Skip to main content

Mesazhi.com: ““Mburoja e Eufratit”, Turqia përmbyll operacionin ne kufi me Sirine” plus 9 more

Mesazhi.com: ““Mburoja e Eufratit”, Turqia përmbyll operacionin ne kufi me Sirine” plus 9 more


“Mburoja e Eufratit”, Turqia përmbyll operacionin ne kufi me Sirine

Posted: 30 Mar 2017 12:52 PM PDT

Turqia njoftoi se operacioni "Mburoja e Eufratit" në veri të Sirisë është përmbyllur me sukses.

Njoftimi u bë pas një mbledhjeje në  Këshillin e Sigurisë Kombëtare, që u kryesua nga vetë presidenti, Recep Tayyip Erdogan.

Operacioni i ushtrisë turke në veri të Sirisë, në mbështetje të Ushtrisë së Lirë Siriane, në luftën kundër terroristëve të ISIS-it, kishte si qëllim pastrimin e kufirit turk nga terroristët.

Mediat turke raportojnë se në shtatë muajt e operacionit, Ushtria turke ka humbur 71 ushtarë në tokën siriane. Nuk është ende e qartë nëse Ushtria turke do të tërhiqet plotësisht nga veriu i Sirisë apo prezenca do të vijojë.

The post "Mburoja e Eufratit", Turqia përmbyll operacionin ne kufi me Sirine appeared first on Mesazhi.com.

Liga Arabe deklaratë të përbashkët: Të zgjidhet kriza në Siri

Posted: 30 Mar 2017 07:57 AM PDT

Liderët e Ligës Arabe dje në Jordani kanë mbajtur samitin e rregullt vjetor i cili mbrëmë vonë përfundoi me deklaratën e përbashkët të pjesëmarrësve në të cilën theksi vihet në bashkëpunimin për zgjidhjen e krizës siriane dhe luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në samitin në brigjet e Detit të Vdekur në Jordani ishin pjesëmarrës 18 liderë arabë, ndërsa mbreti maroken Mohamed VI nuk u paraqit, as nuk sqaroi mosardhjen.

Deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve të samitit përmban 15 pika, në mesin e të cilëve është edhe vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit të vendeve arabe në procesin e zgjidhjes së krizës siriane dhe mbështetjes së vendeve që strehojnë refugjatë nga Siria.

Edhe kriza në Irak ka qenë një nga temat e samitit të djeshëm, ndërsa liderët në deklaratë theksuan se qëllimi i vendeve arabe është që të ruhet sovraniteti dhe tërësia territorial e vendit.

Po ashtu, është paralajmëruar vazhdimi i mbështetjes së forcave të përbashkëta irakiane në luftën kundër terrorizimit dhe çlirimin e Mosulit nga DEASH-i.

Në deklaratën e përbashkët theksohet se vendet arabe do të vazhdojnë mbështetjen e procesit të rivendosjes së negociatave të paqes mes Palestinës dhe Izraelit dhe idesë së zgjidhjes së këtij konflikti në bazë të dy shteteve në kufijtë e vitit 1967.

Ideja e shpërnguljes së ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem për liderët e vendeve arabe është e papranueshme.

Samiti në Jordani është mbajtur pasi Jemeni nuk kishte mundësi për pritjen e liderëve të Ligës Arabe për shkak të konfliktit. Liderët arabë porositën se kriza në Jemen dhe Libi doemos duhet të zgjidhet përmes rrugëve paqësore.

The post Liga Arabe deklaratë të përbashkët: Të zgjidhet kriza në Siri appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje: Dy aktivistë tanë janë arrestuar gjatë seancës gjyqësore

Posted: 30 Mar 2017 07:56 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë gjatë seancës gjyqësore ndaj katër aktivistëve të kësaj lëvizje gjatë ditës së sotme.

Aktivistët Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, që sipas VV-së ishin pjesë e ekipit të mediave, janë arrestuar për shkak se po merrnin pamje nga seanca gjyqësore, e cila ishte e hapur për mediat.

"Një veprim i tillë, i papranueshëm, është tregues i qartë i bashkëpunimit mes policisë dhe drejtësisë së kapur, me synimin që ta largojnë vëmendjen e publikut sa më shumë nga kjo padrejtësi ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit e Frashërit. Pafajësia e tyre është e vërteta rreth këtij rasti, e cila do të merret vesh sado që ky rast të zgjatet dhe përkundër jotransparencës së organeve të drejtësisë", thuhet në njoftimin e VV-së.

VV kërkon lirimin e mënjehershëm të aktivistëve Arianit Beqiri dhe Gerolld Nikoliqi, si dhe të heqet dorë nga ky rast të cilin ie quajnë të montuar ndaj katër aktivistëve.

"Përndjekjet ndaj gjithë aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! duhet të marrin fund. Ato nuk e ndalin në asnjë mënyrë angazhimin tonë për shtet të së drejtës dhe shoqëri të barabartë", thuhet në fund të njoftimit.

The post Vetëvendosje: Dy aktivistë tanë janë arrestuar gjatë seancës gjyqësore appeared first on Mesazhi.com.

Bashkëpunimi ndërinstitucional, rruga e vetme për promovimin e paqes (Video)

Posted: 30 Mar 2017 07:07 AM PDT

Besimtarët myslimanë së bashku me prijësit e tyre fetarë janë dhe do të jenë bashkëpunues si dhe promotorë të vlerave paqësore. Toleranca dhe bashkëjetesa ndërfetare në vendin tonë është meritë e popullit dhe institucioneve fetare e në asnjë mënyrë meritë e politikanëve.

Kështu u tha në konferencën me temë  "Bashkëpunimi rruga e vetme për promovimin e paqes", të organizuar nga Forumi i rrjeteve sociale "Xhemati i Prishtinës".

Drejtori i Institutit "KIMES", Amir Ahmeti tha se toleranca dhe bashkëjetesa në vendin tonë është mjaft e njohur.

"Toleranca apo bashkëjetesa ndërfetare në trojet tona është mjaft e njohur dhe kemi një traditë shekullore dhe krejt kjo është fal vigjilencës, vetëdijes dhe traditës së popullit tonë. Pra është meritë ekskluzive e popullit tonë dhe institucioneve fetare dhe jo në asnjë mënyrë e politikës ose politikanëve por është vlerë e shoqërisë sonë", ka thënë ai.

Sipas tij kohëve të fundit në vendin tonë aq shumë flitet për ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin thuajse kanë ndodhur dhjetëra akte terroriste, pavarësisht që nuk kemi asnjë rast të tillë.

Ndërsa duke folur për bashkëpunimin në mes institucioneve shtetërore me bashkësitë fetare, Ahmeti ka konsideruar se në këtë pjesë kemi çalim.

"Bashkëpunimi është një element shumë i rëndësishëm me institucionet shtetëror me bashkësitë fetare. Unë konsideroj se këtu kemi çaluar dhe nuk konsideroj së bashkëpunim i mirëfilltë mund me u quajt kur krerët e institucioneve vizitojnë bashkësitë fetare për Bajram ose për Pashkë dhe me aq përfundon edhe raporti ndërmjet institucioneve dhe shtetit. Mendoj se kjo qasje është e gabueshme dhe raportet duhet me qenë më të mirazhe më të avancuara institucionale me bashkësitë fetare", ka pohuar Ahmeti.

Ai ka thënë se qasja e avancuar mes institucioneve dhe bashkësive fetare mund të zhvillohet gjatë përpilimit të ligjeve, përpilimit të udhëzimeve administrative, vendimeve ekzekutive dhe se vetë në këtë mënyrë këto të fundit mund të jenë bashkëpunuese.

Kurse Arian Xhezairi, drejtor i qendrës "QESH", ka pohuar se nuk është brengë e islamit që të promovojë vetëm paqe.

"Me nocionin dhe narrativën se islami është fe e paqes dhe se ne provojmë paqe unë si pjesëtar i komunitetit mysliman nuk jam personalisht i kënaqur për arsye se mendoj që në mënyrë ekskluzive nuk është barra dhe brenga e islamit e vetme që të promovojë dhe të sjellë paqe", ka theksuar ai.

Ai ka thënë se komuniteti mysliman po vazhdon të viktimizohet.

"Komuniteti mysliman këtu përkundër të gjitha persekutimeve, përkundër të gjitha linçimeve, gjuhës denigruese që përdoret në mediume në popull vazhdon akoma me u viktimizu dhe me e pozicionu veten si viktimë duke ofruar të kundërtën e asaj që ne jemi paqësorë dhe ne kemi me përhap vetëm paqe", ka pohuar Xhezairi.

Në konferencë u tha se një bashkëpunim i gjithëmbarshëm është më se i nevojshëm, në mënyrë që ajo pjesë e shoqërisë, në këtë rast besimtarët myslimanë, të mos e shohin veten të stigmatizuar dhe të nëpërkëmbur nga institucionet shtetërore, kur këto të fundit pretendojnë  se po e luftojnë ekstremizmin.

The post Bashkëpunimi ndërinstitucional, rruga e vetme për promovimin e paqes (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Rrëzohet helikopteri në Uells, 5 viktima

Posted: 30 Mar 2017 05:22 AM PDT

Pesë persona janë vrarë në një aksident me helikopter në veri Uellsit.
Një kërkim masiv në ajër dhe tokë filloi dje, pasi helikopteri u zhduk gjatë rrugës nga Luton për në Dublin.
Policia lokale konfirmoi përplasjen e helikopterit, dhe tha se janë gjetur trupat e të pesë personave që ishin në bord.
Një ekip shpëtimi kishte gjetur mbetjet në malet Rhinog mes zonave Trawsfynydd dhe Harlech.
Helikopteri privat u zhduk nga kontakti i radarit kur ishte mbi Caernarfon Bay, të mërkurën pasdite.
Identifikimi formal i kufomave nuk ka ndodhur ende dhe mjek ligjor Dewi Pritchard-Jones, ka hapur një hetim. /MESAZHI/

The post Rrëzohet helikopteri në Uells, 5 viktima appeared first on Mesazhi.com.

Regjimi sirian kryen sulm me “gaz klorin” në Hama

Posted: 30 Mar 2017 03:47 AM PDT

Helikopterët ushtarakë të regjimit në Siri kanë kryer sulme me “gaz klorin” në zonat në periferi të Hama-s, ku si pasojë janë ndikuar nga gazi afërsisht 100 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Muhammed Ulvan një nga mjekët e spitalit Latamneh në Hama në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se helikopterët ushtarakë të forcave të Asadit kanë sulmuar me bomba fuçi me “gaz klorin” në fshatin Ez-Zuvar dhe në rajonin Latamneh.

Duke vënë në dukje se afërsisht 100 civilë janë ndikuar nga gazi i përhapur përreth zonave ku janë kryer sulmet të cilat ndodhen nën kontrollin e opzoitarëve, Ulvan tha se “Tek personat e prekur nga gazi janë vërejtur simptoma të tilla si të vjella, marramendje, probleme të të pamurit dhe në frymëmarrje. Ndërsa disa nga personat e prekur nga gazi janë në gjendje serioze”.

Forcat e Asadit edhe ditën e djeshme kryen sulme me “gaz klorin” në lagjen Kabun të Damaskut ku si pasojë u prekën 35 civilë.

The post Regjimi sirian kryen sulm me “gaz klorin” në Hama appeared first on Mesazhi.com.

Zbrapset Thaçi, thotë se Ushtria duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

Posted: 30 Mar 2017 03:43 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se 'pajtohet me zyrtarët e lartë amerikanë për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës përmes ndryshimeve kushtetuese'.

Thaçi tha se transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura "duhet të jetë një proces gjithëpërfshirës vendor dhe i partneritetit të gjithëmbarshëm ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-së dhe NATO-s".

Ai tha se do ta nisë dhe udhëheqë një proces të diskutimeve me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës "për të shteruar të gjitha mundësitë e koordinimit me ta për krijimin e Ushtrisë së Kosovës".

Në intervistë me Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi tha se asgjë "nuk mund ta bllokojë themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës", meqë siç tha "është një e drejt e patjetërsueshme e qytetarëve të Kosovës dhe e institucioneve të një vendi të pavarur dhe sovran".

Se a duhet të tërhiqet Projektligji, Thaçi tha "Mendoj se koha që ka mbetur është e mjaftueshme që të ndodhin bisedimet e hapura me komunitetin serb, prej bartësve të institucioneve dhe e thash se do të udhëheqë vet me këtë proces të diskutimeve me ta. Do të jetë një proces plotësisht i koordinuar me qeverinë dhe Kuvendin, pasi vetë kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Mustafa kanë qenë ndër të parët që janë informuar me idenë time që nëse serbët shkojnë deri në pafundësi me propozimin për ndryshime kushtetuese atëherë Kosova ka të drejtën e vet edhe ligjore për themelimin e ushtrisë. Kështu që agjenda nuk do të ndalet. Do të respektohen hapat e domosdoshëm. Do të shterim të gjitha mundësitë e koordinimit me serbët. Të bëjmë gjithçka që është e mundur për integrimin e tyre në proces dhe unë shpresoj dhe besoj se përvoja ime në këto vite që kam bashkëpunuar me ta më thotë se diçka e tillë është e mundshme dhe serbët do të jenë pjesë e procesit".

Në intervistë presidenti Thaçi flet edhe për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë dhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale serbe edhe në territorin e Kosovës.

The post Zbrapset Thaçi, thotë se Ushtria duhet të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese appeared first on Mesazhi.com.

Samsung shpalos telefonin e mençur Galaxy S8

Posted: 30 Mar 2017 03:21 AM PDT

Kompania Samsung shpalosi telefonin më të ri të saj, Galaxy S8, i cili në shitje do të dalë nga data 21 prill, raporton Anadolu Agency (AA).

Telefoni është oferta e parë premium e lëshuar nga kompania e Koresë së Jugut prej kur u prezentua Galaxy Note 7, në fund të vitit të kaluar, një model që shkaktoi tronditje të madhe në opinion nga shkaku se shumë shtete e cilësuan të rrezikshëm për sigurinë e njerëzve sepse u konsiderua se mund të kaplohet nga flakët.

Në një përpjekje për ta rimarrë besimin e konsumatorëve, Galaxy S8 vjen me disa cilësi të reja përfshirë një sistem sigurie i cili përdor softuer për njohje të fytyrës dhe një ndihmës dixhital të quajtur Bixby.

The post Samsung shpalos telefonin e mençur Galaxy S8 appeared first on Mesazhi.com.

Kryediplomati i SHBA-së vizitë në Turqi, takim me kryeministrin Yıldırım

Posted: 30 Mar 2017 03:19 AM PDT

Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım priti Sekretarin Amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, raporton Anadolu Agency (AA).

Pritja u realizua e mbyllur për mediumet në ndërtesën zyrtare të Kryeministrisë së Turqisë, ndërsa zgjati afërsisht 40 minuta.

Në pritje morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, këshilltari në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, Ümit Yalçın dhe kryekëshilltari për Politika të Jashtme pranë Kryeministrisë, Kerim Uras.

Në fokus lufta kundër FETO-s dhe DEASH-it

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të kryeministrisë, në takimin mes kryeministrit turk Yıldırım dhe kryediplomatit amerikan Tillerson në ndërtesën zyrtare të kryeministrisë turke, janë diskutuar çështje bilaterale dhe rajonale.

Në takim palët kanë biseduar për përpjekjet që vazhdojnë për pastrimin e DEASH-it nga Iraku dhe Siria, ndërkohë që është folur edhe për luftën kudër Organizatës Terroriste FETO dhe për hapat e pritur në lidhje me ekstradimin e kreut të organizatës Fetullah Gylen.

Po ashtu, njoftohet se në takim palët kanë theksuar përforcimin e bashkëpunimit në çështje dypalëshe dhe rajonale.

Në vizitën e parë zyrtare të realizuar nga SHBA-të në Turqi pas ndryshimit të administratës, palët kanë rënë dakord për vazhdimin e kontakteve intensive mes dy shteteve aleate edhe në periudhën në vijim.

The post Kryediplomati i SHBA-së vizitë në Turqi, takim me kryeministrin Yıldırım appeared first on Mesazhi.com.

Muslimanët sot shënojnë natën Regaib

Posted: 30 Mar 2017 03:14 AM PDT

Muslimanët në botë si dhe në vendet e rajonit sonte shënojnë natën e bekuar Lejletu-r-Regaib, në Islam është e njohur si nata e dëshirave, shpresës dhe adhurimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sonte me namazin e akshamit fillon njëra nga disa netët e bekuara, Lejletu-r-Regaib.

Në kalendarin islamik, netët Lejletu-r-Regaib, Lejletu-l-Miraxh, Lejletu-l-Berat dhe Lejletu-l-Kadër, janë të përzgjedhura në krahasim me netët tjera të vitit, dhe për këtë arsye këto karakterizon me shtimin e adhurimit, namazeve vullnetare dhe leximit të Kuranit. Ditët dhe netët e muajve të bekuar Rexhep dhe Shaban janë lajmëtarë për ardhjen e ditëve të Ramazanit.

Lejletu-r-Regaib është dita e një fillimi të ri në historinë e njerëzimit dhe është e para nga tre netët e përzgjedhura që njoftojnë ardhjen e muajit të Ramazanit. Shënohet në të enjten e parë të muajit Rexhep. Bazuar në mësimet islame, kjo është nata që paraqet mëshirën e Allahut ndaj njeriut.

Lutja drejtuar Zotit të Plotfuqishëm është një lidhje dhe mëshirë që lidh Krijuesin dhe krijesat e Tij, kështu që besimtarët, muslimanët në mbarë botën natën sotme të bekuar e kalojnë në adhurim dhe lutje.

The post Muslimanët sot shënojnë natën Regaib appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more