Skip to main content

“Ish -ushtari i KFOR-it në Kosovë, nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)” plus 9 more GazetaBlic

“Ish -ushtari i KFOR-it në Kosovë, nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)” plus 9 more GazetaBlic


Ish -ushtari i KFOR-it në Kosovë, nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada “You’re Beautiful” (Video)

Posted: 28 Mar 2017 10:34 PM PDT

Nëse mendoni se "You're Beautiful" është një këngë romantike dashurie, James Blunt ka disa sqarime për të bërë.

Balada e realizuar para 11 vitesh e bëri të famshëm këngëtarin britanik dhe është pëlqyer shumë nga të dashuruarit dhe madje është bërë kënga që çiftet e reja e shfrytëzojnë për vallëzimin e tyre të parë.

Mirëpo, Blunt ka treguar të vërtetën rreth kësaj kënge, e cila duket e errët dhe nuk ka të bëjë me atë që e kanë menduar fansat.

"Të gjithë thonë: 'Ah, ai është shumë romantik. E dua 'You're Beautiful' si këngë time të martesës. Këta njerëz janë të ngatërruar'".

"Të etiketojnë me gjëra të këtilla duke thënë: 'Oh, James Blunt. A nuk është ai një romantik i butë? Në fakt, nuk jam".

"'You're Beautiful' nuk është këngë e butë romantike. Flet për një djalë që është aq shumë i droguar në një metro dhe bisedon me të dashurën e dikujt tjetër, kur i dashuri i saj është përpara tij, dhe atë duhet mbyllur apo duhet burgosur pasi është një lloj perversi", ka rrëfyer Blunt për Huffington Post.

Nuk ka dyshim se fansat e tij dhe ata që e kanë pëlqyer këtë këngë nuk kanë pritur që tema e saj të ishte e këtillë, pasi ka pasur spekulime të shumta. Madje ka pasur edhe thashetheme se i kushtohej një vajze nga Kosova, duke qenë se Blunt ka qenë ushtar i KFOR-it britanik në vendin tonë.

The post Ish -ushtari i KFOR-it në Kosovë, nuk duron më, tregon kujt i kushtohet hit-balada "You're Beautiful" (Video) appeared first on GazetaBlic.

Japonezët e gjermanët më pak të gatshëm për luftë, kosovarët të parët në Ballkan! (Foto)

Posted: 28 Mar 2017 10:24 PM PDT

Shtetet që ishin aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht banorët e tanishëm të tyre, janë ata që më së paku do të ishin të gatshëm të luftonin për vendin e tyre, nëse vendi i tyre do të përfshihej në ndonjë luftë. Sa i përket vendeve të Ballkanit, thuhet se nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre.

Së paku, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, këto të dhëna dalin nga një anketë e WIN/Gallup International, nga 62.000 të anketuar nga 64 vende.

Po sipas këtyre të dhënave, ata që më së shumti do të ishin më të gatshëm të luftonin për vendin e tyre janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut.

Pothuajse dy të tretat e të anketuarve (61 për qind) treguan se ata do të jenë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, ndërsa 27 për qind nuk do të bënin një gjë të tillë.

Çfarë bie në sy në anketë, thuhet më tej, është fakti se shumica e femrave kanë shprehur gatishmërinë për luftë (52 për qind), dhe burrat 67 për qind.

Ndërkaq, shkruan Aljazeera, për nga mosha, më të përgatitur për luftë janë të rinjtë e moshës 18-34 vjet – 66 për qind e tyre.

Më paqësorë, japonezët dhe gjermanët

"Po"-në në përqindje më të lartë të banorëve e kanë rrethuar ata nga Maroku dhe Fixhi – 94 për qind e të anketuarve. Ata janë ndjekur nga Pakistani dhe Vietnami, ku 89 për qind e të anketuarve pohojnë se ata janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, përcjell Telegrafi.

Në anën tjetër, qytetarët e vendeve që kanë qenë aktorët kryesorë të Luftës së Dytë Botërore, më së paku ata janë të gatshëm për luftë.

Japonezët thuhet se janë më pak të gatshëm për të marrë pjesë në luftën për vendin e tyre – 11 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë. Ata janë ndjekur nga holandezët, të cilët janë 15 për qind i gatshëm për të luftuar, dhe gjermanët, ku 18 për qind e të intervistuarve thanë "po".

Gjithashtu bëhet e ditur se gati dy të tretat e rusëve (59 për qind) thanë se ata do të jenë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, e tek amerikanët kjo shifër është disi më e ulët – 44 për qind. Në Kinë, 77 për qind e të anketuarve deklaruan veten të gatshëm për luftë.

Rajoni "i gatshëm për luftë"
Në mesin e vendeve të studimit janë përfshirë edhe Serbia, Maqedonia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Kosova.

E të intervistuarit nga Kosova, 58 për qind kanë shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në një luftë që do të përfshinte vendin e tyre.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 55 për qind besojnë se janë të gatshëm për të marrë pjesë në luftë, në Serbi, 46 për qind, dhe në Maqedoni 38 për qind.

Anketa thuhet se ka përfshirë edhe të dhënat mbi përkatësinë fetare të të anketuarve.

Siç thuhet më tej, myslimanët e anketuar, 78 për qind janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre, të ndjekur nga hindusët, nga të cilët 77 për qind kanë thënë "po". Dy të tretat e budistëve (66 për qind) kanë shprehur gatishmërinë e tyre për luftë, ndërsa agnostikët dhe ateistët 57 për qind. Më shumë se gjysma (53 për qind) e të anketuarve ortodoksë janë gati për të shkuar në luftë për vendin e tyre. Dhe një përqindje e ngjashme e katolikëve romakë (52 për qind), protestantët (48 për qind), dhe të tjerët të krishterë me 55 për qind. Sa i përket çifutëve të anketuar, pothuajse gjysma e tyre (51 për qind) janë të gatshëm për të luftuar për vendin e tyre.

The post Japonezët e gjermanët më pak të gatshëm për luftë, kosovarët të parët në Ballkan! (Foto) appeared first on GazetaBlic.

​Masakra në tregun e krishtlindjeve në Berlin mund të ishte parandaluar

Posted: 28 Mar 2017 10:18 PM PDT

Ministri gjerman i Brendshëm, Federal Thomas de Maiziere fajësoi sot Komisionin hetimor federal dhe autoritetet lokale në Nordrhein-Westfalen, që nuk e kanë arrestuar sulmuesin Anis Omri, i cili vrau 12 persona dhe plagosi dhjetëra në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Sipas ministrit gjerman, autoritetet federale dhe ato lokale do të mund ta kishin arrestuarin Anis Omrin dhe me këtë do të ishte parandaluar sulmi terrorist.

The post ​Masakra në tregun e krishtlindjeve në Berlin mund të ishte parandaluar appeared first on GazetaBlic.

Ja çfarë parashikon horoskopi për ju sot!

Posted: 28 Mar 2017 10:14 PM PDT

Lexoje shenjën tënde!

Dashi – Juve qe jeni ne një lidhje do e ngrini ne qiell partnerin sot dhe do ja shprehni atij edhe me shume ndjenjat. Nëse vazhdoni te silleni kështu shume shpejt do hidhni edhe hapa me rëndësi te madhe. Beqaret do kenë një dite mjaft pasionante pasi do takojnë personin qe do i beje te ëndërrojnë. Yjet do jene te favorshëm edhe për financat. Gjendja e tyre ka për te qene edhe me e mire nga sa e mendonit.

Demi – Klima yjore ka për te qene shume e turbullt sot. Do keni debate te forta me partnerin dhe ne shume momente mund te ndiheni keq pranë tij. Asgjë nuk do jete si me pare. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm krijimin e një lidhjeje, por do ju ndodhe diçka fantastike atëherë kur ata nuk do e mendojnë. Ne planin financiar mos i shtyni për nesër zgjidhjet e problemeve sepse mund te jete tepër vone.

Binjakët – Nëse kohet e fundit jeta juaj ne çift nuk ka qene shume e qëndrueshme, sot do gjeni mënyrën e duhur për ta stabilizuar situatën. Si ju ashtu edhe partneri do bëni përpjekje te përbashkëta. Beqaret nuk do kenë një dite te bukur kështu qe do ju duhet te presin edhe pak kohe para se te përjetojnë emocione. Ne planin financiar do merrni menjëherë masa qe gjendja te përmirësohet.

Gaforrja – Do ndiheni shume te lumtur sot ne krahët e atij qe dashuroni dhe do e shfrytëzoni çdo çast kur te jeni bashke. Emocionet do jene te forta. Beqaret do tërhiqen njëherësh nga disa persona dhe nuk do dine çfarë zgjedhjeje te bëjnë. Ne planin financiar do jeni shume konfuze dhe nuk do arrini te merrni masat e duhura. Gjendja nuk do jete ashtu si e keni pritur.

Luani – Plutoni do përkujdeset tej mase për jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ai do ju nxite te jeni me te logjikshëm me çdo gjë qe do thoni dhe nga ana tjetër do i shprehni edhe me tepër ndjenjat. Beqaret do realizojnë takime vërtet emocionuese dhe do ndihen për mrekulli. Gjendja e financave do përmirësohet ndjeshëm, kështu qe mund te përfitoni për te bere ndonjë investim me tepër.

Virgjëresha – Mëngjesi nuk ka për te qene aspak i mire sot për juve qe jeni ne një lidhje, por gjerat do fillojnë te përmirësohen pas dreke. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fillojnë një lidhje serioze, por do preferojnë aventurat kalimtare. Mundësitë për to do jene te shumta. Financat nuk do jene aspak te mira. Do ju duhet qe here pas here te kërkoni borxhe ne mënyrë qe t'ia dilni mbanë.

Peshorja – Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë juve qe jeni ne një lidhje. Do përjetoni kënaqësi te forta dhe nuk do ndiheni asnjë moment te vetmuar. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar gjendja do mbetet gjithë kohës e mire pasi do dini si t'i bëni me kujdes llogarite.

Akrepi – Dite jo e mire do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume konfuze pranë atij qe dashuroni dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Pas gabimeve qe ai ka bere, nuk do ia keni shume besën. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë, por një i afërm do ua servirë ne "pjate te argjendte". Financat nuk do jene shume te mira kështu qe nëse nuk doni te keni probleme shisni diçka qe nuk e keni shume te nevojshme.

Shigjetari – Dite mjaft harmonike do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i shprehni pafund ndjenjat qe keni ndaj partnerit dhe secili do mendoje ta surprizoje atë qe ka ne krah. Beqaret nuk duhet te hidhen ne krahët e te parit qe do takojnë sepse mund te lëndohen pamase. Financat nuk do jene ne gjendjen e tyre me te mire, prandaj kujdes me çdo shpenzim.

Bricjapi – Dite konfliktuale do jete kjo e sotmja për çiftet. Nuk do merreni vesh për asgjë me partnerin tuaj dhe te dy palët mund ta ngrini zërin me shume sesa duhet. Beqaret duhet te zgjidhin njëherë problemet profesionale para se te kërkojnë dashurinë, pasi ne këto momente nuk janë aspak te qete. Shpenzimet do i kryeni pa logjikuar aspak prandaj gjendja do jete e turbullt.

Ujori – Do jeni tej mase xheloze ndaj atij qe keni ne krah sot dhe kjo do iu shtyje te bëni gjera te gabuara. Mundohuni te jeni me te logjikshëm dhe t'i mendoni gjerat me më shume largpamësi. Beqaret do përzgjedhin me tepër se me pare dhe nuk do arrijnë dot sot ta gjejnë personin e duhur. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse shpenzoni pa logjike shume shpejt do keni tronditje.

Peshqit – Jeta juaj ne çift do konsolidohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do jeni shume me te logjikshëm me ato qe do i thoni partnerit dhe asgjë e keqe nuk do ju ndodhe. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak me tepër durim qe ta gjejnë personin e ëndrrave. Sot nuk ka për te qene dite me fat. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë dhe jo vetëm qe do i shlyeni borxhet, por mund te hiqni edhe para mënjanë.

The post Ja çfarë parashikon horoskopi për ju sot! appeared first on GazetaBlic.

Kodi rrugor i Shqipërisë parasheh bllokimin e patentës së shoferit ngasësve të papërgjegjshëm

Posted: 28 Mar 2017 09:56 PM PDT

Drejtuesit e automjeteve nga Kosova që qarkullojnë nëpër Shqipëri janë ankuar për një varg problemesh që u shfaqen kur bëjnë shkelje ligjore në komunikacion, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të neni 127 të këtij kodi, shtetasve të huaj, ku me këtë term përfshihen edhe qytetarët nga Kosova, u duhen rreth 14 ditë për të marrë patentën e shoferin (lejen e drejtimit) nëse ata nuk dënohen administrativisht me heqje patente, përveç dënimit financiar me gjobë. Ndërkohë që nëse dënohen edhe me heqje patente, kjo e fundit me rastin e përfundimit të dënimit edhe mund të humbasë në zyrat konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme, apo në zyrat e ambasadave.

The post Kodi rrugor i Shqipërisë parasheh bllokimin e patentës së shoferit ngasësve të papërgjegjshëm appeared first on GazetaBlic.

“Made in Germany” janë prodhimet më të besueshme në botë!

Posted: 28 Mar 2017 09:33 PM PDT

Raporti i hartuar nga grupi "Statista" ka ardhur në përfundimin se prodhimet gjermane janë më të besueshmet dhe më të mirëpriturat në gjithë botën.

Ky raport për prodhimet me reputacionin më të mirë i bazuar në tërë botën tregon se Gjermania kryeson, duke qenë shteti me prodhimet më të besuara në botë.

Ky raport ka marrë për bazë 43,000 njerëz nga 52 shtete, plus vendet e Bashkimit Evropian. Vendet e përfshira në këtë hulumtim paraqesin 90 për qind të popullsisë botërore, raportojnë mediat gjermane.

Prodhimet gjermane filluan të kryesojnë që prej mrekullisë ekonomike që përjetoi shteti gjerman në vitet e 50-të. Sot, prodhimet gjermane në botë lidhen me cilësi të lartë dhe standard të mirë.

Pas Gjermanisë, më të vlerësuar janë prodhimet e Zvicrës, pastaj nga ato të BE-së, Britanisë së Madhe etj. Kurse, prodhimet nga Kina figurojnë si më të dobëtit, si ato më pak të besueshme apo të padëshiruarat.

The post “Made in Germany” janë prodhimet më të besueshme në botë! appeared first on GazetaBlic.

Britania e Madhe nis sot procedurat për largimin nga Bashkimi Europian

Posted: 28 Mar 2017 09:31 PM PDT

Theresa May firmos letrën për nenin 50, vendoset se kur do të dalë Britania zyrtarisht nga BE

Kryeministrja britanike Theresa May, ka nënshkruar letrën për t'ia dërguar presidentit të BE-së, Donald Tusk, për ta informuar se Mbretëria e Bashkuar kërkon zbatimin e Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, që është forma zyrtare e largimit nga blloku i 28 vendeve anëtare të BE-së, shkruan "Daily Mail".

Aktivizimi formal i Nenit 50 vjen, pas nëntë muajve kur Britania votoi me 52 për qind pro dhe 48 për qind kundër largimit nga BE-ja.

Kjo letër pritet të dërgohet në Bruksel nga diplomatë, të cilën ambasadori britanik në BE, Tim Barrow do t'ia dorëzojë Tusk-ut.

Pas këtij nënshkrimi të shumëpërfolur, procesi dyvjeçar i Mbretërisë së Bashkuar për të dalë nga BE-ja pritet të ndodhë më 29 mars të vitit 2019.

"Daily Mail" shkruan se kryeministrja britanike Theresa May nuk kishte shmangur një konfrontim të mëparshëm me Brukselin, me qëllim që të fillojë qetësisht hapjen e negociatave për largim.

The post Britania e Madhe nis sot procedurat për largimin nga Bashkimi Europian appeared first on GazetaBlic.

Edi Rama në Paris të Francës

Posted: 28 Mar 2017 09:30 PM PDT

Gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të martën në Paris, dy qeveritë kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri – Francë në nivel strategjik, shkruan sot Koha Ditore.

Kryeministri Rama shoqërohej në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet franceze palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës, si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.

The post Edi Rama në Paris të Francës appeared first on GazetaBlic.

BESA: VMRO-ja nuk është e denjë të propozojë zgjidhje

Posted: 28 Mar 2017 09:14 PM PDT

Lëvizja BESA derisa komenton propozimin e VMRO-së për daljen nga kriza shprehen të prerë se gjeneratorët e krizës kanë më pak të drejtë të propozojnë zgjidhje.

"Propozimi që sot e dha VMRO-DPMNE-ja, mendojmë se ajo si parti nuk është e denjë që të propozoj zgjidhje për faktin e thjeshtë se ata janë faktorët kryesorë të kësaj krize, andaj ata që e sollën vendin në këtë gjendje pa mos harruar këtu edhe partnerin e tyre shqiptarë. Ata që e shkëputën vendin nga integrimet euro-atlantike dhe e afruan me Rusinë dhe ata që edhe sot e kësaj dite po e mbajnë peng shtetin nuk mund të ofrojnë zgjidhje për dalje nga kjo situatë. Mendoj që ofertat e tyre nuk duhet të merren seriozisht, pasi që ata tani kanë hallin se si të shpëtojnë vetveten. Si të tillë nuk mund edhe të shihen si mundësi për zgjidhjen e krizës", deklaroi zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Orhan Murtezani, për të shtuar se propozimet e saja VMRO_ja kishte mundësi të prezantonte dhe realizonte gjatë 10 vjeçarit sa ishte në pushtet.

"Edhe pse nuk vlen të komentohet më shumë, më lejoni të them vetëm këtë se gjithçka që ka mundur të propozoje dhe të bëjë VMRO-ja e ka bërë gjatë 13 viteve në pushtet dhe pasojat e saj po i ndjejmë edhe sot e kësaj dite. Faktori ndërkombëtarë gjatë gjithë historisë së shtetit të pavarësisë së Maqedonisë si shtet i pavarur, në asnjë moment nuk e ka r ekzistencën e këtij shteti po përkundrazi e ka ndihmua në të gjitha proceset, përfshi këtu edhe procesin e demokratizimit të shtetit", tha Murtezani.

Sela: Gjeneratorët e krizës nuk kanë të drejtë të propozojnë zgjidhje

Ndërkohë nga ana tjetër kreu i Lëvizjes për reforma në PDSH, Zijadin Sela shprehet i qartë se VMRO-ja si gjeneratore e krizës nuk ka të drejtë të del me propozime për zgjidhjen e krizës në të cilën pikërisht ajo ka futur vendin.

"Ka kohë që jam deklaruar me propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe prej në fillim qëndrimet e mia në lidhje me këtë përbërje udhëheqëse të VMRO-DPMNE-së kanë qenë shumë të qarta. Vazhdoj të mendoj se ata nuk duhet të propozojnë plane për dalje nga kriza, sepse ato janë ato që gjenerojnë kriza, ata nuk duhet të bllokojnë procesin e zgjidhjes së krizës e cila ka vite që zgjatë. Por ata do të duhet realisht të mos i mbajnë mbledhjet e komitetit qendrorë të tyre në parlament me debatin dhe plotësimin që i bëjnë njëri tjetrit, por ata do të duhet atë mbledhje ta mbajnë në selinë e partisë së tyre të shtrenjtë dhe ti nënshtrohen një procesi reforme të asaj mendësie të tyre në mënyrë që në të ardhmen ti hapin rrugë vetes që të trajtohen dhe të vendohen në pozicione që të japin edhe propozime për dalje nga kriza, etj", tha Ziadin Sela, Lëvizja për Reforma në PDSH.

Sela madje tha se qëllimi i VMRO-së është që të izolohet Maqedonia dhe të mos bëhet pjesë e familjes së madhe evropiane.

"Natyrisht që jemi kundër propozimit të tyre, sepse unë e kuptoj se nga rrjedh kjo dëshirë që zgjat e tyre që të izolohet Maqedoni. Ata po bëjnë çmos që Maqedoni mos inkuadrohet dhe mos jetë pjesë e strukturave të shteteve më demokratike të botës, dhe këtë e kanë dëshmuar mbi 10 vite. Kanë penguar procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Europian, kanë penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO etj. Më se e kuptueshme se pse e bëjnë këtë. Njerëz të cilët janë të interesuar vetëm për para, krim dhe korrupsion, kuptohet që veprimi i tyre ka të bëj me krijimin e të ashtuquajturave kartele të tipit të tipit të shteteve të Amerikës Latine. Tendenca e kësaj udhëheqësie të VMRO-DPMNE-së është pikërisht këtu. Të krijojnë një oazë krimi nëpërmjet të cilit ato do të kontrollojnë edhe jetët e njerëzve pastaj dhe do të vazhdojnë që ti fshihen asaj që quhet shtet i së drejtës", tha Sela.

Sipas Selës janë të kota tentimet e VMRO-së që të thirren në shumicën, sepse realiteti dhe numrat sipas tij flasin krejt ndryshe.

"Është më se e qartë se konceptet e tyre politike janë shumë mbrapa në kohë, ata kanë ngelur në të drejtën e vendosjes dhe thirren në shumicën, në ndërkohë që nuk e kanë një shumicë të tillë sepse numrat flasin për një realitet komplet tjetër dhe që është sot standard i vendeve të zhvilluara demokrate dhe që e kuptojnë në esencë demokracinë është respektimi i Ligjit dhe shtetit të së drejtës. Dhe propozimet e tyre kanë të bëjnë pikërisht me këtë dhe jo rastësisht orientimi i tyre është ato shtete që nuk e respektojnë ligjin. Bëhet fjalë për një oligarki të krijuar gjatë këtij 10 vjeçari por ndoshta edhe më tepër, e cila pastaj shpëtimin e vet të vetëm e gjen duke u bë pjesë të oligarkive tjera që ekzistojnë në botë, dhe ku më tepër se sa një oligarki të tillë e kemi të vendosur në Rusi", u shpreh Sela për të shtuar se VMRO-ja është e gatshme që të shkëpus raportet me të gjitha shtete në të cilat respektohet ligji dhe e drejta dhe të gjitha ato shtete që kanë investuar dhe investojnë që në Maqedoni të ketë standarde dhe të respektohen të drejtat themelore të gjithsecilit dhe Maqedonia të bëhet pjesë e botës demokratike të civilizuar.

The post BESA: VMRO-ja nuk është e denjë të propozojë zgjidhje appeared first on GazetaBlic.

Senati amerikan, pro antarësimit të Malit të Zi në NATO

Posted: 28 Mar 2017 09:04 PM PDT

Me 97 vota pro dhe vetëm 2 kundër, Senati amerikan ka votuar pro mbështetjes së antarësimit të Malit të Zi në NATO. Ky ratifikim kërkonte 2/3 e 100 votave të Senatit, por votimi në Senat ishte thuajse unanim.

Kjo mbështetje e Senatit amerikan ndaj Malit të Zi, shpresohet të përkthehet në një mesazh të qartë se SHBA do t' kundërvihet çdo përpjekjeje të Rusisë për të shtrirë ndikimin e saj në Europë dhe veçanërisht në rajonin e Ballkanit.

Hapi i fundit për ratifikimin e antarësimit nga SHBA, është nënshkrimi i presidentit Trump, i cili nuk dihet se kur do të vijë.

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, e ka mbështetur antarësimin e Malit të Zinë NATO, pavarsisht akuzave ndaj antarëve të kësaj të fundit.

The post Senati amerikan, pro antarësimit të Malit të Zi në NATO appeared first on GazetaBlic.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more