Skip to main content

“LVV: Banorët e fshatit Varosh përsëri rrezikohen nga treni” plus 9 more Ferizaj Press

“LVV: Banorët e fshatit Varosh përsëri rrezikohen nga treni” plus 9 more Ferizaj Press


LVV: Banorët e fshatit Varosh përsëri rrezikohen nga treni

Posted: 28 Mar 2017 06:39 AM PDT

Ferizaj.28.03.2017. Vetëvendosje përmes një komunikate ka reaguar në lidhje me vendkalimin e hekurudhës në Varosh të Ferizajt. "Një nga kryqëzimet më të rrezikshme të rrugës me hekurudhën në Ferizaj është vendkalimi në hyrje të fshatit Varosh (Lagjja Berishë).Aksidentet e shpeshta prej të cilave disa me fatalitet, këtij vendkalimi i dhanë edhe disa epitete si "hekurudha famëkeqe" thuhet mes tjerash në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje ,Qendra në Ferizaj.

Reagimin e plotë të LVV,Qendra në Ferizaj mund ta lexoni në vazhdim.

Banorët e fshatit Varosh përsëri rrezikohen nga treni për shkak të papërgjegjësisë së pushtetit komunal
Se sa është i rrezikshëm kryqëzimi i rrugëve me hekurudhën, më së miri e dinë qytetarët e Ferizajt.
Çështja e hekurudhës në Ferizaj gjithmonë ka qenë temë debati pikërisht për shkak të rrezikshmërisë që ajo paraqet për qytetarët.
Aksidentet e shpeshta hekurudhore jo rrallë kanë rezultuar me jetë të humbura.
Një nga kryqëzimet më të rrezikshme të rrugës me hekurudhën në Ferizaj është vendkalimi në hyrje të fshatit Varosh (Lagjja Berishë).
Aksidentet e shpeshta prej të cilave disa me fatalitet, këtij vendkalimi i dhanë edhe disa epitete si "hekurudha famëkeqe", "pika e zezë" etj.
Si pasojë e presionit mediatik dhe qytetar, disa kohë më parë në këtë vendkalim u vendosën barrierat të cilat ishin të mirëpritura nga qytetarët e që u shfrytëzuan mirë politikisht nga pushtetarët. Arsyetimi i pushtetit për vendosjen e barrierave vetëm në këtë vendkalim e jo edhe në të tjerat ishte se "vendosja e barrierave në këtë vendkalim është i domosdoshëm, për shkak të frekuentimit të shumtë dhe rrezikshmërisë së lartë".
Pavarësisht të gjithave, ka disa ditë që në këtë pikëkalim janë larguar barrierat si dhe kontejneri i cili shërbente si vendqëndrim për punëtorët të cilët kujdeseshin për to.
Sipas burimeve tona, shkaku i largimit te këtyre barrierave është mospagesa e punëtorëve për disa muaj rresht e që duhej të bëhej nga komuna e Ferizajt. Flitet për një shkelje marrëveshjeje tipike sfarqiane, nga ana e të parit të komunës z. Muharrem Sfarqa.
Këto burime janë lehtësisht të besueshme pasi që ky nuk është rasti i parë dhe i vetëm që kryetari i Ferizajt shkelë marrëveshjen me kompani të ndryshme dhe si rezultat i kësaj, qytetarët ferizajas mbesin pa shërbime.
Mashtrimet dhe gënjeshtrat e kryetarit Sfarqa, kanë prekur edhe shumë individëve të tjerë si ne këtë rast, te cilët pas premtimeve për një vend pune kanë punuar me muaj të tërë dhe në fund nuk kanë marrë as pagë e as nuk e kanë fituar vendin e punës.
Edhe në këtë rast si në shumë raste të tjera, si rezultat i mungesës së kujdesit institucional banorët e fshatit Varosh, me vetiniciativë kanë vendosur një lajmërim afër vendkalimit që paralajmëron heqjen e barrierave.
Te premtosh 2 km kafaz hekurudhe nëntokësore e të mos sigurosh as barrierë mekanike është më shumë se mashtrim e gënjeshtër. Ky është direkt rrezikim i jetës së banorëve të fshatit Varosh e më gjerë. Kjo po i ndodh ferizajasve të cilët më të vërtetë nuk e meritojnë.
Nëpërmjet këtij shkrimi ne kërkojmë që sa më parë të rivendosen barrierat në këtë vendkalim dhe në vendkalimet e tjera të cilat janë pa barriera e që janë plot 13 sosh dhe secila nga këto paraqet rrezik për jetën e qytetarëve.
Me sa duket tanimë është bërë zakon që poqë se nuk proteston nuk mund ti gëzosh as të drejtat themelore qytetare . Mirëpo e paralajmërojmë z.Sfarqa se nëse pushteti nuk i kthen shpejt barrierat, do të përballet përsëri me protesta dhe kundërshtime qytetare.

Kaçaniku bëhet me treg për kafshë

Posted: 28 Mar 2017 06:23 AM PDT

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi nënshkroi kontratën për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të tregut të kafshëve me NP "X- Plast" me pronar Nexhat Vogliqi, fitues i ankandit publik.

Kryetari Ilazi me këtë rast uroi fituesin e ankandit publik për zonën kadastrale në Kovaqec, ndërsa shtoi se përmes hapjes së tregut të kafshëve do të gjenerohen vende të reja të punës si dhe tregtia me kafshë do të jetë e definuar në një vend të caktuar.

Pagesa e qerasë do të jetë një shumë simbolike, ndërsa shfrytëzimi i zonës kadatsrale është për periudhën 15 vjeçare, tha Ilazi.

Drejtori Halili për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Posted: 28 Mar 2017 06:01 AM PDT

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj, Muhamet Halili, nga data 26 mars po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Vizita është bërë me ftesë të Departamentit amerikan të shtetit. Halili nga dita e hënë ka filluar këtë vizitë zyrtare ë SHBA, e para e tij në nivel kaq të lartë.

Drejtori Halili është i ftuar në kuadër të programit "International Visitor Leadership Program"

 

Mbahet mbledhja e trete e KPF-së

Posted: 28 Mar 2017 05:42 AM PDT

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, të martën ka mbajtur mbledhjen e trete të Komitetit për Politike dhe Financa.
Ai fillimisht ka bërë edhe prezantimin e pikave të rendit të ditës të cilat janë përgatitur për këtë mbledhje.
Kryesuesi Guri, ka kërkuar nga anëtaret e këtij komiteti që të caktohen dy anëtarë nga Kuvendi Komunal për komisionin për ndarjen e bursave për student për vitin akademik 2016-2017. Pastaj u diskutua për propozim – vendim për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 498-0 Z.K. Fshati i Vjetër për varreza.
Po ashtu pikë e veçante e renit të ditës ka qenë edhe propozim – vendim për destinimin e ngastrës kadastrale 1348-0 ZK Ferizaj për raste sociale.
Është diskutuar edhe për dy propozim- vendime për shpallje të interesit të përgjithshëm për ngastrën kadatrasle 595-0 Z.K. Slivovë si dhe për ngastrën kadastrale 76-0 Z.K. Tërrn, të cilat do të destinohen për varreza të këtij fshati.
Anëtarët e KPF-së në këtë mbledhje kanë diskutuar sa i përket edhe propozim – vendimit për destinimin e pjesës së ngastrës kadastrale 845-0 Z.K. Koshare për Shtatore të Dëshmorit Besim Fazliu.
Është diskutuar edhe për propozim – vendim për destinimin e ngastrave kadastrale 1140-3 dhe 1143-3 Z.K. në Ferizaj për ndërtimin e një shkolle.
U diskutua edhe për propozimi për aprovimin e ofertës sa i përket raportit të komisionit për dhënien e tokave në shfrytëzim për konkursin e datës 14 Nëntor 2016 – Rahovicë.
Me vota unanime është pranuar edhe dorëheqja e Samir Rekës, ndërsa pritet të zëvendësohet me një anëtarë nga shoqëria civile.
U diskutua edhe propozim – vendimin për aprovimin e Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave 2017 – 2021.
Në mbledhjen e tretë të KPF-së është diskutua sa i përket edhe propozim – vendimit për aprovimin e Rregullores Komunale, për procedurat dhe Kriteret e Vendosjes dhe Mirëmbajtjes së Përmendoreve, Busteve, Monumenteve dhe Pllakave Përkujtimore në Komunën e Ferizajt, për propozimin-vendimin për dislokimin apo zhvendosjen e rrugës në fshatin Mirash si dhe për raportin financiar për vitin 2016.
Mbledhja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, do të mbahet me 30 mars duke filluar nga ora 10:00.

Myslimanet bëhen bashkë kundër terrorizmit

Posted: 28 Mar 2017 03:47 AM PDT

Ato janë kthyer me kurriz nga Parlamenti, duke formuar një zinxhir njerëzor në kujtim të viktimave të sulmit që ndodhi më 22 mars në Londër.

Mesazhi i tyre dënonte të gjitha format e terrorizmit.

A e dini se kosovarët do të mundë të udhëtonin sot pa viza?

Posted: 28 Mar 2017 03:46 AM PDT

Ndërkaq, rekomandimi i KE-së që kosovarët të udhëtojnë pa viza ishte bërë gjatë muajit maj të vitit 2016. Por, Kosovës i janë komplikuar punët pasi nuk ka miratuar në Kuvend Demarkacionin që është kriteri i fundit i papërmbushur për çështjen e vizave, transmeton Express.

Opozita ka kundërshtuar fort aprovimin e Demarkacionit në Kuvend duke pohuar se vendi ka humbur territor nga Marrëveshja me Malin e Zi. Ndërkaq, partitë në pushtet kanë pohuar të kundërtën.

Prishtinasja lind gjashtënjakë në Zvicër (FOTO)

Posted: 28 Mar 2017 03:46 AM PDT

Në një fotografi të postuar nga Albanews.ch, kjo nënë shihet pranë bebeve të shtrira në divan.

Sulmi në Londër, nuk ka dëshmi se ka lidhje me ISIS-in

Posted: 27 Mar 2017 11:26 PM PDT

Masood goditi me makinë turmën e njerëzve në urën Westminister, duke lënë të vdekur tre persona dhe plagosur rreth 50 të tjerë. Më pas ai theri për vdekje një polic në portat e parlamentit. Pas kësaj, policia britanike e qëlloi atë për vdekje.

Neil Basu, koordinator nacional për policin anti-terroriste në Britani, ka thënë se nuk ka parë asnjë të dhënë që Masood të jetë radikalizuar në burg më 2003.

Masood, 52-vjeç, ishte dënuar për krime të ndryshme në të kaluarën, por asnjëra prej tyre nuk ishin vepra që ndërlidheshin me terrorizëm.

"Metodat e sulmit të tij kishin nivel të ulët të teknologjisë, taktika të kopjuara nga sulmet tjera dhe kishin një jeohë e retorikës së liderëve të IS-it për të sulmuar policët dhe civilët. Por deri në këtë fazë ne nuk kemi asnjë të dhënë që ai mund ta ketë diskutuar sulmin e tij me të tjerët", ka thënë ai.

Basu ka shtur se autoritetet britanike akoma nuk dinë motivet që fshihen pas sulmit të 22 marsit në Londër.

Masood, që më herët njihej me emrin Adrian Russell, ishte konvertuar në fenë islame.

Grupi militant Shteti Islamik morri përgjegjësinë për sulmin terrorist pranë parlamentit britanik, duke thënë se njëri nga "ushtarët" e tij, e kreu sulmin.

Ja si do të jetë moti sot në Kosovë

Posted: 27 Mar 2017 11:26 PM PDT

Era do fryj nga Jug-Lindja 10 deri 30 km/h.Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 4-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 18-C.

PRO NET: PSE !? Pse po e shkatërroni qytetin tuaj?

Posted: 27 Mar 2017 02:57 PM PDT

Shtime.27.03.2017. Të nderuar qytetar të Komunës së Shtimes,

Duke parë nga afër dëmtimet që i janë bërë shëtitores tek Qendra Rinore nuk mundëm të mos reagojmë !

Pyetja e parë që duhet të ja bëjmë atyre që i bënë këto dëme është PSE !?

Ato nuk janë  pronë e askujt por janë pronë e jona dhe janë në shfrytëzimin tonë dhe të të gjithë qytetarëve dhe vizitorëve që do ti kemi në Shtime e kur jemi tek vizitoret çfarë ti themi atyre kur i shoqërojmë në këtë shëtitore ?! U dëmtuan vetë ? JO  nuk është arsye e as justifikim.

Të vetëdijesohemi, fillimisht ata të cilët gabuan duke u penduar për dëmet që ja bënë qytetit e me pas të mundohemi ti korrigjojmë ato me këshilla , sjellje dhe veprime konkrete !

Ta mbrojmë çdo  pemë, çdo fidanë dhe çdo hapësirë publike në Komunën tonë kushdo qoftë investitori sepse ato i duhen këtij qyteti për të ja shtuar bukuritë e jo për  ta dëmtuar në forma si ka ndodhë kjo sot !

Fotot më së miri tregojnë për dëmet që janë bërë atje , madje edhe një një kuti e metaltë e rrymës elektrike i ka penguar dikujt sa që e kanë dëmtuar dhe hapur atë duke vënë në rrezik jetën e tyre fillimisht e pastaj edhe të të rinjve që frekuentojnë atje por sot fatmirësisht kjo kuti ishte mbyllur një formë që rrezikon sërish të hapet.

MOS ! Mos ta dëmtojmë qytetin më , mos ti dëmtojmë parqet, mos ta dëmtojmë natyrën por ta duam atë dhe të angazhohemi për ta ruajtur atë !

Qofshin të fundit këto veprime dhe tani e tutje  bashkë të kujdesemi për mjediset tona !

Sinqerisht,

Kryesia e rrjetëzimit të OJQ-ve lokale në Shtime PRO NET

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more