Skip to main content

Mesazhi.com: “Bilanci i sulmit terrorist në Londër: 4 të vrarë dhe 20 të plagosur” plus 9 more

Mesazhi.com: “Bilanci i sulmit terrorist në Londër: 4 të vrarë dhe 20 të plagosur” plus 9 more


Bilanci i sulmit terrorist në Londër: 4 të vrarë dhe 20 të plagosur

Posted: 22 Mar 2017 02:42 PM PDT

Zëvendës komisari i njësisë së anti-terrorizmit i Britanisë së Madhe, Mark Rowley, ka njoftuar se si pasojë e sulmit që kishte objektiv Londrën kanë humbur jetën 4 persona duke përfshirë edhe sulmuesin, si dhe janë plagosur 20 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë Rowley ka theksuar se mendon se është kryer nga një person i vetëm sulmi i armatosur në Westminster në një zonë që mund të konsiderohet zemra e Londrës ku ndodhen Parlamenti Britanik, kryeministria dhe ministritë. Rowley bëri të ditur se sulmuesi është neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Ai ka njoftuar se në ngjarje përshirë edhe sulmuesin, ka humbur jetën edhe një polic, si dhe janë plagosur 20 të tjerë.

“Sulmi ka nisur me përparimin e një automjeti mbi urën Westminster. Automjeti ka shkaktuar plagosjen e njerëzve duke i përplasur ato. U plagosën edhe tre policë që ktheheshin nga ceremonia. Ndërsa më pas automjeti ndaloi në afërsi të Parlamentit Britanik duke u përplasur. Sulmuesi me thikë në dorë tentoi të hynte në Parlament”, është shprehur Rowley.

Duke vënë në dukje se vazhdojnë masat intensive të sigurisë, Rowley tha se, “Aktualisht mendojmë se është një sulmues i vetëm. Po marrim çdo masë të nevojshme në rajon”.

Rowley ka kërkuar nga dëshmitarët që të ndajnë informacion me policinë britanike.

The post Bilanci i sulmit terrorist në Londër: 4 të vrarë dhe 20 të plagosur appeared first on Mesazhi.com.

Të shtëna me armë në afërsi të Parlamentit të Britanisë

Posted: 22 Mar 2017 09:18 AM PDT

Në afërsi të Parlamentit të Britanisë së Madhe janë dëgjuar të shtëna armësh nga person ose persona ende të paidentifikuar dhe brenda parlamentit është plagosur një polic, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e policisë britanike, thuhet se në afërsi të Parlamentit të Britanisë janë dëgjuar të shtëna armësh nga person ose persona ende të paidentifikuar.

Dëshmitarët okularë theksojnë se në një rajon në afërsi të parlamentit qytetarët janë qëlluar me armë.

Ndërkohë sulmi i njëkohshëm është bërë brenda Parlamentit të Britanisë, njoftohet se një sulmues ka goditur me thikë një polic brenda parlamentit.

Lideri i Dhomës së Përfaqësuesve, David Lidington, konfirmoi se një polic brenda parlamentit është qëlluar me thikë. Theksohet se në rajon ka të paktën dy të plagosur.

Rajoni tërësisht është rrethuar nga policia, ndërsa ura Westminister dhe stacioni i metrosë është mbyllur.

Gjithashtu gjatë ngjarjes gazetarët e AA-së të cilët ishin duke ndjekur seancat në parlament, theksuan se nuk i është lejuar askujt që të dalë jashtë nga parlamenti.

The post Të shtëna me armë në afërsi të Parlamentit të Britanisë appeared first on Mesazhi.com.

Shpallet urdhër arrest për Gylenin në lidhje me vrasjen e Hrant Dink

Posted: 22 Mar 2017 08:32 AM PDT

Gjykata në Stamboll ka marrë vendim për lëshimin e urdhër arrestit për liderin e organizatës terroriste FETO, Fetullah Gylen dhe disa të tjerë në kuadër të hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007, raporton Anadolu Agency (AA).

Prokuroria në Stamboll dje ka dërguar një kërkesë për urdhër-arrestet kundër udhëheqësit e organizatës terroriste FETO Fetullah Gylen dhe disa të tjerë, për çka gjykata për një kohë të shkurtër dha përgjigje.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se aktualisht nuk është e mundur të bien në kontakt me të dyshuarit dhe as të përcaktohet adresa e qëndrimit të tyre, kështu që u vendos që të lëshohet padi veç e veç për secilin prej tyre.

Përveç ndaj Gylen-it, urdhër arresti është lëshuar edhe për ish-prokurorin në arrati Zekeriyah Oz, pastaj gazetarët Faruk Mercan, Ekrem Dumanli dhe Adem Yavuz Arslan, pastaj avokatit Halil Ibrahim Koca, të cilët lidhen me vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007.

Ish-anëtari i njësisë turke të xhandarmërisë në Stamboll Yusuf Bozca, i cili ishte arrestuar si pjesë e hetimeve për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007 dhe në masa të ndalimit është lëshuar të mbrohet në liri, më herët ka thënë se vrasja e Hrant Dink është organizuar nga organizata terroriste FETO/PDY dhe se me këtë vrasje janë vendosur themelet për grusht shtetin e fundit në atë vend.

Hrant Dink u vra në vitin 2007, ndërsa ishte redaktor i gazetës javore “Agos”, një nga gazetat më të shquara armene në Turqi. Vrasësi i tij Ogun Samast, i cili në kohën e vrasjes ishte 17 vjeç, u dënua në vitin 2011 dhe aktualisht vuan dënimin me burg prej 23 vitesh.

The post Shpallet urdhër arrest për Gylenin në lidhje me vrasjen e Hrant Dink appeared first on Mesazhi.com.

Kryeministri Mustafa: Uji, parakusht themelor për zhvillim të qëndrueshëm

Posted: 22 Mar 2017 08:13 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në shënimin e Ditës Botërore të Ujit organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Para të pranishmëve, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të punuar në këtë sferë si një prej sferave më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik, social, shëndetësor dhe të mirëqenies së qytetarëve.

"Uji është parakushti themelor për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit, është faktori kyç i mirëqenies dhe i uljes së varfërisë, i përmirësimit të gjendjes socio-ekonomike, gjendjes shëndetësore të popullatës. Prandaj, për ne është me prioritet që të investojmë në fushën e ujit, të kujdesemi për shfrytëzimin racional të ujit, për mbrojtjen e lumenjve dhe burimeve të ujit, për menaxhimin sa më të mirë të sistemit të ujërave, si të ujit të pijes, të ujit industrial dhe të ujit për ujitje", tha kryeministri.

Më tej, kryeministri Mustafa falënderoi partnerët gjermanë, zviceranë, suedezë, holandezë, francezë dhe Bashkimin Evropian, që kanë punuar me Qeverinë e Kosovës, në projekte të ndryshme, duke nisur nga qeverisja korporative në menaxhimin e ujit, deri tek trajtimi i ujërave të zeza.

"Qeveria Gjermane, Qeveria Zvicerane, pastaj investimet që ka bërë Kosova përmes Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë mundësuar që ne të trajtojmë deri më tani ujërat e zeza në Prizren, Pejë dhe Gjakovë. Kemi siguruar 66 milionë euro me marrëveshjen që e kemi bërë me Francën, për të trajtuar ujërat e zeza në Prishtinë dhe në regjionin e Prishtinës. Janë përfunduar studimet e fizibilitetit edhe për qendrat tjera, Gjilanin, Ferizajn, Mitrovicën dhe duhet të punojmë sa më shpejt që edhe në këto qendra të zgjidhim këtë problem", tha kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, përmendi vullnetin e institucioneve dhe donatorëve për të mbajtur këtë sektor si prioritet, por edhe vetëdijen shoqërore, që po bënë shfrytëzimi racional i ujit.

"Unë mendoj se ekziston një vullnet i përgjithshëm, ekziston një vetëdije e madhe në këtë fushë, ekziston edhe një punë mjaft efikase dhe e përkushtuar e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në menaxhimin e burimeve të ujit, dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik në menaxhimin e shërbimeve që ofron uji, por po ashtu ekziston edhe vetëdije shoqërore e cila secilën ditë po ngrihet sa i përket trajtimit të ujit, sa i përket menaxhimit të ujit, sa i përket shfrytëzimit të tij racional dhe sa i përket sigurimit të tij për të ardhmen e Kosovës", tha kryeministri Mustafa.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, përmendi fabrikat e ujit të pijes në Shkabaj dhe Badovc, si projekte milionëshe me rëndësi jetike dhe foli për projekte tjera që kjo Ministri po mbështet në komuna për rregullimin e ujësjellësve dhe kanalizimeve.

"Kemi shënuar rezultate konkrete edhe në mbrojtjen dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve, dhjetëra projekte janë kryer gjatë vitit të kaluar ndërsa në proces janë edhe dhjetëra projekte tjera për rregullimin e shtratit të lumenjve përgjatë territorit të vendit. Po kështu, kur flasim për projekte në infrastrukturën e ujërave, duhet të përmendim angazhimet, aktivitetet dhe projektet që kanë filluar me planifikimin e akumulacioneve të reja të ujit të pijes dhe për ujitje", tha ministri Shala.

Përveç hartimit dhe afrimit të kornizës ligjore me direktivat evropiane, ministri Shala bëri të ditur se sivjet do të hartohet edhe Strategjia Shtetërore e Ujërave, si dhe do të themelohet Autoriteti Rregullator i Pellgjeve Lumore, që do të funksionoj në kuadër të Ministrisë dhe i cili do të përmirësojë menaxhimin e pellgjeve lumore.

Drejtori i Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim, Patrick Etienne, shprehu përkushtimin e Qeverisë së tij për të investuar edhe më shumë në këtë sektor.

"Kemi investuar rreth 70 milionë euro deri më tani. Në katër vitet e ardhshme do të investojmë edhe 30 milionë euro të përqendruara në menaxhimin e burimeve të ujit dhe ndërhyrjet në ripërtëritjet e dëmeve nga ndryshimet klimatike. Pra, sektori i ujit do të mbetet sektor kyç në programin tonë të zhvillimit", tha Etienne.

The post Kryeministri Mustafa: Uji, parakusht themelor për zhvillim të qëndrueshëm appeared first on Mesazhi.com.

Ndalimi i laptopëve, SHBA i druhen një sulmi terrorist nga ISIS

Posted: 22 Mar 2017 07:14 AM PDT

Ndalimi i pajisjeve të mëdha elektronike në bordet e avionëve me destinacion Shtetet e Bashkuara, që u pasua më pas edhe nga Britania e Madhe, ka ardhur për shkak të sugjerimeve të shërbimeve sekrete që i druhen një kërcënimi terrorist.

Amerika dhe Britania njoftuan një ditë më parë kufizime të reja për udhëtarët që kërkojnë të kenë me vete laptopë gjatë disa fluturimeve të caktuara për pasagjerë.

Sipas burimeve amerikane për "ABC News", ISIS-i po punon për të siguruar mënyra të reja për trafikimin e eksplozivëve përmes avionëve, duke i fshehur ato nëpër pajisje elektronike. Informacionet janë gjykuar nga Shtetet e Bashkuara si "të arsyetuara" dhe "të besueshme".

Fluturimet drejt Amerikës nga 9 kompani ajrore që operojnë në 10 aeroporte nga 8 vende kryesisht të Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut janë bërë subjekt i kufizimeve të Departamentit amerikan të Sigurisë së Brendshme. Ndërkohë, telefonët dhe pajisjet mjekësore nuk preken nga ky ndalim.

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson është duke zhvilluar një takim dyditor me ministrat dhe zyrtarë të lartë nga 68 vende të botës, për të diskutuar pikërisht mbi kërcënimin e ISIS. Bisedimet në Uashington do të jenë të parat e zhvilluara mes koalicionit anti-ISIS që prej dhjetorit të vitit 2014.

Eric Swalwell, anëtari demokrat i Komitetit të Inteligjencës në Dhomën e Përfaqësuesve, tha për "ABC News" se ekziston një kërcënim i ri për aviacionin.

"E dimë se kundërshtarët tanë, grupet terroriste në SHBA dhe jashtë Shteteve të Bashkuara, synojnë të rrëzojnë avionët me destinacion vendin tonë. Kjo është edhe një nga objektivat e tyre më kryesore e me shumë vlerë. Ndaj dhe ne po bëjmë gjithçka mundemi aktualisht për të parandaluar që një gjë e tillë të ndodhë", tha ai.

Edhe republikani Peter King i të njëjtit komitet tha për "New York Times" se ishte paralajmëruar për këtë ndalim. "Gjithçka bazohet në raportimet më të fundit të shërbimeve sekrete. Raportim në lidhje me ndonjë gjë që me shumë mundësi është planifikuar realisht".

Kjo nënkupton se ndoshta shërbimet sekrete amerikane kanë përgjuar ndonjë bisedë mbi një komplot të mundshëm ekstremist, ose kanë marrë informacion nga ndonjë informator.

Nëntë linjat ajrore të prekura nga ky vendim i SHBA-ve janë "Royal Jordanian", "Egyp Air", "Turkish Airlines", "Saudi Arabian Airlines", "Kuwait Airways", "Royal Air Maroc", "Qatar Airways", "Emirates Airways" dhe "Etihad Airways".

Ndërkohë, vendimi britanik i ardhur vetëm pak orë më vonë nga ai amerikan është i ngjashëm, por prek linja të ndryshme, përfshi këtu "British Airways" dhe "Easy Jet". Vendimi prek gjithashtu fluturimet e pasagjerëve në Britani nga Turqia, Libani, Jordania, Egjipti, Tunizia dhe Arabia Saudite.

Aeroportet e prekura nga vendimi amerikan janë:

– "Mohammed V International", Kazablanca, Marok
– "Ataturk Airport", Stamboll, Turqi
– "Cairo International Airport", Egjipt
– "Queen Alia International", Aman, Jordani
– "King Abdulaziz International", Jeddah, Arabi Saudite
– "King Khalid International", Rijad, Arabi Saudite
– "Kuwait International Airport"
– "Hamad International", Doha, Katar
– "Abu Dhabi International", Emiratet e Bashkuara Arabe
– "Dubai International", Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kompanitë ajrore të përfshira në vendimin e Shteteve të Bashkuara kanë afat orës 8 të mëngjesit të së shtunës për të zbatuar këtë kufizim, ndërsa afati përfundimtar se deri kur do të qëndrojë në fuqi ai, ende nuk dihet.

The post Ndalimi i laptopëve, SHBA i druhen një sulmi terrorist nga ISIS appeared first on Mesazhi.com.

Sarajevë, sot mbahet marsh qytetar për Halepin

Posted: 22 Mar 2017 07:05 AM PDT

Rreth 35 pjesëmarrës të marshit qytetar për Halepin i cili deri më tani ka kaluar më shumë se 1.000 kilometra nëpër Evropë, mëngjesin e sotëm është nisur nga Visoko drejt Sarajevës, raporton Anadolu Agency (AA).

Marshi qytetar do të hyjë në Sarajevë në orët e pasdites.

Gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Sarajevë të pjesëmarrësve të marshit, do të mbahet shëtitje e qetë, diskutim 24-orësh mbi paqen dhe koncert solidariteti.

“Marshi qytetar për Halepin mirëpret të gjithë ata që u ka dalë mbi kokë ndjenja e pamundësisë ndaj luftës në Siri, që të bashkohen”, thonë organizatorët.

Deri më tani, më shumë se 2.500 njerëz kanë marrë pjesë në marshin në rrugët nëpër Evropë.

Nesër para Katedrales do të organizohet promovimi për këngën “Ndaloni luftën” (“Stop The War”), të kompozuar nga Sir Jean.

Me këtë këngë, marshi qytetar për Halepin dëshiron të fillojë aksionin humanitar në Sarajevë për të ndihmuar fëmijët e Sirisë.

Marshi qytetar për Halepin shkon në drejtim të kundërt me rrugën e refugjatëve që vijnë në Evropë. Ajo u themelua në fund të vitit 2016 si lëvizje ndërkombëtare e solidaritetit.

Marshi ka filluar më 26 dhjetor 2016 në Berlin dhe që atëherë ka kaluar përmes Gjermanisë, Çekisë, Austrisë, Sllovenisë dhe Kroacisë. Marshi në Siri pritet të mbërrijë kah fundi i verës 2017.

The post Sarajevë, sot mbahet marsh qytetar për Halepin appeared first on Mesazhi.com.

Norvegjia pranon azilin e 5 ushtarakëve të dyshuar për lidhje me FETO-n

Posted: 22 Mar 2017 06:58 AM PDT

Janë pranuar aplikimet për azil të kryer në Norvegji nga një atashe ushtarak dhe 4 oficerë turq, të dyshuar se kanë lidhje me organizatën terroriste FETO dhe të cilët kanë qenë me detyrë në bazat e NATO-s, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit në televizionin shtetëror të Norvegjisë, NRK, mësohet se 4 oficerëve dhe një atasheu ushtarak të dyshuar për FETO-n dhe të cilën kanë patur detyrë në bazat ushtarake të NATO-s, iu është pranuar aplikimi për azil i kryer në Norvegji pas tentativës për grusht shtetit më 15 korrik.

Kjell M. Brygfjeld, i cili ka marrë përsipër avokatinë e personave që kanë aplikuar për azil duke konfirmuar se zyra norvegjeze e migracionit ka pranuar kërkesat për azil ka theksuar se ndaj këtyre personave janë dhënë leje qëndrimi dhe leje pune.

The post Norvegjia pranon azilin e 5 ushtarakëve të dyshuar për lidhje me FETO-n appeared first on Mesazhi.com.

Greqi, nis procesi i ri gjyqësor ndaj ushtarëve puçistë

Posted: 22 Mar 2017 06:56 AM PDT

ATHINË (AA) – Ka nisur procesi i ri gjyqësor për kërkesën e ekstradimit të 8 ushtarëve puçistë të cilët pas 15 korrikut, tentativës për grusht shteti në Turqi nga organizata terroriste FETO ishin arratisur në Greqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Ushtarët puçistë, janë sjellë në Gjykatën e Apelit të Athinës (Efeteio) nga qendra policore ku mbaheshin të arrestuar, nën masa të forta të sigurisë.

Sipas informacioneve të marra nga avokatët e ushtarëve, ushtarët puçistë dhe avokatët e tyre u informuan nga prokurori grek lidhur me kërkesën e re të ekstradimit të paraqitur nga Turqia.

Njoftohet se avokatët në javët e ardhshme do të përgatisin mbrojtjet e tyre lidhur me këto akuza të reja.

Në anën tjetër, njoftohet se ka përfunduar intervistimi i 7 ushtarëve puçistë në lidhje me kërkesën e tyre për azil dhe që rezultatet pritet të shpallen në periudhën e ardhshme.

Puçistët, pas tentativës për grusht shteti të FETO-s më 15 korrik, ishin arratisur në Greqi me një helikopter ushtarak duke bërë kërkesë për azil.

Gjykata e Lartë e Greqisë (Arios Pagos) në muajin janar refuzoi kërkesën e Turqisë lidhur me ekstradimin e ushtarëve puçistë.

Kërkesa për azil të ushtarëve po vazhdon të vlerësohet nga Zyra e Emigracionit të Greqisë. Autoritetet greke kanë vendosur që ushtarët puçistë të mbahen nën masën e arrestit me burg deri sa të shpallen rezultatet për kërkesat e tyre për azil.

The post Greqi, nis procesi i ri gjyqësor ndaj ushtarëve puçistë appeared first on Mesazhi.com.

Digjet një xhami historike në Greqi

Posted: 22 Mar 2017 06:12 AM PDT

Zjarri ka përfshirë xhaminë historike Beyazit, në Dimetoka të Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Zjarri ka rënë në orët e para të mëngjesit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së tij. Zjarri ka përfshirë një pjesë të mirë të xhamisë si dhe ka djegur pjesën e brendshme të saj e cila është prej druri.

Ndërsa sipas një lajmi të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA, thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 03:00 dhe se shkaku është një shkëndijë elektrike pasi në të kishte punime për restaurim.

The post Digjet një xhami historike në Greqi appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan: Turqia nuk mund të nënvlerësohet

Posted: 22 Mar 2017 05:23 AM PDT

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan në një fjalim të mbajtur në takimin me anëtarët e Shoqatës së Botuesve “Anadolu” në rezidencën presidenciale në Ankara tha se Turqia nuk mund të nënvlerësohet e as të luhet me dinjitetin e saj, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke kritikuar deklaratën e kancelares gjermane në mbështetje të Holandës presidenti Erdoğan, ka thënë:

“Ti i mbyll dyert presidentit të Republikës së Turqisë, u mbyll dyert ministrave, nuk jep lejen e fluturimit, nuk lejon të flasin ata që vijnë atje. Për Holandën e cila vërsul kuajt dhe qentë e saj mbi qytetarët e mi, që mban të bllokuar në makinë ministren time ti thua se ‘Edhe unë jam në krah të Holandës’. Mirë, atëherë nëse ti je në anën e Holandës, edhe unë jam në anën e popullit dhe Zotit tim”.

“Turqia nuk është një vend që mund të shtyhet, nënvlerësohet, të luhet me dinjitetin, të dëbohen ministrat nga hyrjet apo që qytetarët e saj të zvarriten nëpër tokë. Po i ndjekim nga afër të gjitha këto përjetime në çdo vend të botës. Nëse ju vazhdoni të silleni në këtë mënyrë, nesër asnjë evropian, perëndimor në asnjë vend të botës nuk mund të hedhë hapin me siguri, me qetësi në rrugë. Nëse hapni këtë rrugë të rrezikshme ju do të jeni ata që do keni dëmin më të madh. Ne si Turqi i bëjmë thirrje vendeve të Evropës që të respektojnë demokracinë, të drejtat dhe liritë e njeriut. Nuk duhet harruar që për këto vlera po aq sa edhe ne kanë nevojë kryesisht edhe evropianët”, tha Erdoğan.

Në lidhje me diskutimet mbi demokracinë parlamentare Erdoğan tha se “Në të vërtetë nuk ka ndodhur një gjë e tillë si demokracia parlamentare në këtë vend. Çfarë ka ndodhur?. Ka patur demokraci parlamentare me sistem të deleguar. Këtë e kanë bërë”.

“Sistemi që ne kemi sjellë është një sistem ashtu si në shumë vende të botës ku qeveria mblidhet nën personalitetin e një njeriu të vetëm, që largon drejtimin nga shumë krerë në zbatim, në këtë drejtim. Ndërsa 'regjimi nga një njeri i vetëm' që këta nuk e heqin nga goja është krejtësisht një tjetër gjë, e cila tashmë ajo është mbyllur që në vitin 1923. Tashmë nuk bëhet fjalë për një 'regjim nga një njeri të vetëm'. Sistemi qeverisës presidencial është një sistem demokratik. Sepse presidenti zgjidhet me 50+1 përqind të votës popullore. Por, ne në Turqi a kemi parë edhe kryeministër të zgjedhur me 15 përqind? Kemi parë. Ne tashmë nuk dëshirojmë t’i shohim më këto”, tha presidenti Erdoğan duke shtuar se sistemi presidencial është sistem demokratik.

The post Erdogan: Turqia nuk mund të nënvlerësohet appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more