Skip to main content

“Bajrush Xhemajli emërohet Nënkryetar Organizativ i PDK’së” plus 9 more Ferizaj Press

“Bajrush Xhemajli emërohet Nënkryetar Organizativ i PDK’së” plus 9 more Ferizaj Press


Bajrush Xhemajli emërohet Nënkryetar Organizativ i PDK’së

Posted: 25 Mar 2017 10:24 AM PDT

Bajrush Xhemajli është bërë Zëvendës i Kadri Veselit në PDK. Ai ka marrë pozitën e Nënkryetarit Orgnizativ.

Këtë e ka bërë të ditur PDK nëpërmjet një komunikate për media, në të cilën kanë treguar se kjo parti do të angazhohet për angazhimin e grave prej 40 për qindësh në institucionet e Kosovës.

"Bajrush Xhemajli, nënkryetar organizativ i PDK-së, falenderoi të gjitha strukturat nëpër degët e PDK-së, ndërsa Justina Shiroka Pula, kryetare e Gruas Demokratike,  pohoi se lidershipi i PDK-së, bashkë me kryetarët e Degëve, të angazhohet që të zbatohet vendimi i kryetarit dhe strukturave drejtuese të partisë, për rritjen e përqindjes së gruas në kuotën 40 përqind", thuhet në njoftimin e PDK'së.

Edita Tahiri: Kosova model i fuqizimit të grave në rajon

Posted: 25 Mar 2017 10:24 AM PDT

Kjo ngjarje që tradicionalisht mbahet që disa vite me radhë ka për qëllim për të inkurajuar gratë, qofshin ato përfaqësuese të partive politike, të shoqërisë civile, apo pjesëmarrëse të bizneseve, që të përfshihen sa më shumë në pozita të ndryshme shoqërore dhe publike dhe për të përgatitur gratë lidere të së ardhmes.

Fjala e ministres Edita Tahiri është në vijim:

Të nderuara pjesëmarrëse
Zonja dhe zotërinj

 

Përfaqësues të nderuar të NDI-së ju faleminderit për ftesën për të marrë pjesë në këtë ngjarje.

Kjo javë është një prej javëve më të rëndësishme në Kosovë për faktin se i bashkon gratë nga politika, biznesi, media, bota akademike dhe nga shoqëria civile dhe të cilat gjatë kësaj jave kanë pasur mundësi të debatojnë dhe reflektojnë për pozitën aktuale të grave në Kosovë dhe në botë dhe sfidat tona të përbashkëta për fuqizimin e grave.

Fuqizimi dhe barazia e grave në Kosovë dhe në botë ka bërë përparime, por ende sfidat tona mbeten të mëdha për të arritur qëllimin final, që gratë dhe burrat të janë të barabartë në vendimmarrje, aty ku përcaktohet ardhmëria, zhvillimi dhe përparimi. Për mendimin tim, neve na duhen analiza të sakta se ku jemi sot me barazinë për gratë, cilat janë sfidat dhe barrierat për neve dhe cilët janë rrugët për t’i përballuar këto sfida.

Kosova në periudhën e pas luftës, është bërë model në rajon për fuqizimin e grave. Kosova është e para, e cila ka gjetur formën e sjelljes së gruas në vendimmarrje, në Parlament në fillim dhe pastaj edhe në qeveri, sepse jemi të parët në rajon që kemi instaluar kuotën prej 30% që nga viti 2001. Këtë e kemi bërë sepse kemi pasur parasysh mentalitetin dhe kulturën, e cila nuk ka mundësuar natyrshëm, që gruaja të marrë rolin e saj që e meriton, por duhej mekanizma artificial, që të kemi mundësi pastaj që të punojmë në procesin filozofik të vetëdijesimit të shoqërisë, për të mbështetur gratë barabartë si burrat. Pse patëm sukses, ishte se ne gratë ishim një krah i fuqishëm i lëvizjes dhe i luftës tonë për pavarësi si dhe liri.

Gratë janë forca e re që po i vjen shoqërisë në shekullin njëzetë e një. Deri më tash bota ka punuar me kapacitete të përgjysmuara sepse në të nuk janë përfshirë gratë. Gratë janë një kapital strategjik që duhet të përfshihet në proceset e zhvillimit dhe demokracisë në botë dhe vendet tona.

Kosova e ka interes strategjik që në vend që të punojë me kapacitete të përgjysmuara duhet të punoj me kapacitete të plota dhe të investojë në fuqizimin e grave, është investim strategjik. Kemi gra të fuqishme, kemi shkollimin, emancipimin e tyre pra vetëm na mbetet që politikat nacionale të jenë më të hapura që gratë dhe burrat të jenë të barabartë kur vendosim për ardhmërinë tonë.

Ne jemi shtet i ri por tashmë i kemi bërë disa vite dhe gruaja mund të jep shumë kontribut në agjendën që e kemi përpara. E para, fuqizimi ekonomik i Kosovës është imperativ sepse fuqizimi ekonomik i Kosovës krijon vende të punës dhe krijon optimizmin  e vendit tonë, në vend se rinia të shikon jashtë vendit, të shikojë ardhmërinë këtu në vendin e vet. Këtu gratë mund të bëjnë shumë sepse për nga analizat në botë gratë janë treguar qeveritare më pak të korruptuara, më shumë të përkushtuara. Vetëm t'ju përmendi se në Parlamentin tonë, krejt komisionet e vështira punët i udhëheqin gratë por në krye të parlamentit më pak ka gra, te Qeveria po shkojmë, ministra më shumë burra, sekretarë të përgjithshëm gati krejt burra, ndërsa në drejtoritë aty ku kryhet puna janë gratë. Pra, barazia është që në qoftë se gratë dëshmohen atëherë duhet të dalin në ballë barabartë me burrat. Nuk jam për ta kthyer matriarkatin, ju e dini që në një periudhë historike ka pasur matriarkat dhe kanë sunduar gratë, por jam edhe kundër patriarkatit. Pra t’i rrëzojmë muret dhe t’i nxjerrim gratë në pah në mënyrë që përveç ekonomisë dhe punësimit t'i japim më shumë qasje grave në drejtësi. Ne ende po kemi debatin e drejtave të grave për trashëgimi edhe pronë. Ne gratë e Kosovës sidomos kemi problemin e drejtësisë ndërkombëtare për ta njohur problemin e viktimave të luftës, viktimave të dhunimit gjatë luftës në Kosovë, këto janë gjëra konkrete që i kemi në agjendë.

U përmend demarkacioni, natyrisht që e kemi këtë problem dhe duhet të votohet nga parlamenti, sepse qytetarët kanë mbetur të izoluar. Tani vetëm këtë kusht e kemi, e kemi plotësuar kushtin për nivelin e luftës kundër korrupsionit për këtë fazë që është kërkuar nga Bashkimi Evropian. Pra vetëm vota e deputetëve e mundëson që nesër të lëvizim lirshëm nëpër Evropë. Këtë e bëri të qartë edhe znj. Mogherini, pra votoni demarkacionin jepni shansë qytetarëve që të udhëtojnë lirshëm në Evropë. Shikoni, ne qeveritaret kemi vizat, të gjithë deputetët kanë viza se kanë problem, por kush po pëson janë qytetarët tanë që nuk i kanë vizat.

E njëjta është edhe me angazhimin tonë për ushtrinë e Kosovës, 18 vjet pas luftës Kosovës i takon ushtria. Ne kemi FSK-në por duhet ta bëjmë ushtrinë tonë, një ushtri moderne sipas standardeve të NATOS veçmas në këtë fazë kur agjenda gjeopolitike ka ndryshuar me dinamika të rrezikshme. Ne mposhtëm okupimin, ne bëmë luftë për liri dhe jo vetëm Kosova por të gjitha vendet e rajonit, ne mposhtëm komunizmin, mposhtëm ndikimin rus në Ballkan, e përcaktuam fatin me bllokun euroatlantik. Por tani po shohim rreziqe që po vijnë nga Rusia me ambicie gjeopolitike ndaj rajonit të Ballkanit. Prandaj, ne gratë bashkë me burrat duhet t'i bëjmë të njohur botës se jemi euroatlantik me vizion dhe punojmë për reforma, ndërsa miqtë tanë perëndimor tani është koha që të na ndihmojnë më shumë dhe mos të lejojnë që humbësit nostalgjik si Rusia të na kthehen në rajon.

Pra, këto janë punët konkretë që i bëjmë dhe duhet t'i bëjmë sepse gratë nuk fuqizohen me numra, ato fuqizohen me kualitet dhe vizion. Prandaj, po ju them që qëndrueshmëria në fuqizimin e grave edhe do t'i mposhtë barrierat e këtij mentaliteti edhe do të jemi të pranishëm si partnerë, gra dhe burra bashkë, në përballimin e sfidave për zhvillim, prosperitet dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët.

Shikoni, as bota nuk është më mirë në çështjet e barazisë gjinore. Këshilli i Sigurimit OKB sa rezoluta i bëri për fuqizimin e grave, është një numër i madh rezolutash, problemi është që mbesin në letra, ku është buxheti i OKB-së për zbatimin e rezolutave, ku është buxheti i Kosovës për linja buxhetore për fuqizimin e grave, për agjendën e barazisë gjinore, ku është buxheti i Bashkimit Evropian për të mbështetur fuqizimin e grave. Nuk mjaftojnë vetëm fjalët, mbas fjalëve duhet të qëndrojë përkushtimi dhe përkushtimi dihet si bëhet, përveç  dokumenteve strategjike duhet pasur buxhet financiar, sepse pa të nuk ecet përpara.

Po e mbyll duke thënë që unë kam shumë besim në fuqizimin e grave të Kosovës. Ne e treguam këtë edhe gjatë luftës, edhe gjatë lëvizjes paqësore edh në luftën e armatosur, ka pasur gra bile edhe në ballë si heroina jonë Xhevë Lladrovci apo vetë unë kam qenë e vetmja grua në udhëheqjen e LDK si lëvizje paqësore. Ka pasur plotë gra në luftën tonë për pavarësinë e Kosovës dhe fuqizimin e kombit shqiptar. Ne kemi fuqinë,  frymëzimin e pashë sot, e treguat me duartrokitje ju lumtë, të ecim përpara. E para ta kemi 30 përqindëshin  e grave në Qeverinë e Kosovës të cilën nuk e kemi, ende vetëm në Parlament, e më vonë e bëjmë edhe 50 për qind.

Faleminderit!

Kryeministri lavdëron LDK’në, thotë se ushtria do të themelohet me ndihmën e ndërkombëtarëve

Posted: 25 Mar 2017 10:23 AM PDT

Mustafa gjatë vizitës sot në Prizren tha se programi i LDK-së është programi më i mirë në vend, dhe se gjatë kësaj kohe  janë marrë hapat më të mëdhenj që i ka bërë Kosova.

Njoftimi i plotë i LDK'së:

 ka vizituar sot Degën e LDK-së në Prizren, ku mori pjesë në kremtimin e përvjetorit të 27-të të Degës.

Kryetari Mustafa i përshëndeti të pranishmit anëtarët e Kryesisë, Deputet e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe shumë të tjerë. Kryetari i LDK-së Mustafa uroi 27-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së Prizren.

Me këtë përkrahje të në grupë mosha dhe gjini të ndryshme, LDK-ja do të arrij të tregoj përkushtimin si një parti e qendrës së djathtë me programin e saj të përkrahur nga Partitë Popullore Evropiane, të fitoj përkrahje edhe më të madhe qytetare.

Natyrisht  pasi që programi i LDK-së është programi më i mirë në vend, ne jemi bashkëqeverisëse, gjatë kësaj kohe  janë marrë hapat më të mëdhenj që i ka bërë Kosova dhe do të vazhdojmë me reformat edhe më të thella me përkrahjen e Bashkimit Evropian, por natyrisht sukseseve do të ju përgjigjemi me përgjegjësi si qeveri dhe si deputet. Para nesh janë sfida, ne kemi sfidë themelimin e ushtrisë së Kosovës, ne do ta themelojmë atë, por ne dëshirojmë që këtë themelim ta bëjmë në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe faktorin ndërkombëtarë dhe kjo asesi nuk nënkupton mos qëndrueshmërinë tonë në themelimin e ushtrisë, sepse ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë në mënyrë që t'i shfrytëzojmë të gjithë hapat që ushtrinë ta themelojmë në pajtim në partnerët strategjik.

Jam i bindur që ata që kanë ndërtuar kauzë kundër votimit të demarkacionit kundër kësaj marrëveshje po të ju ipet rasti do ta votonin atë, problemi nuk është që është marrëveshje dëmshme apo jo, problemi është që dikujt po i pengon shkaku i meritave,  kjo marrëveshje duhet të votohet sot, sepse kjo i nevoitet më së shumti qytetarëve të Kosovës, liberalizmi i vizave, lëvizja e lirë e qytetarëve, tha Kryetari Mustafa.

Kërkohet unitet më i madh brenda bllokut në BE

Posted: 25 Mar 2017 10:23 AM PDT

Kjo deklaratë e miratuar sot në Romë, po bëhet në periudhën kur BE-ja ballafaqohet me presion nga rritja e nacionalizimit, kriza e refugjatëve dhe goditja nga largimi i Britanisë nga BE-ja.

Shefat e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së kanë shprehur përkushtim që Bashkiimi Evropian të bëhet "më i fuqishëm dhe më elastik" nëpërmjet "unitetit më të madh dhe solidaritetit" në mesin e shteteve anëtare.

"Ne do të veprojmë së bashku, me ritëm dhe intensitet të ndryshëm, kur kjo është e domosdoshme", thuhet, pos tjerash, në deklaratën e liderëve.

Hoti thotë se punësuan mbi 22 mijë persona, Topalli i tregon ku gaboi gjatë llogaritjes

Posted: 25 Mar 2017 10:09 AM PDT

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se gjatë vitit 2016, ka pasur 22.294 të punësuar të ri, "që kanë paguar tatimin në pagë dhe kontributin pensional."
Ai ka thënë se kjo shifër është trefish më e lartë se në vitin 2014, kur sipas tij, ka pasur të punësuar rreth 7500 persona.

Javë më parë, kryeministri Mustafa kishte thënë se gjatë vitit 2015 dhe 2016 në Kosovë janë punësuar rreth 40 mijë njerëz.

E deputeti i Vetëvenmdosjes, Faton Topalli që është edhe në Komisionin për Mbikqyrjen e Financave thotë se ka një diskrepancë mes shifra të prezantuara nga Ministri Hoti dhe Kryeministri me gjendjen në teren sa i përket punësimit.

"Fakti që një numër më i madh qytetarësh paguajnë tatim për të ardhurat dhe kontribute për pensionin, nuk është argument se është shtuar numri i të punësuarve. Dihet që në Kosovë informaliteti në ekonomi kalon shifrën prej 30%. Numri e rritjes së paguesve të tatimit dhe kontributeve për pensionet mund ta interpretojmë edhe si zvogëlim të vogël të informalitetit në ekonomi, por jo si rritje të punësimit. Pra shifrat lënë shumë vend për interpretime të ndryshme", thotë Topalli për Periskopi.com

Sipas tij, diskrepanca mes shifrave të prezantuara për punësim dhe gjendja ekonomike e familjeve vërteton që në Kosovë nuk ka rritje të punësimit.

"Sikur të kishim 40 000 të punësuar, kjo do të vërehej tek mirëqenia e qytetarëve e cila dy viteve të fundit jo vetëm që nuk është përmirësuar, por është rënduar edhe më shumë. Vazhdimi i pa kontrolluar në migrim është një matës tjetër që tregon se nuk ka rritje të punësimit. Por edhe sikur shifrat të ishin të vërteta ato nuk i afrohen as përafërsisht premtimeve që ka dhënë Kryeministri Mustafa për 120 000 të punësuar brenda mandatit të tij qeverisës", thotë Topalli./ Periskopi

Reçica: Vizioni dhe platforma politike e PDK-së do të ndërtohet bazuar në sfidat e zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit tonë

Posted: 25 Mar 2017 08:14 AM PDT

Sot ka filluar punimet Konventa e 8-të Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, e ku u debatua edhe për tema katuale nëpër të cilat po kalon Kosova.
Gjat ditës së sotme ky subjekt ka marrë disa vendime që kanë të bëjnë me organet drejtuese.Në këtë konventë po marrin pjesë delegatët nga degët dhe organet drejtuese të këtij subjekti politik.
Me këtë rast deputeti Elmi Reçica ka thënëse në këtë konventë zgjedhore u shpreh qartë konsolidimi i PDK-së si partia e parë politike në vend.

“Në Konventën e Tetë Zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës, i’u vazhdua mandati organeve drejtuese të partisë deri në përfundim të ciklit zgjedhor si dhe u përcaktua platforma dhe vizioni i PDK-së për të ardhmen e Kosovës për proceset që do të vijnë.Në këtë konventë zgjedhore u shpreh qartë konsolidimi i PDK-së si partia e parë politike në vend, si subjekti politik më i hapur e më demokratik duke dhënë qëndrimet për kahjet e zhvillimit për PDK-në dhe për vendin tonë” ka thënë Elmi Reçica.

“Vizioni dhe platforma politike e PDK-së do të ndërtohet bazuar në sfidat e zhvillimit dhe fuqizimit të shtetit tonë. Veprimi ynë politik dhe institucional do të bazohet mbi parimet e zhvillimit të ekonomisë së lirë të tregut, nëpërmjet parimit të liberalizimit të tregut, në thellimin dhe fuqizimin e mëtejmë të ndërtimit të partneritetit strategjik me SHBA-të, Ushtria e Kosovës do të bëhet, të integrimit të vendit tonë në BE, në NATO, në OKB si dhe në mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë” ka thënë Reçica në ditën e parë të punimeve të Konventë së Tetë të PDK-së.

Konventa do të zgjasë dy ditë dhe në të do të zgjedhen organet drejtuese të partisë, si dhe do të miratohet platforma e re politike dhe programore. Të dielën ndërkaq, PDK do ta mbajë një ceremoni festive të konventës dhe anëtarët dhe simpatizantët.

Veseli: Do ta kemi ushtrinë dhe miqësinë me SHBA-në

Posted: 25 Mar 2017 07:25 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Kadri Veseli, ka siguruar qytetarët se “do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës”.

Në Konventën e tetë zgjedhore të PDK-së, Veseli ka thënë se ushtria e Kosovës do të jetë kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe anëtare dinjitoze e NATO-s.

“Të tjerët le të merren me dilema, por ne do ta bëjmë ushtrinë e Kosovës. Do ta bëjmë një ushtri moderne e profesionale, rojtare e sigurisë së atdheut tonë, kontribuuese e paqes dhe stabilitetit në rajon, anëtare dinjitoze e NATO-s, krenari e brezave që ëndërruan lirinë e Kosovës, krenari e brezave që do ta trashëgojnë shtetin e pavarur dhe sovran, Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Veseli.

Çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës apo miratimi i një projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, ka nxjerrë në pah mospajtimet e faktorit ndërkombëtar, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, përballë institucioneve të larta të Kosovës.

Por, Kadri Veseli ka garantuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet anëtare të Bashkimin Evropian nuk do të prishet, përkundrazi, siç ka thënë ai, partneriteti ndërkombëtar do të fuqizohet.

"Janë njerëzit e PDK-së që kanë meritat më të mëdha për partneritetintonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Me vizionin tonë, me besimin e madh të qytetarëve të Kosovës, e garantojmë thellimin dhe fuqizimin e këtij partneriteti. Aleanca me perëndimin, e lindur në ditët e rënda të luftës sonë çlirimtare, është vlera më e pacenueshme e jona", ka thënë Veseli.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Hashim Thaçi dërgoi në Kuvendin e Kosovës projektligjin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të NATO-s dhe të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, që e kanë cilësuar "hap të njëanshëm".

Por, presidenti Thaçi, që ka 'kërcënuar pak ditë më parë me dorëheqje në rast të mosvotimit të ushtrisë së Kosovës në Kuvend'', ka ripërsëritur garancitë për partnerët ndërkombëtarë se i gjithë procesi i transformimit, do të zbatohet në koordinim me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët ndërkombëtarë.

Kurse, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se problemi i themelimit të Ushtrisë së Kosovës, duhet të zgjidhet "në koordinim me Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n".

Analistët në Kosovë thonë se vendimet e mundshme për ta çuar përpara Ligjin për ushtrinë mund të acarojnë më tepër raportet e Kosovës me faktorët ndërkombëtarë dhe t'i vënë në rrezik ato.

Njohësi i çështjeve juridike, Dastid Pallaska, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, e ka quajtur shqetësues 'rebelimin e Thaçit karshi aleatëve". Sipas Pallaskës, burim kryesor i sigurisë kombëtare është pikërisht raporti i Kosovës me aleatët, në këtë rast me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-n.

"Nuk ka armatim ushtarak që do ta zëvendësonte këtë element të sigurisë kombëtare. Edhe sikur ta investonim gjithë buxhetin e vendit për dhjetë vitet e ardhshme në armatim, ne nuk kemi kapacitet për ta zëvendësuar këtë element të sigurisë kombëtare", ka thënë Pallaska.

Çështja e themelimit të Ushtrisë së Kosovës apo miratimi i një projektligji për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në forcë me mandat ushtarak, ka nxjerrë në pah mospajtimet e edhe ndërmjet vetë drejtuesve të institucioneve të larta të vendit.(REL)

Kryetari i LDK’së e përsëritë se s’ka ushtri pa pajtim të Amerikës

Posted: 25 Mar 2017 07:20 AM PDT

Isa Mustafa tha se përkundër se në koalicion janë me Partinë Demokratike të Kosovës, Kosova është qeverisur mirë dhe se kjo qeveri është duke e zhvilluar vendin, njofton Klan Kosova.

Edhe Mustafa ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë në ushtri. Tha se themelimi i ushtrisë duhet të bëhet, por duke iu qëndruar besnikë marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtar, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO.

Kryeministri s'e ka lënë pa e përmendur edhe Demarkacionin. Ai pohoi se marrëveshja për vijën kufitare me Malin e Zi po shtyhet për qëllime politike – që më pas dikush ta votojë të njëjtën marrëveshje dhe t'i marrë meritat.

Ai foli edhe për çështjet identitare të kosovarëve. Deklaroi se himni i Kosovës dhe flamuri duhet të duhen e respektohen, sepse për këtë është luftuar dhe me to është shpallur pavarësia e Kosovës.

Në ShBA, rektori Bajraktari,  flet për Transformimin shoqëror dhe kulturor në Kosovë

Posted: 25 Mar 2017 06:10 AM PDT

Në ShBA, rektori Bajraktari mori pjesë në Samitin mbi kultivimin e vetë qëndrueshmërisë globale

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, z. Agron Bajraktari, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë pjesë edhe në Takimin e tretë vjetor të serive të samitit mbi kultivimin e vetë qëndrueshmërisë globale.

Në këtë takim, i cili është mbajtur për katër ditë me radhë në Universitetin "James Madison" në Harrisonburg të Virgjinias, rektori Bajraktari ka mbajtur një ligjëratë me temën: Transformimi shoqëror dhe kulturor në Kosovë: një rast i studimit kombëtar.
Gjatë ligjëratës së tij, Rektori para shumë pjesëmarrësve foli për periudha të ndryshme nëpër të cilat ka kaluar vendi ynë, të cilat kanë pasur ndikim të madh në shoqërinë dhe në kulturën shqiptare në Kosovë.

Takimi i serisë së samiteve është një iniciativë shumë institucionale dhe ka për qëllim të nxisë transformimin e mësimdhënies dhe të mësuarit e bazuar në hulumtime dhe praktika.

Samiti është i koncentruar në pesë dimensione të rëndësishme të çështjeve globale, duke përfshirë zgjidhjen e konflikteve, të drejtat e njeriut, qëndrueshmërinë, edukimin global, të kuptuarit e kulturës dhe religjionit.

Ky organizim vjetor është themeluar në vitin 2015 dhe studiues dhe profesorë nga universitete të njohura takohen çdo vit për të diskutuar strategji dhe për të gjetur mundësi të reja për projekte të fokusuara nën ombrellën e temave të Samitit.

Llogaritja verore e kohës fillon nesër

Posted: 25 Mar 2017 06:01 AM PDT

Kalimi i llogaritjes prej dimërore në verore të kohës është vendosur me arsye se "vazhdohet" dita, mundësohet kursim i energjisë elektrike, rritet produktiviteti i fuqisë punëtore, përmirësohet adaptimi i njerëzve dhe dita punuese bëhet më efikase.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin tërë Evropën në të gjitha shtetet e saj. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 orë pas. Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të muajit marsit dhe të dielën e fundit të tetorit.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more