Skip to main content

INSAJDERI: ““Mount Everest” pastrohet nga mbeturinat” plus 19 more

INSAJDERI: ““Mount Everest” pastrohet nga mbeturinat” plus 19 more


“Mount Everest” pastrohet nga mbeturinat

Posted: 31 Mar 2017 10:25 AM PDT

Një pastrim masiv është duke u bërë në malin Everest, gjersa sezoni për alpinizëm po fillon.

Majën më të lartë në botë e mbulojnë pajisje të vjetra, plehra dhe mbetje e mbeturina të cilat janë lënë nga njerëzit.

Alpinistëve u bëhet thirrje që të ju bashkëngjiten iniciativës për heqjen e mbeturinat.

Prej vitit 2014, alpinistët gjobiten po qe se nuk sjellin sërish mbeturina të mjaftueshme pasi që i ngjiten majës, raporton gazeta BBC.

Mali Everest nganjëherë është i përshkruar si pirg plehrash më i madhi në botë.  Pjesa më e keqe është në pjesën e kampit të dytë – 6.400m mbi nivelin e detit.

Helikopterët janë duke i përdorur si mjet për të sjellë poshtë plehra si tanke oksigjeni, shatorë, enë kuzhine dhe materiale tjera për kamping.

Në të kaluarën, rreth 16 ton mbeturina janë hequr nga mali Everest. /Insajderi.com

The post "Mount Everest" pastrohet nga mbeturinat appeared first on INSAJDERI.

Raul rikthehet te Real Madridi

Posted: 31 Mar 2017 10:23 AM PDT

Shtatë vjet nga lamtumira e tij, Raul Gonzalez Blanco rikthehet te Real Madrid. Sulmuesi legjendar nga Spanja, duke nisur nga 1 korriku do të jetë ndihmësi i ri i presidentit Florentino Perez. Sipas asaj që ka bërë të ditur "Radio Onda Cero", Raul do të shkojë në Madrid javën e ardhshme për të mbyllur personalisht marrëveshjen me Perez.

Me fanellën e Real, Raul ka fituar 6 kampionte spanjoll dhe 3 trofe të Champions League. Raul ka shkruar faqe të jashtëzakonshme të historisë së Real Madrid dhe sot e kësaj dite vazhdon të jetë futbollisti që ka luajtur më shumë ndeshje me ekipin "merengues, 741. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave me 323 gola, i kaluar vetëm nga Cristiano Ronaldo që praktikisht i mori vendi dhe numrin.

Raul dhe Ronaldo luajtën vetëm një sezon së bashku (2009-2010), përpara se "bomberi" të kalonte te Schalke 04. Në atë moment, Ronaldo kaloi nga numri 9 te numri 7.

Dy vite në Gjermani, po aq në Katar me Al Sadd dhe më pas mbyllja e karrierës në sezonin 2014-15 me fanellën e New York Cosmos në SHBA. Ai kthehet në gjurmën e Zinedine Zidane që e bëri si punë të parë pas futbollit rolin e këshilltarit të Perez në vitin 2009, më pas u prezantua në fushë si zëvendësi i Ancelotti në vitin 2013, ndërsa në vitin 2014 iu besua Real Madrid "B".

Më 4 janar 2016, Perez i besoi skuadrën e parë, pas shkarkimit të Benitez. Pjesa tjetër e historisë është ajo e ditëve tona, me triumfin në Champions League, Superkupën e Europës dhe Botërorin për Klube.

The post Raul rikthehet te Real Madridi appeared first on INSAJDERI.

Mbretëresha komunikon me çantë, ja sinjalet sekrete

Posted: 31 Mar 2017 10:09 AM PDT

Çantat e dorës "Launer, kanë një lidhje dhe rëndësi të veçantë për mbretëreshën Elizabeth, sikundër kurorat e saj prej diamanti dhe kostumet e veshjeve të qepura në mënyrë të përkryer nga stilistët e saj.

Por pas këtyre çantave, që shoqërojnë mbretëreshën për ngjarje dhe aktiviteteve prej dekadash të tëra, nuk ka vetëm një zgjedhje stilistike. Aksesori i mbretëreshës është në të vërtetë në gjendje që të dërgojë sinjale të qarta për shoqëruesit dhe truprojat e saj.

Sipas historianit mbretëror, Hugo Vickers, Elizabeth është e prirur të përdorë kryesisht çantat e saj për të komunikuar me truprojat dhe asistentët e saj.

Ndonjë shembull? Lëvizja e "Royal bag" nga njëra dorë në tjetrën, lë të kuptojë që mbretëresha është e gatshme të përfundojë një bisedë, ndërsa vendosja e çantës mbi tryezë, tregon se është gati për t'u larguar.

Ka që nga viti 1968 që mbretëresha nuk heq dorë nga krijimet e firmës "Launer", të realizuara sipas masave të duhura dhe të përshtatshme për të me dorezë të gjatë, për t'i dhënë mundësi që ta kalojë me shpejtësi nga njëri krah në tjetrin.

Ajo pëlqen versionet në ngjyrë të zezë, por është fotografuar edhe me çanta me nuanca më të qarta, si ajo e bardhë, me të cilën u prezantua në dasmën e princit William dhe Kate. A duhet ta ketë vendosur çantën në ndonjë pozicion të veçantë gjatë darkës së martesës?

 

The post Mbretëresha komunikon me çantë, ja sinjalet sekrete appeared first on INSAJDERI.

Beyonce pjesë e ribërjes së filmit të animuar “Disney Lion King”

Posted: 31 Mar 2017 09:59 AM PDT

Është raportuar se zëri i këngëtares së njohur, Beyonce, është kërkuar nga "Disney", për filmin e animuar The Lion King, shkruan Variety.

"Disney" është duke e ribërë filmin klasik të vitit 1994, ndërsa data e saktë e lirimit të filmit ende nuk është konfirmuar.

Burime pranë Variety kanë treguar se regjisori Jon Favreaui i ka ofruar këngëtares mundësinë për të dubluar Nala-n, vajzën e mbretit Mufasa në film.

Burimet thonë që ai është në gjendje të bëjë gjithçka, për ta angazhuar këngëtaren në film.

Si aktore, Beyonce është e njohur për rolet e saj në filmat: "Dreamgirls", "The Pink Panther" dhe "Austin Powers In Goldmember", dhe si aktore zëri në filmin e animuar "Epic".

The post Beyonce pjesë e ribërjes së filmit të animuar "Disney Lion King" appeared first on INSAJDERI.

Zyrtare: St. Gallen bashkon dy vëllezërit shqiptarë

Posted: 31 Mar 2017 09:57 AM PDT

Një tjetër shqiptar i është bashkuar St.Gallenit. Adonis Ajeti i është bashkuar gjatë ditës së sotme skuadrës zvicerane, aty ku luan edhe vëllai i tij, Albian Ajeti.

"Adonisi është lojtar i ri dhe i fortë. Jemi të lumtur pasi lojtar të tillë nuk gjenden shumë lehtë. Jemi të sigurt se ai do të ketë një karrierë të mirë", ka thënë drejtori sportiv i klubit, Christian Stübi.

20 vjeçari ka nënshkruar kontratë me St.Gallenin deri në vitin 2021. /Insajderi.com

The post Zyrtare: St. Gallen bashkon dy vëllezërit shqiptarë appeared first on INSAJDERI.

Këngët e Nexhmije Pagarushës tani edhe në tregun ndërkombëtar

Posted: 31 Mar 2017 09:49 AM PDT

Disa prej këngëve të Bilbilit të Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushës, janë vendosur në platformat më të njohura muzikore me pagesë në botë, iTunes dhe Spotify.

Me datë 22 mars, disa këngë të Nexhmije Pagarushës janë vendosur në iTunes, ku mund të dëgjohen por edhe të blihen nga dëgjuesit në mbarë botën.

Në iTunes tanimë janë rreth 30 këngë të Pagarushës, përfshirë "Kur një ditë të kthehesh ti", "E dehur jam", "Çobani", "Ke selvite", "Baresha" e këngë tjera.

Gjithashtu, këngët e Pagarushës janë edhe në Spotify, edhe kjo një platformë muzikore me pagesë.

Disa prej këngëve dhe incizimeve të Nexhmije Pagarushës nuk i kanë mbijetuar kohës, siç ka treguar edhe vetë ajo, sidomos disa këngë operistike të cilat ajo i ka performuar para shumë vitesh, të cilat nuk janë incizuar vizualisht.

The post Këngët e Nexhmije Pagarushës tani edhe në tregun ndërkombëtar appeared first on INSAJDERI.

Qeveria lejon në heshtje zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Posted: 31 Mar 2017 09:44 AM PDT

OSBE konfirmoi të premten se ka arritur një marrëveshje me autoritetet kosovare që të organizojë presidencialet serbe në Kosovë, në kohën kur një numër shtetesh evropiane ia ndalojnë Turqisë qoftë edhe mitingje për fushatën e presidentit Erdogan.

Në fillim të muajit mars, tensionet mes Holandës dhe Turqisë u ngritën në nivel të lartë pasi që shteti holandez refuzoi Ministrin e Punëve të Jashtme turk që të vizitojë Roterdamin. Synimi i vizitës së diplomatit Cavusoglu ishte takimi me emigrantët turq, vetëm pak javë para se në Turqi të mbahet një referendum për t'ia rritur fuqinë presidentit Erdogan.

Qeveria holandeze ishte arsyetuar se i frikësohet ndasive politike në rritje në mesin e emigrantëve turq – të ndarë të kampe pro dhe kundër Erogdanit – ndërsa Cavusoglu ishte detyruar që nga Konsullata e Turqisë të akuzoi holandezët se po i trajton qytetarët e Turqisë si pengje, duke ua ndaluar lidhjet me Ankaranë.

Ai ishte ndaluar të merrte pjesë edhe në një takim të ngjashëm në Hamburg të Gjermanisë, vetëm një javë para kësaj.

Por, derisa një numër shtetesh evropiane ia ndaluan Turqisë që të organizojë qoftë edhe takime për fushatë, Kosova nuk mundet që as kësaj radhe të ndalë zgjedhjet serbe në territorin e Kosovës.

Në fakt, të dielën, katër qendra grumbullimi të votave do të jenë të hapura nga mëngjesi, të cilat më vonë do të dërgohen në Vranjë e Rashkë për numërim.

OSBE njoftoi të premten se ashtu si edhe në vitet e kaluara, me miratim të autoriteteve kosovare, do të marrë përsipër organizmin e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

"Për të ndërmarrë këtë operacion, OSBE ka marrë një kërkesë nga Beogradi dhe miratimin e Qeverisë së Kosovës", është shpjeguar në një komunikatë për media të OSBE-së.

Para se OSBE të dalë më njoftim zyrtar për mbajtjen e zgjedhjeve, autoritetet e Kosovës kanë preferuar të heshtin rreth kësaj çështje. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se lidhur me këtë cështje "do të vendosim në kohën e duhur" por kur kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në ditën e zgjedhjeve, nuk ka pasur ndonjë prononcim publik lidhur me ndonjë vendim të autoritete kosovare.

Ka pasur edhe kandidatë të këtyre zgjedhjeve që kanë ardhur për fushatë në Kosovë. Ish-ministri i Jashtëm, Vuk Jeremic, kishte qëndruar në Patriarkanën e Pejës ndërsa Qeveria e Kosovës i kishte dhënë leje disa orëshe edhe kryeministrit aktual, Aleksandar Vuçiq, që të vizitojë Kosovën.

Mediat serbe kanë raportuar se Aleksandar Vuçiq është kandidati favorit për të fituar në këto zgjedhje, ndërsa Vuçiq ka thënë që pret përkrahje të plotë nga serbët që jetojnë Kosovë për zgjedhjet e së dielës.

Rrjedhimisht, me ndihmën e serbëve të Kosovës, të cilët në këto zgjedhje tregojnë besnikërinë e tyre ndaj shtetit serb, vendi fqinj do të mund të zgjedhë një president i cili sërish do të mbajë qëndrim kundërshtues për shtetësinë e vendit.

Njohësi i zhvillimeve politike, Nenad Maksimoviq nga Qendra për Tolerancë dhe Paqe, i ka thënë REL-it ditë më parë se serbët e Kosovës dalin në votime për të dëshmuar lojalitetin ndaj shtetit të Serbisë.

"Serbët tradicionalisht tregojnë lojalitet ndaj shtetit të Serbisë duke votuar për kandidatin në pushtet. Kjo është pasojë e presionit të madh mbi popullatën, i gjithë sistemit, përmes një kushtëzimi subtil për përkrahje", tha Maksimoviq.

Qytetarët e Kosovës para disa ditëve kanë organizuar protesta në disa qytete në kundërshtim të këtyre zgjedhjeve me arsyetimin se me këtë hap, Serbia shkel edhe më shumë sovranitetin e Kosovës. Banorë të Rahovecit ia ndaluan disa deputetëve serb të shkojnë në Hocë të Madhe për të bërë fushatë, ndërsa protesta bllokim rrugësh u organizuan edhe në ditën kur pritej ardhja e kryeministrit Vuçiq në Kosovë. /Insajderi.com

The post Qeveria lejon në heshtje zgjedhjet e Serbisë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.

Bieber fotografohet me modelen e “nxehtë” braziliane [foto]

Posted: 31 Mar 2017 09:36 AM PDT

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, i cili gjendet në Brazil si pjesë e një turneu botëror që po zhvillon, është fotografuar në makinën e tij teksa përqafohej me modelen braziliane, Luciana Chamone.

Bieber performoi në Rio të mërkurën e javës së kaluar dhe koncerti tij i ardhshëm është të shtunën në Sao Paulo, raporton TMZ.

Kjo nuk është modelja e vetme që Justin Bieber është parë në publik. Ai, së fundmi ka pasur histori dashurie me modelet Hailey Baldëin dhe Sofia Richie. /Insajderi.com

The post Bieber fotografohet me modelen e “nxehtë” braziliane [foto] appeared first on INSAJDERI.

Imami shqiptar kërkon falje për humorin me priftërinjtë

Posted: 31 Mar 2017 09:26 AM PDT

Imami i xhamisë "Dine Hoxha", Ahmed Kalaja, ka folur sërish rreth debatit që shpërtheu pasi publikoi një video ku ai shfaqej bashkë me futbollistët e Kombëtares Andi Lila dhe Armando Sadiku, duke bërë humor me klerikët ortodoksë.

"Ishte një gabim njerëzor për të cilin edhe unë edhe Andi kërkuam ndjesë, se fundja fundit prandaj jemi njerëz, që edhe të gabojmë. Shpresojmë që gjëra të tilla kurrë më nuk do të ndodhin  dhe mënyra se si u shit ishte diçka që vërtet të linte për të dëshiruar. Ishte diçka njerëzore, një gabim që e pranojmë, por ja që jemi njerëz dhe nuk dalim dot nga njerëzorja", tha Kalaja.

Predikuesi i xhamisë së Rrugës së Kavajës ka dhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar këto ditë.

"Unë i kam falur edhe ata të cilët e keqinterpretuan, ua kam bërë hallall. Zoti i faltë ata dhe ne, se edhe ne bëmë gabim dhe s'duhet të harrojmë gabimin tonë të parin", u shpreh ai.

Këto deklarata Kalaja i bëri sot nga Farka, ku falë kontributit të dhjetëra besimtarëve u ndërtua një banesë e re për familjen Biba, e cila prej 14 vitesh jetonte në kushte jashtë normales.

Sipas imamit, kjo nismë bamirësie nuk është e fundit. Ai u bëri thirrje të gjithë personave që kanë mundësi që të ndihmojnë nevojtarët. /Insajderi.com

The post Imami shqiptar kërkon falje për humorin me priftërinjtë appeared first on INSAJDERI.

Kështjella më e vogël në Britani shitet për 550 mijë funte

Posted: 31 Mar 2017 09:11 AM PDT

Kështjella më e vogël në Britani të Madhe është vënë në shitje për një çmim prej 550 mijë funtesh angleze.

Çmimi i saj është përafërsisht sa një banesë e vogël në  Londër, raporton gazeta britanike The Telegraph.

Kështjella është vendosur në fshatin Long Compton të Warëickshire, derisa kjo kështjellë ka të dekoruara muret dhe dyshemenë dhe ka vetëm një dhomë gjumi. Emri i kështjellës është "Molly's Lodge". /Insajderi.com

The post Kështjella më e vogël në Britani shitet për 550 mijë funte appeared first on INSAJDERI.

Vizitë historike e Ramës në Zvicër

Posted: 31 Mar 2017 09:04 AM PDT

Në kuadrin e vizitës së Kryeministri Rama me delegacionin qeveritar në Zvicër është bërë nënshkrimi i dy marrëveshjeve ndërshtetërore.

Ministrja për zhvillim urban e Shqipërisë, Eglantina Gjermeni dhe ambasadori Manuel Sager, drejtor federal i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim  i Zvicrës kanë nënshkruar projektmarrëveshjen  për programin e zhvillimit regjional në Shqipëri.

Ndërsa ministrja për mirëqenie sociale  dhe rini e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka ka nënshkruar Projektmarëveshjen  për arsimin profesional në tregun e punës në Shqipëri. Nga ana zvicerane nënshkrues i kësaj marrëveshjeje ishte po ashtu Manuel Sager, drejtor federal i Drejtorisë për Zhvillim dhe Bashkëpunim  i Zvicrës.

Pas nënshkrimit ceremonial të marrëveshjes dy krerët e qeverive, Doris Leuthard dhe Edi Rama kanë bërë një paraqitje para gazetarëve me ç`rast kanë vënë në pah rëndësinë e kësaj vizite për të dy vendet.

Në cilësinë e nikoqires, presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Doris Leuthard ka thënë se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera. Ato mbështeten në mirëkuptimin dhe respektin reciprok. Zvicra është investuesi i gjashtë sipas rëndësie në Zvicër.

Ajo ka përmendur më tutje se në Zvicër jetojnë rreth 250 mijë veta që flasin shqip dhe kjo është një lidhje e fuqishme në mes të dy vendeve. Leuthard po ashtu ka folur edhe për kombëtaren zvicerane të futbollit e cila përbëhet nga një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve.

Ajo e ka quajtur historike këtë vizitë duke iu referuar faktit se ishte e para e një kryeministri shqiptar e realizuar në Zvicër në 24 vitet e fundit.

Zvicra ndihmon Shqipërinë në rrugën e saj të reformave 

Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama duke konfirmuar faktin se marrëdhëniet në mes të dy vendeve janë të shkëlqyera, ka përmendur edhe një të dhënë: në vitin 1935 është hapur përfaqësia e parë diplomatike e Shqipërisë në Zvicër. Edhe ai është ndërlidhur me karakterin historik të kësaj vizite dhe ka theksuar rolin që ka mërgata shqiptare në ngritjen e nivelit të këtyre marrëdhënie.

Të dyja palët theksuan gatishmërinë e tyre për të vazhduar për të forcuar lidhjet ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, të cilat janë rritur më shumë në vitet e fundit. Delegacionet kanë përmendur në veçanti angazhimin e vazhdueshëm të Zvicrës në Shqipëri.

Zvicra do të ndihmojë Shqipërinë – pjesë e vendeve prioritare për bashkëpunim zhvillimor – për të kryer planet e saj për reforma në rrugën drejt integrimit evropian. Për Shqipërinë, Zvicra aktualisht është ndër vendet më të mëdha si donator bilateral. Gjatë takimit që u mbajt të premten, u nënshkruan dy marrëveshje mbi projekte për një shumë totale prej 10 milionë franga në fushën e formimit profesional dhe të decentralizimit.

Diskutimet u përqendruan gjithashtu në reformën gjyqësore, e cila gjithashtu synon të përmirësojë klimën e investimeve në Shqipëri, bashkëpunimin për migrim , bashkëpunimin policor dhe situatën në Ballkanin Perëndimor. Delegacioni zviceran ka shprehur shqetësim rreth tensioneve dhe krizave që janë shtuar në rajon. Presidentja e Konfederatës ka mirëpritur në këtë kontekst rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe theksoi se sa e rëndësishme ishte për sytë e Zvicrës që Tirana vazhdon të veprojë si ndërmjetësuese.

Marrëdhëniet diplomatike në mes të dy vendeve janë vendosur në vitin 1970

Marrëdhëniet diplomatike mes Zvicrës dhe Shqipërisë janë vendosur në vitin 1970. Në vitin 1992 ose 25 vjet më parë , Zvicra hapi një ambasadë në Tiranë. Pavarësisht marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe një zhvillim pozitiv të marrëdhënieve ekonomike, tregtia midis Bernës dhe Tiranës mbetet relativisht modeste. Aktualisht, tridhjetë kompanitë zvicerane janë të pranishme në Shqipëri. Për më tepër, një konsorcium ndërkombëtar me seli në Zvicër merr pjesë në terren për të ndërtuar- Gazsjellësin Trans Adriatik për transportimin e gazit natyror.

Dy homologët u janë përgjigjur në vazhdim pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. Ndër të tjera ata u janë përgjigjur pyetjeve lidhur me vendosjen e një linje të drejtpërdrejtë ajrore në relacionin Zvicër Shqipëri, mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Zvicër etj.

Vizita e kryeministrit Rama me delegacionin vazhdon me takimin në Parlamentin e Zvicrës, gjegjësisht me kryetarin e tij, Jürg Stahl. /albinfo.ch

The post Vizitë historike e Ramës në Zvicër appeared first on INSAJDERI.

Iraniani dënohet me vdekje pasi fyeu fenë islame në “Messenger”

Posted: 31 Mar 2017 08:51 AM PDT

Një burrë 21-vjeçar është dënuar me vdekje nga autoritetet iraniane për shkak të fyerjes ndaj fesë islame përmes mesazheve të cilat i kishte dërguar në aplikacionin e internetit, "Messenger".

Avokatët e të drejtave të njeriut pohojnë se  Sina Dehan, i cili ishte vetëm 19 vjeç kur e dërgoi mesazhin, u mashtrua ta nënshkruajë vetë vdekjen e tij, pasi që u bind të rrëfehej për shkeljen e ligjit islamik me premtimin se do të lirohej.

Por, sipas qendrës për të drejta të njeriut në Iran, pas rrëfimit, prokuroret hedhën poshtë marrëveshjen dhe e dënuan me vdekje Dehghan në janar të këtij viti.

Familjes së tij thuhet se ju kishin thënë se në qoftë se ata heshtin në lidhje me akuzat, gjasat për të shpëtuar  i lirë nga dënimi janë më të mëdha.

Prokurorët kërkuan që Deghan të dënohet me vdekje për "fyerje të profetit", si dhe 16 muaj burg për "fyerje të liderit suprem" raporton The Independent.

Sipas Amnesty International, Irani besohet të jetë shteti i cili dënon njerëz me vdekje më shumë se çdo shtet tjetër në botë.

Në vitin 2014, në Iran ishin 289 dënime me vdekje, shumica e rasteve të cilat ishin të lidhura me vepra me drogë. /Insajderi.com

The post Iraniani dënohet me vdekje pasi fyeu fenë islame në "Messenger" appeared first on INSAJDERI.

Në rrezik organizimi i “DokuFest” këtë edicion

Posted: 31 Mar 2017 08:39 AM PDT

Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentarit, “DokuFest” rrezikon të mos organizohet këtë edicion, për shkak të mospajtimeve me Komunën e Prizrenit.

Këtë e ka paralajmëruar Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren (RROK), në të cilën bën pjesë edhe festivali “DokuFest”, raporton Insajderi.

RROK ka paralajmëruar se nëse Komuna e Prizrenit nuk rishikon vendimin për ndarjen e granteve ndaj organizatave, atëherë ata do të rishikojnë mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme të ngjarjeve kulturore.

"Nëse Komuna e Prizrenit përgjatë muajit Prill nuk e rishqyrton formën dhe nivelin e përkrahjes për ngjarjet kulturore të Prizrenit, ne do të rimendojmë pozicionin tonë në raport me organizimet tona, duke mos e përjashtuar as mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme", thuhet në komunikatën e RROK. /Insajderi.com

 

The post Në rrezik organizimi i “DokuFest” këtë edicion appeared first on INSAJDERI.

Në Napoli shesin letra higjienike me fytyrën e Higuain [foto]

Posted: 31 Mar 2017 08:24 AM PDT

I akuzuar për tradhti nga tifozët e Napolit, Gonzalo Higuain do të rikthehet për herë të parë në stadiumin "San Paolo" të dielën e 2 prillit.

Për t'ia shfaqur urrejtjen që tifozët e Napolit kanë krijuar pas kalimit të Higuain në Juventus, ata kanë krijuar edhe letra higjienike me fytyrën e tij. Këto letra higjienike janë duke u shitur në qytetin e Napolit.

Higuain u transferua për 94 milionë euro nga Napoli në Juventus gjatë verës së vitit të kaluar.

Para se të kalonte në Torino, sulmuesi argjentinas ishte shndërruar në një idhull të tifozerisë napolitane, të cilët nuk ia falën largimin drejt 28 herë kampionit të Italisë. /Insajderi.com

The post Në Napoli shesin letra higjienike me fytyrën e Higuain [foto] appeared first on INSAJDERI.

Prishtina merr fitoren e parë nën drejtimin e Thaçit

Posted: 31 Mar 2017 08:08 AM PDT

Prishtina ka arritur të fitojë ndaj Ferizajt me rezultat 1-0, në ndeshjen e parë të drejtuar nga trajneri i ri i prishtinasve, Arsim Thaçi.

Golin e vetëm për bardhekaltrit e shënoi Mankenda kur po zhvillohej minuta e 72-të e takimit, njofton Insajderi.

Me këtë fitore Prishtina arrin në kuotën e 45 pikëve, ndërsa mban vendin e tretë. Kurse Ferizaj në vendin e nëntë ka 21 pikë. /Insajderi.com

The post Prishtina merr fitoren e parë nën drejtimin e Thaçit appeared first on INSAJDERI.

Bilanci pozitiv buxhetor i Kosovës bie për 34,3 për qind

Posted: 31 Mar 2017 08:00 AM PDT

Bilanci pozitiv i Kosovës për muajin janar të këtij viti ka rënë në 15,7 milionë euro nga 23,9 milionë euro sa ishte në janar të vitit 2016.

Kjo rënie ka ndodhur kryesisht për shkak të një zgjerimi të hendekut të tregtisë, kanë treguar të dhënat e bankës qendrore të premten, shkruan SeeNews.

Deficiti i tregtisë është rritur për 114,3 milionë euro në janar, prej 101 milionë euro sa ishte vitin e kaluar.

Në vitin 2016, Kosova ka postuar një deficit të llogarisë prej 548,8 milionë eurosh, sipas të dhënave të rishikuara.

Këto janë detajet (në milionë euro):

The post Bilanci pozitiv buxhetor i Kosovës bie për 34,3 për qind appeared first on INSAJDERI.

Organizatat kulturore në Prizren kundër “lëmoshave” të Komunës

Posted: 31 Mar 2017 07:49 AM PDT

Rrjeti i Organizatave të Kulturës në Prizren (RROK) ka lëshuar një reagim kundër vendimit të Komunës për ndarjen e granteve ndaj organizatave kulturore të Prizrenit.

Madje, ky rrjet i organizatave kulturore i ka quajtur “lëmosha” grantet që Komuna e Prizrenit ka ndarë për ngjarjet e kulturës.

“Refuzojmë lëmoshat e Komunës për ngjarjet kulturore”, thuhet në fillim të komunikatës së lëashuar nga Rrjeti i Organizatave Kulturore të Prizrenit.

Komuna e Prizrenit ka publikuar sot listën e granteve për organizatat dhe ngjarjet kulturore të Prizrenit për vitin 2017, raporton Insajderi.

Por, sipas RROK, “shuma totale e këtyre granteve nuk është aq sa gjysma e mjeteve që komuna shpenzon për blerjen e veturave të reja, ndërsa ngjarjet kulturore çdo vit kontribojnë miliona euro në ekonominë e qytetit.”

“Përveç shumave tejet të vogla për disa, një pjesë e organizatave dhe ngjarjeve kulturore as nuk janë në listën e granteve të komunës për sivjet. Për këtë arsye, ne organizatat e poshtë nënshkruara (anëtare të Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Prizren) e refuzojmë këtë formë të trajtimit nga ana e komunës”, njofton RROK.

RROK ka paralajmëruar se nëse Komuna nuk e Prizrenit nuk rishikon vendimin për ndarjen e granteve ndaj organizatave, atëherë ata do të rishikojnë mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme të ngjarjeve kulturore.

“Nëse Komuna e Prizrenit përgjatë muajit Prill nuk e rishqyrton formën dhe nivelin e përkrahjes për ngjarjet kulturore të Prizrenit, ne do të rimendojmë pozicionin tonë në raport me organizimet tona, duke mos e përjashtuar as mundësinë e anulimit të edicioneve të sivjetme”, thuhet në komunikatën e RROK.

Në mesin e organizatave që bëjnë pjesë në Rrjetin e Organizatave Kulturore të Prizrenit janë edhe festivali i filmit dokumentar Dokufest dhe ai i muzikës Ngom Fest. /Insajderi.com

The post Organizatat kulturore në Prizren kundër “lëmoshave” të Komunës appeared first on INSAJDERI.

‘Zbulohen’ përgjimet e xhihadistëve nga Kosova: Jam i detyruar t’i vras të gjithë

Posted: 31 Mar 2017 07:29 AM PDT

"Nëse nesër betohem dhe më urdhërojnë atëherë jam i detyruar t'i vras të gjithë" është kjo një nga përgjimet e zbardhura nga policia italiane, bisedë e realizuar mes 4 xhihadistëve nga Kosova të arrestuar ditën e djeshme, të cilët planifikonin një sulm në urën Rialti në zemër të Venecias.

Në një tjetër përgjim njëri prej tyre shprehej se duke vendosur një bombë në Venecia e duke vrarë të pafetë fitonte parajsën.

Ditën e djeshme policia italiane asgjësoi një celulë xhihadistësh të cilët planifikonin të sulmonin Venecian, transmeton portali Shqiptarja.

Të arrestuarit shqiptarë nga Kosova janë Fisnik Bekaj 24 vjeç,Dake Haziraj 25 vjeç dhe 27 vjeçari Arjan Babaj dhe një djalë minoren.

Ata sipas të dhënave ishin frymëzuar nga sulmi terrorist ne Londër si dhe kishin shfaqur shenja të qarta radikalizimi por ajo që alarmoi autoritete italiane ishin pikërisht përgjimet.

Madje gjatë konferencës për shtyp prokurori e përshkroi celulën të rrezikshme.

Frika e sulmeve terroriste dhe të dhënat se luftëtarët e huaj sidomos nga Ballkani kanë shtrirë veprimin e tyre në Itali ka vendosur në alarm autoritetet italiane.

Xhihadistët të integruar në Itali, punonin si kamarierë

Sikurse u raportua edhe ditën e djeshme të rinjtë ishin integruar në jetën sociale në Venezia, madje dy prej tyre punonin edhe si kamarier. Ndërsa Fisnik Bekaj 24-vjeç më parë kishte shkuar në Siri dhe pas kthimit kishte kaluar edhe në Kosovë.

Kosovarët entuziastë për sulmet në Londër

Mediat italiane raportojnë se pas atentatit në Londër në 22 mars, grupi nga Kosova ishte dëgjuar të shpreheshin në telefon shumë të entuziasmuar.

Autoritetet prej kohësh ishin në kërkim të këtyre personave dhe kishin mbledhur të dhëna se disa prej tyre kishin si qëllim të shkonin në Siri dhe të luftonin me ushtrinë islamike. Por sulmi terrorist në Londër dhe komentet entuziaste i detyruan hetuesit të ndërhynin menjëherë.

Arrestimet u kryen një ditë më parë ndërsa policia kreu 12 kontrolle në tri banesa të ndryshme, ku zbuloi se të rinjtë kishin shkarkuar materiale nga interneti sa i përket luftimeve.

‘Zbulohen’ përgjimet e xhihadistëve nga Kosova: Jam i detyruar t’i vras të gjithë

 

The post ‘Zbulohen’ përgjimet e xhihadistëve nga Kosova: Jam i detyruar t’i vras të gjithë appeared first on INSAJDERI.

Dënohet hakerja e ushtrisë shqiptare

Posted: 31 Mar 2017 07:22 AM PDT

Shefja e Sektorit të Mbrojtjes Kibernetike në Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes AISM, në Ministrinë e Mbrojtjes, ka hakeruar kompjuterin e drejtorit të kësaj agjencie duke kopjuar gjithçka që ai kishte në kompjuter.

Ky veprim përveçse alarmoi drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi ishin thyer masat e sigurisë kibernetike, në agjencinë, që duhet të garantonte të dhënat kibernetike të Ministrisë së Mbrojtjes, që është edhe pjesë e NATO-s,  ka pasjellë edhe dënimin e hakeres Elfrida Bardhanjori me 18 muaj në shërbim prove.

Kjo e fundit, duke qenë shefe e sektorit të mbrojtjes kibernetike, ka shfrytëzuar serverin e agjencisë për t'u futur ilegalisht dhe kopjuar të gjitha të dhënat në kompjuterin e drejtorit të AISM në Ministrinë e Mbrojtjes.

"Kam marrë gjithë informacionin që ndodhej në kompjuterin e Drejtorit të Përgjithshëm me qëllimin për t'i bërë kopje të gjithë informacionit që ky drejtor dispononte, meqenëse për të kishte dalë urdhri i largimit nga detyra", ka thënë Bardhanjori.

Pasi ndërhyrja kompjuterike është zbuluar, e pandehura Bardhanjori ka fshirë të gjithë informacionin e kopjuar si dhe logfilet nga kompjuteri i saj. Nga ekspertiza kompjuterike e kryer për këtë rast ekspertët nuk kanë mundur dot të përcaktojnë se çfarë materialesh janë kopjuar nga kompjuteri i Drejtorit të Agjencisë se Inteligjencës dhe Sigurisë.

Ndërsa gjykimi i shkurtuar nuk lejon deklarimet e të pandehurës në gjykim, pasi procedohet direkt me konkluzionet përfundimtare. Nga ana tjetër, burime nga Ministria e Mbrojtjes kanë deklaruar për Top Channel se nga rasti në fjalë nuk janë kopjuar apo shpërndarë materiale me karakter sekret, as të ushtrisë shqiptare dhe as të alencës e NATO-s, ndërsa nuk kanë specifikuar natyrën e informacioneve që janë kopjuar në mënyrë të kundërligjshme.

The post Dënohet hakerja e ushtrisë shqiptare appeared first on INSAJDERI.

SHBA e shqetësuar për aksionet e Rusisë në Afganistan

Posted: 31 Mar 2017 07:18 AM PDT

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Jim Mattis, ka shprehur shqetësim për aktivitetet e Rusisë në Afganistan dhe bashkëveprimin e saj me grupin militant taliban

"Ne kemi parë aktivitet të Rusisë në raport me talibanët", tha sot Mattis në një konferencë për gazetarë në Londër.

"Nuk kam gatishmëri të them në këtë pikë nëse kjo manifestohet me armatim dhe gjëra të llojit të këtillë, por, sigurisht, ajo që ata bëjnë atje në dritën e aktiviteteve të tjera të tyre, na ka bërë që ne të kemi shqetësim", tha Mattis.

Këto komente janë bërë pasi gjenerali amerikan, Curtis Scaparrotti, komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, i tha një komiteti të Senatit amerikan, më 23 mars, se ai ka parë dëshmi të përpjekjeve në rritje të Rusisë, për të ndikuar në talibanët dhe "me gjasë bile edhe për ta furnizuar" grupin militant.

Moska i ka hedhur poshtë pohimet se i ndihmon talibanët, të cilët luftojnë kundër qeverisë afgane, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe forcat amerikane në Afganistan.

 

 

The post SHBA e shqetësuar për aksionet e Rusisë në Afganistan appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more