Skip to main content

“Kosovarja dënohet nga Zvicra, veç pse këndoi këngë “I feel good” në vend publik” plus 9 more GazetaBlic

“Kosovarja dënohet nga Zvicra, veç pse këndoi këngë “I feel good” në vend publik” plus 9 more GazetaBlic


Kosovarja dënohet nga Zvicra, veç pse këndoi këngë “I feel good” në vend publik

Posted: 29 Mar 2017 10:47 PM PDT

Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar (150 franga). Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.

Ajo kishte dashur vetëm të relaksohej dhe për këtë, gjatë rrugës për një kurs të mbrëmjes, më 1 qershor 2016 ia kishte thënë këngës së njohur "I feel good" të këngëtarit James Brown.

Nekibja 37 vjeçare kishte vendosur kufjet në veshë prej nga i vinte kënga në fjalë. Ajo edhe po lëvizte sipas muzikës, derisa nuk ia behën tre policë, shkruan 20minuten.ch. Disa veta ishin ankuar nga këndimi i shqiptares, kishte thënë njëri nga policët më vonë, transmeton albinfo.ch. Kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur ta identifikonin Nekiben. Sipas tyre, edhe përkundër faktit se po e kontrollonin ajo vazhdonte të këndonte dhe kalimtarët ndjeheshin të shqetësuar.

Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj për prishje të qetësisë një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangave. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës. "Ata më kishi akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur", ka thënë ajo për gazetën "24Heures".

"Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë". Pastaj, vazhdon ajo, në një rast tjetër, kur ajo ka kënduar këngën "Whisper" të Evanescence, të rinjtë i ishin afruar dhe e kishin falënderuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa avokati i saj ka shtuar se nuk ka mundur ta gjejë askënd që do ta vërtetonte se Nekibja ka kënduar me zë të lartë. Pastaj, veç kësaj, lartësia e zërit të saj nuk ishte matur nga askush.

Por asgjë nga këto nuk i ka hyrë në vesh gjyqtarit. Ai u beson plotësisht policëve. "Kur policia nis një aksion ajo nuk e bën këtë për ta zemëruar Nekiben por për faktin se situata e arsyeton ndërhyrjen e saj. "Ju, duke pasur kufjet në veshë, ndoshta nuk e dëgjoni veten se me sa zë të lartë këndoni", i është drejtuar gjyqtari shqiptares. Kështu, Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar. Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.

Por nuk janë kaq restriktivë të gjithë njerëzit e ligjit. Kur Nekibja qe dënuar në nëntor, policët e kantoneve tjera vetëm kishin luajtur kokën në shenjë habie për veprimin e kolegëve të tyre nga Lozana. "Ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë rast të krahasueshëm. Por kosovarja mundet lirisht të shpërngulet në ndonjë regjion tjetër, transmeton albinfo.ch. Te ne ajo mund të këndojë dhe vallëzojë sa të dojë", kanë thënë ata.

Ndërkaq, avokati i Nekibes nuk e përjashton që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!

The post Kosovarja dënohet nga Zvicra, veç pse këndoi këngë “I feel good” në vend publik appeared first on GazetaBlic.

Chloe Lloyd pozon me bikini (Foto)

Posted: 29 Mar 2017 10:40 PM PDT

Modelja e njohur, Chloe Lloyd cdo herë di të paraqitet e vecantë dhe me shumë stil.
Bukuroshja bionde së fundi ka pozuar me bikini duke nxjerrë në pah linjat e mrekullueshme, shkruan Indeksonline.

Lloyd padyshim që mund të shquhet për një trup tejet të formësuar.

The post Chloe Lloyd pozon me bikini (Foto) appeared first on GazetaBlic.

S’kanë të ndalur dallaveret me konkurse

Posted: 29 Mar 2017 10:36 PM PDT

Kontestimi i konkursit, kompensimi material dhe ndërprerja e marrëdhënies së punës kanë qenë subjekt i 596 ankesave të nëpunësve civilë dhe kandidatëve për pranim në shërbimin civil, të paraqitura në Këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës gjatë vitit 2016. Këtyre i është shtuar edhe numri prej 58 ankesash të bartura nga vitit 2015, duke e ngritur kështu numrin në 654, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i Këshillit të pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, në prezantimin e raportit vjetor për 2016, para Komisionit parlamentar për administratë publike, qeverisje lokale dhe media, të mërkurën, ka folur për punën që ka bërë ky këshill gjatë vitit të kaluar, duke përmendur shqyrtimin e ankesave dhe monitorimin e zbatimit të Ligjit për shërbimin civil.

Pas prezantimit, deputetët anëtarë të Komisionit kanë kërkuar sqarime se cilat institucione kanë pasur më shumë kontestime të konkursit dhe se a janë të ndërlidhura këto kontestime për shkak të nepotizmit apo lidhjeve partiake gjatë rekrutimit për të punësuarit në ato konkurse.

The post S'kanë të ndalur dallaveret me konkurse appeared first on GazetaBlic.

Kuvendi i Kosovës sot në Seancë Plenare

Posted: 29 Mar 2017 10:27 PM PDT

Sot Kuvendi i Kosovës mban seancën e rregull plenare, ku ndër të tjera do të shqyrtohet projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, si dhe projektligji për arsimin e lartë në Republikën e Kosovë.

Në këtë seancë janë paraparë të shqyrtohen 16 pika të rendit të ditës, ku përfshihet edhe votimi i projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

2. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor për themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,

3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për shkëmbimin dhe/ose ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet operatorit të sistemit të transmetimit OST SH.A. dhe operatorit të sistemit, të transmisionit dhe tregut-KOSTT SH.A,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-157 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndërmarrjet sociale,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L- 074 për arsimin e lartë në Republikën e Kosovë,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-138 për kompleksin memorial "Adem Jashari" në Prekaz,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-142 për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore,

9. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-134 për Legalizimin e Armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-091 për mbrojtjen nga zhurma,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

14. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

15. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

16. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

The post Kuvendi i Kosovës sot në Seancë Plenare appeared first on GazetaBlic.

Brexit do të ketë ndikim edhe në angazhimet e BE-së në Kosovë

Posted: 29 Mar 2017 10:24 PM PDT

Në kohën kur është nisur edhe formalisht procesi i largimit të Britansië së madhe nga BE-ja tashmë janë duke u bërë edhe llogaritë nnga qendra të ndryshme se sa do të kushtoj ky shkurorëzim, shkruan sot Koha Ditore.

Në BE pohojnë se Britania e madhe do të duhej të vazhdoj të paguaj kontibutin e saj në buxhetin e BE-së për të gjitha projektet të cilat janë dakorduar në kohën kur ka qënë anëtare, e kjo përfshinë edhe Kornizës shumëvjeçare financiare 2014 deri në 2020. Për këtë shkak është llogaritur se Britania e madhe do të paguaj se paku 60 miliardë euro, që disa media Britanime e kanë quajtur si "çmimi i divorcit".

The post Brexit do të ketë ndikim edhe në angazhimet e BE-së në Kosovë appeared first on GazetaBlic.

​Mbahet konferenca “Marrëdheniet nderetnike, arti e kultura”

Posted: 29 Mar 2017 10:23 PM PDT

Sot në Mitrovicë mbahet konferenca “Marrëdheniet nderetnike, arti e kultura”, ku e pranishme do të jetë edhe përfaqesuesja e BE-së në Kosovë, Natalyja Apostollova.

Në konferencë panelistë do të jenë 5 artistë shqiptarë, 5 serbë dhe 5 ambasadorë. Konferenca mbahet në lokalet e RTV Mitrovica.

The post ​Mbahet konferenca “Marrëdheniet nderetnike, arti e kultura” appeared first on GazetaBlic.

SHBA: Shqipëria të mos i shtyjë zgjedhjet

Posted: 29 Mar 2017 10:19 PM PDT

Shiko komentet

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i bëri thirrje opozitës në Shqipëri që të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit dhe që ato të mos shtyhen.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, ai tha se zgjedhjet askund në rajon nuk duhet të shfrytëzohen si shteg i ikjes nga përgjegjësia për t’u përballur me sfidat.

“Shqipëria do të duhej të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe të gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje, jo që t’i bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe qeveria duhet të zhvillojnë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta”, tha ai.

Dy ditë më parë partitë opozitare në Shqipëri ritheksuan përmes një deklarate "vendimin për mosparaqitjen e kërkesës për regjistrim si subjekte zgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve “deri në arritjen e një marrëveshje politike për krijimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë".

Afati për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet e 18 Qershorit skadon më 9 prill.

Kryeministri Edi Rama, nga ana e tij ka mbajtur një qëndrim të prerë duke deklaruar se partia e tij do të respektojë datën e zgjedhjeve, edhe nëse Partia Demokratike dhe partitë e tjera të opozitës nuk do të marrin pjesë.

The post SHBA: Shqipëria të mos i shtyjë zgjedhjet appeared first on GazetaBlic.

Merkel: Shqetësime për evropianët që jetojnë në Angli

Posted: 29 Mar 2017 10:17 PM PDT

Kancelarja Angela Merkel, gjatë një takimi të grupeve parlamentare të CDU-së dhe CSU-së, është shprehur se Gjermania dhe partnerët e tjerë evropianë nuk e donin daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropaian.

Gjithashtu ajo ka deklaruar se qeveria gjermane do të impenjohet në mënyrë intensive për të zvogëluar pasojat që “divorci” mes Anglisë dhe BE-së do të ketë në jetën e qytetarëve evropian, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe.

"Një ndër shqetësimet konkrete të Brexit është e ardhmja personale e qytetarëve evropianë, veçanërisht për gjermanët dhe evropianë që jetojnë në Britaninë e Madhe. Qeveria gjermane do të impenjohet në mënyrë intensive për të zvogëluar në minimumin e mundshëm pasojat në jetën e përditshme të qytetarëve evropianë në Britaninë e Madhe", është shprehur Merkel.

Britania ka nisi ditën e sotme procedurën e largimit nga Bashkimi Evropian, një vendim që u mor në bazë të rezultatit të një referendumi i cili u zhvillua në qeshorin e vitit të kaluar.

The post Merkel: Shqetësime për evropianët që jetojnë në Angli appeared first on GazetaBlic.

BE-ja kërkon adresimin e shumë çështjeve para procedimit të Projektligjit për paga

Posted: 29 Mar 2017 10:15 PM PDT

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar që të bëhen një sërë ndryshimesh para se të vendoset për pagat e sektorit publik. Kërkesa e tyre është që Projektligji për pagat të procedohet në Kuvend në pako me Ligjin për shërbimin civil dhe Ligjin për organizimin e administratës publike, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji për pagat, ndonëse ka kaluar në Qeveri më 30 dhjetor të vitit të kaluar dhe është proceduar në Kuvend, ende pa u diskutuar as në Kryesi të Kuvendit e as në komisione, është tërhequr nga Qeveria. Tërheqja është bërë pas kërkesës së BE-së.

Adresimi i problemeve të Ligjit për shërbimin civil, si fushë e paqartë dhe e kufizuar e ligjit, rekrutimi i pamjaftueshëm, duke përfshirë mungesën e mekanizmave efikas për promovimin e karrierës dhe rekrutimin e pamjaftueshëm të komuniteteve joshumicë, si dhe adresimi nëpërmes këtij ligji i menaxhimit të dobët të burimeve njerëzore dhe mungesës së profesionalizmit të shërbyesve civilë, janë disa nga çështjet që BE-ja ka kërkuar të përcaktohen në këtë ligj.

Nëpërmjet Ligjit për organizimin e administratës publike është kërkuar të adresohen dobësitë e administratës publike siç thuhet në një përgjigje të Zyrës së BE-së për gazetën, përgjithësisht të fragmentuar.

The post BE-ja kërkon adresimin e shumë çështjeve para procedimit të Projektligjit për paga appeared first on GazetaBlic.

Horoskopi ditor

Posted: 29 Mar 2017 10:10 PM PDT

Lexoje shenjën tënde:

Dashi – Fale ndikimit te madh te Saturnit, jeta juaj ne çift do vazhdoje te jete ne qendër te vëmendjes edhe gjate kësaj dite. Do kujdeseni qe çdo gjë mes ju te dyve te ece sa me mire. Beqaret do përjetojnë emocione akoma me te forta fale një surprize qe do iu bëjnë disa miq. ne planin financiar do bëni te pamundurën qe ta mbani situatën nen kontroll dhe do ja dilni mbanë.

Demi – Disa planetë do bëhen bashke gjate kësaj dite ne mënyrë qe t'iu krijojnë një klima sa me te ngrohte ju te dashuruarve. Kënaqësitë dhe emocionet do jene here pas here shume te forta. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe ka mundësi te hedhin menjëherë hapa te mëdha. Financat duhet te mundoheni t'i përmirësoni duke kërkuar te arrini sa me shume ne pune.

Binjakët – Nuk do silleni aspak mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe kjo mund te shkaktoje here pas here probleme te mëdha mes jush. Mundohuni te mos mendoni vetëm për veten sepse do shkatërroni gjithçka. Për beqaret mesdita do jete momenti ideal për te joshur e për te hedhur hapa me rëndësi. Ne planin financiar do jete Merkuri ai qe do iu sjelle fat me shumice.

Gaforrja – Mundohuni ta mbani sa me pranë partnerin tuaj gjate kësaj dite pasi dikush tjetër ka kohe qe pret gabimin tuaj me te vogël. Ai mund te përfitojë për t'ua marre atë. Beqaret do ëndërrojnë shume, do joshin pafund dhe ne fund do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe duan. Financat do dini si t'i menaxhoni gjate gjithë kohës dhe për fatin tuaj te mire gjendja do mbetet gjithë kohës e qëndrueshme.

Luani – Dite elektrizuese ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do nxeheni edhe për gjerat me te vogla dhe gjithë kohës do konfliktoheni. Beqaret do përfitojnë nga flirtet dhe mundësitë për aventura dhe do jene te ndërgjegjshëm qe nuk kane për t'iu ndodhur gjera serioze. Për financat do jete dite negative dhe e mbushur me probleme. Kërkoni sa me pare ndihme.

Virgjëresha – Sot do jeni shume me te logjikshëm ju te dashuruarit dhe do bëni te pamundurën qe t'i zgjidhni një e nga një te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret nuk do jene me shume fat, prandaj jo te gjithë do mund te kenë mundësi për lidhje serioze. Financat ne tërësi do jene te mira, por ato do mund te përmirësohen edhe me tepër nëse dini si t'i menaxhoni dhe disi sa te shpenzoni.

Peshorja – Dite shume e bukur do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merrni vesh për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe çdo çast do jete plot ngjyra. Beqaret me ne fund do mund te krijojnë një lidhje sensuale dhe te qëndrueshme. Ne planin financiar gjendja do jete aq e mire saqë ju mund te bëni edhe disa investime te guximshme dhe afatgjata.

Akrepi – Dite mjaft delikate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Mundohuni te tregoheni te kujdesshëm edhe me fjalët edhe me gjestet me te vogla nëse nuk doni probleme. Beqaret me ne fund do takojnë një person shume serioz me te cilin do mund te fillojnë një lidhje te jashtëzakonshme. Financat do i përmirësoni tej mase fale mënyrës suaj te menaxhimit.

Shigjetari – Dita e sotme ka për te qene e mbushur edhe me momente tensioni dhe konfliktesh, por edhe me çaste pasioni. Do përjetoni emocione vërtet te forta. Beqaret me mire le te qëndrojnë edhe pak kohe vetëm sot, pasi yjet nuk do i favorizojnë aspak takimet serioze. Me financat dojeni shume te logjikshëm dhe përpara çdo investimi do i bëni me kujdes llogarite.

Bricjapi – Ka rrezik qe sot edhe juve qe jeni ne një lidhje te flirtoni me shikime me dike tjetër. Ky ne fakt ka për te qene një gabim i madh, i cili do sjelle pasoja te renda. Për beqaret mund te lejohet gjithçka qe ata do e bëjnë me zemër. Ne mbrëmje emocionet kane për te qene edhe me te forta. Edhe buxheti do jete gjithë kohës i favorizuar. Do kryeni shpenzimet e dëshiruara dhe serish gjendja do mbetet e mire.

Ujori – Dite e mbushur me dialog, bashkëpunim dhe fjale te ngrohta do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk ekziston asnjë rrezik për tension apo mosmarrëveshje. Beqaret do fiksohen keq pas një personi dhe ka mundësi te fillojnë një lidhje pasionante me te. Buxhetin duhet t'ua besoni sa me pare disa specialisteve sepse vete nuk do mund te ruani një gjendje te qëndrueshme.

Peshqit – Dialogu, bashkëpunimi, respekti dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni vërtet me fat qe keni dike si partneri ne krah dhe do jeni gjithë kohës te buzëqeshur. Beqaret sado qe te mundohen dhe te bëjnë sakrifica për ta ndryshuar jetën sentimentale, nuk do ja dalin dot. Financat nuk do jene te këqija, por do jeni ju qe do tregoheni te palogjikshëm.

The post Horoskopi ditor appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more