Skip to main content

INSAJDERI: “Kryeministri lavdëron punën e qeverisë në sektorin e ekonomisë” plus 19 more

INSAJDERI: “Kryeministri lavdëron punën e qeverisë në sektorin e ekonomisë” plus 19 more


Kryeministri lavdëron punën e qeverisë në sektorin e ekonomisë

Posted: 24 Mar 2017 10:22 AM PDT

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova është njëra nga shtetet prijëse sa i përket zhvillimit ekonomik në rajon.

Mustafa mori pjesë në Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat në Mitrovicë, ku ka prezantuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të Mitrovicës dhe ka bashkëbiseduar me bizneset lidhur me veprimet konkrete në këtë rrugë.

"Kemi vlerësime shumë të larta të FMN-së se Kosova është bërë prijëse në rajon sa i përket stabilitetit makroekonomik, stabilitetit buxhetor, stabilitetit fiskal dhe stabilitetit financiar përfshi edhe sektorin bankar, sepse kemi një sektor bankar që është shumë i shëndoshë dhe i qëndrueshëm, i cili në vijimësi po ul normat e interesit dhe po përmirëson kushtet e kreditimit", tha kryeministri, duke përmendur edhe vlerësimet nga forumet botërore që Kosova mori për ambientin e të bërit biznes dhe lirinë e bizneseve.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin përfaqësues të bizneseve të rajonit të Mitrovicës, ministrat Hykmete Bajrami e Avdullah Hoti, kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, drejtuesit e Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve, KIESA, të Doganave, të Administratës Tatimore dhe të pranishëm të tjerë.

Kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin e Qeverisë në përmbushjen e agjendës së zhvillimit ekonomik, duke theksuar synimet themelore të Qeverisë për krijimin e kushteve të volitshme për sektorin privat dhe punësim. /Insajderi.com

The post Kryeministri lavdëron punën e qeverisë në sektorin e ekonomisë appeared first on INSAJDERI.

Rusia mohon akuzat e NATO-s se po armatosë talebanët

Posted: 24 Mar 2017 10:15 AM PDT

Rusia mohoi pretendimet e një prej kryegjeneralëve të NATO-s se mund të jetë duke armatosur në mënyrë sekrete talebanët.

Gjenerali Curtis Scaparrotti deklaroi para ligjvënësve në Uashington se Moska mbase po furnizon me armë grupin ekstremist. Por Zamir Kabulov, i dërguari special i Kremlinit në Afganistan tha se akuzat janë plotësisht të rreme.

Sipas tij, pretendime të tilla ndaj Rusisë kanë qëllimin që të justifikojnë dështimin e ushtrisë dhe politikanëve amerikanë në Afganistan. Rusia kishte deklaruar më herët se kontaktet e kufizuara që ka me talebanët kanë si qëllim që t'i kthejnë ata në tryezën e bisedimeve.

Moska i konsideron talebanët si një organizatë terroriste dhe mbështeti aleancën e Atlantikut të Veriut kundër këtij grupi në luftën civile të viteve '90. Por në dhjetor të 2015-s, Moska pranoi se interesat e talebanëve përkojnë me ato ruse, në kuadër të luftës së Rusisë kundër Shtetit Islamik.

Megjithatë, gjenerali Scaparrotti, komandanti suprem i NATO-s në Europë, deklaroi para Komitetit të Senatit për Forcat e Armatosura se kishte parë ndikimin në rritje të Rusisë në kuadër të bashkëpunimit me tabelanët, të cilët mbase edhe i furnizon me armë.

Ai nuk dha prova për komentet e tij, por këto bëhen disa javë pasi komandanti i NATO-s në Afganistan tha se Rusia po nxit talebanët dhe u siguron atyre mbulim diplomatik për të dëmtuar ndikimin amerikan dhe për të mposhtur NATO-n.

The post Rusia mohon akuzat e NATO-s se po armatosë talebanët appeared first on INSAJDERI.

Gazetari islandez: Kosovarët po e nënvlerësojnë Islandën

Posted: 24 Mar 2017 10:12 AM PDT

Gazetari islandez, Kristjan Jonsson, i cili ndodhet në Shkodër ku po i qëndron afër kombëtares së Islandës për sfidën ndaj Shqipërisë që zhvillohet sonte në "Loro Boriçi".

Jonsson, i cili shkruan për gazetën islandeze Morgunbladid, ka thënë se synimi i vetëm i Islandës është fitimi i tre pikëve në këtë ndeshje.

"Edhe pse kemi shkuar në finalet e Evropianit, nuk kemi arsye që t'ia rrisim vetës standardet. Të kualifikohemi në Kampionat Botëror është një ëndërr. Situata është emocionuese dhe një domosdoshmëri për të marrë tri pikët", tha Kristjan Jonsson për Fotbolti.net.

Çfarë ka rritur vëmendjen e gazetarit islandez pas mbërritjes në Shkodër, është entuziazmi i madh nga mediumet kosovare dhe shqiptare të cilat, siç thotë Jonsson, presin fitoren e Kosovës, njofton Insajderi.

"Ata janë optimist dhe kanë besim të madh në lojtarët e tyre. Një nga arsyet që ata mund të na nënvlerësojnë neve, është se ata janë duke i shikuar mungesat në skuadrën tonë. Ata janë një skuadër e sapo formuar. Nuk e dimë se çfarë na pret. Edhe pse Kosova ka pasur vështirësi të shënojë, nuk e ka të vështirë të krijojë raste", deklaroi gazetari Jonsson.

Kosova dhe Islanda do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. /Insajderi.com

The post Gazetari islandez: Kosovarët po e nënvlerësojnë Islandën appeared first on INSAJDERI.

Presidenti Thaçi i bindur në fitoren e Kosovës

Posted: 24 Mar 2017 09:55 AM PDT

Presidenti i vendit Hashim Thaçi është shprehur i bindur në fitoren e përfaqësueses së Kosovës në përballjen e sontme ndaj Islandës.

Thaçi është treguar shumë optimist për një fitore të përfaqësueses kosovare, derisa ka lënë të kuptohet se nuk e vlerëson lartë kombëtaren islandeze.

"Sonte duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe gëzimin e ndeshjes së parë. Por, kësaj radhe me një fitore. Suksese djemve tanë!", ka shkruar presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ndeshja Kosovë-Islandë mbahet sonte në orën 20:45 në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës.

The post Presidenti Thaçi i bindur në fitoren e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Dështon plani italian, shqiptarët “pushtojnë” Palermon [foto]

Posted: 24 Mar 2017 09:29 AM PDT

Plani italian për transferimin e ndeshjes në Sicili nuk ka bërë punë.

Tifozët shqiptarë nuk kanë zhgënjyer dhe që nga mbrëmja e të enjtes e gjatë paradites së sotme, kanë pushtuar rrugët e qytetit të Palermos.

Këngë, kore, shalle, flamuj, veshje karakteristike shqiptare por edhe fanella me batuta të ndryshme që i referohen emigracionit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm të qytetarëve të Palermos, por edhe mediave italiane të cilat me sa duket nuk e prisnin një pushtim kuqezi edhe në Sicili.

 

The post Dështon plani italian, shqiptarët “pushtojnë” Palermon [foto] appeared first on INSAJDERI.

AUV: Kosova nuk ka importuar mish të kalbur nga Brazili

Posted: 24 Mar 2017 09:23 AM PDT

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka mohuar se në Kosovë ka mundur të hyjë ndonjë sasi e mishit të kalbur nga fabrikat e përfshira në skandal.

AUV ka bërë me dije se përmes sektorit të kontrollit veterinarë kufitar, ka gjurmuar të gjitha ngarkesat e mishit të importuara në vitet e fundit në Kosovë, dhe nuk është gjetur asnjë ngarkesë e importuar nga fabrikat të cilat janë publikuar me emra dhe kode nga shteti i Brazilit.

"Importi i mishit dhe nënprodukteve të mishit nga shteti i Brazilit është lejuar vetëm nga  lista e thertoreve dhe fabrikave të cilat kanë qen të aprovuara nga Bashkimi Evropian apo qe u lejohet të eksportojnë ne BE. Asnjëra nga fabrikat të cilat kanë shitur mish të dyshimtë nuk është ne këtë listë, për ketë arsye ende për momentin nuk është ndërmarr ndonjë vendim për  ndalës nga ne dhe vendet e BE-së", thuhet në komunikatën e AUV.

"Ne si autoritet kemi ngritur nivelin e kontrollit në kufij për ngarkesat qe vijnë nga Brazili. Jemi duke monitoruar vazhdimisht sistemet e lajmërimit të rrezikut siç janë RASSF dhe Traces sistem. Ku të gjitha vendimet apo njoftimet për ndonjë rrezik në ndonjë ngarkese bëhen publike, po ashtu kemi kontakte të vazhdueshme me autoritete të shteteve dhe  të BE-së”, njofton AUV.

Çfarëdo mase qe do të ndërmerret nga ana e tyre ne do ta aplikojmë edhe ne vendin tonë. Ne me trupat tona inspektuese jemi permanent në pikat e kontrollit kufitar dhe terminale doganore. Asnjë ngarkesë me ushqime pa aprovimin tonë nuk zhdoganohet, andaj mbi secilin dyshim të paraqitur veprojmë konformë rregullave ligjore për të garantuar siguri të produkteve ushqimore për konsum", thuhet në komunikatën drejtuar mediave. /Insajderi.com

The post AUV: Kosova nuk ka importuar mish të kalbur nga Brazili appeared first on INSAJDERI.

Trajneri i Irlandës U-21 frikësohet nga Kosova: Kanë traditë futbolli

Posted: 24 Mar 2017 09:16 AM PDT

Trajneri i përfaqësueses së Republikës së Irlandës U-21, Noel King, pranon që nuk e njeh skuadrën e Kosovës dhe nuk e di se çfarë po e pret skuadrën e tij në hapje të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21.

Republika e Irlandës U-21 e pret Kosovën U-21 në gjiron e parë të këtij kompeticioni në stadiumin "Tallaght" të shtunën në orën 14:00.

Por, trajneri irlandez thotë se ka pak informacion për skuadrën e Kosovës, e cila zhvillon ndeshjen e parë zyrtare të shtunën, pikërisht ndaj skuadrës së Republikës së Irlandës, shkruan gazeta irlandeze Irish Independent.

"Ne nuk e dimë se me çka po përballemi tek kundërshtarët tanë, por do t’i trajtojmë ata me respektin më të madh," thotë King. "Është një traditë e lartë e futbollit në vendin e tyre. Ne duhet të jemi inteligjentë në mënyrën se si do luajmë, se si do mbrojmë dhe sulmojmë dhe nuk do të nënvlerësojmë Kosovën," tha ai.

"I takon të gjithëve të përgatiten mirë, stafit dhe lojtarëve. Ne do të mbajmë një mendim pozitiv dhe do të provojmë të fitojmë lojën," u shpreh trajneri i Irlandës U-21. /Insajderi.com

Lista e përfaqësueses së Kosovës U-21 për ndeshjen ndaj Republikës së Irlandës.

Kosova U-21 sfidon Irlandën me futbollistë të Superligës së Kosovës

Trajneri i Irlandës U-21 frikësohet nga Kosova: Kanë traditë futbolli

The post Trajneri i Irlandës U-21 frikësohet nga Kosova: Kanë traditë futbolli appeared first on INSAJDERI.

Kryeministri bëri disa ndryshime në qeveri me kërkesë të PDK-së

Posted: 24 Mar 2017 09:05 AM PDT

Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Mustafa, ka bërë disa ndryshime në kabinetin e tij me kërkesë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur për shefja e stafit të kryeministrit Mustafa, Vlora Dumoshi, raporton Gazeta Express.

Ajo ka konfirmuar se janë bërë ndryshime nëpër disa ministri gjatë ditës së djeshme.

"Po janë bërë ndryshimet, këto kanë ardh prej partnerit të koalicionit, gjatë ditës së djeshme. Nehat Mustafa do të kalojë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë si zëvendësministër, në vend të Avni Kastratit, ndërkaq Behar Selimi do të kalojë si zv/ministër në MPB. Kurse Munir Basha zv.ministër në Ministrinë e Drejtësisë", tha Dumoshi.

Kujtojmë se përveç Avni Kastratit që është liruar nga detyra, para disa dite nga pozita e zëvendësministrit të Drejtësisë është liruar edhe Lirak Çelaj.

The post Kryeministri bëri disa ndryshime në qeveri me kërkesë të PDK-së appeared first on INSAJDERI.

Shumica e serbëve nuk do ta pranonin kërkim faljen e NATO-s

Posted: 24 Mar 2017 08:47 AM PDT

Shumica e serbëve nuk do pranonin kërkim faljen e NATO-s për kampanjën bombarduese të vitit 1999 dhe janë kundër anëtarësimit të shtetit Serb në aleancë.

Edhe pse ata kryesisht vënë fajin në intervenimin e politikave të Sllobodan Millosheviqit, shkruan Tanjug duke cituar një anketë të bërë nga OJQ-ja "Instituti për Marrëdhënie Evropiane" të premten.

Sipas anketës, 64 për qind e serbëve nuk do pranonin kërkim faljen e NATO-s për luftën aleanca bëri kundrejt vendit të tyre në vitin 1999.

84 për qind e pjesëmarrësve – shumica e të cilëve ishin burra dhe njerëz nën moshën 60 vjeçare – thanë që janë kundër anëtarësimit të Serbisë në NATO, 11 për qind ishin pro, ndërsa 5 për qind ishin të papërcaktuar.

40 për qind e atyre që morën pjesë në anketë thanë që hyrja e Serbisë në NATO është një kusht për hyrje në Evropë, ndërsa 43 për qind mendojnë që nuk vlen si kusht.

Si mbështetës i relacioneve të ngushta me NATO-n i dyti vinte Aleksandar Vuçiq me 20 për qind, e menjëherë pas tij Vuk Jeremiq me 16,6 për qind.

Ndërsa për bombardimin e NATO-s, anketa tregonte që gati 40 për qind të qytetarëve mendojnë që politikat e ish-presidentit të Serbisë dhe Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq ishin arsye kryesore, gati 18 për qind mendojnë që oshte për spastrim etnik të serbëve në Kosovë. /Insajderi.com

The post Shumica e serbëve nuk do ta pranonin kërkim faljen e NATO-s appeared first on INSAJDERI.

“Dardanët” mirëpresin tifozët e Islandës [video]

Posted: 24 Mar 2017 08:42 AM PDT

Snow Hreinsson, një tifoz i kombëtares islandeze së bashku me shokun e tij Gunnar Birgisson, i cili ushtron profesionin e avokatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë udhëtuar nga Amerika për në Shkodër.

Ata kanë bërë këtë rrugë të gjatë për të parë Islandën në ballafaqim ndaj Kosovës të premten në orën 20:45.

Nën motin e nxehtë me diell që po mban sot në Shkodër, tifozët e paktë islandezë që janë në Shkodër kanë filluar bisedat me tifozët e Kosovës, të cilët kanë mbushur rrugët e qytetit shqiptar, shkruan mediumi islandez Fotbolti.net.

Burimi i videos: Fotbolti.net.

 

The post “Dardanët” mirëpresin tifozët e Islandës [video] appeared first on INSAJDERI.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Formacioni i mundshëm i Islandës ndaj Kosovës [foto]

Posted: 24 Mar 2017 08:30 AM PDT

Mediat islandeze e kanë publikuar formacionin e mundshëm me të cilin kombëtarja islandeze mund t'i kundërvihet Kosovës.

Sipas asaj që shkruan mediumi sportiv islandez, Fotbolti.net, trajneri Heimir Hallgrimsson ka zgjedhur që sulmuesit Kjartansson dhe Bodvarsson do t’i zëvendësojnë dy sulmuesit e lënduar, Alfred Finbogasson dhe Kolbein Sigthorsson.

Kosova dhe Islanda përballen sonte në "Loro Boriçu" duke filluar nga ora 20:45. /Insajderi.com

The post Formacioni i mundshëm i Islandës ndaj Kosovës [foto] appeared first on INSAJDERI.

Lirohet ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak

Posted: 24 Mar 2017 08:26 AM PDT

Ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak është liruar nga paraburgimi pas gjashtë vjetësh.

Avokatët e Mubarakut kanë thënë se ish-lidero është larguar sot nga spitali ushtarak i Kajros dhe është kthyer në shtëpinë e tij, që gjendet në periferi të kryeqytetit të Egjiptit.

Lirimi i Mubarakut pasohet nga vendimi për lirim nga akuzat për vrasje. Ai për është përballur edhe me akuza për korrupsion.

Në vitin 2011, gjatë Pranverës Arabe, Mubarak u rrëzua nga pushteti. Në prill të po atij viti, ai u arrestua dhe është mbajtur qoftë në burg apo spitale ushtarake.

Më 2012, Mubarak u dënua me burg të përjetshëm për vdekjen e protestuesve në duart e forcave të sigursë, gjatë protestave që çuan në rrëzimin e tij nga pushteti. Por një gjykatë e apelit e rrëzoi këtë vendim.

The post Lirohet ish-presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak appeared first on INSAJDERI.

Kur Clinton arsyetonte bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë [video]

Posted: 24 Mar 2017 08:13 AM PDT

Më 24 mars të vitit 1999, pikërisht në ditën ku NATO-ja kishte filluar sulmet ndaj forcave serbe, Presidenti i SHBA-së Bill Clinton në një adresim televiziv para kombit amerikan kishte arsyetuar ndërhyrjen ushtarake.

Ai kishtë thënë se NATO-ja po ndërhyn për të ndalur brutalitetin e forcave serbe në Kosovë, shkruan Express.

"Ne po veprojmë për të mbrojtur dhjetëra-mijëra njerëz në Kosova nga ofensivat ushtarake në rritje. Po veprojmë për të parandaluar një luftë të shkallës më të gjerë për të eliminuar një fuçi baroti në zemër të Europës që ka eksploduar dy herë më parë në këtë shekull me rezultate katastrofale", kishte thënë Clinton. /Insajderi.com

Kur Clinton arsyetonte bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë

The post Kur Clinton arsyetonte bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë [video] appeared first on INSAJDERI.

Video tallëse për priftërinjtë, në Greqi duan “kokën” e Andi Lilës

Posted: 24 Mar 2017 08:09 AM PDT

Një video e nisur me humor, por që po prodhon një skandal të vërtetë. Protagonistë, Andi Lila, Armando Sadiku dhe Imami Ahmed Kalaja.

Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, të cilët pritet të zbresin në fushë kundër Italisë, nisin një bashkëbisedim miqësor dhe satirik mes tyre, por të dokumentuar edhe me pamje, ku mbrojtësi kavajas nis të tregojë disa nga historitë që i kishin ndodhur me priftërinjtë në Greqi.

Lojtari i PAS Janinës, i shtyrë edhe nga kureshtja e riteve helene nisi të tregojë historitë e tij, por me sa duket, edhe pse ato ndezën një ilaritet në dhomën e hotelit ku ata akomodoheshin, video e postuar nga shumë rrjete, bëri jehonë deri në Greqi.

Shumë portale, por edhe të përditshme në shtetin fqinj, duke marrë parasysh edhe ndjenjën e fortë të besimit fetar që ata ushqejnë, nuk ngurruan që të mos e publikonin lajmin e quajtur bombastik, por ju duke e marrë me ilaritet si në rastin e incizimit të videos nga Lila, Sadiku e Kalaja, por me doza krejt të kundërta.

Përveçse gjithë bisedës së zbardhur, ka pasur shumë reagime të ashpra, jo vetëm nga gazetarë e njerëz të fesë greke, por edhe nga sportdashës, aq sa disa media kanë arritur deri aty sa kanë kërkuar edhe pezullimin e lojtarit nga klubi i PAS Janinës, por në të njëjtën kohë edhe përjashtimin nga kampionati grek i futbollit.

Shkurt, opinioni publik i prekur nga ky videoskandal ka arritur deri aty sa ka kërkuar edhe "kokën" e futbollistit, i cili nuk është i ri me të tilla ndodhi, gjeste që e kanë çuar atë në përjashtim, ndonëse për momentin nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e klubit të Janinës, ku ai luan prej 6 sezonesh.

Natyrisht që kjo histori nuk pritet të kalojë kaq lehtë në Greqi, pasi të prekur nga Andi Lila janë pikërisht disa priftërinj dhe të rëndësishëm, madje të cilët ironizohen nga shqiptari.

Mbase për të mund të vijë një pezullim i radhës duke parë jehonën e madhe që bëri edhe përtej kufijve tanë, ndoshta edhe më i rëndë se ai që mori nga PAS Janina, pasi festoi me shenjën e shqiponjës, pas një goli në "Karaiskaki", kundër Olimpiakosit, i cili tërboi edhe më shumë turmën që e kishte marrë në shënjestër me kore raciste për 95 minuta.

Të tilla çështje fetare në Greqi janë shumë të ndjeshme, ashtu sikurse gjestet etnike, duke kujtuar edhe atë që, përveç Andi Lilës, pësoi disa vite më parë edhe shqiptari tjetër, Ergys Kaçe. Ky i fundit pozoi me një fanellë të UÇK-së, e cila tërboi opinionin grek, madje dhe tifozët e tij te PAOK-u.

Futbollisti u pezullua për mua të tërë, derisa ishte ndërhyrja e trajnerit dhe presidentit të klubit, ajo që qartësoi dhe "ngjiti" marrëdhënien mes Kaçes dhe tifozërisë, ndonëse në rastin e Andi Lilës dhe videos së fundit, ndoshta gjëja pritet edhe më serioze se kaq. /Panorama-sport.com

The post Video tallëse për priftërinjtë, në Greqi duan "kokën" e Andi Lilës appeared first on INSAJDERI.

TEB Bank thotë se vetëm është inspiruar nga befasia për ekipin turk

Posted: 24 Mar 2017 07:55 AM PDT

Ngjajshmëria 100 për qind mes videos së TEB Bankës për futbollistët e Kosovës dhe videos së birrës "Efes" për ekipin turk të basketbollit të bërë para katër vitesh, për TEB Bankën është vetëm inspirim.

Në përshkrimin e videos për befasinë ndaj ekipit të Kosovës, thuhet se ata vetëm janë inspiruar nga video për ekipin turk.

"Video është inspiruar nga video reklama të tilla të befasisë dhe sidomos nga ajo e klubit të basketbollit, Anadolu Efes", thuhet në përshkrimin që banka i ka bërë në fund të videos së edituar.

Por sikurse shihet në këtë video të përgaditur nga Insajderi, këtu bëhet fjalë për kopjim deri në detaje të befasisë së përgaditur nga "Efes"për ekipin turk.

The post TEB Bank thotë se vetëm është inspiruar nga befasia për ekipin turk appeared first on INSAJDERI.

Ivanoviq: Jam i pafajshëm do të ankohem deri në fund të fundit

Posted: 24 Mar 2017 07:53 AM PDT

Rigjykimi i liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, nisi të premten në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e veriut përpara këshillit gjyqësor ndërkombëtar të EULEX-it.

Oliver Ivanoviq u deklarua i pafajshëm për veprat me të cilat ngarkohet nga prokuroria, ndërkohë që në fjalën e tij hyrëse avokati mbrojtës, Nebojsha Vlajiq, tha se Ivanoviq nuk ka asnjë gjë të përbashkët me ngjarjet e prillit të vitit 1999 për çfarë ngarkohet.

Vlajiq tha se "krimi që ka ndodhur, atëbotë, kërkon drejtësi, por drejtësia nuk nënkupton dënim të të pafajshmëve".

Prokurori Romulo Mateus në fjalën e tij tha se gjatë procesit prokuroria do të sjellë tre dëshmitarë të ri dhe do të paraqes dëshmi të reja materiale.
Por, Oliver Ivanoviq, tha përpara gjykimit se nuk ka asnjë lidhje me ngjarjet për të cilat e ngarkon akuza.

"Absolutisht nuk është e mundur që të më dënojnë kur s'kam asnjë lidhje me këtë gjë, nuk është e mundur. Mund të bëjnë sikur edhe herën e kaluar, por do të ankohem deri në fund, deri në fund të fundit. Nuk do të ketë instancë që nuk do t'i drejtohem", tha Ivanoviq përpara fillimit të seancës ndërkohë që brenda saj tha: "Absolutisht nuk jam fajtor".

Avokati mbrojtës, Nebojsha Vlajiq, paralajmëroi se në rigjykim mbrojtja do të sjellë tre dëshmitarë të ri dhe kërkoi heqjen e masës së arrestit shtëpiak si dhe t'i mundësohet Ivanoviqit mbrojtja në liri. Ai ju tha mediave se prêt që akuza të bjerë.

"Pres që të dështojë dhe ta kemi të qartë të gjithë, jo se Oliver Ivanoviq është i pafajshëm, sepse këtë e dinë të gjithë, por ta kenë të qartë që të gjithë se çfare është prokuroria e EULEX-it dhe çfarë është ky mision që ka ardhur të vendos drejtësinë në Kosovë", tha Vlajiq

Me propozim të prokurorit dhe në pajtim të gjykatës si dhe të palës mbrojtëse është vendosur që me 25 prill të dilet në vendin ku ka ndodhur ngjarja.

Prokurori publik do të thërras që të gjithë dëshmitarët që ka i thirrur edhe më herët rreth kësaj ngjarjeje dhe do t'i marrë në pyetje sërish
Rigjykimi në Gjykatën Themelore në Mitrovicën e veriut po bëhet përpara një trupi gjykues që drejtohet nga kryetarja Roksana Komsha dhe dy gjykatësve të rinj nga Kroacia e Sllovenia, Iva Nikshiq dhe Franciska Fisher.

Seancat janë përcaktuar deri në fund të muajit qershor.

Gjykimi i Oliver Ivanoviqit u rikthye në fillim, pasi Gjykata e Apelit në Prishtinë, një muaj më parë anuloi vendimin për pikën e parë të akuzës për krime lufte në vitin 1999 ndërkohë që u vërtetua vendimi për lirim nga pika e dytë për krim të kryer në shkurt të vitit 2000.(REL)

The post Ivanoviq: Jam i pafajshëm do të ankohem deri në fund të fundit appeared first on INSAJDERI.

Lista Serbe kushtëzon kthimin në kuvend me Asociacion

Posted: 24 Mar 2017 07:37 AM PDT

Qeveria e Kosovës është e gatshme të nisë diskutimet për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kjo u është bërë me dije edhe përfaqësuesve të Listës Serbe, e cila përfaqëson komunitetin serb në institucionet e Kosovës, konfirmojnë zyrtarët e ekzekutivit të vendit.

Përfaqësuesit e Listës Serbe, në tetor të vitit të kaluar kanë braktisur institucionet qendrore në shenjë proteste ndaj miratimit të Ligjit për Trepçën dhe Ligjit për investimet strategjike nga Kuvendi i Kosovës. Tash e disa javë, ata kanë thënë se kusht për kthimin e tyre në institucione është themelimi i Asociacionit.

Në takimin e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës dhe Shërbimit të Veprimit të Jashtëm Evropian dhe Komisioni Evropian, më 21 mars në Bruksel, është theksuar "rëndësia që Kosova të fillojë punën për hartimin e statutit të Asociacionit/Bashkësisë pa vonesa të mëtejshme”.

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, thotë për Radion Evropa e Lirë se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deri më tash u ka bërë tri herë ftesë përfaqësuesve të Listës Serbe, që të kthehen në institucione për të nisur punën rreth Asociacionit.

"Ka caktuar takim (kryeministri Mustafa), në të cilin kanë marrë pjesë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, në të cilin ne kemi pasur për qëllim fillimin e diskutimeve për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Megjithatë, ata nuk i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit. Ne presim që ata të vijnë, sepse ne e kemi bërë të qartë edhe në takimet që kemi pasur me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar, se ne jemi të gatshëm që të diskutojmë këtë çështje".

Por, rreth dy muaj më parë, përfaqësuesit e Listës Serbe patën kërkuar që për fillimin e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të ketë një dekret nga kryeministri Mustafa. Ky kusht ishte vlerësuar i pazbatueshëm nga Qeveria e Kosovës.

Lista Serbe tashmë insiston që më parë të fillojë puna për krijimin e Asociacionit ose të ketë sinjale serioze nga Qeveria për një gjë të tillë, e më pas përfaqësuesit e kësaj liste të kthehen në institucione, konfirmon për Radion Evropa e Lirë, Slavko Simiq, drejtues i Listës Serbe dhe shef i grupit parlamentar të këtij subjekti politik në Kuvendin e Kosovës.

"Në qoftë se vërtetë fillohet me formimin e Bashkësisë së komunave serbe, sipas marrëveshjes së Brukselit, kjo sigurisht që do ta nënkuptojë edhe kthimin tonë në institucione, përfshirë këtu edhe gjithë mbështetjen tonë politike dhe logjistike për Grupin menaxhues për hartimin e statutit", ka thënë Simiq.

Por, zëvendësministri Gecaj, thekson se për të diskutuar lidhur me themelimin e Asociacionit dhe hartimin e statutit të tij, nevojitet pala tjetër biseduese, që në këtë rast është Lista Serbe, përfaqësuesit e së cilës, sipas tij, duhet të jenë në institucionet e Republikës së Kosovës. Ai shpreh mendimin se mosprania e Listës Serbe në institucione, ka ndërlidhje edhe me varësinë e tyre nga autoritetet e Beogradit.

"Unë e shoh problemin në destruktivitetin e Qeverisë së Serbisë, sepse besoj që përfaqësuesit e Listës Serbe janë të gatshëm që të ulemi dhe të bisedojmë për këtë çështje, por edhe për shumë çështje tjera, të cilat i mundojnë ata. Megjithatë, në këtë, sipas të gjitha gjasave, janë të penguar nga Qeveria e Serbisë dhe kjo mund të ketë lidhje, sigurisht, edhe me zgjedhjet në Serbi".

Ditë më parë ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O'Connell, kanë siguruar serbët e Kosovës se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet gjatë këtij viti, por për ta bërë këtë, ata kanë sugjeruar që përfaqësuesit e komunitetit serb duhet të jenë në institucionet e Kosovës. (REL)

The post Lista Serbe kushtëzon kthimin në kuvend me Asociacion appeared first on INSAJDERI.

TEB Bank krenohet me idenë e kopjuar që “befasoi” futbollistët e Kosovës

Posted: 24 Mar 2017 07:26 AM PDT

Një video në të cilën shihet sesi i është përgaditur një befasi ekipit të kombëtares së Kosovës në futboll, ka bërë tashmë xhiron nëpër internet duke u vlerësuar për origjinalitetin por në fakt, e gjithë befasia e organizuar nga sponsori kryesor i kombëtares është e vjedhur.

TEB Banka, si sponsor zyrtar i kombëtares së Kosovës në futboll i ka organizuar një befasi lojëtarëve të cilët i kanë dërguar për të dëgjuar një koncert me muzikë klasike.

Pasi përfundohet luajtja e një vepre klasike dhe futbollistët shihen të jenë të mërzitur nga koncerti, fillon të luhet një pjesë e vogël muzikore nga kënga "Besa Besë".

Në një moment një nga personat në audiencë qohet në këmbë dhe fillon të këndoj, "besa besë, besën ta kam dhënë" i ndjekur nga të tjerë anëtarë të fansave "Dardanët"të cilët në fund qohen në këmbë duke brohoritur për ekipin e Kosovës me shallët e ekipit.

Por në fakt krejt ky skenar është i kopjuar nga një tjetër befasi që i është bërë një ekipi i basketbollit në Turqi "Anadolu Efes"një nga ekipet më të sukseshme në Turqi në vitin 2013.

I vetmi dallim është se në befasinë e organizuar nga birra Efes si sponsor zyrtar i klubit turk dhe befasisë së organizuara nga banka turke për kombëtaren kosovare është angazhimi profesional dhe logjistik për realizimin e saj.

Efes ka përdorur një kamera të fshehur dhe ka angazhuar 540 persona si statistë. Bashkë me ekipin tjetër dhe orkestrën numri i personave të angazhuar në këtë befasi arrin në 750 persona.

TEB Bank krenohet me idenë e kopjuar që "befasoi" futbollistët e Kosovës

E banka TEB, si ka shkruar vet në faqen e saj, kanë angazhuar 300 persona.

Organizimet për këtë ide të  kopjuar sipas TEB Bankës, kanë marrë rreth një muaj kohë, ndërsa në të janë angazhuar tifoz të vërtetë, muzicient e kengëtar profesionist, njerëz të profileve të ndryshme dhe staf i Bankës./Insajderi.com

The post TEB Bank krenohet me idenë e kopjuar që "befasoi" futbollistët e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Serbia i kthen përgjigje Gjykatës franceze për Haradinajn

Posted: 24 Mar 2017 07:18 AM PDT

 

Ministria e Drejtësisë ka kthyer sot përgjigjet Gjykatën franceze të Colmarit, për pyjet shtesë ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Gjykata franceze po e shqyrton kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt në Serbi.

Përgjigjet në pyetjet e Gjykatës franceze i ka bërë Prokuroria serbe për krime lufte e cila zhvillon hetime kundër Haradinajt për "krime lufte në Kosovë", shkruan Tanjug.

Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar të këtij viti me fletë arrest të Serbisë.

Haradinaj pritet të dalë para Gjykatës franceze më 6 prill./Insajderi.com

The post Serbia i kthen përgjigje Gjykatës franceze për Haradinajn appeared first on INSAJDERI.

Nehat Mustafa lë MPB, kalon në MTI në vend të Avni Kastratit

Posted: 24 Mar 2017 07:06 AM PDT

Nehat Mustafa do ta lë pozitën e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme për t'u transferuar në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Mustafa, do të jetë zëvendësministër i Tregtisë dhe Industrisë, në vend të zëvendësministrit Avni Kastrati.

Vetë Mustafa e ka konfirmuar për Telegrafin se tashmë ka marrë  vendimin për transferim në Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë.

"Tani sa më erdhi vendimi i transferimit tim në MTI", ka thënë Mustafa.

Kastrati sipas të gjitha gjasave pritët që të dorëhiqet nga ky posti i tij e deri tanishëm.

Kastrati më herët ka qenë kryetar i Komunës së Mitrovicës./Insajderi.com

The post Nehat Mustafa lë MPB, kalon në MTI në vend të Avni Kastratit appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more