Skip to main content

Lajmi.net: ““Ballkani pa kufij”” plus 8 more

Lajmi.net: ““Ballkani pa kufij”” plus 8 more


“Ballkani pa kufij”

Posted: 30 Mar 2017 12:07 AM PDT

Në portofolin e voluminoz të shteteve, me të cilat Kina mban marrëdhënie të mira, Serbia kurrësesi nuk është ndër ato që bien në sy. E megjithatë marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve duhen parë më nga afër, nëse do të kuptosh, se si Kina po depërton në tregun europian. Ndryshe nga vendet fqinjë si Hungaria, Rumania apo Bullgaria, Serbinë si vend jo-anëtar në BE nuk e prekin rregullat e kufizimet e BE-së, që ekzistojnë tashmë në Europë. Kësisoj Serbia edhe gjatë viteve të shkuara ka mundur të ndërlidhet shumë më ngushtë me Kinën krahasuar me fqinjët e saj në BE. E ka pasur fare pak politikanë të BE-së, që kanë mundur t’i kundërvihen nismave të Kinës.

Stacion i madh për presidentin Nikoliç

Këtë javë presidenti i Serbisë Tomislav Nikoliç vjen për një vizitë dyditore në Pekin. Që kjo nuk është një vizitë sekondare për Pekinin, e tregon pritja që i bëhet atij: si presidenti Xi Jinping, ashtu edhe kryeministri Li Keqiang dhe kryetari i Kongresit Kombëtar Popullor, Zhang Dejiang, do t’i shtrojnë atij tapetin e kuq. Triumvirati i pushtetit politik në Kinë gjen kohë për presidentin e Serbisë. Nikoliç madje do të nderohet me titullin qytetar nderi i Pekinit. Ky që në thelb është vetëm një formalitet, tregon, se sa seriozisht i merr Pekini marrëdhëniet. Nikoliç jo vetëm do të shohë kreun politik të Kinës, por atij do t’i serviren edhe kontakte me sipërmarrësit – p.sh. me Huawei, koncerni për teknologjinë e komunikacionit, menaxheri i të cilit ka hedhur një sy në tregun serb.

Muajin e kaluar një firmë kineze nisi me punimet e ndërtimit të autostradës E-763 mes Surçin dhe Obrenovaç. Presidenti Xi vet në verë ishte në Serbi, për të nënshkruar marrëveshjen. Në fillim të marsit u bë e ditur, se shitja Kinës e minierës së bakrit bashkë me furrënaltën e emërtuar RTB Bor është pothuajse punë e mbaruar. Ndërtimi i një parku industrial nën drejtimin e China Road dhe Bridge Corporation, shkurt CRBC, ndërkohë ka nisur.

Interesi i Kinës në ndërtimin e infrastrukturës serbe është i madh. Për një unazë autostradë rreth Beogradit ndërkohë para pak ditësh janë premtuar nga investitorët kinezë mbi 200 milionë Euro. Eshtë ende e paqartë, nëse segmenti hekurudhor i planifikuar mes Begradit dhe Budapestit do të ndërtohet prej kinezëve. Fillimisht ky segment rreth 350 km. i gjatë dhe me vlerë rreth 2,6 miliardë Euro iu dha kompanisë China Railway International Corporation. Por BE-ja ka deklaruar, se do ta verifikojë dhënien e mandatit në Hungari, sepse për këtë nuk ka pasur tender publik, siç parashikohet në direktivat e BE-së për të tilla projekte. Kjo është e vetmja pikëtakimi, në të cilën mund të ndërhyjë Brukseli: projektet transeuropiane. Serbia vet vazhdon të luajë jashtë rregullave ekonomike të BE-së.

Janë planifikuar udhëtimet pa viza

Nga ana tjetër Brukseli me siguri do të kishte ndërmarrë diçka edhe kundër thjeshtimit të rregullave për vizat, që ka vendosur ky vend i Ballkanit me Kinën vitin e kaluar. Qytetarët e të dy vendeve nuk kanë nevojë për vizë nëse udhëtimet e tyre nuk zgjasin më shumë se 30 ditë. Gjermanët ëndërrojnë për një gjë të tillë! Një hap ky, prej nga Serbia shpreson për një bum turistik në të ardhmen. Në panairin vjetor të turizmit në Serbi, që u zhvillua në shkurt, Kina mori pjesë për herë të parë zyrtarisht.

Serbia ende nuk është ndër destinacionet e para turistike për kinezët, por sidoqoftë shifrat flasin për rritje. Më 2016 ishin 29 përqind më shumë turistë se një vit më parë. 43.000 turistë në vitin nuk përbëjnë ndonjë shtyllë ekonomike, por në krahasim me 12.000 turistë më 2011 ky është një fillim i mirë.  Shpresa e kryeministrit Aleksandar Vuçiç lidhet tani me lidhjen direkte ajrore Beograd-Pekin. Për panairin sivjet për herë të parë u skicua edhe një broshurë me ture në të dyja vendet për kinezët. Njëri prej këtyre tureve titullohet “Ballkani pa kufij”. Ajo që për ndokënd tingëllon si turizëm paqësor, i bën të turfullojnë strategët në Bruksel – sepse kjo nënkupton futjen në Europë përmes derës së pasme./DW

FIFA e dënoi Messin, “shpërthen” Suarez

Posted: 30 Mar 2017 12:07 AM PDT

FIFA ka dënuar Lionel Messin me katër lojë ndalim pas fyerjeve në gjyqtarin e ndeshjes Argjentinë – Kili.

Suarez e ka quajtur diçka të pabesueshme që një lojtar për një fyerje të dënohet me katër ndeshje ndalim.

"Është e papranueshme që për një fyerje të dënohesh me katër ndeshje", ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Arreston tre kosovarë në Itali për terrorizëm

Posted: 30 Mar 2017 12:00 AM PDT

Personat e arrestuar kanë lindur në Kosovë por jetojnë në Itali me leje qëndrimi të rregullt. Midis tyre ishte edhe një i mitur, shkruajnë mediat italiane.

Një qelizë xhihadist është shpërbërë në qendër të Venecias me një aksion i policisë anti- terror dhe anti-mafia.

Ata kanë bërë kërkime edhe në 12 shtëpi dhe 10 qendrën historike të Venecias, një në Treviso dhe Mestre. /Isnajderi.com

Befason Bayerni, ofron 100 milionë euro për këtë lojtar (FOTO)

Posted: 29 Mar 2017 11:58 PM PDT

Bazuar në mediet në Spanjë, 'bavarezët' janë të interesuar për anësorin e Atletico Madrid, Yannick Ferreira Carrasco, i cili ka klauzolën e largimit 100 milionë euro.

Belgu 23 vjeçar, që po mahnitë me paraqitje te skuadra e Simeones, po pëlqehet shumë nga trajneri Carlo Ancelotti, që po u kërkon gjermanëve të thyejnë rekordin e klubit në transferime, duke paguar edhe 100 milionë euro për një lojtar./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Deputetja e njohur në muajin e 5 të shtatzënisë, pret binjakë (Foto)

Posted: 29 Mar 2017 11:56 PM PDT

Edhe pse të gjithë e kemi parë deputeten e Partisë Demokratike më barkun e fryrë prej shtatzënisë, më në fund ajo vetë ka zgjedhur që të publikojë e para fotot ku duket me barkun e rrumbullakosur. Mësohet se deputetja është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe pret dy vajza./revistawho.com

 

Lukaku apo Morata? Vendos përfundimisht Conte

Posted: 29 Mar 2017 11:48 PM PDT

Edhe pse dëshira e drejtorit sportiv te Chelsea, Emenalo, është që të rikthehet në 'Stamford Bridge' Romelu Lukaku, që është pjesë e Evertonit, trajneri italian tashmë ka zgjedhur preferencën e tij.

Conte sipas medieve në Angli, u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës nga Londra që të nisin kontaktet me Real Madridin, dhe gjatë afatit kalimtar të verës, sulmuesi spanjoll të jetë nënshkrimi i parë i tij.

Trajneri italian e njeh mirë Moratan, me të cilin ka punuar edhe te Juventusi në Serie A./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy

Diçka e mirë për kafen e mëngjesit

Posted: 29 Mar 2017 11:46 PM PDT

Tashmë është treguar që ajo mund t'ju kthjellë, mirëpo nëse në të shtoni pak çokollatë, filxhani me kafe mund të bëjë shumë më tepër për ju, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, rezultatet e një hulumtimi të paradokohshëm në Amerikë kanë treguar që pak çokollatë në kafe kontribuon që më mirë të koncentrohemi në detyrat e punës dhe në ditën e cila është para nesh.\

Hulumtimi, tema e të cilit ka qenë se si kafja ndikon në energjinë mendore, ka treguar që kafeja me çokollatë ul nervozizmin, të cilën natyrisht e shkakton kafeina.

Ekspertët theksojnë edhe se reaksioni i njerëzve ka treguar që konsumimi i kafesë së pastër mund të çojë deri te agresiviteti më i madh, gjë që është edhe një arsye më tepër që kafenë ta ëmbëlsoni me pak çokollatë.

Rritet numri i viktimave nga sulmi në Bagdad

Posted: 29 Mar 2017 11:42 PM PDT

Zyrtarët irakianë thanë se sulmuesi ka shpërthyer një kamion të madh, të mbushur me eksplozivë, kur i është afruar postbllokut.

Së paku tre nga të vrarët dhe shumë të plagosur janë policë, ndërsa të tjerët janë civilë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë ende asnjë grup, por militantët e Shtetit Islamik kanë kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Tani, ata po ashtu janë nën presion, pasi bastioni i tyre në qytetin e Mosulit është sulmuar nga forcat qeveritare, të mbështetura nga SHBA-ja.

Dalin skenat e nxehta të Rihannës, për të cilat asaj i vinte turp (Video)

Posted: 29 Mar 2017 11:39 PM PDT

Fjala është për lëvizjet nudo në serialin 'Bates Motel' aty ku Riri shfaqet më seksi se kurrë në dush, shkruan lajmi.net

Ky serial hyn në zhanrin e filmave horror po pavarësisht kësaj, një 'Bad Girl' si ajo di ta bëjë më së miri, duke i dhënë kësht ngjyrë muzikës e aktrimit./Lajmi.net/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more