Skip to main content

INSAJDERI: “Varrezë masive në Prizren, zhvarrosen mbetje mortore të disa personave” plus 19 more

INSAJDERI: “Varrezë masive në Prizren, zhvarrosen mbetje mortore të disa personave” plus 19 more


Varrezë masive në Prizren, zhvarrosen mbetje mortore të disa personave

Posted: 23 Mar 2017 09:34 AM PDT

Në varrezat e qytetit të Prizrenit në lagjen Tusuz, sot me urdhëresë të Prokurorisë Speciale, janë realizuar gërmimet vlerësuese të cilat kanë rezultuar me zhvarrosjen e mbetjeve mortore të disa personave.

Megjithatë, udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Garaj, ka thënë për se vetëm pasi të ndjeken të gjitha procedurat e nevojshme mjekoligjore, përfshirë këtu edhe identifikimet përmes analizës së ADN-së, mund të konfirmohet numri i personave të zhvarrosur dhe nëse të gjitha mbetjet mortore të zhvarrosura sot iu përkasin personave të zhdukur si pasoje e luftës së viteve 1998-'99.

Bëhet e ditur se gërmimet vlerësuese në dy lokacione brenda hapësirës së 'Vendvarrezave të qytetit të Prizrenit' dhe zhvarrimet e mbetjeve mortore, janw realizuar nga ekspertët mjekoligjor vendor dhe të EULEX-it, me përkrahjen e Njësitit të Policisë për Hetimin e Kriimeve të Luftës dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Me ketë rast, Garaj ka shprehur mirënjohjen për punën dhe angazhimin e gjitha institucioneve kompetente, si Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Njësitin e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Institutin e Mjekësisë Ligjore , dhe para se gjithash për familjet dhe familjarët e personave të zhdukur për mbështetjen e vazhdueshme të dhvnv në procesin e ndriçimit të fatit të të gjithë personave të zhdukur. / gazetametro.net

 

 

The post Varrezë masive në Prizren, zhvarrosen mbetje mortore të disa personave appeared first on INSAJDERI.

Serbia ekspozon armën që rrëzoi avionin ushtarak amerikan

Posted: 23 Mar 2017 09:26 AM PDT

Muzeu ushtarak i Beogradit të enjten shënoi përvjetorin e sulmeve të NATO-s në vitin 1999, duke shfaqur në ekspozitë të përhershme sistemin e raketave kundër-ajrore, armë që rrëzoi një avion ushtarak amerikan.

Kjo shfaqje e kësaj arme ka qëllim të përkujtojë viktimat dhe të shërbejë si një përkujtim i përhershëm i bombardimeve, njoftojnë mediet serbe.

Serbia ka llogaritur që sulmet e NATO-s i kanë kushtuar 30 miliardë dollarë dëme./Insajderi.com

The post Serbia ekspozon armën që rrëzoi avionin ushtarak amerikan appeared first on INSAJDERI.

Policia identifikon sulmuesin afër parlamentit britanik

Posted: 23 Mar 2017 09:13 AM PDT

Policia britanike ka thënë se ka arritur të identifikojë një burrë, Khalid Masood, i cili besohet se ka qenë sulmuesi në parlamentin britanik të mërkurën pasdite.

Masood është i lindur në Kent, nuk ka qenë duke u hetuar nga policia kohëve të fundit, porse ndaj tij ka pasur disa ndalesa në të kaluarën.  Masood, që u vra nga policia, ka qenë 52 vjeçar.

Gjithsej pesë persona u vranë dhe dhjetëra të tjera u plagosën, prej të cilëve disa rëndë, gjatë sulmit terrorist të mërkurës afër parlamentit. Masood ka goditur me veturë këmbësorët para se të therte me thikë një zyrtar policor, i cili ka vdekur dje.

Në ndërkohë, policia britanike ka arrestuar tetë persona në lidhje me këtë rast./Insajderi.com

The post Policia identifikon sulmuesin afër parlamentit britanik appeared first on INSAJDERI.

Rusët, sulm informatik nga Shqipëria

Posted: 23 Mar 2017 09:01 AM PDT

Qershorin e vitit të kaluar, "Huffington Post" raportoi se një sërë faqesh Facebook-u nga mbështetës të Bernie Sanders po kontrolloheshin prej hakerave të huaj me qëllimin që të "trazonin dhe përçanin të majtët" përmes lajmeve të rreme.

Gazetarja politike e MSNBC, Rachel Maddow iu rikthye kësaj teme duke i përmendur faqet në fjalë si shembull ilustrues të "luftës së informacionit" që po zhvillohet sipas saj kundër Shteteve të Bashkuara nga disa vende të tjera.

Maddow përmendi ndikimin e Rusisë në zgjedhjet e fundit presidenciale të Amerikës nëpërmjet disa faqeve online të krijuara sipas saj në Shqipëri dhe Maqedoni.

Gazetarja thotë se faqe të ndryshme në rrjetet sociale në emër të kandidatit demokrat Bernie Sanders, të menaxhuara nga Shqipëria, kanë tentuar të armiqësojnë votuesit e Sanders me ata të rivales së tij në betejën për nominim, e kjo i ka kushtuar vota Clintonit në zgjedhjet e nëntorit.

Sipas Maddow, faqe të tilla nuk janë drejtuar thjesht nga disa të rinj për të fituar klikime me "fake news", por janë taktika të luftës kibernetike ruse ndaj Amerikës.

Sipas gazetares – shkurtin e 2016-s, Andrey Krutskikh, këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin për luftën kibernetike, deklaroi në Forumin e Sigurisë Informatike në Moskë se shërbimet ushtarake dhe inteligjente ruse kishin zhvilluar të ashtuquajturën "bombë atomike" të informacionit kundër Amerikës.

Një nga taktikat e kësaj beteje ishte krijimi i faqeve robotike për të armiqësuar votuesit demokratë me njëri-tjetrin. Shënjestra kryesore ishin simpatizantët e Sanders, fushata e të cilit u përball me një tsunam faqesh të tilla në Facebook dhe Twitter, që shpërndanin lajme të rreme për Clintonin.

Kur administratori i faqes "Bernie Sanders San Diego", John Mattes, nisi t'i gjurmonte faqet automatike zbuloi se ishin të regjistruara në Shqipëri dhe Maqedoni, njofton tch.

Teknologjia robotike, siç shpjegoi Maddow, gjurmon postimet e rrjeteve sociale me fjale kyçe si "Hillary Clinton" dhe shpërndan lajme të rreme të përgatitura më parë nga personat që i menaxhojnë ato.

The post Rusët, sulm informatik nga Shqipëria appeared first on INSAJDERI.

Zanetti: Interi ishte një hap larg Dybalas

Posted: 23 Mar 2017 08:44 AM PDT

Interi ishte një hap larg nga marrja e talentit argjentinas, Paulo Dybala, kur ky i fundit luante në Palermo.

Këtë gjë e ka bërë të ditur zëvendës presidenti aktual i Interit, Javier Zanetti.

Zaneti, donte të jepte mendimin e vet në lidhje me mos thirrjen e Mauro Icardi nga kombëtarja e Argjentinës.

"Ne ishim shumë afër marrjes së Dybala tek Interi, por në fund marrëveshja dështoi të materializohej. Megjithatë, e kemi admiruar duke luajtur, edhe pse tani është pjesë e kundërshtarit tonë, Juventusit. Nga këndvështrimi im, shpresoj se ai mund të bëjë gjëra të mëdha me fanellën e Argjentinën", ka thënë Zaneti për "La Voz"

Ish-kapiteni i Interit është i bindur se herët a vonë do të vijë ftesa e kombëtares argjentinase edhe për Icardi, siç ndodhi me Dybala.

Sepse, sipas tij, shansi për të veshur fanellën e Albiceleste duhet merituar në fushën e lojës, me paraqitje të mira në klubet e tyre./Insajderi.com

The post Zanetti: Interi ishte një hap larg Dybalas appeared first on INSAJDERI.

Rasti Dehari: Kamerat e sigurisë janë dërguar për analizë në Austri

Posted: 23 Mar 2017 08:27 AM PDT

Kamerat e sigurisë që kanë filmuar korridorin e burgut të Prizrenit, ku ka ndërruar jetë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, janë dërguar për ekzaminim në një laborator në shtetin e Austrisë.

Kështu ka bërë me dije të enjten prokurori i rastit Metush Biraj. Rezultatet e këtyre analizave pritet që shumë shpejtë të kthehen në Kosovë dhe të përmbyllet i gjithë hetimi lidhur me këtë rast.

Prokurori i lëndës Biraj, bënë me dije se hetimet lidhur me këtë rast ende nuk kanë përfunduar, dhe se për momentin po pritet arritja nga Austria analizat e pamjeve që janë filmuar nga kamerat e sigurisë.

"Ende nuk kanë përfunduar hetimet lidhur me rastin Dehari. Jemi thuajse në fund. Për momentin jemi në pritje të një raporti të ekspertizës për rastin e kamerave. Ato janë dërguar për në Austri për ekspertizë. Ne jemi në pritje të tyre", ka thënë Biraj për Gazetën Express.

Më 5 nëntor të vitit të kaluar, në qendrën e paraburgimit në Prizren ka vdekur aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Mjekësia ligjore në Kosovë ka konstatuar se i ndjeri kishte kryer vetëvrasje në qelinë e tij në këtë qendër.

Vetëvendosje kishte hedhur dyshime pas publikimit të pamjeve, në të cilat shihet reagimi i të  burgosurve dhe personelit të burgut në qelinë e Deharit pas përfundimit të aktit. Sipas pamjeve Dehari ka qenë i vetëm në dhomë në momentet kritike.

Ndryshe, Ministria e Drejtësisë lidhur me këtë rast ka suspenduar katër zyrtarë të Burgut në Prizren. Kjo pasi Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë konstatoi neglizhencë në kryerjen e detyrave të tyre, në rastin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Astrit Dehari, që mbahej i paraburgosur si i dyshuar për terrorizëm.  Në mesin e 4 të suspenduarve është ushtruesi i detyrës së drejtorit të Burgut të Prizrenit, Destan Zogaj./G.H/

 

The post Rasti Dehari: Kamerat e sigurisë janë dërguar për analizë në Austri appeared first on INSAJDERI.

EBU shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes së Rusisë në Eurovision

Posted: 23 Mar 2017 08:17 AM PDT

Shërbimi sekret ukrainas pas hetimeve ka vendosur që të mos lejoj këngëtaren ruse të marrë pjesë në Eurovision duke ia ndaluar hyrjen në Ukrainë.

Që kur Ukraina fitoj në Eurovisionin e vitit të kaluar, të gjithë prisnin që Rusia të tërhiqet nga gara e këtij viti për shkak të tensioneve mes dy vendeve. Rusia javë më parë ka zgjedhur përfaqësuesen e tyre për Eurovision i cili pritet të mbahet në Kiev të Ukrainës.

Këngëtarja Julia Samoilova, ishte zgjedhur nga televizion rus që të këndonte këngën "Flame Is Burning". Por, Shërbimi sekret ukrainas pas hetimeve ka vendosur që të mos lejoj këngëtaren ruse të marrë pjesë në Eurovision duke ia ndaluar hyrjen në Ukrainë.

Ndërsa EBU ka reaguar sot, ku kanë treguar se janë duke shqyrtuar mundësinë për pjesëmarrjen e Rusisë në Eurovision 2017.

EBU është në bisedime me autoritetet e Ukrainës por edhe me televizionin ukrainas që t’i mundësohet pjesëmarrja këngëtares ruse në Eurovision, duke kërkuar që festivali të mos përzihet me politiken.

EBU ka dhënë si propozim që Rusia të marr pjesë përmes lidhjes satelitore, duke mos pasur nevojë që këngëtarja ruse të udhëtoj fare drejt Ukrainës. Ky propozim është duke u shqyrtuar ende dhe nuk ka asnjë vendim.

The post EBU shqyrton mundësinë e pjesëmarrjes së Rusisë në Eurovision appeared first on INSAJDERI.

Juristët e rinj nga jugu dhe veriu i Mitrovicës vizituan Gjykatën e Apelit

Posted: 23 Mar 2017 08:11 AM PDT

Një grup prej 40 studentesh të drejtësisë nga jugu dhe veriu i Mitrovicës, kanë vizituar Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Juristet e rinj janë pritur nga nënkryetari i gjykatës  Dr. Hashim Qollaku dhe gjyqtari i Departamentit të Krimeve të Rënda Dr. Driton Muharremi.

Qollaku njoftoj studentët mënyrën se si funksionon sistemi gjyqësorë në veçanti struktura organizative e Gjykatës së Apelit. Ndërkaq gjyqtari Muharremi, u  fokusua më shumë në procedurat që zhvillohen brenda gjykatës dhe mënyrën  e vendimmarrjes.

Ky organizim u bë i mundur falë projektit të OSCE-së "Përkrahja për përfshirjen e komuniteteve jo shqiptare ne institucionet e Kosovës", projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Britanisë se Madhe ne Kosovë./Insajderi.com

The post Juristët e rinj nga jugu dhe veriu i Mitrovicës vizituan Gjykatën e Apelit appeared first on INSAJDERI.

Parlamenti i Shqipërisë miraton katër ministrat e rinj

Posted: 23 Mar 2017 08:09 AM PDT

Parlamenti i Shqipërisë ka miratur katër ministrat e rinj të qeverisë, të cilët më parë u dekretuan nga presidenti Bujar Nishani.

Votimi i ministrave të rinj, në qeverinë që udhëheq Edi Rama, u bë pa praninë e partive opozitare.

Ministër i Brendshëm u emërua Fatmir Xhafaj, Ministre e Shëndetësisë, Orgeta Manastirliu, Olta Xhaçka do të udhëheq ministrinë e Mirëqenies sociale dhe Rinisë, ndërkaq Eduard Shalsi ëshë emëruar ministër i Pushtetit Vendor.

The post Parlamenti i Shqipërisë miraton katër ministrat e rinj appeared first on INSAJDERI.

1.4 ton kokainë e kamufluar me emrin e Leo Messi

Posted: 23 Mar 2017 08:02 AM PDT

Lionel Messi nuk është më vetëm një emër, e aq më pak vetëm një futbollist. Kur thua Messi nënkuptohet perfeksioni, shpejtësia, taktika dhe zgjuarsia në lojë.

Tashmë emri i asit argjentinas është një brend, që nuk qëndron vetëm brenda kornizave ligjore.

Me emrin e tij në mendje, trafikantët amerikano-latinë kanë quajtur cilësinë më të lartë të kokainës. Ajo që habiti autoritetet është se droga ishte e paketuar me ambalazhin dhe e ndarë sipas cilësisë. Veç cilësisë "Messi", në të gjeje edhe cilësinë "Real Madrid".

Bëhej fjalë për një dërgesë prej 1.4 tonësh, drogë e pastër të bllokuar nga autoritetet peruane këtë javë.

Destinacioni i saj ishte Belgjika dhe nëse dërgesa do të mbërrinte në tregjet evropiane do të kapte një vlerë prej 80 milionë eurosh./TCh/

The post 1.4 ton kokainë e kamufluar me emrin e Leo Messi appeared first on INSAJDERI.

Super Mario Run mbërrin edhe në Android

Posted: 23 Mar 2017 08:01 AM PDT

Loja popullore e karakterit të dashur të miliona fëmijëve vite më parë, Super Mario Run, ka mbërritur edhe në Android lajmëroi Nintendo.

Në një cicërimë në rrjetin social, Nintendo tha se loja është e disponueshme në Google Play Store përpara parashikimeve.

Debutimi vjen tre muaj pas Super Mario Run për iOS. Loja u shndërrua shpejt në një hit për përdoruesit e telefonëve të Apple duke shënuar 40 milion shkarkime në katër ditët e para.

Super Mario Run u bë loja më e shitur iOS në historinë e App Store. Përdouruesit mund të luajnë një numër nivelesh duke grumbulluar sa më shumë monedha.

Ajo është falas për tu shkarkuar por kushton 10 dollar për të luajtur përtej nivelit të tretë.

The post Super Mario Run mbërrin edhe në Android appeared first on INSAJDERI.

Një muaj paraburgim të dyshuarve që u kapen me 12 kg narkotik

Posted: 23 Mar 2017 07:56 AM PDT

Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar 1 muaj paraburgim për tre personat Gj.K, K.Z dhe S.H tw cilwt ishin kapur me 12 kilogram narkotik.

Të dyshuarit GJ.K dhe K.Z, shtetas të Shqipërisë dhe S.K, shtetas i Kosovës me 21 mars të këtij viti në Gjilan në veturën e tyre janë gjetur mbi 12 kilogram sasi narkotike.

Me këtë veprim të dyshuarit kanë kryer bërë shpërndarje dhe shitje e paautorizuar të narkotikëve.

"Me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Gjilan./Insajderi.com

The post Një muaj paraburgim të dyshuarve që u kapen me 12 kg narkotik appeared first on INSAJDERI.

SHBA-ja mbështet rrugën euro-atlantike të Kosovës

Posted: 23 Mar 2017 07:45 AM PDT

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, Bob Corker, si dhe ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.

Hoxhaj në këtë takim ka njoftuar Corker për progresin e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë dhe nevojën për thellim të marrëdhënieve në mes të dy vende.

“Zhvilluam një takim shumë përmbajtjesor me Corker, i cili është një njeri me shumë ndikim në politikën amerikane. Diskutuam për progresin e Kosovës në këto vite dhe rëndësinë që SHBA-ja mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës në të gjitha drejtimet”, ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, kryediplomati kosovar Hoxhaj ka takuar njërën nga mbështetëset e mëdha të Kosovës me dekada, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen ndaj Kosovës dhe e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.

Ministri Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në një koncert të organizuar në Washington nga ministri i Jashtëm i Italisë për nder të 60 vjetorit të Traktatit të Romës./Insajderi.com 

The post SHBA-ja mbështet rrugën euro-atlantike të Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Engel: ShBA të ndryshojë qëndrim rreth formimit të ushtrisë së Kosovës

Posted: 23 Mar 2017 07:41 AM PDT

Kongresisti amerikan Eliot Engel ka thënë se qëndrimi amerikan se formimi i ushtrisë së Kosovës në këtë kohë nuk është i nevojshëm, është qëndrim absurd dhe duhet ndryshuar sa më shpejtë.

"Ne bëmë të qartë se nuk e mbështesim krijimin e Ushtrisë së Kosovës në këtë kohë. Kjo është absolutisht absurde dhe është një qëndrim qe ne duhet ta ndryshojmë shpejt", tha Engel gjatë fjalimit të tij në Kongres.

Ai ka thënë se Kosova tash e nëntë vjet është shtet pa ushtri.

"Nëntë vjet me radhë, si një vend i lirë dhe i pavarur, Kosova ende nuk ka ushtri. Kjo është një e drejtë sovrane, mirëpo ky është komb-shtet pa ushtri. Kosova ka një Forcë të Sigurisë të armatosur lehtë, derisa ushtria ruse po e pajisë vendin e saj fqinj", ka shtuar Engel, transmeton telegrafi.

"Ajo do të jetë në partneritet me vendet perëndimore dhe NATO-n në ndjekje të stabilitetit më të madh rajonal dhe ndërkombëtar", u shpreh Engel, duke theksuar se Ushtria e Kosovës do jetë mbrojtëse e jo kërcënuese për fqinjët.

Engel më pas ka përmendur edhe armatosjen e Serbisë me mbështetjen e plotë nga rusët.

"Ajo është duke marrë tanke të tipit T-72, luftarake MIG-29 dhe sistemet ajrore raketore S-300", theksoi Engel.

Kongresisti shoti se marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën janë të forta dhe se e ardhmja është e ndritshme.

"Unë do t'u thosha popullit të Kosovës dhe Qeverisë së Kosovës: Shtetet e Bashkuara qëndrojnë dhe do të qëndrojmë gjithmonë me ju", u shpreh Engel, duke dërguar edhe një mesazh për Serbinë ku e porosit që t'i ndalë lëvizjet e saj kundër Kosovës.

The post Engel: ShBA të ndryshojë qëndrim rreth formimit të ushtrisë së Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Vuçiq takohet me Putinin për bashkëpunimin ushtarak

Posted: 23 Mar 2017 07:36 AM PDT

Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar sot se gjatë ditëve të ardhshme do të udhëtoj për në Moskë për t'u takuar me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Vuçiq u tha gazetarëve se me presidentin e Rusisë do flasin në lidhje me bashkëpunimin kulturor ekonomik dhe ushtarak-teknik bashkëpunimi, por siç ka thënë ai do të falënderojë atë për mbështetjen e sovranitetit territorial të Rusisë dhe integritetin e Serbisë, raporton Blic.

Ky takim në mes të Aleksandër Vuçiq dhe Vladimir Putin është takimi i dhjetë mes të dy krerëve të këtyre vendeve.

Ky udhëtim drejt Moskës i kandidatit për president të Serbisë, Aleksander Vuçiq vjen kur ka mbetur edhe 10 ditë deri në ditën kur do të votohet për President të Serbisë./Insajderi.com

The post Vuçiq takohet me Putinin për bashkëpunimin ushtarak appeared first on INSAJDERI.

Gjendet një pako e dyshimtë në Londër, evakuohen banorët përreth

Posted: 23 Mar 2017 07:27 AM PDT

Një seksion i një rruge të vjetër në Londër është evakuuar, pasi policia po heton një pako të dyshimtë.

Autobusët janë devijuar nga zona, thuhet sipas raporteve atje.

Ka pasur një rritje të prezencës së policisë në kryeqytetin anglez, pas sulmit terrorist që ndodhi të mërkurën në Wesminster.

Dhe tani policia ka zbuluar një pako të dyshimtë të cilën është duke e hetuar.

The post Gjendet një pako e dyshimtë në Londër, evakuohen banorët përreth appeared first on INSAJDERI.

OVL të UÇK-së kërkojnë lehtësime nga QKUK në mungesë të ligjit

Posted: 23 Mar 2017 07:22 AM PDT

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Curr Gjocaj në prezencë edhe të zëvendësministrit të shëndetësisë dr. Rrustem Musa kanë pritur në takim Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Në takim me kryetarët e Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së, u diskutuan mundësitë që brenda legjislacionit në fuqi, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve të brendshme të ofrohen lehtësira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për këto kategori.

Drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se meqë ende nuk janë të gatshme të gjitha udhëzimet administrative nga Ministria e Shëndetësisë e që burojnë nga Ligji për Shëndetësi dhe Ligji për kategoritë e dala nga lufta, atëherë do të mundohen që përmes një marrëveshje apo memorandumi me Shoqatat e luftës të krijohen lehtësira në ofrimin  shërbimeve shëndetësore.

"Më pëlqen ideja që të mundësojmë shërbime sa më të mira shëndetësore  për këto kategori që kanë kontribuar shumë për Kosovën", ka thënë Gjocaj.

Gjocaj tha se do të formohet një komision i profesionistëve pjesë e së cilës dop të jenë edhe Shoqatat e luftës që të bien dakord për ofrimin e shërbimeve.

Rrustem Musa, zëvendësministër i shëndetësisë tha se duhet të bëhet kujdes në operacione dhe pritje të gjata të kësaj kategorie, pasi duhet të trajtohen me kushte sa më të mira.

" Duhet të kemi kujdes posaçërisht kur bëhet fjalë për pritje të gjatë,  pritje për operacione, nëse i referohemi një demokracie të zhvilluar,  edhe në SHBA kanë përparësi veteranët dhe invalidët e punës", ka thënë Musa.

Xhavit Jashari, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, theksoi se kërkesat e tyre janë legjitime dhe se duhet të nxirren udhëzimet  administrative që burojnë nga Ligji i vitit 2016.

"Është ligj i veçantë që trajtohen familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët.  Është e nevojshme që derisa të nxirren aktet nënligjore të kemi marrëveshje ose memorandum mirëkuptimi që kategoritë e dala nga lufta mos të presin gjatë", tha Jashari./Insajderi.com

The post OVL të UÇK-së kërkojnë lehtësime nga QKUK në mungesë të ligjit appeared first on INSAJDERI.

Mahrez dëshiron të luajë me Messin

Posted: 23 Mar 2017 07:04 AM PDT

Riyad Mahrez është duke punuar që të kompletojë transferimin te Barcelona në mënyrë që të luaj së bashku me Lionel Messi.

Gazeta spanjolle "Sport" raporton se algjeriani objektiv kryesor gjatë verës ka kalimin në Nou Camp për të luajtur përkrah Lionel Messit dhe Neymarit.

Barcelona duhet të përgatit ofertën prej 35 milionë funteve nëse dëshiron të bëjë realitet ëndrrën e anësorit, të cilit i kanë mbetur edhe tre vjet kontratë me Leicester Cityn.

Mahrez ishte njëri ndër futbollistët më të përfolur në afatin kalimtarë të verës sezonin e kaluar ku skuadra të mëdha shprehën interesim për shërbimet e tij.

Barcelona gjatë verës mund të transferojë një mesfushor pasi turku Arda Turan është lidhur me një kalim tek Arsenali./Insajderi.com

The post Mahrez dëshiron të luajë me Messin appeared first on INSAJDERI.

Një persona në Belgjikë tenton ta shtypë turmën e njerëzve me makinë

Posted: 23 Mar 2017 06:48 AM PDT

BBC sapo ka raportuar se autoritetet në Belgjikë kanë arrestuar një person i cili dyshohet se ka tentuar ta shtypë turmën me makinë në qytetin Antwerp të Belgjikës.

Zëdhënës i policisë në një konferencë ka thënë se "Automjeti kishte targa franceze dhe ishte drejtuar me shpejtësi të lartë" në Meir, rruga kryesore në qytetin Antwerp.

Autoritet kanë bërë të ditur se nuk ka të lënduar.

Sulmi vjen një ditë pasi një makinë u drejtuar me shpejtësi të lartë përgjatë Westminster Bridge të Londrës, duke rezultuar në vdekjen e katër njerëzve – duke përfshirë shoferin – dhe duke plagosur 40. Ishte gjithashtu dita kur Belgjika shënoi përvjetorin e parë të sulmeve të dyfishta me bomba në Bruksel, që vrau 32 njerëz. /Insajderi.com

The post Një persona në Belgjikë tenton ta shtypë turmën e njerëzve me makinë appeared first on INSAJDERI.

Kërcënohet me vdekje kandidati për president të Serbisë

Posted: 23 Mar 2017 06:29 AM PDT

Kandidati presidencial në Serbi nga partia LSV, Nenad Çanak, ka marrë kërcënime me vdekje nëpërmjet rrjetit social Facebook, kanë thënë thënë zyrtarët e kësaj partie.

Lidhja e Social Demokrate e Vojvodinës (LSV) kërkoi nga autoritetet kompetente që urgjentisht të përcaktojnë identitetin e kryerësve të kërcënimeve, raporton agjensia Beta.

LSV në një deklaratë ka sqaruar se kërcënimet u bënë në faqen e Facebook-ut të degës së LSV-së në Zrenjanin.

Në kërcënim thuhet se Çanak “duhet pushkatuar”, në fund të tekstit për nevojën e decentralizimit të Serbisë dhe domosdoshmërinë e zgjidhjes së furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët në Zrenjanin.

“Për këtë, si dhe disa kërcënime të tjera që janë adresuar së fundmi ndaj Nenad Çanak-ut nëpërmjet rrjeteve sociale, është njoftuar policia. Ne presim që autoritetet do të përcaktojnë identitetin dhe sanksionojnë kryesit e kërcënimeve me të njëjtën shpejtësi, siç ishte rasti me disa politikanë të tjerë dhe kandidatët presidencialë”, thuhet në deklaratë.

Përndryshe Çanak është i njohur si kandidati i vetëm presdiencial në Serbi që hapur ka kërkuar që Serbia të njohë pavarsinë e Kosovës.

The post Kërcënohet me vdekje kandidati për president të Serbisë appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more