Skip to main content

INSAJDERI: “Vuçiq anulon vizitën në Kosovë” plus 19 more

INSAJDERI: “Vuçiq anulon vizitën në Kosovë” plus 19 more


Vuçiq anulon vizitën në Kosovë

Posted: 28 Mar 2017 10:12 AM PDT

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, që është duke garuar për postin e presidentit në Serbi, ka anuluar një vizitë të tij në Kosovë, të paraparë për të mërkurën.

Mediat serbe raportojnë se Vuçiq ka vendosur të anulojë vizitën e tij për shkak të kushteve të vëna nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Ai ka planifikuar të vizitojë veriun e Kosovës por Qeveria e Kosovës i ka dhënë leje qëndrimi për vetëm tre orë.

Vuçiq ka thënë se nuk pranon kushtet e vëna nga ana e palës kosovare./Insajderi.com

 

The post Vuçiq anulon vizitën në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Parlamenti i Skocisë voton pro një referendumi të dytë për pavarësi nga Bitania

Posted: 28 Mar 2017 10:09 AM PDT

Parlamenti skocez ka mbështetur thirrjen e Nicola Sturgeon për një referendum të dytë të pavarësisë, në një votim të rëndësishëm ku përfundimisht mund të shohim Skotlandën duke u larguar nga Britania e Madhe, raporton "The Guardian".

Votimi i cili u shty deri në ditën e martë për shkak të sulmit javën e kaluar në Westiminister, u miratua nga Pjesëtarët e Parlamentit Skocez nga 69 vota në 59 – gjë që siguroi ministrin e parë skocez me mandat të bëj thirrjen e dytë për referendum në mes të vjeshtës së vitit 2018 dhe pranverë 2019.

The post Parlamenti i Skocisë voton pro një referendumi të dytë për pavarësi nga Bitania appeared first on INSAJDERI.

Mbyllet Shtëpia e Bardhë për shkak të dyshimit për bombë

Posted: 28 Mar 2017 09:53 AM PDT

Shtëpia e Bardhë është rrethuar nga forca të shumta sigurie gjatë mëngjesit të kësaj të marte, pasi një person dyshohej se kishte në zotërim një bombë, në kohën kur presidenti Donald Trump gjendej brenda saj.

Raportuesit e medieve u mbyllën në dhomën e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa zona "North Laën" u spastrua urgjentisht në mënyrë që snajperët të mund të mbërrinin shpejt dhe të kishin pamje të qartë përreth vendngjarjes.

Shërbimet sekrete amerikane konfirmuan përpara orës 11 të mesditës, me orën lokale, se po hetonin mbi një pako të dyshimtë pranë kopshtit të Shtëpisë së Bardhë.

Trey Yingst, gazetar i "One America Neës Netëork", shkroi në "Tëitter" se një agjent i shërbimeve sekrete i kishte thënë se shkaku i mbylljes së Shtëpisë së Bardhë ishte një person mashkull që i ishte afruar ndërtesës dhe pretendonte se kishte një bombë me vete. Agjenti kishte thënë më tej se agresori ishte arrestuar, ndërsa më pas u mësua se ndaj tij kishte edhe një fletarresti.

Presidenti Trump ishte duke shkruar "cicërimat" e radhës mbi "dështimin" e "Neë York Times", në vazhdën e sulmeve ndaj medieve, gjatë momentit që ndodhi ngjarja. Shërbimet sekrete kanë përdorur një robot për çaktivizimin e bombave, në mënyrë që të shohin se çfarë përmbante pakoja e dyshimtë.

Sipas gazetarit Yingst, i gjithë stafi i Shtëpisë së Bardhë ishte udhëzuar të futej në vendstrehime të sigurta. Ngjarja u raportua fillimisht rreth orës 10:25 të mëngjesit.

Disa raportues që kishin mbërritur në Shtëpinë e Bardhë pak orë përpara seancës së përditshme informuese, u panë teksa kalonin kohën në telefonat e tyre në pritje që "shtetrrethimi" të përfundonte. Ngjarja në Uashington vjen vetëm një javë pasi një grua u përpoq të kalonte gardhin e Shtëpisë së Bardhë, por e penguan lidhëset e këpucëve, sikurse edhe pas sulmit ndaj Parlamentit britanik të javës së kaluar.

The post Mbyllet Shtëpia e Bardhë për shkak të dyshimit për bombë appeared first on INSAJDERI.

Ish-ministri i dënuar i Kulturës: Ku me marrë me qëndru veç në jahte

Posted: 28 Mar 2017 09:48 AM PDT

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Astrit Haraqija ka thënë se nuk duhet fshehur fakti që një politikan qëndron në një jaht, duke iu referuar kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në një prononcim për Gazetën Metro, Haraqija ka komentuar foton e Ahmetit në të cilën edhe ai vet kishte qëndruar më parë. Haraqija ka konfirmuar se kishte qëndruar në atë jaht, në të cilin ai ishte fotografuar disa herë më parë.

E ish-ministri i Kulturës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar se ai nuk frikësohet prej jahteve, ashtu siç, sipas tij nuk duhet të bëjë as Shpend Ahmeti.

"Unë nuk frigohem prej jahteve. Ku me e marrë e me ndejtë veç në jahte", ka thënë Haraqija.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti është fotografuar në një jaht në Budva të Malit të Zi, të shtunën e 25 marsit. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Ahmeti kishte mohuar se ka qëndruar në një jaht.

Ish-ministri Haraqija në vitin 2015 ishte dënuar me 10 muaj burg, me kusht që të mos kryente ndonjë vepër penale në afat prej dy vitesh. Ai akuzohej për shpërdorim të detyrës zyrtare. /Insajderi.com

The post Ish-ministri i dënuar i Kulturës: Ku me marrë me qëndru veç në jahte appeared first on INSAJDERI.

Astrit Haraqija pretendon se e di i kujt është jahti

Posted: 28 Mar 2017 09:33 AM PDT

I dënuari Astrit Haraqija pretendon se është i informuar për jahtin në Budva të Malit të Zi, në të cilën ishte fotografuar të shtunën kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ish-ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, i cili është i dënuar me 10 vjet burgim me kusht për shkak të korrupsionit, thotë se kishte qëndruar më parë në jahtin në të cilin është fotografuar Ahmeti ditë më parë.

Haraqija, në një prononcim për Gazetën Metro ka thënë se jahti në të cilën u fotografua Ahmeti nuk i takon më Qazim Osmanit.

Sipas Haraqijës, ky jaht i është shitur Devollëve para rreth dy vitesh.

Haraqija, ka folur edhe për çmimin me të cilin Osmani ua ka shitur jahtin Devollëve.

Ai ka thënë se nuk është se është shitur me 6 milionë euro, siç është raportuar në media, por me rreth 3 milionë euro.

 

The post Astrit Haraqija pretendon se e di i kujt është jahti appeared first on INSAJDERI.

Rikthehet jeta në Al-Bab të Sirisë

Posted: 28 Mar 2017 09:27 AM PDT

Jeta në qytetin sirian Al-Bab, i cili pas tre vitesh u çlirua nga organizata terroriste DEASH, dalëngadalë po rikthehet në normalitet, ndërsa fëmijët ëndërrojnë që sërish të shkojnë në shkollë.

Fëmijët e këtij qyteti sirian tre vite kanë qenë pa arsim, ndërsa pasi u çlirua nga pjesëtarët e DEASH-it koha është që sërish të kthehen në bankat shkollore.

Al-Bab i cili nga kufiri me Turqinë është në distancë prej 30 kilometrash, nga muaji janar i vitit 2014 gjendej nën kontroll të DEASH-it.

Gjatë ofensivës së "Mburojës së Eufratit" të cilën Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) e filluan më 24 gusht të vitit 2016 është çliruar më 23 shkurt të këtij viti.

Në çdo hap janë të dukshme pasojat e luftës, ndërsa qytetarët deri tani orvaten të rindërtojnë atë që ka mundësi të rindërtohet, shkruan Anadolu Agency.

Teksa zgjasin rindërtimet fëmijët e këtij qyteti sirian tentojnë të kënaqen në lirinë dhe ëndërrojnë për t'u kthyer në bankat shkollore.

Shumë fëmijë u ndihmojnë prindërve që të rindërtojnë shtëpitë e tyre ndërsa të tjerët punojnë si bari në fshatrat përreth të cilat janë çliruar nga DEASH-i.

Dhjetëra barinj të rinj mund të shihen në livadhet e fshatrave në Al-Bab. Dëshira e tyre është sa më parë të fillojnë me arsimin.

Njëri prej tyre është dhjetë vjeçari Ali Juma i cili për AA tha se pjesën më të madhe të ditës e kalon në kullotjen e deleve.

Në shkollë për herë të fundit ka qenë para tre vitesh, ndërsa tha se i dëshiron mësuesit dhe miqtë.

"Në shkollë kam shkuar dy vite dhe më pas filloi lufta. Shpresoj që shkolla sërish të hapet", theksoi dhjetëvjeçari.

Për shkak të sulmeve të terroristëve të DEASH-it 14 vjeçari Musa Ali me muaj nuk ka dalë nga shtëpia. "Shumë dua të shkojë në shkollë, nuk është më. Shpresoj se ato ditë sërish do të vijnë", porositi Musa.

Kryetari i kuvendit të Al Bab Cemal Osman para 15 ditëve erdhi në këtë post. Ai theksoi se jeta shumë shpejtë është normalizuar, duke shprehur rëndësinë e arsimit për ardhmërinë e këtij qyteti sirian.

"Me ndihmën e Turqisë, kemi filluar me punimet e rindërtimit të shkollave. Qëllimi është që në afat prej 10-15 ditëve të hapim katër shkolla", porositi Osman dhe shtoi se përmes arsimit të mirë të fëmijëve do të ndërtohet edhe ardhmëria më e mirë për këtë qytet.

The post Rikthehet jeta në Al-Bab të Sirisë appeared first on INSAJDERI.

Senati i Spanjës refuzon njohjen e Kosovës

Posted: 28 Mar 2017 09:18 AM PDT

Senati i Spanjës ka refuzuar sot një mocion të partisë së Majtë Republikane të Katalunisë (ERC) e cila i bëri thirrje qeverisë që të njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe ta mbështesë atë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)

Partia kataluanse ka thënë se ata duan ta shohin një paralelizëm të Kosovës me atë çfarë mund të ndodhë edhe në Spanjë, raporton agjencia e lajmeve EFE.

Ky mocion për njohjen e Kosovës megjithatë është hedhur poshtë në Komitetin për Punë të Jashtme të Senatit spanjoll, me votat e Partisë Popullore të Spanjës dhe Partisë Socialiste të Punëtorëve të Spanjës.

Senatori Jordi Martí nga radhët e partisë katalunase ERC ka qenë i zhurmshëm në mbrojtje të iniciativës për miratimin e këtij projektligji, i cili parashihte edhe njohjen e pasaportave të Kosovës, në mënyrë që qytetarëve të Kosovës tu lejohej futja në Spanjë, në rast të liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian.

Ai bëri thirrje gjithashtu për mbështetjen e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organ, njofton Insajderi.

Marti kujtoi para Senatit të Spanjës se vetëm pesë vende të BE-së – Qiproja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Spanja – nuk e njohin Kosovën dhe se Parlamenti Evropian së fundmi ka miratuar një projektrezolutë për njohjen e Kosovës me 403 vota pro dhe 103 kundër.

“Kjo kërkesë nga BE-ja rrit presionin mbi shtetin spanjoll dhe gjithashtu presionin mbi gatishmërinë e saj për të ndihmuar në normalizimin dhe stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shtoi Marti.

Senatori ERC ka theksuar se “problemi i Spanjës që nuk e njeh Kosovën, është se disa 'fantazma' janë të ngazëllyera dhe se nuk duan të shohin një paralelizëm me Kosovën, me atë cfarë mund të ndodhë në Spanjë". Ai fliste në lidhje me Kataloninë, raporton EFE.

Alfonso Jesús Rodríguez, senator nga radhët e Partisë Popullore të Spanjës, ka mbrojtur refuzimin e grupit të tij ndaj mocionit të ERC-së për njohjen e Kosovës, ku thuhet: "Qeveria e Spanjës nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, sepse Spanja nuk beson në deklaratat e njëanshme të pavarësisë”.

Rodriguez e bëri të qartë se “asgjë nuk ka të bëjë me gjendjen e Ballkanit dhe me realitetin e Spanjës”. /Insajderi.com

Senati i Spanjës refuzon njohjen e Kosovës

The post Senati i Spanjës refuzon njohjen e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Pacolli: Së shpejti udhëtohet në Mal të Zi pa polica kufitare

Posted: 28 Mar 2017 09:13 AM PDT

Kryesuesi i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, ka njoftuar se është takuar me përfaqësues të Byrosë së Sigurimit të Malit të Zi, me të cilët ka biseduar për heqjen e pagesës shtesë për policat kufitare.

"Ju bëjmë me dije se, sot u takuam me përfaqësues te Byrose Nacionale te Sigurimit te Malit te Zi, homologun z.Nebojsa Scekic dhe Boris Saban, se bashku me Drejtorin e BKS-se z.Pushkolli. Qëllimi këtij takimi ishte te arrihet Marrëveshja e Mirëkuptimit ndaj dy shteteve, ne mënyre te behet lëvizja e lire e qytetareve te Kosovës dhe Malit te Zi, pa pasur nevoje te behet pagesa shtese e polices kufitare", ka thënë Pacolli.

Pacolli ka paralajmëruar një takim të ri, ku pritet nënshkrimi i marrëveshjes.

"U dakorduam, qe me date 28 Prill 2017, te mbahet takimi i radhës dhe presim vullnetin e mire nga ana e tyre deri tek nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Njëkohësisht, kërkojmë përkrahjen e Qeverise Malazeze qe kjo çështje te mbyllet ne interesin me te mire për dyja shtetet po ne datën e lartcekur", ka thënë Pacolli.

 

 

The post Pacolli: Së shpejti udhëtohet në Mal të Zi pa polica kufitare appeared first on INSAJDERI.

Videot “horror” të filmave vizatimorë

Posted: 28 Mar 2017 09:00 AM PDT

Qarkullojnë me qindra video në "Youtube", të cilat ngjajnë me filma të famshëm vizatimorë, por në të vërtetë, përmbajtja e tyre nuk është aspak e përshtatshme për të miturit.

BBC përcjell rastin e një episodi të personazhit aq të dashur nga fëmijët sot, Peppa Pig, e cila shkon te dentisti. N18ë pamje të parë, çdo gjë të duket normale, deri në momentin kur shfaqet një shiringë gjigante dhe dhëmbët e derrkuces fillojnë e shkulen.

Në sfond dëgjohen të qara të forta. Gazetarja Laura June, nënë e një vajze trevjeçare, e vuri re shumë shpejt se diçka nuk shkonte me filmin vizatimor, të cilin e bija po e ndiqte si përherë me vëmendje të madhe.

"Peppa bërtet me të madhe dhe qan, ndërsa dentisti duket si sadist", tregon ajo, duke shtuar se trevjeçarët nuk duhet të shohin gjëra të tilla. Episodet e zakonshme të Peppës te dentisti janë shumë më paqësore.

Ky, sipas gjigantit mediatik anglez nuk është një rast i izoluar. Ka plot video të tjera imituese të filmave të njohur për fëmijë, temat e të cilave shihen si krejtësisht të pavend. Ato përfshijnë personazhet e Frozenit, Minionët, lokomotivën Thomas ose Mickey dhe Minnie Mouse.

Personat përgjegjës për prodhimin e një pjese të këtyre videove, të kontaktuar nga BBC-ja, nuk kan pranuar të intervistohen. Prindërit këshillohen të vendosin "restricted mode" për videot e të vegjëlve të klikuara në "Youtube", por ekspertët sërish kujtojnë se asnjë filtër nuk është 100% i sigurtë.(TCH)

The post Videot "horror" të filmave vizatimorë appeared first on INSAJDERI.

Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren

Posted: 28 Mar 2017 08:58 AM PDT

Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares shqiptare të futbollit, "Tifozat Kuq e Zi", kanë konfirmuar sot bojkotin e tyre të plotë të ndeshjeve të kuqezinjve në Shqipëri për sa kohë që nuk respektohen kërkesat e tyre.

Tifozët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat në stadiumet shqiptare dhe nuk duan që policia shqiptare të vazhdojë të qëndrojë mes tyre.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur këtë qëndrim, ndonëse nuk do të rrinë larg Kombëtares, pasi kanë konfirmuar se do të ndjekin të grumbulluar pranë stadiumit "Elbasan Arena" ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës. /Insajderi.com

tkz

The post Tifozat Kuq e Zi bojkotojnë kombëtaren appeared first on INSAJDERI.

Formacionet zyrtare: Shqipëri – Bosnjë

Posted: 28 Mar 2017 08:37 AM PDT

Shqipëria dhe Bosnjë dhe Hercegovina kanë publikuar formacionet zyrtare, para takimit të tyre miqësorë që do të zhvillohet në "Elbasan Arena" nga ora 18:00.

Shqipëria: Strakosha, Hysaj, Alla, Veseli, Aliji, Basha, Memushaj, Kukeli, Llullaku, Balaj, Hyka

Bosnja: Begovic, Vranjes, Zukanovic, Sunjic, Djumic, Lulic, Prsic, Jajalo, Krunjic, Kodro, Dzeko

The post Formacionet zyrtare: Shqipëri – Bosnjë appeared first on INSAJDERI.

Pacolli e quan “skandaloze dhe të turpshme” rritjen e pagave të deputetëve

Posted: 28 Mar 2017 08:36 AM PDT

Një skandal tjetër e ka konsideruar kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behxhet Pacolli, rritjen e pagave për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast ata ia kanë rritur pagat vetës.

E për këtë rritje të rrogave të deputetëve, ka reaguar Pacolli, i cili e ka cilësuar të turpshëm këtë vendim.

“Një SKANDAL tjetër… sapo e dëgjuan qytetarët e Kosovës se Deputetët e Kuvendit që po e mbajnë peng punësimin e të rinjëve dhe zhvillimin e Kosovës, kërkojnë që vetes së tyre t’ia rrisin pagat… a thua kur do të marr fund ky turp”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Insajderi.com

The post Pacolli e quan “skandaloze dhe të turpshme” rritjen e pagave të deputetëve appeared first on INSAJDERI.

KMShK: Kosova Sot nuk raportoi të vërtetën në 15 shkrime për Devolli Group

Posted: 28 Mar 2017 08:18 AM PDT

Këshilli i Medieve të Shkruara të Kosovës në mbledhjen e sotme të saj ka miratuar 15 ankesa të kompanisë "Devolli Group" kundër 15 shkrimeve të publikuara nga Gazetës "Kosova Sot".

Sipas KMShK-së mediumi i Margarita Kadriut, e cila tash është deputete e Kuvendit të Kosovës, ka bërë shkelje të Kodit të Mediave të Shkruara duke mos e raportuar të vërtetën  dhe duke e shkelur të drejtën për t'u përgjigjur.

"Oligarkët nënshtrojnë shtetin, vazhdon zhvatja milionëshe" është titulli i vetëm njërit shkrim që Kosova Sot e ka publikuar me 10 janar të këtij viti kundër biznesmenëve Devolli.

Por konflikti mes tyre ka nisur shumë më herët për terminale doganore, lejen për të cilën e ka marrë fillimisht "Devolli Group". Gjithashtu edhe kompania "City Park", në pronësi të Ruzhdi Kadriut, babait të Margarita Kadriut u shpërblye me terminal vitin e kaluar.

Insajderi pati zbuluar në prill të 2016-ës se su qeveria e koalicionit PDK-LDK ishte ndryshuar bazën ligjore për licencimin e terminaleve në mënyrë që të jetë e përshtatshme për kompaninë "City Park". Ndryshimi ka ndodhur vetëm dy muaj para votimit të Hashim Thaçit për president. /Insajderi.com

The post KMShK: Kosova Sot nuk raportoi të vërtetën në 15 shkrime për Devolli Group appeared first on INSAJDERI.

FIFA dënon Messin

Posted: 28 Mar 2017 08:16 AM PDT

Messi është dënuar me 4 ndeshje pezullim nga FIFA, pasi në ndeshjen Argjentinë-Kili ka ofenduar një nga arbitrat e ndeshjes.

Në këtë mënyrë, sulmuesi i Barcelonës nuk do të luajë sot ndaj Bolivisë dhe do të humbasë ndeshjet kundër Uruguajit, Venezuelës dhe Perusë.

Leo Messi do të kthehet të luajë me Argjentinën vetëm në ndeshjen e fundit kualifikuese të Botërorit 2018, atë kundër Ekuadorit.

Kur përfundoi ndeshja ndaj Kilit, Messi shkoi te arbitri anësor dhe nisi ta shante, duke u larguar pa i dhënë dorën.

The post FIFA dënon Messin appeared first on INSAJDERI.

Qeveria shpreson tek ndihma e Listës Serbe për demarkacionin

Posted: 28 Mar 2017 08:15 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk e ka përcaktuar ende datën e procedimit në Kuvend të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.

Koalicioni aktual, i përbërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe partitë e komuniteteve pakicë, pritet që fillimisht të zhvillojnë një takim konsultativ, para se Qeveria të ndërmarr hapin e procedimit të demarkacionit në Kuvend.

Gjatë kësaj jave, megjithatë gjasat që marrëveshja të procedohet në Kuvend duken të vogla, ngaqë kryeministri Isa Mustafa ndodhet në një vizitë në Maltë.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu tha për Radion Evropa e Lirë se kthimi i Listës Serbe në institucione, pas bojkotit prej gjashtë muajve, ka ndikuar në plotësimin e koalicionit, por ende nuk dihet saktë se kur do të procedohet Projektligji për ratifikimin e demarkacionit.

"Tani, ka mbase një kualitet të ri në spektrin tonë politik, e ky është rikthimi i Listës Serbe, përkatësisht përfaqësuesve të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Ne konsiderojmë që kjo mund të jetë një shtytje shtesë për ta rimenduar nga palët në koalicion dhe për të mos e vonuar pajustifikueshëm as edhe një ditë më tepër, por për ta proceduar në Kuvend", ka thënë Abdullahu.

Data e saktë e procedimit të Projektligjit në Kuvend do të varet nga marrëveshja e palëve në koalicion, ka theksuar Abdullahu. Sipas tij, shenjat e para janë që Lista Serbe do ta votojë demarkacionin, çka besohet se mund t'i shtojë gjasat për ratifikimin e marrëveshjes në Kuvend, për çka kërkohen 80 vota të deputetëve.

"Fakti se ata kanë thënë se do ta votojnë demarkacionin është një lajm i mirë, të cilit i gëzohemi edhe si Qeveri edhe si institucione përgjithësisht, dhe bëjmë ftesë edhe njëherë të gjithë kuvendarëve që duke i marrë parasysh të gjitha të gjeturat që janë bërë falë një pune profesionale të ekspertëve, ta votojnë demarkacionin", ka deklaruar Abdullahu.

Në anën tjetër, kryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq ka deklaruar se problemi i ratifikimit të demarkacionit ndërlidhet me dy partitë më të mëdha në Kosovë, PDK-në dhe LDK-në.

"Sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së kufirit, të arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, ne kemi qenë krejtësisht të përjashtuar nga kjo temë, andaj edhe nuk kemi një qëndrim zyrtar. Por, ne do të bisedojmë për këtë çështje si brenda Listës ashtu edhe me partnerët e koalicionit, por është evidente që deri më tani nuk kishte konsensus brenda dy partive të mëdha, PDK-së dhe LDK-së", ka thënë Simiq.

Paralajmërimet për riprocedimin e demarkacionit në Kuvend, kanë nxitur edhe reagimet e opozitës, e cila nuk e mbështet marrëveshjen aktuale, duke kërkuar që të bëhet një shënjim i ri i vijës kufitare me Malin e Zi. Partitë opozitare, si edhe një numër i deputetëve në pushtet, vlerësojnë se me marrëveshjen aktuale, Kosova ka humbur mbi 8 mijë hektarë tokë.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca thotë se si Demarkacioni ashtu edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, janë projekte që do të kundërshtohen nga kjo parti politike.

"Sa u përket Demarkacionit dhe Asociacionit, ne mendojmë se ato nuk duhet të vijnë fare në Kuvend. Janë marrëveshje të dëmshme dhe ne do t'i kundërshtojmë me çfarëdo mjetesh që kemi në dorë", ka theksuar Konjufca.

Kosova dhe Mali i Zi patën nënshkruar Marrëveshjen e demarkacionit të kufirit në gusht në vitit 2015 në Vjenë. Por, kjo marrëveshje nuk gjeti përkrahjen e opozitës si dhe të një numri të deputetëve të partive në pushtet dhe si e tillë, mbeti e paratifikuar në Kuvend.

Komisioni Evropian, në anën tjetër, i ka vënë Kosovës kusht ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, për liberalizimin e vizave.

Sidoqoftë, mbetet ende diskutabile nëse Qeveria i ka siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.(REL)

 

The post Qeveria shpreson tek ndihma e Listës Serbe për demarkacionin appeared first on INSAJDERI.

Kushtetuesja pezullon dekretimin e Enver Pecit si kryetar të Supremes

Posted: 28 Mar 2017 08:06 AM PDT

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar dekretimin e Kryetarit të Gjykatës Supreme, Enver Peci, pas ankesës nga kandidatja tjetër për këtë post, Valdete Daka.

Valdete Daka, e cila është momentalisht kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 6 mars kishte dorëzuar ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme.

Në ankesën e deponuar nga Daka në Gjykatën Kushtetuese, ajo ankohej se numërimi i votave u bë në mënyrë të gabuar. Daka konsideronte se në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Supreme pati padrejtësi.

E pas kësaj ankese, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që të vendosë masë të parakohshme deri më 16 maj dhe të pezullojë procedurën e dekretimi të kryetarit të Gjykatës Superme nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Në vendimin e Kushtetueses, të cilin e ka siguruar Insajderi, thuhet se pezullimi vlen derisa të përfundojë procedura e ankesës së Valdete Dakës në Gjykatë.

"Në vlerësimin e kërkesës për masë të parakohshme, Gjykata shqyrton nëse janë përmbushur kriteret e përcaktuara me Kushtetutë dhe të specifikuara më tej me Ligj dhe me rregullore të punës. Në këtë drejtim, Gjykata i referohet paragrafit 2 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës që përcakton:

[…] 2. Përderisa procedura të mos përfundojë para Gjykatës Kushtetuese, ajo mund të suspendojë përkohësisht veprimin ose ligjin e kontestuar, derisa të merret vendimi i Gjykatës, nëse konsideron që aplikimi i veprimit a ligjit të kontestuar mund të shkaktoj dëme të pariaprueshme", thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese, përmes këtij vendimi ka konkluduar se kërkesa e Dakës për vendosjen e masës së parakohshme "duhet të miratohet, në mënyrë që të mbrohet interesi publik".

Më 6 mars të këtij viti, Enver Peci ishte zgjedhur kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, me shumicë të votive. Për Pecin "Për" kishin votuar gjashtë anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e katër kishin abstenuar.

Mandati i kryetarit të Gjykatës Supreme është 7 vjeçar. /Insajderi.com

The post Kushtetuesja pezullon dekretimin e Enver Pecit si kryetar të Supremes appeared first on INSAJDERI.

Filmi ‘Mbledhësit e puplave’ shënon gjysmë shekulli

Posted: 28 Mar 2017 07:33 AM PDT

Filmi "Mbledhësit e puplave" ku luan edhe aktori shqiptar Bekim Fehmiu, ka mbushur gjithsej 50 vite jetë.

Filmi në vitin 1968 ishte i nominuar për çmimin Oscar, ndërsa një vit më herët fitoi në Festivalin e Kanës. Ai cilësohet si filmi jugosllav më i mirë i të gjitha kohërave.

Krahas Bekim Fehmiut në rolin e Borës paraqitet edhe aktorja Olivera Vuco, Velimir Bata Zhivojinoviq dhe Mija Aleksiq.

Filmi është realizuar në vitin 1967 ndërsa zgjatë 94 minuta. Këngët kryesore në film i këndonte vetë aktorja Olivera Vuco, midis tyre edhe "Niska Banja", "Djelem Djelem" dhe "Nu, nu".

Në vitin 1967 filmi morri çmimin për filmin më të mirë të huaj në Finlandë, çmimin AURA që jepej nga Shoqata e Regjisorëve e Kritikëve të Filmit.

The post Filmi ‘Mbledhësit e puplave’ shënon gjysmë shekulli appeared first on INSAJDERI.

Presidenti i Çekisë, Zeman: Kosova nuk i përket NATO-s

Posted: 28 Mar 2017 07:26 AM PDT

Presidentja e Republikës së Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe presidenti i Repiblikës së Çekisë Millosh Zeman nuk u pajtuan sot në Zagreb rreth mbështetjes së rrugës së Kosovës drejt anëtarësimit në NATO.

Të dy presidentët përveç çështjeve bilaterale, biseduan edhe për shumë tema siç janë zgjerimi i NATO-s dhe BE-së në rajon, gjendja e Bashkimit Evropian dhe kriza migratore.

Zeman dhe Grabar – Kitaroviç pas takimit njoftuan se kanë biseduar edhe për Brexit-in, terrorizmin dhe gjendjen në BE, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

"Republika Çeke i jep mbështetje integrimit të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane dhe NATO", porositi presidenti Zeman dhe shtoi se “Çekia mbështet hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen”.

Në pyetjen se a e mbështet hyrjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe zgjerimin e NATO-s në këtë hapësirë, Zeman tha se "Mendimi im personal vlen për vendet e Ballkanit Perëndimor, por kjo nuk vlen për Kosovën meqë nuk jam i sigurtë nëse Kosova i përket NATO-s".

Presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç u përgjigj se Kroacia angazhohet për zgjerim, gjegjësisht konsolidimin e BE-së në hapësirën e Evropës Juglindore, por edhe NATO-s për të gjitha ato shtete që e dëshirojnë atë.

"Në këtë moment Serbia këtë nuk e dëshiron, por ndoshta një ditë do të dojë", tha Kolinda Grabar Kitaroviç.

Presidenti çek Zeman porositi se është "kundër BE-së me shumë shpejtësi".

"Evropa duhet të jetë unike, nuk mund të ketë dy apo më shumë shpejtësi meqë kjo është tërëissht e pamundur, sepse kjo do të thoshte shumë shpejtësi", tha ai.

Zeman konsideron se brenda katërshës së Vishegradit, së bashku me Kroacinë duhet të angazhohet edhe Austria duke ofruar zgjidhje të tyre për krizën migratore. /Insajderi.com

The post Presidenti i Çekisë, Zeman: Kosova nuk i përket NATO-s appeared first on INSAJDERI.

Duka uron Xhakën për ditëlindje

Posted: 28 Mar 2017 07:24 AM PDT

Presidenti i Federatës së Shqipërisë në Futboll, Armand Duka, ia ka uruar ditëlindjen Taulant Xhakës.

Xhaka i cili ka mbetur i pa kënaqur me mos inkuadrimin e tij në lojë nga trajneri i kombëtares së Shqipërisë, De Biasi, duke bërë kështu që të largohet nga ekipi.

Duka i ka uruar Xhakën përmes llogarisë së tij në Facebook.

"Gëzuar ditëlindjen Taulant Xhaka. U bëfsh njëqind vjeç!", ka shkruar Duka.

Gëzuar ditëlindjen Taulant Xhaka. U bëfsh njëqind vjeç! 🇦🇱 ⚽

Armand Duka 发布于 2017年3月28日

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë falënderimi i Xhakës.

“Faleminderit President!”, ka komentuar Xhaka.

Duka dje ka përsëritur mbështetjen e tij për vendimet e trajnerit De Biasi, duke thotë se suksesi i skuadrës mund të sigurohet vetëm përmes disiplinës dhe punës në grup.

"Nuk përkrah asnjë vendim individual, por se kush luan dhe kush jo, atë e vendos trajneri. Xhaka nuk është aktivizuar, por nuk ka ikur pa lejen e trajnerit nga ekipi. Trajneri i ka dhënë leje atij dhe përsa kohë trajneri nuk thotë që Xhaka ka thyer disiplinën, Federata s'ka si e dënojë", ka thënë ai./Insajderi.com

The post Duka uron Xhakën për ditëlindje appeared first on INSAJDERI.

OKB: Mbi 300 civilë janë vrarë që prej nisjes së ofensivës në Mosulin Perëndimor

Posted: 28 Mar 2017 07:11 AM PDT

Kombet e Bashkuara thonë se më shumë se 300 civilë janë vrarë në qytetin irakian të Mosulit, që prej nisjes së ofensivës kundër militantëve të Shtetit Islamik, muajin e kaluar.

Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Zeid Ra'ad al-Hussein, përmes një deklarate për media, ka thënë sot se "është e rëndësishme që forcat irakiane të sigurisë dhe partnerët e tyre të koalicionit", të shmangin "sulmet ndaj forcave të IS-it, që gjenden në zona të banuara dhe të cilët i përdorin civilët si mburoja njerëzore gjatë sulmeve".

"Ky armik shfrytëzon pamëshirshëm civilët për t'i shërbyer qëllimeve të veta dhe në mënyrë të qartë nuk e ka problem që t'i vë ata në rrezik", ka thënë Hussein.

Zyrtarët irakianë dhe ata të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së janë duke hetuar raportet se në sulmet ajrore ndaj militantëve të IS-it, mund të jenë vrarë dhjetëra por qindra persona në ditët e fundit.

Hussein u ka bërë thirrje forcave irakiane dhe koalicionit ajror që udhëhiqet nga SHBA-ja, që të sigurohen që këto hetime të jenë transparente.

Forcat irakiane, që mbështeten nga koalicioni ajror që udhëheq SHBA-ja, për muaj të tërë janë duke luftuar kundër IS-it në Mosul.

Në muajin janar, forcat irakiane arritën të largonin militantët e IS-it nga lindja e Mosulit dhe tash e një muaj po luftojnë për të marrë nën kontroll edhe pjesën perëndimore.

Më shumë se 200,000 civilë janë larguar nga Mosuli Perëndimor vetëm gjatë muajit të kaluar por rreth 600,000 të tjerë vazhdojnë të jenë në pjesët e qytetit që kontrollohen nga IS-i ka thënë OKB.

The post OKB: Mbi 300 civilë janë vrarë që prej nisjes së ofensivës në Mosulin Perëndimor appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more