Skip to main content

Lajmi.net: “Ramos ‘zbulon’ përforcimin e madh të Real Madridit (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Ramos ‘zbulon’ përforcimin e madh të Real Madridit (FOTO)” plus 8 more


Ramos ‘zbulon’ përforcimin e madh të Real Madridit (FOTO)

Posted: 27 Mar 2017 11:55 PM PDT

Sergio Ramos ka hapur dyer e Real Madridit për transferimin e yllit të Monacos, Kylian Mbappe.

Reprezentuesi francez ka shkëlqyer me paraqitjet e tij gjatë këtij sezoni.

Dhe, "Los Blancos" janë përmendur si një prej klubeve të interesuara për transferimin e tij.

Në ndërkohë, Ramos ka theksuar se Mbappe është i mirëseardhur në Real Madrid.

"Nuk e kam ftuar presidentin Perez që të konsultohet me mua për përforcimet por dyert e Real Madridit janë gjithmonë të hapura për futbollistët më të mirë", deklaroi Ramos, përcjell "lajmi.net".

"Nëse Mbappe vjen në Real Madrid, ne do ta presim me mbështetje të madhe siç bëjnë gjithmonë me futbollistët e rinj që vijnë", theksoi ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

OKB: Takim për ndalimin e armatimit atomik, mungojnë SHBA dhe Rusia

Posted: 27 Mar 2017 11:51 PM PDT

Derisa shtetet pjesëmarrëse përpiqen të zhvillojnë negociata për atë që ata e shohin si ndalim juridik burthamor, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina dhe shtetet e tjera me armatim atomik, e kanë bojkotuar takimin, i cili ka filluar mbrëmë.

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha para fillimit të këtye bisedimeve, se ndalesa do t'i çarmatoste shtetet "që përpiqen ta ruajnë sigurinë dhe paqen", ndërsa "aktorët e këqinj" nuk do të nënshkruajnë ose nuk do të bashkëpunonin.

Kjo është mënyra e duhur dhe e vetme si duhet pastruar zona intime

Posted: 27 Mar 2017 11:51 PM PDT

Nuk duam të na keqkuptoni, pasi kur themi nuk duhet ta lani, nënkuptojmë të lani pjesën e brendshme të këtij organi me larës. Detergjentët, sapunët apo larësit e ndryshëm mund të jenë tejet të ashper dhe të prishin pH duke rritur rrezikun për infeksione vaginale. Ju mund të lani pjesët e jashtme të organit me ujë të bollshëm dhe me larës të butë ( pa kimikate e minerale të rënda)

Solucionet aromatike janë rreptësisht të ndaluara pasi mund të irritojnë lëkurën, të rrisin rrezikun për inflamacion etj. Disa studime tregojnë gjithahtu se përdorimi i pudrës në organet gjenitale mund të rrisin rrezikun e kancerit ovarian.

Për Eminan dhe bashkëshortin e saj, sot është një ditë e veçantë (Foto)

Posted: 27 Mar 2017 11:45 PM PDT

Ella Faria është fëmija i parë i modeles, për të cilën kujdeset në çdo çast vetë ajo, shkruan lajmi.net.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka ndarë një foto nga momenti i lindjes, në të cilën shihet ajo bashkë me burrin e foshnjën.

"03.28.2016. 💗 Ella Faria 💗 Ne ishim të bekuar nga prezenca jote dhe ky vit ishte më i miri, faleminderit që na zgjodhe në te jemi prindërit e tu. Ne të duam shumë vajzë, ti ke sjellë shumë gëzim dhe ke forcuar edhe më shumë dashurinë tonë. 💗 Urime ditëlindjen Ella Faria , të duan Mami and Babi " janë fjalët e Eminas në Instagram. /Lajmi.net/

De Gea? Jo, Real Madrid zgjedh portierin e ri (FOTO)

Posted: 27 Mar 2017 11:41 PM PDT

David de Gea nuk është objektivi kryesor i Real Madridit për transferim në Santiago Bernabeu pas përfundimit të këtij sezoni.

Mediat spanjolle raportojnë se "Los Blancos" kanë zgjedhur portierin e Chelseas, Thibaut Courtois si objektivin kryesor për transferim për sezonin e ri, përcjell "lajmi.net".

Courtois ka përvojë nga La Liga ku luajti me sukses te rivali i madh lokal i Real Madridit, Atletico Madrid. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Zgjedhjet, në maj ose në qershor

Posted: 27 Mar 2017 11:40 PM PDT

Nga ana tjetër, përderisa përfaqësuesit e partive opozitare qëndrojnë prapa asaj se vendi duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje, ata të partive në pushtet thonë se në zgjedhje mund të shkohet vetëm nëse krerët e PDK-së dhe LDK-së bien në ujdi për një gjë të tillë.

Por megjithëkëtë, partitë e dy taborëve shprehen të gatshme për zgjedhje, pa marrë parasysh se kur mbahen ato.

Nga ana tjetër, analistët politikë shprehen optimistë se pas zgjedhjeve nacionale do të ketë ndryshime në rezultate sado që, sipas tyre, një gjë e tillë nuk është aq e lehtë për t'u arritur./zeri.info/

 

AI: Koalicioni t’i mbrojë civilët në Mosul

Posted: 27 Mar 2017 11:36 PM PDT

Ky raport i kësaj organizate u publikua dje, pasi zyrtarët amerikanë kanë pranuar se forcat e koalicionit kishin dorë në sulmin ajror në Mosul, më 17 mars, nga i cili, sipas Amnesty International, u vranë 150 civilë.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara nuk kanë konfirmuar se ka pasur viktima civile, por i kanë hapur hetimet.

Në raportin e Amnesty International theksohet se dëshmia e mbledhur në terren në Mosul "tregon për një model alarmues të sulmeve ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, nga të cilat janë shkatërruar shumë shtëpi me familjet e tëra brenda".

Në raport, po ashtu, shkruan se çfarëdo dështimi për ndërmarrjen e masave për evitimin e viktimave civile do të jetë "shkelje flagrante e së drejtës humanitare ndërkombëtare".

Koalicioni i udhhequr nga Shtetet e Bashkuara po i ndihmon nga ajri forcat e qeverisë së Irakut, që po zhvillojnë luftime për marrjen e kontrollit të Mosulit, që prej vitit 2014 është i okupuar nga militantët e Shtetit Islamik.

Deputetët e liberalizuar, qytetarët e izoluar!

Posted: 27 Mar 2017 11:33 PM PDT

Derisa qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mbesin të izoluar për shkak të proceseve të papërfunduara politike nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, këta të fundit nuk ballafaqohen me një problem të tillë.

Madje, shumë prej tyre nuk u duhen as vizat për të udhëtuar jashtë vendit. Kjo pasi që ata përveç shtetësisë së Kosovës janë të pajisur edhe me një shtetësi të dytë.

Kampione sa i përket "dyshtetësisë" në mesin e partive është Lëvizja "Vetëvendosje". Përveç liderit të tyre, Visar Ymerit, janë edhe tre deputetet të tjerë të cilët kanë shtetësi tjetër përveç asaj kosovare.

E edhe në mesin e LDK-së ka deputetë që nuk janë vetëm "kosovarë".

Ndërkohë në PDK dhe në "Nismën për Kosovën kanë konfirmuar se nuk kanë deputet me nga dy shtetësi. Megjithatë, dyshtetësia nuk po llogaritet si problem nga analistët politikë dhe njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Sipas tyre është "dyfytyrësia" dhe "ngathtësia" e tyre politike e cila po vazhdon t'i mbajë të izoluar qytetarët e Kosovës. E me këtë dëm i madh po i bëhet edhe vendit./Zeri.info/

Cana takohet me yllin e madh të Bosnjës, e bëjnë shqiponjën (FOTO)

Posted: 27 Mar 2017 11:29 PM PDT

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more