Skip to main content

Lajmi.net: “‘Agjenti’ izraelit i përgjimeve: Kontrollova shtëpinë e Tom Doshit , më pagoi…” plus 8 more

Lajmi.net: “‘Agjenti’ izraelit i përgjimeve: Kontrollova shtëpinë e Tom Doshit , më pagoi…” plus 8 more


‘Agjenti’ izraelit i përgjimeve: Kontrollova shtëpinë e Tom Doshit , më pagoi…

Posted: 26 Mar 2017 12:08 AM PDT

Pas ndalimit në Rinas dhe shoërimit në Policinë e Tiranës, shtetasi i huaj 51- vjeçar që pretendon se është detektiv privat, ka dhënë deklarime para prokurorit në lidhje me aktivitetin e tij në Shqipëri. Pak orë pas ndalimit në Rinas mësohet se "detektivi" ka pranuar të japë shpjegime të plota para prokurorit të çështjes. Burime të "Panorama" nga grupi i hetimit kanë thënë se shtetasi Yoram Frig ka pretenduar se pak javë më parë është kontaktuar nga zyra e biznesmenit dhe deputetit shqiptar Tom Doshi. Ky i fundit, sipas shtetasit izraelit, kërkonte të verifikonte dyshimet që kishte nëse në makinat, zyrat dhe banesat në përdorim të tij ishin vendosur pajisje përgjimi. Për këtë arsye, shtetasi Izraelit ka dëshmuar se ka arritur në Shqipëri në datën 22 mars 2017 dhe ka hyrë në Rinas pa pasur asnjë problem apo pengesë nga autoritetet, edhe pse kishte me vete pajisjen skanuese të "çimkave".

Pasi ka hyrë në Shqipëri, shtetasi i huaj ka dëshmuar se ka punuar me kontrollin e automjeteve në përdorim të Tom Doshit, duke skanuar edhe zyrat e tij të biznesit, banesën dhe ambiente të tjera, ku i është kërkuar të verifikonte nëse kishte përgjues. Më pas, në datën 23 mars 2017, ai është nisur për të dalë nga Shqipëria por është ndaluar në Rinas, pasi efektivat e policisë kanë pasur dyshime për pajisjen që ai kishte me vete. Yoram Frig ka dëshmuar para prokurorit se për punën që kishte bërë në Tiranë kishte marrë një pagesë prej dy mijë eurosh, ndërsa pasi ka përfunduar shërbimet që i janë kërkuar u nis të largohej nga Shqipëria. Frig ka përsëritur se pajisja që i është bllokuar në Rinas është vetëm skanuese dhe kontrolluese, por nuk ka as aftësi, as programe e as pajisje përgjimi.

Largohet legjenda, befason të gjithë me skuadrën e re

Posted: 26 Mar 2017 12:01 AM PDT

Legjenda e Real Madridit, do të largohet nga klubi portugez në fund të sezonit.

Paraqitjet fantastike të 35 vjeçarit, kanë bërë që klubi francez Marseille, të mendojë për t’i ofruar një super-kontratë, përcjellë “lajmi.net”.

Në vazhdën e përforcimeve të fuqishme, Marseille konsideron se Casillas është zgjedhja më e mirë për portën.

Sipas “A Bola”, bardhekaltërit kanë vendosur t’i ofrojnë spanjollit një ofertë 2-vjeçare, me mundësi vazhdimi. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Cheryl dhe Liam Payne bëhen prindër për herë të parë (Foto)

Posted: 25 Mar 2017 11:57 PM PDT

Foshnja është një djalë i shëndoshë, të cilin bukuroshja e lindi në spitalin e Londrës, i favorizuar nga të famshmit dhe të pasurit, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Fëmija i tyre tashmë ua ka vjedhur zemrat prindërve më të rinj, e këtë gjë e ka konfirmuar edhe 33 vjeçarja e cila për medie tha "jemi jashtëzakonisht të lumtur me ardhjen në jetë të vogëlushit tonë".

Ajo ka postuar në rrjete sociale një foto të Liam duke e mbajtur fëmijën në duar, të cilës ia shtoi këtë mbishkrim:

"Të mërkurën, Liam dhe unë u bëmë prindër të një djali tepër të bukur dhe të shëndetshëm, duket si ëndërr".

Liam kishte konfirmuar lidhjen me Cheryl në fillim të vitit të kaluar. /Lajmi.net/

E kryer: James transferohet në Premierligë (FOTO)

Posted: 25 Mar 2017 11:53 PM PDT

Tabloidi britanik, “Mirror”, shprehet i bindur që kolumbiani do të transferohet në Premierligë.

Sipas këtyre informacioneve, ai do të veshë fanellën e Liverpoolit që nga sezoni i ardhshëm, përcjellë “lajmi.net”.

Minutazha e vogël te “Los Blancos”, ka bërë që James të kërkojë largimin.

Mbetet të shihet se a do të gjejnë marrëveshje Liverpool dhe Real Madrid, pasi që dihet se kërkesa e spanjollëve është shumë e lartë: 80 milionë euro. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

“Bombë” nga Italia: Kjo është skuadra e re e Milot Rashicës

Posted: 25 Mar 2017 11:46 PM PDT

Gazeta e madhe italiane, “Corriere dello Sport”, ka komentuar të ardhmen e yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica.

Sipas “CDS”, Rashica do të transferohet në verë te Napoli, përcjellë “lajmi.net”.

Jose Callejon do të largohet në verë dhe zëvendësuesi i tij do të jetë pikërisht Rashica.

Kosovari ka kontratë me Vitessen deri më 2020. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

Rivlerësimi i shtëpive, ja dokumentet e nevojshme për në Hipotekë

Posted: 25 Mar 2017 11:36 PM PDT

Pas plotësimit të formularit, qytetarët e Shqipërisë duhet të dorëzojnë edhe disa dokumente për procesin e rivlerësimit, të publikuara në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara.

Gazeta boton dokumentet që nevojiten për qytetarët që kërkojnë të rivlerësojnë shtëpitë me çmimet fiskale të Hipotekës, apo kur rivlerësimi do të bëhet nga vlerësuesit privatë të pasurisë.

Sipas Zyrës së Përgjithshme të Regjistrimit të Pasurive, procesi i rivlerësimit mbyllet brenda 48 orëve. Afati për rivlerësimin e shtëpisë me taksën e ulur 2 për qind nga 15 për qind që ishte më parë është

PROCEDURA

Qytetarët që do të rivlerë- sojnë shtëpinë me çmimet fiskale të Hipotekës pas plotë- simit të formularit, duhet të dorëzojnë një kopje të kartës së identitetit, kopjen e dokumentit të pronësisë dhe prokurën, në rast se aplikimi do të kryhet nga një person i autorizuar nga pronari i shtëpisë. Taksa që do të paguhet llogaritet nga diferenca e çmimit të mëparshëm të shtëpisë dhe çmimit aktual, që llogaritet sipas çmimeve fiskale që janë në fuqi.

P.sh., një shtëpi 100 m², që është pranë Ministrisë së Jashtme, ku çmimi fiskal është 95 mijë lekë/m², ka vlerë 9,5 milionë lekë, nëse kjo shtëpi në këtë zonë më herët është regjistruar me vlerë 8 milionë lekë, tatimi që do të paguhet do të jetë 30 mijë lekë.Qytetarit i njihet e drejta për ta bërë rivlerësimin edhe me anë të një eksperti të licencuar.

Pra, e thënë ndryshe, ai mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimi do të bëhet nga Hipoteka, apo nga vlerësuesit privatë të pasurisë.

Në rast se rivlerësimi i pasurisë do të bëhet nga një ekspert i licencuar, atëherë formularit që do t'i dorëzohet Hipotekës duhet t'i bashkëlidhet edhe fotokopja e licencës së vlerësuesit të pasurisë, si dhe akti origjinal i vlerë- simit të pasurisë së nënshkruar dhe të vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë.

Udhëzimi parashikon që kur shtëpia rivlerësohet nga licencuesi privat, hipoteka nuk regjistron shtëpinë e rivlerësuar, nëse vlera e shtëpisë është më e ulët se çmimet fiskale që janë në fuqi.

Kështu dukej Kim Kardashian ndër vite (Foto)

Posted: 25 Mar 2017 11:29 PM PDT

Ajo ditë më parë kishte ngjallë nostalgji, duke publikuar një imazh familjar, në të cilën ishte bashkë me prindërit dhe motrat e saj, shkruan lajmi.net.

Më pastaj Kim solli disa imazhe të tjera si 7 dhe 12 vjeçare, në të cilat shihet e bukur sikurse është tash.

Por, ajo që e dallon Kimin e mëparshme me atë sot, bazuar në fotografi është se si e vogël ajo dukej një vajzë e pafajshme, kurse tash është shndërruar në seks-simbol. /Lajmi.net/

Dikur imazhet e tyre nga lufta tronditën botë, ja çfarë thonë sot protagonistët (Video)

Posted: 25 Mar 2017 11:15 PM PDT

Ky është parashikimi i motit për sot në Kosovë

Posted: 25 Mar 2017 11:12 PM PDT

Era do fryj nga Jug-Lindja 15 deri 55 km/h.

Ndërkohë parashikohet që temperaturat minimale do të lëvizin nga 3-C ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë deri 15-C.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more