Skip to main content

Lajmi.net: “Shaqiri ndryshon më në fund stilin e flokëve (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Shaqiri ndryshon më në fund stilin e flokëve (FOTO)” plus 8 more


Shaqiri ndryshon më në fund stilin e flokëve (FOTO)

Posted: 27 Mar 2017 12:25 AM PDT

Duke mos arritur që të jetë protagonist në fushë, Shaqiri tërheqë vëmendjen me postimet e tij në Instagram.

Së fundmi ai ka publikuar një foto ku shihet duke e bërë një ndryshim të stilit të flokëve, përcjellë “lajmi.net”.

Në foto, kosovari shihet me frizerin e tij. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Posted: 27 Mar 2017 12:22 AM PDT

Kryesia ishte mbledhur javën e kaluar por kishte dështuar pasi që mungonin disa nga anëtarët e Kryesisë.

Pikat për të cilat do të diskutohen në mbledhjen e Kryesisë janë:

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës, 2. Koha për pyetje parlamentare, 3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen mbi shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,
  5. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-157 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore
  9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  12. Shqyrtimi i Propozim – Programit të Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë,
  14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
  15. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetes Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 9 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
  16. Debat parlamentar sipas kërkesës së deputetëve Bekim Haxhiu dhe Xhevaire Izmaku, të mbështetur edhe nga 8 deputet tjerë nënshkrues, në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë,
  17. Propozimi i GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane.

Nusja e Kardashianëve merr mësim nga kunatat, del lakuriq (Foto)

Posted: 27 Mar 2017 12:20 AM PDT

Ajo u paraqit tërësisht e zhveshur, vetëm se fshihte gjoksin me njërën dorë, shkruan lajmi.net.

Blac njihet për imazhe provokuese të cilat i sjell herë pas herë, por me këtë të fundit duket se ka kopjuar motrat e burrit.

Ajo është duke bashkëjetuar me Rob Kardashian, me të cilin ka një fëmijë, kurse Rob njihet si ish i dashuri i Rita Orës. /Lajmi.net/

CDU fiton zgjedhjet rajonale me shumicë të madhe votash

Posted: 27 Mar 2017 12:10 AM PDT

Në zgjedhjet në landin e Zarës (Saarland), kristjandemokratët e kancelares Merkel fituan sipas të rezultateve jopërfundimtare 41 përqind të votave. Ndërsa socialdemokratët arritën të marrin vetëm 29 përqind të votave. Këto të dhëna jopërfundimtare i publikoi kanali i parë i televizionit gjerman, ARD.

Landi i Zarës në kufi me Francën ka një popullatë të vogël prej një milion banorësh. Pas ndryshimit me sukses të strukturës ekonomike të këtij landi minierash të qymyrit, zgjedhësit po shpërblejnë prej disa vjetësh koalicionin e madh partiak të CDU dhe SPD në pushtet.  Por kudo në Gjermani zgjedhjet e landit të Zarës u panë si parashikuese të tendencës së përgjithshme për zgjedhjet parlamentare që në Gjermani janë në shtator. Në këto zgjedhje kancelarja Merkel kandidon për një mandat të katërt si kancelare.

Sondazhet dhe realiteti – të ndryshme

Me zgjedhjen e Martin Schulzit si kryetar të Partisë Socialdemokrate Gjermane (SPD) dhe si kandidat për Kancelar, SPD ka shënuar rritje të konsiderueshme mbështetjeje në sondazhe. Për herë të parë prej shumë vitesh, SPD u shkëput nga kuota 25-27% dhe ka arritur së fundi kuotën 31 përqind. CDU-ja sipas sondazheve ka të sigurtë 30 përqind të votave.

Por zgjedhjet treguan se realiteti dhe sondazhet mund të mos përputhen. Gjermania nuk ka probleme të mëdha ekonomike, që t’i detyrojnë zgjedhësit ta largojnë CDU/CSU nga pushteti dhe t’i zëvendësojnë ato me një forcë apo me koalicion forcash të tjera politike. Çështja e sigurisë është prioritare për shumicën e votuesve në Gjermani dhe tradicionalisht partitë konservatore konsiderohen të afta për t’u përballur me këto probleme. SPD ende nuk ka publikuar një program të qartë për atë që dëshiron të bëjë ndryshe në Gjermani, por vetëm disa ide dhe korrigjime të politikave të deritashme.

Në OKB diskutohet sot ndalimi i armëve bërthamore

Posted: 27 Mar 2017 12:05 AM PDT

Megjithatë, fuqitë kryesore botërore nuk do të marrin pjesë.

Në tetor, 123 vende të OKB-së kanë votuar për takimin e sotëm, ndërsa Rusia, Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Japonia, Izraeli dhe 29 vende të tjera kanë votuar kundër propozimit.

Kina, India dhe Pakistani kanë abstenuar.

Austria, Irlanda, Meksika, Brazili, Afrika Jugore dhe Suedia janë duke udhëhequr përpjekjet për ndalimin e armëve bërthamore.

Mbështetësit thonë se kërcënimi i katastrofës bërthamore është duke u rritur, për shkak të programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe administratës së paparashikueshme në Uashington.

Sipas kundërshtarëve, propozimi nuk ofron mënyra praktike për të arritur ndalimin e armëve bërthamore.

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Nikki Haley, edhe pse nuk do të marrë pjesë në takim, planifikon të lëshojë një deklaratë gjatë ditës.

Nga Kosta Rika vjen goli i vitit (VIDEO)

Posted: 27 Mar 2017 12:04 AM PDT

Muhaxheri i PDK-së: Vetëvendosje po shet moral të barazisë me gënjeshtra

Posted: 27 Mar 2017 12:03 AM PDT

Arton Muhaxheri

Ky është postimi i plotë i tij:

Një kryetar si ti e doja për qytetin tim, madje edhe publikisht pata deklaruar "Sikur Peja ta kishte Shpend Ahmetin" . Sot jo për qe kam ndryshuar bindje politike por thjeshtë kam ndryshuar mendim nga ajo se si të kam njohur dhe kam besuar si je dhe çfarë po shoh tash. Një kryetar kështu si ti jo veq qe nuk e dua në Pejë por as në Komunat për rreth Pejës.

Nuk është me rëndësi nëse ke hipur në një Jahtë lukzose ashtu siç nuk ka rëndësi e kujt ishte Jahta por është shqetësuese se ju i shisni moral çdo ditë qytetarëve të këtij vendi për barazi duke i ushqyer çdo ditë me copëza gënjeshtrash të cilat tashmë po ju mbesin në fytë juve që po gënjeni e jo qytetarëve të Kosovës.

PDK-ja e gatshme të shkojë në zgjedhje

Posted: 27 Mar 2017 12:02 AM PDT

Ai ka thënë se këto vizita janë në kuadër të programit dhe statutit të partisë për të komunikuar me bazën, në këtë rast degët. "Partia Demokratike ka obligim programor dhe statutar që në vazhdimësi të komunikojë me bazën e partisë. Pra, duhet të dëgjohet elektorati, të dëgjohen hallet, problemet, sugjerimet si dhe vërejtjet e elektoratit. Prandaj, të gjitha këto kanë qenë në kuadër të rrjedhës normale, por gjithsesi kjo e dëshmon se Partia Demokratike në çdo kohë është e gatshme të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë besimin e qytetarëve", ka thënë Grabovci në këtë intervistë dhënë gazetës "Epoka e re".

Duke folur rreth bashkëqeverisjes me LDK-në, Grabovci ka thënë se koalicioni PDK – LDK nuk ka dëshmuar deri më tani se është koalicion i vendimeve dhe përgjegjësive të mëdha. "Ky koalicion ka qenë i dedikuar të jetë koalicion i vendimeve dhe përgjegjësive të mëdha, megjithatë deri më tash nuk e ka dëshmuar një gjë të tillë. Dëshiroj që në të ardhmen e afërt ky koalicion ta dëshmojë vetveten, në të kundërtën të marrë vendimin e drejtë dhe të duhur në dobi të proceseve të vendit", është shprehur Grabovci.

Se sa ka unifikim brenda PDK-së për tri temat e mëdha, demarkacionin me Malin e Zi, asociacionin e komunave serbe dhe Gjykatën Speciale, Grabovci ka thënë se PDK-në e karakterizon një frymë demokratike e mirëfilltë. Ai ka thënë se PDK-ja është partia e vetme e cila është e gatshme të marrë përgjegjësi dhe vendime për t'u përballur me të gjitha sfidat dhe të dalë fituese. Grabovci ka thënë se PDK-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai ka theksuar se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për koalicione të mundshme, duke mos e përjashtuar, pas zgjedhjeve parlamentare, një koalicion të përbashkët me AAK-në.

Kjo këngëtare është një dhe e vetmja, thotë Ermali (Foto)

Posted: 26 Mar 2017 11:54 PM PDT

Në profilin e tij në rrjetin Instagram, ai ka publikuar një foto bashkë me Erën, me të cilën ai darkoi mbrëmë, shkruan lajmi.net.

Duket se Ermali pëlqen shumë këngët e Erës dhe se e ka mike shumë të ngushtë.

Përveçse ai pëlqen këngët e Erës, njësoj bën edhe kjo e fundit për Ermalin, e këtë gjë e vërtetojnë edhe disa video të cilat i publikoi mbrëmë Era, ku shihej se kënaqej nën ritmet e këngëve të Ermalit. /Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more