Skip to main content

Mesazhi.com: “Britania refuzon referendumin për pavarësi të Skocisë” plus 9 more

Mesazhi.com: “Britania refuzon referendumin për pavarësi të Skocisë” plus 9 more


Britania refuzon referendumin për pavarësi të Skocisë

Posted: 28 Mar 2017 01:41 PM PDT

Qeveria britanike ka bërë të ditur se nuk do të hyjë në negociata për propozimin e Qeverisë skoceze për të mbajtur një referendum të ri për pavarësinë e Skocisë, në fund të vitit 2018 ose në fillim të vitit 2019.

Reagimi i Qeverisë britanike, vie pas votimit të sotëm në Parlamentin skocez, ku i është dhënë drita jeshile Qeverisë, për të kërkuar nga Qeveria britanike, që të organizohet referendumi i ri për pavarësi të Skocisë, para se Britania të fillojë negociatat për largim nga BE, transmeton KosovaPress.

The post Britania refuzon referendumin për pavarësi të Skocisë appeared first on Mesazhi.com.

Fruthi rikthehet frikshëm në Europë

Posted: 28 Mar 2017 11:04 AM PDT

Rikthehet frika e fruthit në Europë. Sëmundja ngjitëse që mund të shkaktojë probleme të rënda shëndetësore, e madje edhe vdekje, po vazhdon të përhapet me shpejtësi në kontinentin e vjetër, kryesisht në ato vende ku niveli i vaksinimit ka rënë.

Paralajmërimi vjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas së cilës rastet më të shumta janë regjistruar në Itali dhe Rumani. Në muajt e parë të vitit, Italia ka raportuar më shumë se 200 raste. Më shqetësuese paraqitet situata në Rumani, ku ka pasur 3.400 raste të regjistruara, e gjithashtu 17 të vdekur që prej janarit të 2016-s.

Fruthi mund të transmetohet lehtësisht dhe për një mbrojtje të mirë, OBSH rekomandon që të paktën 95 për qind e popullsisë të vaksionohet kundër sëmundjes. Por shumë vende po përballen me vështirësi në realizimin e këtij misioni.

Shumica e rasteve me fruth janë shënuar në ato shtete, ku imunizimi ka rënë në mënyrë të ndjeshme dhe ku infeksioni është endemik, si Franca, Gjermnia, Italia, Polonia, Rumania, Zvicra dhe Ukraina.

Drejtoresha e OBSH-së për Europën, Zsuzsanna Jakab i bëri thirrje vendeve të rrezikuara të marrin masa urgjente për të parandaluar transmetimin e fruthit përtej kufijve e për të rritur nivelin e vaksinimit. Edhe pse vaksina kundër fruthit, e njohur si "MMR", është shumë e rekomanduar nga mjekët dhe ofrohet falas, shumë prindër zgjedhin të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre.

The post Fruthi rikthehet frikshëm në Europë appeared first on Mesazhi.com.

Demarkacioni në Kuvend, pasi që Qeveria të sigurohet për votat

Posted: 28 Mar 2017 09:01 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk e ka përcaktuar ende datën e procedimit në Kuvend të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Koalicioni aktual, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë e komuniteteve pakicë, pritet që fillimisht të zhvillojnë një takim konsultativ, para se Qeveria të ndërmarr hapin e procedimit të demarkacionit në Kuvend.

Gjatë kësaj jave, megjithatë gjasat që marrëveshja të procedohet në Kuvend duken të vogla, ngaqë kryeministri Isa Mustafa ndodhet në një vizitë në Maltë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu tha se kthimi i Listës Serbe në institucione, pas bojkotit prej gjashtë muajve, ka ndikuar në plotësimin e koalicionit, por ende nuk dihet saktë se kur do të procedohet Projektligji për ratifikimin e demarkacionit.

"Tani, ka mbase një kualitet të ri në spektrin tonë politik, e ky është rikthimi i Listës Serbe, përkatësisht përfaqësuesve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ne konsiderojmë që kjo mund të jetë një shtytje shtesë për ta rimenduar nga palët në koalicion dhe për të mos e vonuar pajustifikueshëm as edhe një ditë më tepër, por për ta proceduar në Kuvend", ka thënë Abdullahu.

Data e saktë e procedimit të Projektligjit në Kuvend do të varet nga marrëveshja e palëve në koalicion, ka theksuar Abdullahu. Sipas tij, shenjat e para janë që Lista Serbe do ta votojë demarkacionin, çka besohet se mund t'i shtojë gjasat për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, për çka kërkohen 80 vota të deputetëve.

"Fakti se ata kanë thënë se do ta votojnë demarkacionin është një lajm i mirë, të cilit i gëzohemi edhe si Qeveri edhe si institucione përgjithësisht, dhe bëjmë ftesë edhe njëherë të gjithë kuvendarëve që duke i marrë parasysh të gjitha të gjeturat që janë bërë falë një pune profesionale të ekspertëve, ta votojnë demarkacionin", ka deklaruar Abdullahu.

Në anën tjetër, kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq ka deklaruar se problemi i ratifikimit të demarkacionit ndërlidhet me dy partitë më të mëdha në Kosovë, PDK-në dhe LDK-në.

"Sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së kufirit, të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, ne kemi qenë krejtësisht të përjashtuar nga kjo temë, andaj edhe nuk kemi një qëndrim zyrtar. Por, ne do të bisedojmë për këtë çështje si brenda Listës ashtu edhe me partnerët e koalicionit, por është evidente që deri më tani nuk kishte konsensus brenda dy partive të mëdha, PDK-së dhe LDK-së", ka thënë Simiq.

Paralajmërimet për riprocedimin e demarkacionit në Kuvend, kanë nxitur edhe reagimet e opozitës, e cila nuk e mbështet marrëveshjen aktuale, duke kërkuar që të bëhet një shënjim i ri i vijës kufitare me Malin e Zi. Partitë opozitare, si edhe një numër i deputetëve në pushtet, vlerësojnë se me marrëveshjen aktuale, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se si Demarkacioni ashtu edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, janë projekte që do të kundërshtohen nga kjo parti politike.

"Sa u përket Demarkacionit dhe Asociacionit, ne mendojmë se ato nuk duhet të vijnë fare në Kuvend. Janë marrëveshje të dëmshme dhe ne do t'i kundërshtojmë me çfarëdo mjetesh që kemi në dorë", ka theksuar Konjufca.

Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit në gusht në vitit 2015 në Vjenë. Por, kjo marrëveshje nuk gjeti përkrahjen e opozitës si dhe të një numri të deputetëve të partive në pushtet dhe si e tillë, mbeti e paratifikuar në Kuvend.

Komisioni Evropian, në anën tjetër, i ka vënë Kosovës kusht ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, për liberalizimin e vizave.

Sidoqoftë, mbetet ende diskutabile nëse Qeveria i ka siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

The post Demarkacioni në Kuvend, pasi që Qeveria të sigurohet për votat appeared first on Mesazhi.com.

Hoxha: Para Ligjit të gjithë të jenë të barabartë, edhe për trashëgiminë

Posted: 28 Mar 2017 08:56 AM PDT

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot ka vizituar Universitetin e Gjakovës "Fehmi Agani", ku u prit nga Rektori, dekanët dhe studentët e këtij Universiteti.

Gjatë vizitës së saj, Ministrja Hoxha bashkëbisedoi me një grup studentësh të këtij Universiteti, me ç 'rast theksoi se është e angazhuar maksimalisht për fuqizimin e sundimit të ligjit, si prioriteti thelbësor i shtetit tonë dhe proceseve euro-integruese.

"Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë një varg veprimesh që i kontribuojnë fuqizimit të sundimit të ligjit. Jo vetëm me rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit, por edhe ndryshimet dhe hartimin e ligjeve që luftojnë krimin e organizuar, konfliktin e interesit, çrrënjosjen e korrupsionit dhe fuqizimin e gjyqësorit.

Kontributi i të rinjve, në veçanti i studentëve në shoqëri është i madh, andaj, reagoni kur nuk respektohet ligji", theksoi ministrja Hoxha, duke theksuar se, për barazinë para ligjit dhe të drejtat të barabarta në trashëgimi duhet bërë me shumë për sensibilizimin e kësaj çështje e cila fuqizon gruan dhe familje. Ndërsa Rektori, Shaban Buza, ka falënderuar Ministren Hoxha për vizitën dhe bashkëbisedimin duke theksuar se sundimi i ligjit është prioritet edhe i këtij institucioni superior dhe akademik, duke theksuar se ndihet krenare që shtatëdhjetepesë përqind e studentëve janë femra.

Në bashkëbisedim me studentët, Ministrja Hoxha theksoi se është e përkushtuar në avancimin e legjislacionit në rritjen e efikasitetit, si dhe ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies, po ashtu u përgjigj në pyetjet e studentëve rreth çështjeve të sundimit të ligjit dhe sfidat e drejtësisë së vendit tonë, Ligji për Trashëgiminë dhe promovimin e të drejtave të barabarta para ligjit.

The post Hoxha: Para Ligjit të gjithë të jenë të barabartë, edhe për trashëgiminë appeared first on Mesazhi.com.

Rezultatet konkrete në luftimin e korrupsionit mungojnë, ka vetëm spektakle, luftë komunikatash dhe statistikash

Posted: 28 Mar 2017 08:06 AM PDT

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Kosovë, të martën, ka mbajtur tryezën me titull "Luftimi i korrupsionit: "Peshqit" e vegjël kapen, të mëdhenjtë lihen të lirë".

Sipas një njoftimi, në këtë tryezë, u publikua raporti "'Deti' i korrupsionit në Kosovë: "Peshqit" e vegjël kapen, të mëdhenjtë lihen të lirë", si rezultat i monitorimit të trajtimit të rasteve të korrupsionit në sistemin prokurorial dhe sistemin gjyqësor.

IKD bën të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar ka monitoruar 1505 seanca gjyqësore në 383 raste të korrupsionit, ku kanë qenë përfshirë 989 persona të pandehur, në të gjitha Gjykatat Themelore në Kosovë.

Gjatë kësaj tryeze, përcjell Telegrafi, thuhet se u diskutua për performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit.

Betim Musliu, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi ka prezantuar gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet e monitorimit sistematik të trajtimit të rasteve të korrupsionit nga gjykatat dhe prokuroritë.

"Përkundër politikave të miratuara dhe shprehjes së vullnetit deklarativ nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial në luftimin e korrupsionit, rezultatet konkrete në luftimin e tij, veçanërisht të korrupsionit të profilit të lartë ende mungojnë. Viti 2016 ka vazhduar me spektakle, luftë komunikatash dhe statistikash kundër korrupsionit. Prokurori i Shtetit gjatë këtij viti, mbi 60% të rasteve të korrupsionit i ka hedhur kallëzimet penale apo i ka pushuar hetimet", ka thënë ai.

Sipas tij, numri më i madh i aktakuzave lidhen me vepra penale të korrupsionit të nivelit të ultë, në ato raste kur i takojnë nivelit të lartë, mungojnë aktgjykimet dënuese.

Në mbi 60 % të rasteve të korrupsionit, ka shtuar ai, aktakuzat dështojnë në gjykata, duke mos u provuar dhe mbrojtur nga prokurorët.

E ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell, ka thënë se në vitin 2016, numri i aktakuza të ngritur ka shënuar rritje, mirëpo sipas tij, bazuar në të gjeturat të raportit të IKD-së, vështirë se mund të gjenden rezultate, duke i cilësuar si shqetësuese të gjeturat e raportit për vitin 2016.

"Kur shohim këtë raport, rezultate është vështirë t'i gjesh. Ka mungesë të luftimit të korrupsionit, edhe në anën tjetër zgjedhja e kryetarëve të gjykatave është vështirë e sqarueshme. Përmirësimi në gjyqësor duhet të vijë nga njerëzit e gjyqësorit që të krijohet besim tek qytetarët. Kjo është lehtë e realizueshme por duhet të ketë vullnet, nga fjalimet e mira të kalohet në veprime".

Tutje, Ambasadori O'Connell shtoi se Këshilli Prokurorial dhe ai Gjyqësor duhet t'i kushtojnë rëndësi hartimit të legjislacionit sekondar, dhe të bëjnë vlerësimin e performancës së prokurorëve dhe gjykatësve në baza vjetore, e jo vetëm për raste specifike.

Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se Kosova nuk bën përjashtim sa i përket pranisë së korrupsionit, dukuri kjo që sipas saj e ka dëmtuar dhe po e dëmton institucionet, por edhe qytetarët.

The post Rezultatet konkrete në luftimin e korrupsionit mungojnë, ka vetëm spektakle, luftë komunikatash dhe statistikash appeared first on Mesazhi.com.

Putin: Irani, partner i besueshëm i Rusisë

Posted: 28 Mar 2017 08:01 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin deklaroi të martën se "Irani është një fqinj i mirë dhe partner i besueshëm", raporton Anadolu Agency (AA).

"Kemi vendosur marrëdhënie diplomatike mbi 500 vjet më parë. Për Rusinë, Irani është një fqinj i mirë, dhe një partner i besueshëm dhe i qëndrueshëm", tha Putin gjatë një takimi me homologun e tij iranian Hassan Rouhani në Moskë.

Presidenti rus tha se Moska dhe Teherani kanë një bashkëpunim në më shumë fusha përfshirë ekonominë.

“Mjafton të them se vitin e kaluar tregtia jonë u rrit me 70 për qind, që është një arritje e jashtëzakonshme duke marrë parasysh vështirësitë aktuale ekonomike”, tha Putin.

The post Putin: Irani, partner i besueshëm i Rusisë appeared first on Mesazhi.com.

Femrat myslimane në Londër protestojnë kundër terrorizmit

Posted: 28 Mar 2017 07:29 AM PDT

Femrat myslimane të të gjitha moshave janë bashkuar në vendin ku ndodhi sulmi terrorist i Londrës për një gjest mjaft paqësor.

Ato janë kthyer me kurriz nga Parlamenti, duke formuar një zinxhir njerëzor në kujtim të viktimave të sulmit që ndodhi më 22 mars parë në Londër.

Mesazhi i tyre dënonte të gjitha format e terrorizmit.

The post Femrat myslimane në Londër protestojnë kundër terrorizmit appeared first on Mesazhi.com.

Veseli kundër ngritjes së pagave dhe mëditjeve për deputetët

Posted: 28 Mar 2017 05:33 AM PDT

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli është shprehur kundër dëshirës së deputetëve për t'ia rritur vetes pagat dhe mëditjet.

I pari i Kuvendit përmes një statusi në facebook, ka thënë se kjo nuk do të ndodhë para se t'u rritën pagat edhe qytetarëve të vendit.

"Sapo dëgjova për planet e disa deputetëve për rritje të rrogave të tyre. Jam kategorikisht kundër rritjes së rrogave të politikanëve. Kur popullit t’ja rrisim rrogat dhe standardin e jetës, atëherë politikanët le të mendojnë për rrogat e veta", thotë ai.

The post Veseli kundër ngritjes së pagave dhe mëditjeve për deputetët appeared first on Mesazhi.com.

Vuçiqit i lejohet vizita në Kosovë për vetëm tri orë

Posted: 28 Mar 2017 05:00 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ta lejuar kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq që të hyjë në territorin e Kosovës. Por, ai ka të drejtë të qëndrojë në Kosovë vetëm tri orë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj gjatë konferencës për shtyp që e ka mbajtur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Luksemburgut.

Hoxhaj ka thënë se vendimi është marrë në frymën e shprehjes së vullnetit të mirë ndaj miqve ndërkombëtarë.

The post Vuçiqit i lejohet vizita në Kosovë për vetëm tri orë appeared first on Mesazhi.com.

Rriten pagat dhe mëditjet për deputetët

Posted: 28 Mar 2017 04:58 AM PDT

Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës .

Në këtë plan është paraparë të ketë rritje të shpenzimeve për pagat dhe mëditjet e deputetëve për periudhën krahasuar me atë të vitit 2017 .

Nga viti 2018 Kuvendi në cash ka paraparë rritje të pagave dhe mëditjeve për 500 mijë euro dhe 900 mijë euro për vitin 2019.

The post Rriten pagat dhe mëditjet për deputetët appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more