Skip to main content

“Le Pen të premten do të vizitojë Moskën” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Le Pen të premten do të vizitojë Moskën” plus 19 more Radio Evropa e Lirë


Le Pen të premten do të vizitojë Moskën

Posted: 23 Mar 2017 10:05 AM PDT

Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen të premten do të vizitojë Moskën, ku pritet të bisedojë për bashkëpunimin në mes të Francës dhe Rusisë si dhe për luftën kundër terrorizmit. Agjencia e lajmeve Interfax raporton se ftesa për vizitën njëditore, të Le Pen, vetëm një muaj para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, është bërë nga kreu i komitetit të jashtëm të Dumës Shtetërore, Leondi Slutsky. Partia e Frontit Kombëtar e Le Pen e ka konfirmuar vizitën. Raportet e Le Pen me Rusinë kanë qenë temë e debatit gjatë fushatës zgjedhore, pasi një pjesë e madhe prej 9.7 milionë dollarësh, partia e saj, Fronti Kombëtar i kishte marrë nga një bankë ruse më 2014. Ajo hapur përkrah presidentin rus Vladimir Putin dhe ka bërë thirrje për raporte më të ngushta me Rusinë. Sipas sondazheve në Francë, Le Pen pritet të arrijë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ku me gjasë ajo do të përballet ndaj Emmanuel Macron për postin e presidentit.      

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Liderët nëpër fushata partiake, institucionet pa vendimmarrje

Posted: 23 Mar 2017 09:00 AM PDT

Udhëheqësit më të lartë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, i janë përveshur një fushate ende të pashpallur zgjedhore, që sipas analistëve politikë, po dërgon mesazhet se zgjedhjet e parakohshme, po shihen si opsion nga vet lidershipi i vendit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rohani do të takohet me Putinin më 28 mars

Posted: 23 Mar 2017 08:57 AM PDT

Kremlini thotë se presidenti iranian, Hassan Rohani do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në Moskë më 27-28 mars. Në deklaratën për media të Kremlinit thuhet se Putini dhe Rohani do të bisedojnë më 28 mars dhe më theks të veçantë do të flasin për raportet tregtare dhe investimet. Gjithashtu, dy liderët priten të diskutojnë për "zbatimin e projekteve të mëdha të përbashkëta në sferën e energjisë dhe infrastrukturës së transportit", thuhet në deklaratë.    

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Prokuroria Speciale nis hetime të reja kundër zyrtarëve

Posted: 23 Mar 2017 08:00 AM PDT

Prokuroria Publike Speciale ka njoftuar nisjen e katër hetimeve të reja për shpërdorim detyre të zyrtarëve në pozita të ndryshme në shtet, të cilat siç thuhet, në forma të ndryshme kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në qindra mijëra euro. Prokurorja speciale, Katica Janeva, tha se materialet mbi shpërdorimin e pushtetit janë siguruar përmes materialeve të besueshme, por edhe dëshmive verbale, se si këta persona kanë bërë larjen e parave të cilat në mënyrë të paligjshme kanë përfunduar në xhepat e zyrtarëve të pushtetit. Dy rastet e para të koduara "Tabla" dhe "Trista" kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare ku në mesin e të dyshuarve është edhe një ish ndihmës ministër i Punëve të Brendshme, ndërsa dy rastet e tjera të koduara si "Total" dhe "Tifani" kanë të bëjnë me fshehjen e tatimit ndërsa në shenjtër ka edhe disa gazetar të afërt me partinë e Gruevskit, VMRO DPMNE-në. Në interes të hetimit dhe kompletimit të hetimeve nga Prokuroria Speciale, nuk kanë publikuar identitetin e të akuzuarve si dhe shumën e plotë të parave të keqpërdorura. "Në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, drejtoria e të hyrave publike dhe Ministria e Financave, jo vetëm që nuk kanë kryer obligimet e tyre ligjore, por përkundrazi kanë lejuar që individë dhe Ministri të tjera të punojnë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi duke i lejuar atyre të pasurohen në dëm të buxhetit të shtetit", ka deklaruar prokurorja Katica Janeva, duke i ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me këtë institucion për nxjerrjen para drejtësisë të të gjithë zyrtarëve dhe personave të tjerë që mund të kenë keqpërdorur pozitën zyrtare. "Të gjitha këto shpërdorime tatimore dhe shkeljet e ligjit për furnizime publike reflektohen në mënyrë direkte në standardin e varfër të qytetarëve dhe shërbimet financiare në të cilat jetojnë shumica e qytetarëve të vendit", u shpreha Janeva. Prokuroria Speciale ka hedhur poshtë pretendimet se me hetimet e reja ka për qëllim pengimet e punës së mediave për faktin se në mesin e të dyshuarve për fshehje tatimi dhe falsifikim dokumentesh janë edhe disa gazetarë të një medie të artë me pushtetin, prokurorja Lençe Risteva, tha se pretendimet e tilla aspak nuk qëndrojnë pasi qëllimi i prokurorisë është zbardhja e çdo rasti që ka të bëjë me shkeljet ligjore. "Prokuroria Publike Speciale si institucion profesional dhe me përgjegjësi të lartë punon në interes të qytetarëve të Maqedonisë duke respektuar të gjitha ligjet që janë në fuqi. Duam të sqarojmë se për momentin asnjë media nuk është duke u hetuar nga prokuroria speciale që të thuhet se ne po bëjmë presione mbi punën e tyre". "Nëse persona të caktuar në një farë mënyre janë të lidhur me media të caktuara dhe nga ana tjetër kanë bërë shkelje ligjore apo vepra penale, kuptohet se në interesin tonë, por të të gjithëve është që të vërtetojnë nëse veprat e tilla janë bërë që të mund të iniciojmë përgjegjësi për personat e tillë. Por, ne i hedhim poshtë të gjitha pohimet se gjoja po bëjmë presione mbi punën e mediave", deklaroi prokurorja Lençe Risteva. Prokuroria Speciale gjatë funksionimit të saj një vit e gjysmë ka ngritur hetime dhe akuza ndaj më shumë se 50 zyrtarëve të lartë shtetëror përfshirë në mesin e të cilëve është edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ministra si dhe shumë drejtorë e funksionar tjerë të lartë kryesisht nga partia VMRO- DPMNE. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Sindikalistët e shëndetësisë paralajmërojnë protesta 

Posted: 23 Mar 2017 07:28 AM PDT

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, ka paralajmëruar një protestë me fillim nga mesi i javës së ardhshme pas mospërmbushjes së një varg kërkesash drejtuar instituicioneve të Kosovës. Paralajmërimi i protestës u bë në një konferencë me gazetarë të sindikalistëve të shëndetësisë, Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, i dha pak kohë më parë një afat prej dy javësh Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Shëndetësisë, që të përmbushë një varg kërkesash përfshirë edhe rritjen e pagave për punonjësit shëndetësorë. Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i tha Radios Evropa e Lirë se disa nga kërkesat e tyre janë rritja e pagës prej 15 për qind, përmirësimi i kushteve të punës, rregullimi i statutit të Qendrave të Mjekësisë Familjare e që tash për tash janë nën ombrellën e Kuvendeve Komunale. "Kemi pritur dhe nuk ka pasur refleksion nga Qeveria e Kosovë, përveç nga komisioni parlamentar i shëndetësisë dhe Minsitria e Administratës Publike. Ne kemi pritur që të na ftojnë në takime Ministri i Shëndetësisë dhe është ulur niveli i bisedës në zëvendësministra, dhe kjo na ka bërë që të marrim vendimin që javën tjetër të fillojë protesta paralajmëruese". "Andaj ne të mërkurën me datë 29 mars nga ora 8 deri 9 të bëhet protestë në të gjitha nivelet, përfshirë edhe emergjencën", tha Syla. Në anën tjetër, Devide Ymeri, kryetare e sindikatave në Qendrat e Mjekësisë Familjare në Komunën e Ferizajt, ka thënë se qëllimet e protestës janë të përbashkëta, si të nivelit primar sekondar e terciar. Por, kërkesa specifike e Qendrave të Mjekësisë Familjare, është që këto institucione të jenë nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë, pasi problemet rreth politikave shëndetësore janë të panumërta. "Qendrat e Mjekësisë Familjare janë lënë të udhëhiqen nga Kuvendet Komunale, dhe kemi përherë problem. Problemet janë politikat shëndetësore. Ne nuk jemi nën ombrellën e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe me politikat lokale ne kemi problem, pasi edhe drejtorët zgjidhen prej komunës e që edhe kjo është politike". "Pastaj, Ministria e Shëndetësisë nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë me këto institucione, pra me Qendrat e Mjekësisë Familjare,dhe përmes Kuvendeve Komunale komunikohet me ne, e që është e vështirë". Ndërkaq, Xhemajl Selmani, kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë se kushtet e punës në institucione publike shëndetësore janë shumë të rënda. "Ne jemi të gatshëm dhe stoik në kërkesat tona. Gjendja e mjekëve sot në Kosovë, në aspektin financiar është nën nivel. Rroga bazë e një mjeku specialist është rreth 60 euro. Kushtet e punës janë mizerje me plotë kuptimin e fjalës. Ne improvizojmë dhe improvizimet janë shkelje në mjekësi dhe ato mund të trajtohen nga gjykatat". Aktualisht as Qeveria e Kosovës dhe as Ministria e Shëndetësisë nuk kanë janë deklaruar për çështjen e protestës. Protestat e paralajmëruara të punonjësve të shëndetësisë vijnë pas një periudhe, siç thonë sindikalistët, të lënies pas dore të kësaj fushe. Qeveria e Kosovës pati paralajmëruar një ligj të ri për pagat, duke e përfshirë edhe sektorin e shëndetësisë, por ai u tërhoq pas një varg vërejtjesh. (REL)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Parlamenti i Shqipërisë miraton katër ministrat e rinj

Posted: 23 Mar 2017 07:17 AM PDT

Parlamenti i Shqipërisë ka miratur katër ministrat e rinj të qeverisë, të cilët më parë u dekretuan nga presidenti Bujar Nishani. Votimi i ministrave të rinj, në qeverinë që udhëheq Edi Rama, u bë pa praninë e partive opozitare. Ministër i Brendshëm u emërua Fatmir Xhafaj, Ministre e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, Olta Xhaçka do të udhëheq ministrinë e Mirëqenies sociale dhe Rinisë, ndërkaq Eduard Shalsi ëshë emëruar ministër i Pushtetit Vendor.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: 400 mijë persona “të bllokuar” në Qytetin e Vjetër të Mosulit

Posted: 23 Mar 2017 06:45 AM PDT

Rreth 600,000 persona vazhdojnë të qëndrojnë në zona në perëndim të Mosulit, që është nën kontrollin e grupit militant, Shteti Islamik, ndërkaq 400,000 të tjerë janë "të bllokuar" në Qytetin e Vjetër të Mosulit, ka njoftuar sot OKB. "Ata kanë nevojë të madhe për ushqim", ka thënë Bruno Geddo, që përfaqëson agjencinë për refugjatë të OKB-së për Irak. Ai ka thënë se njerëzit që kanë ardhur nga ajo zonë, e kanë përshkruar situatën si dëshpëruese. "Njerëzit kanë djegur orienditë, rrobat e vjetra, gjithçka që kanë gjetur vetëm që të ngrohen gjatë natës sepse natën temperaturat bien në mënyrë të konsuiderueshme. Është shumë e limituar sasi e ushqimit që ata mund të hanë", ka thënë Geddo, duke shtuar se njerëzit në Mosul po mbijetojnë me pak bukë dhe ujë dhe shumë prej tyre hanë vetëm një ditë. Komentete tij vijnë në kohën kur forcat irakaine kanë nisur një ofensivë që prej tetorit për të marrë nën kontroll Mosulin. Pjesa lindore e Mosulit u rimorr në muajin janar, ndërkaq forcat irakiane janë duke zhvilluar beteja të ashpra për të rrimarrë edhe pjesën perëndimore të qytetit. Mosuli ra nën kontrollin e IS-it më 2014.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremta e veçantë e Novruzit

Posted: 23 Mar 2017 06:12 AM PDT

Besimtarët myslimanë bektashinj po kremtojnë festën e Novruzit, njëra nga kremtimet më të rëndësishme persiane, që shënon fillimin e pranverës. Tetë tarikate të bektashinjëve në Kosovë kanë nisur festimet përmes lutjeve karakteristike në Teqetë gjithandej Kosovës. Një nga tarikatet më të reja në Kosovë, ai i Rufaive, ruan ende ritet fetare karakteristike të kremtimit të Festës së Novruzit, përmes shpuarjeve në pjesë të ndryshme të trupit të besimtarëve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Poroshenko akuzon Rusinë për vrasjen e politikanit rus në Kiev

Posted: 23 Mar 2017 05:40 AM PDT

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se vrasja e një ish-ligjvënësi rus në Kiev është "akt i terrorizmit shtetëror" nga Rusia. Poroshenko e bëri këtë deklaratë në Facebook dhe Twitter disa orë pasi Denis Voronenkov, u cili është zhvendosur në Ukrainë vitin e kaluar dhe ka kritikuar Qeverinë ruse, është vrarë në qendër të Kievit. Vrasja është "një akt i terrorizmit shtetëror të Rusisë, të cilën Voronenkov është dashur ta lërë për arsye politike", tha Poroshenko. Voronenkov, 45 vjeç, ishte deputet i Partisë Komuniste në Dumën e shtetit rus nga viti 2011 deri në shtator, 2016. Në një intervistë për ueb-faqen ukrainase censor.net, në muajin shkurt, Voronenkov e ka krahasuar Rusinë e sotme me Gjermaninë naziste, duke thënë se Shërbimi i Sigurimit kontrollon çdo gjë në vend.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Evakuim masiv pas zjarrit në një depo municioni në Ukrainë

Posted: 23 Mar 2017 04:19 AM PDT

Një depo municioni pranë qytetit Karkiv të Ukrainës është përfshirë nga flakët. Disa shpërthime janë dëgjuar po ashtu, duke bërë që mijëra njerëz të evakuohen. Kryeministri Volodymyr Hroysman tha se shpërthimi ka ndodhur në deponë e bazës ushtarake në Balaklia, pranë Karkivit, dhe rreth 100 kilometra larg vijës së frontit në konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë. Kryeprokurori ushtarak, Anatoliy Matios, shkroi në Facebook se hetuesit në vendin e ngjarjes besojnë se zjarri dhe shpërthimet e mëvonshme janë "rezultat i sabotimit". Zyrtarët nuk thanë menjëherë nëse ka viktima nga incidenti. Ata thanë se rreth 20,000 banorë të zonës janë duke u evakuuar. Depoja, e cila posedon mijëra tonelata municion, përfshirë artileri dhe raketa, përdoret për të furnizuar forcat e Ukrainës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Serbia nuk mund t’i përvetësojë pronat e Kosovës

Posted: 23 Mar 2017 03:54 AM PDT

Janë mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës jashtë territorit të saj, nga të cilat 110 gjenden në territorin e Serbisë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Anija e fundosur në Korenë e Jugut, ngrihet mbi sipërfaqe pas tre vjetësh

Posted: 23 Mar 2017 02:37 AM PDT

Një anije është ngritur nga shtrati i detit, tre vjet pasi është mbytur në ujërat e Koresë së Jugut. Anija Sewol është mbytur në jugperëndim të ishullit Jindo, më 16 prill të vitit 2014, duke shkaktuar vdekjen e 304 njerëzve - shumica prej tyre nxënës që kanë qenë në një udhëtim shkollor. Qeveria i është nënshrtuar presionit të familjarëve për të ngritur anijen prej 6,825 tonësh, pasi nëntë njerëz që kanë qenë në bord, figurojnë ende të zhdukur. Ka qenë kjo një nga fatkeqësitë më vdekjeprurëse në Korenë e Jugut. Kapiteni i anijes është shpallur fajtor për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Dhjetëra anëtarë të tjerë të ekuipazhit kanë marrë dënime më të vogla.  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Theresa May dënon sulmin në Londër

Posted: 23 Mar 2017 02:36 AM PDT

Kryeministrja britanike Theresa May, ka dënuar sulmin pranë parlamentit britanik në Londër, duke theksuar se ky ishte sulm ndaj demokracisë që mbaroi me dështim. (REUTERS)

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dy të plagosur nga shpërthimi në një bazë ushtarake në Shqipëri

Posted: 23 Mar 2017 02:23 AM PDT

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë tha se dy persona janë plagosur lehtë nga shpërthimi në një bazë ushtarake, në perëndim të vendit. Në deklaratën e lëshuar sot, ministria tha se shpërthimi i një dite më parë ka plagosur një rreshter të ushtrisë dhe një civil nga agjencia e trafikut ajror.  Shpërthimi ka ndodhur gjatë pastrimit të bazës në Porto Romano, rreth 40 kilometra në perëndim të Tiranës. Ministria nuk dha detaje për shkaqet e shpërthimit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kremlini mohon se i ka dhënë "ryshfet" Fillonit

Posted: 23 Mar 2017 12:47 AM PDT

Kremlini i hodhi poshtë raportet se kanidati për president të Francës, Francois Fillon, është paguar 50,000 euro për të aranzhuar një takim midis presidentit rus, Vladimir Putin, dhe manjatit libanez të naftës, Fouad Makhzoumi. Sipas raportit në të përjavshmen franceze, Le Canard Enchaine, kompania këshilluese e Fillonit ka aranzhuar takimin në një forum ekonomik, më 2015. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se raporti është "lajm i rremë". "Takimet e presidentit organizohen sipas protokollit dhe Kremlini nuk ka nevojë për ndonjë ndërmjetës", tha Peskov. Fillon tashmë është duke u hetuar mbi akuzat se gruaja e tij është paguar me vite të tëra për një punë qeveritare, të cilën nuk e ka bërë. Fillon, dikur favorit për t'i fituar zgjedhjet presidenciale në Francë, ka rënë tani në vendin e tretë në sondazhe. Rrethi i parë i zgjedhjeve do të mbahet në prill.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bie në nivel rekord sasia e akullit në Arktik

Posted: 23 Mar 2017 12:08 AM PDT

Sasia e akullit në Arktik ka rënë këtë dimër në nivele të reja rekorde, thanë shkencëtarët amerikanë. Sipas studimit që ka kryer Qendra Kombëtare për Borë dhe Akull, e mbështetur nga NASA, shtrirja e akullit në Arktik ka rënë në 5.57 milionë milje katrorë. Shifra do të thotë se akulli është tkurrur për 35,000 milje katrorë nga rekordi i mëparshëm më 2015. Shkencëtarët thanë se pranvera dhe vera, me gjasë, do të sjellin edhe më shumë shkrirje. "Po e humbim akullin në të gjitha stinët", tha drejtori i Qendrës, Mark Serreze.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia i kthen Bosnjës borxhin sovjetik

Posted: 22 Mar 2017 11:58 PM PDT

Bosnja tha se Rusia ka rënë dakord që t'i shlyejë asaj borxhin e kohës sovjetike, në vlerë prej 125.2 milionë dollarësh. Ministria e Financave e Bosnjës tha se marrëveshja e nënshkruar më 22 mars në Moskë, do ta bëjë Bosnjën republikën e parë ish-jugosllave që rikthen para të gatshme. Shuma e plotë e parave pritet të transferohet deri në fund të majit, por koha e saktë varet nga ajo se sa shpejt do ta ratifikojë Parlamenti i Bosnjës marrëveshjen. Në vitin 2003, Rusia ka marrë përgjegjësinë për borxhet e Bashkimit Sovjetik ndaj ish-Jugosllavisë, që llogariteshin rreth 1.3 miliard dollarë. Moska ka shlyer pjesën e borxhit me shtetet e tjera pasardhëse të Jugosllavisë, duke i paguar me mallra dhe shërbime.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson kërkoi më shumë kontribute në luftimin e IS-it

Posted: 22 Mar 2017 11:42 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, u bëri thirrje vendeve të koalicionit ndërkombëtar, që lufton grupin militant Shteti Islamik, të rrisin kontributet e tyre. Tillerson i bëri këto komente në Uashington, në një takim të koalicionit prej 68 anëtarësh. Grupi ekstremist ka pushtuar pjesë të mëdha të Irakut dhe Sirisë në vitin 2014, por ka humbur territor qysh në vitin 2016. "SHBA do ta bëjë pjesën e saj, por rrethanat në terren kërkojnë më shumë nga të gjithë ju. Kërkoj nga të gjitha vendet të shohin se si mund t'i mbështesin këto përpjekje jetike për stabilizim", tha Tillerson. Ai e cilësoi mposhtjen e Shtetit Islamik si qëllim "numër një" të SHBA-së në Lindjen e Mesme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Identifikohet sulmuesi në Londër

Posted: 22 Mar 2017 11:15 PM PDT

Tetë veta u arrestuan pas sulmit të së mërkurës në Londër, i cili la katër persona të vrarë, tha policia.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Trump i ofron “bashkëpunim të plotë” kryeministres May pas sulmit në Londër

Posted: 22 Mar 2017 12:22 PM PDT

Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti Donald Trump i ka ofruar bashkëpunim të plotë kryemininistres britanike Theresa May, pas sulmit terrorist në Parlamentin britanik. Përmes një deklarate për media thuhet se Trump në një bisedë telefonike me kryeministren May, i ka shprehur ngushëllimet për viktimat. Trump po ashtu ka ofruar "bashkëpunim dhe mbështetje të plotë të qeverisë amerikane që përgjegjësit e këtij sulmi të dalin para drejtësisë. Në herët, Sekretar amerikan i Shtetit, Rex Tillerson ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka thënë se Uashingtoni dënon "këto akte të tmerrshme të dhunës, pavarësisht nëse ato kryehen nga individë problematic ose nga terroristët".  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more