Skip to main content

INSAJDERI: “United po mendon për zëvendësuesin e Carrick” plus 19 more

INSAJDERI: “United po mendon për zëvendësuesin e Carrick” plus 19 more


United po mendon për zëvendësuesin e Carrick

Posted: 29 Mar 2017 09:32 AM PDT

Manchester United është gati të investojë për të marrë shërbimet e mesfushorit të Tottenham, Eric Dier. Dier, që kushton 50 milionë euro, është identifikuar nga "djajtë" si pasardhësi i Michael Carrick, i cili ka komanduar mesfushën e United që nga viti 2006, kur u ble pikërisht nga Tottenham.

Jose Mourinho admiron disa nga futbollistët e Tottenham, por mbi të gjithë ka zgjedhur Dier, pavarësisht se blerja e tij është shumë e vështirë, duke qenë se londinezët i konsiderojnë "djajtë" si një rival të drejtpërdrejtë dhe nuk mund t'i forcojnë duke i dhënë mesfushorin e kombëtares angleze.

Sipas "Daily Mail", javën e ardhshme do të ketë një takim mes drejtuesve të United dhe atyre të Tottenham, ku ndërmjetësi do të jetë Daniel Levy.

Krahas Eric Dier, United kërkon disa futbollistë të tjerë për merkaton e verës, ku emri i përmendur është ai i Antonio Griezmann, megjithatë një mesfushor që të marrë vendin e Carrik, është i domosdoshëm për ekipin e Mourinho. 35-vjeçari do të largohet nga "djajtë" në qershor, pasi nuk i kanë propozuar rinovimin e kontratës.

Nëse kalon nga Tottenham te United për 50 milionë euro, Dier do të bëhej futbollisti i gjashtë në kampionatin anglez që e bën një rrugë të tillë pas Chris McGrath (1976), Alan Brazil (1984), Teddy Sheringham (1997), Michael Carrick (2006) dhe Dimitar Berbatov (2008).

The post United po mendon për zëvendësuesin e Carrick appeared first on INSAJDERI.

Ende pa u bërë dy muaj punë, ministrja blenë telefona të rinj për kabinetin e saj

Posted: 29 Mar 2017 09:18 AM PDT

Në detyrën e ministres së Integrimeve ishte emëruar në Ditën e të Dashuruarve me 14 shkurt.  Një muaj pas marrjes së detyrës, Mimoza Ahmetaj, mori një vendim si ministre e Integrimeve Evropiane: bleu telefona të mençur për kabinetin e saj

Pa u bërë ende dy muaj që kur mori postin e ministres së Integrimeve Evropiane, stafi i kabinitetit të Mimoza Ahmetaj, do të bëhen me telefona të mençur.

Kwsisoj ajo ka filluar të kujdeset për "integrimin" e zyrës së saj qw do tw duhej tw punonte pwr integrimin e Kosovws nw Bashkimin Evropian.

Ministria e Integrimeve në vendin më të izoluar në Evropë, sipas njoftimit për nënshkrimin e kontratës së publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, tenderin e ka fituar një kompani që merret me printim "Europrinty".

Tenderi "Furnizim me telefona të mençur për KM (kabinetin e ministres)" pa shpjeguar llojin e telefonave të blerë kap shumën prej 1 mijë e 210 eurove.

Para se të bëhej ministre, Ahmetaj ka qenë Ambasadore e Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Belgjikës. Nga kjo pozitë, ka mbuluar Bashkimin Evropian, NATO-n dhe Luksemburgun.

Para emërimit në pozitën e Ambasadores në Belgjikë, Ahmetaj ka shërbyer si Ambasadore e Kosovës në Slloveni.

Më parë, Ahmetaj ishte këshilltare e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi. Para punës në Kabinetin e Kryeministrit, ishte Deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës./Insajderi.com

The post Ende pa u bërë dy muaj punë, ministrja blenë telefona të rinj për kabinetin e saj appeared first on INSAJDERI.

Lindshmëria në Shqipëri bie në nivelin më të ulët në 100 vjet

Posted: 29 Mar 2017 09:13 AM PDT

Gjatë vitit 2016, më pak se 32 mijë foshnja lindën në Shqipëri, niveli më i ulët i lindjeve të shënuar që nga vitet 1930, duke paralajmëruar për një krizë të rëndë demografike në të ardhmen e afërt.

Numri i lindjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2016 ka qenë më i ulëti i regjistruar ndonjëherë, që nga vitet 1930, kur shteti shqiptar krijoi për herë të parë regjistrin civil dhe filloi të mbajë shënim mbi lindjet, vdekjet e martesat, bëhet e ditur nga të dhënat e publikuara të mërkurën nga Instituti i Statistikave si dhe nga të dhëna historike të para nga BIRN.

Përgjatë vitit 2016, numri i lindjeve qe 31,733, afro një mijë lindje më pak nga viti 2015 dhe 4 mijë lindje më pak se sa në vitin 2014.

Shqipëria ka pasur mbi 30 mijë lindje në vit që nga viti 1929, kur lindjet filluan të numërohen përmes themelimit të regjistrit civil. Në vitet 1980, lindjet qenë mbi 60 mijë në vit ndërsa në vitin 1990, lindjet arritën në 82 mijë. Pas vitit 1990, numri i lindjeve ra vazhdimisht deri sa u stabilizua pas vitit 2006 në rreth 35 mijë. Arsyet kryesore të rënies së lindjeve pas viteve '90 lidhen me ndryshimet kulturore në familjen shqiptare si dhe me shkallën e lartë të emigrimit mes të rinjve, emigrim që sjell detyrimisht rënie të martesave e të lindjeve, njofton reporter.al

Rreth vitit 2008, besohej se numri i lindjeve qe stabilizuar tashmë, pasi treguesi tjetër kyç, raporti i fëmijëve nën 14 vjeç me numrin e grave në moshë riprodhuese, ra në 1.6 fëmijë për grua, para se të rritej lehtë në 1.8 fëmijë për grua. Por rënia e mëtejshme e numrit të lindjeve në vitet 2015 dhe 2016, rënie që ka gjasa është shkaktuar nga vala e re e emigrimit të popullsisë shqiptare drejt Europës, pritet të ketë pasoja të shumëfishta të rënda për demografinë, ekonominë dhe shoqërinë shqiptare në dekadat e ardhshme.

Aktualisht popullsia shqiptare është në pakësim dhe në plakje të shpejtë. Pakësimi i popullsisë banuese në Shqipëri përgjatë dy dekadave të fundit ka ardhur si pasojë e emigrimit. Dhe plakja e popullsisë ka ardhur njëkohësisht si pasojë e emigrimit, (të emigruarit kanë moshë shumë më të re se sa ata që mbetën) dhe si pasojë e rënies së lindshmërisë.

Numri i fëmijëve nën 14 vjeç, aktualisht 522 mijë, pritet të bjerë më tutje gjatë viteve të ardhshme ndërkohë që numri i shqiptarëve mbi 65 vjeç, aktualisht 378 mijë, pritet të rritet me shpejtësi.(Reporter.al)

The post Lindshmëria në Shqipëri bie në nivelin më të ulët në 100 vjet appeared first on INSAJDERI.

Takimi jashtë agjende i zyrtarit amerikan me presidentin Thaçi

Posted: 29 Mar 2017 09:02 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur që të takojë Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, edhe pse një takim mes dy palëve nuk ka qenë i paraparë të ndodhë.

Bazuar në agjendën e vizitës së zyrtarit amerikan, të dërguar mediave nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, nga tre liderët kryesorë të shtetit, Hoyt Yee ka planifikuar të takohet vetëm më Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, por jo edhe me kryeministrin Isa Mustafa dhe presidentin Thaçi.

Përveç Veselit, amerikani planifikonte  që gjatë vizitës dy-ditore në Kosovë të takohej edhe me Zëvendëskryeministrin Branimir Stojanovic, Ministren për Dialog, Edita Tahiri, si dhe Ministrin e FSK-së, Haki Demolli.

Por, Hoyt Yee nuk ka arritur të shmangë presidentin, të cilin e ka takuar në një restorant në Prishtinë.

Sipas një njoftimi të presidentit, ata janë dakorduar për veprime konkrete për disa prioritete të Kosovës, përfshirë këtu edhe themelimin e ushtrisë.

"Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës", ka thënë Thaçi pas takimit.

Por, gjatë një takimi që ka pasur me Ministrin e FSK-së, Haki Demollin, zyrtari amerikan ka thënë se shteti i tij është i shqetësuar me nismën e formimit të ushtrisë pa bërë ndryshimet kushtetuese./Insajderi.com

The post Takimi jashtë agjende i zyrtarit amerikan me presidentin Thaçi appeared first on INSAJDERI.

Zakone të të ushqyerit që i mbajnë japonezët në formë

Posted: 29 Mar 2017 08:34 AM PDT

Ekziston një klishe e gabuar sipas të cilës japonezët hanë vetëm sushi – dieta e tyre është në fakt shumë e larmishme. Ata preferojnë peshk, perime, soje, oriz, fruta, dhe çaj jeshil. Dieta japoneze është e gjithanshme dhe e balancuar, dhe ka pothuajse zero kalori.

Freskia e sezonit ka një rëndësie të madhe, dhe ata zakonisht hanë ato produkte që piqen në sezon. Moti është një tjetër faktor i rëndësishëm: në dimër, japonezët tradicionalisht hanë mish, peshk, dhe pije e supa të ngrohta, ndërsa në të nxehtit e verës preferojnë supa të ftohtë, ushqime deti dhe sallata.

Metodat e gatimit

Japonezët tradicionalisht i gatuajnë ushqimet e tyre duke i pjekur apo tiganisur në një tigan të veçantë me shumë pak vaj.

Perimet priten në feta mënyrë që të duken më të mirë dhe të gatuhen më shpejt. Avantazhi i këtyre metodave të gatimit është se ushqimet i ruajnë më së miri vlerat e tyre ushqyese.

Gratë japoneze janë shumë të kujdesshëm me erëzat, duke u përpjekur t'i shmangin sa më shumë dhe duke shmangur kështu edhe problemet në stomak, mëlçi dhe veshka. Esenca e kuzhinës japoneze qëndron në bukurinë natyrale, ngjyrat dhe aromën.

Kultura e të ngrënit

Ngrënia është një ritual më vete në Japoni. Ata hanë ngadalë, me kafshata të vogla dhe pirunjtë, lug, lugët e pjatat janë gjithashtu të vogla. Ata priren të ruajnë shijen dhe pamjen natyrale të ushqimeve, kështu që rrallë i dekorojnë pjatat. Disa lloj gjellësh në të njëjtën pjatë është diçka që nuk shkon në Japoni, kështu që secili ushqim ka pjatën e vet. Pjatat nuk janë asnjëherë të mbushura deri në buzë, kështu që mund të hash pak nga të gjitha.

Oriz në vend të bukës

Orizi është pjesë e rëndësishme e çdo vakti në Japoni, veçanërisht i gatuar pa kripë dhe gjalpë. Mungesa e këtyre përbërësve i ndihmon japonezët të jenë në formë të shkëlqyer fizike.

Mëngjesi është vakti kryesor i ditës

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës në Haponi. Është vakt i tyre kryesor, që përfshin disa gjellë – normalisht peshk, oriz, omëleta, supë, një pjatë soje me zarzavate dhe çaj.

Jo ëmbëlsues artificialë në ëmbëlsira

Ëmbëlsirat konsumohen shumë rrallë dhe në sasi të vogël. Japonezët kanë pritshmëri të shumë të ndryshme për ëmbëlsirat në krahasim me ne – jo kekë apo krem gjalpi. Ata madje kanë akullore bërë nga orizi (Mochi). Ëmbëlsirat japoneze në përgjithësi kanë sasi shumë të ulët yndyre dhe sheqeri dhe ndoshta shumë larg shijeve perëndimore. Megjithatë, ato nuk shtojnë asnjë gramë dhjamë në trupin tuaj.

 

The post Zakone të të ushqyerit që i mbajnë japonezët në formë appeared first on INSAJDERI.

Kushtetuesja gjen shkelje në ligjin për veteranët e UÇK-së

Posted: 29 Mar 2017 08:28 AM PDT

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka pranuar si të vlefshme një ankesë të deputetes së Vetëvendojses, Aida Dërguti, dhe 23 deputetëve të tjerë të Kuvendit të kosovës, lidhur me kushtetutshmërinë e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veteranët e luftës.

Përmes një komunikate për media, Kushtetuesja ka thënë se ka gjetur se njëri nen i këtij ligji nuk është në përputhje me kushtetutën e vendit.

Njoftimi i plotë:

Gjatë seancës së mbajtur më 28 mars 2017, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës u këshillua dhe votoi në rastin KO 01/17, "Vlerësim i kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L -261 për veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës", përkitazi me kërkesën e parashtruar nga Aida Dërguti dhe 23 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës, njëzëri vendosi që:

TA DEKLAROJË kërkesën të pranueshme;

TË SHPALLË që neni 3 (2) i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan paragrafët 5 dhe 6 në nenin 16 të Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me nenin 24 të Kushtetutës, në lidhje me nenin 46 të Kushtetutës;

TË SHPALLË që neni 4 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u shtuan neni 16A, paragrafët 1, nënparagrafët 1.1, 1.2 dhe 1.3 në Ligjin Nr 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri Kushtetutën;

TË SHPALLË që neni 5 i Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me të cilin u fshi neni 18 i Ligjit Nr. 04/L-241 për Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është në pajtueshmëri me Kushtetutën;

Teksti i plotë i Aktgjykimit do t'u komunikohet palëve dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare në kohën përkatëse.

 

The post Kushtetuesja gjen shkelje në ligjin për veteranët e UÇK-së appeared first on INSAJDERI.

Thaçi: Me Brian Yee u dakorduam për veprime konkrete për ushtrinë

Posted: 29 Mar 2017 08:12 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se gjatë bisedës që ka pasur me Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, janë dakorduar për veprimet konkrete lidhur me disa prioritete të shtetit të Kosovës, përfshirë këtu edhe themelimin e ushtrisë.

"Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës", ka thënë Thaci.

Presidenti Thaçi ka shtuar se SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike.

Por, gjatë një takimi që ka pasur me Ministrin e FSK-së, Haki Demollin, zyrtari amerikan ka thënë se shteti i tij është i shqetësuar me nismën e formimit të ushtrisë pa bërë ndryshimet kushtetuese./Insajderi.com

The post Thaçi: Me Brian Yee u dakorduam për veprime konkrete për ushtrinë appeared first on INSAJDERI.

SHBA: Sërish panik në Capitol Hill, ka pasur të shtëna me armë

Posted: 29 Mar 2017 08:06 AM PDT

Një tjetër ngjarje ka shkaktuar panik në Capitol Hill, pasi një maniake e armatosur është përplasur me një automjet policie në Uashington. Janë dëgjuar gjithashtu të shtëna përreth zonës, shumë pranë ndërtesës "Rayburn", përpara se e dyshuara të ndalohej dhe të dërgohej në paraburgim për t'u marrë në pyetje.

Policia e Uashingtonit tha për "ABC News" se, e dyshuara femër është arrestuar pas një bastisjeje që bënë policët përreth ndërtesës qeveritare.

Shumë njerëz që ishin në rrugë u larguan menjëherë, ndërsa policia ndiqte agresoren në këmbë, pasi doli nga automjeti.

Një foto e publikuar në rrjetet sociale tregon oficerët e policisë të hidheshin mbi diçka në tokë, ndërsa shumë policë të tjerë nxituan të afroheshin në ndihmë.

Episodi alarmues vjen në më pak se 24 orë pasi Shtëpia e Bardhë u mbyll ditën e martë, pasi një person u tha agjentëve të shërbimeve sekrete se kishte një bombë, por kjo ngjarje zgjati vetëm 15 minuta.

Një zëdhënës i policisë së Uashingtonit tha se askush nuk është goditur nga të shtënat, por ende nuk është e qartë se kush ka qëlluar.

The post SHBA: Sërish panik në Capitol Hill, ka pasur të shtëna me armë appeared first on INSAJDERI.

Ministri Hoti e Bajram Gecaj nuk guxojnë të komentojnë për keqpërdorimet e Goran Rakiqit

Posted: 29 Mar 2017 07:58 AM PDT

Ministria e Financave, e udhëhequr nga ministri Abdullah Hoti, ka vendosur që të heshtë dhe të mos komentojë lidhur me të gjeturat e Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, të cilat tregojnë për keqpërdorimin e buxhetit të Kosovës nga Goran Rakiq, kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Ngjashëm ka vepruar edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila në mungesë të ministrit, udhëhiqet nga zv/ministri Bajram Gecaj.

Insajderi ka kërkuar nga këto dy ministri për masat që do të ndërmarrin pas zbulimit të keqpërdorimit të qindra mijëra eurove nga kryetari Rakiq.

Auditori i Përgjithshëm, në raportin e publikuar në muajin shkurt të këtij viti ka njoftuar se ka pasur abuzim të qindra mijëra eurove të Fondit për Veriun, i paraparë për investime kapitale në pjesën veriore të Kosovës.

Komuna e Mitrovicës së Veriut një projekt në vlerë prej rreth 400 mijë eurosh e kishte regjistruar zyrtarisht si investim kapital, ndonëse ishte i kategorisë mallra e shërbime. Kjo, sipas auditorëve, bie ndesh me parimet e themelimit të Fondit për Veriun.

Fondi prej mbi 11 milionë eurosh, i krijuar me paratë që mblidhen në pikat doganore në Jarinje dhe Bërnjak, menaxhohet nga një bord i përbërë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të komunave veriore të Kosovës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka përgjegjësinë e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjshmërisë nga autoritetet lokale.

Por, zëvendësministri Bajram Gecaj deklaroi për Insajderin se nuk mund të merren me rastin e kryetarit Rakiq.

"Nuk është kjo çështje në mandatin e Ministrisë sonë", deklaroi Gecaj.

Një përgjigje e ngjashme i është dhënë Insajderit edhe nga Zyra për Media e kësaj ministrie.

"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është kompetente për të ofruar informata lidhur me këtë çështje", thuhet në përgjigje.

Ndërkaq, Zyra për Media e Ministrisë së Financave nuk ka kthyer ende përgjigje në pyetjet e Insajderit.

I vetmi mekanizëm që ka kthyer përgjigje lidhur me këtë çështje është Zyra e BE-së në Prishtinë, që e udhëheq bordin menaxhues të Fondit për Veriun.

"Ne kemi marrë parasysh të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditorit në Fondin Zhvillimor. Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë (EUSR) si Kryetar i Bordit Menaxhues të Fondit Zhvillimor së bashku me anëtarët e tjerë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të adresuar rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditorit që i janë drejtuar Bordit", thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së në Prishtinë.

Sipas tyre, duhet që edhe autoritetet komunale dhe ministritë përkatëse të bëjnë adresimin e tyre në çështjet që janë identifikuar në projektet e zbatuara nga ana e tyre.

Por, një kërkesë e tillë e BE-së që ministritë përkatëse të merren me adresimin e kësaj çështjeje, nuk është duke u përfillur nga Ministria e Financave dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Zyra e BE-së ka premtuar se bashkë me autoritetet qeveritare të Kosovës do të merren me adresimin e tri shkeljeve të kryera nga autoritetet komunale të Mitrovicës së Veriut.

Përveç regjistrimit si investim kapital të projektit të emërtuar "Mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", i cili nuk është i tillë, autoritetet komunale të Mitrovicës së Veriut kanë kryer edhe dy shkelje tjera të ligjit.

Insajderi ka raportuar para dy javësh se Auditori i Përgjithshëm kishte zbuluar se organizatës RDA North, e cila implementoi këtë projekt, i është dhënë kundërligjshëm paradhënie nga kryetari Rakiq.

Po ashtu, më pas i janë paguar paratë pa dorëzuar raporte për kryerjen e punëve./Insajderi.com

The post Ministri Hoti e Bajram Gecaj nuk guxojnë të komentojnë për keqpërdorimet e Goran Rakiqit appeared first on INSAJDERI.

Policia gjen armë dhe narkotik në Istog

Posted: 29 Mar 2017 07:52 AM PDT

Policia e Kosovës në rajonin e Istogut ka realizuar kontrollimin e shtëpisë së të dyshuarit Q. D., ku ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë-mitraloz M-53, një pushkë automatike AK-47 me 23 fishekë të kalibrit të njëjtë, karikator dhe 11 pjesë të armëve të ndryshme.

Po ashtu, sipas policisë, është gjetur dhe konfiskuar 945 gr. substancë narkotike që dyshohet të jetë e bimës së kanabisit.

"I dyshuari pas intervistimit për armëmbajtje pa leje është transferuar në njësinë DHTN-Pejë për procedim të mëtejme për posedim të substancës narkotike. Nga kjo njësi do të hapet rasti për blerje , posedim, shpërndarje, shitje e pa autorizuar e substancave psikotroke dhe analoge", thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com

The post Policia gjen armë dhe narkotik në Istog appeared first on INSAJDERI.

Menaxheri i fjalëkalimeve LastPass përballë një problemi kritik sigurie

Posted: 29 Mar 2017 07:46 AM PDT

Brenda dy javësh u zbulua dobësia e dytë kritike e sigurisë në menaxherin e njohur të fjalëkalimeve LastPass.

Zhvilluesit e aplikacionit po punojnë për të adresuar këtë problem sigurie nëpërmjet të cilës uebsajtet e infektuara mund të vidhnin fjalëkalimet dhe të infektonin kompjuterat me maluer.

Ashtu si problemi i parë, i dytë u zbulua dhe raportua tek LastPass nga Tavis Ormandy, një hulumtues sigurie i Projektit Zero të Google.

Hulumtuesi në fjalë hodhi dritë mbi problemin e sigurisë në rrjetin social Twitter duke mos publikuar detaje teknike sesi hakerat mund ta shfrytëzojnë.

Sipas Ormandy, problemi prek versionin më të fundit të shtojcës së LastPass për shfletuesit madhor. Ai pretendon se e ka testuar dhe shfrytëzuat me sukses në Windows dhe Linux dhe beson se funksionon edhe në Mac.

Hakerat mund të instalojnë maluerë në kompjuterat e përdoruesve kur këta të fundit vizitojnë një uebsajt të infektuar, e mund vetëm nëse shtojcat përmban komponentin binar. E nëse jo hakerat përsëri janë në gjendje të vjedhin fjalëkalimet nga koshi i fjalëkalimeve të LastPass.

LastPass rekomandoi përdoruesve që të aktivizojnë autentikimin me dy faktorë për tu mbrojtur nga sulmet me metoda peshkimi dhe lidhje me maluerë.

The post Menaxheri i fjalëkalimeve LastPass përballë një problemi kritik sigurie appeared first on INSAJDERI.

Delawie: Nuk dua ti shoh njerëzit me aktakuza në lista zgjedhore

Posted: 29 Mar 2017 07:20 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, e ka përshëndetur nismën e presidentit Hashim Thaçi për dekriminalizimin e skenës politike.

Në Forumin FOL Hapur, Delawie, tha se do të mbështes çfarëdo nisme që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz të akuzuar.

"Nuk dëshiroj të shoh njerëzit në listë zgjedhore nëse janë me aktakuza", ka thënë Delawie.

Delawie ka folur edhe për çështjen e demarkacionit të kufirin me Malin e Zi, ai ka thënë se Departamenti i Shtetit ka shqyrtuar këtë çështje dhe kjo marrëveshje duhet të kaloj në Kuvend.

Ai shtoj se beson se kjo vijë është përkufizuar saktë dhe këtë e kanë vërtetuar nga ekspertët e Departamentit të Shtetit.

The post Delawie: Nuk dua ti shoh njerëzit me aktakuza në lista zgjedhore appeared first on INSAJDERI.

Ripërsërit Delawie: Krijimi i ushtrisë me ligj dëmton raportet me partnerët

Posted: 29 Mar 2017 07:01 AM PDT

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie ka theksuar se krijimi i Ushtrisë së Kosovës vetëm përmes ligjit dëmton marrëdhëniet e Kosovës me partneret ndërkombëtarë. Këto komente, ai i ka bërë në forumin "Fol Hapur", organizuar nga Lëvizja “Fol”.

Shtete e Bashkuara të Amerikës ka thënë Delawie kanë investuar kohë dhe resurse amerikane në ndërtimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës deri në këtë nivel të lartë të profesionalizmit.

"Krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është qëllimi ynë ashtu siç është edhe qëllimi i kosovarëve, por ky krijim duhet të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme në pajtim me rishikimin strategjik të sektorit të sigurisë dhe në pajtim më këtë që udhërrëfyes përmes ndryshimit kushtetues pas konsultimeve më të gjitha komunitetet", ka theksuar Delawie.

Ai ka theksuar se Qeveria duhet të koordinojë hapat për transformimin e FSK me shtete e Bashkuara me partnerët e saj NATO-n dhe shtetet tjera të Evropës që janë të rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.

"Kuptojmë frustrimin i cili lidhet me ndjekjen e kësaj nisme përmes ndryshimit kushtetues, kemi mirëkuptim për këtë, megjithatë, shqetësohemi se krijimi i një armate vetëm parme ligjit do të dëmtonte marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë me NATO-n dhe me të tjerët", ka thënë ai. (REL)

The post Ripërsërit Delawie: Krijimi i ushtrisë me ligj dëmton raportet me partnerët appeared first on INSAJDERI.

Dy boksierët të cilët refuzuan Kosovën dënohen nga Federata e Boksit

Posted: 29 Mar 2017 06:56 AM PDT

Federata e Boksit të Kosovës ka dënuar dy boksierët e njohur Violant Sylejmani nga klubi i boksit Drita nga Gjilani dhe Dielli Vranoci nga klubi i boksit Peja me gjashtë muaj ndalim të boksitit në Kosovë dhe në garat ndërkombëtare.

Sipas zyrës së FBOXK-së, arsyeja ka qenë se ata refuzuan të boksojnë për kombëtaren e Kosovës në turneun 'Pavarësia' për nder të 17 shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

"Komisioni Disiplinor i Federatës së Boksit të Kosovës, merr vendim në bazë të procedurave disiplinore kundër boksierëve Vioolant Sylejmani dhe Dielli Vranoci për kundërvajtje Neni 53. Violanat Sylejmani e Dielli Vranoci u dënuan me gjashtë muaj ndalimi të boksimit në Kosovë dhe në garat ndërkombëtare. Të lartpërmendurit janë dënuar për arsye të refuzimit që të boksojnë në turneun ‘Pavarësia’ edhe pse kanë kryer kontrollimin mjekësor dhe peshimin zyrtar", njofton FboxK.

The post Dy boksierët të cilët refuzuan Kosovën dënohen nga Federata e Boksit appeared first on INSAJDERI.

Gjuha shqipe tani zyrtare në Mal të Zi

Posted: 29 Mar 2017 06:53 AM PDT

Sipas autoriteteve malazeze gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar. Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avansimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi.

Ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë, raporton Fakte.

Në Maqedoni, edhe pas një lufte çlirimtare, Marrëveshjes së Ohrit dhe ndryshimet kushtetuese, 15 vite më pas gjuha shqipe nuk po implementohet pothuajse askund, kjo për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit në radhët e funksionarëve shqiptarë të BDI-së./KultPlus.com

 

The post Gjuha shqipe tani zyrtare në Mal të Zi appeared first on INSAJDERI.

ATK mbyllë shtatë bastore e shqipton 10 gjoba 26 mijë euro

Posted: 29 Mar 2017 06:44 AM PDT

Administrata Tatimore e Kosovës, pas një aksioni që ka zhvilluar sot në disa qytete të Kosovës, ka mbyllur shtatë lokale të lojërave të fatit.

"Në këtë aksion[në qytetin e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit] janë vizituar 9 lokale me veprimtari të ndryshme, si bastore dhe automate, ku prej tyre 7 lokale janë mbyllur për shkak të parregullsive që janë konstatuar", thuhet në njoftimin e ATK-së.

ATK njofton gjithashtu se janë konfiskuar edhe 2 automate, 2 pajisje të garave me qen dhe 2 pajisje për lojëra KENO.

Gjatë këtij aksioni që është mbështetur edhe nga Policia dhe Dogana e Kosovës sipas ATK-së janë lëshuar 10 gjoba në vlerë 26 mijë euro. /Insajderi.com

The post ATK mbyllë shtatë bastore e shqipton 10 gjoba 26 mijë euro appeared first on INSAJDERI.

I vjedhin materialin ndërtimor një objekti fetar në veri të Mitrovicës

Posted: 29 Mar 2017 06:40 AM PDT

Është arrestuar një person i dyshuari pasi që i kishte vjedhur material ndërtimor në një objekt fetar.

Policia e Kosovës njofton se me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës. /Insajderi.com

The post I vjedhin materialin ndërtimor një objekti fetar në veri të Mitrovicës appeared first on INSAJDERI.

Kombëtaret e mëdha që rrezikojnë Botërorin Rusi 2018

Posted: 29 Mar 2017 06:37 AM PDT

Rusi 2018″ po afron, por Holanda, Portugalia, Argjentina dhe Kameruni janë vetëm disa prej skuadrave të mëdha që rrezikojnë seriozisht të mos jenë pjesë e 31 finalisteve të turneut (Rusia është e 32-ta, si organizatore).

Fjala e fundit nuk është thënë ende dhe ka akoma shpresë përderisa matematika e lejon. Këtu nuk duhen harruar edhe ekipet që megjithëse mund të sigurojnë "play off"-et, rrezikojnë që me dy paraqitje nën pritshmëri të mos presin biletën drejt Rusisë

EVROPA

Më problematiku ndër ato europianë është grupi A, ku Franca kryesuese me 13 pikë ndiqet nga Suedia me 10. Pas Bullgarisë së vendit të tretë, renditet Holanda që me stonimin e saj në rezultate rrezikon të mungojë edhe në Kupën e Botës, pas Europianit francez. Humbja e së shtunës në Bullgari bën që mundësitë për të parë "tulipanët" në Rusi jenë vërtet të pakta.

Grupi B ka gjithashtu disa pikëpyetje, sidomos ato mbi Portugalinë kampione kontinentale në fuqi. Luzitanët e udhëhequr nga Kristiano Ronaldo ndjekin nga vendi i dytë Zvicrën kryesuese. Me sa duket, për të besuarit e Fernando Santos, në rastin më të keq, rruga drejt Kupës së Botës do të kalojë nëpërmjet "play-off"-it.

Për sa i përket grupit më të rivalizuar, pa dyshim çmimi i takon atij D ku Serbia dhe Irlanda ndajnë vendin e parë me 11 pikë dhe ndiqen në vend të dytë nga dyshja Uells-Austri me nga 7 pikë secila. Një tjetër kombëtare në hall duket Belgjika me talentet e saj, lidershipi i së cilës në grupin H rrezikohet nga Greqia dhe Bosnja, të cilat, megjithëse vetëm 2 dhe 3 pikë larg kreut, kanë shanset e tyre të kualifikohen në Botëror si të para në grupe.

Italia dhe Spanja gjithashtu kanë "hesape" për të larë me njëra-tjetrën, sepse e para e grupit G do të vendoset në sfidën direkte në "Santiago Bernabeu", përndryshe e pret "lotaria" e "play-off"-eve. Në grupin I, pas shpinës së Kroacisë favorite gjenden kombëtare si Islanda, Ukraina dhe Turqia, të cilat do të luftojnë për vendin e dytë e ndoshta edhe për të parin nëse kroatët nuk bëjnë një fazë të dytë në lartësinë e së parës.

Një panoramë e shkurtër shkon edhe për grupet ku fatet e pjesëmarrësve duket se janë vendosur. Në grupin E Polonia fluturon e vetme, ndaj vendi i dytë do të jetë një çështje mes Malit të Zi, Danimarkës dhe Rumanisë. Në grupin C vendi i parë duket pronë e Gjermanisë që udhëheq e sigurt me pikë të plota duke lënë kështu Irlandën dhe Republikën Çeke të luftojnë për "vendin e nderit". Situatë analoge në grupin F ku Anglia nuk duket se do ketë probleme të ruajë kreun ndaj Sllovakisë, Sllovenisë dhe Skocisë.

AMERIKA LATINE

Me gjithë grupin me përmasa XL, edhe në Amerikën Latine mungojnë 5 ndeshje nga vendosja përfundimtare e pjesëmarrësve në "Rusi 2018". Kujtojmë se në këtë grup kualifikohen 4 të parat dhe e pesta luan dy takime kundër të parës së grupit të Oqeanisë. Nëse bazohemi në klasifikimin aktual, Argjentina finaliste e edicionit të kaluar rrezikon të mbetet spektatore.

AMERIKA E VERIUT

Në "Rusi 2018" do të marrin pjesë vetëm tri të parat e grupit dhe e katërta zhvillon ndeshjet e "play-off"-it kundër një përfaqësueseje aziatike. Momentalisht janë luajtur vetëm 3 ndeshje nga 10 që duhet të zhvillohen në total. Klasifikimi aktual sheh në vendin e parë Meksikën, e ndjekur nga Kosta Rika dhe Panamaja. Shtetet e Bashkuara aktualisht gjenden në vendin e katërt, por në këtë grup është disi e parakohshme të bëhen parashikime.

AZIA

Në këtë kontinent, 12 skuadrat janë ndarë në dy grupet me nga 6 kombëtare pjesëmarrëse dhe në Botëror do të kualifikohen dy të parat e çdo grupi. Më renditjen aktuale, pjesëmarrëse në "Rusi 2018" do të ishin Irani, Koreja e Jugut, Arabia Saudite dhe Japonia. Dy ekipet e vendit të tretë në secilin grup do të zhvillonin dy ndeshje dhe fitueses do t'i duhej të përballej me të renditurën e vendit të katërt në grupin e Amerikës së Veriut. Kina pasi fitoi ndeshjen e parë të grupit ka një disavantazh prej 7 pikësh ndaj Uzbekistanit, por të besuarit e Lipit vështirë se do të arrijnë të bëjnë mrekullinë për t'u kualifikuar në Botërorin e ardhshëm.

AFRIKA

Pesë grupe me nga 4 skuadra dhe kualifikim direkt për të parën e secilit grup. Në këtë moment, vendet e para mbahen nga: Kongo, Nigeria, Bregu i Fildishtë, Burkina Faso dhe Egjipti. Kameruni, që nuk mungon në një Botëror që nga "Italia '90", rrezikon së tepërmi kualifikimin kur ndjekin me 4 pikë diferencë Nigerinë.

The post Kombëtaret e mëdha që rrezikojnë Botërorin Rusi 2018 appeared first on INSAJDERI.

Grabitje në pikë të ditës për 130 euro

Posted: 29 Mar 2017 06:22 AM PDT

Gjithçka ishte e qetë në një dyqan të një pompe benzine në Prishtinë derisa një Audi A3 do të parkohej e nga vetura do të dilnin tre persona të maskuar të cilët kishin një qëllim:grabitjen.

Në dyqan hyn vetëm një person i veshur me xhemper të kuq dhe një kapuç në kokë dhe doreza që hyn me një revole në dyqan, ku brenda tij ishin dy punëtore.

Pikërisht nga këto dy punëtore dhe një tjetër person është lajmëruar edhe Policia, e cila megjithatë nuk ka arritur që t'i zë hajnat, të cilët kanë ikur.

Por ata kanë ikur pa marrë ndonjë shumë të madhe parash. Kanë mundur të grabisin vetëm 130 euro. Kaq është shuma e raportuar si e vjedhur nga hajnat të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Të dyshuarit dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes me një veturë Audi A3. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar./Insajderi.com

Grabitje në pikë të ditës për 130 euro

The post Grabitje në pikë të ditës për 130 euro appeared first on INSAJDERI.

Bob Dylan e pranon Çmimit Nobel gjatë fundjavës

Posted: 29 Mar 2017 06:22 AM PDT

Këngëtari amerikan Bob Dylan do të pranojë diplomën e Çmimit Nobel për Letërsi, në Stokholm gjatë fundjavës, ka njoftuar academiae Nobelit.

Në këtë ngjarje nuk do të jetë e pranishme asnjë media por vetëm Bob Dylan dhe anëtarët e Akademisë.

Kështu ka njoftuar Sekretarja e Përhershme e Akademisë, Sara Danius, e cila ka shtuar se kjo ka qenë dëshirë e vet Dylanit.

Dylan fitoi Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2016 për "krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”, njofton rel. Ai është këngëtari dhe kompozotori i parë që ka fituar këtë çmim.

The post Bob Dylan e pranon Çmimit Nobel gjatë fundjavës appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more