Skip to main content

“Kokollari : Ministria e Shëndetësisë ka shpallë 17 vende të lira pune për shëndetësinë ferizajase” plus 9 more Ferizaj Press

“Kokollari : Ministria e Shëndetësisë ka shpallë 17 vende të lira pune për shëndetësinë ferizajase” plus 9 more Ferizaj Press


Kokollari : Ministria e Shëndetësisë ka shpallë 17 vende të lira pune për shëndetësinë ferizajase

Posted: 31 Mar 2017 09:31 AM PDT

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditë më parë një konkurs për plotësimin e 181 vendeve të lira të punës. Fjala është për plotësimin e disa pozitave me mjek të profileve të ndryshme në spitalet e Kosovës.
Në kuadër të këtij konkursi për shëndetësinë ferizajase në kuadër të Spitalit të Ferizaj dhe IKSHP janë shpallur 17 vende të lira pune.
Këtë për FerizajPress e ka konfirmuar edhe Gëzim Kokollari, këshilltarë i Ministri të Shëndetësisë.
"Në vazhdën e përpjekjeve tona për ngritjen e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve shëndetësore për qytetet e Kosovës, Ministri Rrahmani ka bërë kërkesë në Qeverinë e Kosovës për hapjen e 220 vendeve të reja të punës për specialist të profileve të ndryshme shëndetësore. Në këtë fazë Ministri ka shpallur 181 vende pune,ndërsa pas përfundimit të fazës së parë do të vazhdohet me hapjen edhe të 39 vendeve tjera të punës" ka thënë Kokollari.
Në kuadër të këtyre vendeve të hapura të punës, Kokllari ka thënë së 17 pozita janë të hapura për shëndetësinë ferizajase në kuadër të Spitalit dhe IKSHP.
"Në Spitalin e Ferizajt edhe përkundër hapësirave të ngushta për zgjerim të stafit mjekësorë janë hapur 13 vende pune ndërsa 4 vende janë të hapura ne Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik në Ferizaj. Pra gjithsej për shëndetësinë ferizajase i bie që kemi 17 vende të lira pune" ka thënë Kokollari.

Me poshtë e gjeni konkursin e plotë të MSH:
Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr. 03/L-212 i Punës si dhe në mbështetje të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2011 për Rregullimin e Procedurave për Themelimin e Marrëdhënies së Punës në Sektorin Publik, si dhe bazuar në kërkesën dhe planifikimin e SHKSUK-së, QKTGJ dhe IKSHPK, sipas raportit të përpiluar nga udhëheqësit e njësive përbërëse të SHSKUK-së, QKTGJ dhe IKSHPK sipas standardeve dhe nevojave të tyre, Ministria e Shëndetësisë shpall konkursin publik për këto vende pune:
SHPALLJA E KONKURSITInstitucioni: Ministria e ShëndetësisëTitulli i vendit të punës: Mjek Specialist nga lëmitë përkatëse si më poshtëKategoria funksionale/Koeficienti: H – 634, (634.00 euro)Numri i Referencës: MSH-006/03/17 Data e publikimit:

21.03.2017_____Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës:
-Nga lëmi Alergologji me Imunologji klinike – dy (2) pozita: (1 në Mitrovicë dhe 1 në Ferizaj); -Nga lëmi Anatomi Patologjike – një (1) pozitë në SR Gjilan; -Nga lëmi Anesteziologji- Intenzivist – nëntë (9) pozita: (4 në QKUK, 2 Mitrovicë, 2 Pejë, 1 Gjilan); -Nga lëmi Biokimi Klinike – nëntë (9) pozita: (8 në QKUK dhe 1 në Gjilan); -Nga lëmi Citologji – një (1) pozitë në QKUK; -Nga lëmi Dermatovenerologji – pesë (5) pozita: (3 pozita në QKUK dhe 2 në Gjilan);-Nga lëmi Fiziatri – tri (3) pozita në SR Gjilan;
-Nga lëmi Gastroenterologji – dy (2) pozita: (1 pozitë në QKUK dhe 1 pozitë në Gjakovë);-Nga lëmi Gjinekologji – katër (4) pozita: (2 pozita në QKUK dhe 2 pozita në Ferizaj);-Nga lëmi Infektologji – pesë (5) pozita: (4 pozita në QKUK dhe 1 pozitë në Gjakovë);-Nga lëmi Kardiokirurgji – një (1) pozitë në QKUK;-Nga lëmi Kardiologji – pesë (5) pozita: (2 pozita në QKUK, 2 pozita në Vushtrri dhe 1 QKMP Gjakovë);-
Nga lëmi Kirurgji e Fëmijëve – një (1) pozitë në QKUK;-Nga lëmi Kirurgji e Përgjithshme – dy (2) pozita: (1 pozitë në Gjakovë dhe 1 pozitë në Ferizaj);-Nga lëmi Kirurgji Maxillofaciale – dy (2) pozita në QKUK;-Nga lëmi Kirurgji Plastike – tri (3) pozita në QKUK;-Nga lëmi Kirurgji Torakale – një (1) pozitë në QKUK;
-Nga lëmi Kirurgji Vaskulare – një (1) pozitë në QKUK;-Nga lëmi Mjekësi e Sportit – dy (2) pozita në QKMS Prishtinë;-Nga lëmi Mjekësi Emergjente – tetë (8) pozita: (3 QKUK, 1 Mitrovicë,1 Ferizaj,1 Vushtrri,1 Gjilan,1 Prizren);-Nga lëmi Mjekësi Interne – shtatë (7) pozita: (2 pozita në Gjakovë, 3 në Ferizaj dhe 2 në Gjilan);-
Nga lëmi Mjekësi Interne – Hematologji – një (1) pozitë në QKUK;-Nga lëmi Mjekësi Interne – Reumatologji – një (1) pozitë në QKUK;-Nga lëmi Neonatologji – dhjetë (10) pozita: (7 pozita në QKUK, 2 pozita në Mitrovicë dhe 1 në Ferizaj);-Nga lëmi Neurologji – tri (3) pozita: (1 pozitë në QKUK, 1 pozitë në Mitrovicë dhe 1 pozitë në Gjilan);-Nga lëmi Oftalmologji – tetë (8) pozita: (4 pozita në QKUK, 2 pozita në Gjakovë dhe 2 pozita në Gjilan);-Nga lëmi Onkologji – dy (2) pozita në QKUK;
-Nga lëmi Onkologji Mjekësore – dy (2) pozita në QKUK;-Nga lëmi Onkologji Radiologjike – dy (2) pozita në QKUK;-Nga lëmi ORL – katër (4) pozita: (2 pozita në QKUK dhe 2 pozita në Ferizaj);-Nga lëmi Ortopedisë – tetë (8) pozita: (2 pozita Mitrovicë, 2 Ferizaj, 1 Pejë, 2 Gjilan dhe 1 Prizren);-Nga lëmi Pediatrisë – njëmbëdhjetë (11) pozita: (7 pozita në QKUK, 1 Gjakovë, 1 Mitrovicë dhe 2 Gjilan);-Nga lëmi Psikiatrisë – gjashtë (6) pozita: (3 pozita QKUK, 1 Gjilan, 1 Prizren dhe 1 QKMP Gjakovë);-
Nga lëmi Psikiatri Forenzike – dy (2) pozita në QKUK;-Nga lëmi Radiologji – dymbëdhjetë (12) pozita: (6 pozita në QKUK, 1 Gjakovë, 1 Mitrovicë, 1 Ferizaj, 1 Vushtrri, 1 Gjilan, dhe 1 pozitë në QKMP Gjakovë)
;Qendra Klinike Stomatologjike Universitare e Kosovës-
Nga lëmi Sëmundjet e Dhëmbit me Endodonci – katër (4) pozita;-Nga lëmi Kirurgji Orale – tri (3) pozita;-Nga lëmi Paradont. dhe Mjekësi Orale – një (1) pozitë;-Nga lëmi Ortodonci / Ortopedi e Nofullave – pesë (5) pozita; -Nga lëmi Stomatologjia Preventive – katër (4) pozita;-Nga lëmi Protetikë Stomatologjike – katër (4) pozita.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik-Nga lëmi Ekologji Humane – dy (2) pozita: (1 pozitë në QRSHP-Gjilan dhe 1 pozitë QRSHP Ferizaj);-Nga lëmi Epidemiologji – tri (3) pozita: (1 pozitë në IKSHP Pr, 1 pozitë QRSHP Ferizaj dhe 1 Gjakovë);-Nga lëmi Kimi Sanitare – një (1) pozitë në IKSHP Prishtinë;-Nga lëmi Mikrobiologji – gjashtë (6) pozita: (3 pozita në IKSHP Pr, 1 Klin.Infekt, 1 Ferizaj, 1 Mitrovicë);-Nga lëmi Mjekësi Sociale / Shëndet Publik – katër (4) pozita: (2 pozita në IKSHP Pr, 1 Gjilan, 1 Ferizaj).
Qendra Kombëtar i Transfuzionit te Gjakut-Nga lëmi Transfuziologji – një (1) pozitë në QKUK;Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, kanë mbaruar shkollimin adekuat, kanë aftësinë profesionale për kryerjen e detyrave, dhe nuk janë të punësuar në sistemin publik shëndetësor.
Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.
Shkollimi i kërkuar: Fakulteti i Mjekësisë dhe Specializimi nga lëmit përkatëse.
Aftësitë / përvoja dhe atributet e tjera që kërkohen: Përparësi do të kenë kandidatët të cilët kanë trajnime të veçanta, si dhe njohuri te mira të funksionimit të sistemit shëndetësor të Kosovës;Të ketë shkathtësi të dëshmuara dhe efektive të komunikimit me shkrim dhe me gojë, të ketë njohuri të gjuhëve zyrtare në përdorim. Njohja e punës me kompjuter është e domosdoshme ndërsa njohja e gjuhës angleze është përparësi.
Vërejtje: Kandidatët që renditen të parët në ranglistë, kanë të drejtë zgjedhje vendin e punës, varësisht nga numri i kërkuar sipas konkursit.
Data e mbylljes së konkursit: 04.04.2017Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën nr. 23 të Ministrisë së Shëndetësisë, Lagja Arbëria, rruga e Zagrebit p.n. (ish Spitali i mushkërive). Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës.
Kontaktet me telefon mund ti bëni në 038 212 -276.Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Shumë vende do të përballen me ndërprerje të energjisë elekrike këtë vikend

Posted: 31 Mar 2017 09:07 AM PDT

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

Më 01.04.2017 në NS 35/10 kV Ferizaj III do të shkyçet:

Dalja 10 kV Varoshi( Kodi :40042005) prej orës 08:45 deri ne ora 09:00 dhe prej 15:45 deri ne ora 16:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Varoshi, Rakaj dhe Topojan-Greme.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i ormani të TU në TS-Mant.

Më 01.04.2017 në NS 35/10 kV Shterrpca( Kodi: 40044) do të këtë shkyçje totale prej orës 10:00 deri ne ora 11:00
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkolla e Skijimit, Molika, një pjesë e qytetit -Komuna, Ambulanta, Shtëpia e mallrave, Qendra e Shtërpcës, Brezovica, Zona turistike-Villat, qyteti i Shtërpcës, Hotel Breza, Jazhinca, Sevce, Vërbeshtica, Fabrika Ivo Llola, Biti e Ulët, Biti e Epërme, Paloj, Shushiq, Gotovusha, Drajkovci, Viqa, Gradovica, Firaja, Brodi, Hotel Narcisi, Repitetori, Shkolla e Skijimit, Hotel Molika, Fabrika Pillana dhe Berevci.
Arsyeja e ndërprerjes: rregullimi i ndarësit linjor-ajror në TS 35 kV Shtërrpca për kyçjen e linjës kabllovike 35 kV të HC Brezovica.

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

Më 02.04.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:
• Dalja 10 kV QMI (41000011) prej orës 10:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Atlantik grup, Univerziteti Fama, Solid, Buqaj SH.P.K, Potera, Baki Automobil, Viva Fresh dhe Hospital Kosova.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e transformatorit të ri.

Më 04.04.2017 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:
Dalja 10 kV Bablaku (41000001) prej orës 10:00 deri në orën 11:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Terrni, Bablaku, Rubovci, Kojska, Ata Projekt, Dafina Shumolli, Bali Comerce, ETC, Gerlica, Rasim Halili, TS Metal Kosova, Universium Babushi I Ri, Surqina, Cerrnilla, Mirashi i Ri dhe Mirashi.

Arsyeja e ndërprerjes: kyçja e transformatorit të ri 1600kVA.


Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

Më 03.04.2017 në NS 35/10 kV Magure do të shkyçet:
Dalja 10 kV Drenicës (41048001) prej orës 10:00 deri në orën 13:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: pjesë e Rrezez ( Leletiqit), Mirenë, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ulët, Resinoc Baincë, Shale dhe Krojmiri.

Arsyeja e ndërprerjes: vendosja e shtyllave TM, LOT9.

“Luboteni” fitues i Kupës së Kosovë

Posted: 31 Mar 2017 08:54 AM PDT

Ekipi ferizajas KV "Luboteni” është është ftues i Kupës së Kosovës në volejboll.

Ndeshjen për Kupën e Kosovës e zhvilluar në pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ka përfunduar me rezultat 3: 0 në të mirë të volejbollistëve ferizajas të KV "Luboteni" kundër ekipit Prishtinas, "Prishtina Volley"
Është kjo kurorëzim i sukseseve të cilat klubi volejbollistik "Luboteni" ka arritur në garat e fundit e ku edhe në garat për Kupën e Kosovës ka hyrë si favorit.

Rezultatet në seta treguan se ferizajasit edhe në këtë takim ishin shumë më të mirë se kundërshtari dhe nuk lanë vend për befasi.

ODK publikon gjetjet për llogaridhënie të pushtetit ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor

Posted: 31 Mar 2017 08:18 AM PDT

Më poshtë mund t'i lexoni gjetjet e OKD-së nga komunikata drejtuar mediave:

Nëpërmjet rreth 80 indikatorëve për institucione e kemi matur dhe analizuar transparencën e 275 institucioneve të pushtetit ekzekutiv rajonal dhe kemi mbledhur mbi 15.000 të dhëna në lidhje me institucionet publike rajonale.

Të dhënat e preliminare për ekzekutivin paraqesin situatën e tillë:

Qeveria e Kosovës vjen në vendin e tretë në Ballkanin Perëndimor në hapjen e ekzekutivit me një rezultat të përgjithshëm prej 39.95%. Mungesa e planifikimit strategjik dhe promovimin e qeverisjes së hapur si një strategji kombëtare përbën një pengesë të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm.

Qeveria e Kosovës, përgjegjësisht Zyra e Kryeministrit ka rezultatin e dytë më të mirë ne rajon të hapjes, që korrespondon me 60.80%. Mirëpo, ky institucion ka problem kur është fjala për qasshmërinë që ka të bëjë me përputhje me procedurat për qasje të lirë në informata dhe qasje në dokumente zyrtare ku ka mar rezultat prej (65, 38%).

Efikasiteti

Kosova e ka rezultatin më të ulët në kategorinë e efikasitetit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shënuar vetëm 24,96% kjo si rezultat i mungesës  së vlerësimti të përgjithshëm dhe monitorimit të suksesit të projekteve dhe politikave.

Integriteti

Një fushë në të cilën Fuqia Ekzekutive është duke performuar shumë mirë janë deklaratat e pasurisë me anë të kartave të aseteve ku treguesit e integritetit janë të lidhur me deklarimin e pasurisë, kodin e mirësjelljes dhe të konfliktit të interesit, të tri këto procese janë të rregulluara dhe na japin një një rezultat prej 100%.

Transparenca

Një nga aspektet në të cilën Zyra e Kryeministrit është duke performuar mjaft dobët është transparenca buxhetore. Faqja zyrtare nuk përmban shpenzimin e buxhetit dhe llogaritë përfundimtare. Nuk ka asnjë informacion për nivelin dhe përbërjen e borxhit publik, shërbimit të borxhit, dhe si është duke u menaxhuar borxhi

Informacione Organizative

Zyra e Kryeministrit shënoi mbi mesatare 63%, kur është fjala për transparencën në informacionet organizative. Uebfaqeja është në përgjithësi e populluar me njoftime për shtypin, procesverbale të mbledhjeve të qeverisë, dokumentet zyrtare, raporteve, strategjive, planeve vjetore të punës dhe në një farë mase informacion mbi nëpunësit civilë.

Ministritë

Ministritë e Kosovës përmbushin 40% kriteret e hapjes. Ministritë e Kosovës shënuan mjaftë ulët në kategorinë e Qasshmërisë. Një mori e këtyre rezultateve të ulëta mund të shihen në pjesëmarrjen e OJQ-ve në hartimin e ligjeve.

Ministritë e Kosovës shënuan mbi mesatare në komponenten e transparencës me një total prej 53%. Buxheti mbetet një aspekt i dobët i transparencës për ministritë e Kosovës; vetëm shtatë ministritë kanë publikuar informacionin e mbi buxhetin.

Në Ferizaj konfiskohet një AK-47

Posted: 31 Mar 2017 06:43 AM PDT

Policia e Kosovës me urdhër të gjykatës ka bastisur shtëpinë e një të dyshuari mashkull të kombësisë shqiptare, ku janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47 me 30 fishekë dhe një revole me 23 fishekë.

Rasti ka ndodhur dje në Ferizaj, në ora 7.30, raporton të premten Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

Reçica: Ushtria të bëhet vetëm me ndryshime kushtetuese

Posted: 31 Mar 2017 06:22 AM PDT

Thirrjet e vazhdueshme të zyrtarëve të lartë amerikan dhe atyre të NATO-s drejtuar institucioneve të Kosovës, qe të mos nguten më themelimin e Ushtrisë e ka bërë të vetën.

Kjo për faktin se tani spektri politikë në Kosovë, është bindur qe transformimi i Ushtrisë të mos ndodhë më ligj të thjeshtë siç është propozuar nga presidenca, por transformimi të ndodhë nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.

Elmi Reçica anëtar i Kryesisë se PDK-së dhe zv/shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, ka thënë se për transformimin e FSK-së në Ushtri do të shkohet vetëm me ndryshime kushtetuese.

"Po është qëndrim i të gjitha palëve qe definitivisht të shkohet me ndryshime kushtetuese dhe një farë mënyre të bisedohet me serbet këtu. Edhe ne, por edhe partneret tanë ndërkombëtar do të jetë pjesë e këtij procesi që është i rëndësishëm për të gjithë", ka thënë Reçica për 'Indeksonline'.

I pyetur se sa mund të marrë kohë ky proces, zyrtari i lartë i PDK-së, thotë se do të varet nga angazhimi i palëve të përfshira në këtë proces e qe në këtë rast janë institucionet e Kosovës, por edhe partnerët strategjik ndërkombëtar.

Krejt në fund, Reçica ka paralajmëruar se demarkacioni do të rikthehet shpejt në Kuvend për miratim.

Edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka dhënë sinjale sot se duhet t;i ipet kohe qe serbët të binden për të votuar transformimin e FSK-së në Ushtri.

Ai në një prononcim për 'Indeksonline', ka thënë se do të ishte sukses qe brenda këtij viti ndodhë ky transformim.

Vet ambasadori Delawie është zotuar se do të përfshihet në këtë proces për t'i bindur deputetët e Listës Serbe për të votuar Ushtrinë e Kosovës.

QEVERIA E KOSOVËS E TRETA NË BALLKAN PËR TRANSPARENCË

Posted: 31 Mar 2017 06:03 AM PDT

Open Data Kosovo (ODK) në bashkëpunim me partnerët regjional "ACTION SEE", një rrjet ky i organizatave të shoqërisë civile që bashkërisht punojnë në promovimin dhe sigurimin e llogaridhënies qeveritare dhe transparencës në rajonin e Evropës Juglindore, ka pregaditur një analizë  të politikave publike që tregon nivelin e transparencës, qeverisjes së hapur dhe llogaridhënies së pushtetit ekzekutiv në Ballkanin Perëndimor përmes Indeksit Rajonal të Qeverisjes se Hapur bazuar në katër parime: 1) transparenca, 2) qasshmëria, 3) integriteti dhe 4) efikasiteti.

Nëpërmjet rreth 80 indikatorëve për institucione e kemi matur dhe analizuar transparencën e 275 institucioneve të pushtetit ekzekutiv rajonal dhe kemi mbledhur mbi 15.000 të dhëna në lidhje me institucionet publike rajonale.

 

Të dhënat e preliminare për ekzekutivin paraqesin situatën e tillë:

Qeveria e Kosovës vjen në vendin e tretë në Ballkanin Perëndimor në hapjen e ekzekutivit me një rezultat të përgjithshëm prej 39.95%. Mungesa e planifikimit strategjik dhe promovimin e qeverisjes së hapur si një strategji kombëtare përbën një pengesë të rëndësishme për përparimin e mëtejshëm.

Qeveria e Kosovës, përgjegjësisht Zyra e Kryeministrit ka rezultatin e dytë më të mirë në rajon të hapjes, që korrespondon me 60.80%. Mirëpo, ky institucion ka problem kur është fjala për qasshmërinë që ka të bëjë me përputhjen me procedurat për qasje të lirë në informata dhe qasje në dokumente zyrtare ku ka marur një rezultat prej (65, 38%).

Efikasiteti

Kosova e ka rezultatin më të ulët në kategorinë e efikasitetit nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, duke shënuar vetëm 24,96% kjo si rezultat i mungesës  së vlerësimit të përgjithshëm dhe monitorimit të suksesit të projekteve dhe politikave.

Integriteti

Një fushë në të cilën Fuqia Ekzekutive është duke performuar shumë mirë janë deklaratat e pasurisë me anë të kartave të aseteve ku treguesit e integritetit janë të lidhur me deklarimin e pasurisë, kodin e mirësjelljes dhe të konfliktit të interesit, të tri këto procese janë të rregulluara dhe na japin një një rezultat prej 100%.

Transparenca

Një nga aspektet në të cilën Zyra e Kryeministrit është duke performuar mjaft dobët është transparenca buxhetore. Faqja zyrtare nuk përmban shpenzimin e buxhetit dhe llogaritë përfundimtare. Nuk ka asnjë informacion për nivelin dhe përbërjen e borxhit publik, shërbimit të borxhit, dhe si është duke u menaxhuar borxhi.

Informacione Organizative

Zyra e Kryeministrit shënoi mbi mesatare 63%, kur është fjala për transparencën në informacionet organizative. Uebfaqja është në përgjithësi e populluar me njoftime për shtypin, procesverbale të mbledhjeve të qeverisë, dokumentet zyrtare, raporteve, strategjive, planeve vjetore të punës dhe në një farë mase informacion mbi nëpunësit civil.

Ministritë

Ministritë e Kosovës përmbushin 40% të kritereve të hapjes. Ministritë e Kosovës shënuan mjaft ulët në kategorinë e Qasshmërisë. Një mori e këtyre rezultateve të ulëta mund të shihen në pjesëmarrjen e OJQ-ve në hartimin e ligjeve.

Ministritë e Kosovës shënuan mbi mesatare në komponentën e transparencës me një total prej 53%. Buxheti mbetet një aspekt i dobët i transparencës për ministritë e Kosovës; vetëm shtatë ministritë kanë publikuar informacionin e mbi buxhetin.

A është natyral mjalti që po konsumoni? Ja si ta kuptoni

Posted: 31 Mar 2017 05:54 AM PDT

Mund të jemi gënjyer shumë shpesh por mbase vazhdojmë edhe të gënjehemi për atë çfarë konsumojmë për cilësinë dhe vërtetësinë.Sipas një eksperti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ekziston metoda, të cilat na ndihmojnë që të kuptojmë nëse mjalti është natyral apo i përpunuar

Përmes disa metodave që ai ka dhënë ju mund të provoni thjeshtë llojin e mjaltit që keni.

E para, merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëltues artificialë në të.

E dyta, mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo peceta të letrës. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.

E treta, bletët instinktivisht i ndërtojnë kosheret në pemë dhe midis shkëmbinjve për t'u mbrojtur nga buburrecat. Vendosni pak mjaltë tek buburrecat, ata nuk do ta prekin mjaltin natyror.

E katërta, me të verdhën e vezës përzieni pak mjaltë. Nëse mjalti është i pastër, kur ta tundni të verdhën e vezës, ajo do të duket si të ishte e gatuar.

E pesta, një lugë të vogël me mjaltë vendoseni në një gotë të mbushur me ujë. Mjalti artificial do të fillojë të shkrihet, ndërsa mjalti i pastër do të forcohet dhe do të bjerë në fund.

E gjashta, nëse e lyeni me mjaltë një fetë bukë mjalti natyral do të ngurtësohet për disa minuta, ndërsa mjalti artificial do ta lagë bukën për shkak të përmbajtjes së ujit.

E shtata, pak para gëlltitjes mjalti i vërtetë do t'ju japë një ndjesi të pickimit apo gërvishtjes në gojë, gjë që mjalti artificial nuk mund ta arrijë.

E teta, vëzhgoni nëse mjalti do të kristalizohet me kalimin e kohës. Imitimi i mjaltit do të qëndrojë i lëmueshëm si shurup, pa marrë parasysh se sa kohë është ruajtur, ndërsa mjalti i vërtetë do të kristalizohet.

E nënta, majën e fijes së shkrepëses lyejeni me mjaltë dhe përpiquni ta ndizni. Mjalti natyror nuk do ta pengojë ndezjen. Mjalti artificial ka ujë, prandaj shkrepësja nuk mund të ndizet.

E dhjeta, vendosni në mikrovalë 2-3 lugë të vogla me mjaltë. Ngroheni në temperaturë të lartë. Mjalti natyror do të karamelizohet shpejt dhe nuk do ta marrë formën e shkumës. Mjalti artificial do të karamelizohet vështirë dhe do të jetë plot me flluska.

I bën një foto të bijës, më pas kupton çfarë kishte rrezikuar vogëlushja

Posted: 31 Mar 2017 05:49 AM PDT

Një nënë i ka bërë një foto vajzës së saj 2-vjeçare buzë një fushe me bar në Australi, por vetëm më pas ka kuptuar se pranë këmbës së vogëlushes kishte kaluar një gjarpër shumë i madh me ngjyrë kafe.

Bianca Dickinson tha se kishe dalluar diçka të lëvizte në momentin që po shkrepte foton, por kishte menduar se ishte ndonjë degë që tundej nga era.

asi kishte parë foton, nëna ishte shokuar teksa kishte kuptuar se në fakt zhurma ishte shkaktuar nga lëvizja e një gjarpri rreth 2 metra të gjatë, që kishte kaluar vetëm disa centimetra larg vajzës së saj Molly.

"Ajo foto më bën me zemër sa herë që e shoh", është shprehur nëna.

Binjaket përjashtohen nga shkolla për një motiv qesharak

Posted: 31 Mar 2017 05:45 AM PDT

Dy motra nga jugu u Sudanit, thanë se janë përjashtuar nga mësimi për shkak të modelit të flokëve. Binjaket Grace dhe Tahbisa, 16 vjeçe, janë përjashtuar nga shkolla javën e kaluar në një qytet në Australi sepse i kishin bërë flokët gërsheta të vegjël.

Grace ka thënë :-"Flokët tona nuk përfaqësojnë shkollën. Kjo ishte vërtetë shokuese". Grace tregon se mësuesja i ka thënë asaj dhe të motrës se duhet të heqin gërshetat nga fundjavë. Binjaket refuzojnë që të bëjnë një gjë të tillë dhe e kanë akuzuar shkollën për diskriminim.

"Gërshetat tanë nuk janë  problem dhe nuk ndikojnë për edukimin tonë. Ata na thanë neve që të dukemi si të tjerët', vijoi 16-vjeçarja. Sipas tyre, gërshetat afrikanë janë të shëndetshëm për flokët e tyre dhe se janë të lehtë në menaxhim.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more