Skip to main content

Koha.net: “Ventura: Shqipëria rrezikoi Buffonin vetëm 30 sekondat e parë” plus 29 more

Koha.net: “Ventura: Shqipëria rrezikoi Buffonin vetëm 30 sekondat e parë” plus 29 more


Ventura: Shqipëria rrezikoi Buffonin vetëm 30 sekondat e parë

Posted: 24 Mar 2017 03:46 PM PDT

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura e cilëson fitoren e sotme plotësisht të merituar, duke deklaruar se Shqipëria kishte bërë pak gjë për të rrezikuar suksesin e të Kaltërve. Shqipëria u mposht në udhëtim tek Italia me rezultat 2-0. “Në fillim kishim dëshirë për të treguar veten më shumë se sa duhet dhe kishte shumë vëmendje ndaj nesh. Nuk kishte rrjedhshmërinë e duhur. Por duhet theksuar se pas 30 sekondave të para nuk kishte më asnjë gjuajtje drejt Buffonit. Pjesa e dytë ishte......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

De Biasi i kënaqur me lojën ndaj Italisë

Posted: 24 Mar 2017 03:41 PM PDT

Trajneri De Biasi ka komentuar me nota pozitive përballjen e Shqipërisë, ndaj Italisë në stadiumin "Renzo Barbera", të Palermos. “Ishte një ndeshje e vështirë, ku më duhet të theksoj se kemi zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë, edhe pse përballë kishim një kundërshtar mjaft të fortë si Italia” , tha trajneri i Shqipërisë. Trajneri vlerëson paraqitjen e tre futbollistëve debutues dhe mendon se kishte bërë zgjidhjet e duhura për të përballuar Italinë. “Mendoj......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Verratti: Fitore shumë e rëndësishme ndaj Shqipërisë

Posted: 24 Mar 2017 03:30 PM PDT

Mesfushori italian i PGS-së, Marco Verratti, ka komentuar ekskluzivisht për Supersport fitoren e Italisë ndaj kuqezinjve. Verratti vlerësoi ndeshjen ndaj Shqipërisë dhe rëndësinë e tre pikëve. Ai gjithashtu komentoi edhe prurjet e reja në kombëtaren italiane. një ndeshje shumë e rëndësishme për vijueshmërinë e këtyre eliminatoreve, të cilën duhet ta fitonim patjetër. Ekipi ynë ka ndryshuar shumë, në krahasim me periudhën e Contes dhe janë afruar shumë lojtarë të rinj në ekip,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hasan Prishtina më 1909: Shqiptarët e Kosovës mund të formojnë ushtri

Posted: 24 Mar 2017 04:06 PM PDT

Hasan Prishtina do të revoltohej keq ndaj ministrit të Brendshëm të Perandorisë Osmane, Ferid Pashë Vlorës, i cili në qershorin e vitit 1909 në Parlamentin Osman do ta arsyetonte dhunën ndaj shqiptarëve dhe shtypjen e kryengritjes. Do të reagonte edhe në parlament po nuk u ndal me kaq. Në gazetën “Tanin” të Stambollit do të botonte një artikull, me të cilin, siç shkruante, donte t’i bënte me dije “disa të vërteta që kanë të bëjnë me shqiptarët” duke trajtuar......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Hallgrimson: Ishim me fat që nuk morëm golin e dytë

Posted: 24 Mar 2017 03:22 PM PDT

Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimson ka thënë se ishin më fat që nuk pësuan golin e parë në fillim të takimit, por po ashtu ai theksoi se fati u ndihmoi edhe për të mos pësuar golin e dytë. Trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimson, pas takimit Kosovë-Islandë, falënderoi shqiptarët për pritje të mirë dhe shtoi se kanë ditur se do të jetë një lojë e vështirë kundër Kosovës dhe komplimentoi selektorin Bunjaki, për një punë të mirë në përfaqësuesen e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Avdijaj: Jemi në rrugë të mirë, por duhet të kemi durim

Posted: 24 Mar 2017 03:16 PM PDT

Mesfushori i Schalkes, Donis Avdijaj, i cili debutoi në ndeshjen e sotme në fanellën e Kosovës është shprehur i zhgënjyer me faktin që e nisi me humbje, por ka shpresa të mëdha për suksese në të ardhmen me fanellën e Përfaqësueses së Kosovës. “Çdo herë kënaqësia është e madhe kur luan për shtetin tënd. Është keq që humbëm. Askush nuk ka dëshirë të debutoj me humbje, por i kemi ndeshjet e tjera dhe të shohim çfarë do të ndodhë. Ne e kemi......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuhiu: Durim, kjo përfaqësuese do të ketë suksese të mëdha

Posted: 24 Mar 2017 03:07 PM PDT

Sulmuesi që debutoi me gol në përfaqësuesen e Kosovës, Atdhe Nuhiu beson se këto lojtarë të rinj do të kenë shumë suksese në të ardhmen, por për këtë ka kërkuar durim. Nuhiu shënoi golin e vetëm për Kosovën në humbjen 1-2 ndaj Islandës në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018”, raporton Koha.net. Pas takimit Nuhiu ka thënë se nuk është edhe aq i gëzuar për golin e shënuar për shkak se ekipi humbi. “Për mua debutimi me gol......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Besart Berisha: Ishim pa nafakë

Posted: 24 Mar 2017 03:02 PM PDT

Debutuesi Besart Berisha ka thënë se Kosova nuk kishte fat në humbjen ndaj Islandës me rezultat 2 me 1. “Jam gëzuar që kam luajtur për Kosovën. Ishim pa nafakë. Unë besoj se jemi paraqitur mirë, kemi qenë të organizuar, por na mungoi disiplina. Ato gola nuk është dashur t’i pësojmë aq shpejt, ne duhet të përmirësohemi në çdo ndeshje”, ka thënë Berisha. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bunjaki: Ishte loja më e mirë e Kosovës deri më tani

Posted: 24 Mar 2017 02:57 PM PDT

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki pas humbjes ndaj Islandës e ka vlerësuar këtë si paraqitjen më të mirë të Kosovës në këto kualifikime. Kosova pësoi sonte në “Loro Boriçi” me rezultat 1-2 ndaj Islandës, transmeton Koha.net. Është loja më e mirë e jona, duke pasur parasysh se luajtëm ndaj Islandës, që ishte çerekfinaliste e Evropianit. Nuk është se kemi pasur shumë raste si në lojërat e tjera, në këtë lojë patëm edhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Valon Berisha: Luftuam deri në fund, na kushtuan gabimet

Posted: 24 Mar 2017 02:56 PM PDT

Mesfushori Valon Berisha pas përfundimit të takimit ka thënë se përfaqësuesja e Kosovës luftoi deri në fund të ndeshjes me Islandës, mirëpo sipas tij gabimet në mbrojtje kushtuan. “Luftuam deri në fund dhe treguam karakter. Ishte një prej lojrave më të mira tonë. Ishte supergol i Nuhiut mirëpo na kushtuan gabimet në mbrojtje. Kemi thënë njëri-tjetrit për të fituar lojën, mirëpo nuk e patëm fatin”, ka thënë Valon Berisha. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeziu: Na mungoi përvoja dhe fati

Posted: 24 Mar 2017 02:52 PM PDT

Mesfushori i Kosovës, Hekuran Kryeziu ka thënë se përfaqësueses i mungoi përvoja dhe fati gjatë ndeshjes me Islandën. Kosova sonte pësoi disfatë nga Islanda me rezultat 2 me 1, mirëpo Kryeziu ka thënë se ekipi po vazhdon të përmirësohet. “Na mungoi përvoja dhe fati. Por çdo ditë po përmirësohemi. Kemi pritur Islandën më sulmuese. Ne bëmë gabime, na duhet kohë sepse jemi përfaqësuese e re, mirëpo besoj që kemi treguar një lojë të mirë”, ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Italia e fortë për Shqipërinë

Posted: 24 Mar 2017 02:46 PM PDT

Italia ka arkëtuar pikët e plota në përballjen e sotme ndaj Shqipërisë, për kualifikimet në Botëror. Azurët filluan për mrekulli takimin, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 12-të për Daniele De Rossit, raporton Koha.net. De Rossi u tregua i saktë nga penaltia, të cilën e kishte shkaktuar Migjen Basha në sulmuesin e rrezikshëm Andrea Belotti. Në minutën e 58 takimi u ndërpre për disa minuta për shkak se tifozët shqiptarë kishin hedhur në fushë mjete piroteknike. Kurse pas......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Debutim ëndrrash për Atdhe Nuhiun

Posted: 24 Mar 2017 02:42 PM PDT

Atdhe Nuhiu ka vazhduar me gola debutues në karrierën e tij, raporton Koha.net. Ai pak ditë para ndeshjes me Islandën, për gazetën Koha Ditore kishte thënë se në gjashtë skuadra të ndryshme evropiane, në debutim ka shënuar gol. Shtatlarti ka thënë se njëjtë kishte shënuar kur debutoi për ekipin U-20 dhe U-21 të Austrisë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kosova vazhdon serinë e humbjeve

Posted: 24 Mar 2017 02:35 PM PDT

Kosova ka pësuar nga Islanda me rezultat 2 me 1, për të vazhduar serinë e humbjeve në Grupin I të eliminatorëve për Rusia 2018. Përkundër fillimit të mirë të takimit, ishin islandezët që realizuan dy gola në pjesën e parë. Sigurdarson realizoi golin e parë në minutën e 25 ndërsa Sigurdson nga penaltia shënoi dhjetë minuta më vonë. Kosova tentoi të rikthehej në lojë me golin e realizuar nga Atdhe Nuhiu në minutën e 51-të. Me këtë humbje Kosova mbetet në......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Italia dyfishon epërsinë ndaj Shqipërisë

Posted: 24 Mar 2017 02:25 PM PDT

Italia është duke udhëhequr 2 me 0 ndaj Shqipërisë. Ishte sulmuesi i rrezikshëm i Lazios, Ciro Immobile që shënoi me kokë në minutën e 71, transmeton Koha.net. Një krosim të bukur për të e bëri Zappacosta. Ciro Immobile Goal HD - Italy 2-0 Albania - 24... by Gol-Live ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Debuton Avdiaj, lëndohet Përdedaj

Posted: 24 Mar 2017 02:16 PM PDT

Donis Avdiaj ka debutuar për Kosovën, pak orë pas marrjes së lejes nga FIFA për të përfaqësuar Kosovën. 20-vjeçari u inkuadrua si zëvendësues i të lënduarit Fanol Përdedaj. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rifillon takimi Itali – Shqipëri

Posted: 24 Mar 2017 02:12 PM PDT

I është rikthyer normalitetit gjendja në stadiumin “Renzo Barbera”, ku Italia është duke luajtur me Shqipërinë. Për disa minuta ndeshja u ndërpre për shkak të tifozëve shqiptarë që ndezën mjete piroteknike, transmeton Koha.net. Italia është duke udhëhequr 1 me 0 falë golit të shënuar nga De Rossi në pjesën e parë të takimit. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ndërpritet ndeshja Itali – Shqipëri

Posted: 24 Mar 2017 02:04 PM PDT

Është ndaluar takimi Itali – Shqipëri, transmeton Koha.net. Tifozët në “Renzo Barbera” të Palermos kanë hedhur mjete prioteknike në fushë, gjë që ka pamundësuar vazhdimin e takimit. Siç shihet këtë e kanë shkaktuar tifozët shqiptarë. Italia po udhëheq 1 me 0.   ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Nuhiu me gol kthen Kosovën në lojë

Posted: 24 Mar 2017 01:55 PM PDT

Atdhe Nuhiu ka ngjallur shpresat e Kosovës në ndeshjen ndaj Islandës duke realizuar një gol me kokë. Kur po zhvillohej minuta e 51-të Nuhiu në rastin e parë të Kosovës në pjesën e dytë shkundi rrjetën e islandezëve për rezultatin 2 me 1. Atdhe Nuhiu Goal HD - Kosovo 1-2 Iceland - 24... by Live1Goals ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Arbëreshët në përkrahje të Shqipërisë: 1 gjak, 1 gjuhë, 1 besë

Posted: 24 Mar 2017 01:49 PM PDT

Shqipëria ka marrë përkrahje të madhe në “Renzo Barbera” nga arbëreshët në përballje ndaj Italisë, transmeton Koha.net. Tifozët shqiptarë që jetojnë në Itali kanë zbuluar një pankartë, në të cilën shkruan: “Arbëreshë – 1 gjak, 1 gjuhë, 1 besë”. Këtë foto e ka postuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Shqipëria është duke humbur 1 me 0 ndaj Italisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Italia përfundon pjesën e parë me avantazh ndaj Shqipërisë

Posted: 24 Mar 2017 01:34 PM PDT

Ka përfunduar pjesa e parë takimit Itali – Shqipëri, me epërsinë e ekipit vendas. Ishte Daniele de Rossi ai që i dha epërsinë Italisë nga pika e bardhë në minutën e 12, transmeton Koha.net. Penaltinë e shkaktoi mesfushori Megjen Basha pas një ndërhyrje në Belottin. Shqipëria krijoi mjaft raste shënimi, dhe më të mirin e pati në fund të pjesës së pari kur Odise Roshi nuk ishte i saktë nga një goditje brenda zonës së rreptësisë. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

45 minuta shpresë për Kosovën

Posted: 24 Mar 2017 01:32 PM PDT

Kosova ka mbyllur pjesën e parë ndaj Islandës me dy gola disavantazh. Sigurdarson dhe Sigurdsson janë dy golashënuesit e Islandës. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Islanda shton avantazhin ndaj Kosovës

Posted: 24 Mar 2017 01:21 PM PDT

Gulfy Sigurtson ka realizuar golin e dytë për Islandën. Ishte Benjamin Kololli që shkaktoi penalltinë derisa i pagabueshëm ishte lojtari i Swansea Cityt. Gylfi Sigurdsson Goal HD (Penalty) Kosovo 0-2... by Live1Goals ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Islanda kalon në epërsi ndaj Kosovës

Posted: 24 Mar 2017 01:13 PM PDT

Islanda ka kaluar në epërsi ndaj Kosovës, në takimin që po luhet në “Loro Boriçi”. Ishte anëtari i skuadrës Molde, Sigurdarson ai që shënoi me lehtësi nga afërsia në minutën e 25, transmeton Koha.net. Kryeziu e Përdedaj u ngatërruan me topin për t’i lejuar Islandës të krijojë këtë rast. Para pak minutash Valon Berisha kishte goditur shtyllën e kundërshtarit me një goditje të bukur. Björn Sigurdarson Goal HD - Kosovo 0-1 Iceland... by riqezi ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Berisha “dridh” shtyllën e islandezëve

Posted: 24 Mar 2017 01:09 PM PDT

Shtylla ka shpëtuar Islandën në minutën e 20 kur Valon Berisha me një goditje të fuqishme tentoi të realizonte golin e parë për Kosovën në këtë takim. Ai me një goditje të fuqishme dridhi traversën e portierit islandez. Valon Berisha Hits The Crossbar HD - Kosovo 0-0... by Live1Goals ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Italia kalon në epërsi

Posted: 24 Mar 2017 12:59 PM PDT

Italia ka kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë. Nga pika e bardhë i saktë u tregua mesfushori i Romës, Daniele De Rossi, transmeton Koha.net. Migjen Basha e shkaktoi penaltinë, kurse Memushaj u ndëshkua me të verdhë për shkak të protestës. GOOOOOOL DANIELE DE ROSSI! ITALIA GET THE FIRST ONE! #ITALIAALBANIA pic.twitter.com/Y6hOaUgOQu — ItalianFootballTV (@IFTVXtra) March 24, 2017 ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Fillon takimi Kosovë – Islandë

Posted: 24 Mar 2017 12:45 PM PDT

Ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Islandës për eliminatoret e Botërorit Rusia 2018. Kjo është ndeshja e pestë e Kosovës në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”, kurse për herë të parë janë ftuar Besart Berisha, Donis Avdijaj, dhe Atdhe Nuhiu. Formacioni zyrtar: Kosova: Samir Ujkani, Fanol Përdedaj, Benjamin Kololli, Alban Pnishi, Herolind Shala, Milot Rashica, Besart Berisha, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Hekuran Kryeziu, dhe Atdhe Nuhiu. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tillerson megjithatë merr pjesë në takimin e NATO-s në Bruksel

Posted: 24 Mar 2017 12:42 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të takohet me anëtarët e NATO-s të premten e ardhshme, më 31 mars, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit. Fillimisht ishte bërë e ditur se Tillerson planifikon të mungojë në këtë takim, bën të ditur agjencia AFP. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në Jemen mesatarisht vdesin në luftë 100 civilë në muaj

Posted: 24 Mar 2017 12:39 PM PDT

Mesatarisht 100 civilë në muaj vdesin në luftën në Jemen, i cili këtë vikend ka hyrë në vitin e tretë të luftës, ndërsa shumica e të vrarëve janë nga sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite, ka njoftuar zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. Në kumtesë thuhet se 4.773 civilë janë vrarë dhe 8.272 janë plagosur në përleshjet ndërmjet kryengritësve huti dhe qeverisë jemenase. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe dy të arrestuar për sulmin terrorist në Londër

Posted: 24 Mar 2017 12:37 PM PDT

Policia britanike thotë se ka bërë edhe dy arrestime “të rëndësishme” lidhur me sulmin terrorist pranë Parlamentit britanik. Autoritetet britanike po ashtu kanë njoftuar se sulmuesi Khalid Masood ishte konvertuar në fenë islame dhe më herët njihet me emrin Adrian Russell Ajoa. Komandanti për anti-terrorizëm, Mark Rowley ka thënë sot se policia ka arrestuar nëntë persona, ndërkaq i arrestuari i dhjetë është liruar me kusht, derisa hetimet janë duke vazhduar. Autoritetet kanë thënë se Masood, i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more