Skip to main content

“Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit

Posted: 26 Mar 2017 09:34 AM PDT

Irani thotë se ka imponuar sanksione kundër 15 kompanive amerikane për shkak të dyshimeve se e mbështesin Izraelin dhe "aksionet e tij terroriste", ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA. Ky vendim, që në masë të madhe është simbolik, pasi firmat nuk bëjnë biznes me Iranin, u mor dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër grupeve dhe individëve, që i akuzon se bashkëpunojnë me programin e armatimit të Iranit. Ministria e jashtme e Iranit në kumtesën e saj thotë se kompanive nuk u lejohet çfarëdo marrëveshjeje me firmat iraniane, ndërsa drejtorët e tashëm dhe ata të dikurshëm, nuk do të mund të marrin viza. Në shënjestër të këtyre sanksioneve janë firmat që furnizojnë armatim dhe pajisje për Izraelin, "për përdorim kundër palestinezëve", raporton agjencia iraniane, IRNA.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Është vullnet i popullit, Kosova do ta ketë ushtrinë e saj

Posted: 26 Mar 2017 09:18 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se Kosova do ta ketë ushtrinë e saj sepse, sipas tij, "ky është vullneti i popullit të Kosovës".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aeroplanët e koalicionit e kanë sulmuar hapësirën ku raportohet për viktima civile

Posted: 26 Mar 2017 08:06 AM PDT

Zyrtarët amerikanë kanë pranuar se forcat e koalicionit në Irak kanë dorë në sulmin ajror në Mosul më 17 mars, nga i cili – siç kanë thënë banorët lokalë – mund të ndodhë që janë vrarë më se 200 civilë. Në kumtesën e mbrëmshme të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, thuhet se sulmi ishte bërë me kërkesë të forcave të sigurisë së Irakut, për t'i marrë në shënjestër luftëtarët dhe pajisjet e grupit miliant, Shteti Islamik (IS). Zyrtarët e koalicionit, megjithqë nuk e kanë konfirmuar numrin e të vrarëve, thanë se sulmi në pjesën perëndimore të Mosulit, ishte në "një lokacion korrespondues me akuzat për viktima civile". Nuk është specifikuar se cili vend i koalicionit i ka kryer sulmet. Kjo deklaratë u bë pas vendimit të djeshëm të forcave irakiane për ta ndërprerë fushatën për rimarrjen e pjesës perëndimore të Mosulit, për shkak të shkallës së lartë të viktimave civile. Kjo lëvizje mund të ketë qenë e motivuar nga incidenti në Mosul. Por ende mbetet e paqartë se çka ka ndodhur në qarkun al-Jadida të Mosulit, natën e 17 marsit. Pas raporteve, zyrtarët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara thanë se nuk janë të sigurt nëse forcat amerikane kishin dorë në këtë sulm. Sipas tyre, ka filluar hetimi për përcaktimin e fakteve lidhur me këtë sulm dhe pretendimet për viktima civile. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Krusha e Madhe – njëri nga krimet më të mëdha të Serbisë në Kosovë

Posted: 26 Mar 2017 07:47 AM PDT

"Një ndër krimet më të mëdha të shtetit të Serbisë kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, ka ndodhur më 25, 26 dhe 27 mars të vitit 1999 në Krushë të Madhe të Rahovecit", ka shkruar sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin Facebook. Mëtutje ai ka theksuar se "forcat ushtarake dhe policore serbe vranë mbi 243 persona: fëmijë, të rinj, të reja, gra, burra dhe pleq" dhe ka shtuar se "edhe në këtë përvjetor shpreh dhembjen për familjet që pësuan rëndë nga ushtrimi i dhunës shtetërore serbe në vitet 1998 -1999". Presidenti Thaçi, njëherësh, i ka "inkurajuar sërish organet e drejtësisë që sa më parë të hetojnë këto vrasje dhe masakra kudo në Kosovë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Moskë: Policia e arrestoi liderin opozitar Navalny gjatë protestës

Posted: 26 Mar 2017 05:20 AM PDT

Politikani opozitar rus, Aleksei Navalny, është arrestuar sot nga policia në pjesën qendrore të Moskës, në një tubim që ai e kishte thirrur për të protestuar kundër korrupsionit. Roman Ruibanov, drejtor i fondacionit antikorrupsion të Navalnyt, në rrjetin Twitter ka konfirmuar se lideri opozitar ishte arrestuar dhe ka postuar video ku shihet turma e mbështetësve të tij në përpjekje për pengimin e këvizjes së makinës policore me Navalnyn, derisa prania e policisë speciale ishte e madhe. Disa protestues janë arrestuar derisa policia e pastronte rrugën për lëvizjen e automobilit policor. Navalny u bëri thirrje mbështetësve që ta vazhdojnë tubimin kundër korrupsionit pa praninë e tij. Dhjetëra vetë janë arrestuar në Sheshin Pushkin, ku ka pasur prani të madhe të policisë, ndërsa një helikopter fluturnote mbi masën e tubuar në këtë protestë, e cila nuk ishte e autorizuar. Raportohet se ka pasur edhe arrestime në tubimet e tjera të këtilla në qytetet në gjithë Rusinë. Këto tubime po bëhen pasi grupi antikorrupsion i zotit Navalny, më 2 mars e ka publikuar një raport, në të cilin akuzohet kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev, se i ka përdorë organizatat humanitare dhe OJQ-të, për të mbledhur donacione nga pasanikët dhe bankat shtetërore, e pastaj këto fonde i ka shfrytëzuar për blerjen e pasurive të shtrenjta. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve në Bjellorusi

Posted: 26 Mar 2017 05:00 AM PDT

Aktivistët për të drejtat e njeriut nga grupi, Vyasna (Pranvera) në Bjellorusi, thonë se afro 700 vetë janë arrestuar dje në rrugët e kryeqytetit Minsk, gjatë protestës kundër qeverisë së presidentit, Alyaksandr Lukashenka.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

BE-ja e trazuar, Ballkani pa vullnet për integrim

Posted: 26 Mar 2017 04:22 AM PDT

Njohësit e integrimeve evropiane në Kosovë e shohin Bashkimin Evropian si projektin më të suksesshëm të paqes dhe zhvillimit ekonomik.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Maqedoni: Kriza politike thellon ndasitë në shoqëri

Posted: 26 Mar 2017 03:53 AM PDT

Sundimi i drejtësisë dhe vendosja e Maqedonisë në binarët të proceseve integruese është rruga e vetme, përmes së cilës mund të eliminohen ndasitë e thella në shoqërinë maqedonase, që janë gjithnjë e më shumë të dukshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

TASS: Tre simpatizues rusë janë therrur me thikë në Beograd

Posted: 26 Mar 2017 03:51 AM PDT

Tre simpatizues rusë, të cilët e kanë shikuar ndeshjen miqësore ndërmjet ekipit beogradas, Cërvena Zvezda, dhe skuadrës moskovite, Spartak, ka raportuar një korrespondent i agjencisë ruse, TASS. Dy simpatizues janë pranuar në një spital me plagë nga therrjet, ndërsa njëri është në gjendje serioze shëndetësore. Personi i tretë ka marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjet. Personat e therrur janë banorë të Moskës, raporton TASS. Dëshmitarët kanë thënë se një grup i simpatizuesve rusë dhe serbë, që po marshonin me flamujt e klubeve të tyre, pas takimit miqësor të zhvilluar mbrëmë, që përfundoi me fitoren e ekipit beogradas me rezultat 2:1, ishin sulmuar. Sipas informacioneve shtesë, konflikti kishte ndodhur me simpatizuesit e ekipit tjetër beogradas, Partizan. Policia tha se dy sulmues janë arrestuar. Në vendin e ngjarjes janë parë makinat e ndihmës së parë mjekësore duke ardhur me shpejtësi. Disa persona të tjerë janë ankuar për shkak të sulmeve kundër simpatizuesve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Në vit asgjësohen mbi 100 mijë produkte të dyshimta

Posted: 26 Mar 2017 02:58 AM PDT

Në tregun e Kosovës jo rrallëherë qytetarët blejnë produkte të dyshimta. Autoritetet e kontrollit të ushqimit kërkojnë nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur ata blejnë produktet.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Errësirë në ndërtesat e njohura për Orën e Tokës

Posted: 26 Mar 2017 02:02 AM PDT

Ndërtesa të njohura në gjithë globin mbrëmë i kanë ndalur dritat në kuadër të shënimit të Orës së Tokës, për të tërhequr vëmendjen për ndryshimet klimatike. Kremlini në Moskë, Empire State Building dhe selia e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Kulla Eiffel në Paris dhe Akropolisi në Athinë, ishin në mesin e ndërtesave dhe monumenteve, në qytetet e 170 vendeve në gjithë botën, që i kanë ndalur dritat për 60 minuta. Kjo ngjarje e ka origjinën në Sidnej të Australisë, ku Ndërtesa e Operës së këtij qyteti, me famë botërore, po ashtu, ishte errësuar për një orë. Këtë ngjarje e ka organizuar Fondi Botëror për Natyrën e Paprekur (WWF). "Ne e filluam Orën e Tokës në vitin 2007 për tu treguar liderëve se ndryshimi klimatik është çështje për të cilën njerëzit kujdesen", tha koordinatori, Siddarth Das. Shkencëtarët thonë se vitin e kaluar në Tokë janë shënuar temperaturat më të nxehta në kohët moderne. Ky ishte viti i tretë me radhë me ngritje të temperaturave.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Bjellorusi: Policia i ka arrestuar qindra vetë, shumica prej tyre u rrahën

Posted: 26 Mar 2017 01:47 AM PDT

Policia speciale në kryeqytetin Minsk të Bjellorusisë dje i ka arrestuar qindra vetë, shumicën prej tyre edhe e ka rrahur, gjatë një goditjeje të dhunshme në protestën kundër qeverisë së presidentit, Alyaksandr Lukashenka. Tatsyana Revyako, aktiviste bjelloruse për të drejtat e njeriut nga grupi i quajtur, Vyasna (Pranvera), tha se më se 400 vetë janë arrestuar nëpër rrugët e Minskut. "Shumë prej të arrestuarve janë rrahur dhe kanë nevojë për ndihmë mjekësore", tha Revyako. Asociacioni i gazetarëve të Bjellorusisë tha se 20 reporterë, që raportonin për këtë demonstratë të paautorizuar, po ashtu, ishin arrestuar nga autoritetet. Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Redaksia për Bjellorusinë, Alyaksandra Dynko, dhunën e policisë e ka përshkruar si "brutale".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vuçiq takohet me Putinin disa ditë para zgjedhjeve në Serbi

Posted: 26 Mar 2017 01:32 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, nesër në Moskë, derisa duket se ai po e forcon pozitën e tij para zgjedhjeve presidenciale në Serbi më 2 prill. Në disa raporte të djeshme theksohej se Vuçiq do të përpiqet ta finalizoj marrëveshjen me Putinin, lidhur me dërgimin e gjashtë aeroplanëve luftarakë të tipit MiG-29, disa ditë para votimeve për president. Zoti Vuçiq, ish-ultranacionalist e tash reformues pro-evropan, po përpiqet të manovroj duke i mbajtur raportet e Serbisë me perëndimin, por njëherësh duke i përmirësuar lidhjet me aleatin shumëvjeçar, Rusinë. Serbia kishte shprehur dëshirë për forcim të lidhjeve me NATO-n, derisa ende i përmirëson lidhjet ushtarake me Rusinë, dhe kjo gjë i ka shqetësuar fqinjët e saj, Kroacinë dhe Bosnjë-Hercegovinën. Konsiderohet se Aleksandar Vuçiq, 46 vjeçar, është favorit për të fituar kundër opozitës së ndarë dhe ai po synon të fitoj numër të mjaftueshëm të votave për të mos pasur nevojë për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që eventualisht do të mbaheshin më 16 prill.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri: Federata e Futbollit i dënon “aktet ekstremiste” të simpatizuesve

Posted: 26 Mar 2017 01:13 AM PDT

Federata e Futbollit e Shqipërisë dje fuqishëm e ka dënuar incidentin nga i cili për afro 9 minuta u ndërpre ndeshja kualifikuese e Grupit G për Kampionatin Botëror kundër Italisë në Palermo. Gjatë takimit të së premtes, që përfundoi me fitoren e Italisë kundër Shqipërisë me rezultat 2:0, një grup që vetveten e quan "Elita Ilire" ka hedhur fishekzjarre në fushë, raporton agjencia AP nga Tirana. "Aksionet e tilla totalisht ekstremiste nga grupi Elita Ilire, nuk kanë të bëjnë asgjë me simpatizuesit e shkëlqyeshëm shqiptarë", të cilët ishin lavdëruar gjatë finaleve të Kampionatit Evropian në vitin 2016 në Francë, për miqësinë e tyre gjatë festimeve, thuhet në kumtesën e Federatës së Futbollit të Shqipërisë. Federata tha se trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi, po ashtu, ishte "i shqetësuar nga fishekzjarret" dhe theksoi se gjatë pesë viteve që ai është në këtë detyrë, "asnjëherë nuk ka parë diçka të këtillë".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

OKB: Shkatërrimet e lokaliteteve kulturore mund të jenë krime lufte

Posted: 25 Mar 2017 10:36 AM PDT

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara unanimisht e ka miratuar një rezolutë, me të cilën dënohet shkatërrimi i lokaliteteve kulturore në zonat e konfliktit, me ç'rast ka konstatuar se palët që fajësohen për këtë shkatërrim, mund të ndiqen për krime të luftës. Kjo rezolutë e miratuar mbrëmë vonë, ishte e fokusuar në Irak dhe Siri, ku grupi ekstremist, Shteti Islamik, i ka skatërruar lokalitetet e lashta të trashëgimisë kulturore, përfshirë qytetin antik, Palmira. Masat e mëparshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ishin të kufizuara dhe përqendroheshin vetëm në trafikimin e artikujve të vjedhur kulturor për ta financuar terrorizmin.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more