Skip to main content

Mesazhi.com: “Kallëzime penale për korrupsion ndaj dhjetëra zyrtarëve të shtetit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Kallëzime penale për korrupsion ndaj dhjetëra zyrtarëve të shtetit” plus 9 more


Kallëzime penale për korrupsion ndaj dhjetëra zyrtarëve të shtetit

Posted: 21 Mar 2017 11:06 AM PDT

Agjencia Kundër Korrupsionit ka deponuar në Prokurori dhjetëra kallëzime penale, nën dyshime për korrupsion në institucionet qendrore dhe lokale të vendit.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli i tha Radios Evropa e Lirë se niveli i korrupsionit vazhdon të jetë prezent në shumë institucione. Sipas tij, ndër fushat më të ndjeshme vazhdon të jetë ajo e prokurimit publik.

"Agjencia edhe gjatë këtij viti ka dhënë opinione dhe ka ushtruar kallëzime penale sa i përket natyrës së punës së prokurimit. Kjo fushë vazhdon të jetë më e ndjeshme sa i përket korrupsionit", tha Havolli.

Tutje, Havolli tha po ashtu se agjencia ka trajtuar dhe po trajton raste për të cilat ka marrë informacione se persona të caktuar mund të jenë përfshirë në afera korruptive.

"Edhe gjatë këtij viti, Agjencia Kundër Korrupsion ka trajtuar një mori informatash nga kanale të ndryshme, si nga informatat anonime apo edhe nga institucionet e ndryshme", tha Havolli.

Me miratimin e Ligjit për Prokurimin Publik në vitin 2003, i cili i ishte nënshtruar disa procedurave të plotësim-ndryshimit, ishte synuar parandalimi i korrupsionit.

Por, bazuar në hulumtimet e kryera nga Instituti Demokratik i Kosovës, del se ka keqmenaxhim në prokurimin publik, që konsiderohet si një prej sektorëve prej nga buron një pjesë e madhe e korrupsionit, për shkak te tenderëve.

Artan Canhasi nga Instituti Demokratik i Kosovës, organizatë kjo e cila vëzhgon dhe avokon kundër korrupsionit, thotë për Radion Evropa e Lirë, se prokurimit publik vazhdon të jetë një nga shqetësimet më të mëdha ku dyshohet për korrupsion.

"Prokurimi publik është një nga shqetësimet kryesore që kemi ne sepse kjo është mënyra se si bëhet korrupsioni në Kosovë, ku fondet publike kalojnë në mënyrë joligjore tek individët privatë, përmes prokurimit publik. Ky është një problem që na përcjell për shumë vite", tha Canhasi.

Ndërkaq në organizatën "Fol", thonë se korrupsioni mbetet ndër sfidat kryesore për shoqërinë e Kosovës.

Në një publikim të fundit të kësaj organizate të titulluar "Përtej numrave – performancë e gjyqësorit në luftën kundër korrupsionit", është thënë se më shumë se gjysma e atyre që kanë qenë të akuzuar për korrupsion i kanë takuar sektorit publik.

Jeton Zulfaj, nga Lëvizja "Fol", tha për Radion Evropa e Lirë se korrupsioni qeveritar mbetet ndër shqetësimet kryesore. Ai tha se kushtëzimi i shërbimeve publike në këmbim të favoreve apo përfitimit personal, është niveli më i përhapur i korrupsionit.

Megjithatë, sipas tij, ai që ka shkaktuar dhe po shkakton dëm më së shumti është korrupsioni në prokurimin publik.

"Mungesa e transparencës në publikimin e kontratave, faturave, favorizimi i kompanive të caktuara, monopoli i shkaktuar nga kompani të ndryshme në Kosovë, të cilat e kanë krijuar këtë monopol përmes tenderëve qeveritarë dhe forma të tjera, vazhdojnë të jenë burim i pasurimit të paligjshëm të shumë zyrtarëve qeveritarë dhe kompanive të lidhura me ta", tha Zulfaj.

Zulfaj tha se rritja e transparencës rreth shpenzimit të parëse publike mbetet sfida kryesore e shoqërisë për të mbajtur përgjegjës personat që menaxhojnë me taksat e qytetarëve.

Bashkimi Evropian në pothuajse të gjitha raportet e tij për Kosovën, ka nënvizuar problemin e korrupsionit dhe në veçanti funksionimin e sistemit të drejtësisë, duke e cilësuar si të dobët.

Prokurimi publik në Kosovë për vite me radhë në raportet vendore dhe ndërkombëtare, ishte konsideruar si burim i korrupsionit në vend.

Një vlerësim i tillë ishte dhënë vazhdimisht në raportet e progresit për Kosovën të Komisionit Evropian.

The post Kallëzime penale për korrupsion ndaj dhjetëra zyrtarëve të shtetit appeared first on Mesazhi.com.

Jep dorëheqje ministri i Brendshëm i Francës

Posted: 21 Mar 2017 10:52 AM PDT

Ministri i brendshëm i Francës Bruno Le Roux njoftoi dorëheqjen e tij të martën, pasi prokurorët financiar kishin hapur një hetim paraprak  lidhur me pretendimet se ai kishte punësuar bijat e tij për punë verore, kur ishte anëtar i parlamentit.

Dorëheqja e papritur erdhi në prag të një skandali të ngjashëm te pagave, por ky në lidhje me gruan dhe fëmijët e kandidatit konservator Francois Fillon.

Dorëheqja erdhi pasi Emmanuel Macron, kandidati i pavarur i qendrës, forcoi pozitën e tij si favorit për të fituar zgjedhjet e ardhshme presidenciale të Francës. Macron ka premtuar për të ndaluar praktikën e deputetëve që punësojnë anëtarët e familjes, dhe ka premtuar për të kaluar një ligj te “moralizimeve” politike në Francë. /MESAZHI/

The post Jep dorëheqje ministri i Brendshëm i Francës appeared first on Mesazhi.com.

Helmi i merimangës mund të përdoret për trajtimin e paralizës

Posted: 21 Mar 2017 10:45 AM PDT

Në një hulumtim të bërë në Australi u zbulua se helmi i merimangës mund të përdoret për trajtimin e paralizës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendore në Australi, shkencëtarët austalianë kanë gjetur se një proteinë që gjendet në helmin e merimangës mund ta mbrojë trurin ndaj dëmtimeve që mund të ndodhin pas paralizës.

Studiuesit nga universitetet Queensland dhe Monash në ishullin Fraser, i cili është i lidhur me shtetin Queensland dhe ndodhet në veri të Australisë, kanë kapur tre merimanga “hinkë” (funnel-web), të cilët janë merimangat më helmuese në botë.

The post Helmi i merimangës mund të përdoret për trajtimin e paralizës appeared first on Mesazhi.com.

Rritje e madhe e sulmeve raciste në Austri

Posted: 21 Mar 2017 10:41 AM PDT

VJENË (AA) – Numri i sulmeve raciste të regjistruara vitin e kaluar në Austri është rritur në 1.107, raporton Anadolu Agency (AA).

Shoqata për punë kundër racizmit dhe formim civil (ZARA) e cila është një organizatë e shoqërisës civile që raporton sulmet raciste ka publikuar raportin e vitit 2016 për racizmin. Sipas kësaj në vend teksa gjatë vitit 2015 janë regjistruar 927 raste recizmi, kjo shifër në vitin 2016 është rritur në 1.107.

Në raport refugjatët renditen të parët në mesin e grupeve që kanë qenë objektiv i sulmeve, ku 35 përqind e sulmeve të regjistruara janë kryer kundër refugjatëve të cilët ndiqen nga muslimanët me 16.7 përqind. Sipas raportit 41 përqind e sulmeve raciste kryhen ndaj një grupi të papërcaktuar. Po të marrim parasysh se pjesa më e madhe e refugjatëve janë muslimanë vërehet se afësisht gjysma e sulmeve janë kryer kundrejt muslimanëve.

Ndër të tjera në raport thuhet se me ndikimin e propagandës dhe publikimeve negative kundrejt muslimanëve dhe refugjatëve nga politika dhe media janë rritur rastet raciste kundrejt këtyre grupeve.

Armiqësia kundër refugjatëve rritet pa ndalur

Në raportin ku vihet në dukje se edhe në vitin e kaluar ashtu edhe në vitin 2015 janë shënuar rritje në rastet për shkak të ardhjes së refugjatëve në Evropë, tërhiqet vëmendja se janë kryer më shumë sulme raciste me 31 përqind nëmpërmjet internetit, me 20 përqind në ambientet publike dhe 9 përqind nëpërmjet politikës dhe medias.

Rastet si mospranimi në kafene i personave për të cilët kuptohet se janë refugjatë, djegia i një venbanimi refugjatësh, ndalimi i hyrjes nga pronarët e disa bar kafeve dhe pishinave ndaj refugjatëve janë përmendur si shembuj në raport. Ndërsa në anën tjetër janë vënë në dukje se janë marrë edhe disa raporte të rreme për abuzime për të forcuar situatën anti-refugjatëve.

Edhe xhamitë objektiv i sulmeve raciste

Në raportin ku thuhet se për shkak të situatës së formuar kundrejt muslimanëve në vend një numër i madh i femrave të mbuluara kanë qenë pre e sulmeve, theksohet se edhe xhamitë janë në mesin e objektivave kryesore të sulmeve raciste, ku në muajin Ramazan të vitit të kaluar është lënë një kokë derri në hyrje të xhamisë si dhe përlyerja me gjakun e derrit në muret e një xhamie tjetër.

Gjithashtu nganjëherë politikanët përhapin lajme të rreme kundrej muslimanëve dhe në këtë mënyrë këkohet të thellohet ndarja në shoqëri. Kjo është një pikë tjetër që përmendet në raport.

Në raportin ku theksohet se më së shumti racizmi bëhet nëpërmjet medias sociale me 31 përqind, në lidhje me përmasat ku urrejtja ka arritur kundrejt refugjatëve tregohet postimi “U mbyt turisti terrorist i ardhshëm” i bërë pas mbytjes së një fëmije sirian 14 vjeç në lumin Danub.

Kryetarja e shoqatës ZARA Claudia Schaefer, duke theksuar se rastet e racizmit kanë arritur përmasa shqetësuese tha se “Retorikat e frikës dhe urrejtjes të krijuar në shoqëri vërehen në çdo aspekt të jetës. Kjo çon në një mënyrë të pandërgjegjshme në përdorimin e gjuhës së urrejtjes personat të cilët nuk kanë një identitet politik”.

Schaefer, duke vënë në dukje se populizmi është papërgjegjshmëri ajo u ka bërë thirrje të gjithë politikanëve dhe zyrtarëve publikë që t’u përmbahen ligjeve pa asnjë dallim racor, ngjyre, gjuhe dhe feje.

Edhe Lilian Levai një prej zëdhënësve të shoqatës ka shtuar se kryesisht politikanët anëtarë të partive të djathta ekstreme me fjalimet që kryejnë në parlamentin kombëtar kanë fyer në mënyrë të qartë refugjatët duke i poshtëruar.

The post Rritje e madhe e sulmeve raciste në Austri appeared first on Mesazhi.com.

Bën selfie me Asadin, reagime të ashpra ndaj senatorit italian

Posted: 21 Mar 2017 10:40 AM PDT

Senatori italian, Antoino Razzi, ka shkaktuar reagime të ashpra për shkak të një selfie të publikuar në rrjetet sociale ku duket ai bashkë me liderin e regjimit sirian, Bashar al Asadin, raporton Anadolu Agency (AA).

Razzi ishte pjesë e një delegacioni nga Evropa dhe Rusia që vizituan Damaskun. Gjatë takimit me Asadin, Razzi 69-vjeçar i cili është pjesë e partisë së Silvio Berlusconi-t, Forza Italia, ka realizuar një selfie me liderin e regjimit sirian.

Pas publikimit të kësaj fotoje, në rrjetet sociale ka patur komente të ndryshme. Ndërkohë që disa ndjekës i kanë dalë në mbështetje duke thënë se ai është më i mirë se ministri aktual i Punëve të Jashtme, disa të tjerë, e kanë pritur keq këtë foto.

“Një shuplakë ndaj miliona njerëzve”

Razzi është kritikuar ashpër nga disa media në vend. Ndërkohë Corriere della Sera përmes një shkrimi në lidhje me këtë çështje shkruan: ”Selfie me Asadin. Razzi nuk të bën më për të qeshur”.

Gazeta shkruan se Razzi deri më tani i ka bërë për të qeshur ndjekësit e tij me ato që shpërndan në rrjete sociale, ndërsa duke kritikuar publikimin e fotos thotë se më shumë se një argëtim kjo foto është një zhgënjim total.

Ndërsa gazeta Il Fatto Quantidiano, shkruan në lidhje me foton: ”Turp pa kufi”. Ndërsa në brendësi të lajmit thuhet: ”Kjo është një shuplakë e madhe ndaj më shumë se gjysmë milioni viktimash të luftës dhe më shumë se 10 milionë refugjatëve.”

Në shkrim thuhet se Razzi është takuar në vitin 2014 edhe me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un. Ndërsa duke vënë në dukje se rroga e tij paguhet nga taksapaguesit italianë, në shkrim i bëhet thirrje Forza Italia-s të distancohet nga ky senator.

Në shkrim bëhet thirrje gjithashtu që Senati të dalë kundër veprimeve të Razzi-t për të mbrojtur nderin e vendit.

The post Bën selfie me Asadin, reagime të ashpra ndaj senatorit italian appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthim në Bagdad, 13 të vrarë dhe 16 të plagosur

Posted: 21 Mar 2017 10:39 AM PDT

IRAK

Të paktën 13 persona u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën mbrëmë në Bagdad, kur një eksploziv shpërtheu në një zonë të mbushur me njerëz.
“Shpërthimi u shkaktua nga një makinë bombë e lënë nga persona të panjohur në rrugën 84 në Bagdadin jugor, zonë e cila është e mbushur me tregje”, tha oficeri i policisë Hatem al-Jabri.
“Bombardimi ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 njerëzve dhe 16 të tjerë janë plagosur,” tha ai.

“Trupat e viktimave dhe të lënduarit janë transferuar në spitalet e afërta,” tha ai.
Asnjë grup ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Autoritetet irakiane dyshojnë se pas krimit qëndron grupi terrorist ISIS, i cili ka pushtuar  pjesë të mëdha të territorit në Irakun verior dhe perëndimoror qysh nga viti 2014. /MESAZHI/

The post Shpërthim në Bagdad, 13 të vrarë dhe 16 të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

Sekretari amerikan i Shtetit nuk merr pjesë në takimin e NATO-s

Posted: 21 Mar 2017 10:29 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson nuk do të jetë i pranishëm në një takim të NATO-s në fillim të muajit prill në Bruksel që pritet të jetë rasti i parë për të takuar të gjithë homologët evropianë të Aleancës, njoftoi sot një zyrtar i administratës Trump.

Departamenti i Shtetit do të dërgojë në vend të tij zëvendëssekretarin e Shtetit i ngarkuar për Çështje të politikës, Tom Shannon, një diplomat karriere, në takimin e krerëve të diplomacisë së Aleancës më 5 dhe 6 prill në Bruksel.

Presidenti amerikan, Donald Trump në disa deklarata është shfaqur kritik ndaj NATO-s duke e cilësuar "të vjetëruar".

The post Sekretari amerikan i Shtetit nuk merr pjesë në takimin e NATO-s appeared first on Mesazhi.com.

Hoxhaj: Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën

Posted: 21 Mar 2017 08:12 AM PDT

Në ditën e dytë të qëndrimit të Washington, ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një sërë takimesh me kongresmenë dhe senatorë amerikanë.

"Hoxhaj ka takuar kongresmenin Paul Cook, dhe senatorin e mikun e madh të shqiptarëve, Bob Dole, me të cilët kanë biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me ShBA-në dhe mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së ndaj Kosovës", thuhet në njoftimin për media.

Hoxhaj i ka vlerësuar të shkëlqyera raportet mes Kosovës dhe ShBA-së, ndërsa ka thënë se Kosova mbetet ndër popujt më pro-amerikan në rajon.

"Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë të shkëlqyera, dhe Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën kudo në botë. Kam besim se raportet tona do të intensifikohen edhe më tutje, pasi që ka ende shumë mundësi për ta thelluar bashkëpunimin bilateral. Ndërsa, Kosova mbetet njëri prej popujve më pro-amerikan në rajon", ka thënë Hoxhaj.

Ministri Hoxhaj do të vazhdojë me takime të tjera, ku pritet të takojë të tjerë kongresmenë, senatorë dhe zyrtarë të lartë të departamentit të shtetit.

The post Hoxhaj: Washingtoni mbetet pika e referencës për Kosovën appeared first on Mesazhi.com.

Kasami: Hahn e mbështet qeverinë e formuar nga shumica aktuale në Kuvend

Posted: 21 Mar 2017 08:10 AM PDT

Pas takimit me Johannes Hahn, kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka ndarë me gazetarët pjesë nga takimi duke thënë se eurokomisioneri për zgjerim e mbështet qeverinë e formuar nga shumica aktuale prej 67 deputetësh në Kuvendin e Maqedonisë.

"Hahn ka kërkuar nga ne që të shikojmë kah e ardhmja për shtetin, më shumë se që të mendojmë për veten. Hahn tha se ka fuqi të jashtme që kërkojnë destabilizimin e vendit dhe krijimin e krizës ndëretnike. Hahn e mbështet qeverinë e re që do të burojë nga shumica aktuale në Maqedoni, e krijuar nga mbështetja e 67 deputetëve", tha mes tjerash Kasami pas takimit me Hahn.

The post Kasami: Hahn e mbështet qeverinë e formuar nga shumica aktuale në Kuvend appeared first on Mesazhi.com.

Molliqaj: Matjet e fundit të opinionit Vetëvendosjen e nxjerrin partinë e parë

Posted: 21 Mar 2017 05:41 AM PDT

Lëvizja VETËVENDOSJE! në tre vitet e fundit ka pasur rritje të vazhdueshme. Kjo është vërejtur edhe nga angazhimi në terren, por edhe nga matjet përmes sondazheve të opinionit publik, të bëra nga kompani vendore e ndërkombëtare. Një sondazh i tillë në lidhje me zgjedhjet qendrore të mundshme, i realizuar në javët e para të marsit, u prezantua sot nga Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj.

Fillimisht, Molliqaj foli mbi metodologjinë e hulumtimit dhe demografinë e të anketuarve të cilat flasin për një sondazh mjaft kredibil, për të kaluar më pas tek rezultatet, të cilat e nxjerrin Lëvizjen VETËVENDOSJE! në vend të parë me 20.8%, duke lënë prapa PDK-në me 18,4% dhe LDK-në me 16.4%. Duke hequr ata që kanë refuzuar të përgjigjen se cilën parti do ta votonin, diferenca mes nesh dhe partive tjera thellohet, me ç’rast Lëvizja VETËVENDOSJE! merr 26%, PDK 23%, kurse LDK vetëm 20.4%.

Ajo që vlen të theksohet nga ky sondazh është fakti që Lëvizja VETËVENDOSJE! është partia e parë si zgjedhje e dytë nga votuesit potencial me 13.6%. Nga ky sondazh vërehet po ashtu se Lëvizja VETËVENDOSJE! është subjekti që ruan më së shumti votën, dhe atë në përqindje prej 92.7%, si dhe nga lëvizjet e votuesve më së shumti votues vijnë nga dy partitë e koalicionit qeveritar, 9.1% nga LDK dhe 8.2% nga PDK. Ndërkaq, personat që nuk kanë votuar në zgjedhjet e 2014-së, ku hyjnë edhe votuesit e rinj, në zgjedhjet e ardhshme kanë deklaruar se do ta votonin Lëvizjen VETËVENDOSJE! në përqindje prej 24.1%, që është shifër jashtëzakonisht e lartë krahasuar me gjitha subjektet tjera.

Gjendja në të cilën është katandisur vendi dhe zhvillimet e fundit politike po e bëjnë çdo herë e më të ditur se angazhimi dhe kritika e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë dhe është në vijën e duhur, dhe rrjedhimisht, konfirmohet si subjekti politik i cili mund ta bëjë ndryshimin që i duhet Kosovës. Ne do të vazhdojmë angazhimin në terren, punën dhe organizimin për fuqizimin e organizatës, do të vazhdojmë komunikimin e rregullt me gjithë qytetarët, dhe besojmë se e gjithë kjo do ta mundësojë fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme.

The post Molliqaj: Matjet e fundit të opinionit Vetëvendosjen e nxjerrin partinë e parë appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more