Skip to main content

Kur kriza politike nxehet, pëson vetëm populli Gazeta Tribuna

Kur kriza politike nxehet, pëson vetëm populli Gazeta Tribuna


Kur kriza politike nxehet, pëson vetëm populli

Posted: 27 Mar 2017 01:46 AM PDT

Maqedonia pati zgjedhje më 11 dhjetor të cilat u menduan se do të nxjerrin vendin nga kriza e rëndë politike që nisi nga viti 2014 dhe u pasua nga lëshimi në eter i "bombave" të opozitës të cilët ndryshuan kahjen e politikës në Maqedoni dhe nxitën reagimin e qytetarëve dhe faktorit ndërkombëtar në vend.
Gjatë vitit 2016 pati disa tentativa për të mbajtur zgjedhje të parakohshme por pati sukses vetëm tentativa e 11 dhjetorit, që ishte rezultat i marrëveshjes së Përzhinos.

Zgjedhjet sollën rezultate të reja në Kuvend por jo edhe zgjidhje. LSDM fitoi 49 deputetë, VMRO-DPMNE fitoi 51 deputetë, BDI 10 deputetë, PDSH 2, Lëvizja Besa 5 dhe Aleanca për shqiptarët mori 3 deputetë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas rezultatit të zgjedhjeve pati edhe seancë konstituive në Kuvendin e Maqedonisë më 30 dhjetor ku u verifikuan mandatet e të zgjedhurve tanë dhe të njejtët janë duke pushuar në shtëpi prej asaj dite e deri sot.

Partitë shqiptare, si asnjëherë më parë ranë ujdi që të bëjnë një Deklaratë të përbashkët ku përfshiheshin të gjithë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.

Kjo deklaratë sot është arsye që VMRO-DPMNE të bëjë politikë dhe të keqpërdor atë duke e quajtur si dokument nga një shtet tjetër.

Të njejtën kartë e luajti edhe kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov që penalizoi të drejtën kushtetuese që mandatin ta merr LSDM, pasi partia që atë e solli në vendin e kryetarit të shtetit, dështoi që të bëjë koalicion të ri qeverisës.

Partitë politike për një javë janë ndalur tek komisioni për emërime dhe zgjedhje në Kuvendin e Maqedonisë, ku deri tani kanë zgjedhur vetëm kryetarin, Ilija Dimovski, deputet i partisë së Gruevskit.

Ky komision duhet të zgjedh edhe kandidatët për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pritet këtë javë të ndodh kjo.

Kriza politike dhe "konfliktet" në distancë në mes partive e "vrasin" vetëm të ardhmen e vendit.

Vonesat e partive politike dhe zgjidhjes së krizës kanë ndikuar që edhe pushteti lokal të mbetet pa mandat dhe pa fuqi ekzekutive.

Ekspertët e ekonomisë në vend thonë se kriza politike ka "djegur" ambiciet e secilit për të punuar në ekonomi dhe për të zhvilluar tregun në vend dhe për të ndihmuar që përfundimisht qytetarët të merren me punën që bëjnë e jo me politike.

The post Kur kriza politike nxehet, pëson vetëm populli appeared first on Gazeta Tribuna.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more