Skip to main content

Lajmi.net: “Deputetët paguhen sa pesë paga mesatare” plus 8 more

Lajmi.net: “Deputetët paguhen sa pesë paga mesatare” plus 8 more


Deputetët paguhen sa pesë paga mesatare

Posted: 28 Mar 2017 11:53 PM PDT

Kuvendi i Kosovës/ Foto arkiva

Këtë paga të larta të deputetëve në një vend të varfër, siç është Kosova, po kundërshtohen nga përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë për çështjeve ekonomike.

Të 120 deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, përveç pagës mujore prej rreth 1500 eurosh në muaj, gëzojnë edhe të drejta shtesë materiale për çdo aktivitet të tyre. Për dy seanca gjatë muajit, ata marrin 240 euro.

Kurse, për pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare, fitojnë shtesa prej 160 eurosh.

Kështu, si tërësi, të ardhurat mujore të deputetëve, përfshirë edhe mëditjet, arrijnë apo edhe e tejkalojnë shumën prej 2000 eurosh.

Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-Korrupsion dhe Dinjitet "Çohu", në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se deputetët e Kosovës janë më të paguarit në rajon dhe sipas tij, ata bëjnë shumë më pak punë, për sa paguhen.

"As pagën mesatare prej 2 mijë eurove që marrin në muaj deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e meritojnë, pasi që nuk bëjnë punë sa duhet. Ne jemi dëshmitarë se si po funksionon Kuvendi. Pra, deputetët nuk e meritojnë as këtë pagë që e kanë e lërë më të bëhet fjalë për rritje të pagave dhe mëditjeve për deputetët", thekson Demhasaj.

Një dallim kaq i madh të ardhurave personale të një deputeti dhe pagës mesatare në Kosovë, në aspektin ekonomik, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike Berim Ramosaj është jo racionale.

Sipas tij, këto paga tejkalojnë dukshëm potencialin dhe fuqinë e buxhetit të Kosovës, po ashtu, siç thekson Ramosaj këto paga bëjnë një diferencë të madhe të atyre që përfaqësojnë qytetarin dhe vetë qytetarin.

"Duke marrë parasysh diferencën sociale që ekziston midis njerëzve që punojnë në institucione publike qoftë kur është fjala për deputetët dhe pagës mesatare dhe minimale shihet se është fjala për një diferencë relativisht të lartë që nuk i shkon për shtati as një politike dhe as politikbërjes në Kosovë", thotë profesor Ramosaj.

Ndryshe, të martën në mbledhjen e Komisionit për Buxhet në pikën e rendit të ditës "Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2018 – 2020, është bërë kërkesë për mjete shtesë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Kosovës Ismet Krasniqi ka thënë se në kategorinë e pagave për vitin 2018 – 2019 janë paraparë 1 milionë e 400 mijë euro mjete shtesë.

"Ne kemi reflektuar si kërkesë buxhetore pasi që në vitin 2018 përmbyllet afati katër vjeçar i deputetëve dhe në zgjedhjet eventuale këto janë një buxhet i paraparë për pagat për mandatin pasiv të deputetëve, për kompensim, është paraparë gjysma e vitit 2018 dhe gjysma e vitit 2019", ka theksuar ai.

Kosova për vite me radhë nuk ka pasur rritje ekonomike më të lartë se 4 për qind. Niveli i papunësisë konsiderohet ët jetë i lartë dhe atë mbi 26 për qind sipas të dhënave zyrtare.

Paga neto mesatare në Kosovë për sektorin publik është mbi 400 euro në muaj, derisa, sipas të dhënave të organizatave ekonomike në sektorin privat, paga mesatare është rreth 349 euro.

Edhe pensionet në Kosovë llogariten të jenë të ulëta.

Pensionistët e moshës marrin 80 euro në muaj, derisa pensionistët kontribut-pagues marrin prej 140 deri në 240 euro në muaj. (REL)

Gjyqtari më i ‘dobët’ në botë, e anuloi këtë gol për një arsye qesharake (VIDEO)

Posted: 28 Mar 2017 11:50 PM PDT

Erdogan viziton çadrën e kundërshtarëve në Stamboll, pranon të pijë një gotë ujë

Posted: 28 Mar 2017 11:43 PM PDT

Gjatë ndalesës ne kampin kundërshtar, Erdogani bisedoi me kunderstaret, të cilët i ofruan një çaj po e refuzoi për shkak të kohës, duke pranuar vetëm një gotë me ujë. Ai qëndroi me kundërshtarët rreth 15 minuta, përpara se të shkonte në aeroport.

Referendumi i 16 prillit në Turqi synon rritjen e kompetencave të Erdoganit si president.

Tahiri: Rezoluta pezulloi bisedimet me Serbinë

Posted: 28 Mar 2017 11:33 PM PDT

Edita Tahiri

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar për "Zërin" se bisedimet me Serbinë në Bruksel janë pezulluar në respektim të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet së cilës kërkohet një pezullim i tillë pas ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia në INTERPOL.

Por, analistët politikë në Kosovë mendojnë se arsyeja e pezullimit të dialogut është krejt diku tjetër e jo te rezoluta e Kuvendit. Sipas tyre, bisedimet janë pezulluar për shkak të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen këtë të diel në Serbi e që kandidati më favorit për t'i fituar zgjedhjet është kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht pezullimit dialogu mes dy vendeve nuk do të ndërpritet.

Këtë gjë e konfirmon edhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Barjam Gecaj, i cili thotë për "Zërin" se bisedimet me Serbinë nuk kanë alternativë. "Qeveria dhe kryeministri Mustafa në vazhdimësi e kanë cekur se dialogu nuk ka alternativë. Pra, në dialog nuk jemi as për qejf e as për inate të Serbisë, porse ky është interes yni shtetëror", ka thënë Gecaj./zeri.info/

Real Madrid me ‘përforcimin’ më të madh për vitin 2017 (FOTO)

Posted: 28 Mar 2017 11:32 PM PDT

Sulmuesi i Monacos, Kylian Mbappe ka pranuar se mund të transferohet në Real Madrid.

“Sot, unë jam në Monaco. Real Madrid? Do të shohim se çfarë do të ndodh,” ka deklaruar pas Mbappe pas humbjes së Francës nga Spanja (2:0), përcjell “lajmi.net”.

“Ju duhet të shkoni në Real Madrid, kur ju jeni një lojtar klasi. Unë nuk jam për momentin, por gjithçka është e mundur.”, ka theksuar ai. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Budallallëk apo trimëri? Peshkatari përkëdhel peshkaqenin (Video)

Posted: 28 Mar 2017 11:31 PM PDT

Në video mund të shihet një marinar i cili ledhaton në kokë peshkaqenin me dhëmbë gjigant dhe tejet të mprehtë, sikur të ishte ndonjë qenush i vogël.

Por edhe pse vazhdimisht i qëndronte pranë peshkaqenit me gojë të hapur, ai në një moment rrezikon të mbetet pa dorë kur ai mbyll gojën.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale kanë pushtuar internetin në llogari të këtij burri trim.

"Kjo video është aq bizare sa që duket edhe e ëmbël. Peshkaqeni i shkretë dukej i frikësuar, por ky burrë ose është shumë trim ose i çmendur", ishte një nga komentet e shumta. Telegrafi

Shqipëria humbi nga Bosnja, kjo ndodhi në Itali (FOTO)

Posted: 28 Mar 2017 11:23 PM PDT

"Festa Dzeko, goli numër 50 me Kombëtaren", shkruan "Corriere Dello Sport" për duelin e kuqezinjve ndaj boshnjakëve.

"Dzeko dhe Luliç gol, Bosnja fiton në Shqipëri", shkruan "La Gazzetta Dello Sport" që thekson se dy lojtarët bënë provat për derbin e Romës me golat e tyre, por ndonëse Shqipëria rihapi ndeshjen me Balajn, nuk arriti të merrte rezultat pozitiv, transmeton "Panorama Sport".

Ndërsa portali italian "Vavel" i ka vënë titullin "De Biasi fundoset nga Seria A e tij", duke kujtuar se golat i shënuan dy lojtarët "italianë" të Bosnjës, ata që aktivizohen në Serinë A.

"Sportmediaset" në përmbledhjen e miqësoreve të sotme shkruan "Bosnja i fut stërkëmbëshin Shqipërisë", duke theksuar se pas humbjes në Palermo, Shqipëria e De Biasit është dorëzuar edhe në Elbasan.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

Kur Ezel u shpall modeli më i mirë… shikoni si ishte 20 vjet më parë (Foto)

Posted: 28 Mar 2017 11:23 PM PDT

Kenan Imirzalioglu, edhe pse është një prej emrave më të famshëm sot në Turqi, 20 vjet më parë ishte pjesëmarrës në një garë bukurie. Së bashku me aktoren Deniz Akkaya, Kenan ka fituar çmimin si modeli më i mirë.

Ndoshta kjo foto, sot është një prej më pak të pëlqyerave për dy artistët, madje ata mund të kenë harruar edhe ekzistencën e saj, por mediat turke e kanë shpërndarë me shpejtësi në të gjithë rrjetin.

Pasi u shpall si Modeli më i mirë i Turqisë, në vitin 1997, Ezel vijoi shumë projekte në këtë drejtim derisa filloi të luajë edhe në seriale. Disa vite më pas, ai u largua për të qenë pjesë e serialeve më të suksesshme jo vetëm në Turqi, por në të gjitha vendet ku janë transmetuar ato.

Specialja, aktakuzat në maj

Posted: 28 Mar 2017 11:19 PM PDT

Gjykata Speciale mund të jetë funksionale pas dy muajve, përkatësisht prej muajit maj të këtij viti. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë miratuar dje rregullat e procedurës dhe të provave, veprim ky që nënkupton se gjykata e re tashmë në aspektin juridik mund të jetë operativ brenda dy muajve.

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ia ka referuar dje Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. Ky referim vjen pas miratimit të Rregullores së Procedurës dhe të Provave në seancën e parë plenare të gjykatësve të Dhomave të Specializuara të Kosovës. Duke qenë se në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe në Zyrën e Prokurorit të Specializuar përcaktohet se Kodi i Procedurës Penale i Kosovës nuk është i zbatueshëm në Dhomat e Specializuara, paraprakisht duhej të miratohej Rregullorja e Procedurës dhe e Provave, e cila rregullon kryerjen e procedurave gjyqësore në të gjitha nivelet e dhomave të specializuara: Në Dhomën e Gjykatës Themelore, në Dhomën e Gjykatës së Apelit, në Dhomën e Gjykatës Supreme, si edhe në funksionet e gjykatësit paraprak.

Gjykatësit e Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese miratuan rregulloren e tyre procedurale që do të përfshihet në Rregulloren e Procedurës dhe të Provave. Rregullorja e Procedurës dhe e Provave i kushton rëndësi mbrojtjes së dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë të rrezikuar për shkak të dhënies së dëshmisë ose të bashkëpunimit të tyre me Dhomat e Specializuara.

Në tërësi, Rregullorja e Procedurës dhe e Provave synon të fuqizojë paanësinë, drejtësinë, shpejtësinë, efikasitetin, ndershmërinë dhe sigurinë e procedurave të Dhomave të Specializuara, duke respektuar njëkohësisht Kushtetutën dhe standardet më të larta të të drejtave të njeriut./zeri.info/

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more