Skip to main content

INSAJDERI: “NATO do ta hapë zyrën ndërlidhëse në Moldavi” plus 19 more

INSAJDERI: “NATO do ta hapë zyrën ndërlidhëse në Moldavi” plus 19 more


NATO do ta hapë zyrën ndërlidhëse në Moldavi

Posted: 30 Mar 2017 09:38 AM PDT

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i mbrojti planet për hapjen e zyrës ndërlidhëse në Moldavi, duke thënë se ajo mund të ndihmojë në lehtësimin e partneritetit praktik midis dy palëve.

NATO do ta hapë shpejt zyrën në Kishinev, tha Stoltenberg, pas bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Moldavisë, Pavel Filip.

Stoltenberg tha se zyra do të jetë si "mision i vogël diplomatik, me vetëm staf civil".

Ai tha se aktivitetet e bashkëpunimit midis NATO-s dhe Moldavisë janë kërkuar nga Kishinevi dhe se neutraliteti i vendit është respektuar.

"Është absolutisht e mundur të forcohet tutje bashkëpunimi ynë me Moldavinë, duke respektuar neutralitetin e Moldavisë", tha Stoltenberg.

Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë ka nënshkruar marrëveshjen me NATO-n për zyrën ndërlidhëse në muajin nëntor.

Por, presidenti pro-rus i Moldavisë, Igor Dodon, i cili ka marrë detyrën në dhjetor, e ka kundërshtuar planin, njofton rel.

"Zyra e NATO-s në Kishinev, në një vend neutral, është provokim", i ka thënë ai Radios Evropa e Lirë në muajin shkurt.

 

The post NATO do ta hapë zyrën ndërlidhëse në Moldavi appeared first on INSAJDERI.

Babai i njërit nga të arrestuarit në Itali thotë se akuzat janë të pabaza

Posted: 30 Mar 2017 09:31 AM PDT

Bedri Babaj, nga Llausha e Skenderaj, babai i Arjan Babaj, njërit nga katër personat e arrestuar në Itali nën dyshimet se kanë planifikuar sulm terrorist, ka thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe se akuzat kundër tij e shokëve të tij janë krejtësisht të pabaza.

Bedri Babaj ka dhënë një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës ku ka treguar se si e mori vesh që i është arrestuar djali.

"Unë kam biseduar me Arianin dje vonë pas darke, madje nusja e tij tha se ka shkruar me të deri vonë, pasi është kthyer nga puna, sepse ai punon në një lokal në Venecia. Kështu që ai ka qenë në rutinën e punës. Ai ka 10 vjet që është në Itali", ka thënë ai në Info Magazine.

"Sa i përket këtyre gjërave që përfliten në ndonjë sulm a diçka e tillë as mendja nuk më ka shkuar. Sa i përket besimit ai e ka praktiku besimin islam. Me këta shokë që ka qenë i ka bashkuar xhamia, pasi ata kanë shkuar të falen bashkë. Ndoshta janë përcjellur për faktin që shkojnë në xhami bashkë e falen bashkë".

"Unë kam marrë vesh nga një zyrtar i policisë për djalin. Kam kontaktuar tre katër herë, por nuk mund të komunikoja pasi italisht nuk di. Me djalin tim ende nuk kam folur, policia nuk më ka dhënë sqarime tjera".

"Sa i përket asaj që paskan planifikuar një sulm, ajo punë nuk do të dalë kurrë. Djali im është që 10 vjet atje, ka kontribuar atje, dhe nuk ka pasur dosje në polici e as që i ka bërë keq dikujt. Kjo është veç tentim që arrestimi i tyre të bëhet më i bujshëm. S'kanë pasur kurrfarë plani për sulme. Si mund të shpallësh terroristë disa djem punëtorë?".

"Ai që shtatë ose tetë muaj ka marrë banesë të shtrenjtë që ta marrë gruan e tij në Itali dhe i është dashur të plotësojë kushtet", ka shpjeguar Bedri Babaj.

"Jam i indinjuar dhe i mllefosur nga lajmet që kanë dalur dhe etiketimet", shtoi ai.

Dy personat tjerë të arrestuar sot në Itali të Venecias janë; Fisnik Bekaj, Dake Haziraj dhe një tjetër person që nuk i ishte zbuluar identiteti pasi është i mitur.

The post Babai i njërit nga të arrestuarit në Itali thotë se akuzat janë të pabaza appeared first on INSAJDERI.

Njëri nga kosovarët e arrestuar në Itali ka luftuar në Siri

Posted: 30 Mar 2017 09:19 AM PDT

Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani ka thënë se një nga kosovarët e dyshuar për planifikim të një sulmi terrorist në Itali ka qenë pjesë e luftës në Siri.

Policia e Italisë i ka arrestuar tre kosovarë dhe një person të mitur në Venedik, të dyshuar se ishin pjesë e një celule xhihadiste.

"Një nga këta persona ka qenë pjesë e luftës në Siri. Më pas është kthyer dhe përmes Kosovës ka kaluar në Itali".

Por, ai ka deklaruar se megjithë disa raste kur kosovarët janë përfshirë në të tilla aktivitete, Kosova ka bërë goxha punë në luftën kundër ekstremizmit që çon në terrorizëm, njofton Klan Kosova.

"Institucionet e Kosovës kanë bërë përpjekje më të mira se shtetet fqinje për ta luftuar radikalizmin që shpie në terrorizëm. Por vazhdimisht kjo ideologji e sfidon Kosovën, e sfidon rajonin dhe është vështirë e luftueshme", ka thënë ai për lajmi.net

"Kapacitetet e Kosovës janë të kufizuara, por jo të pamjaftueshme për të trajtuar raste të tilla. Kjo duhet të jetë një nga detyrat e Kosovës në të ardhmen; që të trajtojë radikalizimin e shqiptarëve nga vendi, por që mund të jetojnë diku tjetër".

The post Njëri nga kosovarët e arrestuar në Itali ka luftuar në Siri appeared first on INSAJDERI.

Tërmkolli e quan fushatë projektligjin për kompleksin Adem Jashari

Posted: 30 Mar 2017 09:05 AM PDT

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për Kompleksin Memorial "Adem Jashari". Për këtë Projektligj 56 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe 5 kanë abstenuar.

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, duke paraqitur këtë Projektligj tha se në Kuvend po bëhet cirk duke vonuar me sjelljen e këtij Projektligji

"Prapë do t'i forcojë konkluzionet e lodhjes që po ia adresoj këtij Kuvendi edhe koordinimeve sepse kjo është dashur të vijë nga sekretaria e partisë edhe e Komisionit, se kush flet për këto komisione e jo të bëhet ky far cirku edhe të vonohet ky ligj i cili është dashur të kalojë shumë vite më parë", tha Muja.

Por, në lidhje me këtë projektligj ka reaguar deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, e cila tha se ata që e dinë mirë historinë e Kosovës dhe ata që e kanë projektuar pavarësinë e Kosovës, do duhej të kishin përpara dy projektligje, për memorialin "Ibrahim Rugova" dhe memorialin "Adem Jashari".

"Unë nuk e di kush i ka bërë krejt këto ligje por ata që vërtetë e dojnë Kosovën, ata që vërtetë e dinë historinë mirë të Kosovës ata që dinë kontributin e të gjithëve që kanë dhënë për Kosovën, ata që kanë vu bazamentin e shtetit të pavarur të Kosovës, do duhej të kishim sot ligjin për dy memoriale, për memorialin për presidentin Ibrahim Rugova dhe memorialin për Adem Jasharin", ka thënë ajo.

Për më tepër, sipas saj, me këtë projektligj është duke u bërë fushatë.

"Edhe unë mund ta votoj vetëm në këtë mënyrë dhe e thërras LDK-në ta bëjë këtë, dhe gjitha partitë jo vetëm LDK-ja. Nëse vërtetë e dojmë këtë vend pa hile, nëse po dojmë të bëjmë fushatë, që dikush po bënë fushatë, mua me vjen keq po nuk është mirë me ba fushatë me personalitete të denja të popullit dhe shtetit të Kosovës", tha Tërmkolli, njofton RTK.

Ndaj Tërmkollit ka reaguar Muja, sipas të cilit askush nuk mund të tërheq këso paralele pasi që sipas tij rasti i Jasharajve është unik në botë.

"Unë më se paku kam pritur që dikush do të thotë këtu që ky ligj po bëhet për ndonjë fushatë ose për diçka, por nëse tërhiqet një paralele me kompleksin Adem Jashari, që është unik në botë, janë udhëheqësit e Republikës së Kosovës ose të historisë së Kosovës, por është unik në botë", ka thënë ai.

 

The post Tërmkolli e quan fushatë projektligjin për kompleksin Adem Jashari appeared first on INSAJDERI.

Drejtori i “Amazon” bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë

Posted: 30 Mar 2017 08:49 AM PDT

Drejtori ekzekutiv i kompanisë "Amazon", Jeff Bezos, ka një pasuri prej 75.6 miliard dollarësh, mjaftueshëm qw të bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë.

Jeff Bezos kaloi Armancio Ortegan dhe Warren Buffet –  700 milionë dollarë më shumë sesa Buffet dhe 1.3 miliard dollarë më shumë sesa Ortega.

53 vjeçari pati një rritje të pasurisë me 1.5 miliardë dollarë vitin e kaluar, raporton Bloomberg.

Ndërsa në këtë listë, e gjithashtu edhe në listën e Forbes, përsëri njeriu më i pasur mbetet Bill Gates. Si themelues dhe drejtor i "Microsoft", Gates ka një pasuri marramendëse prej 86 miliardë dollarësh./Insajderi.com

The post Drejtori i "Amazon" bëhet njeriu i dytë më i pasur në botë appeared first on INSAJDERI.

Si e “shkriu” opozita fusnotën me një deklaratë

Posted: 30 Mar 2017 08:33 AM PDT

Sabri Hamiti u tregua kryesues vigjilent kur hetoi se debati për miratimin e marrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor po e ndryshonte rrjedhën në debatë mbi fusnotën, të cilën Kosova u pajtua ta mbajë si shenj e qëndrimit neutral të vendeve rajonale ndaj pavarësisë.

Por kjo i dha një penall të sigurt ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhajt, që të marrë fjalën për  i cili duke e parë që opozita nuk kishte në plan ta votonte marrëveshjen, të dalë në foltore për të mbajtur një fjalim që në fund kishte një lutje.

Ai përdori raportet me Shqipërinë që deputetët ta votonin këtë marrëveshje që e dërgonte Kosovën në selinë e Fondit Ballkanik me fusnotë, që është përcaktuar të jetë në Tiranë.

"Disa prej jush nëse keni raporte ose  pikëpamje të veçanta edhe me Shqipërinë është mirë t'ia kthejmë me të mirë Tiranës, është mirë që të dalim kredibil. Unë për këtë temë nuk flas më në Kuvend, ju vendosni, është qëndrimi juaj cfarëdo  që e jepni do ta respektoj", tha ministri Hoxhaj, duke ia lënë në dorë deputetëve këtë ligj.

Pas kësaj fjalën e mori shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca i cili fillimisht foli për konsistencën në politikë.

Por Hoxhaj doli sërish në foltore për të folur për këtë temë, pasi menjëherë pas përfundimit të

Përpara kësaj, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca foli për

"Konsistenca në politikë është një vlerë e çmueshme shumë. Pa konsistencë politika bëhet njëfarë fushe e paqëndrueshme e interesave që vazhdimisht ndryshojnë por edhe i konteksteve që shpeshherë përfundojnë në oportunizëm. Kështu që në këtë kuptim dua të them se nëse kemi thënë që është gabim fusnota, nuk mendoj që tash duhet të pajtohemi me qeverinë", tha Konjufca.

Më pas tha fusnota se shkrirja e fusnotës varet ekskluzivisht nga Serbia dhe përqeshi lutjen e ministrit Hoxhaj.

"Kur e patët lidh këtë koalicionin elefantëve, arsyeja thoshit është se i keni 86 vota, dhe nuk keni nevojë me i bo rigje opozitës, çka po ndodhin tash gjithë këto lutje dhe përgjime", tha Konjufca, duke përmbyllur fjalimin me një kërkesë në emër të opozitës.

" Nëse doni me pas votën e opozitën, duhet ti dëgjoni kërkesat e saj.  kërkesa e vetme është ku Kuvend duhet ta lëshojë një deklaratë që Kosova nuk e  njeh në aspektin e brendshëm fusnotën, nëse e bëni këtë do ta bëni shumë mirë", tha Konjufca.

E kjo i dha mundësi ministrit Hoxhaj që të dalë edhe një herë në foltore, ani pse disa minuta më parë kishte thënë se më nuk do të fliste rreth kësaj çështje.

Njashtu sikurse Konjfuca që foli në emër të krejt opozitës pa ndonjë dakordim ose leje paraprake, edhe Hoxhaj doli në foltore për të folur në emër të shefit të grupit parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.

"Unë dua ta lus, shefin e grupit parlamentar Zenun Pajaziti sepse dua të flas para tij dhe pa u koordinuar me të sepse PDK-ja e mbështetë një deklaratë të tillë, e voton një deklaratë të tillë që ju duhet ta miratoni si Kuvend që Kosova nuk e njeh fusnotën, na jepni votat për Fondin Perëndimor.  Jo na jepni votat për ligjin, e PDK-ja po flas si zv.kryetar, PDK-ja voton pro deklaratën", tha Hoxhaj.

Pas kësaj Kuvendi mori një pauzë dhe doli me këtë deklaratë.

Por kjo deklaratë nuk do të ketë vlerë në përfaqësimin e Kosovës në këtë Fond e as në përfaqësimet e tjera.

Sipas marrëveshjes së vitit 2012 Kosova do të përfaqësohej me fusnotë në ngjarjet dhe  marrëveshjet ndërkombëtare si shenj e neutralitetit ndaj pavarësisë së shpallur në vitin 2008.

Por rëndësia e kësaj deklarate të nënshkruar nga të gjitha partitë zbehet edhe nëse marrim shembullin e rezolutave pa ndikim që Kuvendi i Kosovës i ka miratuar së fundmi.

Prej rezolutave për arrestimin e komandantit të Policisë në Mitrovicë Jugore, Nehat Thaci, deri tek ajo për Ramush Haradinajn që ende mbahet në ndalim në Francë dhe për murin që obligonte Qeverinë të rishikonte dialogun me Serbinë nuk kanë pasur ndonjë ndikim në proceset për të cilat janë miratuar ato./Insajderi.com

 

The post Si e "shkriu" opozita fusnotën me një deklaratë appeared first on INSAJDERI.

Haradinaj nga Franca kërkon të mos votohet demarkacioni

Posted: 30 Mar 2017 08:24 AM PDT

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po vazhdon të mbahet në ndalesë në Francë, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të mos votojnë miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Këto komente të Haradinajn vijnë në kohën kur janë shtuar zërat se marrëveshja me Malin e Zi pritet të dërgohet për votim në Kuvend gjatë ditëve të ardhshme.

"Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament.
Për ata, për të cilët Atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët", ka thënë Haradinaj.

"Atdheu është i shenjtë! Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë!", ka shtuar ai./Insajderi.com

The post Haradinaj nga Franca kërkon të mos votohet demarkacioni appeared first on INSAJDERI.

Xhaka i përgjigjet De Biazit, tregon “identitetin kuqezi”

Posted: 30 Mar 2017 08:10 AM PDT

Vazhdon përplasja në distancë mes Taulant Xhakës dhe Xhani De Biazit.

Menjëherë pas deklaratave të trajnerit në emisionin "Opinion" se mesfushori zgjodhi Kombëtaren pasi nuk e pranoi Zvicra, Xhaka ka zgjedhur sërish rrjetet sociale për t'iu përgjigjur teknikut italian.

Pak pas mesnatës së të mërkurës, menjëherë pas përfundimit të emisionit, 26-vjeçari përditësoi kopertinën në "Facebook" duke vendosur një foto që simbolizon identitetin e tij shqiptar.

Në të shfaqen katër shenja gishtash me simbole kuqezi dhe katër data domethënëse: 1190 (themelimi i Principatës së Arbrit), 1443 (Lidhja e Lezhës), 1912 (Pavarësia) dhe 2017 (viti aktual). Në foto gjithashtu shkruhet në anglisht: "Identiteti im. Vazhdon…".

 

The post Xhaka i përgjigjet De Biazit, tregon "identitetin kuqezi" appeared first on INSAJDERI.

Aktivistët e VV-së mbesin në arrest shtëpiak

Posted: 30 Mar 2017 08:03 AM PDT

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha, do të vazhdojnë të mbesin në arrest shtëpiak.

Vendimi është marrë të enjten në seancën e dytë gjyqësore kundër tyre.

Ky vendim i gjykatës është kundërshtuar nga pala mbrojtëse, që ka kërkuar pushimin e hetimeve ndaj tyre./Insajderi.com

The post Aktivistët e VV-së mbesin në arrest shtëpiak appeared first on INSAJDERI.

Mjeku kërcënues e quan provokator qytetarin që kërkoi ndihmë mjekësore

Posted: 30 Mar 2017 07:55 AM PDT

Kryetari i Sindikatës së Mjekëve të QKUK-së, Xhemajl Selmani e ka cilësuar provokator qytetarin që kishte kërkuar ndihmë mjekësore për gruan e tij të mërkurën gjatë protestës së mjekëve. Për këtë arsye thotë se e ka kapur për jakave të këmishës.

"Ai ka mund me kanë provokator. I kam kërkuar disa kolegë merren me të sepse unë jam kanë në prononcim në RTK", ka thënë Selmani për Insajderin. Ai ka thënë se kolegët e tij e kanë lutur që të largohej dhe ti ofrohej ndihma gruas së tij, por sipas tij qytetari nuk ka dashur të largohej. Ka thënë se rasti i tij nuk ka qenë urgjent duke insistuar se ky ka qenë provokim për ta prishur protestën e mjekëve.

Insajderi ka raportuar se si një qytetar nga Mitrovica është kërcënuar nga kryetari i Sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani vetëm pse kërkonte mjek për ta trajtuar gruan e tij.

Xhemajli e ka kërcënuar qytetarin se që të largohej, ndryshe do ta kapte për fyti.

"Ik prej qituhit, ik prej qituhit mos të kapi për fyti", kërcënon Xhemajli.

Kërcënimin që i ka bërë Xhemajli, qytetarit, nuk e ka parë si veprim të keq anëtari i Kryesisë së Sindikatës së QKUK-së, Sabri Cakaj.

Cakaj shihet në pamjet e Insajderit duke provuar ta qetësonte qytetarin.

"Po edhe ndonjë reagim i mundshëm i kryetarit nuk besoj që i ka tejkaluar përmasat e komunikimit pasi që personi në fjalë ka provokuar me fjalor fyes dhe ndonjë reagim impulsiv ka mundur të ndodhë. Qytetari ka gjithmonë të drejtë por jo familjarët dhe personat e tjerë me na fyer", ka thënë Cakaj.

Megjithatë Cakaj, pranon se edhe ai po të ishte në vendin e pacientit do të kishte vepruar njësoj.

"Ndoshta edhe unë kisha mund me reagua ashtu po ta kisha dikë të sëmurë", ka thënë Cakaj për Insajderin.

Mjeku kërcënues e quan provokator qytetarin që kërkoi ndihmë mjekësore

Për sjelljen e Selmanit ndaj qytetarit të Mitrovicës është informuar në Drejtorinë e QKUK-së. Kanë thënë se po e presin një qëndrim të sindikatës për këtë çështje.

Shpend Fazliu, zëdhënës i QKUK-së ka thënë se në shërbimet emergjente çdo qytetar që ka kërkuar ndihmë i është ofruar ajo, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë ankesë nga ndonjë pacient në lidhje për këtë çështje.

"Në bazë të informacioneve që i kemi, shërbimet emergjente kanë ofruar ndihmë mjekësore për cdo qytetar. Në Drejtorinë e të QKUK-së nuk ka pasur ankesë se ndonjë pacient nuk ka marrë ndonjë", ka thënë Fazliu.

Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë ka thënë se me këtë rast duhet të merret Inspektorati i QKUK-së por që për një gjë të tillë duhet të ketë një denoncues pasi sipas tij pa u bërë denoncimin nuk mund të hapet një rast i hetimeve.

"Unë nuk e di për informacione nëse është bërë një denoncim nga personi. Për të filluar hetimet ndaj një rasti duhet që të ketë një ankues për atë rast", ka thënë Hoti.

Qytetari ka kërkuar ndihmë gjatë protestës njëorëshe të personelit shëndetësor të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, të cilët kanë kërkuar kushte më të mira të punës dhe rritje pagash, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit, investime në pajisje e material harxhues./Insajderi.com

Kërcënohet qytetari që kërkoi ndihmë nga mjekët e QKUK-së

Mjeku kërcënues e quan provokator qytetarin që kërkoi ndihmë mjekësore

The post Mjeku kërcënues e quan provokator qytetarin që kërkoi ndihmë mjekësore appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Ambientit: Komuna e Prishtinës jashtëligjshëm dha leje për ndërtim rreth “Rrugës B”

Posted: 30 Mar 2017 07:49 AM PDT

Plani rregullues i lagjes "Mati1"  i miratuar në vitin 2011 në kuvendin komunal të Prishtinës, është i jashtëligjshëm dhe si i tillë nuk bënë të zbatohet në teren, andaj të gjitha lejet ndërtimore të dhëna në këtë zonë duhet të anulohen.

Kjo është përgjigja që ministria e mjedisit i ka kthyer Klan Kosovës kur u pyet se a janë legjitime lejet ndërtimore të dhëna kompanisë "Dervisholli" nga komuna e Prishtinës, për ndërtim rreth rrugës "B" në lagjen Mati 1 në kryeqytet.

Sipas përgjigjes së ministrisë, që nga viti 2013 pas inspektimit të bërë nga MMPH, kjo ministri i ka dhënë urdhër drejtorisë së urbanizmit tw kësaj komune që vendimi për ndryshim planit rregullues urban " MATI1" i miratuar në korrik 2011 të anulohet.

"Pasi është në kundërshtim me ligjin, dhe të gjitha lejet ndërtimore të dhëna të anulohen".

Sipas MMPH asnjëherë nuk është zbatuar ky vendim i ministrisë nga drejtoria e urbanizmit në komunën e Prishtinës, e as tash kur i është dhënë leje ndërtimore kompanive që të ndërtojnë ndërtesa banimi në atë zonë.

MMPH kërkon nga banorët e lagjes MATI 1 që t'i drejtohen instancave më të larta për mos ekzekutimin e rekomandimeve të dhëna nga kjo ministri.

The post Ministria e Ambientit: Komuna e Prishtinës jashtëligjshëm dha leje për ndërtim rreth "Rrugës B" appeared first on INSAJDERI.

Kuvendi i Kosovës miraton Marrëveshjen energjetike me Shqipërinë

Posted: 30 Mar 2017 07:32 AM PDT

Kuvendi i Kosovës, me 93 vota për dhe asnjë kundër ka miratuar marrëveshjen e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri, në fushën e energjetikës.

Ky projektligj i miratuar do mundësojë shkëmbimin dhe ndarjen e rezervës rregulluese ndërmjet Operatorit të Sistemit të Transmetimit(OST) të Republikës së Shqipërisë, dhe Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT)

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka prezantuar projektligjin para deputetëve duke thënë se me këtë do të rritet siguria e furnizimit me energji elektrike dhe do të optimizohen kostot financiare.

"Objektiv kryesor është krijimi i zonës rregulluese  dhe me këtë edhe integrimi në mekanizmin regjional i cili do të ndikonte në realizimin e tregtisë ndërkufitare  duke rritur kështu likuiditetin e tregut të energjisë elektrike", tha Stavileci.

The post Kuvendi i Kosovës miraton Marrëveshjen energjetike me Shqipërinë appeared first on INSAJDERI.

Rifillon punën fabrika e mobiljeve Genkor

Posted: 30 Mar 2017 07:26 AM PDT

Më 29 mars 2017, në objektin e fabrikës së mobiljeve Genkor në Llapnasellë dhe në praninë e shumë të ftuarëve dhe përfaqësuesëve të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, kompania Toning bëri përurimin e investimeve të reja në fabrikë. Investimet që nënkuptojnë ngritje të cilësisë dhe të kapacitetit të prodhimit të produkteve përmes teknologjisë dhe makinerive moderne, do të rezultojnë në produkte dhe mobile cilësore të destinuara për tregun vendor dhe Evropian.

Në manifestim të pranishmëve iu drejtuan përfaqësues të familjes Hoxha, pronarë të kompanisë Toning që tani menaxhon me fabrikën Genkor, miq të familjes dhe përfaqësues të institucioneve vendore qeveritare dhe jo-qeveritare.

Në fjalën e saj përshëndetëse znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë tregoi për punën dhe koordinimin e aktiviteteve të Qeverisë dhe institucioneve qeveritare dhe partnerëve tjerë, në përkrahje të zhvillimit të ndërmarrjeve dhe ndërmarrësisë në Kosovë.

'Ne kemi koordinuar politikat me qëllim që kompanitë të mos kenë barriera gjatë tregtimit të produkteve brenda dhe jasht vendit. Kemi projekte edhe për certifikim të produkteve por fatmirësisht, në rastin e kompanisë Genkor nuk kemi nevojë për dicka të tillë sepse produktet që ata prodhojnë janë të cilësisë së lartë dhe tani më të pranishme edhe në tregun Evropian', theksoi Ministrja Bajrami në fjalimin e saj përshëndetës.

Teknologjia dhe makineritë e reja të fabrikës janë prodhime të fundit, duke garantuar kështu prodhimin e mobiljeve të cilësisë së lartë. Përvec tjerash, Genkor ka investuar edhe në rritje të kapaciteteve të personelit në përdorimin e makinerisë, me qëllim që i gjithë procesi i prodhimit të mobiljeve të jetë i rrjedhshëm dhe shumë kualitativ.

'Unë e vizitova fabrikën dhe këtu gjithcka ishte e përkryer.', ishin fjalët përshëndetëse të z. Safet Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës i cili edhe shfrytëzoj rastin të urojë familjen Hoxha për investimet e reja.

Investimi është inaugurar në 24 vjetorin e themelimit të kompanisë Toning të familjes Hoxha dhe në përvjetorin e marrëveshje kjo që do të jetë në shërbim të zhvillimit të sektorit privat dhe të krijimit të vendeve të reja të punës.

Edhe pse punën e kishte filluar në vitin 1998 dhe ishte pjesë e një procesi të madh të investimeve, fabrika nuk kishte ndërprerë punën për klientë dhe kishte vazhduar prodhimin edhe gjatë fazës së investimeve. Përgjatë viteve, Genkor kishte prodhuar mobilje për një numër klientësh individual dhe për institucione të njohura publike dhe private në Kosovë.

The post Rifillon punën fabrika e mobiljeve Genkor appeared first on INSAJDERI.

O’Connell kundër shkurtimit të dënimeve për kriminelët

Posted: 30 Mar 2017 07:13 AM PDT

Ambasadori britanik në Kosovë Ruairi O'Connell ka kundërshtuar shkurtimin e dënimeve për kriminelët, i propozuar nga deputeti i PDK-së Nait Hasani.

O`Connell përmes një statusi ka shkruar se kjo është një përpjekje nga ana e disa deputetëve për të liruar të burgosurit e fuqishëm politikisht si dhe shumë kriminelë tjerë të rëndë.

"Por, unë jam thellësisht i shqetësuar nga amendamenti i cili mometalisht është duke u shqyrtuar në Kuvend për të reduktuar dënimet për krime me një të tretën".

Por sipas O-`Connell një reformë dhe përmirësim urgjent i sistemit të drejtësisë është i domosdoshëm.

"Përpjekjet e Ministres së Drejtësisë lidhur me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale janë një reformë e rëndësishme dhe do të ishte një hap përpara; politikanët nuk do të mund të vendosnin më vetë, për të liruar kriminelët e dënuar", shkruan O`Connell. /Insajderi.com

The post O’Connell kundër shkurtimit të dënimeve për kriminelët appeared first on INSAJDERI.

Mbretëria bëhet gati për zëvendësimin e ligjeve të BE-së

Posted: 30 Mar 2017 07:02 AM PDT

Mijëra ligje të BE-së në Britani, që nga ai për punëtorët e deri tek mjedisi, pritet të anulohen dhe të zëvendësohen me ligjet e Mbretërisë së Bashkuar, në kuadër të një plani të ri.

Detajet e Draftit të Anulimit të Madh, siç njihet ndryshe, janë publikuar nga qeveria britanike një ditë pasi Mbretëria nisi zyrtarisht procesin dyvjeçar të largimit nga Bashkimi Europian.

Tani ministrave u duhet të bëjnë "copy" dhe "paste" të ligjeve të reja mbi ato të BE-së, për të shmangur "gropën e zezë" kur Brexit të nisë të japë efektet, shkruan BBC në edicionin online. Sidoqoftë, disa prej këtyre ligjeve nuk do të ndryshojnë menjëherë.

Në një deklaratë drejtuar anëtarëve të Parlamentit, sekretari për Brexit David Davis thotë se, "drafti i anulimit të ligjeve do t'u lejojë bizneseve të vazhdojnë edhe ditën pasi Britania të lërë BE-në, të informuara se rregullat nuk do të ndryshojnë "brenda natës".

Gjithashtu, të drejtat e punëtorëve, ato të konsumatorëve dhe mbrojtja e mjedisit, që aktualisht janë sipas versioneve të BE-së, do të vazhdojnë të mbeten në fuqi edhe për pak pasi Britania të largohet.

Sidoqoftë, Londra është e vendosur për ndryshimin e madh. "Drafti ynë do t'i japë fund supremacisë së ligjeve të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në rezultatet e referendumit të vitit të kaluar", ka deklaruar Davis.

"Ligjet tona do të hartohen në Londër, Edinburg, Kardif dhe Belfast dhe nuk do të interpretohen nga gjyqtarë të Luksemburgut, por gjyqtarë të Mbretërisë së Bashkuar", ka thënë Davis.

The post Mbretëria bëhet gati për zëvendësimin e ligjeve të BE-së appeared first on INSAJDERI.

Gjuriq: Prishtina ka frikë nga fuqia dhe uniteti i serbëve

Posted: 30 Mar 2017 06:30 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se barrikadat në Kosovë në prag të tubimit elektoral në Leposaviq, kanë treguar se Prishtina ka frikë fuqinë dhe unitetin e serbëve.

"Dikujt nuk i pëlqen fakti që Aleksandar Vuçiq në Kosovë mund të mbledhë më shumë njerëz në një tubim në Leposaviq, se sa që munden liderët shqiptarë. Prandaj ata kishin frikë dhe u përpoqën të parandalonin mbledhjen e njerëzve," ka thënë Gjuriq për TV Prva, shkruan Tanjug.

Ai theksoi se më shumë të drejta për serbët në Kosovë nuk do të thotë më pak të drejta për askënd tjetër.

Gjuriq poashtu u shpreh i sigurt në fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet presidenciale ndërsa tha se edhe shumica e serbëve të Kosovës mbështesin atë./Insajderi.com

The post Gjuriq: Prishtina ka frikë nga fuqia dhe uniteti i serbëve appeared first on INSAJDERI.

Në Mitrovicë kapen 3 mijë litra të vajit hidraulik të kontrabanduara

Posted: 30 Mar 2017 06:27 AM PDT

 

Policia e Kosovës në Mitrovicë ka identifikuar rreth 3000 litra të vajit hidraulik të dyshuara si të kontrabanduara.

Rasti ka ndodhur në rrugën e ''UÇK-së" në Mitrovicë, ndërkohë që policia pas kontrollit të dokumentacionit të ngasësit të automjetit, ka identifikuar se targat e veturës nuk përputheshin me librezën e veturës, dhe se ai u ishte shmangur procedurave doganore.

Sipas policisë automjeti transportues dhe sasia e vajit të dyshuar është sekuestruar ngasësit i është shqiptuar gjobë për mos posedim të regjistrimit dhe për keqpërdorim të targave.

The post Në Mitrovicë kapen 3 mijë litra të vajit hidraulik të kontrabanduara appeared first on INSAJDERI.

Qeveria shqiptare ‘harron’ zotimin për Portin e Shëngjinit

Posted: 30 Mar 2017 06:20 AM PDT

Porti i Shëngjinit, ishte një nga "dhuratat" që ish-qeveria e Shqipërisë ia kishte premtuar Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Që atëherë, çështja e këtij porti detar ishte temë diskutimi mes dy vendeve.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, këtë port ia kishte premtuar Kosovës për shfrytëzim, siç ishte thënë, "për nevojat e bizneseve kosovare dhe ekonomisë së përgjithshme".

Edhe më vonë, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë kërkuar që ky port të administrohet nga Kosova, por përveç deklaratave, asnjë marrëveshje zyrtare nuk ekziston.

Lorik Fejzullahu, në atë kohë Drejtor i Departamentit për Partneritet Publiko – Privat në Ministrinë e Financave, ka treguar për Radion Evropa e Lirë se disa herë i kanë dërguar kërkesa zyrtare Qeverisë së Shqipërisë për mundësinë e shfrytëzimit të Portit të Shëngjinit nga autoritet kosovare, por asnjëherë nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

Për këtë çështje, thotë ai, ishte krijuar edhe një komision i veçantë.

"Ne kemi dërguar letër tri – katër herë palës së Shqipërisë dhe kishim themeluar një komision për t'u marrë me negociata. Mirëpo nuk kemi marrë ndonjë përgjigje në kërkesat tona", ka thënë Fejzullahu.

Edhe ish ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2013 ka pasur diskutim, por jo trajtim formal, zyrtar, për Portin e Durrësit apo Shëngjinit.

"Së pari është diskutuar në kuadër të unifikimit të procedurave, kështu që përpjekjet aso kohe kanë qenë, jo për bartje apo administrimin fizik, por për ofrimin e mundësisë që shërbimet për mallrat që vijnë dhe kanë destinim Kosovën në Portin e Durrësit, t'u nënshtrohen procedurave të thjeshtësuara. Apo, të këtë një lloji unifikimi të procedurave që zhdoganimi të bëhet edhe atje, në mënyrë që të mos kishte nevojë të ndalet në kufi", ka thënë Kusari – Lila.

Ndërkaq, zëvendësministri aktual i Financave në Qeverinë e Kosovës, Isni Kilja, shprehet se nuk ka ndonjë iniciativë apo kërkesë konkrete për këtë çështje nga ana e ministrisë kohëve të fundit.

"Nuk ka pasur ndonjë kërkesë apo ndonjë veprim në këtë drejtim, qoftë nga pala shqiptare, qoftë nga pala e Kosovës. Unë mendoj se ato (premtimet) kanë qenë thjeshtë pjesë e fushatës dhe jo diçka konkrete që ka mund të ndodh".

"Unë mendoj se nuk mund të falet Porti, ose nuk mund të bëhet me deklarime politike. Ato janë procedura tjera, siç është privatizimi apo dhënia më koncesion apo forma tjera që zbaton shteti", ka deklaruar Kilaj për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe, mbi 60 për qind e mallrave të huaja që hyjnë në Kosovë shfrytëzojnë transportin detar, konkretisht Portin e Durrësit dhe të Shengjinit në Shqipëri, thonë zyrtarë të Doganave të Kosovës.

Shfrytëzimi i transportit detar për mallrat e importuara është rritur pas përfundimit të rrugës se kombit, që lidh Kosovën më Shqipërinë, thotë Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës.

Sipas Stavilecit, shumica e produkteve në tregun e Kosovës që importohen, përdorin rrugët detare, duke filluar nga, nafta, veturat, kurse më pak produktet ushqimore .

"Kryesisht ato që vijnë nga vendet aziatike, mallrat nga Kina, Japonia përdorin transportin detar për shkak se transporti është më i lirë. Po ashtu, edhe për shkak se në momentin e shkarkimit në portin e Durrësit deri në arritjen e destinimit të tyre finale në Kosovë, ka dallim prej tri orëve", ka theksuar Stavileci.

Sidoqoftë, në vitin 2015, gjatë përurimit të tranzitit të pёrbashkёt në pikën doganore në Vërmicë, kryeministrat e Kosovës dhe Shqipërisë, Isa Mustafa dhe Edi Rama, patën thënë se "është vendosur që porti i Durrësit të jetë pika e vetme e kontrollit doganor për mallrat që hyjnë në Kosovë, pa pasur nevojë për procedura tjera në kufi.

The post Qeveria shqiptare 'harron' zotimin për Portin e Shëngjinit appeared first on INSAJDERI.

I burgosuri kërcen nga kati i dytë i QKUK-së, kërkoi shërbim mjekësor

Posted: 30 Mar 2017 06:17 AM PDT

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i burgosur që ishte nën mbikëqyrjen e Shërbimit Korrektues, ka kërcyer nga kati i dytë i QKUK-së.

Rasti kishte ndodhur gjatë transferimit të tij nga burgu i Gjilanit për në atë të Dubravës, i cili paraprakisht kishte kërkuar tretman mjekësor, gjegjësisht në Emergjencë.

"Personi në fjalë L. G. 1998 , M / Sh /Kosovar, deri sa ishte në lokalet e emergjencës dhe gjatë kontrollit mjekësor ka shfrytëzuar rastin duke kërcyer nga kati dytë i emergjencës së QKUK-ës  dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. I njëjti ishte duke u transferuar nga Burgu i Gjilanit në drejtim të burgut të Dubravës", thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas policia e ka gjetur atë në fshatin Grabanicë rreth orës 22:00.

"Gjatë kontrollit të automjeteve është ndaluar një automjet i tipit 'Mercedes' me targa regjistrimi vendor. Gjatë kontrollit të vozitësit dhe pasagjerëve është vërejtur se i dyshuari nuk posedonte dokumente identiteti, me ç'rast kishte tentuar t'i ikte policisë, por fal reagimit të shpejtë i dyshuari është arrestuar dhe sjellur në Stacionin policor në Klinë", vazhdon njoftimi.

Për ketë janë njoftuar autoritetet nga Qendra Korrektuese Dubravë dhe pas verifikimit për identitetin e të dyshuarit, i njëjti i është dorëzuar autoriteteve të Qendrës korrektuese në Dubravë për të vazhduar me vuajtjen e dënimit në kohëzgjatje prej katër vjetësh./Insajderi.com

The post I burgosuri kërcen nga kati i dytë i QKUK-së, kërkoi shërbim mjekësor appeared first on INSAJDERI.

Ministria e Mjedisit: Lartësia e murit në veri në përputhje me marrëveshjen

Posted: 30 Mar 2017 06:14 AM PDT

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka thënë se lartësia e murit afër urës së lumit Ibër në Mitrovicë është në përputhje të plotë me marrëveshjen e arritur.

"Përkitazi me lajmet e publikuara në mediat tona rreth "murit" në Mitrovicë dhe për hir të informimit të drejtë MMPH sqaron opinionin se gjendja aktuale dhe lartësia e murit janë në përputhje të plotë me marrëveshjen", thuhet në një sqarim për media të kësaj ministrie.

“Po ashtu vlen të theksohet se Inspektorat e MMPH-së në bashkëpunim me autoritetet lokale kanë qenë dhe do të jenë në monitorim të vazhdueshëm gjatë tërë procesit të ndërtimit dhe deri me tani nuk asnjë devijim nga plani i dakorduar", thuhet tutje në komunikatë./Insajderi.com

The post Ministria e Mjedisit: Lartësia e murit në veri në përputhje me marrëveshjen appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more