navalny, një kritik i Kremlinit që ka shpallur synimin për të kandiduar për president në zgjedhjet e vitit të ardhshëm

Alexei Navalny u ndalua teksa iu afrua protestuesve në qendër të Moskës. Protestuesit u përpoqën të ndalonin mos arrestimin e tij

Përmes një postimi në tëitter pas arrestimit të tij Navalny bëri thirrje protestuesve të mos ndalin demonstratat.

"Djema jam mirë. Nuk keni pse luftoni për të më nxjerrë mua jashtë. Vazhdoni drejt

Tverskaya, rruga kryesore e Moskës. Qëllimi ynë është lufta kundër korrupsionit shkruajti ai në rusisht

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

U dhunua për vdekje, prindërit dhurojnë organet e Emanueles

Posted: 26 Mar 2017 03:01 PM PDT

Pushoi së rrahuri zemra e Emanuele Morgantit, 20 vjeçarit i cili u masakrua mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës, 24- 25 mars 2017,  në sheshin qëndror të qytetit Alatri.

I riu iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në Romë por nuk mundi të mbijetonte. Prindërit autorizuan dhurimin e organeve të tij shkruan Repubblica.it

Morganti është goditur me grushta, shkelma dhe shufër hekuri.

Mjekët zbuluan se Emanuele kishte dëmtime në shtyllën kurrizore por dhe thyerje të kafkës shkaktuar nga një shufër hekuri. Djali ishte mbajtur në jetë artificialisht prej mëngjesit të sotëm, dhe pas orës 15:00 u mësua se dhe zemra i kishte ndalur.

Autorët e dhunës janë një grup të rinjsh bashkëmoshatarë të Emanueles bëjnë të ditur dëshmitarët. Mbi 20 persona janë marrë në pyetje për të mësuar se kush  ka qenë personi që ka goditur duke i shkaktuar plagët vdekjeprurëse. Pasdite rrethi i atyre që dyshohen është ngushtuar dhe 9 persona janë mbajtur në paraburgim

Sipas hetimeve të dyshuar si të përfshirë në krim janë një grup  te rinjsh italiane dhe shqiptarë. Prokurori i Frosinone Vittorio Misti po merr në pyetje disa prej të dyshuarve.

Repubblica.it shkruan se bëhet fjalë për 4 punonjës të sigurisë së lokalit, 3 prej tyre me kombësi shqiptare, një Italian dhe të tjerët nga qyteti Alatri

Viktima ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij në një lokal me muzikë. Tek bari është afruar një shqiptar i cili sipas Repubblica.it ka ngacmuar të dashurën e Emanueles.

Ky i fundit ka reaguar dhe mes tyre ka nisur sherri. Në këtë moment kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë së lokalit të cilët i kanë nxjerrë të dy jashtë. Më pas ka degjenuar një sherr i madh mes një grupi miqsh të shqiptarit dhe grupit të miqve të Morgantit.

Emanuele është goditur me grushte, shkelma më pas njëri prej agresorëve ka marrë një objekt hekuri, ndoshta shufër ose celës anglez dhe e ka goditur 20 vjecarin në kokë. Në atë moment i riu ka rënë në tokë pa ndjenja

Dyshimet e karabinierëve është se goditjet vdekjeprurëse janë shkaktuar nga njëri prej punonjësve të sigurisë së lokalit që është përfshirë në sherr. Morganti është dërguar menjëherë në spitalin e Alatrit më pas është dërguar me helicopter në Romë.

Megjithëse iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale nuk ka mundur të mbijetojë prandaj familja ka vendosur të dhurojë organet e tij

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more