Skip to main content

INSAJDERI: “Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit” plus 19 more

INSAJDERI: “Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit” plus 19 more


Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit

Posted: 26 Mar 2017 10:20 AM PDT

Irani thotë se ka imponuar sanksione kundër 15 kompanive amerikane për shkak të dyshimeve se e mbështesin Izraelin dhe "aksionet e tij terroriste", ka raportuar sot agjencia shtetërore e lajmeve, IRNA.

Ky vendim, që në masë të madhe është simbolik, pasi firmat nuk bëjnë biznes me Iranin, u mor dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara kanë shpallur sanksione kundër grupeve dhe individëve, që i akuzon se bashkëpunojnë me programin e armatimit të Iranit.

Ministria e jashtme e Iranit në kumtesën e saj thotë se kompanive nuk u lejohet çfarëdo marrëveshjeje me firmat iraniane, ndërsa drejtorët e tashëm dhe ata të dikurshëm, nuk do të mund të marrin viza.

Në shënjestër të këtyre sanksioneve janë firmat që furnizojnë armatim dhe pajisje për Izraelin, "për përdorim kundër palestinezëve"./rel/

The post Iran: Sanksione për 15 kompani amerikane për shkak të Izraelit appeared first on INSAJDERI.

“Skifterat” akuzojnë liderin e “Dardanëve”: Je zgjedhur nga LDK-ja

Posted: 26 Mar 2017 10:20 AM PDT

Grupimi i tifozëve “Skifterat” nga Gjilani kanë akuzuar tifozët zyrtar të përfaqësueses së Kosovës “Dardanët”, se janë të ndikuar nga politika dhe se kanë mashtruar me shitjen e biletave për ndeshjet e Kosovës.

Përmes një kumtese për medie, “Skifterat” kanë thënë se kryetari i tifo-grupit “Dardanët”, Lulzim Berisha është i lidhur me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sipas tyre, lideri i “Dardanëve” nuk është zgjedhur me votat e anëtarëve të grupit por është zgjedhur “nga një dorë e padukshme”.

“Si është e mundur që një qytetar i thjeshtë, i cili asnjëherë më parë nuk kishte zhvilluar aktivitet tifozerik të futet ne mbledhjen e tifo grupeve nga e gjithë kosova, dhe aq më shumë të zgjidhet kryetar. Kjo e dëshmon faktin, që zgjedhja e kryetarit te "Dardaneve" është bërë nga nje dore e padukshme e cila ka ndikuar ne kete process. Sipas gjitha gjasave, është lidhja e tij e afërt me anëtarë dhe liderë të degëve të LDK-së, siç edhe shihet nëpër postimet e tij nëpër rrjetet sociale”, thuhet në reagimin e “Skifterave”.

Tifozët e Klubit të Futbollit Gjilani kanë shprehur dyshime edhe rreth ndarjes së biletave që Federata e Futbollit të Kosovës kishte vënë në dispozicion për ndeshjet e Kosovës.

“Skifterat”, në reagimin e tyre thonë se asnjë nga anëtarët e tifozerisë “Dardanët” – në të cilin kishin qenë pjesë edhe ata, deri në ditën e djeshme – nuk janë deklaruar nëse kanë marrë biletë falas, nga ato që federata kishte ndarë.

“FFK kishte ndarë për këtë grupim [“Dardanët” v.j] 500 bileta gratis, dhe 500 të tjera më çmim të përgjysmuar, pra 3 euro. Deri tani, asnjë tifozë nuk ka dal të deklarohet se nëse ka blerë ose ka marrë biletë gratis ose 3 euro”, kanë deklaruar “Skifterat”.

Tifo-grupi nga Gjilani ka thënë se nuk do të jetë më pjesë e grupimit “Dardanët”, por do ta mbështesin përfaqësuesen e Kosovës në mënyrë vetanake. /Insajderi.com

 

 

The post “Skifterat” akuzojnë liderin e “Dardanëve”: Je zgjedhur nga LDK-ja appeared first on INSAJDERI.

Jeremiq: Veriu i Kosovës është në duar të bandave kriminale

Posted: 26 Mar 2017 09:54 AM PDT

Kandidati për president të Serbisë, Vuk Jeremiq ka thënë se veriu i Kosovës kontrollohet nga banda kriminale, derisa ka thënë se në atë pjesë të Kosovës nuk funksionin as ligji.

Në një intervistë me agjencinë serbe të lajmeve Beta, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë ka deklaruar se institucionet e serbëve në veri të Kosovës kontrollohen nga bandat kriminale.

"Kjo më së miri ilustrohet me faktin e situatës së sotme në veri të Kosovës, vend pa ligj. Ku institucionet serbe janë krejtësisht të ndotura dhe kontrollin e kanë marrë njësitet paramilitare të bandave kriminale," tha Jeremiq, njofton Insajderi.

I pyetur se si planifikon të mbrojë serbët që jetojnë në Kosovë, Jeremiq tha që do ta bënte përmes angazhimit diplomatik dhe motivimit në mënyra tjera se këto që janë në funksion në Serbi, tek të cilat, sipas tij, serbët e Kosovës nuk janë të interesuar.

Jeremiq gjithashtu ka shtuar se nëse fiton në zgjedhjet presidenciale, nuk do të lejojë që bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës të vazhdojnë në drejtimin që janë duke shkuar. /Insajderi.com

The post Jeremiq: Veriu i Kosovës është në duar të bandave kriminale appeared first on INSAJDERI.

Nga Ujkani te Xhaka, sa shumë “armiq” ka bërë De Biasi

Posted: 26 Mar 2017 09:40 AM PDT

Dikush ka bërë polemika, të tjerë janë larguar për shkak se nuk kanë pasur hapësira, por me një të përbashkët: nuk kanë respektuar zgjedhjen e trajnerit kuqezi.

Në pesë vite drejtim të Kombëtares shqiptare nga Gianni De Biasi, janë jo të paktë lojtarët që kanë pasur mosmarrëveshje dhe për një arsye apo një tjetër nuk janë përfshirë më në skuadër.

Gjithçka nisi nga portieri Samir Ujkani. Ky i fundit luajti titullar ndaj Islandës në humbjen 2-1 në Reikjavik, katër vite më parë, por De Biasi i besoi më pas Etrit Berishës. Nga ky moment, Ujkani zgjodhi të largohej, duke polemizuar me De Biasin. Tashmë portieri është kapiten i Kosovës.

Ujkani

Ndërkohë, një tjetër futbollist që nuk gjeti hapësira në epokën e italianit ishte Kristi Vangjeli. Nga një titullar i padiskutueshëm në mbrojtje, korçari u shpërfill nga De Biazi për shkak të një mosmarrëveshjeje në një prej seancave stërvitore.

Vangjeli

Një çështje që prodhoi polemika ishte edhe ajo e fantazistit Alban Meha. Fillimisht kosovari ishte titullar me De Biasin, por pas lënies në stol, lindi një konflikt dhe trajneri nuk e përtypi faktin që fantazisti i kërkoi llogari për mosaktivizimin. Nuk e grumbulloi më, derisa Meha zgjodhi të largohej te Kosova.

E njëjta gjë edhe me mesfushorin Valdet Rama, i cili gjithashtu zgjodhi Kosovën në momentin që De Biasi i mbylli derën.

Disi më ndryshe qëndron çështja e tre lojtarëve të lënë jashtë Europianit, si Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Milot Rashica. Edhe pse ishin në planet e De Biasit për eliminatoret e Botërorit, vendosën të lënë Shqipërinë për Kosovën.

Ndërsa Ergys Kaçe dhe Shkëlzen Gashi janë çështjet e muajve të fundit, me lojtarët që nuk po grumbullohen. Deklaratat e të parit nuk i kanë pëlqyer trajnerit, ndërsa i dyti po shijon suksesin në Amerikë. /Panorama-sport.com

The post Nga Ujkani te Xhaka, sa shumë "armiq" ka bërë De Biasi appeared first on INSAJDERI.

Serbët dhe rusët theren mes vete, fajin ua hedhin shqiptarëve

Posted: 26 Mar 2017 09:24 AM PDT

Tre tifozë të Spartakut të Moskës janë therur mbrëmë në Beograd pas ndeshjes miqësore ndaj Crvena Zvezdës. Sipas agjencisë ruse TASS, tifozët e rusë janë therur nga mbështetësit e Partizanit, "Grobari".

Dy prej tifozëve janë shtruar në spital dhe njëri ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërsa personit të tretë të lënduar iu dha ndihma mjekësore në vendin  e ngjarjes.

 

Dëshmitarët kanë thënë se një grup tifozësh rusë dhe serbë u përplasën mes tyre teksa marshonin me flamujt e ekipeve të tyre pas ndeshjes së fituar 2-1 nga Crvena. Policia tha se dy ka arrestuar dy të dyshuar.

Por, tifozët rusë thonë se sulmi ndaj tyre është vepër e shqiptarëve dhe jo e serbëve. Vadim, një tifoz i njohur në rrethet e ultrasve moskovitë, nëpërmjet një postimi në "Instagram" ka thënë se ata janë therur nga shqiptarët dhe jo nga tifozët serbë, shkruan "Kurir".

Vadim Instagram

"Dje pas festës tepër të bukur futbollistike në Beograd ndërmjet ekipeve miqësore dhe vëllazërore, Crvena Zvezda dhe Spartak Moska, u sulmuan tre tifozë të ekipit moskovit. Sulmi ndodhi në njërën prej rrugëve më të bukura të kryeqytetit të Serbisë, të Mbretit Milan, që gjendet dhjetë minuta në këmbë nga qendra e qytetit dhe rruga 'Kurora e Gjelbër'. Në atë rrugë është edhe përmendorja e Mbretit rus Nikolla II. Ky sulm është vepër e banditëve shqiptarë. Djem qëndroni! Serbët dhe rusët vëllezër përgjithmonë! Kosova është Serbi", ka shkruar Vadim.

The post Serbët dhe rusët theren mes vete, fajin ua hedhin shqiptarëve appeared first on INSAJDERI.

Ndryshohet linja e trenit që ofendon shtetin e Kosovës

Posted: 26 Mar 2017 09:18 AM PDT

Kompania e trenave në Serbi "Srbija Voz" ka njoftuar se treni, prodhim rus, që kishte tentuar të futej brenda territorit të Kosovës disa muaj më parë, tani do të qarkullojë në zonën Kralevë-Jagodinë-Kralevë.

Kompania ka caktuar edhe orarin e transportit, duke shtuar se udhëtarët do të mund t'i shohin nga afër pikturat brenda trenit. shkruan B92.

Ky tren kishte mbishkrimin 'Kosova është Serbi', dhe më 14 janar të këtij viti iu ndalua hyrja në Kosovë nga autoritetet e Kosovës.

Zyrtarët shtetëror të Kosovës e kishin cilësuar si ofendues ndaj Kosovës atë tren, për shkak të mbishkrimeve që mbante. /Insajderi.com

The post Ndryshohet linja e trenit që ofendon shtetin e Kosovës appeared first on INSAJDERI.

Erdogan: Evropianë, ju jeni fashistë që shkruani thirrje raciste në xhami

Posted: 26 Mar 2017 09:12 AM PDT

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka marrë pjesë sot në një ceremoni për inaugurimin e një sërë veprash në Gaziosmanpasha të Stambollit.

Gjatë fjalimit të mbajtur në këtë ceremoni, Presidenti Erdoğan ka adresuar lëvdata ndaj ushtrisë së Turqisë, duke thënë:

“Kemi një ushtri e cila shkatërron terroristët në mal dhe në qytet. Një ushtri që shkruan histori jashtë kufijve të vendit tonë. Ditën e djeshme u neutralizuan 19 terroristë në Hakkari, ndërsa këtë mëngjes 15 në Erzincan. Këtë popull nuk do të mund ta ndajnë. Ata të cilët mundohen të ndajnë këtë popull do të paguajnë çmimin për këtë”.

Ai ndër të tjera ka shtuar: “Me pastrimin e elementëve të FETO-s pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik, ushtria jonë është bërë më efektive në operacione të suksesshme. Tashmë ushtria jonë, në bashkëpunim me forcat e tjera të sigurisë përfshirë këtu dhe policinë, janë në një koordinim të plotë. Tashmë ushtria jonë nuk është pastruar nga komandantët dhe vullneti politik, por nga njerëz që janë të lidhur me vende dhe hapësira të tjera”, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.

Ndërsa në lidhje me zhvillimin e marshimeve nga ana e organizatave terroriste në vende të ndryshme të Evropës, Presidenti Erdoğan është shprehur: “Organizatat terroriste vendosin fotografinë e Presidentit të vendit tonë dhe afër saj një armë, ndërsa këtë gjë e bëjnë në organizim me partitë e majta në vende të ndryshme të Evropës si, Zvicër, Holandë, Belgjikë dhe Gjermani. Kur ne e ngremë këtë si shqetësim, këta zotërinjtë mërziten. Mos u mërzisni. Na mërzisni ju ne? do të mërziteni”.

“Përpjekjet tona në vend dhe rajon janë për t’iu dalë në ndihmë vëllezërve tanë në Turqi dhe rajon, si dhe për të rritur sigurinë tonë. Dua të flas hapur; Kush thotë se ‘çfarë kërkon Turqia në Siri’, dëshiron të keqen për Turqinë. Kush thotë se ‘çfarë kërkon Turqia në Irak’ dijeni se kërkon të keqen për këtë vend. Kush pyet se ‘përse përziheni për ato që ndodhin në Evropë’ dijeni se ka një armiqësi me popullin tonë. Kam një mesazh për fqinjët tanë, për vendet e Evropës dhe Rusinë. Ne nuk jemi armiku i askujt. Nuk kemi armiqësi me askënd. Krejtësisht e kundërta. Ne kërkojmë që të ndërtojmë marrëdhënie shumë të mira dhe të sinqerta, ekonomike, politike dhe kulturore”.

Ndërsa më pas Presidenti Erdoğan shtoi: “Do ti thuash Presidentit të Turqisë ‘diktator’ dhe kur ne themi ‘fashist’ këta zotërinjtë shqetësohen. Kur ne themi ‘nazist’ shqetësohen. Dua të flas me fakte. A nuk jeni ju që shkruani në muret e xhamive thirrje raciste dhe vendosni kryqin e thyer? A keni bërë gjë kundër tyre? A nuk jeni ju që dogjët dhe shembët xhamitë? A mund ta lëmë mënjanë ne fatkeqësinë e Solingen-it? A mund të lëmë mënjanë çështjen e NSU-së? Ende nuk e keni zgjedhur. Ende e mbani të varur. Ju jeni fashistë, fashistë”.

The post Erdogan: Evropianë, ju jeni fashistë që shkruani thirrje raciste në xhami appeared first on INSAJDERI.

Veseli kritikon politikanët që “nuk po e dëgjojnë popullin”

Posted: 26 Mar 2017 08:59 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë në konventën e tetë të kësaj partie se politikanët ju  shkaktuar probleme qytetarëve dhe kjo sjellje duhet ndryshuar një herë e përgjithmonë.

Ai ka thënë se për një javë, prej kur ka nisur turin e tij të dëgjimit ka parë hendekun e thellë në mes asaj çka duan qytetarët dhe çka bëjnë politikanët.

"Ky hendek është krijuar sepse politikanët kanë ndalë së dëgjuari popullin. Korrupsioni është i patolerueshëm", ka thënë Veseli.

Kryetari i PDK-së ka thënë se ai dëshiron që ta bëjë Kosovën një vend ku plotësohen ëndrrat e gjithsecilit.

"Kam një mesazh për të rinjtë, Kosova është vendi juaj dhe të ngriheni. Ëndrrat e juaja janë ëndrra për të ardhmen e shtetit tonë. Unë do të jem çdoherë dhe çdokund përkrah jush PDK është e juaja si gjithë Kosova", ka thënë Veseli. /Insajderi.com

The post Veseli kritikon politikanët që “nuk po e dëgjojnë popullin” appeared first on INSAJDERI.

Çdo ditë dorëzohen nga 20 armë dhe municione në Shqipëri

Posted: 26 Mar 2017 08:55 AM PDT

Më shumë se 1200 armë dhe mbi 300 mijë municione janë mbledhur nga Policia e Shtetit deri më tani, falë dorëzimit vullnetar që po vijon në gjithë vendin.

Albert Dervishaj, shef i rendit në Policinë e Shtetit, thotë: "Kur nisi procesi, kishte mjaft skeptikë, të cilët mendonin se do të grumbulloheshin shumë pak armë. Procesi nisi me dorëzimin e 4-5 armëve në ditë, ndërsa sot dorëzohen mbi 20 armë dhe mijëra municione në ditë".

Por, ashtu si ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri edhe uniformat blu mbështesin shtyrjen e amnistisë deri në fund të vitit dhe jo deri më 30 prill, që është në fuqi aktualisht, shkruan Top-channel.

"Mendoj se shtyrja e periudhës do t'i shërbente procesit dhe do na jepte mundësi që me heqjen e armëve ilegale të rritet edhe siguria publike", u shpreh Dervishaj.

Në ditët e fundit të detyrës, Saimir Tahiri tha se do t'i propozojë Parlamentit shtyrjen e amnistisë deri në muajin dhjetor, por ende nuk dihet nëse kanë nisur procedurat.

The post Çdo ditë dorëzohen nga 20 armë dhe municione në Shqipëri appeared first on INSAJDERI.

Pas kritikave, RTK-ja thekson se transmetimi i konventës është sponzorizuar

Posted: 26 Mar 2017 08:36 AM PDT

Radio Televizioni i Kosovës (RTK), i cili është duke transmetuar në dy kanale të saj – atë RTK 1 dhe RTK3 – Konventën e Nëntë të Partisë Demokratike të Kosovës, ka cekur se ky transmetim është i sponsorizuar.

Konventa e PDK-së e cila ka filluar rreth një orë më parë, është transmetuar që nga fillimi prej Transmetuesit Publik të Kosovës.

Por, vetëm pas raportimit të Gazetës Online Insajderi se “RTK-ja bllokon sërish RTK-në” duke transmetuar konventën e kësaj partie në dy kanalet e saj, televizioni shtetëror ka reaguar duke e cilësuar “të sponsorizuar” këtë transmetim.

RTK ka theksuar përmes një njoftimi në ekranin televiziv se PDK-ja ka paguar televizionin shtetëror për transmetimin e konventës partiake. /Insajderi.com

The post Pas kritikave, RTK-ja thekson se transmetimi i konventës është sponzorizuar appeared first on INSAJDERI.

Xhaka: De Biasi po gënjen, ja pse u largova nga kombëtarja

Posted: 26 Mar 2017 08:25 AM PDT

Futbollisti i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka ka zbuluar gjithçka rreh largimit nga kombëtarja dhe mosmarrëveshjeve me trajnerin Gianni De Biasi

Xhaka ka zbuluar se është larguar nga Kombëtarja pasi është i pakënaqur me trajnerin italian, Gianni de Biasi.

Pas ndeshjes me Italinë, ku nuk luajti asnjë minutë, Xhaka vendosi të rikthehet në shtëpi pa lejen e trajnerit. Kurse, pas kthimit në Tiranë, De Biasi gënjeu duke thënë se Xhaka u largua për shkak të lëndimit.

"Jam shumë i zhgënjyer me deklaratat e trajnerit të Kombëtares që nuk e thotë të vërtetën. Unë Taulant Xhaka do ta them të vërtetën se jam plotësisht i zhgënjyer kur trajneri De Biasi thotë se ika në Basel për shkak të problemeve me lëndimet. Unë ju garantoj se asnjë problem nuk e kam, por problemi është direkt me trajnerin De Biasi, i cili më ka bërë të padrejtë pas asnjë arsyeje", ka deklaruar Xhaka për Express.

"Kam qenë një lojtar titullar në Kombëtaren time dhe me mish e me shpirt kam luajtur për flamurin dhe atdheun tim, dhe deklarata e De Biasit se më ka mbrojtur tregon se ai nuk e thotë të vërtetën, por i lakon gjerat", ka shtuar Taulanti.

Xhaka ka treguar se pas humbjes nga Italia ka kërkuar që të flas me trajnerin De Biasi dhe të sqarohet përse nuk po aktivizohet. Por, sipas anëtarit të Baselit është injoruar keq nga Italiani, shkruan Express.

"Unë kam kërkua nga trajneri që të bisedon me mua dhe të më jep arsyen pse unë nuk jam titullar, por ai me ironi nuk me tregon asnjë arsye. Por, as që dëshiron të dëgjoj për mendimin tim, unë nuk lozi sot, por jam qe një kohë të gjet profesionist dhe unë i respektoj mendimin e trajnerit, por ne këtë rast ai nuk më ka mbrojtur", thotë Taulanti.

"Mënyrën dhe sjelljen e trajnerit nuk e kuptoj kurrë dhe mua me dhimbset Shqipëria dhe populli im, kurse trajnerit i dhimbsen lekët. Juve fansave kuqe e zi dhe tërë Shqipërisë ju them se ka padrejtësi deri fund", përfundon ai.

The post Xhaka: De Biasi po gënjen, ja pse u largova nga kombëtarja appeared first on INSAJDERI.

PDK-ja “bllokon” sërish RTK-në

Posted: 26 Mar 2017 08:10 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës, po zhvillon punimet e Konventës së Tetë të partisë, ndërkohë që Transmetuesi Publik i Kosovës (RTK), i ka dhënë hapësirë mediale kësaj konvente në dy kanalet e saj, në RTK1 dhe RTK3 .

E për tu transmetuar Konventa e Tetë e PDK-së në televizionin shtetëror të Kosovës, është “bllokuar” skema programore e RTK-së. Në kanalet RTK1 dhe RTK3 janë ndërprerë skemat e rregullta programore, njofton Insajderi.

Radio Televizioni i Kosovës më parë kishte transmetuar edhe në edicione të lajmeve disa video-inçizime të sponsorizuara që Veseli i kishte publikuar në llogarinë e tij në Facebook, duke dal më vonë me arsyetimin se kanë qenë gabime teknike.

Edhe të shtunën, punimet e kësaj konvente të PDK-së janë transmetuar në RTK1 DHE RTK3./Insajderi.com

The post PDK-ja “bllokon” sërish RTK-në appeared first on INSAJDERI.

“Kosova nuk është Kosovë” – tifozët vushtrrias reagojnë ndaj “Dardanëve” [foto]

Posted: 26 Mar 2017 07:53 AM PDT

Grupimi i tifozëve “Forca” nga Vushtrria kanë reaguar ndaj banerit të përgatitur nga tifozët zyrtar të përfaqësueses së Kosovës “Dardanët”, ku shkruhej se “Kosova është Kosovë”.

Në ndeshjen që FC Vushtrria e zhvilloi sot ndaj Vllaznisë së Pozheranit sot në stadiumin e qytetit në Vushtrri, tifozeria “Forca” iu kundërpërgjigj me disa banderola “Dardanëve”.

Sipas “Forcës”, Kosova nuk është Kosovë, por është Shqipëri. /Insajderi.com

The post “Kosova nuk është Kosovë” – tifozët vushtrrias reagojnë ndaj “Dardanëve” [foto] appeared first on INSAJDERI.

I mbijetuari i masakrës së Suharekës e fton Vuçiqin në shtëpi për t’iu përgjigjur tri pyetjeve

Posted: 26 Mar 2017 07:36 AM PDT

I mbijetuari i masakrës së Suharekës, Gramoz Berisha, gjatë ceremonisë në 18-vjetorit e kësaj masakre, ka mbajtur një fjalim, përmes të cilit ka nxjerrë në mesazh jo të zakonshëm për kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Atij ia ka drejtuar tri pyetje për familjarët e tij të vrarë, e që ende nuk u dihet eshtrat.

"Çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?", janë tri pyetjet Gramozit drejtuar kryeministrit të Serbisë, i cili tash është kandidat për president atje.

Për t'iu përgjigjur këtyre pyetjeve ai e ka ftuar Vuçiqin në shtëpinë e tij.

Fjalimi i tij i plotë:

Ne mblidhemi në çdo përvjetor duke u munduar që në mënyrë krejt normale të ndajmë dhimbjen dhe të kujtojmë atë që nuk ishte normale. Vijmë çdo vit, me shumë të njëjta. Me mallin e njëjtë, sepse ai nuk ndryshon në çdo vit, çdo muaj, çdo ditë është i njëjtë, vetëm sa rritet.

I kemi tre pyetje që na përsëriten: çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Nëse në përvjetorin e ardhshëm nuk do t`i kishim këto pyetje sepse kemi marrë përgjigje, do të ishte më lehtë për ne. Ne sërish do të kishim dhimbje e mall, por do të mundoheshim që këto t`i përballojmë në mënyrë më normale.

Këto ditë i keni dëgjuar duke na folur për normalizimin. Në fakt, nga lidershipi i Kosovës pati edhe disa veprime.

Dua të them sot se po bëhen dy dekada që unë pres normalizim, Sepse nuk janë normale pyetjet që na mundojnë. Sepse është normale të na tregojë, çfarë ndodhi, kush e bëri dhe ku janë trupat?!

Prej këtu marrë guximin t`i drejtohem kryeministrit të Serbisë: Dera e shtëpisë sime është e hapur. Të pres të vish e të më përgjigjesh në këto pyetje. Çfarë ndodhi? Kush e bëri? Ku janë trupat?

E di që mund të përgjigjesh sepse je kryeministër që e menaxhon ushtrinë dhe policinë që e bëri gjithë krimin.

Nëse vjen, nuk do të kërkoj të kërkosh falje. Nuk më duhet mëshira e askujt. Më duhen përgjigjet që do të më mundësonin që normalisht të jetoja me dhimbjen time.

Na duhet e vërteta. E vërteta që të normalizon ty dhe Serbinë, dhe më lehtëson mua.

Kur e mendoj që po bëhen dy dekada dhe ende askush në Serbi nuk flet për atë që ndodhi dua të besoj se po ju vije turp. Nuk po flisni nga turpi.

Nuk dua të besoj se ende një shoqëri e tërë, një komb i tërë mendon si Millosheviqi.

Nuk dua të besoj për hatër të fëmijëve tanë, por më shumë për hatër të fëmijëve tuaj. Ata nuk meritojnë prindër që i rrisin me urrejtje.

Unë nuk u rrita me urrejtje. Babi im nuk më mësoi të urrej. Ndonëse u vra nga njerëzit tuaj pikërisht për shkak të urrejtjes./Insajderi.com

 

The post I mbijetuari i masakrës së Suharekës e fton Vuçiqin në shtëpi për t'iu përgjigjur tri pyetjeve appeared first on INSAJDERI.

Lazio interesohet për talentin që Prishtina ia kishte “falur” Skënderbeut

Posted: 26 Mar 2017 07:33 AM PDT

Skuadra e njohur e Serisë A italiane, Lazio interesohet për ish-futbollistin e Prishtinës dhe Flamurtarit të Prishtinës, Liridon Latifin.

Siç njoftojnë mediet italiane, drejtori sportiv i Lazios Igli Tare nuk ishte vetëm si tifoz i Shqipërisë mbrëmjen e së premtes në Palermo.

Tare kishte shkuar me motivin e qartë për të ndjekur nga afër lojtarët e klubit që ai përfaqëson (Strakosha dhe Immobile, të cilët ishin në fushë në Itali-Shqipëri), por edhe për të monitoruar ndonjë element që mund të tentohet nga Lazio gjatë verës.

Dhe një ndër to është pikërisht mesfushori kosovar i Skënderbeut të Korçës.

Sipas "Corriere Dello Sport", Tare interesohet të afrojë te Lacio Latifin, i cili shihet si një lojtar shumë premtues.

Në janar të vitit 2015, Latifi ishte transferuar nga Prishtina tek Skënderbeu i Korçës me parametra zero. Ish-anëtari i të rinjve të Flamurtarit ishte larguar nga Prishtina, pasi i kishte skaduar kontrata me klubin më të madh kosovar.

Tani Latifi mund të bëhet transferimi rekord i Kategorisë Superiore të Shqipërisë. Për futbollistin prishtinas ka pasur interesim nga Club Brugge në Belgjikë dhe Astana në Kazakistan.

Latifi debutoi me kombëtaren kundër Italisë, duke u aktivizuar në minutën e 88-të. Minutat sigurisht ishin të pakta që ai të tregonte veten, megjithatë në vazhdim vëzhgimet mund të shtohen.

Gazeta italiane konfirmon interesimin e Tares për kosovarin. Sipas të dhënave të italianëve, Latifi rezulton të jetë lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe mund të largohet me parametër zero nga klubi korçar. /Insajderi.com

The post Lazio interesohet për talentin që Prishtina ia kishte “falur” Skënderbeut appeared first on INSAJDERI.

Ahmeti merr përkrahje nga Labinot Tahiri: Shko pusho në Dubai apo Spanjë

Posted: 26 Mar 2017 07:29 AM PDT

Kandidati për kryetar të Ferizajt nga radhët e Aleancës për Kosovën e Re , Labinot Tahiri, i ka dhënë përkrahje kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas publikimit të fotos së tij në një jaht në Budva të Malit të Zi.

Përmes një komenti të shkruar në profilin e kryetarit të Prishtinës, Labinot Tahiri i jep një ide tjetër Ahmetit. Tahiri i thotë Ahmetit të shkojë në pushime në Dubai apo Spanjë, me arsyetimin se është lodhur.

"Bëj sefa e bëj sa të mundesh ditët e lumtura i nderuari Shpend Ahmeti, nëse ke mundësi shko në ndonjë Dubai apo në Spanjë, se për që lodhesh e nuk e sheh ndoshta as familjen tënde me ditë e me javë, nuk po mërzitet kush nga shoqëria jonë", ka shkruar Tahiri.

Ai është shprehur se "ç'rëndësi ka që edhe nëse ke qenë në ndonjë jaht apo si i thonë, e rëndësishme është se ai nuk është i juaji zoti kryetarë".

Sipas Tahirit, “nëse Kosova do të kishte më shumë njerëz si ju, do të lulëzonte edhe më shumë". /Insajderi.com

The post Ahmeti merr përkrahje nga Labinot Tahiri: Shko pusho në Dubai apo Spanjë appeared first on INSAJDERI.

Era Istrefi komenton videon e këngëtares së njohur serbe [Foto]

Posted: 26 Mar 2017 07:27 AM PDT

Rrjetet sociale pa pikë dyshimi mund të themi se po luajnë një rol mjaft të mirë të 'urës' lidhëse mes kulturave të popujve të ndryshëm.

'Hajrin' në këtë aspekt duket se po ia sheh edhe super ylli shqiptar, Era Istrefi, e cila duket se ka krijuar miqësi edhe me pop yllin serb, Jelena Karleuska, shkruan Prive.

Dyshja jo pak herë komplimentojnë njëra tjetrën mbi aktivitet e tyre teksa radha këtë herë ishte për Erën e cila komentoi një performancë të këngëtares fqinje në rrjetin social Instagram.

Duket se raportet politike dhe e kaluara mes dy shteteve nuk përbën aspak problem për dyshen të cilat muzikën e shohin si diçka të shenjtë dhe bashkuese mes dy popujve të cilët nuk është se shquhen për raporte aq të mira mes vete.

The post Era Istrefi komenton videon e këngëtares së njohur serbe [Foto] appeared first on INSAJDERI.

“Duaje tënden” dhe jahti nuk shkojnë bashkë, sipas Ramiz Kelmendit

Posted: 26 Mar 2017 07:09 AM PDT

Edhe ato pak vikende bashkë më familje, siç tha kryetarit i Prishtinës, Shpend Ahmeti, nuk po e lënë rehat.

Kritikat i kanë ardhur edhe nga zv/kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi.

Sipas Kelmendit, Ahmeti nuk po i përmbahet motos së tyre "Duaje Tënden", sepse në jahtin ku po pushonte kreu i Prishtinës nuk ka elemente shqiptare.

"Duaje tënden … Jahta dhe elementet relaksuese përcjellëse; vodka e Rusisë, cigaret (Puro) të Kubës, përcjellëset e Serbisë … Duaje tënden … Dashuria miqësia dhe ‘modestia’ nuk njohin kufinjë", ka shkruar zv/kryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi në llogarinë e tij në facebook./Insajderi.com

The post “Duaje tënden” dhe jahti nuk shkojnë bashkë, sipas Ramiz Kelmendit appeared first on INSAJDERI.

Taulant Xhaka: Deri në vdekje kuqezi

Posted: 26 Mar 2017 06:53 AM PDT

Pas shumë spekulimeve ka reaguar Taulant Xhaka, duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja shqiptare.

Përveç humbjes ndaj Italisë, në Kombëtaren kuqezi është ngritur edhe një çështje tjetër. Mediat shqiptare kanë bërë të ditur se Taulant Xhaka dhe Amir Abrashi janë larguar nga ekipi kuqezi për shkak të Gianni De Biasit, njofton albinfo.ch.

Të dy lojtarët nuk kanë udhëtuar me ekipin në Tiranë për ndeshjen miqësore ndaj Bosnjës.

Ndërkohë, ka reaguar edhe Taulant Xhaka në "Facebook", duke thënë se nuk e ka ndërmend të largohet nga Kombëtarja kuqezi. "Deri në vdekje kuqezi!", ka shkruar Taulanti në "Facebook", derisa ka shoqëruar edhe me një foto së bashku me Abrashin.

Për këtë çështje ka folur edhe De Biasi. "Nuk ka asnjë lloj refuzimi, Xhaka u largua sepse ka disa probleme, ndërsa Abrashi ka probleme me gjurin. A do të jenë pjesë e skuadrës për ndeshjet e tjera? Ky është një problem me të cilin do të përballemi në një moment tjetër, për momentin nuk ka arsye për hamendësime të tjera", është shprehur italiani.

The post Taulant Xhaka: Deri në vdekje kuqezi appeared first on INSAJDERI.

BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve në Bjellorusi

Posted: 26 Mar 2017 06:48 AM PDT

Aktivistët për të drejtat e njeriut nga grupi, Vyasna (Pranvera) në Bjellorusi, thonë se afro 700 vetë janë arrestuar dje në rrugët e kryeqytetit Minsk, gjatë protestës kundër qeverisë së presidentit, Alyaksandr Lukashenka.

Aktivistja Tatsyana Revyako tha se "shumica e të arrestuarve ishin rrahur dhe të gjithë kanë nevojë për ndihmë mjekësore".

Asociacioni i gazetarëve të Bjellorusisë tha se 20 reporterë, që raportonin për këtë demonstratë të paautorizuar, po ashtu, ishin arrestuar nga autoritetet.

Shumica e të arrestuarve janë liruar sot herët në mëngjes, ka njoftuar grupi Vyasna, megjithëqë nuk është e qartë se sa persona ende mbahen në polici.

Bashkimi Evropian i ka dënuar aksionet e autoriteteve të Bjellorusisë kundër protestuesve dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm "të të gjithë shtetasve paqësorë të arrestuar aktualisht".

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bjellorusi ka kërkuar nga autoritetet që t'i lirojnë të gjithë ata që janë arrestuar në demonstratë.

Korrespondentja e Radios Evropa e Lirë, Redaksia për Bjellorusinë, Alyaksandra Dynko, dhunën e policisë e ka përshkruar si "brutale".

Në këtë frymë është shprehur edhe protestuesi Alyaksander.

"Ka ekzistuar një lloj shprese se kjo protestë do të çoj në disa ndryshme në vend, por asgjë nuk ka ndodhur. Ka pasur goditje brutale kundër kësaj proteste", tha protestuesi Alyaksander.

Korrespondentja Dynko tha se personat e moshuar, disa me aftësi të kufizuara dhe në moshë të shtyrë, ishin keqtrajtuar nga disa policë, të cilët në mënyrë të dhunshme i vendosën ata në makinat e policisë.

Ajo tha se policia kishte përdorur shkopinj për t'i rrahut djemtë dhe vajzat e reja, e madje edhe ata nën moshën 18-vjeçare, nëse ata në mënyrë pasive i rezistonin arrestit, duke u ulur në tokë, që ishte gjest i protestës jo të dhunshme.

Më tepër se pesë police do ta mbanin një person, derisa një tjetër polic e rrihte atë në këmbë dhe gjoks, ka thënë Dynko, duke shpjeguar se ata që kanë pyetur për shkaqet e ndalimit ishin rrahur me shkopinj policorë.

Organizata "Amnesty International" tha nëpërmjet një deklarate se monitoruesit e saj "ishin dëshmitarë të arrestimit të dhjetëra protestuesve paqësorë" në demonstratën në Minsk dhe kanë parë "shembuj të përdorimit të forcës së tepruar nga policia, ndërsa nuk kanë dëshmuar as një incident të vetëm të dhunës nga demonstruesit".

Denis Krivosheev, zëvendësdrejtor për programin e organizatës "Amnesty International" për Evropë dhe Azi Qendrore, tha se "ne kemi parë protestues paqësorë të rrahur dhunshëm në rrugët e Minskut dhe një grua të moshuar, që ishte përplasur për toke nga policia speciale".

Afro 700 demonstrues ishin përpjekur të marshonin përgjatë sheshit kryesor në qendër të Minskut, por ishin bllokuar nga pjesëtarët e policisë speciale.

Protestuesit brohoritnin "turp për juve" dhe "fashistë" pak para se policia filloi t'i arrestonte njerëzit.

Para kësaj demonstrate, grupi Vyasna tha se policia e kishte bastisur zyrën e këtij grupi në Minsk dhe i kishte arrestuar 57 vetë, përfshirë vëzhgues të jashtëm.

Marc Behrendt nga organizata "Freedom House", u ka bërë thirrje autoriteteve të Bjellorusisë që "ta respektojnë të drejtën e të gjithë shtetasve të vet që të tubohen lirisht" dhe kërkoi që autoritetet t'i "lirojnë pa akuza, hetime ose keqtrajtime të tjera, të gjitha ata që janë paraburgosur".

Behrendt tha se Qeveria e presidentit Lukashenka "duhet t'i respektojë premtimet e veta ndaj komunitetit ndërkombëtar dhe të fillojë respektimin e lirive fundamentale".

Kjo demonstratë u organizua për shkak të pakënaqësisë në rritje në Bjellorusi, prej se Qeveria e presidentit Lukashenka e ka paraqitur legjislacionin për taksën prej 250 dollarësh amerikanë kundër atyre që punojnë më pak se gjashtë muaj në vit, por nuk regjistrohen në zyrat e punësimit të Bjellorusisë.

Gjatë javëve të fundit, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve të Bjellorusisë në demonstratat më të mëdha kundër qeverisë për disa vite.

The post BE-ja dhe SHBA-ja kërkojnë lirimin e të gjithë të arrestuarve në Bjellorusi appeared first on INSAJDERI.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more