Skip to main content

Lajmi.net: “Horoskopi, 24 mars 2017” plus 8 more

Lajmi.net: “Horoskopi, 24 mars 2017” plus 8 more


Horoskopi, 24 mars 2017

Posted: 24 Mar 2017 12:17 AM PDT

Horodkopi ditor

Dashi 

Nëse jeni në çift, bashkëpunimi do ju japë forcë të kaloni çdo pengesë. Gjatë kësaj dite parashikohen momente të ëmbla. Ndërsa ata që janë vetëm mund të kenë momente të trishtuara. E rëndësishme është që të shijoni momentin. Mbani parasysh se një histori dashurie që mbaron është edhe një derë që hapet për të ardhmen.

Demi 

Dita e premte do ju përballë me një sërë problematikash, ku secila prej tyre do nxjerrë në pah anën më të keqe tuajën. Lëreni mënjanë stresin, pasi yjet në pjesën më të madhe të rasteve do jenë në anën tuaj duke ju ndihmuar të përballoni çdo pengesë. Në punë do paraqiten mundësi të mira. Kontributi i një kolegu do i japë shtysë një projekti të ri.

Binjakët 

Ndikimi i Venusit në shenjën tuaj do të ketë rol mbrojtës, ndaj mos u frikësoni nëse ju shfaqen probleme. Megjithatë disa prej të lindurve të kësaj shenje mund të jenë në qendër të një debati familjar. Mundohuni të veproni me maturi, në mënyrë që të mos e tensiononi situatën. Kujdes me financat pasi shpenzimet e pamenduara mirë mund t'ju mërzisin shumë.

Gaforrja 

Pozitiviteti që do të shoqërojë nisjen e kësaj dite me kalimin e orëve do të zhduket. Nëse në mëngjes pozitiviteti dhe lumturia janë në kulm, gjatë pasdites do të përgjysmohet. Në këtë pjesë të ditës këshillohet që të përdorni kreativitetin tuaj. Ata që janë vetëm do realizojnë disa takime interesante të cilat do ju bëjnë të ndjeheni mirë.

Luani

Parashikohet një ditë shumë e lodhshme dhe e mërzitshme për ju. Planet tuaja nuk do të ecin siç duhet. Dita e premte nuk do të jetë aspak e favorshme, ndërsa vetëm nga java tjetër do të shënohen përmirësime. Ata që janë në çift do kenë disa konflikte me partnerin/en, por që do dini si t'i kapërcejnë. Për beqarët parashikohet ditë e zakonshme.

Virgjëresha 

Parashikimi për të pretmen e tregon qartë se nuk do jetë një ditë e mirë. Neptuni dhe Venusi në shenjën tuaj, nuk kanë aspak ndikim pozitiv. Dikush mund të fusë hundët në punët tuaja dhe t'ua prishë ato. Financat do vijnë duke u përmirësuar falë menaxhimit tuaj të mirë.

Peshorja 

Dita do të jetë përgjithësisht pozitive, ndaj mos i lini pas dore gjërat që keni planifikuar për sot sepse gjithçka do të ecë mjaft mirë, ashtu sikurse i keni menduar. Në punë mund të keni ulje- ngritje për shkak të një kolegu ziliqar, megjithatë shikoni drejtimin tuaj dhe gjithçka do ecë mirë. Beqarët do kenë një takim mbresëlënës.

Akrepi 

Të lindurit në këtë shenjë janë më të favorizuarit e ditës, si në punë, dashuri dhe shëndet. Mos kini frikë të guxoni, madje edhe të gaboni, sepse në fund të fundit nga gabimet mësojmë të gjithë. Horoskopi ju këshillon të mos hiqni dorë nga gjërat që i keni përzemër, por këshillohet t'i shkoni deri në fund synimeve tuaja.

Shigjetari 

Pozitiviteti do të dominojë gjithë ditën tuaj sot, sidomos në fushën e ndjenjave. Ndërkohë Saturni i cili do të shfaqet në shenjën tuaj do të turbullojë disi ujërat. Bëni kujdes lidhur me një çështje delikate, për të cilën kërkohet të veproni me maturi. Në planin financiar parashikohen disa shpenzime të cilat nuk i kishit aspak në plan.

Bricjapi 

Kjo e premte do jetë e mbushur me ulje- ngritje, por që në fundjavë pritet t'i kapërceni dhe të shijoni pushimin. Plutoni dhe Marsi do të ndikojnë në zgjedhjet që do të bëni në sferën profesionale. Do të dini si të përballoni çdo moment dhe do reagoni atëherë kur duhet, kjo do ju'a bëjë gjërat më të lehta për t'i kapërcyer.

Ujori

Parashikohet një ditë mjaft pozitive dhe në harmoni të plotë me familjen. Do të largoni tensionet e akumuluara në të kaluarën dhe do ecni përpara. Mundohuni të shprehni vendosmëri në çdo gjë që bëni, edhe në rastet kur do të përballeni me një përgjigje negative.

Peshqit 

Dita do të nisë e mirë qysh në mëngjes. Horoskopi parashikon një ditë të mirë sa i takon raportit në çift për ju të dashuruarit. Shmangni çdo debat dhe telash duke kaluar një ditë mjaft pozitive dhe shijoni pa fund pushimet e fundjavës.financat do përballen me disa vështirësi të vogla.

Uruguaj – Brazil, ndeshje e çmendur me 5 gola (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2017 12:16 AM PDT

Daut Haradinaj: Serbinë e turpëruam më 24 mars ’98

Posted: 24 Mar 2017 12:13 AM PDT

Në këtë intervistë dhënë për gazetën "Epoka e re", ai ka thënë se 19 vjet më parë Serbia është turpëruar në Gllogjan. "Atë ditë ishte një betejë e mundimshme me policinë serbe, të cilën e fitoi UÇK-ja, por i humbëm tre bashkëluftëtarë, Gazmendin, Agronin dhe Himen. 24 marsi i vitit 1998 konsiderohet fillimi i fundit të Serbisë në Dukagjin dhe në Kosovë, sepse pas asaj dite, i madh e i vogël u rreshtuan pro luftës dhe kundër Serbisë. Natyrisht se Drenica veç ishte mobilizuar dhe ishim të gatshëm si komb t'i dalim përpara makinerisë së Serbisë", është shprehur Haradinaj, duke shtuar se një vit më vonë, më 24 mars të vitit 1999, UÇK-ja mori edhe përkrahjen e aleatëve tanë, të NATO-s dhe të ShBA-së. "Pas plot 72 ditësh bombardime të NATO-s, Serbia u tërhoq nga Kosova dhe vendi ynë u çlirua nga okupimi. Për këtë arsye, 24 marsi i vitit 1999 është ditë e veçantë jo vetëm për Dukagjinin, por për gjithë shqiptarët, sepse nga ajo ditë u bëmë aleatë të Perëndimit. Edhe sot jemi të bindur se rruga drejt Perëndimit është e vetmja alternativë. Kosova nuk bën të gabojë dhe ta humbë partneritetin me NATO-n dhe ShBA-në", ka theksuar Haradinaj.

Ai ka thënë se mungesa e Ramush Haradinajt nuk e zbeh këtë përvjetor por, sipas tij, arsyeja pse ai nuk është në mesin tonë duhet të jetë motiv për të nderuar dhe kujtuar sakrificën shekullore të popullit shqiptar.

Haradinaj ka thënë se përgjatë historisë, shqiptarët asnjëherë nuk kanë qenë më mirë sesa që janë sot por, sipas tij, jemi shumë larg asaj çfarë kemi dashur. Daut Haradinaj është shprehur i bindur se e ardhmja është e shqiptarëve, por ka bërë thirrje që shqiptarët të jenë të bashkuar, t'i respektojnë vlerat e tyre dhe t'i ruajnë partnerët ndërkombëtarë.

Në këtë intervistë, Daut Haradinaj ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se luftëtarëve të UÇK-së nuk duhet t'u trembet as syri nga kjo gjykatë. Megjithatë, Haradinaj ka deklaruar se Kosovës nuk i është dashur një gjykatë e tillë pasi, sipas tij, lidershipi ynë herët apo vonë do të kuptojë se ka gabuar. "Kosova nuk ka pasur nevojë që të ketë beteja të tilla. Lidershipi ynë do ta kuptojë se ka gabuar që ka krijuar gjykata të tilla. Megjithatë, Kosova duhet të jetë e bashkuar për t'u përballur edhe me këtë sfidë", është shprehur deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj.

Ja si e këndon djali me ngjyrë këngën ‘Fund’ të Majk (Video)

Posted: 24 Mar 2017 12:11 AM PDT

Ajo shumë e pëlqyer është bërë edhe në vende tjera dhe madje me të po bëhen 'covere' nga këngëtarë të huaj, shkruan lajmi.net

Përmes 'repost', Majk ka publikuar një video ku shihet se si një djalë me ngjyrë i ulur pranë pianos po i interpretonte këngën e Majkut duke i shqiptuar fjalët mjaftë mirë.

Kjo video mori shumë komente ku djali u vlerësua për zërin!/Lajmi.net/

Vuçiq: Prishtina dhe Bosnja po luajnë me stabilitetin në rajon

Posted: 24 Mar 2017 12:08 AM PDT

Aleksandar Vuçiq

Sipas tij, këto elemente janë të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, por paralajmëroi se këto mund të dëmtohen nga qëndrimi i papërgjegjshëm ndaj veprimeve të Prishtinës dhe Bosnjës karshi Serbisë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, siç shkruan Tanjug, Vuçiq ka thënë, se Serbia është e gatshme të përballojë çfarë do lloj sulmi, por nuk është naive të heshtë. /Lajmi.net/

 

Argjentina – Kili, shikojeni çfarë ka bërë Messi nga penalltia (VIDEO)

Posted: 24 Mar 2017 12:07 AM PDT

BE-ja ta ndryshojë politikën për refugjatët!

Posted: 23 Mar 2017 11:58 PM PDT

Ai beson se shtetet anëtare të BE-së duhet të marrin në konsideratë lidhjet familjare, kur i zhvendosin azilkërkuesit dhe të harmonizojnë sistemin e ndihmës që marrin.

 

Përkujtohen viktimat e masakrës së Kotlinës

Posted: 23 Mar 2017 11:52 PM PDT

Në këtë datë janë vrarë dhe masakruar 14 qytetarë të këtij fshati si dhe në mbrojtje të popullatës ranë  11 dëshmorë të Brigadës 162 "Agim Bajrami".

Vehapi: PDK i ka mbajtur premtimet, do e fitojë prapë Rahovecin

Posted: 23 Mar 2017 11:46 PM PDT

Idriz Vehapi

"Shumë nga premtimet e fushatës së vitin 2013 janë përmbushur", ka thënë Vehapi.

"Të gjitha premtimet e dhëna edhe nga Thaçi gjatë kësaj fushatë janë realizuar, sidomos në bujqësi, por ka pasur investime edhe në infrastrukturë. Kemi pasur edhe donacione nga jashtë, por prapë ka punë për tu bërë", ka thënë Vehapi në "Ora e Fundit".

"Në vitin 2013 është premtuar se të gjithë ata që kultivojnë vreshta do të marrin një mijë euro subvencion për hektarë. Kjo është duke u realizuar. Por edhe për të gjitha llojet e perimeve shteti paguan 300 euro për hektarë", ka treguar Vehapi.

Por sipas tij për t'i stimuluar bujqit e kësaj ane duhet të rriten subvencionet.

Një ngecje në këtë komunë që ka përmendur kryetari i saj është palestra sportive.

"Palestra Sportive, nuk është kompetencë e imja – e komunës, Kjo palestër është filluar në vitin 2008 dhe ende është e papërfunduar. Për mua është e pakuptimtë, mos ta quaj absurde", ka shtuar ai.

Kurse për kandidimin e tij për zgjedhjet e ardhshme lokale, Vehapi nuk ka dhënë detaje.

"Nuk mund të flas, derisa të ulemi në degë dhe të bisedojmë. Propozimet që i jep dega i aprovon niveli qendror".

"Nëse nuk kam punuar sa duhet përzgjidhet kandidati tjetër, unë do ta ndihmojë atë. Por PDK do t'i fitojë zgjedhjet përsëri në Rahovec, me mua ose pa mua", ka përfunduar Vehapi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more