Skip to main content

INSAJDERI: “Për herë të pestë, FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë” plus 19 more

INSAJDERI: “Për herë të pestë, FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë” plus 19 more


Për herë të pestë, FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë

Posted: 27 Mar 2017 09:41 AM PDT

Për të pestën herë me radhë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) vlerësohet si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë.

Kështu thuhet në një raport që publikuar para medieve në Prishtinë, Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED). Ky institut ka zhvilluar sondazh me qytetarët e Kosovës gjatë periudhës 15 nëntor 2016 deri me  15 shkurt 2017.

Sipas rezultateve të prezantuara edhe këtë radhë, për herë të pestë, FSK rezulton se është vlerësuar si institucioni më i besueshëm i sigurisë në Kosovë, me shkallën më të lartë  3.74. Kurse në vlerësimin e drejtuesve të institucioneve të sigurisë, ministri i MFSK-së Haki Demolli  është vlerësuar me shkallën më të lartë 2.88.

Sipas publikimit, Forca e Sigurisë së Kosovës besueshmërinë më të lartë, sipas rajoneve e ka nga qytetarët shqiptarë të veriut të vendit, përderisa ka ndryshime të shifrave në përqindje në rajonet tjera, që gjithashtu besueshmëria për FSK-në është e lartë, citon KP.

"Këto vlerësime janë pasqyrim i rezultateve të  punës së palodhshme dhe të përkushtuar të të gjithë pjesëtarëve të  FSK-së", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

The post Për herë të pestë, FSK institucioni më i besueshëm në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Lista Serbe: Jemi kthyer pa kushte në institucione

Posted: 27 Mar 2017 09:25 AM PDT

Për më shumë se gjashtë muaj, deputetët e Listës Serbe në Kosovë injoruan totalisht institucionet vendore. Por, edhe pse kanë qenë jashtë institucioneve kosovare, zyrtarë të Listës Serbe kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën si dhe kryepralamentarin Kadri Veselin.

Kjo është bërë e ditur nga vet lideri i Listës Serbe, Slavko Simiq. Ai, në një intervistë me Gazetën Express ka thënë se me kthimin e Listës në Kuvend nuk i ka vënë asnjë kusht Qeverisë së Kosovës.

Simiq thotë se është kthyer në institucionet e vendit për të punuar për të mirën e komunitetit serb në Kosovë.

"Nuk ka pasur kurrfarë kushtesh, vetëm kemi treguar gatishmërinë tonë që të jemi konstruktiv dhe që të kemi mundësi të punojmë për komunitetin tonë. Duam të kemi mundësi të zgjidhim probleme të vogla, probleme lokale që janë politizuar tejmase", ka thënë Simiq për Gazetën Express.

Ndërkohë që ai bëri me dije se gjatë kohës së bojkotit ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me liderin e LDK-së, Isa Mustafën dhe atë të PDK-së, Kadri Veselin.

"Gjatë kohës së bojkotit, ne kemi pasur kontakte të vazhdueshme me Z. Kadri Veselin, që është kryetar i PDK-së, dhe Z. Isa Mustafa që është edhe kryetar i LDK-së. Do të thotë se ka ekzistuar ai komunikim", ka shtuar tutje ai.

Ndërkohë që Lista Serbe sot për herë të parë pas më shumë se 5 muajve është rikthyer në institucionet e Kosovës duke marrë pjesë kështu në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Pas mbledhjes Simiq po ashtu ka thënë se LS kanë marrë vendim që t'i kthehen punës në kuvend, në mënyrë që ta votojnë Demarkacionin me Malin e Zi.

The post Lista Serbe: Jemi kthyer pa kushte në institucione appeared first on INSAJDERI.

Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën

Posted: 27 Mar 2017 09:19 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti një delegacion të Parlamentit të Zvicrës, të kryesuar nga kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike zvicerane (CVP), Gerhard Pfister.

Gjatë takimit është biseduar për progresin në Kosovë dhe bashkëpunimin e mëtejmë ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Mustafa theksoi të arriturat e Kosovës në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit, duke i njoftuar edhe me prioritetet e ardhshme në shumë fusha.

“Qeveria dhe populli i Kosovës janë plotësisht të përcaktuar për vlerat europerëndimore dhe rrugën integruese euroatlantike”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Zvicrën për përkrahjen e shumanshme që ka dhënë për Kosovën deri tani.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.

Kryetari i Partisë Popullore Kristian Demokratike të Zvicrës, njëherësh anëtar i Parlamentit zviceran, Gerhard Pfister, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahje për proceset e ardhshme zhvillimore dhe demokratike në Kosovë.

The post Kosova e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me Zvicrën appeared first on INSAJDERI.

Akademia saudite: Ai që martohet me tri gra gjatë një muaji, e fiton një tjetër falas

Posted: 27 Mar 2017 09:07 AM PDT

Profesoresha në Universitetin "Mbreti Abdoulaziz", Hevazeen Merza, ka propozuar që universiteti të hapë një akademi e cila do të merrej me çështjen e martesës me më shumë se një grua.

Ideja e saj është që akademia të sfidojë meshkujt brenda një muaji. Ata të martohen me tre gra brenda muajit e nëse dëshmohen aftësitë e tij atëherë akademia ia sjell atij dhuratë gruan e katërt brenda 10 viteve, transmeton Express.

Këtë ajo e bëri të ditur në programin televiziv "Rotana", ku shpalosi kushtet për një gjë të tillë. Kusht kryesor ka vendosur që mosha të jetë mbi 25-vjeçare.

Ajo ka thënë se akademia do jetë e hapur për të gjitha gratë që janë të shkurorëzuara apo vajza të pamartuara, e të cilat mund të lajmërohen tek ajo për të proceduar martesën tutje, shkruan Alhura TV.

The post Akademia saudite: Ai që martohet me tri gra gjatë një muaji, e fiton një tjetër falas appeared first on INSAJDERI.

De Biasi i kundërpërgjigjet Xhakës

Posted: 27 Mar 2017 09:02 AM PDT

Gianni De Biasi ka dalë sot në konferencën për shtyp para ndeshjes me Bosnjën. Por më shumë se sa për ndeshjen, është folur për polemikat ditëve të fundit, duke filluar që nga përplasja tashmë publike me Taulant Xhakën.

De Biasi ka thënë se kishte tentuar ta mbrojë Xhakën, edhe pasi mesfushori i Baselit ishte larguar pa leje nga kombëtarja, pas ndeshjes me Italinë në Palermo.

"Sepse trajneri është 60 vjeç kurse Xhaka është 25. Trajneri mundohet të mbrojë futbollistët e tij ndërsa  futbollistët duan që unë të tregoj të vërtetën deri ën fund. Ndoshta është më mirë që jo", ka thënë De Biasi, njofton Panorama-sport.

"Unë mendoj që lojtari duhet të respektojë vendimet e trajnerit dhe nëse ndonjëri e ndjen veten absolutisht më i forti, ta tregojë në fushë. Unë i kam dhënë gjithmonë këto mundësi. Janë disa momente kur unë kam bërë zgjedhje të ndryshme dhe duhet të pranosh zgjedhjet e trajnerit i cili është këtu për të mirën e ekipit dhe jo për te keqen,. Pastaj nëse ndokush ndjehet i sakrifikuar ky nuk është problemi im", ka thënë tekniku italian.

Ish-trajneri i Torinos dhe Levantes ka thënë se vetëm ai vendos se kush duhet të luajë në formacionin startues. Ka thënë se futbollistët duhet ta tregojnë në fushë, nëse e meritojnë të luajnë.

“Trajneri është ai që zgjedh se kush bëhet pjesë e 11 dhe 23, pastaj nëse ndonjë përjashton veten… Unë jam mësuar që përballë vështirësive të reagoj, nuk largohem me vrap nga vështirësitë. Nëse unë e ndjej veten më të fortë se të tjerët, e tregoj në stërvitje, në fushë, kur luaj në ndeshjet me kombëtaren. Nuk është rastësi që të grumbulloj si futbollist, pasi paraqitesh mirë me klubin tënd. Por mund të ndodhë edhe që të mos luash”, u shpreh ai.

The post De Biasi i kundërpërgjigjet Xhakës appeared first on INSAJDERI.

Raporti “mizor” i Trumpit, dorëzuar Merkelit për NATO-n

Posted: 27 Mar 2017 08:56 AM PDT

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dorëzuar Kancelares gjermane, Angela Merkel, një raport të parave të supozuara "të munguara" e që i detyrohen NATO-s, kur u takuan fundjavën e kaluar në Uashington.

Gjesti, sipas asaj që shkruan "The Sunday Times" duke cituar një ministër gjerman në kushte anonimati, ishte "mizor".

"Ajo që fshihet pas kërkesave të tilla është pikërisht intimidimi i palës tjetër, por kancelarja e mori me qetësi dhe nuk do t'i përgjigjet këtyre provokimeve", është cituar të ketë thënë më tej ministri gjerman.

Sipas medias britanike, raporti i dorëzuar Merkelit kishte të bënte me kërkesat për më shumë se 300 miliardë dollarë, të cilat janë përllogaritur duke shtuar edhe diferencat e të hollave që Gjermania ka dështuar t'i përmbushë mes pagesave të përvitshme në NATO që prej vitit 2002, shto këtu edhe përqindjet e interesit.

Vendet anëtare të NATO-s janë angazhuar të shpenzojnë 2 për qind të produktit kombëtar (PBB/GDP) të secilit në fushën e mbrojtjes. Gjermania në fakt ka rritur ndjeshëm shpenzimet ushtarake, por kontributi i saj konsiderohet ende nën kufirin e 2 përqindëshit edhe për këtë vit.

Javën e kaluar, Berlini reagoi pas pretendimit të Trumpit se Gjermania i detyrohet "shuma të konsiderueshme" aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut.

"Nuk ekziston asnjë llogari ku të mund të regjistrohen borxhet ndaj NATO-s", tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, në një deklaratë, duke ngritur pikëpyetje mbi mënyrën sesi janë përllogaritur shpenzimet ushtarake dhe duke argumentuar se angazhimi financiar i një vendi ndaj aleancës nuk është një matje e thjeshtë.

"Shpenzimet e mbrojtjes shkojnë edhe në misionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, në misionet tona europiane dhe në kontributin tonë për të luftuar terrorizmin në përgjithësi dhe Shtetin Islamik në veçanti", është shprehur Von der Leyen.

 

The post Raporti "mizor" i Trumpit, dorëzuar Merkelit për NATO-n appeared first on INSAJDERI.

Lila kërkon falje për ofendimin ndaj priftit: Greqia është shtëpia ime

Posted: 27 Mar 2017 08:25 AM PDT

Mesfushori i kombëtares shqiptare Andi Lila shprehet i penduar për komentet e bëra ndaj një prifti grek në një video të transmetuar drejtpërdrejt në "Facebook" gjatë grumbullimit me Kombëtaren pak ditë më parë.

Me anë të një postimi në rrjetin social pasditen e sotme, mesfushori i PAS Janinës i quan veprimet e tij të pamenduara dhe jo dashakeqe, duke kërkuar ndjesë për të gjithë ata që mund të kenë mbetur të fyer.

31-vjeçari kavajas shpreson që klubi i tij ta hedhë pas krahëve këtë çështje që sipas tij mund të ndikojë për keq në ecurinë e këtij sezoni.

Postimi i Andi Lilës:

"Disa nga ju mund të kenë parë një video të publikuar disa ditë më parë në internet, ku unë shfaqesha duke bërë disa deklarata mendjelehta në lidhje me një prift. Do të dëshiroja t'i kërkoja falje çdokujt që është ndjerë i fyer, sidomos priftit në fjalë. Ai është një zotëri që e ka PAS Janinën në zemër dhe nuk e meritonte që unë të tallesha me të.

Fjalët e mia ishin të pavend dhe jashtëzakonisht të pandjeshme.

Nuk po mundohem të mbroj veprimet e mia, por këto deklarata u bënë në mënyrë private dhe me shaka, dhe jo me qëllimin për të ofenduar ndokënd. Tani e kuptoj që deklaratat e mia ishin të pandjeshme dhe idiote.

Sjellja ime ishte jashtëzakonisht e papërshtatshme, e papjekur dhe me mungesën e respektit që PAS Janina meriton. Kjo është një shpërqendrim nga qëllimi ynë për të arritur Europën këtë sezon.

Që nga dita e parë unë jam mirëpritur në Greqi dhe nuk kam asgjë tjetër përveç dashurisë dhe përzemërsisë për gjithë popullin grek. Gruaja ime, unë dhe djali ynë i vogël e konsiderojmë Greqinë si shtëpinë tonë dhe ndjehem thellësisht i keqardhur që ndokush mund të jetë ndjerë i ofenduar nga veprimet e mia të mendjelehta.

Edhe një herë kërkoj ndjesë për veprimet e mia dhe shpresoj ta hedhim pas krahëve këtë çështje. Pres me padurim të kthehem në Greqi pas shkëputjes me Kombëtaren. AL".

The post Lila kërkon falje për ofendimin ndaj priftit: Greqia është shtëpia ime appeared first on INSAJDERI.

14 pyetjet e NISMA-s për Kadri Veselin

Posted: 27 Mar 2017 08:17 AM PDT

Nisma për Kosovën i ka drejtuar 14 pyetje kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kjo parti opozitare ka kërkuar përgjigje nga kreu i PDK-së që para "një fillim të ri" t'ju tregoj premtimet e "Misionit të ri".

Sipas NISMA-s, slogani i Partisë Demokratike të Kosovës me frazën “Fillimi i ri” ka shpallur dështimin e një misioni të ri.

“Kryetari PDK-së më sloganin ‘Fillimi i ri’ shpalli dështimin e "misionit te ri". ‘Fillimin i ri’ është përgatitje një mashtrimi te ri”, thuhet në reagimin e NISMA-s.

Më poshtë janë 14 pyetjet e NISMA-s për Kadri Veselin:

  1. Ku mbetën 200 mijë vende të punës? Apo ato kanë qenë vetëm një fryrje e numrit gjatë  fushatës dhe premtim për militantët e PDK-së, të cilët çdo ditë po i shohim në institucionet shtetërore dhe publike.
  2. Ku mbet liberalizimi i vizave të cilin e keni premtuar?
  3. Pse nuk kemi zhvillim ekonomik, dhe investime te huaja?
  4. A po ikin investitorë nga krimi dhe korrupsioni që e ka kapluar Kosovën nga qeverisja e juaj?
  5. Ku mbet fondi i investimeve prej 2 miliard Euro?
  6. Gjendja në shëndetësi është kaos, mungojnë gjerat elementare, ju keni premtuar një shëndetësi me standarde evropiane pse nuk po e bëni? Kosovarët kërkojnë shërim me vendet e rajonit dhe të Evropës.
  7. Pse jemi radhit të fundit në listën e Pisa-s? Ju keni premtuar arsim cilësor ?
  8. Pse nuk e zhvilluat bujqësinë? Kosova produktet bujqësore i importon nga Serbia dhe Maqedonia.
  9. Keni premtuar rrymë 24 orë? Në shekullin 21 Kosova vazhdon të ketë probleme me rrymë.
  10. Çka u bë me "Kosovën e re"?
  11. Keni thënë se do ta luftoni krimin korrupsionin pse nuk e bëtë?  Në shumë raporte ndërkombëtare ne radhitemi në krye të listës si vendi me i korruptuar.
  12. Çka u bë me Brezovicen?
  13. Çka u bë me Trepçën?
  14. Sa është numri i të rinjve që kanë ikur nga Kosova gjate këtij mandati tuaj?

 

The post 14 pyetjet e NISMA-s për Kadri Veselin appeared first on INSAJDERI.

Gjendet një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit

Posted: 27 Mar 2017 08:07 AM PDT

Një person i pajetë është gjetur nga Patrulla e Kufirit në bregdetin e Durrësit, në zonën e njohur si Bishtë-Pallë, raporton Top-channel.

Raportohet se kufoma është e seksit mashkull, rreth 40-45 vjeç,i cili nuk ka me vete asnjë dokument identifikimi.

Burime nga policia e Durrësit bëjnë me dije se kufoma është 1.75 cm i gjatë dhe ka të veshur një palë pantallona ngjyrë të zezë, xhup ngjyrë blu të errët , atlete ngjyrë kafe dhe jelek shpëtimi.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbulimin e plotë të ngjarjes, por raporton se nga kqyrja e kufomës nuk janë evidentuar shenja dhune. /Insajderi.com

The post Gjendet një trup i pajetë në bregdetin e Durrësit appeared first on INSAJDERI.

Putin i thotë Vuçiqit: Ka shenja që situata në rajon është ashpërsuar

Posted: 27 Mar 2017 07:53 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka uruar pushtetit aktual në Serbi sukses në zgjedhje.

"Jemi të bindur se zgjedhjet do të realizohen në nivelin më të lartë", tha Putin në fillim të takimit të tij të sotëm në Moskë, me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ka shtuar se "i urojmë sukses pushtetit të tashëm".

Vuçiq është kandidat për president të Serbisë në zgjedhjet që mbahen më 2 prill.

Zoti Putin theksoi se me Vuçiqin dëshiron ta shqyrtoj edhe situatën në rajon, shkruan Radio Evropa e Lirë.

"Shumë do të dëshiroja që me ju ta shqyrtoj situatën në rajon, sepse, siç duket, sipas disa shenjave të jashtme, ekziston një lloj i ashpërsimit", tha Putin.

Mëtutje, presidenti rus tha se sido që të zhvillohet situata politike, ai shpreson se raportet Rusi – Serbi do të zhvillohen pozitivisht, raporton agjencia Beta nga Moska.

The post Putin i thotë Vuçiqit: Ka shenja që situata në rajon është ashpërsuar appeared first on INSAJDERI.

Punëtorët “pa letra” vërshojnë tregun e punës

Posted: 27 Mar 2017 07:46 AM PDT

Një numër i madh i punëtorëve në sektorin privat punojnë në mënyrë jo formale, pasi nuk i kanë nënshkruar kontratat e punës me punëdhënësit, thonë udhëheqës të sindikatës së punëtorëve.

Kontrata nënkupton që punëdhënësi është i detyruar që të punësuarin ta paraqesë në Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet tjera, të cilat menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale dhe skemat tjera.

Por, zyrtarë të Qeverisë se Kosovës konsiderojnë se vitin e kaluar ka pasur rritje të punësimit formal.

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti, në një postim në llogarinë e tij në facebook, ka thënë se krahasuar më vitet paraprake,vitin e kaluar ka pasur rritje të punësimit formal.

"Në vitin 2016, ka pasur më shumë se 22 mijë të punësuar të rinj, që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional. Ky numër është trefish më i lartë se në vitin 2014, kur ka pasur vetëm mbi 7500 punëtorë të ri", ka shkruar Hoti.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Haxhi Arifi, për Radion Evropa e Lirë, thotë se në tregun e punës, konkretisht në sektorin privat, ka numër të madh të të punësuarve, të cilët janë të paregjistruar në institucionet përgjegjëse.

Arifi, në këtë drejtim shpreh shqetësimin, se numri i vogël i inspektorëve po ndikon që mos të evidentohet numri i punëtorëve pa kontrata dhe ndëshkohen kompanitë përkatëse

"Unë them me përgjegjësi, se nëse inspektorët vizitojnë të gjitha kompanitë private të regjistruara në Kosovë, jam i bindur se do të rezultojë një numër jashtëzakonisht i madh i punëtorëve, të cilët nuk kanë kontrata. Punësimi joformal, është shumë shqetësuese për BSPK-në", thotë Arifi.

Sidoqoftë, gjatë inspektimeve në disa kompani private, vitin e kaluar nga Inspektorati i Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, kanë hasur në më shumë se 1100 punëtorë pa kontrata pune

Basri Ibrahimi, kryeinspektor në këtë mekanizëm, tregon për Radion Evropa e Lirë, se në bazë të ligjit, kompanitë që të mbajnë punëtorë pa kontrata pune mund të gjobiten deri në 10 mijë euro.

"Pas inspektimit e ka detyrim të dëshmojë që po e pajisë punëtorin me kontratë pune dhe e paraqet në Administratën Tatimore të Kosovës dhe Trustin e Kursimeve Pensionale. Në qoftë se nuk e legalizon punëtorin, atëherë gjobitet", thotë Ibrahimi.

Numri i të punësuarve në Kosovë, sipas shifrave zyrtare, llogaritet të jetë 347 mijë persona apo 72 për qind e fuqisë punëtore.

Por, në institucionet që menaxhojnë dhe administrojnë skemat e obligueshme pensionale, tatimi mbi të ardhurat ka s'përputhje të shifrave.

Në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, numri i llogarive për vitin e kaluar ka qenë rreth 300 mijë persona.

Kurse, numri i qytetarëve, të cilëve u është paguar tatimi në të ardhurat personale nga paga në Administratën Tatimore të Kosovës, për këtë periudhë ka qenë 272 mijë. (REL)

The post Punëtorët "pa letra" vërshojnë tregun e punës appeared first on INSAJDERI.

Bankat e mëdha fshehin paratë në parajsat fiskale, sipas raportit të Oxfam

Posted: 27 Mar 2017 07:33 AM PDT

Bankat më të mëdha europiane po zbrazin arkat duke fshehur miliarda dollarë fitime offshore. Një raport nga agjencia ndërkombëtare Oxfam përllogarit se 25 miliardë euro kanë përfunduar në parajsat fiskale në 2015-ën.

Kjo do të thotë se shumë më pak para po shkojnë në buxhetet kombëtare për shëndetësinë dhe arsimin.

Raporti ka hetuar 20 bankat më të mëdha europiane dhe ka gjetur se Luksemburgu mbetet një nga parajsat fiskale me përfitueshmëri më të lartë. Monarku ka ndihmuar bankat që të fitojnë të vetme rreth 4.9 miliardë euro për gjatë 2015-ës.

Raporti nënvizon se banka e pestë më e madhe në Europë,  Barclays, regjistroi rreth gjysmë miliardi euro fitime në Luksemburg dhe pagoi një normë efektive tatimi prej vetëm 0.2%.

Gjetjet e Oxfam vijnë pas ligjeve të BE-së të cilat tashmë kërkojnë që bankat të publikojnë raporte të detajuara mbi fitimet dhe taksat. Këto raporte u bënë publike për herë në 2015-ën.

Nga përpilimi i të dhënave, Oxfam gjeti se bankat europiane paguanin zero taksa në parajsat fiskale, si Bermuda, Ishujt Cayman dhe në Isle of Man.

Banka Mbretërore e Skocisë, Societe Generale, UniCredit, Santander dhe BBVA në Irlandë ia dolën që të kenë fitime që tejkalonin xhirot e tyre vjetore, shkruan monitor.al.

Gjetjet pasojnë raportet e 2014-ës mbi skemat e taksimit të fshehtë midis autoriteteve të Luksemburgut me 340 kompani dhe 12 banka.

"Norma e tatimit paguar për këto fitime kaq të larta shpeshherë ishe dhe më e ulët se sa shkalla e normave të taksave prej 12.5%", shkruhet në raport.

Këto gjetje detyruan parlamentin e BE-së që të vendosë ligje më të forta për sa i përket transparencës mbi tatimet.

Gjithashtu, raporti pason publikimet e 2016-ës nga Mossack Fonseca, firmë ligjore e vendosur në Panama, të cilat tregonin se të pasurit, përfshirë disa politikanë dhe kriminelë europianë, fshihnin paratë e tyre.

Skandali i Panama Papers nxori në pah se disa prej bankave më të mëdha luajtën rol kyç në shfrytëzimin e regjimeve tatimore.

Pesë prej bankave të skandalit Panama Paper, HSBC, Societe Generale, Credit Agricole, BNP Paribas, dhe Santander tashmë figurojnë dhe në raportin e Oxfam.

Skandalet kanë rritur presionin ndaj BE-së për të forcuar më tej ligjet.

The post Bankat e mëdha fshehin paratë në parajsat fiskale, sipas raportit të Oxfam appeared first on INSAJDERI.

Dy të vdekur pas përplasjes së makinës me trenin në Holandë

Posted: 27 Mar 2017 07:29 AM PDT

Dy persona kanë humbur jetën në një përplasje mes një treni dhe një makine pranë qytetit holandez të Harlingen.

Një i rritur dhe një fëmijë u vranë kur makina u godit duke u zvarritur më pas për një distancë përgjatë hekurudhës, njofton BBC.

Shërbimet emergjente kanë arritur në vendin e ngjarjes duke u përpjekur për ti larguar viktimat nga makina.

Për momentin nuk është e qartë nëse ka pasur më shumë njerëz brenda në makinë derisa Policia ka bërë të ditur se do të japë detaje më vonë. /Insajderi.com

The post Dy të vdekur pas përplasjes së makinës me trenin në Holandë appeared first on INSAJDERI.

Rrëfimi për mësuesin që vrau drejtorin e Arsimit në Prishtinë

Posted: 27 Mar 2017 07:26 AM PDT

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore me të cilin është dënuar më 27 vjet burgim Gani Sahiti. Ai është dënuar për vrasjen e drejtorit të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Remzi Salihun, më 3 tetor të 2011-s. Gjithashtu, ai është dënuar edhe për posedim të paautorizuar të armëve.

Por si kishte ndodhur ngjarja?

Mësuesi Gani Sahiti, më 3 tetor të vitit 2011, kishte marrë revolen e tipit "Cervena Zastava" dhe ishte nisur në drejtim të objektit  të Komunës së Prishtinës në objektin e ri që gjendej në lagjen Arbëria. Kishte marrë me vete edhe 26 fishekë.

Gjykata kishte konstatuar se derisa i ndjeri Remzi Salihu ishte në zyrën e tij duke biseduar me telefon, Gani Sahiti kishte hyrë në zyrën e tij pa paralajmërim me pretendimin se tashmë i ndjeri ishte pengesë për avancimin e tij në punë.

"Në këtë moment i ndjeri nuk priste ndonjë veprim kriminal nga i akuzuari i cili në mënyrë dinake e ka nxjerr revolen nga çanta e dorës dhe prej një distance 2-3 metra ka shtënë 7 herë nga revolja…, në drejtim të të ndjerit. Me shpejtësi ishte larguar nga aty për të hyrë në një veturë të Policisë", thuhej në aktgjykim.

Prej 26 fishekëve, mësuesi Gani Sahiti kishte shtënë shtatë herë në drejtim të drejtorit të Arsimin, ndërsa 19 të tjerë ia ka dorëzuar policisë menjëherë pasi ia ka marrë jetën atij.

"E vrava ni njeri", u kishte thënë ai policëve kur ishte futur në veturën e tyre për t'u dorëzuar.

Përpjekjen e tij për t'u bërë drejtor i një shkolle fshati në Dabishevc, Gani Sahiti – biolog e kishte "finalizuar" kur në shenjë hakmarrjeje pse nuk e kishte arritur këtë qëllim kishte ekzekutuar në zyrën e tij në ndërtesë të Komunës, drejtorin e Arsimit, Remzi Salihun.

Gani Sahiti kishte thënë se ishte rrahur për shkakun se kishte konkurruar për postin e drejtorit në shkollën e Dabishecit, gjë të cilën në atë kohë e mohonin zyrtarët komunalë. Kishte akuzuar drejtorin e shkollës së tij, Hamdi Hysenin, se për shkak të konkurrimit për postin e drejtorit të shkollës, e kishte shantazhuar atë, siç është shprehur ai, duke i organizuar edhe sulm fizik.

Sipas tij, kur është shpallur konkursi dhe kur drejtori Hyseni ka kuptuar se ai ka konkurruar për atë post, i ka thënë gojarisht që të tërhiqet, sepse në të kundërtën do të ketë pasoja.

"Unë nuk kam dashur të tërhiqem nga planet e mia, kështu që drejtori ka qitur dy familjarë të tij për të më sulmuar edhe fizikisht", pati thënë Sahiti, duke shtuar se sulmi ndaj tij është bërë derisa ka qenë në Gllogovicë, aty ku është një paralele e ndarë e shkollës së Dabishecit.

"Të vetmet fjalë të të afërmeve të drejtorit, kur më kanë sulmuar, kanë qenë se 'ti nuk po u bindesh fjalëve?'", kishte thënë Sahiti, për të treguar se sulmi i është bërë në Gllogovicë. Ai pati thënë se i ishte ankuar edhe në Drejtorinë e Arsimit në Prishtinës.

Nga ana tjetër, edhe drejtori i shkollës, Hamdi Hyseni, të cilit i adresohet shantazhi dhe organizimi i sulmit ndaj Sahitit, pati mohuar se çështja ka të bëjë me konkursin që është shpallur.

"Unë nuk kam konkurruar në konkurs për drejtor shkolle. Problemi për të cilin më ka akuzuar mua ai arsimtar nuk ka të bëjë fare me konkurs, por për motive të tjera të ulëta", kishte theksuar Hyseni pa treguar se për ç'motive bëhet fjalë./Insajderi.com

The post Rrëfimi për mësuesin që vrau drejtorin e Arsimit në Prishtinë appeared first on INSAJDERI.

Mbyllet suksesshëm turi i takimeve të edicionit të 5-të të “Albanian ICT Awards”

Posted: 27 Mar 2017 07:24 AM PDT

Është mbyllur suksesshëm turi tradicional i takimeve në kuadër të edicionit të pestë të Albanian ICT Awards, ku përgjatë 4 javëve drejtuesit e garës ftuan studentë, profesorë, akademikë, inovatorë dhe të pasionuar në fushën e ICT-së për tu bërë pjesë e saj.

Plot 20 takime zunë vend në këtë edicion ku u vizituan qytetet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Shkodrës, Tetovës, Gjakovës dhe Preshevës në kërkim të inovatorëve dhe talentëve shqiptarë në teknologji të cilët kanë lënë gjurmë në komunitetin e tyre dhe më gjerë.

Kur ka ngelur vetëm 1 javë nga mbyllja e aplikimeve, organizatorët e garës kanë filluar përgatitjen për fazën tjetër të rëndësishme, atë të vlerësimit të projekteve dhe aplikimeve.

Innovation Hub Tirana mbyll takimet në Shqipëri

Një qendër premtuese, plot ide, plot projekte plot pasion Innovation Hub Tirana e meriton atë emër që bart.

Më 22 Mars në ambientet e kësaj qendre u organizua një takim nga Albanian ICT Awards me studentë, sipërmarrës të rinj dhe nxënës të talentuar. Në këtë takim nderuan me pjesëmarrjen e tyre këshilltari i Ministres së Inovacionit Milena Harito z. Lorenc Bako dhe Drejtori Ekzekutiv i Microsoft Albanian Sokol Vladi të cilët inkurajuan pjesëmarrësit ti bashkohen garës.

Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me një histori suksesi jo vetëm në Albanian ICT Awards por edhe më gjërë, siç është rasti i Baboon dhe z. Genti Selenica.

ICK dhe Universiteti Luigj Gurakuqi i Shkodrës përmbyllin fazën e takimeve

Të Enjten Albanian ICT Awards vizitoi Qendrën e Inovacionit në Kosovë me mikëpritjen e ngrohtë të drejtuesve të kësaj qendre z. Uranik Begu dhe z. Shpend Lila.

Gjatë prezantimit të garës tek pjesëmarrësit, surprizë ishte prezenca e fituesit të Inovacionit të Vitit në edicionin e katërt Rron Cena i cili inkurajoi të rinjtë të bëhen pjesë me arritjet e tyre inovative.

Dita e premte mbylli takimet e këtij edicioni të Albanian ICT Awards me studentët e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi. Me mbështetjen e Dekanes së këtij Fakultetit z. Blerta Dragusha, përfaqësuesit e garës prezantuan për herë të parë para studentëve të kësaj dege garën mbarëkombëtare.

5 ditë nga mbyllja e aplikimeve

Historitë e suksesit të cilat morën jetë në Albanian ICT Awards janë të shumta. I tillë është rasti i Komunës së Prishtinës me projektin e-Kiosku ku përfaqësuesit e garës patën një vizitë kortezie pranë këtij institucioni ditën e Enjte.

Ata u pritën nga drejtori i Administratës Muhedin Nushi i cili i informoi gjithashtu për vazhdimësinë e projekteve inovative të realizuara nga Komuna gjatë vitit 2016.

Të Premten destinacioni i fundit ishte Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari.” Albanian ICT Awards u njoh më nga afër me modernizimin e sistemeve të teknologjisë së informacioni pranë aeroportit nga kompnia a mirënjohur Limak.

Ali Krasniqi, informoi përfaqësuesit e garës me vazhdimësinë e inovacioneve të aeroportit me qëllim facilitimin e pasagjerëve të këtij aeroporti.

Albanian ICT Awards po shkon drejt një edicioni tjetër të suksesshëm duke përmbushur qëllimin dhe misionin e saj të identifikimit dhe promovimit të maratonomakëve shqiptar të teknologjisë së informacionit.

Aplikimet qëndrojnë të hapura deri më 31 Mars përmes www.ictawards.org në tetë kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Mobiliteti i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje i Vitit, ICT Shërbimi Publik i Vitit, ICT Akademiku i Vitit, Femra në ICT dhe çmimi i ri ICT Siguria Kibernetike.

Kjo garë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen tradicionale të Fondacionit Dritan Hoxha, Bankës Raiffeisen dhe Albsoft.

Risi, shpërblime dhe promovime fantastike për finalistët. Këtë vit, investitorë potencial të gatshëm të mbështesin idetë e suksesshme në Albanian ICT Awards.

Albanian ICT Awards është një garë mbarëkombëtare unike për nga karakteri dhe dedikimi, që ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së.

Sistemi shpërblyes i këtij evenimenti realizohet përmes një përzgjedhje të paanshme dhe rigoroze nga një juri e përbërë nga figura të shquara të komunitetit ICT në vend, bazuar në kritere të veçanta etike dhe profesionale të vlerësimit.

ICTSmedia si një shtëpi botuese lider në botimet mediatike në fushën e Teknologjisë, Informacionit, Komunikimit dhe Sigurisë. Këtë vit prezanton edicionin e 5-të vjetor kombëtarë të evenimentit shpërblyes "Albanian ICT Awards V.”

The post Mbyllet suksesshëm turi i takimeve të edicionit të 5-të të "Albanian ICT Awards" appeared first on INSAJDERI.

15 ditë burgim liderit të opozitës ruse për mosbindje

Posted: 27 Mar 2017 07:20 AM PDT

Rusia nuk i ka dëgjuar aspak thirrjet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirimin sa më të shpejtë të protestuesve opozitarë, të cilët u arrestuan për rezistencë ndaj urdhrave të policisë në protestat masive të së dielës, madje ka shkuar më larg duke burgosur për 15 ditë kreun e opozitës, Alexei Navalny.

Navalny ishte njëri mes qindra personave që u ndaluan anembanë vendit për shkak të mitingjeve të organizuara.

Gjykata në Moskë e kishte gjobitur më herët krye opozitarin me 20 mijë rubla, apo 350 dollarë, se kishte organizuar protestat e ndaluara me ligj. Të hënën, Kremlini akuzoi opozitën se po inkurajonte shkelësit e ligjit dhe po provokonte dhunë. Ndërsa një zëdhënës presidencial tha se disa të rinj ishin paguar që të merrnin pjesë në protesta.

Navalny ripërsëriti akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Dmitry Medvedev, të cilat ishin edhe shkaku kryesor i mbajtjes së protestave të së dielës, ku morën pjesë mijëra demonstrues nga mbarë vendi, përfshi këtu Shën Pjetërburgun, Vladivostokun, Novosibirskun, Tomskun dhe disa qytete të tjera, sikurse edhe në Moskë.

Navalny u shfaq në gjykatë pasi i ishin vënë prangat të dielën dhe kishte kaluar natën në qeli. Edhe pse ai i shpëtoi një dënimi me burg për akuzën e parë, atij iu dhanë 15 ditë heqje lirie për mosbindje ndaj një oficeri policie. Avokatja e tij, Olga Mikhailova tha për "Reuters" se e kishte pritur një vendim të tillë, por do ta apelojë atë.

Përpara shfaqjes së tij të hënën në gjykatë, 40-vjeçari Navalny shkroi në "Twitter" se "koha do të vijë kur të gjithë pushtetarët e sotëm do të përgjigjen para drejtësisë". Ai tha se duhej të ishte Medvedevi, ai që duhej të merrej në pyetje si kryeorganizatori i protestave, sepse "aktivitetet e tij korruptive nxitën njerëzit të dilnin rrugëve të 99 qyteteve ruse".

 

The post 15 ditë burgim liderit të opozitës ruse për mosbindje appeared first on INSAJDERI.

Në listën e Barcelonës është talenti i Monakos

Posted: 27 Mar 2017 07:11 AM PDT

Barcelona e ka në listën e dëshirave të transferimeve mesfushorin e Monakos, Thomas Lemar.

Siç raporton gazeta e njohur franceze L'Equipe, zyrtarët e klubit katalanas kanë mbetur të impresionuar nga paraqitjet e Lemar gjatë këtij stinori me Monakon dhe janë të gatshëm të negociojnë çmimin e futbollistit.

Lemar, i cili është transferuar tek Monako në vitin 2015 nga Caen për katër milion euro, pritet të largohet nga klubi i principatës së Monakos në fundin e këtij stinori. /Insajderi.com

The post Në listën e Barcelonës është talenti i Monakos appeared first on INSAJDERI.

Makina anti-protestë në Sllovaki

Posted: 27 Mar 2017 06:53 AM PDT

Pavarësisht stërvitjes që ata bëjnë, efektivët e policisë hasin shumë vështirësi kur janë përballë qindrave, apo edhe mijërave protestuesve.

Për të përballuar sa më mirë, e për të pasur sa më pak policë të lënduar gjatë protestave të dhunshme, policia në Sllovaki ka kërkuar dhe ka ndërtuar një makinë të veçantë.

Makina ka një mburojë, e cila është e blinduar dhe anti-zjarr, në të mund të strehohen 38 policë. Ajo mund të zgjerohet për t'iu përshtatur përmasave të ndryshme të rrugëve./TCh.

The post Makina anti-protestë në Sllovaki appeared first on INSAJDERI.

Komisioni për Stabilizim Asociim BE-Kosovë takohet më 20 dhe 21 prill

Posted: 27 Mar 2017 06:47 AM PDT

Temë e debatit të sotëm gjatë mbledhjes së Komisionit për Stabilizim Asociim ishte përgatitjet për takimin e tretë të përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, i cili do të mbahet më 20-21 prill në Prishtinë.

Ky takimi u kryesua nga kryetari i  këtij komisioni, Xhavit Haliti njëherësh edhe nënkryetari i Kuvendit, ndërkaq e pranishme ishte edhe Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë.

Ajo u shprehe se përkushtimi i saj për bashkëpunim të ngushtë ndërmjet Zyrës që ajo udhëheqë dhe Komisionit për Stabilizim Asociim BE-Kosovë të Kuvendit të Kosovës, vuri  në theks rëndësinë e përfaqësimit sa më unik të Kosovës në të gjitha forumet ndërkombëtare.

Sipas saj "Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, është  organi më i rëndësishëm për implementimin e marrëveshjes së MSA-së, andaj, nga anëtarët e tij kërkoi angazhim edhe më të madh, në mënyrë që mbikëqyrja e dikastereve qeveritarë që kanë për obligim angazhimin për jetësimin e marrëveshjes së MSA-së,  të jetë sa më e efektshme.

Anëtarët e komisionit deklaruan se angazhimet e tyre do të jenë në frymën e një bashkëpunimi të brendshëm e në interes të vendit.

The post Komisioni për Stabilizim Asociim BE-Kosovë takohet më 20 dhe 21 prill appeared first on INSAJDERI.

Transferimi i Dybalas dhe i Verratit i komplikuar për Barcelonën

Posted: 27 Mar 2017 06:45 AM PDT

Drejtori teknik i Barcelonës, Roberto Fernandez, ka pranuar se transferimi i Paulo Dybalas apo Marco Verrattit do të ishte çështje e komplikuar.

Katalunasit do të mbesin pa trajner në fund të sezonit, pasi Luis Enrique do të largohet, ndërsa njëherësh ata janë të interesuar për investime në skuadër.

Sulmuesi i Juventusit ka qenë qe një kohë i lidhur me Barcën që po ashtu e kërkon edhe mesfushorin e Paris Saint-Germainit.

"Nuk është lehtë ta përmirësosh këtë skuadër, sepse tashmë jemi në nivel shumë të lartë. Ne gjithmonë përpiqemi të përmirësohemi duke përcjellë atë që ndodh në treg".

"Tash për tash ka shumë thashetheme, por Verratti dhe Dybala janë dy lojtarë që kanë kontrata afatgjate me klubet e tyre. Është shumë e komplikuar sjellja e tyre këtu", ka deklaruar Fernandez për Mundo Deportivo.

The post Transferimi i Dybalas dhe i Verratit i komplikuar për Barcelonën appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more