Skip to main content

“Maqedonia rrezikon sanksionet” plus 9 more 24 ore lajme

“Maqedonia rrezikon sanksionet” plus 9 more 24 ore lajme


Maqedonia rrezikon sanksionet

Posted: 25 Mar 2017 07:43 AM PDT

Për Maqedoninë fryn erë sanksionesh. Financial Times citon ndërmjetësit e bllokut që janë përfshirë në zgjidhjen e krizës politike të paralajmërojnë liderët maqedonas se rrezikojnë masa të rënda nëse vazhdojnë bllokimin e qeverisë së re dhe nxitjen e konfliktit ndëretnik. Akuzat për ushqimin e tensioneve të tilla dhe bllokimin e dorëzimit paqësor të pushtetit rëndojnë ...

Arrestimi i 4 policëve, nuk skanuan kamionin me 8 tonë kanabis

Posted: 25 Mar 2017 07:37 AM PDT

Arrestimi i katër punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës, si të dyshuar në trafikimin e 8 tonëve kanabis sativa drejt Italisë në shkurt të këtij viti, është bërë kryesisht në bazë të provave filmike. Top Channel ka mësuar nga burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda se nga këqyrja e kamerave ...

BE, rruga pas Brexit

Posted: 25 Mar 2017 07:30 AM PDT

Samiti i 60-vjetorit të Traktatit të Romës është më shumë sesa thjesht kremtim paqeje dhe uniteti. Ai përbën një moment kyç për bllokun dhe mënyrën si do ta përvijojë Bashkimi Europian rrugëtimin e tij pas Brexit-it. Në krye të axhendës qëndron propozimi i Europës së disa shpejtësive, i përshëndetur nga vendet më të fuqishme, por ...

60 vite union, udhëheqësit e BE-së mblidhen në Romë

Posted: 25 Mar 2017 07:17 AM PDT

Liderët e BE-së janë mbledhur në kryeqytetin italian për kremtimin e 60 viteve të kaluara që nga nënshkrimi i Traktatit të Romës. Krerët e 27 vendeve anëtare, pa përfshirë Mbretërinë e Bashkuar do të hedhin firmat e tyre mbi një deklarate të re, një formë nderimi kjo që i bëhet marrëveshjes së 1957-s, e cila ...

“Obamacare”, Trump nuk pranon të humbasë. Tërheq votimin

Posted: 25 Mar 2017 07:12 AM PDT

Udhëheqësit republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve morën vendimin për të tërhequr legjislacionin që do të rishikonte sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan nga votimi i kësaj të premteje. Kjo për shkak të mungesës së votave të mjaftueshme, pavarësisht lobimit dëshpërues të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatëve të saj në Kongres, duke i dhënë kështu një goditje ...

Hahn: BE nuk ka të ardhme pa Ballkanin

Posted: 25 Mar 2017 07:07 AM PDT

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin. "Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë", ka thënë Hahan. Në profilin e tij në Twitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së ...

“Stuhia” Fillon në Francë. Hollande: Disa kufij duhen respektuar

Posted: 25 Mar 2017 07:00 AM PDT

Presidenti francez, François Hollande ka reaguar këtë të premte, pas akuzave nga kandidati presidencial François Fillon, se kreu aktual i Elizesë po orkestron një komplot për të shuar mundësitë e tij për marrjen e pushtetit, në një garë që sipas një sondazhi të ditës së sotme mbetet ende e hapur. Me 43 për qind të ...

Drafti i faljes së borxheve, nisin diskutimet në Kuvend

Posted: 25 Mar 2017 06:37 AM PDT

Drafti i shumëpërfolur i faljes së borxheve që biznesi i ka administratës fiskale tashmë është përshirë në procedurat parlamentare dhe të hënën do të nisë diskutimet në Komisionin parlamentar të Ekonomisë. Kjo nismë e qeverisë vjen pas diskutimesh të shumta dhe  dakordësimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Sipas relacionit që shoqëron këtë draft, në total borxhi ...

“Turizmi në rrezik, zgjedhjet cënojnë sektorin”

Posted: 25 Mar 2017 06:24 AM PDT

Ky sezon turistik këtë vit përkon në një klimë të tensionuar politike, me një fushatë zgjedhore që ka nisur më herët se zakonisht, por edhe me një rajon aspakt të stabilizuar. Për operatorët e fushës, e gjithë kjo situatë është një panoramë e cila do të ndikojë negativisht në sektorin e turizmit. Kreu i shoqatës ...

Plas të Kombëtarja, Xhaka revoltohet me De Biazin. Ikën edhe Abrashi

Posted: 25 Mar 2017 06:19 AM PDT

Shqipëria humbi mbrëmë në Palermo ndeshjen kundër Italisë me rezultatin 0-2 e në këtë mënyrë duke ulur më shumë shanset për kualifikim në Botërorin e futbollit "Rusi 2018". Në ndeshjen e djeshme, sigurisht nuk mund të kalonte pa u vënë re mungesa e dy lojtarëve kryesorë në formacionin e kuqezinjve, Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka. Trajneri ...
loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more