Skip to main content

“NATO ndryshon datën e takimit të ministrave që Tillerson të mund të marrë pjesë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“NATO ndryshon datën e takimit të ministrave që Tillerson të mund të marrë pjesë” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


NATO ndryshon datën e takimit të ministrave që Tillerson të mund të marrë pjesë

Posted: 27 Mar 2017 08:56 AM PDT

NATO ka konfrimuar se takimi i ministrave të jashtëm të në Bruksel është riplanifikuar që të mbahet më 31 mars. Burime nga NATO, i kanë thënë gjithashtu Radios Evropa e Lirë se seanca e Këshillit NATO-Rusi, është planifikuar që të mbahet më 30 mars. Takimi ministror i NATO-s është dashur që të mbahet më 5-6 prill. Sidoqoftë, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson njoftoi se nuk do të marrë pjesë në këtë samit në këtë datë por do të jetë i pranishëm vetëm nëse kjo mbledhje mbahet në një datë tjetër. Vendimi i Tillersonit për të mos marrë pjesë në samitin e 5-6 prillit, rriti shqetësimet në mesin e zyrtarëve evropianë për përkushtimin e administratës së re amerikane ndaj aleancës, posaçërisht pasi Tillersoni njoftoi se do të vizitojë Moskën, pak kohë pas kësaj date. Tillerson ka thënë se nuk mund të marrë pjesë në takimin ministror të NATO-s në prill, për shkak se ka planifikuar të marrë pjesë në takimin në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij kinez, Xi Jinping, që do të mbahet në Florida. Por pasi data e takimit është ndryshuar, Tillerson do të udhëtojë në Bruksel, një ditë pasi të jetë takuar në Ankara, me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan. Ndërkaq, NATO po ashtu planifikon të mbajë një seancë të Këshillit NATO-Rusi, e cila do të jetë në nivel të ambasadorëve. Ky do të jetë takimi i parë i këtij Këshilli këtë vit, pasi vitin e kaluar ishin zhvilluar tri takime të ngjashme. NATO ka pezulluar bashkëpunimin me Rusinë pasi Moska më 2014, aneksoi paligjshëm gadishullin ukrainas të Krimesë. Megjithatë, bisedat politike mes NATO-s dhe Rusisë, kanë mbetur të hapura përmes këtij Këshilli.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kafeteria e shpresës!

Posted: 27 Mar 2017 08:33 AM PDT

Një kafeteri e hapur në Prishtinë, ka të punësuar dhjetë persona të prekur nga sindroma Down. Shoqata që përkujdeset për këtë kategori të shoqërisë, thotë se do të punësojë një numër edhe më të madh të personave. Kafeteria X21, thonë në Shoqatën Down Syndrome Kosova, synon t'i përgatisë ata për punë dhe jetë, ndërkaq qytetarët e vendit t'i vetëdijësojë për t'u dalë në ndihmë këtyre njerëzve. Në Kosovë janë rreth 900 persona të prekur me sindromën Down.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Të gjithë të gatshëm për zgjedhje

Posted: 27 Mar 2017 08:13 AM PDT

Të gjitha partitë politike në Kosovë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të hyrë në një proces zgjedhor të ri, të parakohshëm, përfshirë edhe subjektet në koalicionin qeverisës, megjithëse këto të fundit kanë kërkuar që vendi "t'i përfundojë proceset e nisura". Mundësia e zgjedhjeve të reja në Kosovë u përmend posaçërisht në fund javën e kaluar, pas Konventës së tetë të Partisë Demokratike të Kosovës, kur u shpreh gatishmëria për t'u futur në garën zgjedhore. Përmes deklarimeve për mospërmbushje të obligimeve karshi, siç thonë, qytetarëve të vendit, partitë në koalicionin qeverisës kanë shtuar kritikat ndaj njëra tjetrës 'për ngecje të proceseve të nisura, e në veçanti në rastin e krijimit të Ushtrisë së Kosovës'. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, i tha Radios Evropa e Lirë, se Kosova ndodhet përpara proceseve të rëndësishme dhe mbajtja e zgjedhjeve, sipas tij, do të pamundësonte përfundimin e tyre. Por, Pajaziti tha se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, në raste se mbahen ato. "Ne si PDK mendojmë se i gjithë spektri politik me përgjegjësin e vet duhet t'i kryejë punët dhe detyrimet karshi qytetarëve dhe institucioneve ndërkombëtare, e para. Ndërsa ne si subjekti më i madh politik, në kohën e fundit kemi pasur edhe aktivitete partiake në të cilat kemi vlerësuar se jemi të gatshëm për të gjitha proceset. Jemi të gatshëm të përballemi me sfidat në institucione, në Kuvend e më tutje. Po ashtu, nëse veç krijohen rrethana të zgjedhjeve, ne po ashtu jemi të gatshëm edhe për zgjedhje", tha Pajaziti. Por, partneri në koalicionin qeverisës, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe mandati i përcaktuar me marrëveshjen e arritur me PDK-në duhet të zbatohet deri në fund. Megjithkëtë, Haki Rugova nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se nëse rrethanat krijohen që të shkohet në zgjedhje, LDK-ja është e gatshme për këtë proces. "Nuk besoj se do të ishte mirë [të shkohet në zgjedhje] për shkak të situatave, për shkak të rrethanave politike që janë. Ne duhet t'i shtyjmë agjendat politike që ka koalicioni LDK- PDK. Unë mendoj se ka rezultate të mira e pozitive në qeverisje dhe ato duhet të shkojnë si dhe të realizohen premtimet. Agjenda politike që është konceptuar që në fillim si projekt të shkojë deri në fund të mandatit", tha Rugova. Koalicioni qeverisës PDK-LDK u krijua pas zgjedhjeve të vitit 2014 dhe një bllokade politike prej gjashtë muajsh, që e futi vendin në një krizë të thellë institucionale. Dy partitë u përballën me reagimin e fuqishëm të opozitës në Kuvend, në disa situata, përfshirë edhe atë të diskutimeve për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Zgjedhjet e reja u përmenden shumë herë në dy vitet e funksionimit të koalicionit, ndërkohë që opozita i ka quajtur të, siç thotë, 'pa kredibilitet' institucionet e vendit dhe mekanizmat e tyre, duke lënë të kuptohet se zgjedhjet do të ndryshonin gjendjen. Organizimi i zgjedhjeve thonë në opozitën e Kosovës, nuk duhet të varet nga disponimi i partive në pushtet, por 'nga gjendja reale në të cilën ndodhet vendi'. Dardan Molliqaj sekretar organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje tha për Radion Evropa e Lirë se nevoja për zgjedhje të reja të lira dhe demokratike ka qenë shumë më e hershme, por një gjë e tillë nuk është praktikuar. Sipas tij Vetëvendosje është e gatshme për procesin zgjedhor. "Tendenca e partisë në pushtet, përkatësisht PDK-së, ka disa muaj që është duke u përgatitur për ta çuar vendin në zgjedhje. Normalisht krejtësisht për interesa personale të grupit të ngushtë edhe të Kadri Veselit edhe interesave të klaneve brenda PDK-së". "Asgjë për interesa të shtetit. Se a do të ketë zgjedhje të parakohshme apo jo në këtë pjesë të vitit, kjo veçse varet nga faktori vendor, kushtimisht partitë në pushtet. Po ashtu varet edhe nga faktori ndërkombëtar dhe për ne këta dy faktor janë të panjohur", tha Molliqaj. Megjithëse e ka cilësuar të rëndësishëm faktin se Kuvendi nuk i ka votuar Demarkacionin dhe Asociacionin, Molliqaj ka thënë se "mos liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës" është, siç e quan, "papërgjegjësi e disa qeverive të vendit". Njohës të rrethanave politike në Kosovë, ndërkohë, thonë se partitë politike 'po kërkojnë mënyra më të lehta për t'iu ikur përgjegjësisë për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova'. Koalicioni ndërmjet PDK-së dhe LDK-së me pjesëmarrjen edhe të komuniteteve pakicë, vlerësohet të ketë arritur mbështetjen edhe të faktorit ndërkombëtar, për përfundimin e një numri çështjesh përfshirë krijimin e Gjykatës Speciale dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë, përmes zbatimit të marrëveshjeve, njëra nga të cilat është edhe ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gjermani: Vidhet një monedhë në vlerë prej miliona dollarësh

Posted: 27 Mar 2017 08:08 AM PDT

Në muzen Bode, në Berlin është vjedhur një monedh e arit, që peshonte 100 kilogramë dhe që ka vlerën prej miliona dollarësh. Zëdhënësi i policisë, Stefen Petersen ka thënë se hajdutët duket se kanë hyrë në muze përmes dritares në orën 3:30 të mëngjesit, e kanë vjedhur monedhën dhe kanë arritur që të largohen përpara se të arrinte policia. Në afërsi të ndërtesës së muzeut janë gjetur disa shkallë. Monedha e vjedhur, nëse vlerësohet në bazë të peshës, vlera e saj arrin në 4.5 milionë dollarë. Policia gjermane beson se në këtë vjedhje janë të përfshirë më shumë se një person, marrë parasysh edhe peshën e monedhës së vjedhur. Muzeu ka thënë se monedha e vjedhur mbante rekordin në Librin Guinness për pastërtinë e arit. Monedha, në njërën anëka portretin e Mbretëreshës Elizabeta II, ndërkaq në anën tjetër është një gjethe panje.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti i FIDE-s i përgënjeshtroi raportet për dorëheqje

Posted: 27 Mar 2017 07:37 AM PDT

Presidenti shumëvjeçar i Federatës Ndërkombëtare të Shahut (FIDE), Kirsan Ilyumzhinov, e ka përgënjeshtruar kumtesën e FIDE-s se ka dhënë dorëheqje dhe për këtë çështje i ka fajësuar Shtetet e Bashkuara. Dy zyrtarë të FIDE-s kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se deklarata në faqen e FIDE-s në Internet, me të cilën paraqitet dorëheqja, ishte e vertetë. Sipas kësaj deklarate, Ilyumzhinov e ka shpallur dorëheqjen e tij në fund të një mbledhjeje të bordit të FIDE-s, dje në Athinë. Megjithatë, Ilyumzhinov, i cili e udhëheq FIDE-n prej vitit 1995, i tha sot agjencisë ruse, TASS, se "ata kanë dëshiruar të më përmbysin, por kjo nuk ka funksionuar dhe asgjë nuk kam nënshkruar se kam paraqitur dorëheqje". Ai thotë se përfshihet "një dorë amerikane në këtë dhe mendon se është komplot". Ilyumzhinov, 54 vjeçar, në vitin 2015 është akuzuar nga Departammenti amerikan i thesarit për "ndihmë materiale dhe veprim në emër" të qeverisë së Sirisë dhe të Bankës kombëtare siriane,duke i shkelur sanksionet e Shteteve të Bashkuara. Për shkak të këtyre akuzave, ai nuk ka mundur të marrë pjesë në finalen e kampionatit botëror individual në shah në Nju Jork, në muajin nëntor të vitit të kaluar. Kirsan Ilyumzhinov është një biznesmen i pasur, i cili ka shërbyer edhe si president i republikës ruse të Kalmikisë, në periudhën 1993-2010. Rizgjedhja e tij për president të FIDE-s në vitet 2006, 2010 dhe 2014, ishte përshkruar me akuza për korrupsion dhe jokorrektësi në votime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zvarritet zgjedhja e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë

Posted: 27 Mar 2017 07:05 AM PDT

Replikat dhe polemikat e shumta mes deputetëve të VMRO - DPMNE-së, e cila drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, po zvarrisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë. Seanca konstitutive, nis me zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit Kuvendor për Zgjedhje dhe Emërime. Formimi i këtij Komisioni, i hap rrugën zgjedhjes së kryetarit të Parlamentit. Deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Oliver Spasovski ka theksuar se përmes një obstruksioni të këtillë synohet të bllokohet zgjedhja e kryetarit të parlamentit. Ndërkaq, deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski ka theksuar se partia që përfaqëson do të përpiqet me të gjitha mënyrat demokratike për të penguar formimin e një shteti binacional, ngase siç ka thënë ai, rrezikon stabilitetin e vendit. "Nuk është mire që të tentojmë të formojmë shtet binacional duke lënë nën hije shumicën e vullnetit të qytetarëve. Përvoja flet se shtetet binacionale nuk janë shtete të qëndrueshme. Ideja për shtet binacional mund të rrezikojë stabilitetin e shtetit. Kandidat për kryetar të Kuvendit nuk mund të jetë kriminel ose dikush që nuk ka integritet të refuzojë platforma të huaja", ka thënë në foltoren e kuvendit deputeti i VMRO DPMNE-së Antonio Miloshoski. Tutje ai ka thënë se duhet të respektohet vullneti i popullit dhe kryetari i Parlamentit të zgjidhet nga VMRO DPMNE, si parti e cila ka numrin më të madh të deputetëve. Kurse, deputeti i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov gjatë pauzës së punës së Parlamentit, tha se bllokimi i seancës konstituive përmes replikave dhe kundër replikave në mes deputete të VMRO DPMNE-së, është i pa logjikshëm. Aq më shumë se paraprakisht socialdemokratët u pajtuan që që kryetari i komisionit parlamentarë për zgjedhje dhe emërime të jetë pikërisht nga VMRO DPMNE. "Ky komision aktualisht është i pavlefshëm, andaj edhe kemi dorëzuar iniciative me 20 deputete për zgjedhjen e kreut te Kuvendit, Talat Xhaferrin", tha Shilegov. Por, pas kësaj deputeti i VMRO DPMNE-së, Ilija Dimovski tha mbledhja ku do të shqyrtohet iniciativa për zgjedhjen e kryetarit parlamentarë me iniciativë të 20 deputetëve do të mund të shqyrtohet pasi të këtë përfunduar mbledhja e sotme pa precizuar se kur mund të përfundojnë replikat mes deputetëve të kësaj partie. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka vlerësuar se bllokimi i institucionit ligjdhënës nuk çon në drejtim të zgjidhjes së krizës. "Nuk mendoj se zgjidhje më e mirë janë bllokadat. Të gjithë duhet të angazhohen dhe të kontribuojnë për debllokimin e situatës dhe zhvillimin e proceseve," ka thënë Ahmeti para se të hyjë në parlamentin e Maqedonisë. Ndërkaq deputeti i vetëm shqiptarë që ka folur në Parlament gjatë seancës së sotme ka qenë Xhevat Ademi nga Bashkimi Demokratik për integrim i cili ka nënvizuar se platforma e partive politike shqiptare në asnjë mënyrë nuk paraqet platformë të një shteti të huaj, por është një deklaratë e cila paraqet zërin e shqiptarëve të Maqedonisë. "Ju rikujtoj, t'i lexoni agjendat paraprake qeveritare dhe do të shihni se shumë elemente janë aty e që i ka edhe Platforma, duke filluar nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe", ka theksuar deputeti Xhevat Ademi. Vazhdimi i seancës konstituive të parlamentit ndiqet nga një numër i madh i diplomatëve të huaj. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Francë: Kërkohet edhe dënimi i tretë me burg të përjetshëm për Carlosin

Posted: 27 Mar 2017 06:59 AM PDT

Një prokuror francez ka kërkuar sot edhe dënimin e tretë me burg të përjetshëm për personin e njohur me ermin "Çakalli Carlos", që dikur ishte personi më i kërkuar në botë, për sulmin vdekjeprurës në një pikë tregtare në Paris, në vitin 1974. Ky person nga Venezuela, që emrin e vërtetë e ka Ilich Ramirez Sanchez, aktualisht është në vuajtje të dy dënimeve me burg të përjetshëm në Francë, për një seri të vrasjeve dhe sulmeve, që i kishte organizuar ose kryer në këtë vend, në emër të çështjes palestineze apo të revolucionit komunist, në vitet e 70 dhe 80-ta, raportona gjencia Associated Press nga Parisi. Prokurori, Remi Crosson du Cormier, kërkoi nga një gjykatë parisiene që Ramirez Sanchez, tashmë 67 vjeçar,të ndëshkohet me dënimin më të rëndë në sistemin gjyqësor francez, për shkak të "tmerrit të këtij sulmi terrorist". Ky person, që është i njohur në gjithë botën si "Carlos", e ka hedhur poshtë përfshirjen, duke thënë se nuk ka prova kundër tij. Pritet që nesër gjykata do ta shpallë vendimin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putin: Me Vuçiqin e shqyrtoj situatën në rajon, e cila është ashpërsuar

Posted: 27 Mar 2017 06:29 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka uruar pushtetit aktual në Serbi sukses në zgjedhje. "Jemi të bindur se zgjedhjet do të realizohen në nivelin më të lartë", tha Putin në fillim të takimit të tij të sotëm në Moskë, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka shtuar se "i urojmë sukses pushtetit të tashëm". Vuçiq është kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet që mbahen më 2 prill. Zoti Putin theksoi se me Vuçiqin dëshiron ta shqyrtoj edhe situatën në rajon. "Shumë do të dëshiroja që me ju ta shqyrtoj situatën në rajon, sepse, siç duket, sipas disa shenjave të jashtme, ekziston një lloj i ashpërsimit", tha Putin. Mëtutje, presidenti rus tha se sido që të zhvillohet situata politike, ai shpreson se raportet Rusi – Serbi do të zhvillohen pozitivisht, raporton agjencia Beta nga Moska.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bahrejn: Është shkatërruar një celulë “terroriste” me 14 anëtarë

Posted: 27 Mar 2017 06:05 AM PDT

Autoritetet në Bahrejn thonë se e kanë shkatërruar një celulë "terroriste" me 14 anëtarë, të dyshuar për një sulm me bombë në një autobus në muajin shkurt dhe për komplot për të vrarë zyrtarë qeveritarë. Ministria e brendshme e Bahrejnit tha mbrëmë se pjesëtarë individualë të këtij grupi ishin stërvitur nga Garda revolucionare islamike e Iranit dhe grupi shiit, Ketab Hezbollah, në Irak. U tha se pjesëtarët e grupit ishin financuar dhe mbikëqyrur nga dy shtetas të Behrejnit, që kishin ikur në Iran. Bahrejni i sunduar nga sunitët, është përfshirë nga trazirat prej marsit të vitit 2011, kur autoritetet i shuan protestat njëmujore të udhëhequra nga shiitët, në të cilat kërkoheshin reforma demokratike. Bahrejni është aleat stratejgik i Shteteve të Bashkuara dhe në këtë vend gjendet Flota e Pestë e Marinës së Shteteve të Bashkuara. Popullata shumicë shiite në Bahrejn, ankohet se është e margjinalizuar nga autoritetet sunite në pushtet. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Navalny paralajmëron masa kundër arrestimit të 1,000 personave

Posted: 27 Mar 2017 06:02 AM PDT

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, që po udhëheq protestat kundër korrupsionit në Rusi, ka qenë i ashpër pas arrestimit të tij dhe rreth 1,000 personave të tjerë, duke paralajmëruar masa ndaj autoriteteve si dhe garën e tij për president më 2018.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Le Pen: Do të jepja dorëheqje nëse Franca do të mbante euron

Posted: 27 Mar 2017 05:41 AM PDT

Kandidatja e ekstremit të djathtë për presidente të Francës, Marine Le Pen, tha se nëse plani i saj për ta nxjerrë Francën nga Eurozona refuzohet, ajo do të japë dorëheqje. Le Pen, duke folur për radion Europe 1, përsëriti planet për të mbajtur referendum mbi monedhën euro, nëse zgjidhet presidente. "Nëse (vota) është 'jo', unë do të ik", tha ajo. Le Pen tha se mbështetja për Eurozonën do të thotë se populli francez "zgjedh një model të qeverisjes së imponuar" nga Bashkimi Evropian, nga i cili Le Pen dëshiron po ashtu të dalë. "(Vota 'jo') po ashtu do të nënkuptonte se 70 përqind e projektit tim nuk mund të realizohet", shtoi Le Pen, raporton AP. Le Pen është në krye të sondazheve përpara zgjedhjeve të 23 prillit, së bashku me kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Navalny: Procesi nuk ishte as iluzion i drejtësisë

Posted: 27 Mar 2017 05:19 AM PDT

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, sot është paraqitur në një gjykatë në Moskë, pas arrestimit të djeshëm nga ana e policisë, së bashku me qindra pjesëmarrës të tjerë të protestave të mbajtura në dhjetëra qytete në gjithë Rusinë. Ky politikan, që është edhe aktivist i paepur kundër korrupsionit në Rusi është akuzuar për organizim të tubimit, për të cilin autoritetet konsiderojnë se e ka shkelur rendin publik, kanë raportuar mediat ruse. Pasi doli nga gjykata, e cila e gjobiti me 20 mijë rubla (350 dollarë amerikanë) dhe e dënoi me 15 ditë burg për mosbindje ndaj urdhërave të policisë, Navalny tha se procesi nuk ishte korrekt. "Kam qenë në shumë procese administrative në shumë raste. Deri tash, ky proces i fundit ishte më i shpejti prej të gjitha proceseve. Nuk janë dëgjuar dëshmitarë, nuk ka pasur mundësi për apelim. Me fjalë të tjera, edhe iluzioni më i thjeshtë për drejtësi korrekte ka munguar tërësisht", u tha gazetarëve Navalny, pasi doli nga gjykata në Moskë. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar arrestimin e qindra protestuesve në Rusi dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm. Deprartamenti amerikan i shtetit tha se Uashingtoni ishte i "shqetësuar" nga arrestimi i Navalnyt. "Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Rusisë, që menjëherë t'i lirojë protestuesit paqësorë", tha zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Toner, dhe ka shtuar se "burgosja e protestuesve, e vëzhguesve të të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, është cenim i vlerave themelore demokratike". Bashkimi Evropian, po ashtu, ka kërkuar nga Rusia që të lejojë që njerëzit të kenë "liri bazike të shprehjes, të tubimit dhe mbledhjes paqësore". Presidenca e Rusisë e ka mbrojtur veprimin e policisë dhe i ka kritikuar pjesëmarrësit e protestave antikorrupsion. Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha se pjesa më e madhe e protestave ishin joligjore dhe se organizuesit i "provokuan" pjesëmarrësit për tu përfshirë në këtë "aktivitet ilegal". Ky zëdhënës ky pretenduar se fëmijëve u ishte premtuar "shpërblim" për të marrë pjesë dhe ka sugjeruar se qeveria do të zhvillojë hetime nëse të miturit janë paguar për të qenë pjesëmarrës. Policia e arrestoi Navalnyn, derisa mijëra njerëz kanë protestues në afro 100 qytete në gjithë Rusinë. Këto protesta antiqeveritare janë vlerësuar si ndër më masivet prej vitit 2012. Këto tubime u bënë pasi grupi antikorrupsion i zotit Navalny, më 2 mars e ka publikuar një raport, në të cilin akuzohet kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, se i ka përdorë organizatat humanitare dhe OJQ-të, për të mbledhur donacione nga pasanikët dhe bankat shtetërore, e pastaj këto fonde i ka shfrytëzuar për blerjen e pasurive të shtrenjta. Sipas disa raporteve nga gjykata, zoti Navalny në një moment ka kërkuar që kryeminsitri Medvedev të dëshmojë në gjykatë. Navalny e ka kritikuar gjyqtaren, Alesya Orekhova, duke e akuzuar se po sillej si një e re e paedukuar. Policia tha se afro 500 njerëz ishin arrestuar në kryeqytetin Moskë, por organizata joqeveritare, OVD-Info, që i gjurmon arrestimet, tha se ky numër është 1,030. Mëtutje, kjo organizatë ka njoftuar se pjesa më e madhe e të arrestuarve tashmë janë liruar, por së paku 120 vetë mbeten në paraburgim. Aleksei Navalny i ka udhëhequr shumë protesta madhore në periudhën 2011 – 2012, ku është shprehur zemërimi lidhur me dëshmitë për mashtrim të përhapur në zgjedhjet parlamentare dhe për shkak të shqetësimeve për kthimin e Vladimir Putinit në presidencë, pasi për një mandat kishte shërbyer si kryeministër. Në një postim në rrjetin Twitter, pasi ishte arrestuar, Navalny ka shkruar se ishte "krenar" për protestuesit dhe se arrestimet ishin të "pritura". "Vjedhësit e mbrojnë vetveten në këtë mënyrë", ka shkruar Navalny dhe ka shtuar se "ju nuk mund ta arrestoni secilin person që është kundër korrupsionit, pasi të tillë jemi miliona". Mëtutje, në një postim tjetër në rrjetin Twitter, Navalny ka njoftuar se 13 punëtorë të fondacionit të tij, mbesin në paraburgim policor, pasi ata ishin arrestuar dje gjatë bastisjes së zyrave të këtij fondacioni në Moskë. "Zyra është plaçkitur dhe ata i morën absolutisht të gjitha pajisjet", tha Navalny. Përgatiti: Fatmir Bujupi    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini thotë se protestat ishin provokim; Navalny dënohet

Posted: 27 Mar 2017 05:10 AM PDT

Një gjykatë në Moskë dënoi me 15 ditë burg liderin e opozitës ruse dhe aktivistin anti-korrupsion, Aleksei Navalny, për mosbindje ndaj policisë, si dhe me 20,000 rubla (350 dollarë) gjobë për organizimin e, siç u tha, protestave të paligjshme në Moskë, më 26 mars. Të dielën, policia arrestoi qindra protestues në gjithë Rusinë, përfshirë Navalnyn, që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar korrupsionin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev. Navalny përsëriti edhe sot akuzat për korrupsion kundër Medvedevit. Kremlini, në anën tjetër, i hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të liruar protestuesit e opozitës. Sipas Kremlinit, protestat kanë qenë të paligjshme dhe organizatorët kanë paguar adoleshentë për t'i ndjekur ato. Zëdhënësi Dmitry Peskov, në një konferencë telefonike me gazetarët, tha se protestat ishin "provokim" dhe se autoritetet janë të shqetësuara se aktivistët e opozitës mund t'i inkurajojnë njerëzit të thyejnë ligjin përsëri në të ardhmen. Kësaj deklarate i bëri jehonë edhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. "Nuk e kujtoj kush, por dikush ka thënë se liria kërkon sundim të ligjit. Andaj, legjislacioni rus, i cili bazohet në të drejtat e përcaktuara ndërkombëtarisht të shteteve, për të ndaluar ngjarje, sidomos kur ka arsye për të vlerësuar se ato mund të nxisin parregullsi publike, është në thelb të çdo gjëje që flasim", tha Lavrov. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Punëtorët “pa letra” vërshojnë tregun e punës

Posted: 27 Mar 2017 05:10 AM PDT

Një numër i madh i punëtorëve sektorin privat punojnë në mënyrë jo formale, pasi nuk kanë të nënshkruara kontrata pune në mes punëdhënësit dhe punëkërkuesit, thonë udhëheqës të sindikatës së punëtorëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq: Serbia do BE-në, por edhe raporte të mira me Rusinë

Posted: 27 Mar 2017 04:30 AM PDT

Serbia është e përkushtuar ndaj anëtarësimit në Bashkimin Evropian, por do të punojë fuqishëm për të përmirësuar marrëdhëniet e saj me aleatin tradicional - Rusinë, tha për agjencinë Reuters kryerministri serb, Aleksandar Vuçiq.  Komentet vijnë në prag të zgjedhjeve presidenciale në Serbi, më 2 prill, në të cilat Vuçiq është kandidat dhe njëherësh favorit. "Serbia është në rrugën evropiane dhe ky është qëllimi ynë strategjik. Duam që shoqëria jonë të jetë e modeluar sipas vendeve më të zhvilluara të Evropës perëndimore", tha Vuçiq, por shtoi se do të punojë shumë si president, për të mbajtur raporte të mira me Rusinë. Rusia, në anën tjetër, kundërshton integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Serbinë, në NATO dhe në BE, andaj bën përpjekje të shtrijë ndikimin e saj. Vuçiq gjendet sot në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Zyberi: Platforma dha alibi për shpëtimin e Gruevskit dhe Ivanovit

Posted: 27 Mar 2017 04:17 AM PDT

Partitë politike shqiptare në mënyrë të gabuar e nënshkruan dhe e prezantuan deklaratën dhe me këtë i dhanë alibi presidentit Gjorge Ivanov dhe VMRO DPMNE-së që ta shfrytëzojnë për të shpëtuar nga gjendja në të cilën ndodhen, ka deklaruar eksperti juridik Naser Zyberi në një intervistë për shërbimin në gjuhën maqedonase të Radios Evropa e Lirë. Zyberi vlerëson se pikat e deklaratës politike aspak nuk janë kontestuese, përveç asaj për dënimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve, që ishte janë kontekstit dhe sistemit politiko-juridik, pasi i referohet periudhës kur Maqedonia ka ekzistuar si shtet. "Gjithçka tjetër është në kuadërprogrameve të partive politike, por ato në mënyrë të gabuar arritën deri tek kompromisi për të nënshkruar ashtu sikur edhe gabimisht e prezantuan", ka deklaruar Zyberi i cili ka qenë edhe deputet në tri përbërje parlamentare. Ai tërhoqi vërejtjen edhe për rrezikun që ekziston nga ngritja e tensioneve ndëretnike, para se gjithash nga VMRO-ja dhe presidenti Gjorge Ivanov, të cilët në mungesë të argumentet për mbajtjen pezull të gjendjes po luajnë me kartën e raporteve ndëretnike. "Kuptohet se kjo është një lojë shumë e rrezikshme, pasi ngritja e tensioneve në planin ndëretnik, mund të ketë pasoja në aspektin e sigurisë. Kjo nuk i ndihmon askujt, asnjë partie politike, e as shtetit", u shpreh eksperti juridik, Naser Zyberi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Turqit në Evropë nisin votimet në referendumin e Erdoganit

Posted: 27 Mar 2017 04:12 AM PDT

Turqit që jetojnë në Evropë, votojnë sot në një referendum, që bën thirrje për zgjerimin e pushtetit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Rreth 1.4 milion turq në Gjermani kanë të drejtë vote në referendum. Ata do të mund të votojnë nga sot deri më 9 prill në konsullatat e Turqisë në Berlin, Hamburg, Hanover, Frankfurt, Këln, Dyzeldorf, Muenster, Karlsrue dhe Mainc, raporton DPA. Popullsia turke e Gjermanisë është e rëndësishme për Erdoganin, kampi "Po" i të cilit është duke luftuar për të ruajtur avantazhin brenda Turqisë. Në zgjedhjet presidenciale më 2015, 60 përqind e turqve në Gjermani kanë votuar partinë e Erdoganit - AKP. Diaspora turke në Austri, Zvicër, Danimarkë dhe Francë po ashtu do të votojë gjatë dy javëve në vazhdim. Referendumi kushtetues brenda Turqisë zhvillohet më 16 prill. Referendumi ka shkaktuar mosmarrëveshje midis Ankarasë dhe disa qendrave evropiane, të cilat i kanë ndaluar zyrtarët turq të mbajnë tubime politike në territoret e tyre.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini shpërfill thirrjet e SHBA-së e BE-së për lirimin e protestuesve

Posted: 27 Mar 2017 03:25 AM PDT

Kremlini i hodhi poshtë thirrjet e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian për të liruar protestuesit e opozitës, të arrestuar gjatë protestave të dielën. Sipas Kremlinit, protestat kanë qenë të paligjshme dhe organizatorët kanë paguar adoleshentë për t'i ndjekur ato. Policia arrestoi qindra protestues në gjithë Rusinë, përfshirë edhe liderin opozitar, Alexei Navalny, që kanë dalë në rrugë për të kundërshtuar korrupsionin dhe për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Dmitry Medvedev. Navalny u akuzua sot për organizim të tubimeve të paautorizuara që kanë çuar në shkelje të rendit publik. Sipas mediave ruse, ai mund të përballet me 15 ditë burgim. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, në një konferencë telefonike me gazetarët, tha se protestat ishin "provokim" dhe se autoritetet janë të shqetësuara se aktivistët e opozitës mund t'i inkurajojnë njerëzit të thyejnë ligjin përsëri në të ardhmen.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Prokurorët kërkojnë arrestimin e ish-presidentes jugkoreane

Posted: 27 Mar 2017 02:00 AM PDT

Prokurorët në Korenë e Jugut kërkuan arrestimin e ish-presidentes Park Geun-hye, për shkak të përfshirjes së dyshuar në një skandal korrupsioni. Ditë më parë, ajo ka humbur imunitetin e presidentes dhe është shkarkuar nga posti. Park, 65 vjeçe, akuzohet për presion mbi shefat ekzekutivë të bizneseve, për të dhuruar dhjetëra miliona dollarë në fondacionin e një miku të saj, në këmbim të favoreve qeveritare. Ajo po ashtu akuzohet për ryshfet dhe rrjedhje të informacioneve qeveritare. "Këto janë çështje të rënda", thanë prokurorët që kanë bërë kërkesën për arrestim. Gjykata e Qarkut në Seul nuk e komentoi menjëherë kërkesën e tyre. Park i ka mohuar akuzat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lista Serbe kthehet në Kuvend, qeveria mirëpret vendimin

Posted: 27 Mar 2017 01:30 AM PDT

Deputetët e Listës Serbe kanë marrë vendimin për t'u kthyer në Kuvendin e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq. Simiq tha se vendimi është marrë "në përputhje me interesin e popullit serb, respektivisht të bashkësisë serbe që jeton në Kosovë dhe të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë". "Ditët e kaluara kemi biseduar brenda Listës Serbe, për të gjithë mekanizmat të cilët i posedojmë, që përmes institucioneve ta kundërshtojmë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtrinë e Kosovës dhe ta nisim procesin e krijimit të Asociacionit të Komunave serbe", tha Simiq. Sipas tij, "Prishtina dhe politikanët e Kosovës ka kohë që flasin përpara bashkësisë ndërkombëtare sikur duan ta nisin procesin e krijimit të Asociacionit, por për shkak të mospjesëmarrjes së serbëve në institucione nuk kanë pasur mundësi ta bëjnë". "Duam ta pengojmë Prishtinën që të nisë vetë krijimin e Asociacionit pa përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës dhe komunitetin serb, sepse marrëveshja për Asocacionin është në pronësi të popullit serb në Kosovë dhe ne do ta kemi rolin kryesor në hartimin e statutit dhe krijimin e Asociacionit", tha Simiq për Radion Evropa e Lirë. Ai tha se "përmes institucioneve duam të japim kontributin që të ecim drejt procesit të krijimit, të bisedojmë me partnerët tanë të koalicionit, të nisim këtë çështje në mbledhjen e Kuvendit, përmes këshillave të Kuvendit dhe në mbledhjet e qeverisë si dhe në komisionet ndërqeveritare". "Përmes institucioneve ta kundërshtojmë çdo ligj dhe proces që është në kundërshtim me interesat e popullit serb dhe që shkel interesat jetike të komunitetit serb që jeton në Kosovë. Vendimi është marrë në një moment të drejtë dhe mënyra jonë e protestës ka pasur efekt", tha kryetari i Listës Serbe. Qeveria e Kosovës ka përshëndetur kthimin e përfaqësuesve të Listës Serbe në institucionet qendrore të vendit. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, thotë për Radio Evropa e Lirë se para institucioneve të Kosovës gjenden detyra dhe projekte të mëdha, të cilat kërkojnë përkushtimin e koalicionit qeverisës në tërësi, për t'i funksionalizuar ato. "Ne si qeveri e përshëndesim këtë hap dhe është mirë që po kthehen, sepse në rend të parë është në të mirën e vet komunitetit serb, i cili ka votuar që këta përfaqësues të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe jo të bëjnë politika jashtë institucioneve të Kosovës", ka thënë Abdullahu. Ai ka shtuar se kthimi i përfaqësuesve të Listës serbe në institucionet qendrore të vendit është meritë e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, i cili siç ka thënë ai, "ka qenë konsekuent dhe është i bindur se kthimi i Listës Serbe është i nevojshëm edhe për Kosovën, por edhe për komunitetin serb". Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca tha se kthimi i Listës Serbe mund të ndërlidhet me mungesën e këtij subjekti politik në afatin prej gjashtë muajve. Sipas rregullores së punës, mungesa prej gjashtë muajve në Kuvend, nënkupton humbjen e mandatit apo mandateve nëse bëhet fjalë për grup deputetësh, andaj, ai tha se Lista Serbe, duket se me kthimin në institucione ka llogaritur më shumë që t'i ruaj mandatet që i ka në Kuvend. Lista Serbe në shenjë kundërshtimi me miratimin e ligjit për Trepcën dhe për Investimet Strategjike që prej tetorit të vitit të kaluar ka bojkotuar punën e institucioneve të vendit, përfshirë edhe Kuvendin. Një përpjekje për kthim u bë pak muaj më parë kur një grup i ndarë i Listës u kthye në Kuvend, duke përjashtuar dy deputetë të saj dhe duke zëvendësuar njërin ministër të Listës me një tjetër. Lista Serbe sërish doli nga institucionet e Kosovës dhe rikthimi i paralajmëruar mund t'i japë fund bojkotit disa muajsh. Vendimin për kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës e ka 'mbështetur' Beogradi zyrtar. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i ka thënë televizionit shtetëror serb në Beograd se "e respekton vendimin e përfaqësuesve serbë për kthim në Kuvendin e Kosovës dhe që pavarësisht rrethanave të vështira, aktivisht ta kundërshtojnë krijimin e të ashtuquajturës ushtri të Kosovës".(REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more