Skip to main content

INSAJDERI: ““Kosova është Kosovë” – baneri që u ndalua të shfaqej në “Loro Boriçi”” plus 19 more

INSAJDERI: ““Kosova është Kosovë” – baneri që u ndalua të shfaqej në “Loro Boriçi”” plus 19 more


“Kosova është Kosovë” – baneri që u ndalua të shfaqej në “Loro Boriçi”

Posted: 25 Mar 2017 09:25 AM PDT

"Dardanët janë këtu. Kosova është Kosovë", baneri që do të hapej me këtë mbishkrim në "Loro Boriçi" të Shkodrës, nuk është lejuar të hyjë në stadium.

Policia e Shqipërisë ua kanë ndaluar "Dardanëve" ta fusin në stadiumin në "Loro Boriçi" banerin "Kosova është Kosovë", me pretekstin se është politike.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i tifo grupit "Dardanët", Lulzim Berisha, i cili thotë se kjo nuk ka të bëjë asgjë me politikë, shkruan Express.

"Arsyeja pse nuk na është lejuar baneri në stadium, kinse është politike. Ideja është e thjeshtë. Kosova është Kosovë, ne jemi shtet dhe kemi shpall pavarësinë. Nuk më duket asgjë politike këtu", tha Lulzimi.

"Nuk na është lejuar asnjëherë baner. Ka qenë edhe 24 marsi në shenj falënderim për trupat e NATO-s që kanë filluar bombardimet, gjithashtu nuk është lejuar të hyjë. Kemi pasur gjithë 24 banerat me fanellat e lojtarëve, nëntë prej tyre na i kanë humbur", shtoi ai.

"Nuk e di dhe nuk dua ta mendoj kush ka qenë arsyeja e motivi me i njollos këto koreografi, por nuk ka qenë arsye politike", shtoi më tej Lulzimi.

The post “Kosova është Kosovë” – baneri që u ndalua të shfaqej në “Loro Boriçi” appeared first on INSAJDERI.

Finnbogason: Ishte stresuese ndeshja ndaj Kosovës

Posted: 25 Mar 2017 09:22 AM PDT

Sulmuesi i Islandës, i cili paraqitet në radhët e klubit gjerman Augsburg, Alfred Finnbogason du detyrua ta shihte nga televizioni ndeshjen e përfaqësueses së tij ndaj Islandës.

Finnbogason ishte i penalizuar nga një dëmtim që i mohoi atij paraqitjen në këtë ndeshje. Mirëpo, sulmuesi i Augsburgut deklaroi se ta shihte ndeshjen e Islandës ndaj Kosovës ishte stresuese.

Sipas tij, niveli i vështirësisë së kësaj ndeshje për përfaqësuesen islandeze ishte i lartë dhe për këtë ai tha se “ndeshja ishte stresuese”.

“Unë e kam parë ndeshjen. Ajo ishte shumë stresuese, por ishte një nga ato ndeshje që pritej të ishte e vështirë”, deklaroi Finnbogason për mediumin islandez Fotbolti.net.

“Ishte shumë e rëndësishme që t’i merrnim tre pikë”, deklaroi sulmuesi islandez në lidhje me fitoren 2-1 të Islandës në Shkodër, njofton Insajderi.

Islanda do të luajë me Kroacinë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve të Botërorit “Rusia 2018”. /Insajderi.com

The post Finnbogason: Ishte stresuese ndeshja ndaj Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Goli që Nuhiu e realizoi pas 395 ditësh

Posted: 25 Mar 2017 09:08 AM PDT

Më 23 shkurt të vitit 2016 në ndeshjen Sheffield Wednesday – Queens Park Rangers në "Championship" – kategoria e dytë e futbollit anglez – kishte shënuar gol. E prej asaj kohe, 395 ditë më vonë Atdhe Nuhiu e rigjeti rrugën drejt rrjetës.

Kësaj radhe në debutimin e tij me përfaqësuesen e Kosovës. Të premten e 25 marsit, më shumë se një vit më vone, sulmuesi shtatlartë i Sheffield Werdnesday e shfrytëzoi më së miri një harkim nga Herolind Shala, duke shënuar me kokë golin e parë të tij pas kaq shumë kohësh.

Ai realizoi në minutën e 53′ të pjesës së dytë të ndeshjes, për ta ngushtuar rezultatin e ndeshjes Kosovë – Islandë, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusia 2018”. Kosova, megjithatë nuk arriti të shënoi më, dhe e humbi ndeshjen 1 me 2.

Nuhiu, familja e të cilit është me origjinë nga Presheva, ka lindur në Prishtinë mirëpo si i vogël ka emigruar me familjen në Austri, shkruan Insajderi.

Sulmuesi nuk po kalon në një formë të mirë këtë edicion me skuadrën e tij, Sheffield Wednesday. Ai ka zhvilluar vetëm 16 ndeshje në ligë këtë edicion – 2016/17 – me skuadrën që udhëhiqet nga trajneri Carlos Carvalhal, dhe nuk ka shënuar asnjë gol.

Edhe hapësirat në skuadër janë shumë më të pakta këtë edicion për sulmuesin shtatlartë të Kosovës, pasi skuadra e Wednesday ka transferuar gjatë afatit kalimtar të janarit nga Middlesbrough, sulmuesin anglez Jordan Rhodes.

Nuhiu në karrierën e tij ka luajtur në Austri me SV Ried dhe Rapid Wienën. Në Turqi me Ekisehirsporin dhe në Angli me Sheffield Wednesday – prej tre edicionesh. /Insajderi.com

Afrimi i Bunjakit për sulmin që nuk ka shënuar gol prej një viti

Goli që Nuhiu e realizoi pas 395 ditësh

 

The post Goli që Nuhiu e realizoi pas 395 ditësh appeared first on INSAJDERI.

PDK e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme

Posted: 25 Mar 2017 08:59 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar një deklaratë politike në Konventën e tetë zgjedhore të saj, përmes së cilës kanë rikonfirmuar qëndrimin se janë të gatshëm për zgjedhje parlamentare, kurdo që ato mbahen.

“PDK është e përgatitur për zgjedhjet lokale dhe në bashkëpunim e koordinim të plotë me degët do të nominojë kandidatët më të mirë dhe më profesionalë, të cilët do të dalin fitues në shumicën e komunave të Kosovës".

"PDK është e gatshme për zgjedhjet parlamentare, qoftë në afatin e rregullt, por edhe më herët, nëse për këtë ka dakordim nga i gjithë spektri politik”, thuhet në pikat 5 dhe 6 të deklaratës.

The post PDK e gatshme për zgjedhje të jashtëzakonshme appeared first on INSAJDERI.

Ish-drejtori i CIA-s thotë se stafi i Trump e ka diskutuar ekstradimin e Gylenit

Posted: 25 Mar 2017 08:52 AM PDT

Stafi i fushatës së Donald Trump-it ka diskutuar atëherë largimin e Fetullah Gylenit nga Shtetet e Bashkuara.

Pretendimin e ngre ish-drejtori i CIA-s në 1995-sen, James Woolsey, i cili tha për "Wall Street Journal" se ka qenë i pranishëm në takimin ku ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Michael Flynn duket se ka diskutuar dëbimin e klerikut mysliman të shumëkërkuar nga Turqia.

Ankaraja e akuzon Gylenin, dikur njeri të afërt e sot armik të përbetuar të presidentit Rexhep Tajip Erdoganin për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik.

Në intervistë, Woolsey rrëfen për "Wall Street Journal" se ishte i pranishëm në bisedimet mbi metodat e largimit të Gylenit përtej procesit ligjor të ekstradimit.

Takimi, nga sa shpjegon ai, ka ndodhur në muajin shtator në një hotel të Nju Jorkut. Të pranishëm, sipas ish-kreut të CIA-s, kanë qenë Flynn, dhëndri i Erdoganit dhe ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

Woolsey, asokohe këshilltar i fushatës të miliarderit, shton se mund të mos i ketë dëgjuar të gjitha ç'janë thënë në atë takim, sepse mbërriti me vonesë, por këmbëngul se pati debate serioze mbi mënyrën sesi të dërgohej Gyleni nga SHBA-ja në Turqi.

Një zëdhënës i Flynn-it, ndërkohë e hedh poshtë një variant të tillë të ngjarjeve, e thotë se gjenerali nuk ka diskutuar mbi asnjë veprim ilegal, dëbim fizik jo-legjitim apo aktivitete të tjera të kësaj natyre.

Fetullah Gylen jeton në Shtetet e Bashkuara prej gati dy dekadash. Prania e tij është kthyer në shkak madhor fërkimesh mes Uashingtonit dhe Ankarasë që insiston në ekstradimin e klerikut, edhe pse ai mohon çdo përfshirje në tentativën për grusht shteti.

The post Ish-drejtori i CIA-s thotë se stafi i Trump e ka diskutuar ekstradimin e Gylenit appeared first on INSAJDERI.

PDK kërkon që diaspora t`i ketë tri ulëse në Parlament

Posted: 25 Mar 2017 08:44 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë konventës së mbajtur sot ka kërkuar tre vende për diasporën në Parlamentin e Kosovës.

"Pas një debati të gjerë, anëtarët e Konventës miratuan plotësimin dhe ndryshimin e statutit. Në vazhdim u lexua dhe aprovua deklarata politike, duke inkorpuruar në të edhe propozimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që në atë deklaratë të fuqizohet roli i diasporës, duke qenë e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga tre deputetë të diasporës", thuhet në deklaratën e PDK'së.

Mirëpo, kjo parti s'ka treguar se si do të zbatohet kjo ide pasi kërkon ndryshime kushtetuese. Aktualisht, asnjë deputet s'është paraparë të shkojë drejtpërdrejt në Parlament nga diaspora përpos deputetët e pakicave që i kanë vendet e rezervuara.

The post PDK kërkon që diaspora t`i ketë tri ulëse në Parlament appeared first on INSAJDERI.

De Biasi thumbon Xhakën: Mund të bëjmë edhe pa të

Posted: 25 Mar 2017 08:41 AM PDT

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Gianni De Biasi, ka konfirmuar në një konferencë për shtyp të mbajtur sot në Durrës se nuk e ka menduar largimin nga kombëtarja, derisa ka mbetur i zhgënjyer me tifozët shqiptarë në Palermo.

Duke folur për çështjen Xhaka, trajneri bëri të ditur se nuk kishte asnjë përplasje me të apo ultimatum për mospraninë në Kombëtare por saktësoi që Xhaka duhej të tregonte në fushë se meritonte të luante. "Mund të bëjmë edhe pa të", tha trajneri i kombëtares.

"Mendoj se kemi bërë një ndeshje taktikisht shumë të mirë, skuadra u paraqit mirë, surprizoi kundërshtarët në fillim, Mungonte finalizimi në momentet e rëndësishme se kur arrin para portës duhet të gjuash për të shënuar. Në fazën mbrojtëse me tre lojtarë është interpretuar mirë, ndonëse kishim 2 nga 3 lojtarët që nuk luajnë rregullisht në Serinë A në Itali", ka thënë De Biasi, përcjell Panorama.al.

"Ishte ndeshje me ndonjë vështirësi në fillim, me luhatje, por mendoj se në 90 minuta ishin prova të mira ato të Veselit dhe Ajetit, dy lojtarë te të cilët kam besim të madh se janë shumë të rinj dhe që kanë mundësi të rriten më shumë", ka shtuar ai.

"Jam shumë i kënaqur me mbrojtësin tjetër të 'shpikur', Kukelin, një lojtar që bëri një ndeshje me shumë cilësi, me inteligjencë të jashtëzakonshme. Mirë ishin si Basha ashtu edhe Memushaj, edhe krahët, nga një krah Agolli dhe tjetri Hysaj. Bënë një ndeshje të mirë. Mendoj se në kompleksitet bëmë një ndeshje të mirë. Mirë edhe Roshi, Cikalleshi, apo edhe sakrifica e Lilës".

The post De Biasi thumbon Xhakën: Mund të bëjmë edhe pa të appeared first on INSAJDERI.

Bebe Rexha në kopertinën e revistës amerikane

Posted: 25 Mar 2017 08:34 AM PDT

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha tashmë ka dëshmuar se është një artiste që çdo ditë e më shumë do të arrijë sukses. Falë suksesit të saj në muzikë, ajo tashmë është bërë edhe pjesë e revistave të famshme botërore.

Këngëtarja së fundmi ka zënë ballinën e revistës amerikane "LeFair". Një gjë të tillë e konfirmoi vetë Rexha e cila postoi kopertinën në rrjetin e saj social Instagram.

"F.F.F" është kënga e fundit që Bebe Rexha e solli në bashkëpunim me reperin G-Eazy.

The post Bebe Rexha në kopertinën e revistës amerikane appeared first on INSAJDERI.

Kosova vitin e kaluar ka lëshuar 924 viza për shtetasit e huaj

Posted: 25 Mar 2017 08:24 AM PDT

Autoritetet e Republikës së Kosovës nga janari 2016 deri në fund të këtij viti, kanë lëshuar 924 viza për shtetasit e huaj, që dëshirojnë të vizitojnë Kosovën.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, e që kjo ministri ka treguar edhe numrin e përgjithshëm të të huajve që kanë kërkuar viza për këtë vit.

Ata thonë se që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani kanë kërkuar gjithsej 169 persona të huaj, vizë për në Kosovë, shkruan Gazeta Monitor.

MPB po ashtu ka bërë të ditur se në aplikimin e vizave përfshihen: dëshmia për qëllimin e qëndrimit në Republikën e Kosovës, rezervimi i itinerarit të udhëtimit, mjetet financiare të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të qëndrimit, sigurimin shëndetësor me mbulesë minimale prej 30 mijë eurosh dhe raportin e xhirollogarisë bankare për gjashtë muajt e fundit.

Vizat kryesisht refuzohen shkaku i qëllimit të vizitave të shtetasve të huaj apo edhe për shkak të gabimeve në plotësimin e dokumentacionit.

Arsyet për të cilat deri tani më së shumti janë dhënë viza për shtetasit e huaj janë turistike, vizita zyrtare dhe vizita të thjeshta miqësie.

MPB në anën tjetër ka bërë të ditur nga të dhënat zyrtar, se Kosova nuk përmban regjim vizash me asnjë shtet të BE-së.

Ndryshe, Kosova është vendi i vetëm në mesin e 50 milionë qytetarëve në regjionin e Ballkanit Perëndimor ndaj të cilit Bashkimi Evropian aplikon regjimin e vizave.

The post Kosova vitin e kaluar ka lëshuar 924 viza për shtetasit e huaj appeared first on INSAJDERI.

“Dardanët” të pakënaqur me trajtimin në Shkodër, u kërkojnë institucioneve stadium

Posted: 25 Mar 2017 08:08 AM PDT

Përmes një reagimi në rrjete sociale, tifozët e kosovarë 'Dardanët', i kanë kërkuar shtetit t'ua ndërtojë më në fund një stadium ku mund të ndjekin Përfaqësuesen, pasi të premten në Shkodër nuk ua lejuan as të shfaqnin banderolën që vetëm e pohon ekzistencën e shtetit të Kosovës.

"Dje, kundër Islandës Policia e Shqipërisë nuk u tregua korrekte me ne nuk kishte asgjë që bie ndesh me ligjet e FIFA/UEFA. Në koreografi shkruhej që KOSOVA është KOSOVË dhe nuk na u lejua ta fusim brenda", thuhet në reagimin zyrtar të këtij grupi të tifozëve.

kërkesa e Dardanëve erdhi një ditë pas lojës Kosovë-Islandë e cila përfundoi me rezultat 1:2.

 

 

The post “Dardanët” të pakënaqur me trajtimin në Shkodër, u kërkojnë institucioneve stadium appeared first on INSAJDERI.

Rruga e BE-së pas Brexit

Posted: 25 Mar 2017 08:03 AM PDT

Samiti i 60-vjetorit të Traktatit të Romës është më shumë sesa thjesht kremtim paqeje dhe uniteti. Ai përbën një moment kyç për bllokun dhe mënyrën si do ta përvijojë Bashkimi Europian rrugëtimin e tij pas Brexit-it.

Në krye të axhendës qëndron propozimi i Europës së disa shpejtësive, i përshëndetur nga vendet më të fuqishme, por një arsye për të shqetësuar anëtarët lindorë dhe qendrorë të unionit.

Këta të fundit druhen se nisma do t'i zhvendosë në plan të dytë. Angela Merkel ishte ndër të paret liderë që hodhën idenë e një Europe të tillë në samitin e shkurtit në Valeta dhe nuk vonoi shumë që ajo të merrte përkrahjen e shumë të tjerëve.

Sipas këtij propozimi, vendet e bllokut do të jenë në gjendje të bashkëpunojnë mbi nisma të ndryshme nëse zgjedhin vetë ta bëjnë një gjë të tillë. Po qe se e konsiderojnë nismën në fjalë praktikisht, apo ideologjikisht të papërshtatshme, askush nuk do t'i detyrojë të bëhen pjesë e saj.

Lindorët nuk e shohin kështu. Jaroslaë Kaczynski, kreu i partisë për Ligj dhe Drejtësi të Polonisë së shndërruar këto kohë në fëmijën problematik të BE-së, paralajmëron se një lëvizje e tillë ka për ta shkatërruar bllokun. Madje ka dhe raporte që tregojnë se Varshava mund t'i vërë veton propozimin. Shprehja "shpejtësi të ndryshme" Polonisë i kujton hendekun ekzistues të zhvillimit ekonomik e demokratik mes vendeve anëtare.

Bullgaria, Rumania dhe Kroacia gjithashtu druhen se po të zgjedhin ekonomitë perëndimore europiane rrugën e vet të integrimit, vendet më pak të zhvilluara do të mbeten të "dorës së dytë" në procesin e politikbërjes së bllokut.

The post Rruga e BE-së pas Brexit appeared first on INSAJDERI.

Kosova U-21 debuton me humbje ndaj Irlandës [video]

Posted: 25 Mar 2017 08:00 AM PDT

Kosova U-21 nuk ka arritur të dalë me rezultat pozitiv nga stadiumi “Tallaght” i Dublinit, pasi u mposht me rezultat 1-0 nga Republika e Irlandës U-21.

Në debutimin e tyre në ndeshje zyrtare, djemtë kosovarë të përfaqësueses U-21 zhvilluan një ndeshje të mirë. Edhe pse luajti si mysafire, Kosova pati më shumë gjuajtje në portë se sa Irlanda.

Kosova gjuajti katër herë në drejtim të portës së portierit së të rinjve të Manchester United, Kieran O’Hara.

Megjithatë, ishte Irlanda e cila me vetëm dy goditje në portë, arriti që njëherë të realizonte. Ishte sulmuesi i Irlandës Olamide Shodibo i cili shënoi golin e fitors në minutën e 56′ të takimit, raporton Insajderi.

Me këtë humbje Kosova zë vendin e fundit Grupin e 5-të të kualifikueseve për Kampionatin Evropian të vitit 2019.

Kosova është në grup edhe me Gjermaninë, Izraelin, Norvegjinë dhe Azerbajxhanin. /Insajderi.com

Goli i shënuar i Republikës së Irlandës mund të shikohet në këtë link:

The post Kosova U-21 debuton me humbje ndaj Irlandës [video] appeared first on INSAJDERI.

Mustafa thotë se s`ka ushtri pa pajtim me Amerikën e NATO-n

Posted: 25 Mar 2017 07:59 AM PDT

Kryeministri i Kosovës dhe lideri i LDK-së, duke folur për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri, tha se themelimi i saj duhet të bëhet, por duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Kryeministri këto deklarata i ka bërë në Prizren, ku u shënua 27 vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërkohë që sot gjatë ditës kryetari i partnerit të koalicionit Kadri veseli deklaroi se ushtria do të bëhet dhe për këtë duhet të shuhen dilemat, duke iu referuar zyrtarëve të LDK-së.

"Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës"tha Veseli.

Gjithashtu Mustafa ka përmendur edhe koalicionin me Partinë Demokratike të Kosovës, për të cilin tha se edhe përkundër këtij fakti Kosova është qeverisur mirë dhe se kjo qeveri është duke e zhvilluar vendin.

Mustafa duke folur për Demarkacionin, tha se marrëveshja po shtyhet për qëllime politike – që më pas dikush ta votojë të njëjtën marrëveshje dhe t'i marrë meritat.

The post Mustafa thotë se s`ka ushtri pa pajtim me Amerikën e NATO-n appeared first on INSAJDERI.

Hahn thotë se BE nuk ka të ardhme pa Ballkanin

Posted: 25 Mar 2017 07:36 AM PDT

Komisionari i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin.

"Europa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë", ka thënë Hahan.

Në profilin e tij në Tëitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare.

"Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet", ka thënë më tej Hahn.

The post Hahn thotë se BE nuk ka të ardhme pa Ballkanin appeared first on INSAJDERI.

Twitter eksploron abonimin me pagesë për përdoruesit e avancuar

Posted: 25 Mar 2017 07:26 AM PDT

Rrjeti social Twitter do të ndërtojë një version premium të Tweetdeck për profesionistët tha kompania ditën e Enjte duke ngritur dyshimet rreth një tarife të mundshme për përdorimin e platformës.

Ashtu si shumica e kompanive të medias sociale, Twitter që nga themelimi 11 vite më parë ka investuar në ndërtimin e një baze të madhe përdoruesish. Muajin e fundit raportoi 319 milion përdorues aktivë në muaj.

Po ndryshe nga Facebook, Twitter ka dështuar me tërheqjen e reklamuesve të rinj pavarësisht popullaritetit në rritje falë Donald Trump.

Megjithatë rrjeti social sheh mundësi në Tweetdeck, një ndërfaqe e cila ndihmon përdoruesit të navigojnë më mirë në Twitter. Sipas drejtuesve të kompanisë, Twitter po kryen një anketë për të parë interesin ndaj versionit të ri të Tweetdeck prej të cilit do të gjenerojë edhe të ardhura.

Ky version i ri do të përmbajë më shumë mjetet dhe opsione për reklamuesit, gazetarët dhe profesionistët të cilët duan të jenë në kontakt me atë që po ndodh rreth tyre por dhe mbarë botën.

Eksperienca e këtij versioni do të jetë pa reklama. Të tjera kompani siç është rasti i Linkedin, ofrojnë abonime për shërbime më të avancuara. Në tre mujorin e katërt të 2016-ës, Twitter publikoi rritjen më të ngadaltë të të ardhurave prej katër vitesh.

The post Twitter eksploron abonimin me pagesë për përdoruesit e avancuar appeared first on INSAJDERI.

Lirohen shumica e të dyshuarve lidhur me sulmin në Londër

Posted: 25 Mar 2017 07:25 AM PDT

Policia britanike thotë se i ka liruar 6 prej 10 personave, që mbaheshin në hetime lidhur me sulmin vdekjeprurës terrorist afër Parlamentit të Britanisë ditën e mërkurë dhe ka njoftuar se emri i lindjes i sulmuesit ishte Adrian Russell Ajao, dhe ai ishte konvertuar në mysliman me emrin, Khalid Masood.

Aktualisht në paraburgim mbeten 4 vetë, derisa autoritetet po punojnë të zbulojnë se në ç'mënyrë Masood ishte radikalizuar para se të ndërmerrte sulm. Ai ishte vrarë nga policia gjatë sulmit.

Autoritetet thanë se Masood, i cili ka histori të dhunës, mendohet se sulmin në Westminster e ka ndërmarrë vetë, por nuk është përjashtuar mundësia që edhe persona të tjerë ishin të përfshirë.

Të 6 personat e liruar mbrëmë, dy femra dhe katër meshkuj, ishin arrestuar në qytetin Birmingem në Angli, ku jetonte sulmuesi Masood. Ata ishin arrestuar nën dyshimin se kanë përgatitur akte terroriste.(rel).

The post Lirohen shumica e të dyshuarve lidhur me sulmin në Londër appeared first on INSAJDERI.

Mbyllet pjesa e parë: Kosova dinjitoze ndaj Irlandës [foto]

Posted: 25 Mar 2017 07:09 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës U-21 po bën paraqitje dinjitoze në debutimin e saj në kualifikueset për Kampionatin Evropian, derisa është duke barazuar me rezultat 0-0 ndaj Republikës së Irlandës.

Të rinjtë e Kosovës janë dominuar nga vendasit irlandezë mirëpo kanë arritur që ta mbajnë të paprekur portën e Visar Bekajt.

Kjo është ndeshja e parë zyrtare e përfaqësueses së Kosovës U-21. Një rezultat pozitiv si mysafir i Irlandës do të ishte i mirëpritur për kosovarët. /Insajderi.com

The post Mbyllet pjesa e parë: Kosova dinjitoze ndaj Irlandës [foto] appeared first on INSAJDERI.

Xhaka e Abrashi “arratisen”, mungojnë kundër Bosnjës

Posted: 25 Mar 2017 07:01 AM PDT

Kombëtarja shqiptare është kthyer në  vend pa Taulant Xhakën dhe Amir Abrashin që do të thotë se ata nuk do të jenë të pranishëm në miqësoren me Bosnjen.

Këta dy futbollistë ishin mungesa e madhe  e Kombëtares sonë në ndeshjen me Italinë, gjë që duket se nuk është pritur mirë sidomos nga Xhaka, i cili mendohet se është përfshirë në polemika me trajnerin De Biasi, njofton Top Channel.

Përsa i përket Abrashit, ky i fundit duket se ka pasur vërtet probleme fizike dhe për këtë arsye, stafi teknik i Kombëtares ka preferuar të mos rrezikojë dhe ta lërë atë të lirë për t’u kthyer në klubin e tij dhe për të nisur procesin e riaftësimit.

The post Xhaka e Abrashi "arratisen", mungojnë kundër Bosnjës appeared first on INSAJDERI.

AGK reagon për sjelljen e Lladrovcit ndaj gazetares së Klan Kosovës

Posted: 25 Mar 2017 06:50 AM PDT

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar gjuhën e përdorur ndaj medieve nga ana e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci gjatë një aktiviteti në Drenas me datë 23, dhe sjelljen e tij ndaj gazetares së Klan Kosovës Arbresha Fazliu.

Lladrovci i kishte quajtur "dreq" gazetaren kur ajo e pyeti për punësimin e dikujt që Lladrovci i tha zëvendësministrit Gani Kocit "të kryer e ki, kam dashtë ta bëj edhe drejtoresh, por nuk munda", të cilën deklaratë e dëgjoi gazetarja.

 

Në reagimin e AGK-së thuhet se me shqetësim e kanë pritur njoftimin  nga gazetarja Fazliu, e cila veprimin e Lladrovcit e cilëson të papranueshëm dhe ofendues për të.

"Njëherësh ne kërkojmë nga kryetari i komunës së Drenasit që t'i kërkojë falje koleges Fazliu për veprimin e tij. Lladrovci si zyrtar i lartë duhet që të jetë shembull për sjellje në raport me gazetarët si dhe qytetarët në përgjithësi", thuhet në reagimin e AGK-së. /Insajderi.com

AGK reagon për sjelljen e Lladrovcit ndaj gazetares së Klan Kosovës

The post AGK reagon për sjelljen e Lladrovcit ndaj gazetares së Klan Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Hoti: Vitin e kaluar u punësuan mbi 22 mijë persona

Posted: 25 Mar 2017 06:24 AM PDT

Ministri i Financave, Avdulla Hoti, ka thënë se gjatë vitit 2016, ka pasur 22.294 të punësuar të ri, "që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional."

Në një postim në Facebook, Ministri Hoti ka thënë se kjo shifër është trefish më e lartë se në vitin 2014, kur sipas tij, ka pasur të punësuar rreth 7500 persona.

Javë më parë, kryeministri Mustafa kishte thënë se gjatë vitit 2015 dhe 2016 në Kosovë janë punësuar rreth 40 mijë njerëz.

Ai gjatë fushatës elektorale kishte premtuar se gjatë mandatit të tij si kryeministër do të punësohen 120 mijë persona./Insajderi.com

The post Hoti: Vitin e kaluar u punësuan mbi 22 mijë persona appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more